Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtohet siguria në ueb-faqet zyrtare

Shko poshtë

Shtohet siguria në ueb-faqet zyrtare Empty Shtohet siguria në ueb-faqet zyrtare

Mesazh nga BeLti Thu 4 Mar 2010 - 9:42

Shtohet siguria në ueb-faqet zyrtare F.0304160106876_m

Pas sulmit të fundit të ueb faqes zyrtare të Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, zyra e presidencës thotë se ka marrë premtime nga kompania mbikëqyrëse për shtim të sigurisë së faqes.
“Deri tash kurrë nuk kemi pasur probleme. Kjo ka qenë hera e parë që ndodh një sulm i tillë”, ka thënë për Telegrafin, Xhavit Beqiri, këshilltar për media dhe zëdhënës i zyrës së presidentit Sejdiu. “Kemi biseduar me kompaninë IPKO dhe kemi marrë premtime se pas këtij sulmi të ueb-faqes tonë masat e sigurisë do të jenë më të shtuara”.
Një ditë pasi u sulmua faqja zyrtare e Presidentit të Kosovës ku u vendos stema serbe dhe mbishkrimi ‘Kosova është Serbi’, grupi i hakerëve të Kosovës që prezantohet me emrin KHG, u ‘hakmor’ duke sulmuar ueb-faqen e presidentit serb Boris Tadic.
KHG bën të ditur se ata do të vazhdojnë t’ju kundërpërgjigjen rivalëve serb sa here që ata të sulmojnë faqet zyrtare të Kosovës.
“Hakmarrja është një dok i vjetër i shqiptarëve dhe në këtë drejtim ne kemi vendosur të shkojmë sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit”, ka thënë për Telegrafin me kusht anonimiteti një prej anëtarëve të KHG.
“Mbrojtja që ne ofrojmë bëhet edhe me paralajmërimin e Administratorëve të ueb-faqeve shqiptare dhe ndihmat që ne ofrojnë në riparimin e të ashtuquajturave ‘biruca’ (eng. Bugs)”.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi