Gjyshja lind djalin e së bijës
Gjyshja lind djalin e së bijës
Një
britanike 57-vjeçare rriti në mitrën e saj dhe lindi me sukses një
fëmijë që i përket vajzës së saj, e paaftë për të patur fëmijë.
Historia unike u
raportua mëngjesin e sotëm nga “Daily Mail”. Pasi vajza ishte përpjekur
për disa vjet pa sukses, mjekët i kishin bërë të qartë që gjendja e saj
mjekësore nuk do ta lejonte kurrë të bëhej nënë.
Megjithatë, Pamela Butler, duke qenë e vendosur që të bëhej gjyshe, i propozoi të bijës një mënyrë novatore për të patur fëmijë.
Edhe pse në moshë të avancuar për të patur fëmijë, trupi i 57-vjeçares
ishte ende në gjendje shumë të mirë dhe të përshtatshme për të pritur
një fëmijë.
Kështu, pasi në laborator u fekondua veza e së bijës me spermatozoidët e bashkëshortit, gjyshja priti fetusin në mitrën e saj.
Si rezultat, familjes Butler iu shtua një djalë, që sot është disa
muajsh. Sipas fjalës së Pamelës, ai është “sikur të ishte djali i saj”.
Vendos ne Facebook14
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Ekzorcizëm ndaj së bijës, e vrasin
» Vdes vajza që lindi djalin e Cristiano Ronaldos?
» Kung-Fu Gjyshja
» Gjenetikë, lind superdomatja
» Me orë nuk i punoi zemra: Gjyshja më ktheu në jetë
» Vdes vajza që lindi djalin e Cristiano Ronaldos?
» Kung-Fu Gjyshja
» Gjenetikë, lind superdomatja
» Me orë nuk i punoi zemra: Gjyshja më ktheu në jetë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi