A me Shum Ka DaShuri aPo Tradheti permes Internetit...???
+6
Inamso87
Miri
Merisa
MitrovicA
Erisa
Geri
10 posters
:: Kendi i Dashurise :: Dashuria
Faqja 1 e 1
A me Shum Ka DaShuri aPo Tradheti permes Internetit...???
A me Shum Ka DaShuri aPo Tradheti permes Internetit...???
Jepni mendimin tuaj??
Jepni mendimin tuaj??
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Re: A me Shum Ka DaShuri aPo Tradheti permes Internetit...???
une them tradheti
MitrovicA- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 3880
Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009
Merisa- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 8930
Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
Mosha : 34
Vendbanimi : Ne zemren e...
Re: A me Shum Ka DaShuri aPo Tradheti permes Internetit...???
Njohjet online
Tendence, si e shpjegojnë psikologët realitetin virtual që lidh me
mijëra çifte on line. A është “dashuri e vërtetë” dashuria në Internet? Në
realitetin e ri, në realitetin virtual, çdo ditë lidhen gjithnjë e më tepër
njerëz. Komunikimi i drejtpërdrejtë përmes shfrytëzuesve të Internetit, në
cilindo shtet a qytet, i mënjanon largësitë gjeografike dhe ofron liri të plotë
të të shprehurit. Këmbimi i mendimeve, ideve e qëndrimeve bën që njerëzit të
afrohen, të lirohen nga pakënaqësitë, paragjykimet dhe paaftësitë që shfaqen në
komunikimet “sy më sy”. Ky lloj i mediumit për komunikim të shpejtë dhe kryerje
të shpejtë të punëve po bëhet medium për të dashuruarit. Dashuria përmes
Internetit është dukuri e re, të cilën ende nuk e kanë studiuar mirë psikologët
dhe sociologët.
Si njihen njerëzit? Të njihesh përmes Internetit, nuk është
aspak e vështirë. Mjafton të kyçeni në forume, grupe të ndryshme të
diskursioneve, dhoma të diskursioneve dhe, për një kohë të shkurtër, do të keni
me dhjetëra letra elektronike. Aq më tepër, nëse keni faqe personale vetë, do
t’ju lajmërohen njerëzit anë e mbanë botës. Dhe kështu gjithçka fillon me një
bisedë të thjeshtë rreth një teme me një person ende të panjohur për ju dhe,
natyrisht, nëse ajo bisedë bëhet interesante, me të përsëritet komunikimi
vazhdimisht. E numri i partnerëve potencialë për biseda të këtilla është i
pafund. Shumë njerëz mendojnë se dashuria përmes Internetit është kurth dhe për
një gjë të tillë nuk duhet diskutuar. Pa marrë parasysh se kush ndodhet në anën
tjetër të rrjetit, pa marrë parasysh përmbajtjen e letrave, porosive, vërtet,
krejt çka dimë për personin tjetër janë shkrimet e tij elektronike. Shumëkush
mendon se të dashurohesh përmes Internetit, pa e njohur fizikisht një person,
është e njëjtë sikur të dashurohesh pa sy e vesh, ngaqë gjithçka paraqet
rezultatin e imagjinatës dhe frazave të thurura me mjeshtri. Por a është vërtet
pikërisht kështu?
Një nga karakteristikat themelore të komunikimit përmes
Internetit është anonimiteti. Kjo mundëson lirinë e të shprehurit, të
qëndrimeve, ideve dhe paraqet bazën e njohjes së njerëzve. Njohja rrjedh më
shpejt nga brenda-jashtë, duke zbuluar personalitetin, karakterin, ndjeshmërinë,
animin, motivimin dhe, shkurt e trup, gjithçka që personin në anën tjetër të
rrjetit e bën të veçantë. Kryesore në komunikimet mes njerëzve, përmes
kompjuterit, janë fjalët. E fjalët i janë dhënë njeriut që, më mirë t’i fshehë
mendimet e veta, thotë një proverb. Megjithatë, gjithçka duhet të merret me
rezervë. Përderisa disave ky lloj komunikimi u ofron mundësi të lirisë së të
shprehurit të mendimeve, sinqeritetit, guximit, të tjerëve u ofron mundësi për
të servuar gënjeshtra, për të mashtruar dhe trilluar. Të gjithë ata që
dëshirojnë, kanë qasje në të. Prandaj, mashtrimet nuk janë mangësi e mediumit të
këtillë, po ato janë mangësi që tregojnë mangësitë individuale të njeriut.
Cilat janë përparësitë e njohjes përmes Internetit. Padyshim
që përparësitë janë nga më të shumtat, por ne do të numërojmë këtu vetëm
disa:
1. Gjasat për të takuar personat e shpirtit janë të
zgjeruara dhe përfshinë krejt botën.
2. Njoftimet bëhen në bazë të interesave të përbashkëta, e
kjo shpesh shpien në mirëkuptim dhe ju zhvillohet ndjenja se ju takon dikush apo
i takoni dikujt. Njoftimet bëhen në bazë të atraktivitetit, miqësisë dhe
dashurisë.
3. Nuk ekziston palakmueshmëri apo pasiguri, sikurse në
takimet e drejtpërdrejta. Njerëzit anojnë t’ i zbulojnë më shpejt mendimet dhe
qëndrimet e veta në këtë mënyrë.
4. Pasi ka mundësi të editohet teksti, mendimet dhe
shprehjet janë më koncize, më përmbajtjesore dhe të paramenduara mirë.
5. Ndjenja e vetmisë gati nuk ekziston, ngaqë gjithnjë del
dikush që është disponibël të komunikojë me ju.
Cilat janë mangësitë e njohjes përmes Internetit.
1. Mungesa e gjesteve përcjellëse, si ngjyra e
zërit apo e shprehjeve të fytyrës, që flasin shumë, mungesa e afërsisë
fizike.
2. Mungesa e erës, shijes dhe prekjes.
3. Keqkuptimi në komunikim (për shkak të mënyrës së
interpretimit fiks dhe vonesës së shkrimeve në rrjetë).
4. Jo sinqeriteti i personave që e keqpërdorin këtë medium
komunikimi. P.sh., thjesht dikush dëshiron të argëtohet në logorinë tuaj, pastaj
gënjimet për punën, luajta e roleve, gënjimi për statusin martesor, fëmijët,
gjininë, moshën… dhe gjithnjë ka të tillë që gënjejnë dhe të tillë që
besojnë.
5. Edhe pse ekziston mundësia e këmbimit të fotografive,
dëgjimit të zërit etj., prapë se prapë mungesa e prekjes, shikimit në sy,
intonimit të zërit dhe vetë fluidi i kontaktit shpirtëror (parandjenja kur
takohesh me një person, apo përshtypja e parë fizike) mungojnë. Ata që
mashtrojnë, madje mund t’u dërgojnë fotografinë e dikujt tjetër, zëri mund të
jetë i tjetërkujt, shkrimet po ashtu. Mund të gënjejnë edhe për përkatësinë
etnike, bindjet fetare, gjininë etj

Edituar për herë të fundit nga Viola në Sat 3 Apr 2010 - 0:47, edituar 1 herë gjithsej
Vizitor- Vizitor
Miri- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 1299
Piket : 1368
Regjistruar : 25/04/2009
Re: A me Shum Ka DaShuri aPo Tradheti permes Internetit...???
Ne boten Virtuale me shum genjeshtrra ka.kur dike nuk e njef LIVE po vetem nepermjet web kameres esht shum ne ndyshe se mund te genjej dhe te tradhetoj cdo dit a cdo ore,keshtu qe them qe me shum ka tradheti sesa dashuri nepermjet internetit
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Re: A me Shum Ka DaShuri aPo Tradheti permes Internetit...???
me shume ka tradheti
Merisa- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 8930
Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
Mosha : 34
Vendbanimi : Ne zemren e...
Re: A me Shum Ka DaShuri aPo Tradheti permes Internetit...???
Voglushja shkruajti:as njera as tjetra them
Pajtohem me mendimin tend plotesisht
Inamso87- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 730
Piket : 830
Regjistruar : 12/03/2010
Mosha : 37
Vendbanimi : TETOVË, FYROM
Re: A me Shum Ka DaShuri aPo Tradheti permes Internetit...???
Interes dhe perfitim
Arla- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 2501
Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010
Merisa- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 8930
Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
Mosha : 34
Vendbanimi : Ne zemren e...
MitrovicA- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 3880
Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009
Re: A me Shum Ka DaShuri aPo Tradheti permes Internetit...???
Interese dhe tradheti nje her ekam provuar dhe mos e provofsha kurr eshte vertet nje dhimbje dhe inat qe nuk ja fal vetes kurr !
Vizitor- Vizitor
Re: A me Shum Ka DaShuri aPo Tradheti permes Internetit...???
Te gjitha jane te mundura, pavaresisht se nuk njihesh me te tjeret.
Gjimnazistja- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 1685
Piket : 1786
Regjistruar : 27/02/2010
Vendbanimi : rreth e rrotull
Re: A me Shum Ka DaShuri aPo Tradheti permes Internetit...???
Permes Internetit ka tradhti por nuk ka dashuri.
Re: A me Shum Ka DaShuri aPo Tradheti permes Internetit...???
me shum tradheti
MitrovicA- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 3880
Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009
Re: A me Shum Ka DaShuri aPo Tradheti permes Internetit...???
Kam then edhe me larte...As njera e as tjetra!
Vizitor- Vizitor
Re: A me Shum Ka DaShuri aPo Tradheti permes Internetit...???
tradheti ka me shume se dashuri
Merisa- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 8930
Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
Mosha : 34
Vendbanimi : Ne zemren e...
Re: A me Shum Ka DaShuri aPo Tradheti permes Internetit...???
nuk ka te bej interneti ketu nuk eshte ne pyetje interneti ne pyetje jan vet dy persona qe takohen ne internet se sa besnik jan njeri ndaj tjetrit qe e doan njeri tjetrin me hile interes personal apo thjesht pa kurrfar interesi duhen me shpirt.....
Similar topics
» Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...
» Mundesia per tradheti ne lidhjet e gjata egziston?
» Sulmohet Faqe e Internetit Top-Channel.tv
» Histroria e Google!--Gjigandi i Internetit
» Bota e internetit strofulla e thashethemeve per shqiptaret
» Mundesia per tradheti ne lidhjet e gjata egziston?
» Sulmohet Faqe e Internetit Top-Channel.tv
» Histroria e Google!--Gjigandi i Internetit
» Bota e internetit strofulla e thashethemeve per shqiptaret
:: Kendi i Dashurise :: Dashuria
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi