nga Vizitor Wed 17 Mar 2010 - 4:57
Samsung’ fillon me prodhimin masiv të TV 3D |
|
|
|
|
Duket se përfundimisht ka ardhur koha që televizori tredimensional të hyjë edhe në shtëpitë tona, natyrisht me një çmim jo të ulët. Merret vesh se kompania “Samsung” ka filluar me prodhimin e ekraneve adekuate për televizorët LED dhe LCD ‘full-HD 3D’, me diagonale të madhësisë 40, 46 dhe 55 inç, duke shfrytëzuar teknologjinë ‘3D Active Glasses’ dhe teknologjinë e saj ekskluzive të ‘freskimit’ të ekranit me 240 Hz. Televizorët në fjalë do të jenë në gjendje që të riprodhojnë video-material në teknikën 2D dhe 3D me qartësi të plotë HD. Teknologjia e “Samsung”-ut “3D Active Glasses” së pari bllokon thjerrëzën e majtë, e më pas edhe atë të djathtë, duke shkaktuar ngadalësim me rastin e shfaqjes në të dy sytë, duke krijuar një shfaqje të besueshme 3D. “3D Active Glasses” është emri zyrtar, i cili në fillim të vitit është përcaktuar nga grupi punues “Glasses Standardization”, shoqata për elektronikën konsumuese (Consumer Electronics Association – CEA). Metoda e qelqit të polarizuar e cila më parë përdorej te syzat 3D, ka prodhuar shfaqje ndaras për e majtë dhe atë të djathtë, gjë që ka rezultuar me rezolucionin e fotove dydimensionale. Nëse marrim parasysh edhe deklaratat e sotme se “Sky” dhe “ESPN” do të shfaqin ngjarjet sportive në teknologji 3D, duket se është përgatitur çdo gjë për ardhjen e televizorëve 3D. |
|
|
|
|
|
|