Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur shterret gjuha

Shko poshtë

Kur shterret gjuha Empty Kur shterret gjuha

Mesazh nga Vizitor Wed 24 Feb 2010 - 4:46

Londër, 1984. Bota është ndarë në tri shtete të mëdha, dy prej të
cilave janë në luftë me njëri-tjetrin. Oqeania është shoqëria utopike,
e qeverisur sipas parimeve të Socanglit, domethënë nga ideologjia e
komunizmit anglez, e cila bazohet mbi autoritetin e pakundërshtueshëm
të kreut karizmatik, Vëllai i Madh, që di gjithçka dhe është gjithkund.
Sytë e tij janë telekamera që përgjojnë nëpër banesa, krahu i tij është
psikopolicia, që ndërhyn sapo i lëvrin krimbi i dyshimit për ndonjë
psikokrim. Ndërgjegjja e tij mbërrin të futet tek ajo e njerëzve të
thjeshtë e u shkakton atyre ndjenja faji a tmerri sapo t’ua përshkojë
mendjen ndonjë herez?. Gjithçka lejohet: të mendosh, kuptohet, nëse
pajtohesh me mendimin e Socanglit; të dashurosh, nëse e bën në emër të
vazhdimësisë së shoqërisë së përkryer; të dëfrehesh, nëse ndjek
programet televizive të propagandës së Partisë.

Winston-i, “i
fundmi njeri në Evropë”, dhe shoqja e tij përpiqen të mos humbasin
dinjitetin si qenie njerëzore. Të fundosur tanimë në ideologjinë e
Vëllait të Madh, ata përpiqen ta luftojnë atë nga brenda Partisë, por
çdo rebelim kundrejt atij që ia del të kontrollojë vetëdijet, përfundon
me disfatë.

“1984”, vepra tronditëse që Orwell-i shkroi mbi
utopinë negative, përshkruan dhe merret gjerë e gjatë me ARMËN MË TË
FUQISHME që Vëllai i Madh ka dhe përdor për të vepruar mbi vetëdijet e
për t’i dhunuar ato me dogmat ideologjike – me gjuhën a më saktë me
gjuhën e sotme që Orwell-it i pëlqen ta quajë NEOGJUHË.

NEOGJUHA (Newspeak) është një sistem gjuhësor i përpunuar arbitrarisht
nga teknikët e Partisë, në të cilën çdo term mëveshët VETËM me
domethënien që i shkon më për shtat parimeve ideologjike të diktaturës
së Socanglit. Në themel të komunikimit nuk qëndron më një parim i
miratuar nga të gjithë folësit.

Porse funksioni i gjuhës nuk
është thjesht komunikimi me të tjerët e me vetveten; sikurse pohojnë
teoricienët e relativitetit gjuhësor (Sapir, Whorf, etj.,) ajo (gjuha)
u lejon “të mbruajnë konceptimin e botës mbarë”.

“Sistemi
gjuhësor bazë i secilës gjuhë, – shkruan Whorf-i, – nuk është vetëm
mjet riprodhues i ideve, por ai u jep formë ideve, është, si të thuash,
prijësi i veprimtarisë mendore të individit”. Bota ngjan me një
kaleidoskop të çrregullt mbresash që duhen renditur e sistemuar nga
mendja, dhe në një masë të madhe këtë funksion e përmbush sistemi
gjuhësor i mendjes sonë.

Shndërrimet gjuhësore që kryen apriori
një utopist apo diktator, zbulojnë sesi ai dëshiron dhe dikton të
kryhet interpretimi i realitetit. Ky vëzhgim që sapo bëmë na kujton
thënien e njohur të Wittgenstein-it: “Caqet e gjuhës sime janë dhe
caqet e botës sime” .

Kështu pra, roli parësor i NEOGJUHËS
është “të thjeshtojë deri në palcë mundësitë e mendimit”, në mënyrë që
t’u presë rrugën parimeve dhe vlerave që nuk përputhen me ato të
diktuara nga Partia; dhe “… kur të mbërrihet në fund, krimi i mendimit,
apo psikokrimi do të jetë krejt i pamundur, ngaqë s’do të ekzistojnë më
fjalët për ta ngjizur atë”. Në këtë mënyrë e paraqesin objektivin e
tyre të punës gjuhëtarët që ka zgjedhur Partia për HARTIMIN E
NEOGJUHËS. Ky objektiv gërshetohet me sloganin: “Revolucioni do të
marrë fund vetëm kur NEOGJUHA të jetë e përkryer”.

Përmes
manipulimit të gjuhës u zhdukërka, pra, çdo mundësi për të mbrujtur një
mendim të kundërt me ideologjinë në fuqi, pasi zhdukja fillon që në
rrënjë, pra që te mundësia për të menduar.

Dhe në fakt, Sapir-i
shkruan: “Pyetjes nëse mund të mendohet pa ndihmën e gjuhës, shumica e
njerëzve do t’i përgjigjej po (…); përshtypja që shumë kanë se mund të
mendojnë e madje edhe të arësyetojnë pa ia patur nevojën gjuhës, është
thjesht iluzion (…). Në të vërtetë, sapo rrekemi të vendosim një lidhje
të vetëdijshme mes dy figurave, e ndjejmë së po rrëshqasim në një
rrjedhë të heshtur fjalësh”.

Ky formulim i Sapir-it tashmë
është vërtetuar tej e tej. Etnolinguistika ka dëftuar sa e pabazë është
përshtypja se gjuha s’na qenka veçse një stol? e mendimit dhe se ky i
fundit është kaq i pavarur nga gjuha, saqë nuk shndërrohet aspak me
shndërrimin e saj. Etnolinguistët me studimet e tyre dëftojnë se ligjet
e logjikës janë ngushtësisht të lidhura me ligjet e gjuhës. Gjuha,
ndërkohë që na mundëson të komunikojmë një mesazh, është duke krijuar
vetë përmbajtjen e tij. Nën dritën e këtij pohimi të fundit, le t’i
kthehemi edhe një herë asaj që Orwell-i thotë në apendiksin e “1984”:

“Qëllimi i NEOGJUHËS nuk ishte vetëm të krijonte një mjet shprehës për
konceptimin e botës dhe për shprehitë mendore të ithtarëve të
Socanglit, por sidomos, qëllimi i saj qe zhbërja e çdo forme tjetër
mendimi” . NEOGJUHA është e lidhur ngushtë me ideologjinë që i duhet të
shprehë. Socangli bazohet te autoriteti i padiskutueshëm i Vëllait të
Madh; çfarëdolloj mendimi në kundërshtim me ideologjinë ishte herez?,
ndaj dhe jo vetëm dëbohej, por asgjësohej qëkurse nxirrte krye, e gjuha
kjo përmes një terrorizmi të mirëfilltë gjuhësor.

ARKEGJUHA
(Oldspeak), është gjuha e përditshme e të gjithëve, ajo që përdorej
para Socanglit, dhe fati i saj është të zëvendësohet thuajse krejt nga
NEOGJUHA. Dhe në fakt lejohen të mbijetojnë vetëm ato fjalë apo
shprehje që kanë kuptimin e pranueshëm nga anëtarët e Partisë, ndërkohë
që gjithë ngjyresat e kuptimet e tjera përjashtohen, asgjësohen. Po
japim veç një shembull:

“Fjalën I LIRË e gjenim sërish te
NEOGJUHA, por mund të përdorej vetëm në fjali të tipit: KJO FUSHË ËSHTË
E LIRË NGA BARËRAT E KËQIJA, apo tjetër, KY QEN ËSHTË I LIRË NGA
PLESHTAT. Porse nuk mund të përdoret në kuptimin “antik” si
“politikisht i lirë” apo “intelektualisht i lirë”, meqenëse liria
intelektuale nuk ekzistonte më, as edhe si koncept”.

Shkurtimet
në fjalor nuk prekin vetëm fjalët politike, por edhe ato që mendohen si
të tepërta e të panevojshme, qëkurse ajo çka shprehin nuk ekziston më.
Gjuhët në përgjithësi synojnë drejt ekonomisë së shprehjes, ndaj dhe
shprehje që dalin jashtë gjuhës së përditshme, priren të bjerren, por
në diktaturë kjo nuk ndodh në mënyrë të natyrshme, pasi ekonomia
shprehëse e NEOGJUHËS mbikqyret e dhunohet.

Kërkesa të reja,
vlera të reja, perspektiva të reja kanë dalë në pah nga shoqëria
perfekte, ku Partia i ka caktuar gjithkujt e gjithçkaje një vlerë dhe
një funksion, sikurse çdo fjale i ka caktuar një kuptim të vetëm, të
cilin askujt s’i lejohet ta interpretojë. Aspekti politiko-ideologjik,
pra, mbërrin kulmin tek Revolucioni Gjuhësor. Fjalët e NEOGJUHËS
grupohen në tri klasa të veçanta: “Fjalori A , Fjalori B , Fjalori C”.

Fjalori A përmban fjalë të përdorimit të zakontë, ato që përdoren në
bisedat e përditshme e që shërbejnë për të përshkruar veprime – shpreh?
(vishem, eci, ha…). Të gjitha fjalët e Fjalorit A kanë një domethënie
të vetme e lidhen me objekte konkrete apo veprime materiale; përdorimi
i tyre në kontekste të tjera është i pamundur, pasi ato janë zhveshur
nga ngjyresat semantike që mund t’i përfshinin edhe tjetërkund më
gjerë, si fjala vjen në politikë apo në filozofi.

Fjalori B
përmban fjalët të krijuara enkas dhe me vetëm për qëllime politike.
Këto fjalë kanë jo vetëm kuptim politik, por kanë gjithashtu edhe
funksionin politik të drejtojnë veprimtarinë mendore të atij që merr e
i fut në bisedat e tij. Sikur të ishin një kod stenografie, me fjalët e
fjalorit B mund të përmblidhet në ca rrokje një sistem i tërë
mendimesh. Në sa më pak fjalë të përmblidhen, aq më të qarta e të
padiskutueshme janë parimet ideologjike.

Veçoria kryesore e
fjalëve të fjalorit C është këmbyeshmëria me sho-shoqen: çdo fjalë mund
të zerë çfarëdolloj vendi në fjali, pra, mund të përdoret edhe si
folje, edhe si emër, edhe si mbiemër. Nuk respektohet kurrfarë parimi
morfologjik: në disa raste fjala as që eptohet, cilado qoftë natyra e
saj, në disa të tjera merret rrënja e ndyshojnë vetëm sufiksat që i
mballosen me radhë e sipas nevojave.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur shterret gjuha Empty Re: Kur shterret gjuha

Mesazh nga jerseysyin Mon 7 Mar 2011 - 14:58

Jasht temes (edituar nga Princcesha)
jerseysyin
jerseysyin
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7
 <b>Piket</b> Piket : 57
Regjistruar : 06/03/2011
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : chongqing

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi