Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Koleksion me çudira!

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty Koleksion me çudira!

Mesazh nga BeLti Sun 28 Feb 2010 - 0:44

First topic message reminder :

Ngoc: Tri dekada pa gjumë

64-vjeçari Thai Ngoc vuan nga pagjumësia që nga mbrëmja e vitit 1973, kur kaloi ethe të forta. Ai ka numëruar një numër të pakufizuar delesh gjatë 11.700 netëve të njëpasnjëshme. "Nuk e di nëse pagjumësia ka ndikuar në shëndetin tim apo jo. Doktori thotë se jam për bukuri, me përjashtim të mëlçisë dhe punoj normalisht si të tjerët", thotë Ngoc. Ai mban në kurriz çdo ditë 50 kilogramë çanta me plehra, duke i transportuar për katër kilometra. Gruaja e tij thotë se gjatë ditës kujdeset për derrat dhe pulat, ndërsa natën punon si roje. Gjatë netëve të të tre muajve ka hapur liqene artificiale për të rritur peshq.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga BeLti Sun 28 Feb 2010 - 5:08

Tri vazo kineze të shekullit XVII, të cilat ishin bërë copë e grimë kur një vizitor kishte marrë në thua, pasi kishte shkelur mbi lidhësen e këpucës së tij – janë kthyer sërish në ekspozitë.
Vazot nga porcelani të Dinastisë Qing, ishin thyer në janar të vitit 2006, kur Nick Flynn ishte përplasur mbi to, në muzeun Fitzwilliam në Cambridge.

Restauruesi i famshëm i qeramikës, Penny Bendall, nga Suffolk, ka punuar gjashtë muaj të plotë në restaurimin e pjesëve të vazove, ka njoftuar BBC. Ato tash do të ekspozohen në një bazament të posaçëm.

Këto tri vazo janë pjesë e një kompleti prej pesë vazosh, që vlerësohet në rreth 200.000 deri në 300.000 funte.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga BeLti Sun 28 Feb 2010 - 5:09

Një unazë martese e një marinari i është kthyer familjes së tij, pas plot 89 vjetëve të kaluara në fundin e detit. Stanley Cubiss ishte fundosur me anijen e tij gjatë Luftës së Parë Botërore, ka njoftuar gazeta Daily Mail.
Zhytësi amator, Peter Brady, 51-vjeçar, e kishte zbuluar unazën - të cilën Stanleyt ia kishte blerë e dashura e tij Florence - afër ishujve Orkney.

Fillimisht Brady kishte menduar se bëhej fjalë për ndonjë copë anije, mirëpo pasi ishte afruar, e kishte zbuluar unazën mbi të cilën ishin të gravura fjalët: “Për Stanleyn nga Flo, mars 1916".

Cubiss, 25-vjeçar, i cili kishte punuar në anije, bashkë me 187 persona të tjerë të ekuipazhit, ishte fundosur më 12 janar të vitit 1918.

Partneri i zhytësit Brady, Bob Hamilton, 61-vjeçar, i kishte gjetur të dhënat për këtë anije në internet dhe më pas edhe adresën e nipit të Stanleyt, 78-vjeçarit Malcolm Cubiss – të cilit ia kanë dhuruar unazën.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga BeLti Sun 28 Feb 2010 - 5:09

Policia në New Jersey dyshon se një ari e ka vjedhur, e më pastaj edhe vozitur, veturën e një personi. Polici Dave Dehard e kishte gjetur makinën anash një rruge në Vernon Township, ka raportuar televizioni Court TV. Vetura e gjetur kishte pasur të thyer një xham dhe derë të prishur.
Zëdhënësi i policisë, Sean Talt ka thënë: "Mendojmë se bëhet fjalë për një ari, sepse kemi gjetur qime të ariut brenda në veturë”.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga BeLti Sun 28 Feb 2010 - 5:09

First News është gazeta më e vogël që është botuar ndonjëherë. Masa dhe forma nuk kanë rëndësi për lajmin, pasi është kjo gazetë për fëmijë nga mosha 7 deri në 14 vjeç që ka thyer rekordin.
Ashtu si të gjitha gazetat e tjera ajo përmban lajme, vetëm se në format të vogël. First News është regjistruar në librin Guinnes të rekordeve si gazeta më e vogël në botë.

Ajo u botua më 8 nëntor në Londër, Angli. Gazeta për fëmijë përmban lajme shkencore, lajme nga bota e kafshëve dhe krijime artistike. Në faqet e brendshme do të gjeni hapësirë për lojëra, lajme udhëtimi, lajme nga shkollat. Kjo gazetë ka një faqe enkas për prindërit dhe një për mësuesit.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga BeLti Sun 28 Feb 2010 - 5:09

Një amerikan ka lënduar veten në të dyja këmbët pasi që ka provuar të lironte një dado të fortë të rrotës së makinës, duke shtënë me armën e tij. 66-vjeçari nga shteti i Washingtonit, ishte duke ndrequr makinën e tij para shtëpisë kur ndodhi aksidenti.
Ai kishte shtënë në rrotën e makinës me një shotgun të kalibrit 12, por ishte mbuluar me copëza të barutit, raporton BBC. Personi, sipas policisë, është shoqëruar në spital me lëndime të rënda, por jo të rrezikshme për jetë.

Personi në fjalë nga qyteti South Kitsap, jugperëndim i Seattle, ka qenë duke riparuar makinën e tij Lincoln Continental për dy javë rresht, sipas policisë, dhe kishte arritur të largonte çdo gjë pos dados në rrotën e prapme të djathtë.

I frustruar nga kjo dado, ai vendosi të shkrepte zjarr në përpjekje për ta nxjerrë nga rrota.

"Ai është shumë i vendosur që ta nxjerrë atë dado prej vendit", ka thënë Scott Wilson, zëdhënës nga zyra e sherifit lokal.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga BeLti Sun 28 Feb 2010 - 5:09

Një fshat kinez ka ndërtuar shkollën e vet në shpellën e një mali të madh. Shkolla, e emërtuar Shkolla e Mesme e Shpellës, është ndërtuar në mes të shpellës së fshatit Getu, në krahinën Guizhou.
Që prej themelimit të saj, shkolla është zgjeruar nga një klasë në tetë, duke pasur tani tetë arsimtarë dhe 186 nxënës, raporton Sohu News.

"Nxënësit janë shumë të etur për dije, ndërsa nxënësi që jeton më së largu duhet të ecë gjashtë orë në ditë", ka thënë drejtori i shkollës.

Shkolla është si çdo shkollë tjetër normale, me klasa, por shumica e ndërtesave nuk kanë kulme “sepse nuk nevojiten”, ka shtuar drejtori.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga BeLti Sun 28 Feb 2010 - 5:10

Reinhard Wurz mban ne ekuiliber 20 krikella birre duke ecur për 40 metra dhe duke vendosur keshtu një record boteror. Wurz ka rrezuar keshtu rekordin e meparshem qe u arrit ne Sidnei ku ne një pub ishte ecur me 16 krikella birre ne dore.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga BeLti Sun 28 Feb 2010 - 5:10

Ballafaqohet me burg për shkak të shtëpisë roze



Një pensionist italian mund të dënohet me 5-vjet burg, për shkak se ka ngjyrosur shtëpinë e tij me ngjyrë rozë. Giuliani Contadino, 75-vjeçar, ka shkelur ligjin ngase shtëpia e tij gjendet në parkun kombëtar Cinque Terre – që është i mbrojtur nga UNESCO.
"Erdhën disa policë dhe më thanë se nuk kam vepruar drejt. Unë u thash atyre se mund të më ndihmojnë ta ringjyrosim shtëpinë dhe ta kthejmë atë në gjendjen e mëparshme”, ka thënë Contadino.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga BeLti Sun 28 Feb 2010 - 5:10

Kina ndërton muze nënujor për anijen e fundosur



Autoritetet kineze janë duke ndërtuar një muze gjigant nënujor për t’i ruajtur dhe ekspozuar mbetjet e një anije të vjetër. Muzeu, i pari i këtij lloji në botë, do ta ekspozojë anijen që është fundosur 800 vjet më parë, bashkë me thesarin që bartte, njofton Information Times.
Arkeologët kanë thënë se kjo anije, është thesari më i madh nënujor i këtij vendi. E quajtur edhe si Numri 1. i Detit Jugor, anije gjendet 24 metra nën ujë dhe 2 metra nën shtresën e kripës dhe dheut.

Në vitin 2002, arkeologët kishin zbuluar më shumë se 6.000 gjësende të vlefshme në njërën nga kabinat e saj.

Qeveria e provincës Guangdong ka dhënë 10 milionë funte për ndërtimin e këtij muzeu nënujor, që pritet të hapet kah mesi i vitit të ardhshëm.

"Ne kemi vlerësuar se në anije gjenden 60.000 – 80.000 gjësende me vlerë", ka thënë Wei Jun, drejtor i Institutit të Arkeologjisë në provincën Guangdong.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga BeLti Sun 28 Feb 2010 - 5:10

Dënohet për shkak të ëmbëlsirave të paturpshme

Pronarja e një ëmbëltoreje italiane, është gjobitur nga gjykata, sepse ka gatuar ëmbëlsira që kishin formën e "atributeve" të një ylli lokal të pornografisë.
Policia e Bolongnas ka bërë të ditur se, Teresa Conti, 40-vjeçare, ka gatuar ëmbëlsira në formë të penisit të aktorit të filmave pornografik, Rocco Siffredi. Policia po ashtu ka bërë të ditur se ka marrë një mori ankesash nga qytetarët, për shkak të ekspozimit të këtyre ëmbëlsirave, në vitrinën e dyqanit.

Conti është gjobitur 150 funte, për shkak të promovimit të paturpësisë. "Unë i gatova këto ëmbëlsira për t’i mposhtur konkurrentët e mi këtu në qytet, të cilët ekspozojnë gatimet e tyre”, ka thënë ajo.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga BeLti Sun 28 Feb 2010 - 5:10

Dënohet për shkak të ëmbëlsirave të paturpshme

Pronarja e një ëmbëltoreje italiane, është gjobitur nga gjykata, sepse ka gatuar ëmbëlsira që kishin formën e "atributeve" të një ylli lokal të pornografisë.
Policia e Bolongnas ka bërë të ditur se, Teresa Conti, 40-vjeçare, ka gatuar ëmbëlsira në formë të penisit të aktorit të filmave pornografik, Rocco Siffredi. Policia po ashtu ka bërë të ditur se ka marrë një mori ankesash nga qytetarët, për shkak të ekspozimit të këtyre ëmbëlsirave, në vitrinën e dyqanit.

Conti është gjobitur 150 funte, për shkak të promovimit të paturpësisë. "Unë i gatova këto ëmbëlsira për t’i mposhtur konkurrentët e mi këtu në qytet, të cilët ekspozojnë gatimet e tyre”, ka thënë ajo.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga BeLti Sun 28 Feb 2010 - 5:11

Hajni i lartësive të mëdha

Një hajn kinez, që ka vjedhur gjësende të çmuara nga udhëtarët në aeroplanë, është arrestuar nga policia e këtij shteti. Li Mingwan, është personi i arrestuar që kishte blerë bileta të lira për në destinacione të ndryshme, dhe më pas kishte vjedhur gjësende nga pasagjerët e aeroplanit.
Sipas shënimeve të policisë, në 15 muajt e kaluar, Mingwan ka kryer 209 fluturime drejt qyteteve të pasura, duke vjedhur biznesmenët, derisa ishin duke fjetur ose shikuar televizion në aeroplan.

Ai është arrestuar në aeroportin Shijiazhuang, pas raportimit të një pasagjeri se dikush ia kishte lehtësuar xhepat e tij në aeroplan.

Li ka pranuar para policisë se ka vjedhur së paku 25.000 funte, duke shpjeguar: "Është shumë më lehtë të vjedhësh në aeroplan, ngase njerëzit zakonisht janë të përgjumshëm, ose shikojnë filma. Suksesi im ka qenë diku rreth 40 %”. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me 15 vjet burg.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga BeLti Sun 28 Feb 2010 - 5:11

Piloti dhe Piloti i dyt flen ne kabinen e Aeroplanit.

Dy pilotë gjatë një fluturimi natën i zuri gjumi në kabinën e kontrollit të një avioni që mbante 100 pasagjerë. Çifti u zgjua vetëm 20 minuta para zbritjes, nga të bërtiturat e tërbuara të kontrolluesit të ajrit, i cili vuri re se ata po fluturonin shumë shpejt dhe shumë lart. Incidenti i gjumit ndodhi në një linjë amerikane dhe u bë i ditur gjatë një seance të kongresit në lidhje me sigurinë e fluturimeve. Kapiteni i “Airbus A319” pranoi se po flinte ndërsa avioni po i afrohej aeroportit të Denverit po udhëtonte me dyfishin e shpejtësisë së lejuar. Ai thotë se edhe pilotin e dytë e kishte zënë gjumi gjatë fluturimit nga Baltimore. Ai e raportoi çështjen në Sistemin e Sigurisë së Aviacionit të NASA-s, i cili lejon ekuipazhin e fluturimit të japin detaje të incidentit në mënyrë anonime, pa pasur frikë nga masat disiplinore. Piloti shkruan: “Gjatë 45 minutave të fluturimit më zuri gjumi; po kështu edhe ndihmësin e parë. U zgjova nga zëri i shqetësuar i radios dhe mora udhëzimet për t’u ulur. Zgjova dhe pilotin e dytë”. Emri i linjës nuk është bërë i ditur por “Frontier Airlines” është kompania e vetme që bën fluturime natën. Në komentet e tij piloti thotë se kishte tre netë radhazi që bënte udhëtime 8-orëshe.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga BeLti Sun 28 Feb 2010 - 5:11

Pushohet nga puna Gjykatesi qe zgjedh seancen me Monedhe

Një gjykatës amerikan, i cili urdhëroi që çështja gjyqësore të zgjidhet duke hedhur një monedhë, është pushuar nga posti në Gjykatën Supreme të Virxhinias. Sipas trupit gjykues, gjykatësi James Michael Shull kishte luajtur “kokë-a-pil” për të vendosur se cili nga prindërit do ta mbante fëmijën për Krishtlindje. Shull e pranoi veprimin e nxituar dhe thotë se qëllimi i tij ishte të inkurajonte prindërit të vendosni vetë për çështjen dhe më vonë e pranoi se ishte gabim.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga BeLti Sun 28 Feb 2010 - 5:11

Celularo Mania; perdorimi i celularit neper bot dhe statistika ne perdorim për banor

Celularomania
Hon Kongu, sipas të dhënave të Fact Book, është vendi i parë në botë për përdorimin e celularëve. Me një popullsi prej 6.9 milionë banorë, ajo ka një numër celularësh në përdorim prej 9.3 milionë. Ndërkohë që surpriza qëndron dhe në vendet që janë më afër Shqipërisë. Bullgaria, me një popullsi prej 7.3 milionë banorësh, ka më shumë celularë në përdorim. Çdo shtetas i Bullgarisë ka 1.01 celularë në përdorim. Po ashtu dhe Greqia, një vend anëtar i Bashkimit Evropian, më shumë celularë në përdorim sesa numri i banorëve. 10.7 milionë banorët e shtetit helen kanë në përdorim 11 milionë celularë. Ndoshta CIA ka llogaritur në këtë shifër dhe celularët e rreth 200 mijë shqiptarëve që jetojnë atje. Edhe Italia ka një numër më të madh të celularëve në përdorim se sa numri i banorëve. Kështu, nga 58.1 milionë italianë, në qarkullim janë 71.5 milionë celularë. Ndërkohë edhe Gjermania, me një popullsi prej 82.4 milionë banorësh, ka në përdorim 84.3 milionë celularë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një popullsi prej 301 milionë banorësh, kanë në përdorim 233 milionë celularë.
Danimarka hyn te shtetet që kanë një zhvillim të lartë ekonomik, çka duket edhe te numri i celularëve në përdorim. Me një popullsi prej 5.4 milionë banorësh, ka në përdorim një shifër prej 5.8 milionë celularësh.

Shqipëria
Popullsia
3.600.523
Celular:
1.53 milion

Maqedonia
Popullsia
2,055,915
Celular
1.417 milion

Austria
Popullsia
8,199,783
Celular
9.255 milion

Bullgaria
Popullsia
7,322,858
Celular
8.253 milion

Popullsia
22,276,056
Celulare ne përdorim
13.354 million

Kroacia
Popullsia
4,493,312
Celular
4.47 milion

Serbia
Popullsia
10,150,265
Celular
6.644 milion

Sllovenia
Popullsia
2,009,245
Celular
1.82 milion

Greqia
Popullsia
10,706,290
Celular
11.098 milion

Gjermania
Popullsia
82,400,996
Celular
84.3 milion

Italia
Popullsia
58,147,733
Celular
71.5 milion

SHBA
Popullsia
301,139,947
Celular
233 milion

Angli
Popullsia
60,776,238
Celular
69.657 milion

Turqia
Popullsia
71,158,647
Celular
43.609 milion

Japonia
Popullsia
127,433,494
Celulare
101.7 milion

Belgjika
Popullsia
10,392,226
Celulare
9.66 milion

Rusia
Popullsia
141,377,752
Celulare
120 milionë

Portugalia
Popullsia
10,642,836
Celularë
12.226 milion

Hon Kong
Popullsia
6,980,412
Celularë
9.356 milion

Francë
Popullsia
63,713,926
Celular
53.023 milion

Danimark
Popullsia
5,468,120
Celular
5.841 milion
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga BeLti Sun 28 Feb 2010 - 5:12

Qudi Prezervativ për celularet

Arritja teknologjike, me të cilën do t’u njohim tani, është padyshim një ndër më të veçantat. Një kompani, e quajtur Innovalife International Ltd, me zyra në Holandë, ka propozuar një objekt të ri të njohur mirë nga të gjithë. Kondoma kësaj here është ideuar vetëm për celularët. Ato do të përdoren kundër pisllëkut, djersës, ujit dhe të gjithë materialeve të tjera, që mund ta kërcënojnë celularin tuaj të dashur. Madje, edhe përdormi i këtyre kontraceptivëve për celular është shumë i ngjashëm me ato të kondomëve normalë; vendosen në aparat dhe çrrotullohen me kujdes. Prezervativi i ri, i përshtatur për telefoninë mobile, u dedikohet më shumë bojaxhinjve, mekanikëve, kuzhinierëve dhe të gjithë atyre që nuk ndahen dot nga celulari i tyre.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga BeLti Sun 28 Feb 2010 - 5:12

Se shpejti celularet e markes Fiat

Tashmë nuk do të ketë më vetëm makina të markës Fiat, por edhe telefona celularë. Këtë ka ndërmend të bëjë shumë shpejt një nga drejtuesit e kësaj firme, Lapo Elkann, i cili është ideuesi i një tipi të ri prodhimi, të firmës së njohur italiane. Telefonat do të jenë të së gjitha standardeve të teknologjisë më të fundit. Lexues Mp3, foto/videokamera dhe të gjitha funksionet multimediale. Katër tipet e telefonave celularë do të kenë të njëjtën logo me atë të makinës Fiat.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga BeLti Sun 28 Feb 2010 - 5:12

Tradhetia e gruas me vellaun qendron 15 vite ne peme

INDI - Ka hipur në pemë pas tradhtisë së bashkëshortes. Kapila Pradhan mund t’ia kalojë Tarzanit. 45-vjeçari 15 vitet e fundit i ka kaluar në një pemë të lartë prej 8 metrash të gjatë. Prej një kohë të gjatë gruaja e tij ka pasur një lidhje jashtëmartesore me vëllain e tij, të cilën ai e ka zbuluar. Sipas dëshmisë së vjehrrës, në shtëpinë Pradhan grindjet kanë filluar pas lindjes së fëmijës së parë. Gjatë një feste filluan thashethemet që gruaja e Kapila-s shkonte me kunatin. Kjo ka bërë që burri të vendoste që të hipte në pemë. Që nga viti 1999, ai qëndron në pemë. Tashmë për të integrimi në shoqëri është i vështirë. Gruaja e tij ka filluar lidhjen e saj të re me vëllain e ish-bashkëshortit. “Kur vëllai im ka ikur, – ka thënë Babuan, – e kuptova që ai nuk do të kthehej më, më pas mora kunatën. Çfarë mund të bëja”. Tarzani i Indisë tashmë nuk do t’ia dijë për asnjë gjë, gatuan vet dhe ha ushqimin që gjen. Tashmë ai jeton me kafshët dhe me pemët. “E vetmja gjë që më vjen keq, – ka thënë, – është vuajtja e nënës sime. Por ajo duhet të respektojë vendimin tim, se për mua në fshat nuk ka më vend. Tashmë për mua shtëpi është pema”.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga BeLti Sun 28 Feb 2010 - 5:12

"11 Shtatori" dhe koincidencat e 11-s

Qyteti New York City ku ndodhi tragjedia e 11 shtatorit të vitit 2001 ka 11 gërma. Aeroplani i parë që u përplas në kullat binjake kishte numrin 11 të fluturimit. George W. Bush, presidenti në detyrë kur u sulmuan Kullat Binjake, ka 11 gërma. Këto por edhe disa rastësi të tjera e mbështjellin ngjarjen më të rëndë që ka ndodhur në territorin e SHBA-së me një numër fatkeq, atë 11. Gazeta “Tirana Observer” publikon sot të gjitha ato rastësi që të çudisnin këdo që do t’i binin në dorë. Janë rastësi, janë të rregulluara nga një dorë e padukshme, kjo për ne nuk ka rëndësi. E rëndësishme është që lexuesi të lexojë në mënyrë interesante shifra që së bashku takohen në një datë dhe në një ngjarje. Ekzistonte dhe një lloj rastësie tjetër po brenda kësaj ngjarjeje. Nëse bëjmë disa kalkulime në datat dhe në numrin e viktimave, shuma e tyre përsëri na jep numrin 11. Pra, ashtu si në rastin e rastësive mes vrasjes së presidentit Abraham Linkoln, por edhe të John Kennedy, rastësia e ngjarjes së 11 shtatorit të vitit 2001, është mjaft interesante. Aq e theksuar rezulton kjo, sa nëse tani përmendet 11-ta, për amerikanët të paktën, nuk duhet të jetë numër fati. Të tjerat janë padyshim një lodrim në ngjarje e fakte të renditura në mënyrë interesante.

New York City, qyteti ku ndodhi ngjarja ka gjithsej 11 gërma. New York është shteti i 11-të i SHBA-së.

Afghanistan, shteti ku mendohet se fshihen autorët e vërtetë të sulmit ka gjithsej 11 gërma

Ramsin Yuseb, terroristi, i cili ka kërcënuar se do t’i shkatërrojë kullat binjake në vitin 1993, po ashtu ka gjithsej 11 gërma.

George W Bush, presidenti në detyrë kur u goditën dy kullat, po ashtu ka 11 gërma.

Aeroplani i parë i cili është përplasur në kullat binjake ka patur numër fluturimi 11. Fluturimi numër 11 ka bartur 92 persona (9+2=11)

Fluturimi numër 77, cili po ashtu është përplasur për kullat binjake, ka bartur 65 udhëtarë (6+5=11)
Numri total i viktimave në avionët e rrëmbyer ka qenë 254 (2+5+4 =11).

Tragjedia ka ndodhur me 11 shtator, apo ashtu si tani është e njohur 9/11 (9+1+1=11)
11 Shtator-i është dita e 254 më radhë në vitin kalendarik. Prap kemi (2+5+4=11).

Kjo datë është e ngjajshme me numrin e emergjences së servisit telefonik
911 (9+1+1=11)

Bombardimi i Madridit ka ndodhur me 3/11/2004
(3+1+1+2+0+0+4=11)
Tragjedia e Madridit ka ndodhur
911 (9+1+1=11)
ditë pas incidentit të kullave binjake.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga BeLti Sun 28 Feb 2010 - 5:12

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë se në një provincë të Kinës, në anën veriperëndimore të saj- në Junana – sapo del dikush dhe thërret “Bjer, bjer shi!...”retë nuk presin dhe – bie shi. Dhe, as kjo nuk është aq e çuditshme sa është e çuditshme dukuria tjetër : nëse duhet shi i rreptë, njeriu duhet të bërtasë më shumë, nëse duhet të zgjasë shiu, duhet të zgjasë edhe thirrja e njeriut. Ky fenomen i çuditshëm ngjan vetëm në malet e larta të Gauligunshanit, ku është një grup liqenesh që i quajnë Liqene magjike, të cilat janë aq “të ndjeshme” sa vetëm po të flitet apo të këndohet buzë tyre – qielli resh shi. Shkencëtarët që i ka tërhequr ky fenomen mendojnë se ajri aty është aq i ngrirë me lagështirë sa edhe vibrimet më të lehta bëjnë që avulli i ujit të lëshojë pika shiu.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga BeLti Sun 28 Feb 2010 - 5:12

A e Dini se?


Në Francë, është legale të martohesh me njerëz të vdekur.

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Modify_inline
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga BeLti Sun 28 Feb 2010 - 5:13

Në aeroport me uniformë të Al Qaeda-s

Dy gazetarë kanë arritur të futen në një aeroport rumun, të veshur me uniforma ajrore të organizatës terroriste, Al Qaeda, e madje edhe të vendosnin bomba të rrejshme brenda aeroportit.
Tashmë ka filluar hetimi se si - këta dy gazetarë - kishin arritur të futeshin në aeroportin Baneasa të Bukureshtit, me kapele në kokë dhe me logo identifikuese "Al Qaeda Airlines".

Alexandru Cautis dhe Catalin Prisacaru nga gazeta “Academia Catavencu”, janë futur në parkingun e stafit, që konsiderohej si një vend i sigurt në aeroport.

Ata kanë vendosur bomba të rrejshme në aeroplanët e pasagjerëve, pak para se të niseshin në pjesën e aeroportit të rezervuar për ushtri.

Edhe aty, ata janë sjellë pa u penguar nga askush, kësaj radhe rreth një aeroplani të tipit Hercules, të cilin madje edhe kanë mundur fare lehtë ta rrëmbenin.

"Kemi dëgjuar nga njerëzit se aeroporti është goxha keq i siguruar, dhe kemi pasur dëshirë të vërtetonim këtë gjë. Kemi mundur të fusnim brenda armë të llojit bazooka ose edhe dinamit, dhe atë pa kurrfarë problemi”, kanë thënë gazetarët.

Ministria e Transportit e Rumanisë tashmë ka filluar hetimin rreth kësaj ngjarjeje.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga BeLti Sun 28 Feb 2010 - 5:13

Kondomi në hamburger

Një i ri nga Vermonti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka paditur pronarin e restorantit "Burgerking", për shkak se, siç pohon ai, në hamburger ka gjetur një kondom.
"Kur e kafshova për të tretën herë hamburgerin, kishte një shije të çuditshme. Duke vazhduar së ngrëni, ndjeva gomën duke më kërcitur nëpër dhëmbë. Gjysmën e kondomit e kisha në gojë", ka deklaruar i riu 34-vjeçar për agjencinë e lajmeve AP.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga BeLti Sun 28 Feb 2010 - 5:13

Fasada me motive të qenit dalmatin

Një familje kroate, ka ngjyrosur shtëpinë e tyre me ngjyra, që kujtojnë qenin e llojit dalmatin. Goran Tomasiq, 52-vjeçar, dhe gruaja e tij Karmen, 35-vjeçare, kanë ngjyrosur shtëpinë e tyre, në fshatin Pribislavec, me ngjyrë të bardhë dhe njolla të zeza, mu siç i kishte qeni i tyre Bingo, që është goditur nga një makinë.
"Më duhet të pranoj se në fillim frikoheshim se çfarë do të thoshin fqinjët tanë – por e kemi dashur shumë Bingon dhe, patjetër donim ta bënim këtë gjë. Kemi dashur që të gjithë të dinë se, çfarë rëndësie kishte ai për ne, si dhe për ta kujtuar atë përgjithmonë”, ka thënë Goran.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga BeLti Mon 1 Mar 2010 - 6:25

Një bujtinë për ta shijuar ndjenjën e vdekjes

Një grua kineze ka hapur një bujtinë të ngjashme me mauzole, për t’iu mundësuar njerëzve të shijojnë ndjenjën e vdekjes. Jiao Meige ka hapur këtë mauzole në qytetin Lishui, në provincën Jiangsu, ka raportuar Jinling Evening Post.
Shtëpia-bujtinë është e dizajnuar sipas modelit të mauzoleve kineze, ndërsa shtretërit janë të punuar sipas dizajnit të arkivolit.

"E kam marrë me qira këtë copë të tokës, për të hapur fermë, mirëpo pasi kishte shumë varreza në fushë, askush nuk ka dashur të punonte tek unë”, ka thënë ajo.

Jiao ka shpjeguar se ideja për të hapur një bujtinë-mauzole, i ka ardhur fare rastësisht. "Pasi kishte shumë varre, thash pse të mos u jap njerëzve rastin që ta shijojnë vdekjen”, ka thënë ajo.

Jiao ka shtuar se asnjë myshteri, që ka probleme me zemër, nuk do të pranohet në bujtinën e saj, ndërsa ata me probleme mentale, duhet të shoqërohen nga personat e shëndoshë.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi