Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjyshja la pas vetes mbi 2.000 pasardhës

Shko poshtë

Gjyshja la pas vetes mbi 2.000 pasardhës Empty Gjyshja la pas vetes mbi 2.000 pasardhës

Mesazh nga BeLti Fri 26 Feb 2010 - 23:27

Gjyshja la pas vetes mbi 2.000 pasardhës

Gjyshja hebreje, Yitta Schwartz vdiq muajin e kaluar në moshën 93 vjeçare, ndërsa pas vetes la 15 fëmijë, më shumë se 200 nipa e mbesa dhe gati 2000 stërnipa e stërmbesa.

Familja Schwartz arriti në SHBA më 1953. Në Williamsburg arriti si familje e madhe me 11 fëmijë, ndërsa edhe katër tjerë i lindi më pas.
Zonja Schwartz e ka dashur familjen e saj dhe ka marrë pjesë në të gjitha qethjet e para, bar mitzvah (një ceremoni hebreje), fejesa dhe martesa të pasardhësve të saj. Me gati 2.000 anëtarë të familjes ngjarjet e tilla e mbanin atë të zënë gati tërë kohën.
“Të gjithë e donin dhe përpiqeshin të kalonin sa më shumë kohë me të”, thotë Nechuma Mayer, vajza e gjashtë, e cila ka 10 fëmijë dhe mbi 100 nipa.
Njëri prej djemve ka qenë i angazhuar të planifikojë mbledhjet familjare, përcjelljet e ditëlindjeve dhe festave tjera, por familja thotë se zonja Schwartz nuk ka pasur kurrfarë problemi me kujtesën e të gjithë emrave dhe fytyrave të anëtarëve të familjes.
“Nëse leni pas vetes fëmijë dhe nipa, do të jetoni përjetësisht”, thoshte gjithmonë zonja Schwartz. /
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi