Tuneli i Kalimashit do të hapet rreth datës 15 maj
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1

Tuneli i Kalimashit do të hapet rreth datës 15 maj dhe të dyja galeritë e tij do të jenë të gatshme për kalimtarët në këtë sezon turistik. Ky është informacioni që jep ministri i Transporteve dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi, në një intervistë për gazetën “Shqip”. Sipas tij, punimet në tunelin e rrugës Durrës-Kukës po ecin shumë mirë dhe shembja e një pjese të galerisë tashmë është një problem i tejkaluar. Por Olldashi flet dhe për konfliktin e lindur mes qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës për sheshin “Skënderbej”. Ministri thekson se Edi Rama nuk do të lejohet të zbatojë një projekt të pamiratuar në qendër të Tiranës, i cili ka si qëllim kryesor ngritjen e një pallati shumëkatësh përpara hotelit “Tirana”. Në lidhje me situatën politike në vend, deputeti i PD-së, Olldashi, thekson se PS nën urdhrat e Ramës po dëmton vetëm veten, duke bërë që selia rozë t’i ngjajë një brefotrofi horrash. Ai deklaroi se opozita me bojkotin e saj nuk kushtëzon dot as reformat e qeverisë dhe as integrimin e vendit. Nga ana tjetër, Olldashi shpreh bindjen se në zgjedhjet lokale të 2011-ës, Tiranën do ta fitojë kandidati i Partisë Demokratike.
Zoti Olldashi, sheshi “Skënderbej” është bërë “mollë sherri” mes Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë. Cili është qëndrimi që do të mbajë Ministria e Transporteve pas rrethimit të sheshit nga ana e bashkisë, për të nisur projektin për qendrën e kryeqytetit?
Historia e sheshit zë fill dy vjet më parë, kur kjo qeveri kontraktoi nga qeveria e Kuvajtit një fond për rikonstruksionin e sheshit “Skënderbej”. Për dy vjet rresht ne pritëm që bashkia të niste punën për rindërtimin e sheshit kryesor të Tiranës, që është katandisur në një gjendje skandaloze. Dy javë më parë, në një mbledhje të Këshillit të Ministrave, z. Berisha e ngriti këtë problem dhe kërkoi që MPPTT të ndërhynte për një përmirësim imediat të gjendjes së tij, që është kryqëzimi kryesor i Tiranës. Për të evituar ndërhyrjen tonë, z. Rama nxitoi të fillonte punimet. Nuk do të kishte asgjë të keqe sikur historia të ishte vetëm kaq. Në fund të fundit, z. Rama filloi punë pas ndërhyrjes së fortë të Berishës, pavarësisht se nuk duhet të priste kaq gjatë. Problemi qëndron se si po bëhet kjo ndërhyrje. I vetmi studim i miratuar deri më sot për qendrën e Tiranës është i ashtuquajturi plani francez i qendrës, i miratuar nga KRRTRSH, në kohën e qeverisë “Nano” dhe rregullorja në zbatim të këtij plani. Ekziston edhe një vendim i Këshillit të Ministrave, i ndërmarrë pikërisht nga z. Rama në vitin 2000, për shpalljen e aksit Korpusi i Universitetit–Stacioni i Trenit, Ansambël Monument Kulture. Në qoftë se ndërhyrja do të bëhej në përputhje me planin francez dhe vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 2000, nuk do të kishte asnjë problem. Por z. Rama na thotë që ndërhyrja po bëhet në bazë të një projekti belg dhe kjo përbën një shkelje flagrante të ligjit. Së pari sepse çdo projekt për sheshin, në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave, duhet të bëhej nga një grup i përbashkët pune që do të përfshinte të gjithë aktorët e interesuar, ministrinë përgjegjëse për pushtetin vendor, kulturën, institutin e monumenteve dhe, natyrisht, bashkinë. Në qoftë se projekti i përgatitur në procedurën e përshkruar më lart do të prekte planin francez të qendrës, detyrimisht duhet t’i nënshtrohej shqyrtimit dhe miratimit në Këshillin e Rregullimit të Territorit të Republikës. Z. Rama i ka shkelur të dyja këto detyrime dhe është sot duke zbatuar në mënyrë totalisht të paligjshme një projekt që kushton disa miliona euro. Nuk po futem këtu në diskutimin sesa e pagjetur është zgjidhja e propozuar që e bën sheshin tërësisht jofunksional. Le të mbetemi vetëm te procedura, dhe procedura që po ndjek z. Rama është tërësisht e paligjshme. Ne nuk mund të lejojmë që paratë e vëna në dispozicion të qytetarëve të Tiranës të përdoren për interesat e klientëve të kryetarit të bashkisë. Z. Rama nuk po shtron sheshin, por rrugën për të dhënë lejen për shumëkatëshin përpara hotelit “Tirana”, një biznes shumëmilionësh për rrethin e ndërtuesve deputetë të partisë së lejeve të ndërtimit që drejton z. Rama.
A prisni zoti Olldashi që konfliktet e lindura mes Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë për vepra të shumta infrastrukturore të mund të ndikojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe fushata për to?
Nuk ka asnjë lidhje mes debatit të fundit për sheshin “Skënderbej” dhe zgjedhjeve të ardhshme lokale. Kjo, për faktin e thjeshtë se qeveria ia ka vënë në dispozicion fondet bashkisë dy vjet më parë dhe jo sot. Është e kundërta, z. Rama e ka zvarritur dy vjet projektin dhe një Zot e di se kur do ta fillonte, në rast se nuk do të ndërhynte z. Berisha.
Për fat të keq, z. Rama është tërësisht i painteresuar për zhvillimet në qytet që nuk kanë lidhje me leje ndërtimi, me troje dhe me përfitime financiare dhe politike të paligjshme që lidhen me këto biznese. Pse e them këtë? E them sepse e njëjta situatë ka qenë me shkollat. Ministria e Arsimit vuri në dispozicion të bashkisë fondet për ngritjen e 12 shkollave, që do kishin zgjidhur problemin e mbingarkesës që kanë klasat me nga 50 nxënës në Tiranë. Por, z. Rama bëri vetëm 3, sepse nuk gjeti troje. Kjo është të vësh kujën. Kur kërkon truall Dash Peza, i jepet edhe rruga me qira, kurse kur kërkohet truall për shkolla të reja, nuk ka. Ky është modeli i shërbimit që z. Rama i ofron Tiranës. E njëjta gjë ndodh me Unazën e Madhe. Ka tre vjet që i ofrojmë bashkëpunimin bashkisë për ndërtimin e këtij aksi jashtëzakonisht të rëndësishëm për kryeqytetin. Kemi mbyllur dosjen e shpronësimeve dhe jemi të gatshëm të fillojmë punën. Z. Rama ka tre vjet që refuzon në mënyrë të palogjikshme dhe vetëm tani së fundmi po detyrohet ta pranojë atë që ne ia ofruam tre vjet më parë. Por, dy vjet për sheshin, tre vjet për unazën, katër vjet për shkollat janë kohë e gjatë, kohë e gjatë sorollatjesh nëpër probleme që duhet të ishin zgjidhur me kohë. Prej katër vjetësh duhet të kishim 12 shkolla, pre tre vjetësh duhet të kishim unazën e madhe, prej dy vjetësh duhet të kishim sheshin “Skënderbej”, prej 10 vjetësh duhet të kishim një plan rregullues, prej 7 vjetësh duhet të kishim 4m² gjelbërim për banor, prej gjashtë vjetësh duhet të kishim tramvaj në Tiranë, prej 5 vjetësh duhet të kishim kuartalla të rregulluara, e të tjerë e të tjerë elementë të një jete realisht qytetare që nuk i kemi. Kemi z. Rama dhe shpurën e biznesmenëve të tij dhe tanimë, edhe një shumëkatësh të ri në mes të sheshit “Skënderbej”.
A e ka nisur punën organizative Partia Demokratike për këto zgjedhje dhe mund të jetë Tirana një zonë ku PD mund të mbështesë një kandidaturë të LSI-së për kryetar?
Zgjedhjet janë ende larg, por ne jemi çdo ditë në punë. Çdo ditë në punë, për të përmbushur detyrimet kontraktuale që ne kemi ndaj qytetarëve që na dhanë votën, duke besuar te programi ynë qeverisës. Këtë po bëjmë çdo ditë në mënyrë konkrete dhe të prekshme nga gjithkush. Nuk ka vitrinë më të mirë sesa faqet e ezauruara të programit tonë qeverisës, realizimit të premtimeve tona elektorale. Qytetarët i besuan PD-së dhe z. Berisha mandatin për të qeverisur Shqipërinë. Jam i bindur që në të njëjtën mënyrë do t’i besojnë PD-së dhe kandidatit të saj mandatin për të qeverisur Tiranën, pas një viti.
Zoti Olldashi, Partia Demokratike pritet të mbajë edhe zgjedhjet për kryesinë qendrore të saj, sekretariatin dhe nënkryetarët. Çfarë risish do të sjellë ky proces?
Zgjedhja e kryesisë dhe e sekretariatit besoj që do të reflektojë Kuvendin e PD-së, i cili mençurish zgjodhi një Këshill Kombëtar shumë cilësor, ku të gjithë anëtarët kanë ç’të japin.
Si e shikoni klimën politike në vend pas bojkotit të kushtëzuar të opozitës për çështjen e hapjes së kutive? A po e dëmton ajo realizimin e objektivave që qeveria i ka vendosur vetes për këtë mandat?
Opozita po përpiqet të pengojë, por nuk po ia del dot. Në rrafshin e qeverisjes, infektimi lunatik që z. Rama i ka bërë grupit të vet parlamentar nuk përbën asnjë problem. Ne vazhdojmë të qeverisim me të gjithë përqendrimin e duhur dhe përkushtimin në zbatim të reformave që kemi marrë përsipër përpara shqiptarëve dhe, besoj se po e bëjmë mirë këtë.
Në rrafshin ligjvënës, Parlamenti funksionon në ritëm të plotë procesin e miratimit të reformave të domosdoshme për vendin. Janë disa akte që kërkojnë një shumicë të cilësuar votash, pra kërkojnë edhe votat e socialistëve, por mungesa e tyre është vetëm një papërgjegjshmëri karshi elektoratit socialist dhe njerëzit, demokratë apo socialistë qofshin, dinë ta lexojnë mirë këtë. E lexojnë mirë edhe një pjesë e madhe e deputetëve të PS-së (nuk e kam fjalën për betonierët e partisë së bashkisë) që janë të detyruar t’i binden “kujdestarit”. Për fat të keq, opozita e sotme i ngjan brefotrofëve të kohës së komunizmit, që visheshin njësoj. Por ta kthesh sot opozitën në modelin e brefotrofit të komunizmit, nuk është aspak e pëlqyeshme. Më keq akoma. Duke përjashtuar disa individualitete, z. Rama e ka kthyer PS-në në një brefotrof horrash. Në rrafshin e integrimit të vendit, ka pasur përpjekje deri kriminale të përfaqësuesve të z. Rama për të penguar. Kërcënimi me eksod, klithmat me fotokopje kartash, nxitjen për panik, kanë vetëm një qëllim, bllokimin e liberalizimit të vizave. Z. Rama “harron” që një e katërta e popullsisë jeton jashtë kufijve, gjë që do të thotë se shqiptarët, më shumë se kushdo tjetër, kanë nevojë të lëvizin lirshëm në hapësirën europiane. Nuk ka shqiptar që mos të ketë jashtë o djalin, o vajzën, o vëllain, o motrën, o mikun, njerëz që ka nevojë t’i takojë. Ka vetëm një njeri që nuk e ndjen këtë nevojë: z. Rama, sepse z. Rama është një fillikat që nuk ka kë të takojë.
Cila mund të ishte zgjidhja për këtë ngërç, zoti Olldashi?
Haloperidoli.
Së fundmi flitet se tuneli i Kalimashit do të rinisë funksionimin normal këtë pranverë. Ka ndonjë muaj ose datë?
Tuneli do të hapet rreth datës 15 maj. Punimet atje po shkojnë shumë mirë. Kolapsi që patëm më 5 nëntor është tashmë një problem i kapërcyer dhe gjithçka po shkon sipas planit. Madje, i pari tunel që do të hapet do të jetë pikërisht ai që pësoi shembjen në 50 metra. Me një distancë kohore jo të gjatë, do të hapet edhe galeria e dytë, ajo që u vu në funksion edhe vjet. Gjithsesi, e gjithë rruga do të jetë e gatshme për sezonin e ardhshëm turistik.

Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi