Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

4 sekrete të thjeshta për të qenë më të lumtur

Shko poshtë

4 sekrete të thjeshta për të qenë më të lumtur Empty 4 sekrete të thjeshta për të qenë më të lumtur

Mesazh nga Geri Sat 13 Mar 2010 - 6:30

Lucy Danziger

4 sekrete të thjeshta për të qenë më të lumtur Lucy2

A nuk do të donit që të kaloni më shumë ditë në jetën tuaj duke u
ndjerë tërësisht të plotësuar? Ju ka ndodhur të pyesni veten pse nuk
ndiheni të
lumtur pavarësisht gjërave të mira që iu ka ofruar jeta?


Nëse lejoni ofendimet dhe kritikat t'ju mërzisin, duke i përsëritur ato
si një monolog i brendshëm negativ pasi momentet e këqija kanë kaluar,
ju jeni
në të vërtetë si të gjithë të tjerët, së paku si shumica e njerëzve.
Por, ekzistojnë disa taktika të thjeshta që mund të jenë me të vërtetë
të afta të
vënë një buzëqeshje në fytyrën tuaj. Ju mund të rrisni ndjeshëm nivelin e
lumturisë, jo detyrimisht duke zbuluar se keni fituar llotarinë apo një
trashëgimi nga një i afërm i vjetër që nuk e dinit që ekzistonte, por
thjesht duke adoptuar mënyra të reja të të menduarit. Ndërkohë që rreth
50
përqind e aftësive tona për të qenë të lumtur është e përcaktuar nga ajo
që studiuesit e quajnë si "thirrje natyrore" për lumturi dhe 10 përqind
varet
nga rrethanat e jetës sonë, një pjesë e konsiderueshme prej 40 përqind
është plotësisht në dorën tuaj, pra nga mënyra se si ju zgjidhni të
reagoni
ndaj ngjarjeve, si përballeni me stresin, si zgjidhni të kaloni kohën
tuaj dhe më shumë.
Fakti se ne mund të influencojmë gati gjysmën e kënaqësisë tonë është
një zbulim mahnitës dhe ndërgjegjësimi mbi rolin që njeriu mund të luajë

nxitjen e lumturisë dhe gëzimit, e ka bërë eksperten e Shëndetit Vetjak
Mendor, Catherine Birndorf, që të shkruajë librin e saj të ri "Nëntë
Dhomat e
Lumturisë". Ajo që ka analizuar me kujdes situata të ndryshme që
ndikojnë në përkeqësimin e humorit dhe mënyrën se si njerëz të ndryshëm
reagojnë në
situata të njëjta dhe ka gjetur metoda të ndryshme që mund të
konsiderohen secila si sekreti i fshehtë i lumturisë: duke ndryshuar
qasjen tuaj ndaj
situatave të ndryshme, mund ta bëni zërin tuaj të brendshëm më pozitiv,
duke iu gëzuar pasionit tuaj (qoftë ai pasioni për lulet, sportin apo
udhëtimin) apo duke gjetur një sens të qëllimit që iu ndihmon të jeni më
të lumtur në secilën nga "dhomat" e shtëpisë tuaj emocionale. (Metafora

përdoret për jetën duke e krahasuar atë me një shtëpi bëhet për efekt që
t'ju lejojë t'i shihni fushat e ndryshme të jetës tuaj si dhoma: dhoma e
gjumit për romanca, zyra për punë dhe çështje financiare, dhoma e
ndenjes për shoqërinë, etj).
Ashtu si çdo gjë tjetër e vlefshme për shëndetin tuaj apo sigurinë tuaj
financiare, përmirësimi i lumturisë tuaj është një çështje për të bërë
alternime të vogla në vendimmarrjen tuaj, por që kanë shpërblime të
mëdha dhe afatgjata. Kthejini këto katër zakone në një pjesë të rregullt
të ditës
suaj, në mënyrë që të ndiheni më të plotësuar, të vetëkënaqur dhe të
lumtur sot dhe çdo ditë të jetës tuaj.

1. Gjërat e tepërta, edhe kur janë të mira bëhen të këqija

Kompanitë ajrore kanë plotësisht të drejtë kur iu këshillojnë që në
raste emergjence të vendosni në fillim maskën tuaj të oksigjenit përpara
se të
ndihmoni personin e ulur pranë jush. Kjo këshillë nuk është aspak
egoiste, është thjesht të kesh kujdes për veten. E njëjta gjë vlen edhe
në jetën e
përditshme kur na duhet të ndihmojmë njerëzit përreth nesh. Sigurisht,
është e mrekullueshme të jesh person bujar dhe dashamirës sidomos kur
bëhet
fjalë për t'i kushtuar pak kojë të tjerëve, por në një moment të caktuar
mund të ndodhë të japësh nga vetja më tepër se sa duhet. Kjo është
rraskapitëse dhe nuk i bën mirë askujt.
Kur arrin në një pikë të tillë të ngjashme kur të duket se po
vetësakrifikohesh, të duhet të mësosh t'i thuash jo personit tjetër që
të kërkon ndihmë
shpirtërore, financiare apo fizike. Ndonjëherë është legjitime që edhe
t'i vetë të kërkosh ndihmë nga njerëzit e afërm, miqtë apo kolegët. Në
këtë
mënyrë, do të kesh më shumë mundësi të kujdesesh për interesat e tua
personale dhe të ushqesh anët pozitive të karakterit tënd që të bëjnë të
ndihesh
më i lumtur. Duke u ndjerë më mirë dhe më në paqe me veten dhe duke
rifituar energjinë e nevojshme, do të jeni të aftë të tregoheni edhe më
tepër
bujarë dhe dashamirës me të tjerët.
Në këtë mëryrë, duke ndjekur një pjesë teatrale që ju pëlqen, duke dalë
pas darke për një shëtitje, duke notuar në mëngjes, duke lexuar në
kolltukun
tuaj të rehatshëm ose duke bërë çfarëdolloj gjëje që iu pëlqen dhe
entuziazmon, do të shikoni se si dita juaj e lodhshme dhe e mërzitshme
do të
mbushet me dëshira në vend të detyrimeve. Mundohuni ta shihni në këtë
mënyrë: të duhet të jesh i fortë për t'i ndihmuar të tjerët. Të
kujdesesh për
pamjen tënde të brendshme është po aq e rëndësishme sa të kujdesesh për
atë të jashtme. Mësohu të njohësh limitet e tua dhe qëndro i lumtur për

qenë i shëndetshëm.

2. Tani është momenti! Shijoje atë!

Kur je fëmijë, kënaqesh me pasditet e gjata dhe argëtuese me shokët dhe
shoqet në parkun e lojërave, ndërkohë që nëna jotë të ruan nga larg. Ke

dispozicionin tënd orë të tëra të gjata për të eksploruar çdo metër
katror të vendit dhe ndihesh tërësisht i lirë. Kur i rikujton këto
momente të
fëmijërisë me nostalgji, nuk është çudi të të duken perfekte. Por, kur
tashmë ka ardhur koha që të shoqërosh fëmijët e tu për tek parku i
lojërave,
gjithnjë i nxiton ato për t'u kthyer sa më parë në shtëpi. Ndonjëherë
nuk të bën keq të ndalesh dhe të mendosh: Çfarë do të mbajnë mend ato?
Ty që u
bërtet‚ "nxitoni është shumë vonë", duke u kthyer për në shtëpi?
Fëmijët zakonisht i gëzohen shumë shëtitjeve. Ata kënaqen më shumë duke u
endur rrugëve, duke ndaluar para çdo vitrine dhe duke parë shatërvanin

nxjerr ujë pa pushim se sa duke luajtur në shtëpi me vidiolojëra. Të
duhet të ndalosh bashkë me ta dhe të mendosh: kujtimet e tua janë të
mbushura me
parqet e lojërave dhe të kthehen shpeshherë në mendje si një film, por
ndoshta filmi i tyre nuk do të jetë aq interesant sa i yti. Ndoshta
mendimet e
tua duhet të ndryshojnë nga "do t'ju çoj në park që të luani" në "le të
luajmë tani, këtu ose kudo që të jetë e mundur". Kjo është e gjitha.
Mjafton
të kalosh kohë me fëmijët e tu dhe ndihesh më i lumtur. Mos kërko një
shkak, një kohë apo një vend të caktuar për të luajtur. Ky është
momenti!
Shijoje! Ky mund të jetë një moment perfekt për fëmijët e tu, që do ta
kujtojnë gjatë gjithë jetës së tyre, sigurohu që edhe ti të jesh pjesë e
këtij
momenti.

3. Gjej "strofullën" tënde!

Sado njeri i shoqërueshëm dhe social të jesh, çdokush ka nevojë të
kalojë disa momente vetëm çdo ditë për t'u rikarikuar. (Po ta mendoni,
edhe
telefoni juaj ka nevojë të karikohet). Koha është dhurata më e çmuar që
mund t'i bëni vetes çdo ditë për të qenë më i lumtur, për të shkarkuar
energjinë negative dhe për të ndryshuar humorin e keq dhe që nuk të
kushton asgjë (as nuk iu detyron të shkoni asgjëkundi). Megjithatë, kur
jetoni me
një shok në dhomë, kur keni fëmijë të vegjël ose jeni të zhytur në një
mal me punë dhe një afat të shkurtër për ta përfunduar atë, të kërkosh
pak kohë
të lirë për veten mund të duket si një mision i pamundur. Fatmirësisht,
nuk të duhet të fluturosh drejt një ishulli të shkretë të mbushur me
palma dhe
ujvara gjigante (edhe pse kjo do të ishte ideale) ose të flesh jashtë
shtëpisë (gjë që të tundon gjithashtu), në mënyrë që të fitosh atë pak
kohë të
çmuar për ta kaluar me veten. Kur vajza ime ishte 3 vjeçe, kishte zakon
që të fshihej në "strofullën" e saj, një hapësirë e vogël midis dollapit
dhe
krevatit në dhomën e saj, të cilës i kishte vënë sipër një mbulesë dhe
merrte me vete albume fotografish apo kafshë të ndryshme për të luajtur

vetmi. Kur e kërkoja më thoshte: "Nuk mund të futesh këtu brenda, kjo
është strofulla ime dhe vetëm mua më nxë". Urtësia e saj fëminore ishte
shumë e
qartë: edhe një fëmijë ka nevojë për kohë dhe hapësirë personale ku të
mbyllet, duke lënë të gjithë botën jashtë dhe të mendojë në qetësi.
Unë zakonisht e gjej kohën dhe hapësirën time kur notoj ose kur vrapoj,
larg gjithçkaje. Kujtohu se ku ndihesh më i relaksuar, qoftë duke pirë
kafe në
një lokal në periferi të qytetit, madje edhe duke palosur rrobat me
qetësi në dollapin tënd. Gjej ato momente që të bëjnë të ndihesh në
paqe, ato
endje të shkujdesura nëpër qytet pa patur asnjë destinacion dhe
shkarkoji aty të gjitha shqetësimet. Mendo thjesht për atë që të bën të
jesh e lumtur.
E rëndësishmja është që të kuptosh se çfarë është dhe më pas të sigurosh
kohën për ta bërë atë më shpesh. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për
një
shëtitje në natyrë, për shkëmbim eksperiencash me miqtë apo për të
ndihmuar të tjerët të gjejnë kënaqësi shpirtërore, çfarëdo qoftë do të
ndihesh më
mirë, madje edhe kur mendon për të. Pas këtij pushimi të vogël është e
garantuar që do të ndiheni më mirë dhe më mirënjohës kur të riktheheni

"shtëpinë" tuaj të çmendur emocionale dhe në jetën e ngarkuar që iu pret
atje.

4. Edhe konfliktet të ndihmojnë!

Ka diçka që të gjithë ne duhet të mësojmë. Kur një mik është i xhindosur
me ty ose ti me të (ose nuk gjeni dot një gjuhë të përbashkët me
kolegët dhe
rrezikoni mbarëvajtjen e projektit), gjëja më e vështirë ndonjëherë
është t'i telefonosh këtij personi për të diskutuar problemin. Por, në
momentin që
e bën, gjithmonë ndihesh më mirë. Shanset më të shumta janë që mund të
keni kontradikta për gjëra të vogla dhe keni më shumë gjëra të
përbashkëta se
sa të ndryshme me njëri-tjetrin, por të duhet ta diskutosh situatën në
mënyrë që të zbulosh se ku mund të bini dakort dhe ku jo.
Në rastet më të shumta gjëja e duhur është t'i telefonosh mikut tënd dhe
të organizosh një takim për t'u sqaruar. Nuk është edhe aq e vështirë
t'i
tregosh të tjerëve se sa të rëndësishëm janë për ju dhe se doni që ta
kapërceni murin që është krijuar mes jush dhe më pas t'i shpjegoni
këndvështrimin tuaj të gjërave. Në vend që të merreni me ngarkimin e
fajit, tregojini të tjerëve që iu vjen keq për shqetësimin që mund t'u
keni
shkaktuar ose në rast të kundërt të shpjegoni pse ndiheni i lënduar.
Studimet tregojnë se ruajtja e lidhjeve, veçanërisht me miqtë është një
nga gjërat më të rëndësishme për lumturinë tuaj afatgjatë. Ndërkohë që
nuk
është aspak e nevojshme që të jeni tërësisht të njëjtë për të patur
gjëra të përbashkëta apo thjesht për të kaluar momente të bukura së
bashku, e
nevojshme është që të komunikoni dhe të anashkaloni mosmarrëveshjet e
vogla. Mundohuni të gjeni edhe anët e ndryshme të karakterit tuaj dhe të
mësoni
sa më shumë nga njëri-tjetri, nxirrini në pah ndryshimet tuaja dhe
ndonjëherë qeshni me to. Mund t'i thoni vetes: edhe pse jemi të ndryshëm
dhe nuk
biem dakord në çdo detaj, nuk do të thotë që nuk mund të jemi miq. Mund
të jemi miq dhe të kemi mosmarrëveshje në aspekte të caktuara
gjithashtu. Mund
të kemi konflikt për një kategori të caktuar gjërash, por megjithatë të
jemi miq të përjetshëm. Konflikti është i shëndetshëm. Në fakt është një
pjesë
e pandashme e jetës.

Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI


Bota Sot
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi