Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MUHAMED KRASNIQI

Shko poshtë

MUHAMED KRASNIQI Empty MUHAMED KRASNIQI

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 24 Apr 2009 - 11:18

MUHAMED KRASNIQI

KOSOVË URIME PAVARËSIA

Në të katër anët e botës
këngë, valle e hare
Kosova po pavarësohet
Lumë e lumë për ne.

Me gëzimet pa kufi
Me Flamurin në ball
Kosovën e pavarur
Kuvendi sot po e shpall.

Ëndërrën e stërgjyshit
dhe të gjyshit tim
i përjetova unë larg
larg pra në mërgim.

Dua të futem në ekran
e të hyjë në Internet
ta shoh sa më shumë
Bukuroshen në festë.

T'isha flutur krahëshkruar
e të shkoj n'qytetin tim
violinës unë do t'i bija
do t'festoja sot n'Prishtinë.

Si princeshë është sot Grentina
vërtetë një princeshë e rrallë
është plot mall e plot gëzime
Kosova Pavarësinë shpallë.

Grentina ka sot urim zemre
këndon bukur e vallëzon
veshur ka rrobet kombëtare
zemra e saj me dashuri uron:

Kosovë e dashur Gëzuar Pavarësia!
Nga unë i ke dhuratë gëzimet e mija
një torte pavarësie të ëmbël shumë
në Te një flamur për Ty e bëra unë.

Të dua, të puthi, të përqafoj
Me Ty Kosovë e dashur unë festoj
Ti Kosovë je mrekullija
andaj festë bëjmë ne të dyja.

Edhepse jemi pak larg
zemrat tona rrahin bashkë
Të ëndërrova të lirë që kur u linda
me dashurinë për Ty Kosovë unë u rrita.

DHE TASH NË DITËLINDJEN TIME
DHURATA TË TJERA NUK DUA
SEPSE DHURATËN MË TË MADHE
TASHMË E KAM FITUA.

ZEMRA IME RRITET E GËZON
NË DITËLINDJEN TIME TË DYMBËDHJETË
PAVARËSIA E JOTE KOSOVË
DHURATA IME E JETËS DO TË JETË.





KOSOVËS SË LIRË



Natën e xherdekut

si të kanë stolisë

sa hije të paska

kurora e lirisë!

TI NDJENJA E ZGJIMIT.



Sa bukur na i mësove

hapat e vallëzimit

e këngën e trimave

për agun e diellit

TI GJUHA JONË E GËZIMIT.



Kënga ka marrë udhën

vargu n'fletë është qëndis

të gjithë duan të bëhen

flatra të lirisë

TI MALLI I MËRGIMIT.



GJERDANI I PAVARËSISË

Me gjak e shkruan

në gurë e në lisa

krenarinë vendosën

në zemër e në plisa.



Me gjak e shkruan

në pushkë e flamur

kur trimat dhanë besën

o sot, o kurrë.



Gjerdanin mbushur

përplot fishekë

sa bukur iu rrinte

si stoli në brez.



Me gjak e shkruan

në mal e në fushë

erdhi si sorkadhe

e puthëm në gushë.



Bukuroshen e sollen

Trimat e lirisë

Sa bukur në ballë u rri

Gjerdani i pavarësisë.





TROJET TONA S’SHUHEN KURRË

Gjakun e Jasharajve

Toka krenare e falenderoi:

Këto troje kurrë s’do të shuhen

Shqiptari sa të jetojë…



Dhe u betuan

Drurë e gurë

Trojet tona

S’shuhen kurrë.

NJË ZË NGA TETOVA

Andaj telit

një zë nga Tetova

unë jam Jetoni

kam ardhur nga Kosova.



Ishim shumë të lodhur

rrugës na munduan

na përzunë nga shtëpitë

mbi ne dhunë ushtruan.



Vëllezërit këtu na pritën

me zemër bujare

jeni në shtëpitë tuaja

në trojet shqiptare.



Erdhëm në Iliridë

Në këtë vatër shqiptare

Me dashuri u hapën

Të gjitha zemrat bujare.



Të gjithë jemi vëllezër

shpejt do t'vijë liria

sonte te ne është konaku

kjo është vëllazëria.





FLLAD LIRIE

Pushuan martinat

Syri më s’loton

Hëna pesëmbëdhjetëshe

Mbi Ty rreze lëshon.



Plagët edhe vuajtjet

- në muze të kohës

Plisi yt shkëlqen

Sikur plisi i Shotës.



Frymon e nuk ndalet

Kudo fllad lirie

Kullat e qëndresës

Në Qiell krenarie.



Ty zemra ime e dashur

Tash me ngjyra tjera

Borxhin do ta kthejë

Me plot dije e vlera.



/Nga libri "Gjerdani i pavarësisë" që doli nga shtypi në botim të Shtëpisë Botuese "Rizah Sheqiri", Karlskrona - Suedi 2008
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi