Kinezi gjethengrënës
:: Zone e Lire :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Kinezi gjethengrënës
Li Sanju nga fshati kinez Niuwei thotë se dy vitet e fundit ushqehet vetëm me barë e gjethe. Ai thotë se nuk ndryshon prej bashkëfshatarëve, përveç se i vjen era bari.
Në fillim ai provoi të hajë barë në livadh si kafshët, por kuptoi se bari është i ithtë dhe nuk ndjehej mirë kur hante shumë.
“Mendoj se bari ishte i helmuar me pesticide, kështu që fillova të hajë gjethe nga mali pas shtëpisë time dhe me gjethe kurrë skam pasur problem”, thotë Li.
“Tashmë nuk mund të ha mish. Gjithçka e yndyrshme më bën të vjellë. Një mik i imi mi dha 100 euro vetëm ta shtija në gojë një copë mish derri, por ishte e pamundur. Unë kam qenë i njohur si mishngrënës, por prej se e kam ndërruar ushqimin, kurrë më nuk kam shkuar te mjeku. Bile edhe tumori në këmbën e majtë më është zhdukur”, thotë Li.
Nga spitali i afërt ku praktikohet mjekësia tradicionale kineze, thonë se shumica e gjetheve janë ushqyese, por nuk e këshillojnë askënd ta ndjekë shembullin e Lisë.
:: Zone e Lire :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi