Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

HISTORIA E SHQIPETAREVE

2 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

HISTORIA E SHQIPETAREVE - Faqe 2 Empty HISTORIA E SHQIPETAREVE

Mesazh nga Merisa Sun 26 Apr 2009 - 9:30

First topic message reminder :

HISTORIA E SHQIPTARËVE, NGA ILIRËT E LASHTË, NË ERËN E ISLAMIT




Shqiptarët i përkasin njërit prej kombeve më të vjetër të
Evropës. Nga viti 1250 p.e.s. dhe deri në vitin 168 p.e.s.,
Shqipëria është banuar nga 14 konfederata të fiseve
pellazge, të udhëhequra nga mbreter që e shikonin
para-ardhjen e tyre nga Akili. Këtu është nje rishikim i
shkurtër i rrugës komplekse të historisë shqiptare, që nga
kohët e hershme e deri në mes të shekullit të 19të.

Mbretëria e ilirëve arriti kulmin e saj në shekullin e IV
p.e.s., në kohën e mbretërisë së Bardhylit (Ylli i Bardhë).
Më vonë mbretëria e tij do të mundej dhe aneksohet nga
Filipi i II-të, babai i Aleksandrit të Madh, në 358 p.e.s.
Pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, iliret u çuan kundër
maqedonëve dhe grekëve. Në 312 p.e.s. mbreti ilir, Glausi
dëboi kolonizatorët grekë nga ishujt e Korfuzit dhe
Epidamnusi (apo Durrachion, Durazzi, Dyrrahium, apo
Durres). Gjatë dy luftërave me ilirët ndërmjet viteve 229
dhe 219-të p.e.s., romakët mundën të aneksojnë pjesën më të
madhe të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë mbreteria ilire
mbijetoi deri më 180 p.e.s. kur dalmatet deklaruan veten të
pamvarur dhe krijuan republikën e tyre, e cila do të
pushtohej nga perandori Augustus në vitin 9 e.s., në të
njëjtin vit kur legjionet romake në Gjermani u thyen nga
Herman Saksoni.
Në 171 p.e.s. mbreti i fundit ilir, Genti u zu rob në
rrethinat e Skutarit (Shkodrës) dhe u dërgua si skllav në
Romë. Pas kësaj mbretëria e tij u nda ndërmjet tre
provincave romake të Dalmacisë, Maqedonisë dhe Epirit.
Gjatë historisë së Romës, pesë perandorë roman ?
Diokleciani, Klaudiusi i II, Aureliani, Probusi dhe
Konstandini i I kishin origjinë ilire.
* * *
Shqiptarët e hershëm të mesjetës dolën nga kaosi i
shkatërrimit te Perandorisë Perëndimore Romake si pasardhës
të fiseve të dardanëve dhe feonëve, që jetuan ne Ilirinë e
Sipërme dhe Trakë, deri në kohët e pushtimeve masive të
gotëve gjerman, që u zhvilluan në trojet shqiptare gjatë
shekullit të katërt të erës sonë. Në fund të shekullit të
gjashte, trako ? ilirët u çvendosën nga dyndjet e avarëve,
antëve dhe fiseve bullgare turko ? ugrike të sllavizuarva.
Vendi i fundit ku ilirët gjetën strehë gjatë këtyre
dyndjesh barbare ishin malet e Epirit, Thesalisë,
Maqedonisë Perëndimore dhe Dalmacisë. Në 535, ushtritë e
Perandorit Bizantin Justinian pushtuan Ilirinë dhe Moesinë
dhe dëbuan gotët, lombardët dhe gepidët nga trojet ilire.
Por 100 vite më vonë, perandor Herakli i II-të ftoi fiset
gjysëm të egra të ?sorbianëve? (srbi, serbët) dhe
?khrobates? (hrvati, kroatët) nga Kiskarpathia, të cilët të
udhëhequr nga prijësit e tyre pushtuan territoret e
Silezisë së sotme dhe të Polonisë Jugore, vende që ishin
braktisur nga vandalët gjermanë dhe ostrogotët. Perandori
bizantin i vendosi sllavët edhe në Ballkanin Perëndimor si
mbrojtës të Konstandinopojës nga avarët.
Pas kesaj, serbët, kroatët dhe fise te tjera sllave, shumë
shpejt dyndën Moesinë, Trakën, Maqedoninë dhe Greqinë,
ndërsa sulmuan edhe Kretën. Megjithatë bizantinët arritën
t?i nënshtrojnë ata. Pas kësaj bullgaret (bolgars,
volgars), një rracë e krijuar nga miksja e turqëve altaikë
dhe racës urgike të bashkëkohësve të tyre mordovinë dhe
çuvashevë në Rusinë Veriore, arritën të nënshtrojnë serbët
në fund të shekullit të nëntë. Cari i tyre, Simoni i Madh
(893 ? 927), i konvertuar në krishterimin ortodoks, e
zgjeroi mbretërinë e tij nga malet karpate deri në detin
Adriatik, duke përfshirë këtu Shqipërinë, Kosovën, Sërbinë
dhe Malin e Zi të ditëve tona.
Kjo perandori e re bullgare do të shkatërrohej në betejën e
Kleidonit në 1014 nga perandori Bizantin Basili i II, i
cili urdhëroi masakrimin e 10.000 bullgarëve të zënë robër
lufte, duke i qërruar nga sytë.
* * *
Kronikat Islamike të mesjetës të parët e shqiptarëve i kanë
identifikuar me fiset arabe të krishtera që emigruan në
zemër të Bizantit pas islamizimit të hershëm të Sirisë,
Palestinës, Jordanisë dhe Hixhazit. Shkrimtarët e hershëm
arabë të periudhës klasike islame i njihnin shumë mirë
ndarjet gjeografike të Ptolemeut të Aleksandrisë, i cili
fiset ilire ?Albanoi? i përshkruante si banorë agresivë që
jetojnë ndërmjet Dyrrahut-Roman dhe Albanopolisit.
Muslimanët e Andaluzisë (në Spanjën pas-vandalike) gjatë
shekullit të nëntë, dhe Siçilisë, i njihnin shumë mirë edhe
sakalibët apo sllavët, të cilët si skllevër militantë dhe
aleat të avarëve pushtuan pjesen ilirike të Ballkanit në
shekullin e shtatë të erës sonë.
Sllavët nomadë dhe fiset e sllavizuara kroate sëbashku me
serbët, i detyruan barinjtë shqiptarë të braktisin vendet e
tyre antike në Arbanon, në veri të Liqenit Ohër. Si pasojë
fiset shqiptare u fortifikuan në kodrat e Ilirisë
jug-perëndimore. Mundësia ekziston që disa arabë të
krishterë të kenë emigruar nga Siria dhe jetuar në Maqedoni
gjatë shekullit të shtatë të erës sonë. Këta arabë duhet
t?iu jenë bashkangjitur shqiptarëve në ngujimet e tyre në
Epir, Thesali dhe Shqipërinë e sipërme. Burimet bizantine
të kohës, konfirmojnë se fisi i krishtërizuar arab i Banu
Ghasanëve (ghasanidëve) i udhëhequr nga Xhabal bin Al-Ahyan
i mbiquajtur Arnaut, u largua nga Siria pas marrjes së
Sirisë nga muslimanët dhe u prit nga Perandori Kostandin II
në Maqedoni. Disa historianë kanë spekulluar se Perandori
Nikoforus i I që sundoi në Kostandinopojë ndërmjet viteve
802 dhe 811, të ishte vetë pasardhës i Xhabalit, të fundit
të fisit të ghasanidëve.
Gjatë periudhës së halifit të famshëm abasid, Harun
al-Rashid në Bagdad, edhe shkollarët më seriozë arabë
besonin se arnautët e Shqipërisë ishin arabë ghasanidë nga
Siria apo berberë nga Afrika Veriore, të cilët ?të vërbuar
nga xhahiliteti para-islamik? u kthyen në të krishterë. Ata
kaluan detin Mesdhe dhe u vendosën në tokën e romakëve.
Pas rënies se shtetit islamik të Siçilisë, shumë muslimanë
arabë dhe berberë, rrefugjatë të luftës, kaluan detin e
ngushtë të Adriatikut dhe gjetën strehim në Shqipëri via
Raguzes (Dubrovnikut). Sesa është numri i të shpëtuarve nga
masakra fetare kundër muslimanëve të shpërngulur nga qyteti
Pulian i Lucerës (A.D. 1300) të cilët për të shpëtuar nga
shpata e krishterë, gjetën strehim në malet e Shqipërisë
është subjekt i hapur ndaj debatit. Megjithatë disa nga të
arratisurit muslimanë nga ?safe heaven-i? (zona e sigurisë)
mesjetare të Lucerës arritën të vendosen dhe strehoen në
republikën e pavarur të Raguzës, e cila në të kaluarën
kishte patur marrëdhenie mjaft të mira tregtare me Siçilinë
Islamike. Nëse gjenerata e tretë e këtyre rrefugjatësh
muslimanë nga Siçilia dhe Pulia arriti të mbijetojnë si
muslimane apo kripto-muslimane në malet shqiptare, ata do
të kenë qënë në mesin e atyre shqiptarësh që pritën me
entuziazëm ardhjen e trupave turke të udhëhequra nga Jakut
Pasha dhe nga Firouz hoxha, në kryeqytetin shqiptar të
Krujës (Akça Hisar) në 1396.
Shqipëria e vjetër e madhe, e kohëve të mesjetës ndahej në
dy grupe linguistike kryesore: në Gegërinë dhe Toskërinë,
ndërsa banorët e tyre njiheshin si gegë dhe toskë. Emri i
të parëve i përket shqiptarëve të veriut të Shqipërisë,
ndërsa i dyti jugorëve. Gegët janë malësorë që jetojnë në
zonat e Shkodrës, në Kosovë, në Dibër dhe në kryeqytetin e
Maqedonisë në Uskub (Shkup). Ata ndoshta janë, pasardhës të
fiseve ilire të Penestit dhe Linkestit. Disa nga fiset gege
të Mirditës, Grudës, Kelmendit dhe Kastratit janë katolikë
sipërfaqësorë. Megjithatë shumica e gegëve nisën të
pranojnë islamin në mënyrë graduale pas shekullit të 15të.
Gegët muslimanë dhe të krishterë kanë një traditë të gjatë
hakmarrjesh me rituale të vjetra që kërkojnë gjak për çdo
të vrarë, për rrëmbim femre apo qoftë edhe fyerje.
Gjakmarrja (në mesin e gegëve) është e sanksionuar nga
ligji para-islamik i Lekë Dukagjinit i njohur si ?Ligji i
Vjetër.? Sipas ligjit të Lekës, burri shqiptar është
totalisht i përgjegjshëm për sigurinë e miqve te tij. Dhe
vrasësi, i cili e kryen këtë akt në mbrojtje të nderit,
sipas Ligjit te Vjetër nuk mund të shihet si vrasësi që e
nis gjakësinë. Gjakësori, apo vrasësi, zakonisht
penalizohet duke i?a djegur shtëpinë.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë


HISTORIA E SHQIPETAREVE - Faqe 2 Empty Re: HISTORIA E SHQIPETAREVE

Mesazh nga Aldi Sat 27 Jun 2009 - 21:03

SHTETET ILIRE




Në fundin e shek. V p.e. sonë ilirët hynë në
rrugën e zhvillimit skllavopronar. Në shekujt që pasuan
e deri në pushtimin romak krahinat më të përparuara
ilire, ato jugore, kryesisht bregdetare, njohën zhvillimin e tyre
më të lartë shoqëror e politik të pavarur.
Urbanizimi intensiv i kësaj treve dhe zhvillimi që mori,
për pasojë, mënyra antike e prodhimit në shek.
IV-III p.e. sonë çoi në krijimin e një
shoqërie antike të mirëfilltë dhe në formimin
e një vargu shtetesh ilire, të cilat u inkuadruan në
qytetërimin e përparuar të botës mesdhetare.

Midis formacioneve shtetërore që u formuan në
trevën e gjerë ilire, ai që arriti një shkallë
të lartë të zhvillimit politik dhe që luajti
një rol të shquar në ngjarjet politike të
kohës qe Shteti Ilir apo Mbretëria Ilire. Që nga dukja e
këtij shteti emrat ilir dhe Iliri morën, përveç
kuptimit të gjerë etnik, edhe një kuptim të
ngushtë politik, që u lidhën me fatet historike të
këtij formacioni shtetëror dhe të popullsisë
së tij, e cila në burimet e shkruara do të njihet me
emrin Illyrii propriedictii (ilirë të mirëfilltë).
Në kohë të ndryshme Mbretëria Ilire ushtroi
pushtetin e vet, natyrisht me luhatjet që i imponuan rrethanat
politike, në një territor të gjerë që
përfshinte krahinat prej lumit Naretva (Narona) në veri e
deri te lumi Vjosa (Aous), në jug me një shtrirje drejt
lindjes deri te liqenet Lyhnide në kufi me Maqedoninë dhe
më në veri me Mbretërinë Dardane.

Në krahinat më jugore ilire u formua një shtet
tjetër i rëndësishëm ilir i njohur me emrin Shteti
i Epirit, i cili shquhet sidomos në ngjarjet politike të
fundit të shek. IV dhe të çerekut të parë
të shek. III p.e. sonë. Në kohën e shtrirjes
më të gjerë të tij, ai përfshinte tokat prej
lumit Vjosa (Aous) e deri në gjirin e Artës
(Nikopolit), duke u kufizuar nga jugu me Akarnaninë, kurse nga lindja me Thesalinë e Maqedonisë.

Në këtë hapësirë kanë ekzistuar si
formacione shtetërore të pavarura edhe një varg qytetesh
shtete, si Dyrrahu, Apolonia, Ambrakia, historia politike e të
cilave u zhvillua herë në lidhje të ngushtë e
herë në kundërshtim me atë të Shtetit Ilir dhe
të atij të Epirit. Në rrethana të caktuara politike
lindin gjithashtu formacione më pak të rëndësishme
në formën e lidhjeve qytetare (Koinon), si ajo e
Bylinëve etj., që kanë një peshë më
të vogël në historinë politike të Ilirisë.

Në krahinat e brendshme jugore dhe qendrore ilire u formuan tri
mbretëri të vogla ilire: e paionëve, e dardanëve
dhe e athamanëve. E para shfaqet me një shkëlqim të
shkurtër në shek. IV p.e. sonë për të
rënë pastaj shpejt nën goditjet e politikës
ekspansioniste të shtetit maqedon, kurse dy të fundit dalin
në arenën politike në shek. III me një rol të
parëndësishëm. Popullsitë ilire të krahinave
të brendshme qendrore e veriore nuk njohën deri në
fillim të erës sonë një organizim politik
shtetëror; edhe në këtë kohë ato arritën
të organizohen vetëm në federata fisnore, siç
është rasti i dalmatëve ose i fiseve të tjera.
Aldi
Aldi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 240
 <b>Piket</b> Piket : 248
Regjistruar : 04/05/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Gjakova

http://www.hapesira.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HISTORIA E SHQIPETAREVE - Faqe 2 Empty Re: HISTORIA E SHQIPETAREVE

Mesazh nga Aldi Sat 27 Jun 2009 - 21:04

ZHVILLIMI EKONOMIK E SHOQËROR I ILIRËVE NË SHEK. IV P.E. SONË





Lindja e qyteteve dhe e jetës qytetare





Zhvillimi ekonomik e shoqëror i Ilirisë gjatë
epokës së hekurit dhe veçanërisht gjatë
shek. VII-V p.e. sonë kishte përgatitur kushtet për
lindjen e qyteteve dhe të jetës qytetare. Siç
dëshmojnë të dhënat arkeologjike, qytetet ilire
ngrihen mbi bazën e vendbanimeve të fortifikuara të
epokës së hekurit dhe të qendrave protourbane që u
krijuan si rezultat i zhvillimit të zejtarisë, të
bujqësisë, të blegtorisë, si edhe të
intensifikimit të marrëdhënieve të këmbimit me
botën greke. Kjo dëshmohet nga prania e gjerë e
qeramikës së importuar korinthike e jonike dhe më pas
edhe nga prodhimet e kolonive greke në Dyrrah e në Apoloni,
të cilat kishin hyrë në marrëdhënie të
ngushta me prapatokën ilire. Lindja dhe zhvillimi i jetës
qytetare ishte një dukuri me karakter ekonomik e shoqëror
tërësisht e re. Thelbi i saj ishte vendosja e ekonomisë
antike të tregut që u materializua me krijimin e qyteteve si
qendra prodhimi e shkëmbimi. Kjo është e lidhur me
shkëputjen e plotë të zejtarisë nga bujqësia,
me krijimin e mënyrës antike të prodhimit dhe me
zbatimin e punës së skllavit në degët e
ekonomisë.

Njoftimet më të hershme për ekzistencën e qyteteve
në Iliri i takojnë mesit të shek. IV p.e. sonë.
Historiani grek, Diodori, duke përshkruar fushatat e Filipit II
kundër ilirëve thotë se mbreti i Maqedonisë «
u lëshua mbi Ilirinë me një ushtri të fortë,
plaçkiti vendin, nënshtroi shumë qytete të vogla
dhe u kthye në Maqedoni me plaçkë të madhe
». Oratori i madh, Demosteni, duke paralajmëruar athinasit
për rrezikun që i kërcënonte nga mbreti maqedon,
vë në dukje gjithashtu se « Filipi po fortifikonte
qytete në Iliri ». Pak më vonë historianët
grekë të shek. II p.e. sonë Ariani e Rufi përmendin
me emër Polionin si qytet i Dasaretisë, kurse historiani i
shek. IV p.e. sonë Theopompi përmend qytetin Oidanton.
Më në fund nga të dhënat numizmatike të
fillimit të shek. IV p.e. sonë mësojmë emrin e
një qyteti të rëndësishëm ilir, Damastion.
Kuptohet se origjinën e këtyre qyteteve, që janë
të pranishme në mesin e shek. IV p.e. sonë, (një
rast vërtetohet qysh në fillim të këtij shekulli),
duhet ta kërkojmë pak më parë, d.m.th. në
fundin e shek. V p.e. sonë.

Nuk dihet me saktësi se ç’paraqesin në vetvete
këto qytete të hershme ilire. Dëshmitë e
autorëve antikë, përveç faktit që
kumtojnë ekzistencën e tyre, janë tepër të
varfra për të ndihmuar që të rindërtohet pamja
reale e këtyre qendrave urbane. Edhe nga pikëpamja
arkeologjike nuk ka ende gjurmime të tilla, nëpërmjet
të cilave të dallohet qartë qyteti i kësaj kohe.
Megjithatë, prej qyteteve antike, rrënojat e të cilave
ruhen në vendin tonë, mund të pohohet se qyteti i
mirëfilltë në Iliri formohet kryesisht gjatë shek.
IV p.e. sonë. Në këtë kohë kemi edhe
dëshmitë e qarta si nga burimet e shkruara, ashtu edhe nga
ato arkeologjike.


Këto qytete ashtu sikurse vendbanimet e fortifikuara të
epokës së hekurit, ngrihen mbi kodra të mbrojtura nga
pikëpamja natyrore, por shtrihen me sipërfaqe relativisht
më të gjera, që arrijnë deri në 10-20 ha.
Muret e tyre rrethuese janë ndërtuar me një teknikë
më të përparuar me blloqe shumëkëndëshe,
trapezoidale; ato janë mjaft të fuqishme dhe me një
bukuri të rrallë (Amantia, Klos, Çuka e Aitojt etj.),
por sistemi i fortifikimit në përgjithësi
është ende i thjeshtë; ai nuk njeh kullat, rolin e
të cilave e luajnë deri diku kthesat me kënd të
drejtë, që bën muri herë mbas here për arsye
qëndrueshmërie; edhe portat në këtë sistem
janë të pakta e me një mbrojtje më të
dobët. Qytetet e mëdha zënë një pozitë
qendrore në krahinën që zotërojnë dhe shtrihen
në një hapësirë prej 30-40 ha, siç
është rasti i Bylisit, i Antigonesë, i Lisit etj., dhe
janë të mbrojtura me mure të fuqishme.

Duke folur për qytetet e kësaj kohe Diodori i quan ato me
termin polisma, që do të thotë qytete të vogla, me
sa duket ende në shkallën fillestare të zhvillimit
të tyre. Demosteni, në shek. IV p.e. sonë
përkundrazi, përdor termin poleis që do të
thotë qytet. Ndryshimi që vërehet në termat e
përdorur prej këtyre dy autorëve nuk duket të
jetë i rastit; ai shpreh me sa duket një diferencim që u
bëhet këtyre qendrave urbane ilire dhe që lidhet me
karakterin e tyre. Pak dritë mbi këtë
çështje hedh pohimi i Arianit, i cili e quan Pelionin si
« qytetin më të fortë » midis qyteteve
të Dasaretisë. Duket se disa qytete kishin mundur të
ecnin përpara dhe të dalloheshin prej të tjerave.
Interes të veçantë paraqet në këtë
drejtim Damastioni, i cili është dhe i pari qytet ilir
që pret monedha. Burimet tregojnë se ky qytet gjendej në
shpinë të zonës bregdetare, diku midis kësaj zone
dhe liqeneve lynkeste. Duke folur për këtë Straboni
në shekullin e parë shkruan kështu: « Pas
Epidamnit dhe Apolonisë gjer te malet Keraune ndodhen
bylinët, taulantët, parthinët dhe brygët; aty
afër gjenden dhe minierat e argjendit në Damastion, mbi
të cilat diestët vendosën sundimin e tyre, si dhe
enkelejtë, të cilët i quajnë dasaretë;
afër këtyre vijnë lynkestët...». Mungesa e
të dhënave më të sigurta ka penguar që ky
qytet të lokalizohet me saktësi, por duke u nisur nga
arsenali i gjetjeve të monedhave të tij, ai duhet
kërkuar në krahinat e brendshme ilire, diku në lindje
të Drinit të Sipërm.

Pasazhi i Strabonit ka një rëndësi të
veçantë dhe për një fakt tjetër. Ai tregon
se Damastioni qe një qytet që lindi dhe u zhvillua në
një zonë të pasur me miniera, të cilat, me sa duket
përbënin edhe bazën ekonomike të tij.
Shfrytëzimi i tyre dhe zhvillimi i zejtarisë së
përpunimit të metaleve qenë degët kryesore të
kësaj ekonomie. Karakteri i saj bëhet i qartë edhe nga
simbolet që mbajnë monedhat e qytetit, të cilat
paraqesin midis të tjerash çekanin e minatorit dhe shufrat
metalike. Damastioni është, kështu, shembulli i një
qyteti zejtar të përparuar të kësaj kohe, por
padyshim jo i vetmi. Pelioni shfaqet në burimet, jo vetëm si
qyteti më i fortë midis qyteteve të Dasaretisë, por
edhe si kryeqendër apo qendër rezidenciale e mbretit ilir. Ka
mundësi që qytetet e tjera më të vogla, ato që
Diodori i quan polisma, do të kenë qenë qendra
njësish gjeografiko-ekonomike, ku do të ketë mbisunduar
ekonomia bujqësore-blegtorale me ndonjë degë të
kufizuar të zejtarisë.
Aldi
Aldi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 240
 <b>Piket</b> Piket : 248
Regjistruar : 04/05/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Gjakova

http://www.hapesira.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HISTORIA E SHQIPETAREVE - Faqe 2 Empty Re: HISTORIA E SHQIPETAREVE

Mesazh nga Aldi Sat 27 Jun 2009 - 21:04

MBRETËRIA E PARË ILIRE. DINASTIA E BARDHYLIT
(FILLIMI I SHEK. IV-335 P.E. SONË)




Ardhja në fuqi e Bardhylit


Shekulli i ri, i katërt, i gjen përsëri ilirët
në konflikt me fqinjët e tyre maqedonë për
çështjen e Lynkestisë. Në vitet e fundit të
sundimit të mbretit maqedon, Arhelaut, në kapërcyell
të shekullit, u zhvillua një luftë e re midis
ilirëve dhe maqedonëve për këtë krahinë.
Në këtë luftë mbreti i lynkestëve, Arrabeu,
kishte si aleat mbretin Syra. Aristoteli, që e përmend
këtë fakt, nuk e cilëson origjinën etnike të
Syras, por burimet e tjera e bëjnë të qartë se ai
ishte mbreti i ilirëve. Aleanca midis tij dhe Arrabeut ka të
ngjarë ta ketë zanafillën e saj në ngjarjet e vitit
423 p.e. sonë dhe duket se ka qenë përforcuar me
një martesë dinastike midis Syras dhe një vajze të
Arrabeut. Rezultatet e kësaj lufte nuk njihen, por ngjarjet e
mëpastajme tregojnë se nuk ndodhi ndonjë ndryshim
në gjendjen ekzistuese.

Vrasja e mbretit Arhelau (viti 399 p.e. sonë), shënoi
për Maqedoninë fillimin e një periudhe trazirash që
zgjatën katër dekada me radhë. Kontradiktat e brendshme
që u bënë shkak për këtë vrasje dhe
për intrigat e mëvonshme dinastike,krijuan rast për
hapjen e konflikteve midis Maqedonisë dhe fqinjëve të
saj. Në fillim të sundimit të Amyntës II, që
pasoi Arhelaun, u duk sikur konflikti iliro-maqedon gjeti një
zgjidhje. Martesa e Amyntës me një bijë të mbretit
Syra, të quajtur Eurydike, që ishte në të
njëjtën kohë edhe mbesë e Arrabeut, fsheh në
vetvete faktin që midis ilirëve e maqedonëve ishte
arritur një marrëveshje pajtimi për çështjen
e lynkestëve.

Por kjo gjendje nuk zgjati shumë. Ilirët, interesat e të
cilëve ishin ndeshur prej kohësh me ato të
Maqedonisë në Lynkesti, ishin të interesuar për
dobësimin e mëtejshëm të Maqedonisë dhe jo
për pajtim. Rasti i volitshëm për ta arritur
këtë qëllim paraqitet pikërisht tani, që
Maqedoninë e kishte pushtuar vala e turbullirave të
brendshme. Në vitin 393 p.e. sonë, ilirët u dyndën
në Maqedoni, pushtuan një pjesë të saj dhe pasi
dëbuan Amyntën, vendosën në fron një farë
Argeu, që thuhet se zbriste prej dinastisë së
lynkestëve. Nën presionin e pushtimit ilir, një
pjesë e tokave të Maqedonisë Lindore me pëlqimin e
mbretit të rrëzuar hyri në Lidhjen e Olinthit. Amynta u
strehua në Thesali dhe vetëm pas dy vjetësh
mërgimi, ai mundi të kthehej në vend me ndihmën e
thesalëve, të cilët preferonin më mirë
sundimin e tij se atë të Argeut që përkrahej nga
ilirët. Paqen me ilirët ai qe detyruar ta blinte me një
tribut vjetor që do t’ua paguante atyre.

Rrethanat në të cilat ndodhi ky ndryshim në
marrëdhëniet e vendosura së fundi midis ilirëve dhe
maqedonëve nuk janë të qarta. Dihet vetëm se
ngjarjet e mëpastajme nuk janë të lidhura me Syran, por
me emrin e një mbreti të ri ilir, të quajtur Bardhyl.
Megjithëse emri i tij shfaqet në burimet shumë më
vonë, në ngjarjet e vitit 359 p.e. sonë, prapë se
prapë duket se ai i udhëhiqte ilirët shumë
kohë përpara. Sipas këtyre burimeve Bardhyli jetoi
një kohë të gjatë dhe kur u ndesh me Filipin II
(359 p.e. sonë), ose pak më vonë, ishte në një
moshë të thyer, 90 vjeçare. Interes të
veçantë lidhur me figurën e tij kanë lajmet
që e paraqesin si një mbret me prejardhje të ulët,
në fillim qymyrxhi e pastaj kryengritës (latro), që e
pat fituar pushtetin me forcë dhe që gëzonte
simpatinë e luftëtarëve, meqenëse në ndarjen e
plaçkës ishte i drejtë e i paanshëm. Këto
njoftime e paraqesin atë jo si një trashëgimtar të
Syras, por si një përmbysës të tij. Vetëm duke
pranuar këtë fakt, mund t’i jepet një shpjegim
ndryshimit që ndodhi në marrëdhëniet e ilirëve
me maqedonët në vitin 393 p.e. sonë. Duket se në
Iliri forca të reja, në të cilat rol të
rëndësishëm ka pasur Bardhyli, e kundërshtuan
marrëveshjen me Amyntën II, rrëzuan Syrën dhe
invaduan Maqedoninë. Pra, duhet të ketë qenë
Bardhyli ai që udhëhoqi ilirët në fushatën e
vitit 393 p.e. sonë kundër Amyntës dhe e detyroi
atë t’i paguante tribut vjetor. Qe përsëri ai
që theu përpjekjet e Aleksandrit II në vitin 369 dhe
të Perdikës III më 360 p.e. sonë për t’u
çliruar nga kjo gjendje. Tentativa e Perdikës
përfundoi me dështim të plotë. Ai mbeti në
fushën e betejës së bashku me 4 000 maqedonë
të tjerë. Kjo qe humbja më e rëndë që
pësuan maqedonët në vargun e përpjekjeve të
tyre për t’u çliruar nga ilirët.

Gjatë gjysmës së parë të shek. IV p.e.
sonë burimet përmendin edhe një ngjarje tjetër me
rëndësi. Në vitin 385 p.e. sonë ilirët
përfunduan një aleancë me tiranin e Syrakuzës,
Dionizin. Ndërmjetës për këtë u bë mbreti
i molosëve, Alketa, i cili qe dëbuar nga vendi i tij prej
partisë filospartane dhe qe strehuar në Sirakuzë.
Qëllimi i marrëveshjes ishte rivendosja e Alketës
në fronin molos. Të dyja palët qenë të
interesuara për këtë, sepse ilirëve kjo
aleancë u siguronte dobësimin e ndikimit spartan dhe
rrjedhimisht të atij maqedon në Epir, kurse Dionizit i jepte
mundësi të forconte pozitat e tregtisë sirakuzane
në brigjet e Adriatikut e të Jonit. Në tregimin e tij
Diodori vinte në dukje se Dionizi u dërgoi ilirëve
një ndihmë ushtarake prej 2 000 vetash dhe 5 000 armë
« meqenëse ilirët ishin në luftë ». Por
nuk thotë se me cilët luftonin ilirët në
këtë kohë. Është supozuar se Diodori e ka
fjalën për luftën që përfundoi me dëbimin
e Amyntës, por kjo ngjarje me të drejtë është
datuar në vitin 393 dhe jo më 385. Nuk qëndron as
pikëpamja se ilirët qenë duke luftuar me molosët,
kur Dionizi u dërgoi ndihmën dhe se ky e shfrytëzoi
këtë luftë vetëm për të kthyer
Alketën. Vetë Diodori e ka sqaruar këtë fakt kur
pohon se ilirët hynë në Epir pasi u erdhi kjo
ndihmë dhe « pasi mblodhën një fuqi të madhe
». Në këtë rast duhet të jetë fjala
për faktin se ilirët ishin në gjendje lufte pothuajse
të pandërprerë me fqinjët e tyre, maqedonët.
Ndihma ushtarake e Dionizit duket se i lehtësonte pak ilirët
nga kjo barrë. Ky fakt dhe pjesëmarrja aktive në aksion
kundër molosëve për të sjellë në fronin e
tyre Alketën e vuri Sirakuzën në pozitën e aleatit
të ilirëve kundër armiqve tradicionalë të
tyre, maqedonëve. Megjithatë forcat kryesore në
këtë aksion ishin ato ilire; ushtarëve të Dionizit
nuk iu caktua ndonjë rol i pavarur, përkundrazi Diodori
thotë se « ushtrinë që u erdhi në ndihmë
ilirët e përzien me trupat e tyre ». Ndërmarrja
përfundoi me sukses të plotë. Në betejën e
rreptë që u zhvillua ilirët dolën fitues dhe
molosët lanë në fushën e luftës shumë
të vrarë. Ndihma që u dërguan spartanët nuk u
solli ndonjë dobi molosëve dhe Alketa zuri përsëri
fronin e vet në Mbretërinë Molose. Kjo ngjarje sqaron
politikën që Bardhyli ndiqte me fqinjët
perëndimorë. Me sa duket, aleanca me Syrakuzën ishte
për të një mbështetje e shëndoshë në
luftën kundër Maqedonisë.
Aldi
Aldi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 240
 <b>Piket</b> Piket : 248
Regjistruar : 04/05/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Gjakova

http://www.hapesira.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HISTORIA E SHQIPETAREVE - Faqe 2 Empty Re: HISTORIA E SHQIPETAREVE

Mesazh nga Aldi Sat 27 Jun 2009 - 21:05


Fushata maqedone kundër Mbretërisë Ilire




Në vitin 359 Maqedonia mundi të dalë përsëri
në fushë të betejës kundër ilirëve, por
tani ajo e kishte kapërcyer gjendjen e kaosit të
brendshëm politik dhe kishte mënjanuar rrezikun e sulmit nga
kundërshtarët e tjerë. Sundimtari i ri i saj, Filipi II,
filloi fushatën kundër Mbretërisë Ilire pasi ishte
pajtuar me Athinën dhe kishte larguar rrezikun trak e paion. I
çliruar, në këtë mënyrë, Filipi u sul
kundër ilirëve me një ushtri të madhe, të
përbërë prej 10 000 këmbësorësh të
armatosur rëndë dhe 600 kalorësish. Bardhyli i doli
përpara armikut me një ushtri po kaq të madhe, 10 000
këmbësorë të zgjedhur dhe 500 kalorës.
Megjithatë, mbreti plak e çmoi këtë radhë
të pafavorshme ndeshjen e armatosur me maqedonët dhe
bëri përpjekje për marrëveshje. Ai i propozoi
Filipit paqe, me kusht që të dy palët të mbanin
qytetet që kishin në zotërim në atë kohë;
Filipi nuk e pranoi dhe kërkoi që ilirët t’i
lironin të gjitha qytetet që i kishin pushtuar
Maqedonisë. Meqenëse nuk u arrit marrëveshja, filloi
përleshja. Të dy ushtritë u ndeshën me
ashpërsi të madhe. Ushtria ilire i përballoi për
mjaft kohë sulmet e armikut. Goditjeve të falangës
maqedone Bardhyli u kundërvuri formacionin luftarak me radhë
të shtrënguara në trajtë kuadrati.

« Në krye, - shkruan Diodori, - fitorja nuk anoi as nga
njëra, as nga tjetra palë, dhe kështu vazhdoi për
një kohë të gjatë, sepse të dy ushtritë
luftuan me një trimëri të rrallë. Nga të dy
anët u vranë shumë veta dhe ca më shumë u
plagosën ». Megjithëse maqedonët e fituan më
në fund betejën, Filipi e pa se nuk qe në gjendje ta
ndiqte armikun. Më vonë ilirët dërguan
përfaqësues dhe përfunduan paqen, pasi liruan të
gjitha qytetet e Maqedonisë që kishin pushtuar. Diodori
bën të qartë edhe faktin se për cilat toka ishte
fjala, kur thotë se, pasi i vuri nën zotërimin e tij
gjithë banorët gjer në liqenin Lyhnid, Filipi u kthye
në Maqedoni. Me këtë betejë, ai zgjidhi
përfundimisht çështjen e Lynkestisë dhe e
ndryshoi gjendjen në kufijtë perëndimorë në
favor të Maqedonisë. Në kushtet e krijuara rishtas
ilirët u përpoqën të dilnin nga gjendja e krijuar
duke kërkuar aleatë kundër Maqedonisë. Në
vitet e fundit të jetës së tij Bardhyli u drejtua
në jug, kundër molosëve, të cilët ndërkaq
ishin afruar me Filipin, duke synuar që t’i shkëpuste
nga ndikimi maqedon. Ushtria ilire invadoi tokat molose, por ndeshi
në një qëndresë të fortë dhe u detyrua
të tërhiqej. Në vitin 356 p.e. sonë ky synim u
përsërit në përpjekjen për një
aleancë të gjerë antimaqedone. Këtë ngjarje
Diodori e përshkruan kështu: « tre mbretër, ai i
Trakisë, i Paionisë dhe i Ilirisë, ishin bashkuar
për të sulmuar Filipin. Këta mbretër fqinjë e
shikonin tërë smirë rritjen e fuqisë së
Filipit dhe duke qenë se nuk ishin aq të fortë për
ta luftuar veçmas, u lidhën ndërmjet tyre me
shpresë që t’ia arrinin më lehtë
qëllimit ». Por ata ishin të zënë me
grumbullimin e ushtrisë, kur ai i zuri në befasi dhe i theu
para se të bashkonin forcat e tyre. Ky lajm vërtetohet edhe
me një mbishkrim atik, që përkujton përfundimin e
një koalicioni midis Athinës dhe tre mbretërve të
përmendur më lart. Në këtë akt zyrtar mbreti i
ilirëve quhet Grabo. Midis mendimeve të ndryshme që
janë shfaqur rreth figurës së tij, duket më i
pranueshëm supozimi sipas të cilit Grabo ka qenë
pasardhës i Bardhylit, që në këtë kohë
duhet të ketë vdekur.

Frenimi që arriti t’u bënte ilirëve nuk e
kënaqte Filipin. Ai nuk e ndiente veten të qetë sidomos
kur lufta për vendosjen e hegjemonisë maqedone në Greqi
kërkonte gjithë energjitë dhe forcat e tij. Për
t’u siguruar nga sulmet e shtetit ilir, Filipi u mundua ta vinte
këtë shtet në pozita mbrojtjeje. Prandaj, në vitin
344 p.e. sonë, e sulmoi përsëri Ilirinë me një
ushtri të fortë. Këtë radhë ilirët
udhëhiqeshin nga mbreti Pleuria. Ata i bënë një
qëndresë të ashpër dhe i shkaktuan armikut humbje
të rënda. Vetë Filipi mbeti i plagosur dhe në
fushën e betejës ranë shumë nga rrethi i tij i
afërm. Megjithatë, ai mundi të hyjë në Iliri
dhe të pushtojë disa qytete, të cilat më vonë
i fortifikoi dhe vendosi në to garnizone. Pasi shkretoi vendin,
Filipi u kthye në Maqedoni me plaçkë të madhe.
Në burimet nuk thuhet se deri ku mundi të ketë arritur
dhe për cilën pjesë të vendit është fjala
kur flitet për qytetet e pushtuara, por dihet nga pohimet e
Isokratit se në bregdet nuk mundi të dalë. Ka të
ngjarë që ai të ketë vënë dorë mbi
një pjesë të krahinës së banuar nga fisi i
dasaretëve dhe si kufi të kenë shërbyer ato që
në burimet quhen malet e Ilirisë ose të taulantëve
dhe që mund të identifikohen me vargun e maleve të
Polisit, të Kamjes dhe të Ostrovicës.
Aldi
Aldi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 240
 <b>Piket</b> Piket : 248
Regjistruar : 04/05/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Gjakova

http://www.hapesira.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HISTORIA E SHQIPETAREVE - Faqe 2 Empty Re: HISTORIA E SHQIPETAREVE

Mesazh nga Aldi Sat 27 Jun 2009 - 21:05

Kryengritja e vitit 335 p.e. sonë


Pas vdekjes së Filipit II, ilirët e krahinave të
nënshtruara ngritën krye në vitin 355 p.e. sonë
kundër pasardhësit të tij, Aleksandrit, kur ky ndodhej
larg vendit, duke luftuar me tribalët dhe popullsi të tjera
veriore. Këtu Aleksandrit i erdhi lajmi i kësaj
lëvizjeje në Iliri. Kliti, i biri i Bardhylit, ishte
shkëputur prej tij dhe me të ishte bashkuar edhe Glaukia,
mbret i ilirëve taulantë. Si mësoi se Kliti kishte
pushtuar qytetin Pelion, Aleksandri u drejtua me forcat e tij
kundër këtij qyteti. Rufi dhe Ariani që bëjnë
fjalë për këtë ngjarje, përshkruajnë me
hollësi pozicionin e qytetit, vendosjen e forcave
kundërshtare dhe stratagjemat që përdorën të
dyja palët. Sipas tyre Pelioni ishte një qytet i
Dasaretisë, buzë lumit Eordai, dhe më i forti në
këtë vend. Ushtria ilire ishte ndarë në dy
pjesë: garnizoni që mbronte qytetin dhe repartet e
lëvizshme që kishin zënë rrugët dhe majat
përqark tij. Aleksandri vendosi t’i shkëpusë
lidhjet midis tyre; ngriti lëmin pranë qytetit dhe filloi
ndërtimin e një muri që do të pengonte garnizonin
të dilte për të marrë pjesë në luftimet e
jashtme.

Mbërritja e befasishme e Glaukisë me një ushtri
taulantësh e vuri ushtrinë maqedone në pozitë
të vështirë dhe vetëm në sajë të
një manovre të shpejtë, Aleksandri mundi të
tërhiqte pa humbje të mëdha trupat e veta. Por
ilirët nuk ditën ta shfrytëzonin fitoren. Duke besuar
në një sukses të plotë, ata e lanë
ushtrinë e tyre pranë Pelionit në shkujdesje. Kjo i dha
mundësi Aleksandrit, që tri ditë pas tërheqjes,
të kthehej fshehtas përsëri në fushën e
betejës dhe ta godiste natën ushtrinë ilire. Pasi
pësoi humbje të mëdha, masa kryesore e ushtrisë
ilire u tërhoq në malet e taulantëve. Vetë Kliti,
pas dështimit të kryengritjes u mërgua në vendin e
taulantëve, ndërsa garnizoni u largua duke i vënë
zjarrin qytetit. Deri në prag të kryengritjes duket se Kliti
sundonte në mbretërinë e tij të dobësuar, duke
njohur sovranitetin e mbretit maqedon. Kjo të paktën mund
të nënkuptohet nga shprehja e Arianit që thotë se
ai « u shkëput » prej Aleksandrit, kur e njoftuan
për fillimin e kryengritjes. Por në burimet nuk thuhet se
cila qe gjendja juridike që u vendos në këtë
pjesë të Ilirisë pas largimit të Klitit. Aleksandri
duket se u kënaq me rivendosjen e gjendjes së mëparshme
në këtë pjesë të shtetit të tij dhe nuk e
vazhdoi më tej konfliktin me ilirët; telashe të tjera e
prisnin në Greqi. Taulantët, të cilët Filipi nuk
kishte mundur t’i shkelte, paraqiten në këtë
konflikt si një fuqi më vete dhe me një mbret të
tyre. Tokat e këtij fisi përbënin siç duket
atë pjesë të Mbretërisë Ilire që kishte
mbetur e pavarur.
Aldi
Aldi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 240
 <b>Piket</b> Piket : 248
Regjistruar : 04/05/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Gjakova

http://www.hapesira.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HISTORIA E SHQIPETAREVE - Faqe 2 Empty Re: HISTORIA E SHQIPETAREVE

Mesazh nga Aldi Sat 27 Jun 2009 - 21:06

Organizimi politik i Mbretërisë Ilire



Gjatë veprimtarisë së tij tridhjetëvjeçare
deri në vitin 360 p.e. sonë Bardhyli e kishte rritur
pushtetin e vet dhe kishte krijuar një mbretëri të
fortë. Pellgu rreth liqenit Lyhnid ishte krahina ku u zhvilluan
ngjarjet e rëndësishme të gjysmës së parë
të shek. IV, por kjo krahinë nuk mund të identifikohet
me territorin e shtetit ilir, shtrirja e plotë e të cilit
është vështirë të rindërtohet.
Sidoqoftë ai na paraqitet si një forcë që ishte
në gjendje t’i kundërvihej me sukses Maqedonisë.
Kuptohet vetiu që si i tillë ai përbënte një
njësi të paktën të barabartë me të, si
nga pikëpamja e territorit, ashtu edhe e forcës së
gjallë njerëzore. Si rrjedhim, krahina të tjera të
Ilirisë së Jugut, pa përjashtuar ultësirën
bregdetare, duhet të kenë bërë pjesë në
këtë njësi.

Organizimi politik i këtij formacioni shtetëror nuk njihet
mirë. Bardhyli quhet prej autorëve antikë « mbret
i ilirëve »; po kështu emërtohen dhe
pasardhësit e tij. Kjo lejon që ky formacion të
konsiderohet si një mbretëri, e cila nuk kishte marrë
ende tiparet e qarta të një monarkie. Vetë Bardhyli,
në fillimet e tij na paraqitet si një prijës i
thjeshtë ushtarak që respekton shumë zakone të
rendit fisnor. Duket më e besueshme, që mbretëria e tij
të ketë qenë në fillim një bashkim i
thjeshtë bashkësish ilire, të cilat i lidhnin interesa
ekonomike dhe politike, në radhë të parë interesi i
mbrojtjes nga rreziku i jashtëm. Çdo bashkësi kishte
në krye mbretin e vet të vogël që njihte
sovranitetin e mbretit të federatës dhe i nënshtrohej
atij.

Me kalimin e kohës, autoriteti dhe pushteti i Bardhylit si mbret u
rrit e u forcua së tepërmi. Ky pushtet mbështetej
në forcat e armatosura. Në vitet 60 të shek. IV p.e.
sonë, ai kishte një ushtri të rregullt, me një
organizim dhe taktikë luftarake të përparuar. Kjo ushtri
formohej nga një këmbësori e organizuar dhe e armatosur
mirë që përbënte bazën e forcave të
armatosura dhe nga kaloria, e cila, megjithëse e vogël
në numër, ekzistonte si njësi më vete me
cilësinë e një force të manovrueshme goditëse.

Ngjarjet politike që jetoi Mbretëria Ilire e kohës
së Bardhylit dhe e pasardhësve të tij tregojnë
gjithashtu se ajo përfaqësonte një forcë serioze.
Veprimet e saj nuk janë të shkëputura, por gjejnë
vend në kuadrin politik të kohës dhe janë shprehje
e një qëndrimi që ka si objektiv të qartë
dobësimin e kundërshtarit kryesor dhe forcimin e pozitave
të veta në raport me shtetet fqinje. Kjo politikë
mbështetej në marrëveshje e aleanca politike e
ushtarake. Nuk mund të përfytyrohet dot një organizim
fisnor apo një demokraci ushtarake që të luajë
një rol kaq aktiv në situatën ndërkombëtare
dhe të ketë pikësynime kaq të qarta politike,
të cilat kërkonin përqendrim forcash e mjetesh,
siç është rasti i Mbretërisë Ilire të
kësaj kohe. Një veprimtari kaq e gjerë dhe kaq e
guximshme në politikën e jashtme mund të ketë vend
vetëm në kushtet e një organizimi shtetëror.

Por nuk duhet të kujtojmë se shteti ilir i kësaj kohe
ishte një organizëm i përkryer që u përgjigjej
të gjitha kërkesave të këtij nocioni në
kuptimin e plotë të fjalës. Megjithatë ai kishte
tiparet thelbësore që i duhen një shteti: territorin,
ndarjen territoriale të popullsisë sipas njësive
gjeografike-etnografike dhe pushtetin publik në duart e
klasës sunduese. Struktura social-ekonomike e krijuar në
gjirin e shoqërisë ilire të kësaj kohe çoi
gradualisht në lindjen e këtij shteti, si një mjet
që i duhej klasës sunduese për të nënshtruar
shtresat e tjera dhe për të mbrojtur interesat e saj. Nuk
mund të detyrohej masa e madhe e prospelatëve- dulle të
punonte për pjesën tjetër të shoqërisë
ilire, për despotët pa një aparat shtrëngimi
të përhershëm siç ishte aparati shtetëror.
Kjo përbënte funksionin kryesor të brendshëm
të shtetit ilir. Karakteri i shtetit shprehet edhe në
funksionin e jashtëm që realizohet nëpërmjet
ndeshjeve me popujt fqinjë me anë të fushatave pushtuese
dhe ngarkimit të tyre me tribute. Shteti ilir ndodhej në
stadin e tij fillestar dhe karakterizohej nga mbeturina të
theksuara të rendit fisnor që gjenin shprehje në
anë të veçanta të jetës shoqërore. Por
qytetet dhe popullsia e tyre, që përbënin bazën
themelore ekonomike e shoqërore të tij, kishin marrë
një zhvillim të dukshëm. Pozita dhe roli i tyre në
jetën politike u bë më i qartë në periudhat e
mëpastajme, dora-dorës me zhvillimin e mëtejshëm
të shoqërisë antike ilire.

Shteti ilir lindi si rezultat i zhvillimit të brendshëm
të forcave prodhuese në Ilirinë e Jugut. Procesi i
lindjes dhe i formimit të tij përkon me periudhën e
sundimit të mbretit Bardhyl; ai mund të konsiderohet edhe si
themeluesi i shtetit ilir. Luftërat me Maqedoninë qenë,
nga ana tjetër, një faktor i jashtëm me
rëndësi që e shpejtoi këtë proces.
Dështimi i përkohshëm në luftërat me Filipin
II dhe Aleksandrin nuk e ndërpreu jetën shtetërore
të ilirëve. Këto luftëra përbëjnë
vetëm një episod të shkurtër politik që nuk e
ndali këtë proces të thellë shoqëror në
Iliri. Shteti ilir lindi brenda territorit, të cilin e banonin
sipas Plinit dhe gjeografit romak të shek. I, Melës «
ilirët e mirëfilltë » dhe do të zhvillohet
më tej në kuadrin e po këtij territori.
Aldi
Aldi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 240
 <b>Piket</b> Piket : 248
Regjistruar : 04/05/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Gjakova

http://www.hapesira.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HISTORIA E SHQIPETAREVE - Faqe 2 Empty Re: HISTORIA E SHQIPETAREVE

Mesazh nga Aldi Sat 27 Jun 2009 - 21:06

MBRETËRIA E DYTË ILIRE. DINASTIA E GLAUKISË
(335-231 P.E. SONË)





Rimëkëmbja e shtetit ilir




Shumë shpejt pasi pajtoi fqinjët veriorë dhe
Greqinë, Maqedonia u drejtua nga lindja duke e lënë
të qetë shtetin ilir. Fqinjësia me Maqedoninë nuk
përbënte më atë rrezik serioz dhe ilirët u
munduan ta shfrytëzonin gjendjen e krijuar për
rimëkëmbjen e shtetit të tyre. Rufi njofton për
trazira të reja në Iliri, por duket se ato nuk patën
sukses, sepse në vitin 323 p.e. sonë, kur u bë ndarja e
perandorisë së Aleksandrit, një pjesë e
ilirëve ishte ende nën sundimin e Antipatrit, që u
bë mbret i Maqedonisë, i Greqisë, i Ilirisë, i
Epirit dhe i popullsive të tjera të pushtuara në
Ballkan. Gjendja e turbullt që u krijua në perandori pas
vdekjes së Aleksandrit dhe shthurjes së perandorisë
së tij krijoi kushte më të përshtatshme për
çlirimin e tokave lindore ilire. Duke u lidhur me armiqtë e
Maqedonisë, Glaukia, mbret i taulantëve, arriti t’i
çlirojë këto toka dhe t’i bashkojë me
mbretërinë e tij. Duket se pas kësaj ai mori edhe
titullin « mbret i ilirëve » në vend të
titullit të mëparshëm « mbret i taulantëve
».

Pasi realizoi bashkimin e tokave ilire dhe rimëkëmbi shtetin
ilir, Glaukia u përpoq të dobësonte ndikimin maqedon
në Epir. Për këtë qëllim ai u afrua me mbretin
e molosëve, Ajakidin dhe u martua me Berojën, një
bijë nga dera mbretërore molose. Në këtë
politikë ai u ndesh me të birin e Antipatrit, Kasandrin,
që pas shumë përpjekjesh ishte vendosur në krye
të Maqedonisë. Në vitin 317 p.e. sonë, Kasandri
rrëzoi nga froni molos aleatin e Glaukisë, Ajakidin, i cili
kishte ndërhyrë në grindjet e brendshme për fronin
maqedon, duke marrë anën e Olimbisë, nënës
së Aleksandrit. Në këtë kohë Glaukia mori
nën mbrojtje dhe mbajti në pallatin e tij birin e mbretit
të rrëzuar, Pirron dyvjeçar. Me gjithë
kërkesat këmbëngulëse të Kasandrit, Glaukia
nuk e dorëzoi Pirron; ai nuk e bëri këtë as kur
mbreti maqedon i premtoi si shpërblim shumën e madhe prej 200
talentesh, as kur ky e kërcënoi me luftë.
Aldi
Aldi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 240
 <b>Piket</b> Piket : 248
Regjistruar : 04/05/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Gjakova

http://www.hapesira.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HISTORIA E SHQIPETAREVE - Faqe 2 Empty Re: HISTORIA E SHQIPETAREVE

Mesazh nga Aldi Sat 27 Jun 2009 - 21:07

Shtrirja e sovranitetit mbi Dyrrahun e Apoloninë




Tre vjet mbas kësaj ngjarjeje, në vitin 314, Kasandri, duke u
nisur nga Epiri, sulmoi nga deti Apoloninë, pastaj Dyrrahun dhe u
fut në Iliri. Në këtë luftë Glaukia u mund dhe
Kasandri u bë zot i dy qyteteve të mëdha të
Adriatikut. Trazirat politike e detyruan të kthehej në Greqi
pasi la këtu garnizone të fuqishme. Një vit më
vonë, më 313 p.e. sonë, Glaukia rrethoi Apoloninë,
por pa sukses. Sipas Diodorit, me ndërmjetësinë e
spartanëve ai pranoi të heqë rrethimin dhe të
përfundojë një traktat paqeje me apoloniatët.
Kushtet e paqes nuk dihen dhe as që bëhej fjalë për
vendosjen e ndonjë forcë maqedone në qytet; por ngjarjet
e mëpastajme, të vitit 312 p.e. sonë, tregojnë se
të dy qytetet mbroheshin nga garnizonet maqedone. Në
këtë vit apoloniatët dhe dyrrahasit ngritën krye
dhe i dëbuan forcat e Kasandrit nga qytetet e tyre. Një rol
të veçantë u atribuon Diodori në këtë
ngjarje korkyrasve, të cilët kishin ardhur për
ndihmë. Sipas tij ata « çliruan Apoloninë dhe
Dyrrahun ia dorëzuan Glaukisë, mbretit të ilirëve
». Burimet nuk japin një përgjigje të
drejtpërdrejtë për çështjet se përse
korkyrasit ua dorëzuan Dyrrahun ilirëve, cili ishte roli i
ilirëve në këtë ngjarje, cilat kishin qenë
raportet e tyre me Dyrrahun dhe ç’raporte u vendosën
me Apoloninë. Megjithatë nuk është
vështirë të kuptohet se korkyrasit në
këtë rast vepruan si aleatë jo vetëm të
apoloniatëve dhe të dyrrahasve, por edhe të
ilirëve. Dalja e Maqedonisë në brigjet e Adriatikut
cenonte interesat ekonomikë e politikë si të shtetit
ilir, ashtu edhe të Dyrrahut, Apolonisë e të
Korkyrës, prandaj ato u bashkuan kundër rrezikut maqedon. Dy
qytetet e mëdha ishin, siç duket, për ruajtjen e
marrëdhënieve të vjetra me shtetin ilir dhe nuk
dëshironin t’i nënshtroheshin me dhunë mbretit
të Maqedonisë. Dyrrahu duket se kishte qenë para
kësaj në duart e ilirëve ose kishte njohur sovranitetin
e mbretit ilir. Kundërshtimi që i bënë
apoloniatët Glaukisë më 313 p.e. sonë tregon
për një mbizotërim të përkohshëm në
këtë qytet të një grupi promaqedon, i cili më
vonë u përmbys nga kryengritja e qytetarëve që
dëbuan forcat e Kasandrit.

Mbreti maqedon u shpejtua të vijë me forcat e tij
përsëri para mureve të Apolonisë për të
rivendosur gjendjen e mëparshme. Diodori pohon se «
apoloniatët ishin lidhur me ilirët ». Megjithatë,
nuk dihet nëse ishte kjo një aleancë e thjeshtë
ushtarake apo diçka më tepër, por duhet
nënkuptuar se ilirëve u ishte caktuar një rol i
dorës së parë qëkurse forcat që mbronin
qytetin « ishin më të mëdha » se ato
maqedone. Kasandri u thye keqas dhe u detyrua të largohej, pasi
kishte humbur një pjesë të mirë të
ushtrisë. Përpjekjet e tij për t’u ngulur në
Ilirinë bregdetare dështuan dhe pas kësaj ai nuk provoi
më të kthehej në këto anë. Luftërat me
Kasandrin tregojnë se fuqia e shtetit ilir ishte rritur aq
shumë saqë ai mundi të matej me sukses me
Maqedoninë për zotërimin e bregdetit Adriatik. Qytetet e
mëdha të këtij bregdeti prej kohësh kishin njohur
sovranitetin e mbretit ilir; të paktën mbi Dyrrahun ishte
vendosur ky sovranitet, por që nga viti 312 p.e. sonë edhe
ndikimi mbi Apoloninë nuk duhet të ketë qenë
më i vogël, megjithëse pozita juridike e këtij
qyteti ndaj shtetit ilir formalisht mund të ketë qenë
pak e ndryshme nga ajo e Dyrrahut.

Pas fitores mbi Kasandrin dhe forcimit të pozitës së tij
në Dyrrah e në Apoloni, Glaukia u mor me përgatitjen e
ekspeditës që do të vinte Pirron në fronin molos.
Nuk ishte zemërgjerësia ndaj tij, as lidhjet që kishte
me të nëpërmjet së shoqes, Berojës, bijë
nga dera molose, ato që e shtynë Glaukinë në
këtë ndërmarrje të guximshme. Epiri në
këtë kohë ishte pika më nevralgjike e kontaktit dhe
hallka më e rëndësishme në kontradiktat
iliro-maqedone. Glaukia duhej ta shkëpuste këtë vend nga
ndikimi maqedon dhe t’i rikthente shtetit ilir aleatin e humbur.
Për këtë qëllim, në vitin 309 p.e. sonë,
në krye të një ushtrie të madhe, ai hyri në
Epir dhe pasi mposhti kundërshtimin e grupit promaqedon që
përfaqësohej nga mbreti Alketa (ungji i Pirros), vuri në
krye të shtetit molos 12-vjeçarin Pirro. Me këtë
akt konflikti me Maqedoninë u zgjidh në favor të
ilirëve. Veprimtaria politike dhe ushtarake e Glaukisë
për rimëkëmbjen e forcimin e pozitave të shtetit
ilir u kurorëzua me sukses. Gjatë sundimit të
Glaukisë, shteti ilir jetoi ditë lavdie; ai u bë
një shtet i fuqishëm, duke përfshirë në gjirin
e tij edhe qytetet Dyrrah e Apoloni. Ai ishte e vetmja forcë
serioze që iu kundërvu Maqedonisë në këtë
pjesë të Ballkanit, dhe u bë një faktor i
rëndësishëm që ushtroi një ndikim të
fuqishëm në ngjarjet politike të kohës.
Aldi
Aldi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 240
 <b>Piket</b> Piket : 248
Regjistruar : 04/05/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Gjakova

http://www.hapesira.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HISTORIA E SHQIPETAREVE - Faqe 2 Empty Re: HISTORIA E SHQIPETAREVE

Mesazh nga Aldi Sat 27 Jun 2009 - 21:07

Forcimi i pushtetit mbretëror



Në vitin 302 p.e. sonë Glaukia ishte ende në krye
të shtetit ilir. Pas kësaj date ai nuk përmendet
më. Periudha që pason është mjaft e errët dhe
njihet vetëm nëpërmjet burimeve të fragmentuara,
por ndonjëherë tepër të rëndësishme.
Rreth vitit 295 p.e. sonë si mbret i ilirëve përmendet
Bardhyli i ri. Rrethanat në të cilat ai u gjend në krye
të shtetit ilir dhe marrëdhëniet e tij me Glaukinë,
të cilin e zëvendësoi, janë të paqarta.
Një lidhje martesore e paraqet Bardhylin si aleat të Pirros.
Plutarku thotë se pas vdekjes së gruas së parë,
Antigonës, Pirroja « u martua me shumë gra, për
arsye politike dhe për të rritur fuqinë e tij ».
Një ndër to ishte edhe Brikena, bija e Bardhylit, mbretit
të ilirëve. Historiani romak Justini dhe shkrimtari romak i
shek. I Frontini njoftojnë nga ana e tyre për një
fushatë të Pirros kundër ilirëve, në të
cilën ai kishte dalë fitimtar dhe kishte pushtuar edhe
qytetin që ishte kryeqendra e tyre, pa na thënë emrin e
tij. Edhe historiani grek i shek. II Apiani, gjithashtu, i bën
jehonë kësaj ngjarjeje, duke thënë se Pirroja
zotëronte një pjesë të Ilirisë gjatë
bregdetit Jon. Të gjitha këto burime nuk e
përcaktojnë, megjithatë, se deri ku u shtri sundimi i
mbretit molos mbi tokat ilire dhe si ndodhi që ai i rritur në
oborrin e Glaukisë ndërhyri me forcë në shtetin e
tij. Pas gjithë këtyre ngjarjeve fshihet një grindje e
brendshme midis trashëgimtarëve apo pretendentëve
për fronin e Glaukisë, e cila u shfrytëzua nga Pirroja.
Por nuk është për t’u përjashtuar edhe
pikëpamja sipas së cilës Bardhyli i ri të ketë
qenë një pinjoll i Bardhylit I, që vjen në fuqi me
ndihmën e Pirros, duke i lëshuar këtij të fundit
një pjesë të Mbretërisë Ilire. Vetëm
kështu mund të shpjegohet se si Pirroja u bë zot i
krahinave perëndimore të Mbretërisë Ilire, ndofta
edhe i Apolonisë, kurse Bardhylit i la krahinat lindore rreth
liqenit Lyhnid, ose në perëndim të tij.

Por pushtimi i tokave ilire prej Pirros dhe sundimi i Bardhylit të
ri si « mbret i lirëve » mbi një pjesë
të shtetit ilir nuk duhet të kenë zgjatur shumë.
Pasazhi i Apianit që thotë se këto toka i
trashëguan dhe pasardhësit e Pirros bie në
kundërshtim me zhvillimin e ngjarjeve të mëpastajme.
Grindjet e brendshme për trashëgimin e fronit të
Glaukisë duket se u kapërcyen shpejt. Në prologun e
librit XXIV të historianit latin Trogut bëhet fjalë
për « luftën që Ptolemeu e Kerouni (mbret i
Maqedonisë) bënë me Monunin ilir dhe Ptolemeun, të
birin e Lysimahut ». Ky lajm që i takon një ngjarjeje
të vitit 280 p.e. sonë flet për një sundimtar ilir
që ndërhyn në grindjet për fronin maqedon si aleat
i pretendentit tjetër, birit të Lysimahut. Sipas renditjes
së Trogut, Monuni është kundërshtar i parë i
Keraunit dhe mund të supozohet edhe iniciator i kësaj lufte.
Sidoqoftë ky Monun duhet të ishte sundimtar i një vendi,
kufijtë e të cilit takonin me Maqedoninë. Supozimi se ai
ishte një mbret dardan, sot është zhvleftësuar duke
i lënë vend mendimit se në rastin konkret kemi të
bëjmë me një sundimtar të shtetit ilir. Figura dhe
veprimtaria e tij bëhet më e qartë nëpërmjet
një monedhe të Dyrrahut. Kjo është një
tridrahme, e cila mban simbolet e njohura të tridrahmes së
mëparshme autonome të Dyrrahut; në faqe ka një
lopë duke e pirë viçi, në shpinë një
katror të mbushur me zbukurime lineare; ndryshe prej së
parës monedha e re ka një peshë më të
vogël (10,3-10,5 gr. në vend të 10,4-11,5 gr.) dhe
krahas legjendës ????? apo ??? ka edhe emrin e mbretit (??S???OS
?????????) dhe një nofull derri mbi lopën, që
mungojnë në tridrahmat e vjetra. Në një variant
tjetër monedhave të Monunit u është hequr legjenda
e shkurtuar e qytetit dhe është zëvendësuar me
një heshtë. Këto tridrahme janë datuar me të
drejtë pas vitit 300 p.e. sonë dhe përputhen si
kohë me Monunin e përmendur prej Trogut.

Njoftimi i Trogut dhe prerja e kësaj monedhe dëshmojnë
se me gjithë tronditjen që kishte pësuar shteti ilir
mbas vdekjes së Glaukisë nga ndërhyrja e Pirros, Monuni
kishte mundur të rimëkëmbte shtetin e tij në
të gjithë territorin e dikurshëm, prej brigjeve të
Adriatikut deri në kufi të Maqedonisë. Si duket, ai
përfitoi nga largimi i Pirros për në Itali për
t’i rikthyer shtetit të vet tokat e pushtuara. Pushteti i
tij mbi Dyrrahun ishte rritur. Duke vënë dorë mbi
punishten e monedhave, ai i thelloi më shumë se
paraardhësi i tij marrëdhëniet me këtë qytet.
Varianti i fundit i prerjeve të Monunit tregon se mbreti ilir
duhet ta ketë ndjerë veten mjaft të fortë qysh se
hoqi prej kësaj monedhe emrin e shkurtuar të Dyrrahut. Nuk
dihet se si kanë qenë marrëdhëniet e tij me
Apoloninë, por s’ka ndonjë arsye për t’i
konsideruar të ndryshme. Edhe ky qytet duhet të ketë
njohur sovranitetin e plotë të mbretit ilir, duke iu
nënshtruar atij si Dyrrahu politikisht dhe ekonomikisht.
Pasardhës i Monunit dhe i fundit prej dinastisë së
Glaukisë ka qenë Mytili. Edhe për të si
traditë letrare kemi vetëm një njoftim të
shkurtër në prologun e librit XXV të Trogut ku thuhet se
« ...i biri i tij [Pirros], Aleksandri bëri me Mytilin
luftën ilire ». Një monedhë bronzi e prerë
edhe kjo në punishten e Dyrrahut vërteton plotësisht
natyrën historike të personit të Mytilit. Kjo
monedhë, e cila ka si simbole kryet e Herakliut në faqe dhe
armët karakteristike të këtij heroi (harkun,
mëzdragun dhe millin) në shpinë, ndryshon prej
prototipit të vet, sepse në vend të nëpunësit
monetar të Dyrrahut atë e siglon këtë radhë
mbreti Mytil (??S???OS ???????), i cili ka hequr përveç
kësaj nga monedha edhe legjendën e qytetit. Vetë
këto të dhëna të monedhës tregojnë se
Mytili ishte zoti i Dyrrahut dhe ushtronte mbi këtë qytet po
atë pushtet që kishte edhe paraardhësi i tij Monuni.
Monedha është tepër e rrallë, gjë që
tregon se sundimi i tij ka qenë i shkurtër.

Lufta midis Mytilit dhe Aleksandrit, për të cilën
bënte fjalë Trogu, i takon vitit 270 p.e. sonë. Për
fat të keq nuk është ruajtur ndonjë njoftim i
saktë mbi shkaqet dhe përfundimet e kësaj lufte,
gjë që ka dhënë shkas edhe për supozime
të ndryshme. Mendimi se ajo përfundoi në favor të
Aleksandrit dhe se ky u bë përsëri zot i krahinave
jugore të shtetit ilir, madje edhe i Apolonisë, u referohet
Frontinit dhe Apianit. Një shqyrtim më i kujdesshëm i
njoftimeve të tyre tregon se këto përfundime nuk
janë plotësisht të drejta. Është e
vërtetë se Frontini, që plotëson Trogun, bën
fjalë për një ndeshje në të cilën
Aleksandri mundi ilirët, por përleshja zhvillohet në
tokën epirote dhe nga ky lajm nuk del se ai pushtoi qoftë
edhe ndonjë pjesë nga tokat e shtetit ilir. Sa për
njoftimin e Apianit, ai ka karakter tepër të
përgjithshëm dhe as ky dhe as ndonjë autor tjetër
nuk paraqesin prova se Apolonia ka qenë nën sundimin e
ndonjë mbreti epirot.
Aldi
Aldi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 240
 <b>Piket</b> Piket : 248
Regjistruar : 04/05/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Gjakova

http://www.hapesira.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HISTORIA E SHQIPETAREVE - Faqe 2 Empty Re: HISTORIA E SHQIPETAREVE

Mesazh nga Aldi Sat 27 Jun 2009 - 21:08

FUQIZIMI I SKLLAVOPRONARISË





Lulëzimi i qyteteve. Pamja e tyre




Periudha midis viteve 335-230 p.e. sonë është koha e
shtrirjes së mëtejshme të jetës qytetare në
Iliri, e zhvillimit të vrullshëm dhe e lulëzimit të
qytetit ilir. Ajo përputhet me fuqizimin më të madh
të shtetit ilir. Jeta qytetare u zhvillua veçanërisht
në krahinat e ultësirës bregdetare, në shpinë
të Dyrrahut e Apolonisë, zonë që përbënte
tani qendrën e shtetit ilir. Për Damastionin dhe qytetet e
tjera të brendshme në burimet nuk bëhet më
fjalë. Duket se pas hyrjes së disa krahinave lindore në
përbërjen e shtetit maqedon, këto qytete e humbën
rëndësinë që kishin në kuadrin e shtetit ilir.
Qytete të tjera, si Bylisi, Amantia, Kanina (Thronioni ?)
janë ndër ato qytete të vjetra, që u rritën e
u zhvilluan dhe luajtën në këtë kohë një
rol të dorës së parë. Krahas tyre lindën
në këtë zonë edhe një varg qytetesh të
reja, si Dimli, Olympe (Mavrovë-Vlorë), Gurzeza (Cakran),
Antipatrea, qytetet në Zgërdhesh (Albanopoli ?), në
Gradishtën e Belshit, në Selcën e Poshtme, në Irmaj
etj., të panjohura më parë. Që nga kjo kohë
jeta qytetare shtrihet edhe në krahinat bregdetare në veri
të lumit Mat. Qendrat e para urbane në këto anë,
Lisi, Skodra, Meteoni, Ulqini, Rizoni etj., lindën vetëm
në fundin e shek. IV - fillimin e shek. III p.e. sonë. Por
në krahinat e brendshme të luginës së Matit e
të Drinit të mesëm nuk ka ende dëshmi të
qendrave urbane dhe duket se jeta qytetare këtu nuk u zhvillua.

Qytetet e reja si edhe më parë, zënë një vend
qendror midis një krahine të pasur nga pikëpamja
ekonomike dhe lidhen me rrugët më të
rëndësishme të komunikacionit tokësor e detar.
Procesi i lindjes së tyre ndjek në përgjithësi
rrugën e njohur të zhvillimit të mëtejshëm
të vendbanimeve të fortifikuara të epokës së
hekurit, por në disa raste si në Dimale, Olympe, Selcë e
Poshtme etj., qyteti lind mbi një truall të ri.
Karakteristikë e veçantë e qyteteve në veri
të lumit Mat është se ato janë të kthyera me
fytyrë nga deti. Për ndërtimin e tyre janë zgjedhur
gjiret e futura apo grykat e lumenjve, vende të lidhura me detin,
por edhe të mbrojtura nga rreziqet dhe të papriturat e tij.
Pamja e përgjithshme urbanistike nuk është e
njëjtë për të gjitha qytetet ilire të
kësaj kohe. Ato dallohen sipas madhësisë dhe rolit
ekonomik e politik të tyre: ka qendra të mëdha qytetare,
si Bylisi, Dimale, Nikaja, Amantia, Antigona, Skodra, Lisi etj., ka
edhe qendra më të vogla prodhimi, si Albanopoli, Belshi,
Irmaj, Symiza, Gurzeza, Kanina, Treporti, Çuka e Ajtojt etj.
Një kategori tjetër formojnë qendrat me fizionomi
qytetare, por me funksione ushtarake dhe administrative, si Beltoja,
Xibri, Dorezi, Peshtani, Rabija, Cerja, Lekli, Selo, Ripsi etj.. Duke u
mbështetur në kushtet e terrenit dhe të rrethanave
në të cilat lindi dhe u zhvillua qyteti ilir mund të
veçohen tre tipa qytetesh.

Tipin e parë e përbëjnë ato qytete, të cilat
kanë një akropol në majë dhe qytetin poshtë
tij. Të tilla janë Lisi, Zgërdheshi dhe ndonjë
qendër tjetër që u ndërtuan në faqe kodrash.
Qendrat e vjetra që u dhanë jetë këtyre qyteteve
zinin më parë majat e kodrave. Me kalimin e kohës
kufijtë e ngushtë të këtyre qendrave u
kapërcyen dhe qyteti u shtri nëpër faqet e kodrave. Kur
u forcuan ekonomikisht qytetet rrethuan sipërfaqen e re me mure
mbrojtëse, duke i zgjatur ato në vijim të mureve
ekzistuese të vendbanimit të mëparshëm; muri i
poshtëm i qendrës së vjetër u kthye në
këtë rast në një mur të brendshëm të
tërthortë, që ndante qytetin në dy pjesë:
në atë të sipërm - akropolin, dhe në atë
përfund tij - qytetin e poshtëm. Në Lis, ky tip qyteti
pati një zhvillim të mëtejshëm, duke krijuar
një ndarje të tretë, qytetin e mesëm, që
veçohej prej pjesëve të tjera të qytetit me
një mur të dytë të brendshëm. Qendra e
vjetër e tyre ishte ndërtuar mbi pllajën e vogël
të një kodre të veçuar me faqe të thepisura,
prandaj qyteti u zhvillua këtu rreth e qark qendrës së
vjetër. U krijua kështu një tip qyteti me akropolin
në mes dhe qytetin rreth tij. Qytetet e këtij tipi duket se
nuk kishin një mur të jashtëm rrethues për lagjet e
jashtme dhe mjaftoheshin vetëm me fortifikimin e akropolit.
Ndryshe prej këtyre qyteteve, Antipatrea, Dimale,
Margëlliçi, Irmaj etj., u ngritën mbi kodra që
kishin një syprinë kryesisht të rrafshtë me kurrize
e thyerje të buta. Këto qytete që lindën mbi
një truall të ri duket se nuk kanë pasur akropol dhe
territoret e tyre rrethoheshin me një mur të vetëm. Ato
përbëjnë tipin e tretë të qyteteve ilire.

Prej qyteteve të vjetra Bylisi ndoqi një rrugë të
veçantë në zhvillimin e tij. Kodra e Klosit, mbi
të cilën ishte ngritur qyteti i vjetër, në fund
të shek. IV nuk i plotësonte më nevojat e zgjerimit
të kësaj qendre. I vetmi vend që paraqiste kushte
më të përshtatshme për këtë qëllim
ishte kodra e Hekalit, 1 500 m prej Klosit, ku filluan të vendosen
qytetarët, duke i dhënë jetë një vendbanimi
të ri. Që nga kjo kohë të dyja qendrat u zhvilluan
paralelisht si dy pjesë të veçanta, por të
ndërlidhura, të një dyqytetshi, ku i riu fitoi
epërsinë dhe u bë më përfaqësuesi. I
parë më vete Bylisi ka të gjitha tiparet e qyteteve
të tipit të tretë, pa akropol. por së bashku me
Klosin ai përbën një kategori të
veçantë qyteti. Pavarësisht nga klasifikimet e
ndryshme që mund t’u bëhen qyteteve ilire, trajtimi i
tyre urbanistik u përgjigjej disa kërkesave themelore,
siç ishin vendosja e qendrës së banuar në
një terren jo të sheshtë, rrethimi i saj me mure, ndarja
e territorit brenda mureve në tri pjesë kryesore, për
banim, për veprimtari shoqërore e mbrojtje dhe krijimi sipas
kushteve të terrenit, i unitetit midis agorasë dhe
komplekseve të banimit. Një nga kriteret bazë të
qytetit ilir të asaj kohe ishte modelimi sipas vijës së
jashtme i mureve rrethuese, traseja e të cilëve
shfrytëzon sa më mirë mundësitë mbrojtëse
të terrenit. Në këtë sistem fortifikimi muret e
qendrave të vjetra të epokës së hekurit
shfrytëzoheshin vetëm pjesërisht. Qytetet e ngritën
mbrojtjen e tyre mbi një bazë krejt të re që u
përgjigjej nivelit dhe kërkesave të kohës. Muret
rrethuese të Lisit dhe të Shkodrës u ndërtuan
në stilin e njohur trapezoidal-poligonal, kurse ato të
Bylisit, Dimales, Margëlliçit, Irmajt e të
Zgërdheshit, ndiqnin stilin kuadratik. Këto ishin mure
të fuqishme të ndërtuara me blloqe të mëdha e
të skalitura me një trashësi prej 2,70-3,50 m dhe
që në kohën e vet arrinin një lartësi prej
10-12 m. Ato përforcohen tani me kulla të shumta.

Në qoftë se vendbanimet e para kishin një ose dy porta,
qytetet që kanë tani një jetë më të
dendur dhe lëvizje të madhe kanë porta të shumta,
të mëdha e të vogla, për të lehtësuar
hyrjen e daljen e qytetarëve. Meqenëse portat
përbënin pikat më të prekshme, mbrojtjes së
tyre i kushtohej një kujdes i veçantë. Ato zakonisht
vendoseshin midis dy kullave dhe në rastin kur mbroheshin nga
një e tillë e vetme, atëherë kulla ngrihej në
anën e djathtë të hyrjes, me qëllim që të
shfrytëzohej krahu i zbuluar i armikut. Nuk njihet ende në
masën e duhur ndërtimi i brendshëm i këtyre
qyteteve, por edhe ato të dhëna të pakta që kemi
dëshmojnë se ato janë ndërtuar sipas shembullit
të qyteteve bashkëkohëse në Greqi, Maqedoni dhe
në Epir, në bazë të parimeve urbanistike të
njohura të kohës helenistike. Përveç ndarjeve
të mëdha, akropolit dhe qytetit të mesëm e të
poshtëm, në këto qytete dallohet edhe pjesa ku
ndodheshin sheshi publik dhe tregu i qytetit. Skodra e Lisi dhe qytete
të tjera të ngritura buzë detit apo lumenjve, kishin
edhe skelat e tyre. Rrugët ishin një element themelor
urbanistik që e ndanin qytetin në insola, që niseshin
nga hyrjet kryesore apo të dyta, përshkonin qytetin në
drejtime të ndryshme dhe lidhnin në mënyrë organike
pjesët përbërëse të tij. Vendet më
në dukshme janë përdorur në qytetet ilire për
ndërtimin e godinave të rëndësishme shoqërore.
Vende të tilla zinin tempujt, teatrot, portikët, stadiumi
në Bylis, Amantie, Dimale etj., varret monumentale në
Selcë të Poshtme etj.. Kur terreni ishte i pjerrët, ai
sistemohej për nevoja të ndërtimeve qytetare me anë
tarracash. Një kujdes i veçantë i kushtohej pajisjes
së qytetit me kanale kulluese, të cilat shkarkonin
ujërat jashtë mureve rrethuese. Furnizimi me ujë të
pijshëm mbështetej kryesisht në sterat dhe rezervuaret
që ndërtoheshin brenda qytetit ose në
trashësinë e mureve rrethuese.

Një ide mbi madhësinë e qyteteve ilire e japin
hapësira që ato zinin dhe perimetri i mureve të tyre
rrethuese. Kështu, Lisi zinte një sipërfaqe prej rreth
20 ha dhe muret e tij kishin një gjatësi prej 2 200 m; Bylisi
shtrihej mbi një sipërfaqe prej 28 ha, ndërsa muret
ishin 25 550 m të gjatë, kurse Klosi kishte pushtuar në
kodrën e vet 18 ha tokë, që rrethoheshin prej muresh me
një gjatësi prej 1 850 m. Nuk dimë shtrirjen e
saktë të Skodrës, por duket se ka qenë pak më
e madhe se ajo e Lisit. Qytetet e tjera, si Antipatrea, Dimale,
Zgërdheshi kishin një madhësi mesatare: sipërfaqja
e shtrirjes së tyre arrinte deri në 10-15 ha, kurse muret
perimetrale nuk i kalonin të 1 400 m. Një grup i tretë
qytetesh, si Irmaj, Margëlliçi etj., ishin më të
vegjël; muret e tyre ishin nën 1 400 m të gjatë dhe
rrethonin sipërfaqe të vogla prej 5-7 ha. Megjithëse
qytetet e kësaj kohe shtriheshin edhe tej mureve rrethuese
(jashtë tyre gjejmë dendur gjurmë banesash, tempuj e
ndërtime të tjera), prapëseprapë truallin kryesor
të qytetit e përbënte territori brenda mureve rrethuese.


Muret rrethuese dhe godinat shoqërore që janë ruajtur
dëshmojnë se ndërtimet e tyre u nënshtroheshin
parimeve të njohura të urbanistikës antike. Vetëm
ndërtues të aftë dhe me njohuri të thella teknike
mund të zgjidhnin detyrat e ndërlikuara që paraqisnin
ndërtimet mbrojtëse dhe ato me karakter publik e privat,
në atë shkallë të gjerë dhe në atë
nivel të lartë që njohin qytetet ilire që nga fundi
i shek. IV deri në mesin e shek. III. Jeta dhe kërkesat e
kohës i përgatitën këta ndërtues midis
vetë popullsisë ilire. Realizimi i këtyre
ndërtimeve ishte vepër e një shoqërie
skllavopronare që kishte mundësitë e organizimit dhe
të sigurimit të materialeve për një veprimtari kaq
të gjerë ndërtuese. Procesi i shndërrimit të
disa qendrave të fortifikuara të epokës së hekurit
në qytete nuk përfshin dhe as që mund të
përfshinte të gjitha këto qendra. Midis tyre u
veçuan dhe u kthyen në qytete vetëm ato që kishin
një pozitë gjeografike të përshtatshme për
një zhvillim më të lartë. Pjesa tjetër,
më e madhja e tyre, ruajti pamjen e dikurshme me një
jetë ekonomike të kufizuar. Nevojat e mbrojtjes dhe të
tregtisë bënë, nga ana tjetër, që krahas
këtyre qendrave të lindin në rrugët e
komunikacionit ose rreth qyteteve edhe një varg vendbanimesh
të vogla, të fortifikuara, me funksione ushtarake e
administrative. Të tilla mund të konsiderohen kalaja e Xibrit
në Mat, e cila zinte një pikë kyçe në
rrugën që të çonte prej Dyrrahut në krahinat
e brendshme lindore nëpër Shkallën e Tujanit - Qafë
Murrizë - Dibër - Maqedoni; qyteza e Shkamit në
rrugën e Krrabës, kulla e Kamunaut në Sulovë,
në rrugën që lidhte ultësirën bregdetare pas
Apolonisë me luginën e Devollit; pikëvrojtimi i Rabies
në Mallakastër, në rrugën që ndjek krahun e
djathtë të Vjosës e të tjera si këto, të
cilat gjenden pa përjashtim në të gjitha rrugët e
dorës së dytë që përshkonin truallin e vendit
tonë. Tek autorët antikë dhe në burimet epigrafike
këto qendra përmenden si kështjella apo fortesa rreth
qyteteve me termat castellum apo peripolia. Ato janë në
funksion të qyteteve qoftë nga pikëpamja strategjike dhe
administrative, qoftë nga ajo ekonomike. E para duket në
vendosjen e tyre pranë qafave ose rrugëve që të
çojnë drejt qytetit, duke krijuar një kurorë
fortifikimesh në zonën gjeografike ku qyteti mbizotëron
me ekonominë e vet. E dyta shprehet në faktin se ato më
tepër konsumojnë prodhimet e qytetit sesa prodhojnë
vetë.
Aldi
Aldi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 240
 <b>Piket</b> Piket : 248
Regjistruar : 04/05/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Gjakova

http://www.hapesira.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HISTORIA E SHQIPETAREVE - Faqe 2 Empty Re: HISTORIA E SHQIPETAREVE

Mesazh nga Aldi Sat 27 Jun 2009 - 21:09

Rritja e prodhimit zejtar dhe e tregut



Në fushën e prodhimit kjo periudhë shënon
përparime të dukshme. Punishte të shumta metalesh
funksiononin në çdo qytet. Mbeturinat e farkave, zgjyrat,
të cilat janë ndër gjetjet e zakonshme në trojet e
këtyre qyteteve, dëshmojnë qartë për
këtë. Pasuritë minerale të Ilirisë së
Jugut, veçanërisht ato të bakrit dhe të hekurit u
siguronin atyre lëndë të parë të bollshme.
Në këto punishte farkëtoheshin veglat e punës,
armët dhe punoheshin stolitë e enët metalike që u
nevojiteshin qytetarëve dhe banorëve të rretheve në
jetën e tyre të përditshme. Gjetja me shumicë e
këtyre sendeve në qytetet dhe në varrezat e kësaj
kohe dëshmon për karakterin intensiv të prodhimit zejtar
dhe për konsumin e gjerë të këtyre mallrave.
Në qytete kishte edhe punishte zejesh të tjera si ato
për regjjen e lëkurave, punimin e veshmbathjes, endjen dhe
thurjen e rrobave etj.. Një nga zejet më të
rëndësishme ishte ajo e gurgdhendësve, të
cilët angazhoheshin në ndërtimet monumentale të
qytetit, si në ndërtimin e mureve rrethuese të qytetit,
në godinat shoqërore, në ngritjen e varreve monumentale
etj.. Veprimtaria e grupeve të specializuara të
gurgdhendësve provohet nga guroret e zbuluara në Selcë
të Poshtme, Bylis, Amantia, në shkallët e Konispolit
etj..

Zhvillim të dukshëm mori edhe zejtaria e prodhimeve qeramike.
Enët prej balte që dilnin tani nga punishtet e qyteteve ishin
të punuara kryesisht me çarkun e poçarit, kurse
sasia e atyre të punuara me dorë është tepër e
kufizuar. Kalimi në teknikën e re të prodhimit të
enëve u shoqërua me largimin nga format tradicionale dhe me
përshtatjen në shkallë të gjerë të
formave greke. Nuk mungojnë edhe përpjekjet për të
zhvilluar format e vjetra, por zakonisht ato çojnë në
ndërthurje eklektike që nuk gjejnë përhapje të
gjerë, me sa duket për shkak se nuk u përgjigjeshin
kërkesave të tregut dhe shijeve të kohës. Prodhimi
i enëve me forma greke merr përhapje të gjerë.
Kështu nga furrat e punishteve qeramike të qyteteve ilire
dalin tani enë të llojeve të ndryshme, duke filluar prej
atyre të mëdha, si pitosa e amfora e deri tek enët e
përdorimit të gjerë apo të luksit të lyera me
vernik të zi apo të pikturuara. Një vend me
rëndësi në këtë kohë zë edhe
prodhimi i tullave e sidomos i tjegullave, që përdoreshin
në ndërtimin e banesave dhe të godinave shoqërore.
Sot njihen pothuajse për çdo qytet punishte qeramike
të tilla që ishin pronë private e qytetarëve
ilirë. Sipas vulave që kanë enët apo tjegullat del
se një punishte në Lis ishte pronë e një farë
Ortai; në Irmaj pronarët e punishteve quheshin Trito, Pato,
Bato dhe Pito; një vulë me emrin e Kleitit, nga rrethi i
Gramshit i takon një punishteje në Irmaj. Një Plator
vulos buzën e një pitosi të gjetur në Tren të
Korçës, kurse një Epikad te një enë
tjetër e këtij lloji nga rrethi i Pogradecit. Pronari i
një punishteje qeramike në Selcë të Poshtme
(Polion) quhej Gent , në Bylis (Klos) një punishte e
tillë i takonte Balaneut , kurse në Dimal kemi pronarët
Epikad dhe Olnio. Në qytete të tjera, si në
Zgërdhesh e Margëlliç vulat e pronarëve janë
të shënuara me monograme apo shenja simbolike. Krahas
këtyre, nëpër këto qendra ka edhe vula që
mbajnë emra grekë e maqedonë. Prania e këtyre
emrave në vulat e punishteve qeramike të qyteteve ilire nuk
është domosdo e lidhur me qytetarë të
origjinës greke apo maqedone në këto qendra. Në
periudha të caktuara dhe aty ku pati vend një pushtim i
qëndrueshëm maqedon, kjo gjë padyshim edhe mund të
ketë ndodhur. Por kjo dukuri lidhet kryesisht me ndikime të
karakterit kulturor, si pasojë e të cilave këta emra u
përhapën dhe u adaptuan nga popullsia ilire. Dëshmi
të gjalla të kësaj dukurie vihen re në mbishkrimet
varrimore të Apolonisë e të Dyrrahut ku emri i parë
është grek, kurse i dyti, ai i atit, është ilir ose
anasjelltas. Në Apoloni kemi emra të tillë, si Nikanori
i Gentit (???a???a Ge?????), ose në Dyrrah Anaia e Glaukisë
(?????a G?a???a), Epiktesi i Tritos (?p??t???? ???t??), Teutaia e
Aristionit (?e?t??a ??e?????), Euklidi i Tritos (?p??t?a?? ???t??),
Teutaia e Aleksenit (?e?t??a ??e??????), Brygu i Afrodisit (??????
?f??d?s?) etj..

Rritja e prodhimit zejtar i dha hov qarkullimit më të dendur
të mallrave dhe zgjerimit të tregtisë. Prodhimet e
zejtarisë së qyteteve ilire mbulojnë tani rrethin e tyre
të ngushtë dhe lëvizin në drejtimet më të
ndryshme për të ushqyer reciprokisht tregjet e
njëri-tjetrit; jo rrallë ato shtrihen në krahina të
brendshme. Në qoftë se deri në fund të shek. IV
popullsia e këtyre krahinave të largëta kënaqej me
prodhimet e qeramikës lokale të punuar me dorë
ndërsa prodhimet e importit ishin sende luksi tepër të
rralla, më vonë prodhimet e qeramikës qytetare ilire
depërtojnë gjerësisht në këto anë dhe
hyjnë në konsumin e përditshëm të
popullsisë. Zonat e thella të dasaretëve dhe të
fiseve të tjera më të vogla që banonin në
krahinat malore të rrjedhjeve të sipërme të
Shkumbinit, të Devollit dhe të Osumit furnizonin me prodhimet
e tyre qytetet e jugut, të cilat ishin më të dendura dhe
më të zhvilluara. Marrëdhëniet e botës ilire
me Dyrrahun e Apoloninë bëhen më intensive.
Megjithëse këto nuk janë më qendrat e vetme që
furnizojnë tregun ilir, prapëseprapë vazhdojnë
të luajnë një rol të rëndësishëm.
Midis tyre duket se ka një ndarje të qartë të
zonave të tregtimit: ndërsa Dyrrahu shtrin veprimtarinë
e vet kryesisht mbi krahinat në veri të Shkumbinit, në
orbitën e Apolonisë hyjnë ato në jug të
këtij lumi. Përmes këtyre dy qendrave përhapen
gjerësisht në Iliri edhe prodhimet e qyteteve të
Apulisë. Mallrat e qendrave greke që gjenden krahas tyre
janë përkundrazi më të rralla, kurse ato maqedone
dhe të Epirit ndeshen kryesisht në zonat kufitare.
Rrugët kryesore nëpër të cilat lëviznin
mallrat dhe zhvillohej tregtia me botën ilire ishin luginat e
lumenjve; ndër to ajo e Drinit, e Shkumbinit, e Devollit, e Osumit
dhe e Vjosës formonin arteriet më të
rëndësishme. Rrugë të tjera të shumta, të
dorës së dytë, përshkonin grykat e ngushta dhe
qafat e maleve për të lidhur njërën krahinë me
tjetrën. Sado të vështira që ishin këto
rrugë, asnjë krahinë e Ilirisë Jugore nuk mbeti
në këtë kohë e izoluar dhe jashtë ndikimit
të marrëdhënieve tregtare me qytetet. Më e
rëndësishmja është se në tregun e
brendshëm mbizotëronin prodhimet lokale, të cilat
konkurronin si me prodhimet që vinin nga Dyrrahu e Apolonia, ashtu
edhe me ato të importit dhe që ishin kryesisht sende luksi.
Fuqizimi ekonomik dhe rritja e prodhimit zejtar u lejoi qyteteve
Skodra, Bylis, Amantia e Olympe të presin gjatë gjysmës
së parë të shek. III monedhat e tyre prej bronzi në
emër të bashkësive qytetare përkatëse.
Aldi
Aldi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 240
 <b>Piket</b> Piket : 248
Regjistruar : 04/05/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Gjakova

http://www.hapesira.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HISTORIA E SHQIPETAREVE - Faqe 2 Empty Re: HISTORIA E SHQIPETAREVE

Mesazh nga Aldi Sat 27 Jun 2009 - 21:09

Organizimi shoqëror e politik



Burimet nuk hedhin dritë plotësisht mbi strukturën
shoqërore dhe organizimin politik të qytetit ilir.
Megjithatë nuk është vështirë të kuptohet
se një bazë ekonomike e tillë si ajo që u krijua
në Iliri në kohën e lulëzimit të jetës
qytetare i takonte një shoqërie antike të zhvilluar me
të gjitha tiparet e saj. Duke qenë qendra ekonomike, një
vend me rëndësi në popullsinë e qyteteve zinte
shtresa e prodhuesve zejtarë dhe e mjeshtërve ndërtues,
të cilët mund të ishin qytetarë të lirë
ose dhe skllevër. Prania e këtyre të fundit
dëshmohet në qytetet ilire vetëm përmes burimeve
që lidhen me ngjarjet e mbarimit të shek. III dhe ato të
fillimit të shek. II p.e. sonë, por nuk ka dyshim se në
këtë kohë ato nuk janë një dukuri e re, ashtu
si nuk janë vetë qytetet që përmendëm.
Shtresën tjetër të popullsisë e përbënin
pronarët e punishteve zejtare, tregtarët dhe në qytetet
bregdetare, detarët. Krahas tyre, në qytetet ilire jetonin,
me sa duket, edhe përfaqësues të aristrokracisë
së vjetër fisnore që mbështeteshin në
pronën e tokave dhe të blegtorisë. Si e tillë
popullsia e qyteteve paraqitej në këtë etapë e
diferencuar shumë qartë në shtresa shoqërore me
interesa të ndryshme. Nga pikëpamja e organizimit politik mbi
bazën e federalizmit qyteti së bashku me rrethinat fshatare
dhe kështjellat që formonin sistemin e tij mbrojtës dhe
u shërbenin nevojave të tregtisë, përbënin
koinonin që mbante emrin e qytetit kryesor, i cili ishte qendra e
kësaj njësie. Koinoni kishte organe që zgjidheshin
çdo vit nga eklesia ose mbledhja e përgjithshme. Prej saj
dilte këshilli legjislativ ose buleja, si dhe organi
përfaqësues i njësive i përbërë nga
damiorgët. Zbatimi i vendimeve bëhej nga një kolegj
nëpunësish, të quajtur prytanë që zgjidheshin
çdo vit, të shoqëruar nga një sekretar. Në
krye të koinonit qëndronte strategu. Në koinonin e
bylinëve strategu ishte një nëpunës ushtarak
që shoqërohej në këtë funksion edhe nga
hiparku, komandanti i kalorisë. Pastaj vinin me radhë
nëpunësit e ngarkuar me edukimin e rinisë
(gymnasiarkët), me organizimin e festave dhe të garave
sportive (epimeletët), me drejtimin e rojeve (toksarkët,
peripolarkët) etj..

Koinoni duke qenë një organizëm autonom
përbënte një njësi administrative të shtetit
ilir. Si rrjedhim, shteti përbëhej nga disa koinone të
organizuara mbi bazën e federatizmit. Veprimtari e
rëndësishme e qyteteve ishte emetimi i monedhave. Skodra,
Lisi, Bylisi, presin monedhat e tyre në emër të
bashkësive qytetare, gjë që dëshmon jo vetëm
për fuqinë ekonomike të këtyre qyteteve, por edhe
për një autonomi politike që ato gëzonin në
kuadrin e shtetit ilir. Simbolet e monedhave të tyre hedhin
dritë, mbase edhe mbi karakterin e pushtetit politik në
këto qytete. Pasqyrimi i anijes në monedhat e Skodrës ka
mundësi të përfaqësojë një shenjë
për tregtinë detare që zhvillonte qyteti dhe të
jetë, në këtë mënyrë, një e
dhënë e tërthortë për peshën sunduese
të shtresës tregtare në qytet. Në Bylis,
përkundrazi, përdoret si simbol fytyra e themeluesit
legjendar të qytetit, duke theksuar me këtë
traditën, me të cilën lidhej kryesisht shtresa
aristrokratike e qytetit. Pak më i qartë bëhet ky
problem në burimet e çerekut të fundit të shek.
III. Këtu për herë të parë bëhet
fjalë se në krye të qyteteve qëndronin polidinastet
(sundimtarë të qyteteve), të cilët i
nënshtroheshin plotësisht pushtetit të mbretit.
Aldi
Aldi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 240
 <b>Piket</b> Piket : 248
Regjistruar : 04/05/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Gjakova

http://www.hapesira.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HISTORIA E SHQIPETAREVE - Faqe 2 Empty Re: HISTORIA E SHQIPETAREVE

Mesazh nga Aldi Sat 27 Jun 2009 - 21:10

Dyrrahu dhe Apolonia




Përfshirja e Dyrrahut dhe e Apolonisë në gjirin e
shtetit ilir pati pasoja të rëndësishme si për
jetën e këtyre qyteteve, ashtu edhe për vetë
shtetin ilir. Të dhënat arkeologjike tregojnë se qysh
nga çereku i fundit të shek. IV p.e. sonë, lidhjet e
këtyre qyteteve me botën ilire bëhen më të
dendura dhe më të drejtpërdrejta. Tregtisë së
Dyrrahut dhe të Apolonisë iu hapën lirisht rrugët e
gjera të tregut ilir. Që nga kjo kohë në krahinat e
brendshme ilire fillojnë të depërtojnë me
lehtësi prodhimet e zejtarisë së zhvilluar të tyre.
Nëpërmjet këtyre qyteteve, në Iliri hynin mallrat e
importit, midis të cilave vendin më të
rëndësishëm e zinin ato që vinin nga brigjet e
përtejme të Adriatikut. Dyrrahu dhe Apolonia fillojnë
të hedhin në treg monedha të reja argjendi, ndër
të cilat përhapje të gjerë merr drahma e
argjendtë e këtyre dy qyteteve. Ajo ishte destinuar kryesisht
për tregtinë me botën ilire, prandaj edhe me të
drejtë është pagëzuar « drahma ilire ».
Shfaqje e re e kësaj kohe është prerja nga këto
qytete e monedhave të bronzit. Vënia në qarkullim dhe
pranimi në masë, siç tregojnë gjetjet, i
këtyre monedhave me vleftë shumë herë më
të vogël se monedhat e argjendit, tregon se ekonomia monetare
ishte zhvilluar në një shkallë të gjerë
në Iliri. Gjatë kësaj kohe Dyrrahu dhe Apolonia
jetojnë një periudhë të vërtetë
lulëzimi. Ndërtimet më të rëndësishme e
më monumentale në këto qytete i përkasin
periudhës pas mesit të shek. IV p.e. sonë. Forcimi
ekonomik dhe pasurimi i tyre nga tregtia me botën ilire u lejuan
të ndërtonin mure të fuqishme mbrojtëse, që
përfshinin në gjirin e tyre sipërfaqe shumë më
të mëdha nga ato që njihnin më parë, të
ngrinin tregje e sheshe publike, shëtitore, tempuj, gjimnaze e
godina të mëdha administrative.

Një dukuri e re filloi të përshkojë dhe të
ndryshojë në një drejtim të caktuar jetën
shoqërore të këtyre qyteteve dhe përbërjen e
mëparshme etnike të tyre. Emrat ilirë që janë
gjetur vitet e fundit mbi gurët e varreve të zbuluara në
nekropolin e Dyrrahut, përbëjnë mbi 1/3 e
tërësisë së emrave të njohur në
këtë qytet nga monumentet epigrafike. Këto emra
dëshmojnë praninë në masë të
popullsisë ilire në to. Emrat ilirë të
prytanëve dhe të nëpunësve monetarë që
gjenden në të dyja faqet e monedhave prej argjendi dhe bronzi
dhe emrat në vulat e tjegullave të Dyrrahut dhe të
Apolonisë, tregojnë se popullsia ilire kishte një
peshë me rëndësi në jetën ekonomike, dhe
kishte siguruar të drejta qytetare të plota deri në
zënien e posteve më të larta në jetën
administrative e politike të qytetit. Midis emrave të
shumtë ishin edhe këta: ??????, Ge?????, ?a????, ?aa???da?,
???ta???, ?????????, ???t??, për Dyrrahun, ?at??, ?p??ad?? etj.,
për Apoloninë. Kështu qysh nga fundi i shek. IV p.e.
sonë, Dyrrahu dhe Apolonia humbasin karakterin tipik të
një kolonie, mbasi popullsia e tyre përbëhet në
një përqindje të madhe edhe nga ilirët. Procesi i
ilirizimit të këtyre qyteteve, rezultat i shtrirjes së
sovranitetit ilir mbi to, ushtroi një ndikim të thellë
mbi gjithë jetën sociale-politike e kulturore të
Ilirisë në shekujt e mëpastajmë. Rezultati i
këtij procesi qe shkëputja e plotë e Dyrrahut dhe e
Apolonisë nga qytetet mëmë dhe integrimi i tyre i
plotë në jetën ekonomike e politike të shtetit
ilir. Këtë integrim e favorizonte përputhja e interesave
të tyre ekonomike e politike me ato të shtetit ilir. Mbreti
dhe shtresa sunduese e shtetit ilir lakmonin fuqinë ekonomike
të këtyre qyteteve të mëdha, kurse
skllavopronarët e Dyrrahut dhe të Apolonisë pushtetin e
fuqishëm të sundimtarëve ilirë mbi një
krahinë shumë më të gjerë se sa territoret e
ngushta të qyteteve- shtete të tyre me pasuri dhe treg
të gjerë. Rezultati u arrit, siç tregojnë faktet,
sado të pakta, nëpërmjet një lufte të
ashpër politike, mjaft të ndërlikuar, ku u përzien
edhe fuqi të jashtme, por edhe si rrjedhojë e një
domosdoshmërie të diktuar nga kushtet objektive të
kohës.
Aldi
Aldi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 240
 <b>Piket</b> Piket : 248
Regjistruar : 04/05/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Gjakova

http://www.hapesira.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HISTORIA E SHQIPETAREVE - Faqe 2 Empty Re: HISTORIA E SHQIPETAREVE

Mesazh nga Aldi Sat 27 Jun 2009 - 23:09

RËNIA E DINASTISË SË GLAUKISË



Gjendja politike në vitet 270-231




Pas luftës së fundit të Mytilit kundër Aleksandrit
II të Epirit, në vitin 270, nuk flitet më në
burimet për shtetin ilir. Duke zbritur drejt vitit 230 dalin
të dhëna të reja mbi këtë shtet.
Megjithëse në vështrimin e parë kjo duket si
një periudhë e errët, ajo përbën në
vetvete një faqe me shumë interes në historinë
ilire. Gjatë gjysmë shekulli, që nga Glaukia deri te
Mytili, shteti ilir kishte mundur t’i bënte ballë me
sukses agresionit të Kasandrit dhe më pas të Pirros e
pasardhësit të tij. Të gjithë këta kishin
dështuar në ndërmarrjet e tyre dhe më në fund
qenë detyruar të hiqnin dorë prej Ilirisë.
Ndërkaq gjendja në Greqi mbetej e paqëndrueshme.
Sundimtarët maqedonë, Antigon Gonata dhe i biri i tij
Demetri, u gjendën tërësisht të angazhuar në
teatrin grek të veprimeve politike e ushtarake për të
ruajtur hegjemoninë e Maqedonisë në këto anë.

Për shtetin ilir kjo qe një periudhë qetësie
në marrëdhëniet me fqinjët, veçanërisht
me Maqedoninë, dhe me këtë duhet shpjeguar edhe heshtja
e burimeve. Por nuk qe Gonata ai që « diti, siç
pretendohet, t’u imponojë paqen fqinjëve
veriperëndimorë ». Burimet nuk bëjnë
fjalë për një gjë të tillë. Në
qoftë se midis Ilirisë dhe Maqedonisë nuk pati në
këtë kohë ndonjë konflikt, kjo duhet shpjeguar
më tepër me faktin se ilirët, të lodhur nga
luftërat e deriatëhershme, nuk mundnin, pra, edhe nuk
kërkuan t’i shfrytëzonin vështirësitë e
Maqedonisë në interes të tyre.

Ndërkaq ka të ngjarë që nga mesi i shek. III p.e.
sonë ose pak më parë shteti ilir të ketë
njohur një periudhë trazirash të brendshme,
hollësitë e të cilave nuk njihen mirë. Nuk
është çudi që zhvillimi i vrullshëm i
qyteteve të veriut, të mbetura jashtë konflikteve
luftarake që prekën pjesën jugore të shtetit ilir
bashkë me qytetet e tij, të ketë ndryshuar raportin e
forcave dhe të ketë ndikuar apo të jetë
bërë bazë e ndryshimeve politike që pasqyrohen
vetëm në zëvendësimin e dinastisë sunduese
të Glaukisë me atë të Agronit dhe në
shkëputjen e dy qyteteve të rëndësishme të
Adriatikut Lindor, të Dyrrahut e të Apolonisë, nga
shteti ilir.
Aldi
Aldi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 240
 <b>Piket</b> Piket : 248
Regjistruar : 04/05/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Gjakova

http://www.hapesira.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HISTORIA E SHQIPETAREVE - Faqe 2 Empty Re: HISTORIA E SHQIPETAREVE

Mesazh nga Aldi Sat 27 Jun 2009 - 23:09

K R E U I V




SHTETI I EPIRIT







1. LINDJA E SHTETIT TEK EPIROTËT




Territori dhe popullsia

Në periudhën antike treva që nga malet e Llogarasë
dhe të Kudhësit me rrjedhjen e mesme të Vjosës
në veri dhe deri në gjirin e Ambrakisë dhe në
kufijtë e Etolisë në jug, që nga malet e Pindit
në lindje e deri tek brigjet e detit Jon në perëndim,
përbënte një njësi gjeografike- politike më
vete të formuar historikisht dhe të njohur me emrin Epir, nga
greqishtja e vjetër Apeiros që do të thotë stere,
tokë. Me fjalën Epir autorët grekë nënkuptonin
në fillim çdo vend kontinental përballë ishujve.
Po me këtë kuptim, p.sh., Homeri e quan Akarnaninë Epir,
gjithashtu më vonë edhe Tukididi. Kështu i quanin edhe
brigjet përkundrejt tyre banorët e ishujve të Jonit,
duke u nisur nga pozita e vet ishullore.

Ky emër i përdorur në fillim si një emër i
përgjithshëm për të caktuar pozitën
kontinentale të krahinës etnikisht ilire, që ndodhej
përballë tyre, u shndërrua më vonë në
një nocion të përveçëm gjeografik, që i
atribuohej një krahine të veçantë me kufijtë
pak a shumë të përcaktuar historikisht. Në
këtë kuptim emri Epir ndeshet për të parën
herë tek shkrimtari grek i fundit të shek. VI p.e. sonë,
Hekateu, kur thotë se Oriku është liman i Epirit, dhe
pak më vonë tek Pindari, i cili e quan Epirin « të
famshëm me hapësira kodrash të shkëlqyeshme...
që fillojnë nga Dodona e deri në brigjet e Jonit ».

Në gjysmën e dytë të shek. IV p.e. sonë, me
transformimin e bashkësisë molose në një shtet
të ri federativ, të quajtur epirot, që përfshinte
pjesën më të madhe të popullsisë së
këtij territori duke pasur një nënshtetësi të
vetme, epirote, emri Epir merr tani një kuptim të
përcaktuar qartë politik. Shkrimtari grek i shek. IV p.e.
sonë numëron në këtë kohë në Epir
vetëm 14 fise, por nga burimet e tjera historike-epigrafike
rezulton që ky numër të ketë qenë shumë
më i madh. Nga fiset më kryesore ilire, të cilat
luajtën një rol të rëndësishëm në
historinë politike të kësaj krahine, përmenden
sidomos thesprotët, kaonët, molosët etj.. Ndërmjet
këtyre fiseve ndodhnin luftëra të vazhdueshme për
epërsi territoriale dhe politike dhe kishte një prirje
për separatizëm midis sundimtarëve të
veçantë të tyre. Kjo gjendje vazhdoi të
paktën deri në fillim të shek. IV p.e. sonë, kur
mbretërit molosë arritën t’u imponohen shumë
prej fiseve fqinje epirote dhe të krijonin një mbretëri
të fuqishme, me bazë federative, që autorët
grekë e quanin Koinon të molosëve.






Premisat për krijimin e shtetit në Epir





Si rezultat i zhvillimit të mëparshëm
ekonomiko-shoqëror, në shek. V p.e. sonë në Epir
ishin krijuar të gjitha premisat për lindjen e formacioneve
të hershme shtetërore. Diferencimi social, sidomos tek fiset
ekonomikisht më të përparuara të kësaj
krahine, siç ishin molosët, kaonët, thesprotët
etj., pasqyrohet qartë në burimet historike që në
shek. VIII- VII p.e. sonë, por tani ai merr përpjesëtime
më të gjera. Aristokracia epirote e tokës dhe e
bagëtive, kishte arritur t’u impononte pushtetin e vet
prodhuesve të vegjël fshatarë dhe të
shfrytëzonte për interesat e saja ekonomike punën e shtresave të tjera e të skllevërve.

Në duart e kësaj aristokracie ishin grumbulluar tashmë
pasuri të mëdha që i mundësonin asaj të hynte
në marrëdhënie të ngushta me shoqërinë
antike të Greqisë. Në gjysmën e dytë të
shek. V p.e. sonë, në Epir ekzistonin edhe shtresa të
tjera; përveç aristokracisë së tokës, ishte
fuqizuar edhe shtresa e zejtarëve e tregtarëve. Shumë
kuptimplotë në këtë drejtim paraqitet një
mbishkrim i vitit 427/426 zbuluar në sanktuarin e Poseidonit
në Tenarë, sipas të cilit një farë Eskrioni,
epirotas, liron skllavin e tij, Herakleid, duke ia kushtuar
këtë akt hyut të detrave. Sipas përmbajtjes dhe
vendgjetjes së mbishkrimit Eskrioni duhej të kishte qenë
pikërisht njëri nga përfaqësuesit e tregtarëve
skllavopronarë epirotas të lidhur me tregtinë detare.
Kjo është prova më e hershme epigrafike, që
dëshmon për ekzistencën e institucionit të
skllavërisë në Epir të paktën që nga
gjysma e dytë e shek. V p.e. sonë.

Mbi bazën e këtij diferencimi të brendshëm dhe
të luftës së vazhdueshme që bënin
sundimtarët e fiseve të veçanta për
nënshtrimin e fqinjëve të tyre, në Epir lindën
një tok federatash, sistemi politik i të cilave
mbështetej në bashkimin e një grupi fisesh të
federuara të quajtura koine. Më herët këto
bashkësi u krijuan rreth fiseve ekonomikisht dhe politikisht
më të fuqishme të Epirit, si tek thesprotët,
kaonët dhe molosët. Ashtu siç paraqiten në mesin
e shek. V, ato ndryshonin midis tyre jo vetëm nga madhësia
dhe rëndësia politike, por edhe nga struktura e tyre
organizative. Sipas një lajmi të Tukididit, i cili u
referohet viteve të para të luftës së Peloponezit,
Koinonet e kaonëve dhe të thesprotëve nuk e njihnin
pushtetin e mbretit. Në krye të tyre qëndronin dy
magjistratë më të lartë ekzekutivë të
quajtur në traditën historike, prostatë, të
cilët zgjidheshin çdo vit nga rrethet aristokratike të
fisit që kryesonte Koinonin.

Molosët, ndryshe nga dy koinonet e para, sundoheshin nga
mbretër, pushteti i të cilëve tanimë ishte
bërë i trashëgueshëm. Tukididi përmend që
në vitin 470 p.e. sonë një mbret molos Admetin, që
i dha strehim politik gjeneralit grek Themistokliut të dëbuar
me ostrakizëm nga Greqia. Sipas përshkrimit të
kësaj ngjarjeje, Admeti paraqitet si një sundimtar me
origjinë fisnike, i fuqishëm dhe me influencë deri
në rrethet qeveritare të Athinës. Për
veprimtarinë politike të federatave të Epirit burimet
historike heshtin pothuajse fare. Ato i shohim të dalin në
skenën e historisë vetëm në kohën e
luftës së Peloponezit, kur ushtritë e kaonëve,
të thesprotëve, të molosëve etj., me
sundimtarët e tyre në krye, marrin pjesë në
anën e Spartës në ekspeditën luftarake kundër
qytetit Strato të Akarnanisë. Midis këtyre
bashkësive të veçanta rolin më të
rëndësishëm dhe aktiv në historinë politike
të vendit filloi ta luajë Mbretëria e Molosëve.
Në qoftë se deri në fundin e shek. V p.e. sonë
këto bashkësi vepronin të veçuara dhe në
konflikte të brendshme me njëra-tjetrën, tani
është Mbretëria Molose ajo që do të marrë
iniciativën për të zgjeruar pushtetin e saj dhe për
ta vënë Epirin në rrugën e bashkimit të tij
politiko-ushtarak.
Aldi
Aldi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 240
 <b>Piket</b> Piket : 248
Regjistruar : 04/05/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Gjakova

http://www.hapesira.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HISTORIA E SHQIPETAREVE - Faqe 2 Empty Re: HISTORIA E SHQIPETAREVE

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi