Koleksion me çudira!
:: Zone e Lire :: Kuriozitete
Faqja 3 e 3
Faqja 3 e 3 • 1, 2, 3
Koleksion me çudira!
First topic message reminder :
Ngoc: Tri dekada pa gjumë
64-vjeçari Thai Ngoc vuan nga pagjumësia që nga mbrëmja e vitit 1973, kur kaloi ethe të forta. Ai ka numëruar një numër të pakufizuar delesh gjatë 11.700 netëve të njëpasnjëshme. "Nuk e di nëse pagjumësia ka ndikuar në shëndetin tim apo jo. Doktori thotë se jam për bukuri, me përjashtim të mëlçisë dhe punoj normalisht si të tjerët", thotë Ngoc. Ai mban në kurriz çdo ditë 50 kilogramë çanta me plehra, duke i transportuar për katër kilometra. Gruaja e tij thotë se gjatë ditës kujdeset për derrat dhe pulat, ndërsa natën punon si roje. Gjatë netëve të të tre muajve ka hapur liqene artificiale për të rritur peshq.

Re: Koleksion me çudira!
Një bujtinë për ta shijuar ndjenjën e vdekjes
Një grua kineze ka hapur një bujtinë të ngjashme me mauzole, për t’iu mundësuar njerëzve të shijojnë ndjenjën e vdekjes. Jiao Meige ka hapur këtë mauzole në qytetin Lishui, në provincën Jiangsu, ka raportuar Jinling Evening Post.
Shtëpia-bujtinë është e dizajnuar sipas modelit të mauzoleve kineze, ndërsa shtretërit janë të punuar sipas dizajnit të arkivolit.
"E kam marrë me qira këtë copë të tokës, për të hapur fermë, mirëpo pasi kishte shumë varreza në fushë, askush nuk ka dashur të punonte tek unë”, ka thënë ajo.
Jiao ka shpjeguar se ideja për të hapur një bujtinë-mauzole, i ka ardhur fare rastësisht. "Pasi kishte shumë varre, thash pse të mos u jap njerëzve rastin që ta shijojnë vdekjen”, ka thënë ajo.
Jiao ka shtuar se asnjë myshteri, që ka probleme me zemër, nuk do të pranohet në bujtinën e saj, ndërsa ata me probleme mentale, duhet të shoqërohen nga personat e shëndoshë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi