Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NJË LETËR ME SHKRIM TË ZI

Shko poshtë

NJË LETËR ME SHKRIM TË ZI Empty NJË LETËR ME SHKRIM TË ZI

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 27 Dec 2009 - 3:39

NJË LETËR ME SHKRIM TË ZI

Shkruan:Shaban Cakolli
Është dëshmuar sa e sa herë deri tani
se Armata Jugosllave, e ashtuquajtura “Armatë Popullore e
Jugosllavisë”, në fakt nuk ishte asnjëherë popullore. Ajo armatë, që
nga themelimi i saj e deri në ditët e shpartallimit, të paktën si një
armatë e rregullt, ishte e dominuar dhe shumë e dominuar nga elementi
serb, që udhëhiqej nga qarqet shoviniste serbomëdha, madje që nga koha
e të ashtuquajturës Luftë Nacional Çlirimtare.
Shqiptarët megjithatë ishin detyruar të kryenin shërbimin ushtarak në
AJ,dhe kjo ishte një dhimbje për të gjithë!Dhimbje për të rinjët që
duheshin të shkonin ni një armatë të huaj dhe nuk dinin të panjohurat
që po i prisnin.Dhimbje për prindërit e tyre të cilët njëfar mënyre e
kishin përjetuar në lëkurën e tyre.

Një gjë dihej mirëfilli:Të rinjët shqiptarë ishin shërbëtor të një
armate të huaj,ata veq shërbimeve që do i bënin serbosllavëve do të
ishin nën shënjesër
do të përcilleshin nën çdo hap,nuk do të lejoheshin të bisedonin dy
shqiptar në mes vete,do të ngritshin akuza të rrejshme kundër
tyre,biseda informative,burgosje dhe gjyqe ushtarake dhe jo rrallë
bijët më të mirë shqiptar ktheheshin në arkivole ushtarake.Sido që të
ishte refuzimi apo dezortimi do të ishte ndëshkim i rëndë jo vetëm për
ushtarin
poor edhe tërë familjet e tyre.



E njëjta gjykatë ngrit akuzën edhe përshumë shqiptarë dhe do dën ohen
deri 28 vjet burgim, me akuza se kanë formuar një organizatë ilegale
para se do të vinin në shërbimin ushtarak, ku thuhej se qëllimi i tyre
ka qenë të merrnin armatim për të luftuar më vonë në Kosovë. Fushata
për zbulimin e anëtarëve të grupeve ilegale dhe individëve brenda AJ-së
vazhdoi me një intensitet të madh, duke u rritur numri i të burgosurve
prej dite në ditë. Në gjykatat ushtarake, eprorët, ushtarët dhe kadetët
akuzoheshin si anëtarë të organizatave ilegale të «PKMLSHJ» «OMLK»
«Fronti i Kuq Popullor» «LPK» etj.

Për organet e sigurimit ishte më rëndësi të zbulohej një pjesëtar
i ndonjë organizate ilegale, në bashkëpunim të ngushtë me kolegët e
tyre shqiptarë në Kosovë, e pastaj shokët e tij në shërbimin ushtarak,
pa kurrfarë argumentesh i akuzonin se janë në të njëjtin grup ose
organizatë. Në këto procese politike kundër veprimtarëve e patriotëve
nga radhët oficerëve, kadetëve dhe ushtarëve shqiptarë përdoreshin
metoda të dhunës e të torturave të ndryshme, si përdorimi i
grafologëve, imituesve të zërit, “detektorë të rrenave”, elektro-shok,
dëshmitarë të rrejshëm, detyrimet për të nënshkruar deklarata të
montuara, kërcënime me likuidim, izolime, bisedat e ashtuquajtura
informative, metodë kjo e cila u bë metoda e përditshme, me qëllim për
të ushtruar presion në detyrimin e shqiptarëve për bashkëpunim për t'i
zbuluar ata, të cilët ishin ata për të cilet dyshohej se ishin të
orientuar kundër Jugosllavisë.

Me metoda të tilla ata keqtrajtuan shumë ushtarë dhe eprorë shqiptarë. Në këto procese u angazhua një numër i
madh inspektorësh ushtarakë, civilë dhe policë ushtarakë


Kur të rinjët shqiptar merrnin ftesat për shërbim,para nismës ata
ftonin të gjithë të afërmit,miqët,bënin darka dhe shumë biseda ,lojëra
dhe këngë,për të u çmallur me gjithë sepse çdo gjë ishte e panjohur
,mund edhe të mos ktheheshin më.

Në këto situata këngëtari ynë Demir Krasniqi ndërtoi një këngë për
ushtarët shqiptar në AJ e cila ishte e mirëpritur shumë nga të rinjët
dhe kërkohej shumë në rastet e shkuarëjeve në shërbime.
Për këtë këngë Demiri pati dhënë llogari para organeve gjyqësore atë
botë,ja për se:Në një strofë të këngës Demiri këndonte kështu:



Lamtumirë o Mëmëdhe

unë po shkoi me mbrojtë atë dhe

Pikërisht kjo po e mundonte rexhimin sllav,sepse këngëtare po i thoshte
lamtumirë MëMëDHEUT sepse po shkonte në mbrojtëje të një dheu të
huaj,dhe këtë ekishte shprehur qartë,ai nuk thoshte
po shkoj të mbroj Atdhe,por thoshte po shkoj me mbrojtë atë dhe,kjo
lente të nënkuptohet se po shkon në një mbrojtëje të dheut të huaj.

NE PO JU JAPIM TEKSTIN E PLOTË TË KËNGËS:


NJË LETËR ME SHKRIM TË ZI 18147_1158532453570_1535548066_30365823_2257316_n
DEMIR KRASNIQI




MORA SOT NJË LETËR ME NJë SHKRIM TË ZI


Djalo bahu gati me shkue núshtri
shpiza ime lamtumirë

se do t´bëhem ushtar i mirë.


(Dashamirët nga i kam
të gjithë i kam fue
eni të kalojmë këtë natë
tanë tuj pi dhe tue këndue

sillni meze dhe raki
do të ket boll gjithçka me pI
Të gjithë të jemi në disponomim
këngë e gaz e plot gëzim)


Me shokë e me shoqe s´bashku tuj këndue
ma cakrroni gotën koha është afrue
lamtumirë o Mëmëdhe
unë po shkoj me mbrojtë atë dhe.

(Hidhni valle pa pushue
dorë pas dore,këmbë pas këmbe
kurrë këtë natë s´kem me harrue
por do mbetet kujtim zemre

të gjithëve juve që më përcollët mue
nga një dhuratë kam me ju que
edhe mos mujsha ndonjë stoli

spaku ndoj letër a fotografi)


Nanë e babë mos qani bahuni krenar
lum që mu rrit djali me shkue ushtar
prind të dashur s´ju harroj
ditë për ditë letra ju qoj.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi