Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

8 sekrete per te qene e bukur....

Shko poshtë

8 sekrete per te qene e bukur.... Empty 8 sekrete per te qene e bukur....

Mesazh nga Geri Wed 22 Apr 2009 - 9:18

Për të qenë të bukur asnjëherë nuk duhet të lini gjithçka në dorë
në natyrës dhe është e nevojshme që edhe ju të kujdeseni për veten
tuaj. Receta për të arritur është shumë e thjeshtë: ushtrime dhe
mesazhe çdo ditë. Dita duhet të nisë e qetë dhe të mbyllet duke qenë të
çlodhur. Rezultati? Lëkurë e freskët dhe e shkëlqyeshme gjatë gjithë
ditës.

4 sekretet e ditës

gjithçka varet nga mënyra se
si zgjoheni. Nëse dita juaj nis në mënyrë të këndshme, do të jeni e
mbushur me energji dhe kështu lëkura juaj do të ketë një pamje më të
bukur dhe të tonifikuar. Për të arritur këtë mjafton vetëm pak kujdes.

1. Një zgjim i qetë

Vendosi
dy alarme zgjimi me një distancë kohore 10 minuta nga njëra-tjetra. Kjo
është koha që i duhet trupit për të kaluar butësisht nga gjendja e
gjumit në zgjim. Pranë shtratit mbani një gotë me ujë për t'i hedhur
disa pika ujë fytyrës, në qafë dhe te krahët. Kjo do t'ju japë një
ndjesi freskie dhe do të ndihmojë edhe lëkurën të zgjohet. Më pas, pini
një gotë ujë para se të keni ngrënë mëngjes, pasi kjo do t'ju ndihmojë
të pastroni organizmin nga toksina e akumuluara.

2. Bëni pak gjimnastikë

Ngrihuni
nga shtrati ngadalë dhe pa u sforcuar. Kur të jen ngritur në këmbë
hapni krahët duke i larguar ato sa më shumë të jetë e mundur. Më pas
drejtoi lart, mbi kokë, sikur doni të kapni diçka që është shumë lart
jush. Qëndroni kështu për 20 sekonda dhe më pas çlodhuni. Ky ushtrim do
t'ju ndihmojë të largoni mpirjen e trupit, të çtendosni shpinën dhe
kurrizin si dhe të tërhiqni sa më shumë të jetë e mundur shtyllën
kurrizore.

3. Frymëmarrja

Hapni dritaret për të lejuar
ajrin e pastër në futet në dhomë. Ndërkohë rrotulloni krahët e mbledhur
në mënyrë që të çtendosen shpatullat. Mbi kokë vendosni një peshqir dhe
qëndroni në këtë pozicion, duke marrë frymë dhe e nxjerrë atë qetësisht
të paktën 2 minuta. Gjatë dushit ujit duhet të hapet në maksimum në
mënyrë që të bjerë mbi lëkurën tuaj me forcë. Këshillohet që të mos
laheni me ujë të nxehtë. Sa më i freskët të jetë aq më shumë tonifikon
lëkurën e trupit. Pak esencë eukalipti, e derdhur në vaskë apo në
banjë, do t'ju ndihmonte të merrnit frymë më lirshëm.

4. Përdorni kremrat

Pas
dushit fshihuni me një peshqir të ashpër, duke e fërkuar lëkurën me
forcë, në mënyrë që të ndihmoni qarkullimin e gjakut. Pasi të fshiheni
masazhoni trupin me një krem hidratues apo me një esencë aromatike. në
këtë mënyrë do të keni një zgjim të këndshëm, do të jeni gati për ditën
e gjatë dhe lëkura juaj do të jetë e freskët dhe e shkëlqyeshme.

4 sekretet e mbrëmjes

1. Banjë çlodhëse

Pas
ditës së gjatë të punës është shumë e nevojshme të bëni një banjë
çlodhëse, shumë e rëndësishme për të gjithë trupin. Mund të zgjidhni
një pushim të gjatë në vaskë apo një dush të shpejtë. Sido që të jetë
preferenca juaj asnjë ditë nuk duket të hiqni dorë nga dushi pas pune.

2. Masazh për barkun

Masazhoni
barkun përreth kërthizës me lëvizje në formë rrethore të paktën për 2
minuta. Këtë gjë mund ta bëni ndërsa jeni duke u larë në vaskë apo në
dush. Ky është masazhi që femrat aziatike u bëjnë fëmijëve të tyre për
të pushuar së qari si dhe për t'i ndihmuar të flenë shpejt.

3. Masazh për kokën

Pasi
të keni larë dhe shpëlarë mirë kokën masazhoni rrënjët e flokëve duke
kruar lëkurën e kokës me shumë delikatesë. Më pas, tërhiqini flokët
lehtë dhe pas pak nisni sërish masazhin. Kjo është një teknikë indiane
që ka një efekt të jashtëzakonshëm për çlodhjen e menjëhershme të të
gjithë trupit.

4. Një çaj qetësues

Para se të
shtriheni këshillohet të pini një çaj të ngrohtë më bazë bimësh. Pasi
çaji të jetë gati hidhni një lugë mjaltë dhe lëreni të ëmbëlsohet për
pesë minuta, më pas është gati për t'u pirë. çaji në mbrëmje është
qetësuesi ideal për t'u çlodhur.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi