Samsung krijon ekrane të tejdukshme
:: Sondazhe :: Tekonlogjia
Faqja 1 e 1
Samsung krijon ekrane të tejdukshme
Samsung Electronics ka krijuar panelet e ekraneve të tejdukshme që do të mund të përdoren si dritare high-tech, të cilat mund të shfaqin lajme ose informata tjera apo oferta speciale në dyqane të ndryshme përderisa do të lejojnë që të shikohet në brendi të objektit.
Samsung ka prezantuar konceptin e ri të ekraneve në Ekspozitën Ndërkombëtare FPD në Japoni dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë pjesëmarrësve.
Një tip i këtyre ekraneve, i bazuar në teknologjinë OLED (organic LED), është i dedikuar për përdorim në aplikacione me pakicë .
Në ekranet OLED, secili piksel përmban një material organik i cili emeton dritë kur ngarkohet me energji, kështu që ekrani do të jetë i dukshëm si në mes të ditës ashtu edhe gjatë natës.
Ekrani 46 inçësh është i ndjeshëm në prekje dhe ka disa ikona të cilat përdoren për qasje në aplikacione të ndryshme.
Në zyre ekrani mund të përdoret si dritare për të shikuar jashtë si dhe për prezantime të ndryshme, kurse në shtëpi mund të përdoret edhe për shfaqjen e recetave të ndryshme të ushqimit.
Samsung tha që përdoruesit nuk duhet të brengosen për sigurinë e të dhënave, sepse personat nga ana e kundërt shohin vetëm një reflektim gjatë ditës kurse gjatë natës një dritë uniforme.
E meta e tyre është se janë mjaft të shtrenjta dhe mund të prodhohen vetëm në madhësi që lejojnë teknologjitë e tyre. Për LCD kjo do të thotë 2.1 x 2.4 metra, që është më e vogël së shumë dritare të dyqaneve.
Dewil- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 10415
Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
Mosha : 37
Vendbanimi : Bantanama :)
:: Sondazhe :: Tekonlogjia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi