Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Petro Marko

2 posters

Shko poshtë

Petro Marko Empty Petro Marko

Mesazh nga Geri Wed 22 Jul 2009 - 6:53

Nuk ka shembull në letërsinë shqiptare, ku të
jetë gërshetuar dhe njehsuar aq shumë mes vetes njeriu dhe krijuesi -
Petro Marko njeri dhe Petro Marko
shkrimtar. Me romanet e tij Petro Marko hyri në personalitetet më të
shquara të kulturës shqiptare që sollën risi të vërteta në traditën
letrare
shqiptare. Tek vepra e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur për
dashurinë dhe humanizmin njerëzor, ndonëse sa rrojti ishte ndër
personalitetet më
të persekutuara dhe më të munduara. Petro Marko lindi në fshatin Dhërmi
të Himarës më 1913. U shkollua në vendlindje dhe në Vlorë. Pak kohë
studioi në
Athinë. Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë (të cilën e
kreu në vitin 1932, filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra).
Petro Marko
ka një biografi nga më të pasurat dhe më të bujshmet në letërsinë
shqiptare. Deri në vitin 1936 ai punoi në Tiranë si gazetar dhe po atë
vit, në
moshën 23 vjeçare u nis vullnetar në Luftën e Spanjës, si luftëtar në
brigadat internazionale. Pas Luftës së Spanjës, gjatë kthimit për në
Shqipëri,
ai do të ndeshet dhe do të marrë pjesë në shumë beteja antifashiste
nëpër Evropë. Pas kthimit në Shqipëri në vitin 1940 do të burgoset nga
italianët,
që aso kohe e kishin pushtuar Shqipërinë, dhe do të përfundojë në
kampin e ishullit Ustika afër Palermos. Në përfundim të Luftës
Antifashiste në vitin
'44, Petro Marko do të marrë pjesë në rradhët e partizanëve italianë,
duke i rënë kryq e tërthor Italisë, si luftëtar dhe si komandant me
përvojë
luftarake. Kur kthehet në Shqipërinë e çliruar, ftohet që të qëndrojë
në krye të gazetës "Bashkimi" në Tiranë, por shpejt do të përjetojë
disa nga
vitet më të rënda nëpër burgjet e shtetit shqiptar komunist, për të
cilin Petro Markoja kishte luftuar nëpër Evropë dhe Shqipëri më se 10
vjet
rrjesht. Kjo për të vetmin shkak se nuk mund të pajtohej që në ditët e
para të pushtetit me fillimin e diktaturës, e sidomos kur provoi t'i
rezistojë
diktatit që i vinte Shqipërisë aso kohe nga jashtë kryesisht nga
Beogradi.
Në kulturën dhe letërsinë kombëtare Petro Marko është personalitet i
përmasave të mëdha me shpirt e mendje të paluhatur para çdo stuhie. Ata
që e kanë
njohur nga afër Petro Markon e kanë ndjerë se brenda tij rrezatonte një
besim madhor ndaj njeriut dhe mirësisë. Vetëm një lartësi shpirti e
tillë mund
ta përballonte ndeshjen sy më sy me vdekjen, që ai e përjetoi aq shumë
herë gjatë jetës së tij. Dhe sa herë ngrihej në këmbë ai do ta niste
nga e para
luftën ndaj së keqes po me atë forcë besimi, po me atë rrezatim
mirësie. Të tillë e ndjen lexuesi Petron në romanet "Hasta la
vista"(1958) dhe "Qyteti
i fundit"(1960), ku rruga e tij jetësore e asimiluar artistikisht,
është aq e pranishme. Në vitet '70 ai do të shkruajë romanin "Një emër
në katër
rrugë", ndërsa periudhën e vështirë të jetës së tij në ishullin e
Ustikës do ta përjetësojë në romanin e tij të rëndësishëm "Nata e
Ustikës"(1989).
Paraqitja e shkrimtarit Petro Marko me dy romanet e tij të parë "Hasta
la vista" dhe "Qyteti i fundit" në vitet '60 është një kthesë e vërtetë

historikun e shkurtër të romanit shqiptar. Dhe nuk është fjala për
rrumbullakësimin e një përvoje krijuese, por përkundërazi për
ndërprerje dhe dalje
nga një përvojë e shartuar jonatyrshëm në rrjedhat e letrare shqiptare,
ishte një synim që rrëfimi romanor, pjesërisht në vitet '40, '50, do të
çlirohej dhe të hapej si vizion, univers krijues dhe si spektër tematik.
Krahas kësaj prirjeje të brendëshme që kanë të dy romanet e përmendur
përballë veprave të të njëjtit zhanër të deriatëhershëm, këto vepra
qëndronin
superiore dhe si artikulim artistik. Dhe pikërisht për natyrën e
risive, për natyrën që pretendon ndryshime të vërteta të vlerave
letrare. të gjitha
veprat e Petro Markos u pëlqyen dhe u kërkuan nga lexuesi.
Faqet më të fuqishme të prozës së Petro Markos reflektojnë triunfin e
dashurisë dhe të humanizmit njerëzor. Pas tërë atij ferri nëpër të
cilin kalon
njeriu në rrëfimin e Petro Markos, ai arrin të mbetet i pamposhtur nga
mizoritë e botës. Këtë bërthamë të brendëshme e rrezatojnë personazhet
nga
romanet e tij, këtë shkëlqim biblik reflekton Petro Marko njeri dhe
Petro Marko shkrimtar në tërë veprat e tij.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Petro Marko Empty Re: Petro Marko

Mesazh nga engjell a djall Wed 22 Jul 2009 - 10:42

Kenga e vales
(Vlores)



Lemo', o vale e perkedhel
ate breg qe s'eshte i gjalle,
e, kur te flesh aty ne Skele,
te shtrihesh ne ate zall,
kendo nje kenge e nanuris
shume qete e me ngadale,
se ne ate toke fle nje fis
qe u ngrit ne shekuj vale
per nderin e Lirise...

Lemo' o vale me ngadale!
kendo nje kenge lehte,
te mos degjohet gjer ne mal,
se aty ne ullishte fshehte
dergjen..... - oh lere mos e nga,
kujtimi u ka mbet! -

Pra ti o vale, kendo, mos qa,
se zemren e ke det
dhe gjuhen ligjerim e shkume,
sa brigje ke ne dore!...
Dhe kot kerkon te vere ne gjume
dhe shpirtin tend, o Vlore!

Po ah, o vend qe lind c'ka vdes,
pse hesht mbi varr, i gjalle?
Perhere syri yt do jes'
me llahtari ne zall?..

Lemo' o vale me ngadale,
kendo kushtrim te qete...
Se mos degjohet lart ne male
ne Arberine vete
se atje dergjet nje jete...

Lemo' o vale e perkedhel
me zemer, jo me zjarr,
se ben vaki qe vdekja del
e s'hesht brenda ne varr.

Kushtrimin tend o te degjoj
oh, ndersa vendi qan -
atehere, o vale, gjumi mbaroi
dhe labet kush i mban...?!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Petro Marko Empty Re: Petro Marko

Mesazh nga engjell a djall Wed 22 Jul 2009 - 10:43

Tungjatjeta Shqiperi, Nene e fisit mireprites
per ata qe te nderojne.
Tungjatjeta Shqiperi, Nene e fisit kryengrites
per ata qe te lakmojne!

Ti je Besa, bujaria, Nene e fisit legjendar
per ata qe te nderojne.
Ti hakmarrja, Burreria, Nene e fisit zemerzjarr
per ata qe te shkelmojne!

Ti o Nene, tere jeten sa kujtohet historia,
theve prangat qe te hodhi shkelesi dhe barbaria!
Fryma jote, jeta jote, zemra jote eshte Liria!
Dhe kur bota ballkanike ra ne zi, ne roberi,
viset e tua kreshnike nuk i shkeli dot njeri.
Bijte e tu sorkadhe mali, rritur ererash per trima,
suleshin mbi invazoret, si ne malet vetetima.

Ti me shekuj dhe kushtrimin per clirimin e Ballkanit.
Ti me gjakun e arbereshit skuqe jeten e tiranit,
shkele ligjet e sulltanit, ngrite zerin per Liri,
dhe me gaz djemte te kendonin "Tungjatjeta Shqiperi!"
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Petro Marko Empty Re: Petro Marko

Mesazh nga engjell a djall Wed 22 Jul 2009 - 10:44

N'arrati


Koken mu ne traste e futi,
mori dhene... Pse o Zot,
tere kohen jeteshkurti
qetesine nuk e gjen dot?

Ligja me kamxhik s'e zbuti
skllavin qe endet sot e mot,
llogore nuk gjen gjekundi
dhe mundimi s'e mund dot
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Petro Marko Empty Re: Petro Marko

Mesazh nga engjell a djall Wed 22 Jul 2009 - 10:45

Te varri i drejtesise


Te pat rritur me pekule
drita e jetes... Po tani,
pse e vdekur ju perkule
dhunes - arit, pa stuhi?

Ja... te qan o turm' e gjalle
qe te humbi. Dhe me hak
te kerkon. Si thua, valle,
per t'u ngjallur, do shume gjak?
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Petro Marko Empty Re: Petro Marko

Mesazh nga engjell a djall Wed 22 Jul 2009 - 10:45

Permendorja e Vlores (luftetarit te panjohur)


Trim , arbresh, ja ti si hekur
celik me rri pa tundur!
Fsheh ne sy turmen e vdekur
qe nga vdekja s'eshte mundur!

Rri rinia e te sheh,
Por mjerisht ajo s'te njeh!
Edhe pyet, o zemerftohur:
- C'eshte ky trim i panjohur?
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Petro Marko Empty Re: Petro Marko

Mesazh nga engjell a djall Wed 22 Jul 2009 - 10:46

Deri kur...


Deri kur i arratisur,
i pastrehe ne mergim,
deri kur o shpresengrysur,
do te endesh pa drejtim?

Kthehu, lumemadh ne Atdhe,
mba ne gji ate flamur
qe valon i fsheht atje!...
Behu burre! Po deri kur?!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Petro Marko Empty Re: Petro Marko

Mesazh nga engjell a djall Wed 22 Jul 2009 - 10:48

Kenga laberishte


Kur ja marr o me te qare
asaj kenge trimerishte,
them: - Eh, mbeta si i vrare,
se dyjarja laberishte
me kujton .... O Perendi,
nuk e them, po do ja nis
sy rrembushur ne arrati
si bilbil i Laberise!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Petro Marko Empty Re: Petro Marko

Mesazh nga engjell a djall Wed 22 Jul 2009 - 10:48

Himara


Lagur syt' i zu qepalla
s'kane te hapen ne jete,
se ne ato vise te rralla
fluturon shpirti shigjete!

Atje, ah! Gjelberon fryma,
n'ato male, ar te lara
ku mbi re shkrep vetetima,
shkruan me zjarr: - Flake eshte Himara!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Petro Marko Empty Re: Petro Marko

Mesazh nga engjell a djall Wed 22 Jul 2009 - 10:50

Ha...

Ha vajtim, o i helmuar,
Ha gezim, o i gezuar,
Ha perralla, o vjershetar,
Ha litar, o Atdhetar,
Ha genjeshtra, o enderrtar....
Hani bar per te jetuar.
Hani arkat...hic mos mbeten
Mbreter - sa te hani veten
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Petro Marko Empty Re: Petro Marko

Mesazh nga engjell a djall Wed 22 Jul 2009 - 10:51

Vetvetes


Gelltite dhimbjen me pahir
ne thellesine tende!
Vertite brenda pa meshire
dhe qesh si nje capkene!

Shterroi jeta, s'ka me lot
as endrra, as perralla,
eja ne vete, dehu sot
me zemrat e gjalla!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Petro Marko Empty Re: Petro Marko

Mesazh nga engjell a djall Wed 22 Jul 2009 - 10:51

APOLOGJIA IME
(JETES)


...Marrezi, turp turp dhe
mekate
per jeten e terbuar
se kur me ndal, o gjenerate,
qe vuan rruges ndonje nate,
me merr per te denuar
dhe, me nje ze qe vret,
ngahera me pyet:
-Ku linde, o i ri?
-O jete, linda ne shkreti!
-Ku rron dhe ku vete,
ne c'dhera e ne c'dete?!
-Cudi! C'kerkon prej meje ti
dhe si, o jete, pyet,
kurse ne varferi
me hodhe kur me gjete
te lindur nga skelete
pa drite, pa liri?
-Njeri!
Nga vete, as me thua?
-S'e di! Jo, Nuk e di!
Po lerme, o jete, c'ke me
mua?
-Dua ta di, po dua!
-Atehere, jete e krisur,
per mua mos pyet
se qysh ne n'agim kam nisur
te shkel si skllav i shkrete
mbi gjurma shprese drite...
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
-O mekatar,
as faliu ligjes sime,
bindu i cmendur enderrtar,
s'jeton me shqetesime!...
-Mu thell' ne brendesire
ku ndjenja rron e lire,
ku dhembja dhemb e prekur
nga ligja jote e fuqiplote,
ne gjirin tim si hekur,
si hekur e celik,
qello,qello, o me kamxhik;
pa frik' e pa meshire
e pa pendim,
se mu ne thellesire
te shpirtit, ne nje kend,
lindi nje shqetesim
qe celi varrin tend.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Petro Marko Empty Re: Petro Marko

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi