ISUF BAJRAMI
:: Bota Shqipetare :: Letërsia
Faqja 1 e 1
ISUF BAJRAMI
Isuf B. Bajrami u lind më 08.06.1963 në fshatin Velekincë, komuna e Gjilanit. Shkollën fillore tri vite i kreu në vendlindje dhe atë tetëvjeçare dhe të mesmen në Gjilan,kurse studimet në Universitetin e Prishtinës. Në Qendrën Rajonale për Studime Politike dhe Diplomatike pranë Akademisë Diplomatike të Shqipërisë, më 2006 e mbaroi dhe e mbrojti temën "Epiri dhe përkatësia etnike e epirotëve".
Pos prozës dhe poezisë, të cilin e do shumë dhe e kurorëzon me suksese, një përkushtim jashtëzakonisht të madh ndaj atdheut dhe ndaj vlerave materiale dhe shpirtërore të tij, e ka kultivuar me aktivitetin e tij në Lëvizjen Kombëtare, Frontin e Rezistencës dhe Njësitet Guerile të UÇK-së, Ministrinë e Rendit, TMK.
Veprat letrare:
1."Fushë e Trimërive"- Poezi,1995
2."Eklipsi" - Poezi,1997
3."Një ditë më shumë në jetë, një ditë më afër vdekjes" - Prozë.1997
Prej librit të parë "Fushë e Trimërive",deri në librin e dytë "Eklipsi", autori ka shënuar mbresat e veta, në kohën e kryer të kaluar, që lypset të rizgjidhet Sot!
Mirëpo, rëndon dilema - kujt t'i flitet?!
Sot, njerëzit, i aplaudojnë eklipsit - figurë qendrore në këtë përmbledhje. Për më tepër, ai që nuk i aplaudon, bie në sy dhe anatemohet.
Është kjo,edhe një ikje e re mitike, në Ditë të Sotme!Por, Zot ruana, kaloftë edhe kjo kohë, siç kaluan gjithë të tjerat.
Eklipsi, moto dhe figurë qendrore e kësaj përmbledhjeje na flet për njeriun, Prometeun e sotëm dhe për dilemat e pa sprovuara, kurrë më parë. Se fundja, koha tjetër do të vijë dhe do të flasë vetë, sërish - siç ka folur herë pas here. Me këtë rast, sakrificat individuale e kolektive të grupeve kanë ndritur kohë pas kohe në Natën e Popujve në robëri. Po, pasi, megjithatë - miliarda yje në qiell rrinë të ftohtë e s'luajnë vendit, e një Yll-Diell i vetëm, biri i Zotit, natën e bënë ditë, biri i Zotit ardhtë edhe ndër ne. Me të do të vijë paqja, koha e re dhe Njeriu i Ri.
E ardhmja është - burim i forcës krijuese. Kjo është porosia gjenerale e autorit.
Me veprat e deritashme, Isuf B. Bajrami, ka krijuar një individualitet në krijimtari me stilin e tij origjinal që e përdor. Është përfshirë në "Leksikonin e shkrimtarëve shqiptarë 1501 - 2004'' të Hasan Hasanit, si dhe në panoramën e krijuesve letrarë të Kosovës Juglindore "Psherëtimë për tokën" të Hysen Kqikut. Isuf B. Bajrami jeton dhe vepron në Gjilan.

Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Re: ISUF BAJRAMI
JAM LODHUR
Jam lodhur
lodhur jam-nga lufta
nga kjo luftë e pa fund
Armët e topitura i hedh me gjymtyrët e rënda
në një pllajë ku ato rrokullisen e rrëkëllehen
si kërcej të imët duke u shprishur
Jam lodhur
lodhur jam-nga lufta
nga kjo luftë e pa fund
që është vetë jeta ime
nga kjo luftë e ngadaltë,e ngordhur në mjegull
kundër armiqve të padukshëm
që mbase nuk qenë fare armiq
që mbase nuk qenë fare-asgjë.
Shumë luftova me veten,e jam lodhur
lodhje që më vjel jetën
e më bën të mbjell fat të mbarë.
Silluni pra shlirshëm,ju zvarranikë
akrepa
fëlliqësira
shtohuni.
Hidhni valle,pa kuptim
qerthullohuni e bëni fole
strehohuni në kokën time
që prehet n’mendime
kafshohuni
kafshomëni
helmohuni
shushullohuni në diell
klithni
harlisuni
zvarrisuni
dëftomëni
se lufta ime e gjatë,qe e kotë.
Do t’i mohoj pra armët
luftën
veç për pak
për pakëz qetësi
qetësi e paqe
paqe...
Paqe!...
Nën këtë qiell që trokon
mbi kurrizin e popullit tim
...plagë.

Ç’ËSHTË
Ç’është kështu me mua
jam i varur në pemën e dëshirave
e kam shijen e zhavorrit në gojë
lëkundem nga erërat për tokë.
Si i humbur,besoj në dashuri
që ndoshta kurrë s’do të vijë.
Bota më ngjanë në një vesh stërmadh
s’fle në asnjë çast vetëm
i shurdhër nga ezanët e kambanat
që i thërrasin e i godasin pareshtur të çmendurit.
Ç’është kështu me mua?!...
Vetë ëndrra më zgjon gjallërimin
e mashtrimin të pafaj
për rrugicat e arta të fëmijërisë
të mençur në çiltërinë e saj.

KUR TË VIJË
Kur të vijë ora ime
më hipni mbi një kalë pikalosh
do të përshkoj duke galopuar
brigjeve të detit të zemëruar.
Kur të vijë ora ime
kthemëni reliktet e fëmijërisë
zhelet e mia e këpucët e vogla do t’i mbath
do të endem flokëprishur
e pak qyrravec.
Kur të vijë ora ime
më çoni në majën më të lartë
e do ta gdhendi me thonjtë e mi:
-Jeta është e shtrenjtë!
Kur të vijë ora ime
vishmëni si dhëndër
bëmëni t’i them të gjitha gjërat e bukura
që s’munda kurrë t’i them.

NE ISHIM JU ISHIT
Ne ishim gjahu
ju,ndjekësit tanë
sherifët!
Jetuam
si në filmat kauboj.
Ata që s’e provuan
Teksasin e dëbimit
lidheshin me kalin e arresteve
-Trojë!!!
Ne ishim
ju ishit!...
-David
Goliat
të kapërthyer tmerrësisht
në finalen e papërfunduar
në arenën e bujshme të historisë.
Ne ishim gjahu
ju,ndjekësit tanë
sherifët!
Jetuam
si në filmat kauboj.
Ata që s’e provuan
Teksasin e dëbimit
lidheshin me kalin e arresteve
-Trojë!!!
Ne ishim
ju ishit!...
-David
Goliat
të kapërthyer tmerrësisht
në finalen e papërfunduar
në arenën e bujshme të historisë.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Re: ISUF BAJRAMI
MBROJTËSI IM
Ka kohë që s’kam frikë
shkel mbi uniforma
si mbi një pllangë ngjyre të shkrimit
të derdhur nga një dorë fëmije
Por,mes lëngut të errësirës
më rrethojnë ca statuja si të mbështjella n’qefin
dhe ma bëjnë gjyqin e tmerrshëm
për gojëmbylljen time të hershme.
Homeri pa sy heziton
me maninë e verbër më vështron
e një fjalë dot se them
Kërkoj mes krihëve të këputur të Safos
kur do të vijë-ta prek në ije
ta zbus vështrimin e saj gjarpërues
Njeriu i gjallë-mbrojtësi im
vetë ai mund të më falë
pasi të ma ç’veshin mishin nga eshtrat.

HIJA
Më ke ndjekur pas
dhe nuk të kam njohur se kush ishe.
Shpesh ma ke zënë diellin
me gjatësinë tënde.
Jam përpjekur deri në vdekje
për t’u çliruar prej teje.
Por,sot
kur s’më bën më hije
unë ndihem rilindur.
Më ke ndjekur pas
dhe nuk të kam njohur se kush ishe.
Shpesh ma ke zënë diellin
me gjatësinë tënde.
Jam përpjekur deri në vdekje
për t’u çliruar prej teje.
Por,sot
kur s’më bën më hije
unë ndihem rilindur.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Re: ISUF BAJRAMI
“MREKULLIRA”
Në përgjigje të SOS-it
kishat humanitare të Evropës
i sakrifikuan magazinat
dhe befas po kontraktojmë si me të vdekurit.
I veshim rrobat e tyre
të na mbajnë disi ngrohtë
i veshim rrobat e tyre
e i mbajmë disi “gjallë”.
Po dialogojmë pa përkthyes
për “Komunizmin”që eksperimentuam
do të harrojmë gjithçka
në këtë dimër të akullt
Skandinav.
“Ç’mrekulli!!!’’
-Me rrobat e të vdekurve!...
“E K L I P S I” (POEZI) GJILAN, 1997

Similar topics
» Arta Bajrami bëhet nënë
» Arta Bajrami - një këngë për vajzën e saj
» Arta Bajrami është shtatzënë, thonë të afërmit e saj
» Arta Bajrami - një këngë për vajzën e saj
» Arta Bajrami është shtatzënë, thonë të afërmit e saj
:: Bota Shqipetare :: Letërsia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi