Çelësi i një martese të lumtur
:: Kendi i Dashurise :: Dashuria
Faqja 1 e 1
Çelësi i një martese të lumtur
Të gjithë njerëzit kanë nevojë të përbashkët të ndjejnë se u duhen të tjerëve, të vlerësohen, të respektohen dhe të duhen nga të tjerët. Për njeriun i cili nuk i ka këto nevoja, nuk mund të themi se me të vërtetë është qenie njerëzore.
Më karakteristike në lidhje me këto nevoja është ajo se ato varen plotësisht nga raportet e një personi me një tjetër.
Këto nevoja janë aq themelore saqë duke u bazuar në to, lirisht mund të themi se Zoti e dha si shenjë nevojën njerëzore për të pasur partner, dhe për pjesëmarrje në formimin e një familje të lumtur dhe stabile.
Familja është institucioni më i vjetër nga të gjitha institucionet njerëzore.
Qytetërime të tëra kanë lulëzuar apo kanë stagnuar varësisht prej asaj se a ka qenë jeta familjare e tyre e fortë apo e dobët.
Çfarë duhet të bëjë burri që të fitojë respektin e gruas së tij? Dhe pse është kjo kaq e rëndësishme për të? Dhe pse gruas aq shumë i duhet dashuria e burrit? Si mundet ajo ta përfitojë atë dhe ta mbajë afër vetes?
Zoti ynë ka shpallur udhëzime për jetën e përbashkët njerëzore qysh në kohët më të lashta, qysh katërmbëdhjetë shekuj më parë, i Dërguari, sal-lallahu alejhi ve selem. Këshillat e urta mbi atë se si të ndërtojmë themele të forta martesore dhe si të formojmë familje të lumtura janë falas për secilin. Muslimanët besojnë se ta ndjekësh apo të mos e ndjekësh këtë rrugë e cakton jo vetëm lumturinë e tyre në tokë por edhe fatin përfundimtar kur jeta e tyre në këtë botë do të mbarojë.Ekzistojnë në realitet dy çelësa për martesë të lumtur. I pari është ta duash Allahun dhe t’i praktikosh parimet e tij në çdo situatë dhe lidhje. Çelësi i dytë është të bëjmë pak studime dhe analizë sensibile të vet shpirtit tonë, përpara se të vendosim të marrim mbi vete diçka kaq të rëndësishme, diçka që është ndoshta gjëja më e rëndësishme në tërë jetën tonë, e cila do të ndikojë në jetën dhe mirëqenien e shumë personave të tjerë e jo vetëm në ne!
Çfarë dëshiron njeriu nga martesa? Përpara se të vendosë t`i kushtohet një tjetri, çdo person duhet të tentojë të mendojë qetësisht, të bëhet i vetëdijshëm për nevojat e tij reale dhe të vijë në përfundim se a ka shans partneri i kandiduar t`i përmbushë ato nevoja.
Për më tepër, që martesa jote të jetë e suksesshme duhet të mbash llogari për nevojat legjitime të partnerit tënd dhe nuk guxon të presësh kënaqësi vetëm për vete. Nëse dëshironi të jeni të lumtur, atëherë edhe bashkëshorti i juaj duhet të jetë i lumtur se përndryshe lidhja juaj do të zgjasë shumë shkurt.
Gjithashtu kemi edhe nevoja emocionale për të na kuptuar, për dashamirësi, për mëshirë. Kemi nevojë për t`u shoqëruar dhe për miq, për njeriun të cilin mund t`ia tregojmë mendimet tona intime dhe gjithashtu të ndjehemi të sigurt se nuk do të na përqeshë apo të na shfrytëzojë, përveçse do të kujdeset për ne.
Përfundimisht, ne kemi nevojë shpirtërore për qetësi dhe kënaqësi të brendshme. Kemi nevojë të ndjehemi të rehatshëm me një partner, mënyra e jetës e të cilit pajtohet me mendimet tona për moralin dhe me dëshirën tonë të jetojmë në atë mënyrë me të cilën Zoti do të jetë i kënaqur. Nëse feja jonë sado pak ka rëndësi për ne, atëherë nevoja më e madhe që kemi është të gjejmë dikë të cilit Islami nuk i është veç në gojë por ka arritur edhe në zëmër.
Për një martesë të suksesshme është tepër e rëndësishme të merrni parasysh nevojat dhe karakterin e partnerit tuaj. ”Dashuria është e verbër” thotë imam El-Burde në poezinë e tij:
“Më mbuloni me këshilla të shumta,
Por ato nuk i dëgjon veshi im,
Pasi njeriu i dashuruar
Është i shurdhër për çdo qortim”.
Të dashuruarit shpesh janë të dehur me personin që e dashurojnë dhe nuk mund t`i shohin gjërat që “nuk janë në rregull” te njëri-tjetri, dhe edhe nëse i shohin ato gjëra, ata mendojnë se dashuria e tyre është aq e madhe saqë do të tejkalojë të gjitha pengesat dhe mospajtimet dhe se do të mund të ndikojnë te njeriu që e duan që ai të ndryshohet sipas dëshirave dhe shijes së njeriut që është i dashuruar.

Similar topics
» Sinqeriteti ndaj vetes, çelësi i një lidhjeje të lumtur
» 7 këshilla për një martesë të lumtur
» Kush është çelësi i suksesit në një lidhje?
» Të zgjedhësh një bashkëshorte të mirë për martesë
» Habibe Ostreni konkuron tek festivali “Çelësi muzikor”
» 7 këshilla për një martesë të lumtur
» Kush është çelësi i suksesit në një lidhje?
» Të zgjedhësh një bashkëshorte të mirë për martesë
» Habibe Ostreni konkuron tek festivali “Çelësi muzikor”
:: Kendi i Dashurise :: Dashuria
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi