Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

100-vjeçarja fillon të mësojë shkrim-lexim

Shko poshtë

100-vjeçarja fillon të mësojë shkrim-lexim Empty 100-vjeçarja fillon të mësojë shkrim-lexim

Mesazh nga Vizitor Mon 6 Jun 2011 - 2:45

100-vjeçarja fillon të mësojë shkrim-lexim
05-06-2011 11:37 CET

.
100-vjeçarja fillon të mësojë shkrim-lexim 02_plaka
Më 25 maj e ka festuar ditëlindjen e njëqindtë. Vetëm tash, Isolina Campos ka vendosur të mësojë të lexojë e të shkruajë, duke u bërë shembull për shoqet e klasës të një shkolle komunale të Londrinas, në jug të Brazilit.

Isolina i ka treguar medieve se kishte filluar të mësonte më 1998, porse ishte detyruar ta braktiste mësimin për shkaqe shëndetësore. Ajo tani ka nisur të shkojë mbrëmjeve në kurs për të rritur për të mësuar shkronjat, në mënyrë që të mos rijë në shtëpi “pa bërë gjë”.

“Nuk dua të jem joaktive dhe unë dua të jem shembull për ata që dëshirojnë të mësojnë në këtë vend, i cili edhe më tej ka më shumë se 14 milionë analfabetë (7,4% e popullatës)”, ka deklaruar ajo për mediet.

Isolina kur ishte e re nuk kishte shkuar në shkollë pasi që i duhej që me vëllezërit dhe babanë ta siguronin kafshatën e gojës duke punuar në fushat e kallamit të sheqerit.

“Ajo tërë kohën dëshiron të dijë se cili është roli i shkronjave të ndryshme, çfarë fjalë formohen nga to”, ka treguar drejtoresha e shkollës, Regina Pierotti, për gazetën “Estado de Sao Paulo”. “Ajo gjithnjë është e qeshur dhe mungon vetëm kur është tepër e sëmurë”, shton zonja Pierotti.

Kursi për mësimin e shkrim-leximit në shkollën “Moacyr Camargo Martins”, në Londrina, një qytet në shtetin Parana, është aktiviteti i fundit i ditës i Isolinas. Ajo zgjohet në orën shtatë të mëngjesit dhe çdo ditë i bën punët e amvises dhe fare në mbrëmje shkon në kurs. (AFP)
0Share
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi