Hakerët serbë sulmojnë faqen e presidentit Topi
:: Sondazhe :: Tekonlogjia
Faqja 1 e 1
Hakerët serbë sulmojnë faqen e presidentit Topi
Hakeret serbë sulmojnë faqen zyrtare të presidencës shqiptare. Duke klikuar në faqen zyrtare www.president.al nuk gjen më pamjen e zakonshme dhe mesazhin mirëseardhës të kreut të shtetit shqiptar Bamir Topi, por mesazhe të qarta sulmi.
Duket se një grup hakëresh serbë kanë ndërhyrë në ueb faqen zyrtare dhe kanë vendosur aty simbole serbe. "Kosova është Serbi" thuhet në mesazhin që del duke klikuar në faqe.
Në tekstin që shfaqet lexohet se sulmi vjen në përgjigje të 'miqve tuaj, djemve tuaj të fortë' dhe në mbrojtje të uebsajtit të presidentit serb.
"Si hakmarrje kemi vendosur t’u godasim aty ku ju dhemb më shumë. Kjo është mënyra se si do të bëhet kjo gjë. Kosova është Serbi", thuhet në mesazhin e shkruar.
Sulmi vjen dy ditë pasi hakerët kosovarë sulmuan faqen e presidencës serbe, ndërkohë që më parë ishin hakerët serbë që sulmuan faqen e presidentit të Kosovës.
Similar topics
» Hakerët serbë sulmojnë ueb-faqen e Presidencës
» Kthehet në funksion faqja e Presidentit Topi
» Hakerët kosovarë pushtojnë ueb-faqen e Tadicit
» Topi: Kosova shtet i ri, realitet që duhet pranuar
» Twitter rinovon faqen kryesore
» Kthehet në funksion faqja e Presidentit Topi
» Hakerët kosovarë pushtojnë ueb-faqen e Tadicit
» Topi: Kosova shtet i ri, realitet që duhet pranuar
» Twitter rinovon faqen kryesore
:: Sondazhe :: Tekonlogjia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi