Fotografitë e para zyrtare të Audi A6
3 posters
:: Sondazhe :: Tekonlogjia
Faqja 1 e 1
Fotografitë e para zyrtare të Audi A6
Prodhuesi nga Ingolstadti ka publikuar fotografitë dhe informatat e para zyrtare për gjeneratën e re të modelit A6.
Audi i ri A6 do të paraqitet në ndonjërin prej panairet e radhës së automjeteve, gjersa shumë besojnë se kjo do të ndodhë qysh në janarin e ardhshëm në Detroit të SHBA-ve. Në çdo rast, bëhet fjalë për atunë më të rëndësishme të Audi në tentim për të kthyer statusin e brendit më të popullarizuar Premium.
Ofertën e motorëve do ta përbëjë kombinimi i motorëve V6 dhe atyre më të vegjël katër-cilindërsh, e më vonë do të pasojë edhe versioni hibrid i cili përbëhet nga 2.0 TFSI me 211 KF dhe elektromotori prej 45 KF.
Ofertën me naftë e përbëjnë 2.0 TDI me 177 KF dhe 380 Nm, si dhe 3.0 V6 TDI me 204 (400 Nm) dhe 245 KF (500 Nm). Në kombinim me marshin mekanik versioni bazik me naftë “i kapë” 100 km/h për 8.7 sekonda deri në shpejtësinë maksimale prej 228 km/h, e mesatarisht shpenzon vetëm 4.9 litra për 100 kilometra të kaluara. Versioni më i dobët 3.0 ofron performansa konkurrente (7.2 s, 240 km/h) me shpenzim prej 5.2 l/100 km, derisa versioni i fuqishëm siguron dinamikë të shkëlqyeshme si automjetet sportive 6.1 s në maksimum 250 km/h, dhe shpenzim prej 6.0 litrash për 100 kilometra të kaluara.
Motorët me benzinë do t’i përfaqësojë atmosferiku 2.8 V6 me 204 KF dhe 280 Nm, si dhe ai 3.0 TFSI V6 me 300 KF e 440 Nm. Sigurisht, më vonë priten edhe versionet S e RS. Sa i përket transferimit të fuqisë në ofertë do të gjenden marshi automatik prej tetë shpejtësish, marshi shtatë shpejtësish me lidhje të dyfishtë dhe marshi mekanik prej gjashtë shpejtësish, e versionet e caktuara mund të llogarisin edhe në versionin quattro.
Motori më i dobët me benzinë arrin 100 km/h për 7.7 sekonda dhe 240 km/h në maksimum, përderisa mesatarisht shpenzon vetëm 7.4 l/100 km. Ndërkohë, versioni më i fuqishëm me performansa dukshëm më të mira (5.5 s, 250 km/h) shpenzon pak më shumë, 8.2 l/100 km.
Të përmendin edhe hibridin i cili në versionin elektrik nuk kalon mbi tre kilometra udhë. Por, mu për këtë arrin 100 km/h për 73 s, maksimum 238 km/h dhe mesatarisht shpenzon vetëm 6.2 l/100 km.
Audi i ri A6 bazohet në platformën modulare prej alumini MLB e cila rezulton me zvogëlimin e peshës së automjetit. A6 ka 4.92 metra gjatësi. 1.87 metra i gjerë, gjersa është vetëm 1.46 metra i lartë. Kapaciteti i bagazhit të këtij automjeti është 530 litra.
Sa për dizajn, seriozisht shihni vet, fjalët janë të tepërta! /Telegrafi/
Dewil- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 10415
Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
Mosha : 37
Vendbanimi : Bantanama :)
Re: Fotografitë e para zyrtare të Audi A6
JA UNE ME GERIN JEMI TE PARET QE E KEMI PRONOTU NGA NJE SIK Y AUDI APO JO PLAKO , AJT TUNG PUQ
Bani- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 1294
Piket : 1311
Regjistruar : 23/03/2010
Mosha : 38
Re: Fotografitë e para zyrtare të Audi A6
S'me pelqen kjo makine , nje audi A5 e ka nje shok e mezi e mer kthesen esht cop cop , Audi TT ajo po
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Re: Fotografitë e para zyrtare të Audi A6
ehh un doja ta dhuroj nje A6 ti nuk i pelqenGeri shkruajti:S'me pelqen kjo makine , nje audi A5 e ka nje shok e mezi e mer kthesen esht cop cop , Audi TT ajo po
Dewil- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 10415
Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
Mosha : 37
Vendbanimi : Bantanama :)
:: Sondazhe :: Tekonlogjia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi