Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MUHAMED KRASNIQI

Shko poshtë

MUHAMED KRASNIQI Empty MUHAMED KRASNIQI

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 24 Apr 2009 - 11:15

MUHAMED KRASNIQI



Nga, Shaban Osmani, Suedi



Shkrimtari që ka në dorëshkrim rreth 40 libra, prej tyre 14 të gatshme për botim.

Autori i librit "Gjerdani i pavarësisë", Muhamed Krasniqi, është njëri ndër krijuesit e dalluar për fëmijë. Krijimtarinë e tij letrare e filloi si nxënës i shkollës fillore kur edhe botoi shkrimet e para në revistën "Pionieri" e "Zani i Rinisë" për të vazhduar më vonë në gjimnaz e gjatë studimeve. U dallua edhe me hartime shkollore duke fituar shpërblime të para edhe në nivel të Kosovës siç ishte vendi i pare për hartim në konkursin e organizuar nga revista "Shkëndija". Një nga vjershat e tij qe botuar në vitet e shtatëdhjeta edhe në një nga librat e Leximit të shkollës fillore.





"Jetoj me botën e çiltër fëmijërore, -thotë shkrimtari Muhamed Krasniqi, autor i librit "Gjerdani i Pavarësisë", në botim të Shtëpisë Botuese të shkrimtarit Rizah Sheqiri nga Karlskrona, e në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës

Autori i librit "Gjerdani i pavarësisë", Muhamed Krasniqi, është njëri ndër krijuesit e dalluar për fëmijë. Krijimtarinë e tij letrare e filloi si nxënës i shkollës fillore kur edhe botoi shkrimet e para në revistën "Pionieri" e "Zani i Rinisë" për të vazhduar më vonë në gjimnaz e gjatë studimeve. U dallua edhe me hartime shkollore duke fituar shpërblime të para edhe në nivel të Kosovës siç ishte vendi i pare për hartim në konkursin e organizuar nga revista "Shkëndija". Një nga vjershat e tij qe botuar në vitet e shtatëdhjeta edhe në një nga librat e Leximit të shkollës fillore.

Muhamed Krasniqi u lind në fshatin Tygjec të Malësisë së Gollakut.

Babai, Nuhiu ishte mësues, ndër veteranët e parë të arsimit në Kosovë, themelues i shkollës në Viti të Marevcit. Nëna, Ajetja ishte amvise.

Babai kishte të kryer gjimnazin real shqiptar në Prishtinë, kursin pedagogjik në Prizren dhe shkollën fetare. Ishte anëtar i Partisë Nacional Demokratike Shqiptare ( PNDSH ) të asaj kohe. Ai ishte një veprimtar i dalluar për çështjen kombëtare, njeri që luftoi për të drejtën e vetëvendosjes dhe bashkimit kombëtar. Angazhimi i tij patriotik dhe fetar bëri që të afirmojë parimet e mirëkuptimit, besimit dhe tolerancës e afrisë.

Muhamed Krasniqi, shkollën fillore e ka kryer në Miradi të Fushës së Kosovës, kurse gjimnazin në Fushë Kosovë dhe në Prishtinë. Ka studjuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, drejtimi i Gazetarisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
Me profesion është gazetar dhe shkrimtar.

Nga viti 1998 jeton në Suedi. Tani punon në Radio "Jehona" në Suedi - programi në gjuhën shqipe.
Punën profesionale në gazetari e ka filluar në revistën javore të të rinjve "Zëri i Rinisë", që ishte një revistë mjaft e lexuar dhe me një tirazh të madh në atë kohë..

Në "Zërin e rinisë" ishte gazetar, redaktori i rubrikës së politikës së brendshme, zëvendëskryeredaktor dhe më vonë për katër vite edhe kryeredaktor.

Nga viti 1990 deri më 1998 ka punuar gazetar në të përditshmen e Kosovës "Rilindja".
Në "Rilindje" ka përcjellë aktivitetin politik në Kosovë, por në pjesën më të madhe ka trajtuar temat sociale dhe gjendjen e rëndë sociale të popullatës.

Në vitin 1998, gjatë muajve të verës dhe në vjeshtë, ka raportuar nga Shqipëria për valën e refugjatëve shqiptarë të përndjekur nga vatrat e tyre në Kosovë. Shkrimet i ka bërë për "Bujkun" në Kosovë dhe "Rilindjen" në Tiranë e në diasporë.
Ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me shumë revista dhe gazeta, që botohen në Kosovë dhe jashtë.

Ka bashkëpunuar edhe me të gjitha revistat dhe gazetat e asaj kohe që dilnin në Kosovë, si "Kosovarja", "Shkëndija", "Bota e re", "Pionieri", "Gazeta e pionierëve"si dhe me revistën "Globi" që botohej në Zvicër, dhe me revistën "Doruntina" që botohet në Gjermani.

Ka qenë i angazhuar edhe në jetën politike. Pos tjerash ka qenë kryetar i rinisë së Kosovës në vitet 1982/83, në vitet 1987-1989 ka qenë i angazhuar në udhëheqjen komunale të Prishtinës si dhe gjatë viteve 90-ta për një mandat ka qenë sekretar i Këshillit Koordinues të partive Politike shqiptare të regjionit të Prishtinës.

Muhamed Krasniqi shkruan për fëmijë dhe të rritur.
Është autor i tri librave të botuara për fëmijë: "Sharkia e vitit" e botuar në vitin 2000 dhe "Unë jam ABC-ja" e botuar në vitin 2001 nga shtëpia botuese "Renesansa" Prishtinë, si dhe "Gjerdani i Pavarësisë" botuar nga Shtëpia Botuese "Rizah Sheqiri", Karlskrona 2008.

Në Antologjinë "Diell në Dritare", të botuar në Malmö të Suedisë është prezantuar me gjashtë poezi.

Me poezi është i prezantuar edhe në Antologjinë e Festivalit të poezisë dhe të Muzikës për Skandinavi.

Është fitues i vendit të tretë me poezi në Festivalin e Poezisë dhe të Muzikës për Skandinavi në vitin 2005.

Në dorëshkrim i ka rreth 40 libra, prej tyre 14 të gatshme që presin botimin.
Pos tjerash shkruan edhe tekste këngësh. Disa nga ato tekste ïnterpretohen nga këngëtarë të mirënjohur kosovarë.
Shkruan poezi edhe në gjuhën suedeze. Në disa gazeta suedeze i janë botuar një numër poezishë që i ka shkruar suedisht. Në dorëshkrim e ka librin me poezi në suedisht.

-Shkruaj për fëmijë, sepse e dua botën e çiltër fëmijërore,- thotë shkrimtari Muhamed Krasniqi. Për të rritur trajtoj tema nga jeta e sidomos aspektet sociale dhe qasjet që kanë të bëjnë me realitetin e rëndë me të cilin u ballafaquan shqiptarët.

Një nga librat në prozë që e kam në dorëshkrim e që mund të jetë edhe autobiografi ngërthen aspekte të ndryshme duke filluar nga ato sociale, edukative, sociologjike, psikologjike, e filozofike. Gërshetohet edhe fryma fetare që aludon se besimi në Zotin njeriun e bënë të pastër edhe shpirtërisht dhe poashtu hap shtigje ardhmërie që synojnë besimin, barazinë dhe lumturinë midis njerëzve.

Sa i përket angazhimit të tij politik Muhamed Krasniqi thotë:
-Angazhimi im politik kishte për synim themelor porosinë e babait tim që nëse shkruaj apo angazhohem në jetën shoqërore si parim themelor dhe obligativ ta kem qasjen njerëzore, besimin dhe mirëkuptimin, ndihmën njerëzve që vuajnë dhe si primare ta kem punën për kombin dhe për të drejtat nacionale.
Jam angazhuar për vlera që synojnë progresin dhe barazinë e njerëzve, mirëqenien sociale dhe liritë e të drejtat nacionale e demokratike si parakusht për kultivimin e vlerave universale shpirtërore, njerëzore, politike e kulturore.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi