Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Petro Marko

Shko poshtë

Petro Marko Empty Petro Marko

Mesazh nga Vizitor Wed 24 Feb 2010 - 4:43

U shkollua dhe lindi në Vlorë. Pak kohë studioi në Athinë. Që kur ishte
nxënës i shkollës tregtare në Vlorë (të cilën e kreu në vitin 1932)
filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra.

Petro Marko ka
një biografi nga më të pasurat dhe më të bujshmet në letërsinë
shqiptare. Deri në vitin 1936 ai punoi në Tiranë si gazetar dhe po atë
vit, në moshën 23 vjeçare u nis vullnetar në Luftën e Spanjës, si
luftëtar në brigadat internacionale( ne cilin batalion???. Pas Luftës
së Spanjës, gjatë kthimit për në Shqipëri, ai do të ndeshet dhe do të
marrë pjesë në shumë beteja antifashiste nëpër Evropë. Pas kthimit në
Shqipëri në vitin 1940 do të burgoset nga italianët, që aso kohe e
kishin pushtuar Shqipërinë dhe do të përfundojë në kampin e ishullit
Ustika afër Palermos. Në përfundim të Luftës Antifashiste në vitin '44,
Petro Marko do të marrë pjesë në rradhët e partizanëve italianë, duke i
rënë kryq e tërthor Italisë, si luftëtar dhe si komandant me përvojë
luftarake. Kur kthehet në Shqipërinë e çliruar, ftohet që të qëndrojë
në krye të gazetës "Bashkimi" në Tiranë, por shpejt do të përjetojë
disa nga vitet më të rënda nëpër burgjet e shtetit shqiptar komunist,
për të cilin Petro Markoja kishte luftuar nëpër Evropë dhe Shqipëri më
se 10 vjet rrjesht. Kjo për të vetmin shkak se nuk mund të pajtohej që
në ditët e para të pushtetit me fillimin e diktaturës, e sidomos kur
provoi t'i rezistojë diktatit që i vinte Shqipërisë aso kohe nga jashtë
kryesisht nga Beogradi.

Në kulturën dhe letërsinë kombëtare
Petro Marko është personalitet i përmasave të mëdha me shpirt e mendje
të paluhatur para çdo stuhie. Ata që e kanë njohur nga afër Petro
Markon e kanë ndjerë se brenda tij rrezatonte një besim madhor ndaj
njeriut dhe mirësisë. Vetëm një lartësi shpirti e tillë mund ta
përballonte ndeshjen sy më sy me vdekjen, që ai e përjetoi aq shumë
herë gjatë jetës së tij. Dhe sa herë ngrihej në këmbë ai do ta niste
nga e para luftën ndaj së keqes po me atë forcë besimi, po me atë
rrezatim mirësie. Të tillë e ndjen lexuesi Petron në romanet "Hasta la
vista" dhe "Qyteti i fundit", ku rruga e tij jetësore e asimiluar
artistikisht, është aq e pranishme. Në vitet '70 ai do të shkruajë
romanin "Një emër në katër rrugë", ndërsa periudhën e vështirë të jetës
së tij në ishullin e Ustikës do ta përjetësojë në romanin e tij të
rëndësishëm "Nata e Ustikës". Paraqitja e shkrimtarit Petro Marko me dy
romanet e tij të parë "Hasta la vista" dhe "Qyteti i fundit" në vitet
'60 është një kthesë e vërtetë në historikun e shkurtër të romanit
shqiptar. Dhe nuk është fjala për rrumbullakësimin e një përvoje
krijuese, por përkundërazi për ndërprerje dhe dalje nga një përvojë e
shartuar jonatyrshëm në rrjedhat e letrare shqiptare, ishte një synim
që rrëfimi romanor, pjesërisht në vitet '40, '50, do të çlirohej dhe të
hapej si vizion, univers krijues dhe si spektër tematik.

Krahas
kësaj prirjeje të brendëshme që kanë të dy romanet e përmendur përballë
veprave të të njëjtit zhanër të deriatëhershëm, këto vepra qëndronin
superiore dhe si artikulim artistik. Dhe pikërisht për natyrën e
risive, për natyrën që pretendon ndryshime të vërteta të vlerave
letrare. të gjitha veprat e Petro Markos u pëlqyen dhe u kërkuan nga
lexuesi.

Faqet më të fuqishme të prozës së Petro Markos
reflektojnë triunfin e dashurisë dhe të humanizmit njerëzor. Pas tërë
atij ferri nëpër të cilin kalon njeriu në rrëfimin e Petro Markos, ai
arrin të mbetet i pamposhtur nga mizoritë e botës. Këtë bërthamë të
brendëshme e rrezatojnë personazhet nga romanet e tij, këtë shkëlqim
biblik reflekton Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar në tërë
veprat e tij.

Nuk ka shembull në letërsinë shqiptare, ku të jetë
gërshetuar dhe njehsuar aq shumë mes vetes njeriu dhe krijuesi - Petro
Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar. Me romanet e tij Petro Marko
hyri në personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare që sollën
risi të vërteta në traditën letrare shqiptare. Tek vepra e tij rrezaton
bindja dhe besimi i lindur për dashurinë dhe humanizmin njerëzor,
ndonëse sa rrojti ishte ndër personalitetet më të persekutuara dhe më
të munduara. Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2003
dekoroi Petro Markon me Urdhrin "Nderi i Kombit".
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Petro Marko Empty Re: Petro Marko

Mesazh nga Burrelsja Sat 15 Jun 2013 - 19:06

Petro Marko
Petro Marko lindi në fshatin Dhërmi të Himarës më 1913; vdiq më 1989. U shkollua në vendlindje dhe në Vlorë. Pak kohë studioi në Athinë. Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë (të cilën e kreu në vitin 1932) filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra.
Nuk ka shembull në letërsinë shqiptare, ku të jetë gërshetuar dhe njehsuar aq shumë mes vetes njeriu dhe krijuesi - Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar. Me romanet e tij Petro Marko hyri në personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare që sollën risi të vërteta në traditën letrare shqiptare. Tek vepra e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur për dashurinë dhe humanizmin njerëzor, ndonëse sa rrojti ishte ndër personalitetet më të persekutuara dhe më të munduara. Petro Marko lindi në fshatin Dhërmi të Himarës më 1913. U shkollua në vendlindje dhe në Vlorë. Pak kohë studioi në Athinë. Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë (të cilën e kreu në vitin 1932, filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra). Petro Marko ka një biografi nga më të pasurat dhe më të bujshmet në letërsinë shqiptare. Deri në vitin 1936 ai punoi në Tiranë si gazetar dhe po atë vit, në moshën 23 vjeçare u nis vullnetar në Luftën e Spanjës, si luftëtar në brigadat internazionale. Pas Luftës së Spanjës, gjatë kthimit për në Shqipëri, ai do të ndeshet dhe do të marrë pjesë në shumë beteja antifashiste nëpër Evropë. Pas kthimit në Shqipëri në vitin 1940 do të burgoset nga italianët, që aso kohe e kishin pushtuar Shqipërinë, dhe do të përfundojë në kampin e ishullit Ustika afër Palermos. Në përfundim të Luftës Antifashiste në vitin '44, Petro Marko do të marrë pjesë në rradhët e partizanëve italianë, duke i rënë kryq e tërthor Italisë, si luftëtar dhe si komandant me përvojë luftarake. Kur kthehet në Shqipërinë e çliruar, ftohet që të qëndrojë në krye të gazetës "Bashkimi" në Tiranë, por shpejt do të përjetojë disa nga vitet më të rënda nëpër burgjet e shtetit shqiptar komunist, për të cilin Petro Markoja kishte luftuar nëpër Evropë dhe Shqipëri më se 10 vjet rrjesht. Kjo për të vetmin shkak se nuk mund të pajtohej që në ditët e para të pushtetit me fillimin e diktaturës, e sidomos kur provoi t'i rezistojë diktatit që i vinte Shqipërisë aso kohe nga jashtë kryesisht nga Beogradi.Në kulturën dhe letërsinë kombëtare Petro Marko është personalitet i përmasave të mëdha me shpirt e mendje të paluhatur para çdo stuhie. Ata që e kanë njohur nga afër Petro Markon e kanë ndjerë se brenda tij rrezatonte një besim madhor ndaj njeriut dhe mirësisë. Vetëm një lartësi shpirti e tillë mund ta përballonte ndeshjen sy më sy me vdekjen, që ai e përjetoi aq shumë herë gjatë jetës së tij. Dhe sa herë ngrihej në këmbë ai do ta niste nga e para luftën ndaj së keqes po me atë forcë besimi, po me atë rrezatim mirësie. Të tillë e ndjen lexuesi Petron në romanet "Hasta la vista"(1958) dhe "Qyteti i fundit"(1960), ku rruga e tij jetësore e asimiluar artistikisht, është aq e pranishme. Në vitet '70 ai do të shkruajë romanin "Një emër në katër rrugë", ndërsa periudhën e vështirë të jetës së tij në ishullin e Ustikës do ta përjetësojë në romanin e tij të rëndësishëm "Nata e Ustikës"(1989). Paraqitja e shkrimtarit Petro Marko me dy romanet e tij të parë "Hasta la vista" dhe "Qyteti i fundit" në vitet '60 është një kthesë e vërtetë në historikun e shkurtër të romanit shqiptar. Dhe nuk është fjala për rrumbullakësimin e një përvoje krijuese, por përkundërazi për ndërprerje dhe dalje nga një përvojë e shartuar jonatyrshëm në rrjedhat e letrare shqiptare, ishte një synim që rrëfimi romanor, pjesërisht në vitet '40, '50, do të çlirohej dhe të hapej si vizion, univers krijues dhe si spektër tematik.
Krahas kësaj prirjeje të brendëshme që kanë të dy romanet e përmendur përballë veprave të të njëjtit zhanër të deriatëhershëm, këto vepra qëndronin superiore dhe si artikulim artistik. Dhe pikërisht për natyrën e risive, për natyrën që pretendon ndryshime të vërteta të vlerave letrare. të gjitha veprat e Petro Markos u pëlqyen dhe u kërkuan nga lexuesi.
Faqet më të fuqishme të prozës së Petro Markos reflektojnë triunfin e dashurisë dhe të humanizmit njerëzor. Pas tërë atij ferri nëpër të cilin kalon njeriu në rrëfimin e Petro Markos, ai arrin të mbetet i pamposhtur nga mizoritë e botës. Këtë bërthamë të brendëshme e rrezatojnë personazhet nga romanet e tij, këtë shkëlqim biblik reflekton Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar në tërë veprat e tij. Krahas kësaj prirjeje të brendëshme që kanë të dy romanet e përmendur përballë veprave të të njëjtit zhanër të deriatëhershëm, këto vepra qëndronin superiore dhe si artikulim artistik. Dhe pikërisht për natyrën e risive, për natyrën që pretendon ndryshime të vërteta të vlerave letrare. të gjitha veprat e Petro Markos u pëlqyen dhe u kërkuan nga lexuesi.

Faqet më të fuqishme të prozës së Petro Markos reflektojnë triunfin e dashurisë dhe të humanizmit njerëzor. Pas tërë atij ferri nëpër të cilin kalon njeriu në rrëfimin e Petro Markos, ai arrin të mbetet i pamposhtur nga mizoritë e botës. Këtë bërthamë të brendëshme e rrezatojnë personazhet nga romanet e tij, këtë shkëlqim biblik reflekton Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar në tërë veprat e tij.

Nuk ka shembull në letërsinë shqiptare, ku të jetë gërshetuar dhe njehsuar aq shumë mes vetes njeriu dhe krijuesi - Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar. Me romanet e tij Petro Marko hyri në personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare që sollën risi të vërteta në traditën letrare shqiptare. Tek vepra e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur për dashurinë dhe humanizmin njerëzor, ndonëse sa rrojti ishte ndër personalitetet më të persekutuara dhe më të munduara. Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2003 dekoroi Petro Markon me Urdhrin "Nderi i Kombit".
Burrelsja
Burrelsja
VIP
VIP

<b>Postime</b> Postime : 494
 <b>Piket</b> Piket : 496
Regjistruar : 26/03/2013
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Petro Marko Empty Re: Petro Marko

Mesazh nga Burrelsja Sat 15 Jun 2013 - 19:07

Tituj të veprave
    * Hasta la vista (1958)
    * Qyteti i fundit (1960)
    * Një emër në katër rrugë
    * Ara në mal
    * Nata e Ustikës (1989)
    * Shpella e piratëve
    * Vepra autobiografike
    * Intervistë me vetvehten
    * Retë dhe gurët

Mirënjohjet
        Dekorata
    * Urdhri "Nderi i Kombit" në vitin 2003
        Pagëzime institucionesh
Burrelsja
Burrelsja
VIP
VIP

<b>Postime</b> Postime : 494
 <b>Piket</b> Piket : 496
Regjistruar : 26/03/2013
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Petro Marko Empty Re: Petro Marko

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi