Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nazim Bllacës edhe dy muaj arrest shtëpiak

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Nazim Bllacës edhe dy muaj arrest shtëpiak Empty Nazim Bllacës edhe dy muaj arrest shtëpiak

Mesazh nga Li12i-GG ARMY Mon 1 Mar 2010 - 11:11

Nazim Bllacës edhe dy muaj arrest shtëpiak 50mwwm



Prishtinë, 1 mars - Gjykata e Qarkut në Prishtinë ia ka vazhduar të hënën edhe për dy muaj arrestin shtëpiak, Nazim Blacës, i vetakuzuar për të paktën 17 vepra penale të kryera, sipas tij, në emër të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK). Këtë vendim e ka marrë një panel gjyqtarësh vendës dhe ndërkombëtar pas kërkesë së bërë nga prokurori i çështjes.
Zëdhënësja e EULEX-it, Kriistina Herodes, i ka thënë KTV-së nëpërmjet telefonit se arsyeja kryesore e vazhdimit edhe për dy muaj të arrestit shtëpiak ka qenë zhvillimi i hetimeve shtesë për rastin.
Nazim Bllaca, i cili akuzohet për pjesëmarrje në vrasje dhe krim të organizuar, ende është pa avokat mbrojtës.
Në qendër të Prishtinës, Bllaca vitin e kaluar ishte vetëdeklaruar si agjent i SHIK-ut dhe pjesëmarrës në një vrasje dhe të tjera tentativa vrasjeje.
Pak para arrestimit të Bllacës kryeprokurori i EULEX-it, Theo Jacobs, kishte paralajmëruar arrestime për korrupsion, duke mos përjashtuar as figurat e larta politike. Megjithëkëtë, askush i tillë ende nuk është arrestuar.
Ndërkaq përveç Bllacës, vetëm një person tjetër është arrestuar lidhur me çështjen, i cili më vonë është liruar përkohësisht. Gjykata Supreme kishte liruar përkohësisht Driton Hajdarin, megjithëse fillimisht Gjykata e Qarkut i kishte caktuar atij një muaj paraburgim. Nazim Bllaca vazhdon qëndrimin në Ribar të Madh të Komunës së Lipjanit.
Li12i-GG ARMY
Li12i-GG ARMY
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 283
 <b>Piket</b> Piket : 387
Regjistruar : 28/02/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : ItAlY

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi