Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pushkini...

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Pushkini... Empty Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 9:49

OSTI GAZMORE

Naten e kam qef gostine,
Kryetar kur eshte gezimi,
Dhe ligjevenes tavoline
Eshte liria- idhull imi,
Kur nga fjala e bukur pi !
Kenget gjer ne agim shurdhohen,
Kur vershojne miqt te rinj,
Kurse shishet pakesohen.




* * *

Per ju s'trishtohem, vite te pranveres,
Qe ju rrembeu dashuri e kote,-
Per ju s'trishtohem, nete plot mistere,
Qe u percolli fyelli me lote.

Per ju s'trishtohem, miq, qe ne harrese
Me late pa gosti e pa kurore,-
Per ju s'trishtohem vajza te pabesa,-
Nga argetimet vet une po heq dore.

Por ku m'u zhduket, caste te gezimit,
Te shpresave, te kohes krahe-ere?
Ku jane lotet, zjarr' i frymezimit?..
M'u kthe, m'u kthe serishmi, o pranvere!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 9:49

SHALLI I ZI

Veshtroj si i cmendur nje shall pis te zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nj'angushti.

I ri kur kam qene, plot vrull, guximtar.
Nje greke te bukur e desha me zjarr.

Dhe puthjet e saja nuk kishte mbarim.
Por ishte i shkruar i zi fati im.

Nje nate po pinja me miq ne gosti,
Kur portes trokiti nj'i lig jahudi.

"Ti pi e defrehesh" cifuti me tha,
"por grekja e bukur, te shkoi e te la"

I dhashe te holla me lot e mallkim
Dhe thirra tronditur te vij skllavi im.

Dhe dolem. Vraponim mbi kuajt veri,
Meshira me flinte ketu mu ne gji.

Dhe porsa e pashe, oh, pragun e saj
M'u erren krejt syte, m'u mbushen me vaj.

Dalldisur shoh vajzen qe mua s'me ndjen.
Ne krahe e pushtonte plot afsh nje armen.

Prap syte m'u erren e thika gjemoi
Ai as te puthuren dot s'e mbaroi.

Kufomen e shtyva me kembe. Pastaj,
Vajtova mbi vajzen, mbi gjoksin e saj.

Kujtoj si po dridhej, si lutej ngadal...
Me vdiq dhe kjo greke me shkoi dhe ky mall!

Dhe shallin ja hoqa, s'iu desh ai me,
Celikun e thikes e fshiva me te.

Dhe skllavi kur nata gjith gjurmet i humb,
Kufomat e tyre i hodh ne Danub.

Q'ahere nuk puth sy te bukur me jo,
Dhe nete gezimesh q'ahere nuk njoh.

...Veshtroj si i cmendur un' shallin e zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nj'angushti.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 9:50

KOKETES

A mund, kaq verberisht dhe ju,
Si dhe Anesja te besonit?
Ne c'liber valle e gjetet, ku,
Se vdes nga zjarri vagabondi?
Degjoni: mbushet tridhjete vjet,
Po, tridhjete vjet dhe pak me shume;
Un' mbi njezete, por ne jete
Kam qene zgjuar, jo ne gjume:
S'me prek betimi qesharak
Dhe djallezite m'u merziten;
Por edhe juve jo me pak
Besoj ju lodhen tradhetite;
Te ftoht'u beme dhe te matur
Dhe s'presim te na thot' njeri,
Se e perjetshmja dashuri
Tri jave e shumta mund te zgjatet.
Si miq ne ishim pak me pare,
Por ja: merzitja burr'i ashper....
Un'u tregova si e marre
Dhe ju si vajze e pafajshme;
Betimin beme...por....medet!
Pastaj betimin e harruam:
Natashen dashurova vet,
Ju me Kleonin u afruat.
Keshtu u ndame; gjer me sot
Jetojme ne te qet' te lire,
Dhe mund , pa shqetesim te kote,
Ende te ishim miq te mire.
Por jo! qysh heret ne mengjes
Nje flak' tragjike prap u ndes;
Serish ju ngjallet lashtesine-
Ju predikoni perseri
Nje kalorsiake dashuri-
Trishtimin, taktin, xhelozine,
Per bese, s'mundem-jo, vertete.
Un' s'jam femije ndonse poet.
Kur jemi ne ne perendim,
Te dashurise' tua leme rradhen-
Ju vajzes suaj me te madhe,
Un' me te voglit vllait tim:Eshte rradhe e tyre per te lozur
Dhe lotet lume t'i leshojne
Nga dashuria te marrosur,
Dhe ne t'i marrim neper goje.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 9:50

TE HUAJES

Ne gjuhe per ty te pakuptuar,
Te fundit vargje te kushtoj,
Por kete cast te mjegulluar
Vemendjen tende deshiroj:
Gjersa i teri te venitem,
GJersa te digjem larg nga ty,
Ti do te jesh nje yll i ndritur,
Qe do te kem gjithmon' nder sy.
Nje tjeter kur te kesh perpara
Vec zemres sime i beso,
Si ke besuar dhe me pare
Pa ditur se c'te thosh ajo.



* * *

Gruziank' e bukur, mos kendo
Ti kengen e vendit tend te qete,
Se mua me kujton ajo,
Nje tjeter vis, nje tjeter jete.

Nder mend me solli me ngadale
Kjo kenge e ashper malesore,
Ndajnaten, henen permbi male
Dhe nje fytyre engjellore.

Kujtimet shpirti me s'i grish,
Nga bukuria jote i dehur;
Po ti kendon-edhe serish
Ajo me cfaqe papandehur.

Gruziank' e bukur, mos kendo
Ti kengen e vendit tend te qete,
Se mua me kujton ajo,
Nje tjeter vis, nje tjeter jete....
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 9:50

PERGJERIM

Oh, po te jete e vertete,
Se naten kur gjithcka pushon,
Kur rrezet heneza e zbete,
permbi murrana i vershon,
Shkretohen varret e nemitur
Dhe hijet bredhin neper terr,-
Do thirrnja miken e zhuritur:
Tek une eja menjehere!

M'u cfaq ashtu sic ishe ti
Perpara ndarjes plot trishtim,
E ftoht' e zbehte, si qiri,
Ne prag te fundit gjith mundim.
M'u cfaq porsi nje yll i ndritshem,
Si ze i leht' apo si ere,
Apo si nje vegim i frikshem,-
S'ka gje: ti eja menjehere!...

Spo te therras per te qortuar
Me hijen tende, njerezine,
S'po te therras per t'i zbuluar
Territ te varrit fshehtesine,
Dyshimet nuk me brejne mua;
Po te therras me shpirtin vrer,
Qe te te them me mall: te dua.
Jam yti, eja menjehere!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 9:51

Mos u ngrys prej deshperimit
nese jeta te genjen
Hesht ne driten e mundimit
Rishmez dita e gazit vjen

Zemra me te ardhmen rron
Nga e sotmja shqetesohet
Kur papritur gjithcka shkon
Per te shkuaren mallohet

* * *

Ti mos me pyet pse kaq i menduar
Ne mes defrimesh une rri gjithnje
Perse veshtroj perqark i deshperuar
Perse s'me josh as enderr e jetes me

Ti mos me pyet pse posi i huaj
Qendroj kur dashuria po me grish
Edhe te dashur me asnjeren s'quaj
Kush desh nje here, s'digjet me serish

Kush qe i lumtur, prap nuk lumturohet
Se vec nje here per ne gezimi ndrin
Pastaj me tis te mallit na mbulohet
Dhe shpirtin brenge e thelle na e nxin
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 9:51

Ancari

Atje ku vap adjeg si zjarri
ne trojet thare e bere prush
I tmerrshem vigjelon ancari
Ne shkretetiren e pafund

Natyre e stepave pa jete
E polli ne nje dite inati
Me vdekje dhe farmak te shkrete
Kuroren, rrenjet ja sperkati

Kur dielli djeg permbi djerine
Nga korrja rrjedh farmaku i shkrire
Pastaj rreshira nis e ngrin
Kur mbremja vjen me ftohtesire

Atje as zogu s'fluturon
As tigri s'shkon, tufan i zi
Te peme e vdekjes sec gjemon
Dhe iken larg me mort ne gji

Kur rete udha ndodh ti shpjere
Permbi kuroren e dremitur
Nga deget helmi nis te bjere
Si shi mby reren e zhuritur

Njeriu urdheroi njerine
Te vinte tek ancari plak
Kur rrezet e agimit ndrine
Ai u kthye me farmak

Rreshire pru prej koreve
Dhe nje degez te ronitur
Dhe djerse e ftohte si rreke
I rridhte ballit te venitur

I pruri dhe u lig, u shtri
Pa hyre ne kasolle dot
Dhe vdiq i gjori skllav fatzi
Atje nen kembet e te zot

Rreshiren mori princi e shkoi
Ne helm e ngjeu c'do shigjete
Dhe fqinjeve vdekjen c'u dergoi
Pertej kufireve te vet
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 9:52

Loti

Dje, per nje kupeze me vere
Me nje husar qendrova
I heshtur dhe me shpirtin vrer
Ne rruge larg veshtrova.

"Perse ne rruge-ai me thote,-
Shikon e nuk ben ze?
Ti s'ke percjellur gjer me sot
Ndonje njeri ne te."

E ula koken i nemitur
Me duf i peshperita
"Husar, e shtrenjta me ka ikur"
Se thelli psheretita.

Ne kupeze nje pike lot
Prej syrit sec me ra
"Per vajza qan ti foshnje kot?
Mblidh veten"-trimi tha.

"Husar, ti brenge s'pe ne jete
Nga une pra mesoje:
Mjafton nje pike lot medet
Qe kupen ta helmoje."
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 9:52

Kujtoj me mall nje cast gezimi

Kujtoj me mall nje cast gezimi
Perpara sysh mu shfaqe ti
Si vezullim i nje vegimi
Si engjell plot me bukuri.

N'andralla jete zhurmekote
Me dhimbje brengash e merzi
Me grishte larg fytyra jote
Dhe zeri yt plot embelsi.

Nga shqote e koherave qe shkuan
Keshtjell' e endrrave mu shemb
Me mjegull vitet ma mbuluan
Fytyren tende, zerin tend.

C'i ngrysa ditet gjithe brenge
I zymte dhe ne shkreteti
Pa perendi, pa shprese e kenge
Pa lote, jete e dashuri.

Por ja! Me shkrepi prap agimi
Se perseri u shfaqe ti
Si vezullim i nje vegimi
Si engjell plot me bukuri

Dhe rreh me gaz kjo zemra ime
Sepse ju kthyen perseri
Dhe perendi, dhe frymezime
Dhe lote, e jete, e dashuri.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 9:53

KENGETORI

A e degjuat valle neper pyll
Djaloshin kengetor te dashuruar?
Dhe fushes se braktisur, te shkretuar,
Kur driten shojti dhe i fundit yll,
Ju fyellin degjuat?

A e takuat valle neper terr
Djaloshin kengetor te dashuruar?
Dhe lotet me buzeqeshjen te trazua.
Veshtrimin e tij te mbushur helm e vrer,
Ju valle e kuptuat?

A pershperitet valle per ate,
Djaloshin kengetor te dashururar?
Kur pate ata syt' e tij te shuar
Dhe kur degjuat pyllit ate ze,
Ju valle'u ngasheruat?




* * *

Kush valle ju ndali ju, o vale,
Vrapimn' e forte kush jua preu,
Ne kete pellg te qete valle
Rrekene rrebele kush e ktheu?

Dhe mua kush mi daraviti
Gezimet, shpresat dhembjet, kush
Vall' shpirtin qe me djeg si prush
Me qetesi keshtu ma mbyti?
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 9:53

LETRA E DJEGUR


Oh, lamtumire, o leter! Ajo me porositi.....
Sa po me dridhet dora tani prej dhembshurise!
Si mund t'i djeg gezimet qe me kish patur shpirti?!
Po mjaft, erdhi ora, digju, o letr' e dashurise!
Jam gati, nuk me tundet me zemera ne gji.
O flake, flak' e etur, cdo flete digje ti...
U ndezen.... flakeruan.....i heshtur tym' i lehte,
Perdridhet e me lutjet e mija larg humbet.
As vuleza mbi zarf tani s'dallohet dot.
Se dylli, ja po shkrin, po zjen....O Zot! O Zot!
U dogj se fundi letra, u nxi ne te cdo flete!
Te shtrenjtat shkronja zbardhin mbi shkrumbezen e lehte.
Dhe zemra me rreh brinjet me vrull. I shtrenjt' o hi,
O ngushellim i vetem i fatit tim te shkrete,
Te pakten ti mos ik prej shpirtit tim te zi.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 9:54

Karroca e Jetes

Karroca e jetes ecen shpejt
Sido qe eshte e ngarkuar
Dhe karrocjeri, koha vete
S'qendron gjekund per te pushuar

N'agim me gaz ne udhetojme
Dhe koken s'pyesim se e leme
Pertesen, dhelet i percmojme
Bertasim:"Hey..jepi c'i..."

Por ne mesdite te kapitur
E mbledhim veten, kemi frike
C'do proshke e grope e papritur
Therrasim: "Me ngadale, or mik!"

Karroca rend ne mbremje vone
Mbi te dremisim ne te heshtur
Gjersa arrijme strehen tone
Dhe koha kuajt nget pareshtur
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 9:54

Pse moj jete je dhurate
Qe te bie rasti kot?
Pse te dha i fshehti fat
Nje ndeshkim me tmerr ne bote?

C'eshte ai pushtet i nxirre
Qe prej hicit te ka thire
Qe ne shpirt me dha mundime
Dhe dyshim ne zemren time?

Pa nje drite, pa nje qellim
Me rreh zemra ne shkreti,
Me mbush plot me pikellim
Jeta gjithe monotoni.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 9:55

Nese me lejoni...


Pranvere,o kohez dashurie,
C'me mbushe plot me pikellim.
Sa mall serish ti po me bie
Ne shpirtin tim,ne gjakun tim..
Per mua gazi eshte i huaj..
Cdo ngazellim e cdo shkelqim
Me sjell merzi, me ben te vuaj.

Oh, nemni shqoten ,suferinen
Dhe te pafundmen nate dimri
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 9:56

Sa ju kam dashur!

Sa ju kam dashur! Ndofta dashuria
Nuk eshte shuar krejt ne shpirtin tim!
Po s'dua qe prej dhembjeve te mia
Te ngryseni serish ne deshperim.

I heshtur e pa shprese u pervelova
Me ndrojtje,xhelozi e mall per ju
Po kaq me dliresi ju dashurova,
Sa ,zot!ju dashte tjeter kush keshtu!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 9:56

Sec m'u kujtua shkretetires
Zakon i lashte i vendit tim
Nje zog e lashe te ike i lire
Ne mes te veres plot blerim...


****

Ne kopesht ne vetmi
Pranveres nate per nate
kendon mbi trendafil
sa mund bilbil i ngrate

Por trendafili hesht
e syte nuk ja shtie
por tundet e dremit
nen tinguj dashurie

***************

Shpirti sec ju qeshi, puthja nuk ju nda
plot dy jave ai e deshi, te treten e la
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 9:58

Kozakja e Bukur



Dielli pingul mbi fshatin tone
Gjinkalla gumezhin neper gjemba
Ecen myzeqa-soc ialistja jone
Packa se gjak i kullon kemba

Atje larg ne Tirane
Kercet Parlamenti
Ai maskara Saliu
Thot ka vjedhur Edi
Nuku ka turp ai lumadh
Po mir ja beri i yni deputeti


Hajdute e bandite qeshin e defrejne
Te gjitha poshtersite i punojne
Ska gjyq e prokuror ti mberthejne
Kartonat nxjerrin e votojne

Te drejtet le te shkumbezojne
Gjithcka esht arithmetik e thjeshte
Ata bashkuar numrin e plotsojne
Pastaj mbi Benza barkemdhejte

Ne rregull jan me popull e atdhe
Se votat ja dhane fukarenjte
Krenare hyjne ne parlament
E bizneset aty i bejn ne kembe


Ti lejen ma firmos
Ketu i ke milionat
Ti tenderin vulos
E jotja esht dashnorja
Po patem Pare e benx
E kontot ding ne euro
Sna luan kush me dore
E jona eshte bota


Atje ne fshat mes guresh
Ngarkuar me purteka
Ecen kurriz dala
E presin 12 veta

Kan ngelur pak fasule
Kan ngelur dy domate
Do mblidhen roca poca
Do han buke thate


Ju duket kjo fshatare
Pak si budallaqe
Jo ajo esht krenare
Packa se ska mullaqe


Partise ja dha voten
Dhe shpirtin ja ka fal
Nje deputet me lo-qe
Nga vot e saj ka dal


Ne fshat Ai kur erdhi
Si je "neno" i tha
Packa se kjo e mjer
40 ala si ka
Rendsi ka se e po-rdhi
Dhe doren pak ja dha

E iken 4 vjet
Dhe vota beri pune
Ai ka grataciel
fshatarka as sapune


E po te na rrojne
Se pa ata cu pa
Ne jetojme sa jetojme
Fotoksin plot ka
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 9:59

NJE I DJATHTE E NJE I MAJTE

N'historinë shumëshekullore, kane ecur dorë pas dore.
Nje i majtë e nje i djathtë, paskan qënë të leftajtë*
Jo vetëm qe s'kishin frikë, por e kishin shumë te lehtë,
Djathtanik e majtanik, qerren e tërhiqnin qetë.

Nje i djathtë e nje i majtë, ja! tërheqin edhe kuajtë,
Njëri tjetrin e ndihmon, dhe karroca fluturon.
Dhe gomari u bë i shkathet kur pa shokun ne te djathtë,
E dini c'na tha kopuku? "S'më bën përshtypje as plugu"

Nje i majtë e nje i djathtë kane tërhequr edhe buajtë.
Qe te tërë zoti i faltë, kurrë s'e lanë qerren ne baltë.

Nje i majtë e nje i djathtë, është ne bot' dhe politika,
Por tek ne, më e leftajtë, është dreqi, vete karrig-ja
Kush guxon ta rrokë i pari, shef partnerin qe tërheq kundra,
Me plot gojën thotë gomari "Ma marcin te keqen ke thundra"

Nje i majtë e nje i djathtë nuk tërrheqin vec cakajtë,
Nuk i le lakmia, smira; s'kane faj, jane egërsirra.

Te mbytur ne gjak e lot, po të lutemi ty o Zot:
Ti ke bërë mrekullirat; na i zbut dhe egërsirrat.
Qe kështu: Nje i majtë e nje i djathtë,
Te na bëhen te leftajtë.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 10:00

Lulja


Nje lulez mes nje libri gjeta,
Te thare edhe pa kundermim;
Dhe per nje cast i shtangur mbeta
E humba thelle n'enderrim.

Kur lulezoi? C'pranvere thua?
Kush e keputi edhe ku?
Nje dore e njohur a e huaj?
Dhe pse e vuri valle ketu?

a per kujtim te nje takimi?
Apo per ndarjen plot trishtim?
A per nje endje pikellimi
Ne heshtje fushash pa mbarim?

Ai, ajo, jetojne valle?
Ku thua jane, ku bredhin ku?
Apo mos ndoshta jane thare,
Si dhe kjo luleze ketu?
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 10:01

DEMONI


Ne ditet kur se pari nisa
te gjeren jete ta kuptoja,
Kur shihja vashezat e lisat,
Bilbilin naten kur degjoja,
Kur zulma, malli dhe liria,
Dhe frymezimi, poezia
Si zjarr e flake e patreguar,
Ne shpirt me zjejne pa pushuar,
Kur brenga dhe mundim'i heshtur,
Me zuri vend ketu ne gji,
Me vinte plot inat pareshtur,
Ketu ne zemer, nje gjeni;
Gjithnje me sillte shqetesim
Cdo qeshje e tij e cdo veshtrim.
Te fjale e tije plot me vrer
Degjoja te pafundmin ferr.
Ai me shpifje, pa pushim,
cdo gje te shtrenjte e mbulonte;
Te dlirin, t'emblin enderrim
dhe frymezimin e percmonte;
S'besonte dashuri, liri,
Jeten ai gjithnje eprqeshte;
Mbi dhe, per asnje bukuri,
Te thurte lavd ai nuk deshte.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 10:01

MENGJEZ DIMRI


Sa dite e bukur! Diell e bore!
Dhe ti, mikeshez engjellore,
Ende ben gjumin ledhatar.
Oh, zgjohu, embel cil qepallat,
Aurores dil e shfaqju ballas,
Shkendrit mbi te si yll polar!

A te kujtohet moti mbreme?
Buciste shqota gjithe gjeme
dhe erresire qe ngado,
si njollez heneza zverdhonte
Mes reve sterre e te trishtonte
po sot, pa dil ne xham e shiko:

Ne te pafundmen kaltersire,
Qilimin madheshtor ka shtrire
Debora, qe prej diellit ndrin,
Vec pylli nxin, po thelle prej tij
Blerojne bredhat e perbri,
Nen akull, lumi vetetin.

Me nje shkelqim prej qelibari
Feks tere dhoma e te zjarri
Lodrojne flaket gjithe gaz;
Ti ndihesh ngrohte aty ne shtrat,
Po shih ketu: doriun at
Ta mbreh ne slite kete cas?

E te rreshqasim neper bore,
Kesaj hareje mengjezore,
Mikeshe e shtreenjte, me revane
Te rendim fushes mbetur shkrete
Dhe pyjeve, gjer dje plot flete,
Dhe bregut, qe ne shpirt e kam!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 10:02

AKUILONI


Perse, o i rrepti Akuilon,
Kallamet fort perkul kur fryn?
Pse rete kaq me duf i shtyn?
Prej horizontit c'i debon?

Dikur, shtellunga resh te nxira
Mbulonin qjellin pa mbarim,
Dikur, plot hir, me lartesira
Lekundej lisi pa pushim...
Po ti u ngrite dhe gjemove,
Me duf, me vrull e me lavdi -
Nga qjelli rete i debove,
Rrezove lisin gjeth-flori.
S'ka gje, tani le te ndricoje
Fytyre e djellit plot me gaz,
Me rete flladi te lodroje
Dhe me kallamet ne cdo cas.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 10:03

Kujtoj me mall një cast gëzimi:
Përpara sysh m'u shfaqe ti,
Si vezullim i një vegimi,
Si engjëll plot me bukuri.

N'andrralla jete zhurmëkote,
Në dhembje brengash e mërzi,
Më grishte larg fytyra jote
Dhe zëri yt plot ëmbëlsi.

Nga shqotë e kohrave që shkuan,
Kështjell' e ëndrrave m'u shemb,
Me mjegull vitet ma mbuluan
Fytyrën tënde, zërin tënd.

C'i ngrysa ditët gjithë brengë.
I zymtë dhe në shkretëti,
Pa perëndi, pa shpresë e këngë,
Pa lot, jetë, e dashuri.

Po ja më shkrepi prap agimi,
Se përsëri m'u shfaqe ti,
Si vezullim i një vegimi,
Si engjëll plot me bukuri.

Dhe rreh me gas kjo zemra ime,
Sepse iu kthyen përsëri,
Dhe perëndi dhe frymëzime,
Dhe lot, jetë e dashuri.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 10:04

Edhe një variant tjetër

Ty të kam dashur, mbase edhe të dua,
nuk është shuar zjarri, që m'u ndez,
por s'dua shqetësim të kesh për mua,
nuk dua e trishtuar të më jesh.

Pa fjale e pa shpresë ty të desha,
cfilitur nga zilia e nga ndrojtja,
i ëmbël e i çiltër me ty qeshë,
i tillë , dhëntë zoti, tjetri qoftë
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 10:04

PUSHKINI - Njeri , poet e dramaturg.

Më 6 qershor 1799 , sipas kalendarit të ri, në
Moskë, në familjen e Pushkinëve lindi një
djalë , që ia vunë emrin Aleksandër.Ai nuk ishte
më i madhi i fëmijëve , por u bë më i madhi i
tërë Pushkinëve, para e pas tij, u bë më i
madhi bir i Rusisë. Jo vetëm në rrethin familjar , por
edhe në Liceun e Carskoje Selos u skicuan qartë tiparet e
veçanta të karakterit të tij jo të
zakonshëm.Ai kishte jo vetëm flokë të zezë
kacurrela negroide, që me vështirësi i shplekste dhe i
shtronte krëhëri, por kishte dhe një natyrë po aq
të vështirë për tu shtruar nga krëhëri i
jetës. Në familje ai i solli shqetësime të atit
të tij me pikëpamje konservatore. Në lice u krijoi
probleme mësuesve pedantë , duke mos respektuar rregullat
skolastike. Në jetën e përditshme shoqërore , ai
ishte sa i sinqertë dhe i dashur me shokët e ngushtë
të penës dhe të qejfeve , po aq shpërthyes dhe i
papërmbajtur ndaj çdo cënimi të personalitetit
të vet dhe të të tjerëve. Pushkini u lidh me
një miqësi të ngushtë me shtresën e
intelektualëve përparimtarë dekabristë dhe, në
të njëjtën kohë , u fut në një
armiqësi të heshtur e të vazhdueshme me pushtetin dhe
hierarkinë cariste. Që në fillim , ai kishte thithur
aromën e letërsisë franceze . Nga ana tjetër ,
ndërgjegja e tij u ndikua thellë që në moshën
adoleshente në sfondin e luftës patriotike të vitit
1812, kundër Napoleonit dhe të debateve të ashpra
politike të kohës për emancipimin e jetës ruse.
Dadoja e tij, që në fëmini, e mëkoi me aromën
e gjuhës dhe të folklorit rus. Internimet e tij të
mëvonshme në Besarabi, në Odesë , në
Mikaillovsk, inkursionet në Kaukaz e njohën Pushkinin me
panoramën natyrore dhe shoqërore ruse të kohës.
Pjesëmarrja e tij në disa rrethe letrare ku zhvilloheshin
debate të zjarrta për letërsinë dhe
shoqërinë ruse , edukuan ndërgjegjen e tij të
thellë qytetare. Karakteri i tij impulsiv dhe pasionant i dha
tonin dhe ngjyrimin krijimtarisë letrare.

Pushkini , i lindur me një talent të rrallë, me një
natyrë thellësisht lirike, me një shpirt të
shqetësuar dhe me një karakter kërkues, që zhvillon
individualitetin e vet në ballafaqim të vazhdueshëm dhe
në përplasje me mentalitetin bashkëkohor, u shfaq jo
vetëm si një krijues me interesa të gjera letrare , por
edhe si një artist novator që çeli dhe themeloi
një epokë të re në letërsinë ruse. Ngriti
gjuhën letrare kombëtare në një shkallë
të lartë përsosmërie, krijoi letërsinë
klasike ruse, duke krijuar vepra madhore jo vetëm në poezi,
por edhe në dramaturgji e në prozë.Ai u bë
përfaqësuesi dhe personifikimi i denjë i kombit të
vet, brenda dhe jashtë Rusisë. Ai mbetet për rusët
më rusi nga të gjithë krijuesit kombëtarë ,
mburrja dhe krenaria e tyre. Ishte pikërisht Pushkini që me
talentin e tij gjenial , finalizoi punën e disa brezave të
krijuesve në fushën e poezisë , të prozës dhe
të dramaturgjisë ruse. Pushkini skicoi me penelata të
sigurta jo vetem tablo të së kaluarës historike, por
shtroi edhe probleme të mëdha shqetësuese mbi fatin e
individit dhe rolin e popullit në jetën politike të
vendit , si dhe detyra të mëdha kombëtare, që i
dilnin përpara Rusisë në atë shekull.

Ai dha një panoramë të gjerë artistike të
jetës ruse , rikrijoi artistikisht figurën e njeriut
bashkëkohor rus, ngriti në një nivel të paparë
deri atëhere poezinë ruse, hodhi themelet e një proze
realiste dhe e nxorri dramaturgjinë ruse në rrugën e
dramaturgjisë europiane . Pushkini është një artist
novator me një vizion modern për artin dhe
letërsinë. Për të nuk ka kufinj të gurtë
, subjektet e veprës mund të merren ngado dhe në
çdo epokë. Për të, zhvillimi i artit dhe i
letërsisë, në veçanti, duhet të
mbështetet sa mbi trashëgiminë kombëtare , po aq
edhe mbi idetë e arritjet më të përparuara të
letërsisë botërore.Pushkini , sipas vlerësimit
të kritikut të madh rus të mesit të shekullit XIX,
V.Belinski , u bë "deti" që mblodhi "lumenjtë e
vegjël e të mëdhenj" të poezisë ruse.

Një dëshmi tjetër e kësaj është
krijimtaria e tij dramaturgjike , për të cilën , gati
nuk është folur aspak tek ne dhe shumë pak në
kritikën ruse të kohës së tij (me përjashtim
të Belinskit) dhe më vonë. Dramaturgjia është
një nga majat e arritjeve të talentit të Pushkinit ,
krahas poezisë dhe prozës, majë të cilën sa e
pushtoi, vdekja e parakohshme e fatale nuk e la te ndriçojë
me tërë intensitetin e gjenialitetit të vet krijues.
Pushkini krijoi vetëm gjashtë tragjedi:
"Boris Gudunov" , "Kalorësi koprac", "Moxarti e Salieri",
"Mysafiri i gurtë", "Gosti në kohë murtaje", "Rusallka".
Nga këto të gjashta vetëm dy prej tyre, "Boris
Gudunov"dhe "Rusallka" mbajnë "pasaportë" ruse, kurse të
tjerat e marrin përmbajtjen nga jeta europiane franceze,
spanjolle, vjeneze. Pushkini, në dramaturgji , eci në
gjurmët e Shekspirit të madh dhe arriti të krijojë
vepra të tilla që, siç pohon Belinski , "...ato
("Moxarti e Salieri", "Kalorësi koprac", "Mysafiri i gurtë" )
janë kaq të mira sa, pa asnjë teprim , mund të
thuash se janë të denja për gjeninë e vetë
Shekspirit".

Në të njëjtën kohë, Pushkini, duke shkruar
tragjedi 200 vjet pas Shekspirit, bën një hap novator në
këtë gjini, hap që nuk u vlerësua nga kritika
bashkëkohore. Në parathënien e përgatitur nga
vetë Pushkini për botimin e "Boris Gudunov" shprehte synimin
e vet për shndërrimin e skenës ruse. Por novatorizmi i
tij e kalon këtë cak. Tragjeditë e tij, për nga
ndërtimi kompozicional dhe intensiteti dramatik, nga vendi që
ze monologu tragjik, analiza dhe zbërthimi dramatik që i
bën botës së brendshme të personazhit dhe motiveve
që e levizën atë , këto vepra dramatike janë
pararendëse të dramës së Ibsenit dhe të
Çehovit, në fillim të shekullit XX dhe pse jo, edhe
tharmi i dramës ekzistencialiste moderne , ku "egocentrizmi
tragjik" zë vendin kryesor.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi