Mbreteria Dardane
Faqja 1 e 1
Mbreteria Dardane
Materiali i meposhtem eshte nje permbledhje nga Historia e Shqiperise mbi
Mbreterine Dardane.
MBRETËRIA E
DARDANISË
Mbretëria Dardane doli në skenën historike në
shek.IV p.e.sonë dhe u bë një prej faktorëve relevantë, politikë dhe ushtarakë
në Evropën Juglindore gjatë shekujve III-I p.e.sonë Shteti i Dardanisë, duke i
bërë sfidë dominimit romak për një kohë të gjatë, ra nën pushtetin e Perandorisë
Romake. dhe iu bashkangjit Provincës së Mezisë së Epërme (Moesia Superior) në
vitin 44 e.sonë. Mëvehtësia e dikurshme, që krijoi identitetin dardan dhe
rezistenca e vazhdueshme, bënë që në vitin 279 e.sonë të krijohej njësia e
veçantë administrative-politike romake, Provinca e
Dardanisë.
Territori dhe popullsia
Dardania
shtrihej në territorin e Kosovës së sotme, të Maqedonisë Veriperëndimore, të
Serbisë Jugore dhe në një pjesë të Sanxhakut. Në gjysmën e dytë të shek.III
p.e.sonë, në kuadër të mbretërisë hyri edhe Peonia dhe qyteti me rëndësi
gjeo-strategjike Bylazora (Veleshi i sotëm). Kosova, duke përfshirë edhe
territorin e Shkupit, përbënte hapësirën qëndrore të kësaj
mbretërie.
Dardania kishte një pozitë të volitshme gjeografike dhe
gjeostrategjike, që mundësoi krijimin e ndërlidhjeve me hapësirat fqinje dhe ato
më të largëta. Territori i saj, duke u përshkuar nga luginat e lumenjve Vardar,
Drin, Moravë, Ibër dhe Sitnicë, përbënte një udhëkryq të rrugëkalimeve të
rëndësishme ballkanike që shpinin drejt Egjeut, Adriatikut dhe Detit të
Zi.
Falë edhe pasurive natyrore (arit, argjendit, hekurit, fushave pjellore,
pyjeve, kullotave), si dhe të klimës së përshtatshme, kontinentale dhe
mesdhetare, Mbretëria Dardane në shek.IV-II p.e.sonë njohu lulëzimin më të
madh.
Në Dardani jetonin një varg fisesh, por nga burimet e shkruara ngelën
të njohur vetëm fisi i dardanëve, galabrëve, daunëve dhe i thunatëve Pa dyshim,
fisi i dardanëve, pas konsolidimit dhe fuqizimit të aristokracisë fisnore, në
shekujt VI-IV p.e.sonë, mori rolin udhëheqës mbi bashkësitë fisnore duke i dhënë
emrin mbretërisë. Në shek.V p.e.sonë këto fise banonin në hapësirën midis
lumenjve Axios (Vardar), Drilon (Drin), Margus (Moravë) dhe Timakus
(Timok).
Etimologjia e emrit dardan, përkatësisht e Dardanisë, lidhet me
glosën indoevropiane dardh -a, shqip: dardha, dhe do të thotë vendi i dardhave.
Edhe qytetet antike dardane e përcjellin zhvillimin fonetik të shqipes, si
Naissus-Nish, Scupi-Shkup, apo emrat e maleve e të lumenjve në Dardani, si
Scardus mons (Mali Sharr), Drinus (Drini) etj.
Dardanët janë një nga
fiset e mëdha ilire. Në epokën e hekurit, ata formuan një kulturë me veçori
lokale duke ruajtur tiparet e përbashkëta me kulturën ilire. Vendbanimet në këtë
kohë janë ngritur në kodra gjeostrategjike, pranë burimeve të qëndrueshme
ekonomike. Vendbanimet rrethohen me ledhe prej dheu, përforcohen me gjerdhe, apo
me ledhe prej gurësh, të ngritura me teknikë të thatë. Këto vendbanime njihen
sot me emrat gradina, gadisha e gradisha, disa prej tyre që banuan edhe në
antikitetin e vonë e në mesjetë, njihen me toponimet gjytet dhe kala.
Deri në
shek. IV p.e.sonë varrimi kryesor është bërë në nekropole tumulare, si në gjithë
trevën tjetër ilire. Në fazat e hershme të epokës së hekurit ka edhe varrime me
urna - kultura Bërnicë (shek. XI-IX p.e.sonë).
Dardania
paraurbane
Bazat për lindjen e shtetit dardan vërehen në
protohistorinë dardane gjatë shek. VI-IV p.e.sonë. Në këtë fazë protourbane
fuqizohet aristokracia fisnore, e cila akumulon pushtetin, duke krijuar kështu
bazë për një shtresë të ardhshme skllavopronare.
Lidhjet me jugun e
zhvilluar, gjatë shek. VI-V p.e.sonë shpejtuan procesin e diferencimit shoqëror.
Tregtarët sollën në trojet dardane importe të shumta luksoze për të plotësuar
nevojat e aristokracisë vendëse gjithnjë në rritje.
Prodhimtaria e mjeshtërve
dardanë u intensifikua nga mesi i shek.V p.e.sonë. Zejtarët poçarë, prodhonin
enë me çark sipas traditës vendëse dhe sipas modeleve helene.
Vendbanimet
e fazës protourbane gjenden ende në kodra, por me elemente më të avancuara
arkitektonike, siç janë themelet me gurë e me lidhje të thatë. Ato zgjerohen në
shpate kodrash, me tendencë të vendosjes së tyre rrëzë kodrave apo në rrafsh,
gjë që bëhet tipike në fazën vijuese, me krijimin e qendrave
urbane.
Nekropolet e shek. VI-IV p.e.s. vazhdojnë të jenë të tipit tumular
duke qenë pjesë e traditës së hershme ilire.

Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Re: Mbreteria Dardane
Dardanët në shek. IV p.e.sonë.
Lindja dhe forcimi i
Mbretërisë Dardane
Lajmi i parë për dardanët i përket mesit të
shek. IV p.e.sonë dhe tregon për një përpjekje të mbretërisë së Maqedonisë, që
ishte bërë asokohe fuqia politike-ushtarake më e madhe në Ballkan, për të
forcuar kufijtë veriorë. Sipas historishkruesit romak, Justinit, Filipi II
kishte mundur të mposhte e të nënshtronte dardanët e fqinjët e tjerë. Kjo luftë
e sundimtarit maqedon lidhet me pushtimin e Paionisë dhe në përgjithësi me
veprimet e tij ushtarake kundër ilirëve, sepse në vitin 344 p.e.sonë ai sulmoi
edhe shtetin ilir.
Gjendja që Filipi II vendosi në kufirin me dardanët qe
e përkohshme dhe më tepër një sigurim i kufijve me fqinjët ilirë, të cilët e
kundërshtonin politikën hegjemoniste të Maqedonisë në Ballkan. Në kufirin me
dardanët shteti maqedon kishte arritur pasi kishte pushtuar viset e paionëve.
Ngjarjet që ndodhën pas kësaj lufte, duke filluar me kryengritjen e vitit 335
p.e.sonë tregojnë qartë se dardanët nuk u pajtuan me politikën pushtuese të
Maqedonisë dhe me gjendjen e krijuar në kufirin jugor, prandaj edhe u bashkuan
me koalicionin antimaqedon.
Duke përshkruar ngjarjet e mësipërme, autorët
antikë nuk përmendin asnjë qendër banimi të dardanëve dhe nuk thonë asgjë për
organizimin e tyre të brendshëm. Madje, ata nuk përmendin as sundimtarin e tyre.
Por ngjarjet e mëvonshme dhe të dhëna të tjera burimore dëshmojnë se në gjysmën
e dytë të shek. IV p.e.sonë ishte kryer bashkimi i fiseve në një bashkësi të
fuqishme. Dardania asokohe përbënte një tërësi gjeografike e politike më vete.
Në bashkësinë e dardanëve ishte rritur mjaft pushteti i parisë pronare të
tokave. Nga gjiri i kësaj parie doli më vonë dinastia mbretërore, që i vazhdoi
luftërat me Maqedoninë, shkaku i të cilave nuk qe vetëm plaçka. Këto luftëra u
nxitën, në radhë të parë, nga politika e sundimtarëve maqedonë, të cilët duke
mbajtur të pushtuar Paioninë kishin ndërprerë marrëdhëniet miqësore midis dy
fqinjëve dhe kërcënonin në mënyrë të vazhdueshme dardanët.
Në fillim të
shek. III p.e.sonë në trevën qendrore të Ballkanit del Mbretëria Dardane si një
organizëm politik i rëndësishëm. Në vitet 80 të atij shekulli, në trevën e
mësipërme ndodhën dy ngjarje të rëndësishme, të cilat lidhen njëra me tjetrën:
invazioni i keltëve, kalimi i tyre në drejtim të Greqisë e të Maqedonisë dhe
ndihma që dardanët i ofrojnë Maqedonisë për t’u mbrojtur nga ky invazion. Sipas
njoftimit të Justinit, në vitin 279 p.e.sonë “mbreti i dardanëve” kishte dërguar
delegatë te mbreti maqedon Ptoleme Kerauni për t’i ofruar një ndihmë ushtarake
prej 20 mijë luftëtarësh në luftën kundër keltëve.
Por Ptoleme Kerauni e
përbuzi ndihmën dhe iu përgjigj me fjalë fyese delegatëve dardanë. Dardanët
morën masa mbrojtëse kundrejt keltëve. Pas disfatës në Greqi, keltët të mundur e
të shpartalluar u tërhoqën drejt veriut. Tepricat e ushtrisë së tyre “u
asgjësuan të gjitha në tokën e dardanëve, nëpër të cilën deshën të kalonin”,
kështu shkruante Diodori në tregimin e tij për përfundimin e invazionit të
keltëve.
Ngjarjet që lidhen me invazionin e keltëve janë një burim i
çmuar për të njohur gjendjen e krijuar te dardanët në fillim të shek. III
p.e.sonë. Ndonëse nuk njihet emri i sundimtarit të dardanëve, dihet se këta të
fundit kishin mbretërinë e tyre, e cila tashmë ishte një forcë
politike-ushtarake e fuqishme. Ndryshe nuk ka si shpjegohet ndihma prej 20 000
luftëtarësh që mbreti dardan i ofroi shtetit maqedon. Ky veprim i sundimtarit të
dardanëve duhet parë si një tregues i fuqisë së Mbretërisë së Dardanëve dhe,
ndoshta, edhe si një përpjekje për të ndryshuar marrëdhëniet me fqinjët
jugorë.
Pas këtyre ngjarjeve, në burimet e shkruara antike, për katër
dekada nuk ka ndonjë lajm për dardanët. Së pari mund të mendohet se gjatë kësaj
kohe dardanët qenë të shtrënguar të merrnin masa për zhdukjen e pasojave të
invazionit kelt. Duke u mbështetur në përhapjen e onomastikës dardane dijetarët
kanë shfaqur edhe një mendim tjetër: gjatë periudhës së mësipërme Mbretëria e
Dardanëve u forcua edhe më tej duke zgjeruar njëkohësisht kufijtë e saj në veri
e në jug.
Në gjysmën e dytë të shek. III p.e.sonë rifilluan luftërat
midis Mbretërisë Dardane dhe shtetit maqedon. Shkaku i fillimit të luftërave
duket se ka qenë politika pushtuese e sundimtarëve maqedonë kundrejt fqinjëve të
tyre iliro-veriorë dhe në mënyrë të veçantë pushtimi i truallit të paionëve.
Paionët herëpashere janë ngritur kundër pushtuesve maqedonë dhe, duke u bashkuar
në aleanca antimaqedone, kanë mundur të çlirohen. Një aleancë e vjetër, më tepër
se sa një pushtim, duhet të ketë ekzistuar midis dardanëve e paionëve, sepse nuk
mund të shpjegohen ndryshe të dhënat e autorëve antikë sipas të cilëve, sa herë
që paionët fitonin pavarësinë, dardanët e kishin të hapur rrugën drejt
Maqedonisë.
Një politikë të tillë ndoqi edhe sundimtari i parë dardan që
njohim me emër, Longari, i cili, pasi çliroi Paioninë në vitin 231 p.e.sonë,
luftoi kundër Demetrit II të Maqedonisë duke kundërshtuar kështu përpjekjet e
shtetit maqedon për të zgjeruar kufijtë veriorë. Mbretëria Dardane ishte forcuar
shumë dhe prej kësaj kohe sundimtarët maqedonë u detyruan të angazhonin forca të
mëdha ushtarake në konfliktin me dardanët, çka ndikoi negativisht në veprimet e
tyre luftarake në Greqi dhe në përgjithësi në dobësimin e shtetit maqedon.
Në
këtë periudhë ngritjeje të mbretërisë së tyre sundimtarët dardanë bënë përpjekje
për ta forcuar pozitën e tyre në zemër të Ballkanit edhe kundrejt shteteve të
tjera fqinje. Në vitin 229 p.e.sonë, duke përfituar nga rasti që shteti ilir, në
krye të të cilit ndodhej Teuta, ishte i zënë në veprime ushtarake në jug, në
Epir, “një pjesë e ilirëve, - shkruan Polibi, - ishin shkëputur dhe ishin hedhur
nga ana e dardanëve”.
Teuta dha urdhër për të bërë paqe me epirotët dhe
për kthimin e ushtrisë, e cila duhet të nënshtronte popullsitë e shkëputura nga
varësia e shtetit ilir. Polibi nuk thotë nëse shteti ilir i futi nën vartësinë e
tij ata ilirë që u bashkuan me dardanët. Trazirat, me të cilat, sipas tij, u
ndesh dhjetë vjet më vonë Skerdilaidi, të çojnë në mendimin se shteti ilir nuk
mund t’i mbante nën vartësi këto fise. Dardanët, po atë vit, duke shfrytëzuar
gjendjen e vështirë që kalonte mbretëria maqedone sulmuan tokat e saj. Maqedonia
e dobësuar e përballoi me vështirësi sulmin e dardanëve, gjatë të cilit u vra
edhe sundimtari i Maqedonisë Demetri II.
Luftërat dardano-maqedone
vazhduan edhe gjatë sundimit të Antigon Dozonit, kur iniciativa e luftës kaloi
në duart e Maqedonisë, e ndihmuar edhe nga gjendja e re e krijuar nga aleanca me
shtetin ilir. Antigon Dozoni mundi të nxirrte dardanët jashtë Maqedonisë e
Paionisë dhe nga të gjitha viset që kishin pushtuar në vitet e fundit të
sundimit të Demetrit II. Në qytetin paion Bylazora, në luginën e lumit Aksios,
maqedonët vendosën një garnizon të fortë ushtarak. Ky qytet kishte një rëndësi
të madhe strategjike, sepse duke u ndodhur në luginën e Aksiosit u mbyllte
dardanëve rrugën në drejtim të Maqedonisë. Një forcim i tillë i maqedonëve në
kufirin me dardanët ishte i domosdoshëm për mbrojtjen e hegjemonisë mbi Greqinë,
aq më tepër kur në brigjet perëndimore të Adriatikut kishin zbarkuar legjionet
romake dhe Republika e Romës kishte ardhur në kontakt me Maqedoninë. Kjo gjendje
herët a vonë do t’i çonte të dyja palët në luftë.
Politikën antidardane e
zbatoi më me konsekuencë pasardhësi i Dozonit, Filipi V. Siç tregojnë burimet e
shkruara, Mbretëria Dardane edhe gjatë sundimit të këtij mbreti nuk u pajtua me
gjendjen e krijuar në Paioni, as me pretendimet hegjemoniste të Maqedonisë. Në
vitin 219 p.e.sonë, kur Filipi V ndodhej në Peloponez ushtria dardane çliroi atë
pjesë të Paionisë që mbanin të pushtuar maqedonët dhe bashkë me të edhe qytetin
Bylazora. Filipi V u detyrua të ndërpriste luftën në Greqi dhe ta dërgonte
ushtrinë e tij në kufijtë veriorë. Veprimet ushtarake u përqendruan përreth
Bylazorës dhe luginës së Aksiosit. Forcimi i kufirit verior të mbretërisë
maqedone dhe zotërimi i Bylazorës, që sipas Polibit do ta vështirësonte hyrjen e
dardanëve në Maqedoni, nuk i ndali sulmet e këtyre të fundit. Në një pasazh të
Livit tregohet se sundimtari maqedon u kthye përsëri në vitin 211 në kufirin
dardan dhe kësaj radhe pushtoi edhe qytetin Sintia në pjesën jugperëndimore të
Dardanisë, dhe në veri të Pelagonisë (rrafshi i Manastirit) një pikëmbështetje
tjetër e rëndësishme e sulmeve të dardanëve.
Luftërat që Mbretëria e
Dardanëve bëri me shtetin maqedon gjatë sundimit të Filipit V, pavarësisht që
nuk arritën të zgjidhnin në favor të tyre çështjen e vartësisë së paionëve, e
dobësuan mjaft Maqedoninë dhe u bënë një pengesë serioze për realizimin e
ndërhyrjeve ushtarake që synonin rivendosjen e hegjemonisë maqedone në Greqi.
Për Mbretërinë Dardane u krijua një situatë e favorshme në konfliktin me
Maqedoninë pas agresionit të Filipit V në Ilirinë e Jugut. Në vitin 208
p.e.sonë, dardanët në aleancë me Eropin, sundimtarin e një krahine ilire
juglindore, sulmuan Maqedoninë. Ndërsa ky i fundit i kufizoi veprimet ushtarake
në qytetin Lyhnid dhe në zonën përreth tij, ushtria dardane zbriti deri në
Orestidë, një krahinë në kufirin jugperëndimor të Maqedonisë. Kësaj radhe, duke
bashkëpunuar me forcat ilire të Dasaretisë, ushtria dardane kaloi nëpër Pelagoni
në kufirin perëndimor të mbretërisë maqedone.
Futja e ushtrive ilire në
tokat e shtetit maqedon dhe sidomos pushtimi i Orestidës nga ana e ushtrisë së
dardanëve e detyruan mbretin maqedon të hiqte dorë nga lufta e Ahesë dhe të
kthehej në Maqedoni. Sulmet e dardanëve, shkruante Livi, bënë që Filipi “të
tërhiqej edhe nga lufta kundër romakëve dhe e vunë përpara domosdoshmërisë që të
mbronte mbretërinë e vet”. Me këto ngjarje të fundit duhet të lidhet edhe një
lajm i Justinit, sipas të cilit “dardanët kishin filluar të shkretojnë krahinat
kufitare të Maqedonisë dhe kishin marrë 20 mijë robër”. Më pas, vazhdon ai,
Filipi V duke analizuar situatën e vështirë në të cilën gjendej Maqedonia dhe
marrëdhëniet me kundërshtarët kryesorë të saj, vendosi që fushatën e parë ta
bënte kundër dardanëve, sepse ata përbënin një kërcënim serioz dhe zotëronin
fuqi të mëdha ushtarake. Për zbatimin e këtij vendimi ai luftoi kundër dardanëve
në vitet 208 e 206 para e.sonë.

Bashkëpunimi dardano-romak kundër
maqedonëve
(Shek. II p.e.sonë)
Gjendja e krijuar në Ballkan në
fund të shek. III p.e.sonë, pas paqes që shteti maqedon bëri me etolët dhe
romakët, që i dha mundësi atij për të sulmuar dardanët, nuk vazhdoi gjatë. Livi
shkruan se në vitin 200 p.e.sonë, pas ekspeditës së suksesshme të romakëve në
Dasareti (kundër Maqedonisë) tek lëmi i romakëve erdhën mbretër të ndryshëm e
prijësa fqinjë të maqedonëve, midis të cilëve Pleurati, i biri i Skerdilaidit
dhe Batoja, i biri i Longarit. Ata i ofronin komandantit romak ndihmë ushtarake
kundër maqedonëve. Dardanët u futën përsëri në koalicionin antimaqedon, por tani
të përgatitur nga Roma për qëllimet e saj. Ky koalicion e afroi Mbretërinë e
Dardanëve edhe me shtetin ilir. Duke bashkëpunuar me ushtrinë romake që kishte
arritur në kufijtë e Maqedonisë dhe duke i bashkërenditur me të veprimet
luftarake, paria sunduese dardane shpresonte se me premtimet territoriale që i
kishte bërë Roma, do të realizonte aspiratën e saj të vjetër, futjen e Paionisë
nën varësinë e saj. Kështu në luftën e dytë romako-maqedone morën pjesë edhe
dardanët.
Veprimet e para që ndërmori shteti maqedon në luftën kundër
romakëve qenë ato kundër aleatëve të tyre, dardanëve, të cilët, sipas Livit,
bashkë me etolët formonin dy mbështetje të mëdha për romakët. Këto veprime u
përqendruan në mbylljen e në forcimin e grykës së Pelagonisë, një rrugë tjetër
kalimi e përdorur nga dardanët sidomos pas afrimit të tyre me sundimtarët e
Ilirisë së Jugut. Në vitin 199 p.e.sonë, nën presionin e ushtrive romake Filipi
V i largoi forcat ushtarake të komanduara nga djali i tij Perseu që mbanin
ngushticat e Pelagonisë dhe në këtë mënyrë u hapi rrugën për në Maqedoni
ushtrive ilire të Pleuratit e të dardanëve. Edhe në këtë luftë maqedonët i
konsideruan dardanët si armiq më të rrezikshëm.
Duke u tërhequr para
forcave kundërshtare, sundimtari maqedon mori masa vetëm kundër dardanëve, të
cilët pasi kishin plaçkitur Maqedoninë e Sipërme bashkë me romakët, u tërhoqën
drejt viseve të tyre. Ushtria dardane që po largohej nga Maqedonia, e sulmuar
nga maqedonët u detyrua të rreshtohej për luftim. Beteja që vuri përballë
ushtrinë e armatosur rëndë të dardanëve kundër kalorisë e këmbësorisë së lehtë
të stërvitur mirë të Maqedonisë përfundoi pa fitoren e asnjërës palë. Taktika që
përdori ushtria dardane bëri që në këtë betejë ajo të mos kishte humbje të mëdha
dhe të mos mbetej asnjë rob në duart e armikut.
Në vitin 197 p.e.sonë,
pas betejës së Kinokefalit që përfundoi në favor të romakëve, u vendos një
armëpushim midis Romës e Maqedonisë. Dardanët, megjithëse luftuan përkrah
romakëve, ndryshe nga shteti ilir, nuk patën asnjë përfitim, kështu u bë e qartë
politika e diferencuar e Romës dhe synimet e qëndrimi i saj ndaj shteteve të
ndryshme ballkanike. Pakënaqësia e krijuar tek paria dardane ndaj romakëve, pas
ngjarjeve të mësipërme, shkaktoi një të çarë të thellë në marrëdhëniet midis
tyre. Ata filluan përsëri të bëjnë një politikë të pavarur që e provon edhe
fakti se etolët në vitin 190 p.e.sonë, u kërkuan dardanëve ushtarë me pagesë në
luftën kundër romakëve.
Nga ana tjetër, maqedonët përfituan nga paqja e
qëndrimi hakmarrës i romakëve kundër dardanëve, të cilëve iu desh të luftojnë të
vetëm kundër një armiku të egërsuar. Për këtë qëllim, Filipi V, me forca të
shumta sulmoi dardanët dhe në betejën që u bë pranë qytetit Stobi në Paioni e
theu ushtrinë e tyre. Por dardanët mbetën për maqedonët gjithnjë kundërshtarë të
fortë që nuk e ndërprenë luftën kundër tyre.
Duke e ndjerë forcën e
Mbretërisë Dardane dhe mospajtimin e saj me politikën maqedone, sundimtarët e
Maqedonisë menduan ta shkatërrojnë atë me anën e forcave të treta. Për këtë
Filipi V i shfrytëzoi bastarnët që banonin në krahinën e Danubit.
“Qëllimi i
Filipit, - thotë Tit-Livi, - ishte që të zhdukte fisin e dardanëve dhe të
vendoste në tokat e tyre bastarnët. Ai [Filipi V], mendonte se prej kësaj do të
kishte një përfitim të dyfishtë, nga njëra anë, do të zhdukej fisi i dardanëve,
i cili gjithmonë kishte qenë armik i rrezikshëm i Maqedonisë dhe shqetësonte
mbretërit e saj në çaste të vështira, kurse, nga ana tjetër, do të dërgonte
bastarnët në Itali që ta shkretonin atë pasi të linin në Dardani gratë dhe
fëmijët e tyre”.
Bastarnët invaduan viset dardane në vitin 179 p.e.sonë
të ndihmuar edhe nga trakët e skordiskët, fqinjë veriorë e lindorë të tyre.
Invazionet dhe qëndrimi i bastarnëve në viset e dardanëve krijoi për këta të
fundit një situatë shumë të vështirë, kurse Perseu, pasardhësi i Filipit V,
mundi ta vazhdonte i qetë luftën kundër Romës. Dardanët e pësuan për të dytën
herë nga aleatët e tyre romakë. Roma nuk i dha asnjë përgjigje ankesës së
delegatëve dardanë që njoftonin senatin romak se invazioni i bastarnëve ishte i
përgatitur dhe i nxitur nga Maqedonia. Të mbetur përsëri vetëm, sundimtarët
dardanë grumbulluan ushtrinë e tyre dhe i sulmuan bastarnët. Beteja
përfundimtare, tregon Tit-Livi, u zhvillua nën muret e një qyteti dardan.
Kjo betejë, të cilën e fituan dardanët, edhe pse Livi nuk e përmend
këtë, përfundoi me largimin e bastarnëve nga Dardania në dimrin e vitit 176-175
p.e.sonë.
Atë që shteti maqedon nuk mundi ta bëjë me anën e bastarnëve, u
përpoq ta bënte me forcën e armëve të tij. Në vitin 172 p.e.sonë në krye të
ushtrisë maqedone që sulmoi Mbretërinë Dardane u vu vetë mbreti Perseu. Fitorja
e përkohshme nuk i lëkundi dardanët dhe nuk pati ndonjë rëndësi të madhe, sepse
në dy vitet që pasuan Mbretëria e Dardanëve përmendet si një fuqi e rëndësishme
në brendi të Ballkanit. Në këtë kohë ata e forcuan miqësinë me shtetin ilir
nëpërmjet një lidhje martesore të Teutës, bijës së mbretit Monun, me Gentin. Kjo
aleancë u shoqërua me një veprimtari ushtarake të përkohshme kundër Maqedonisë
në kufijtë perëndimorë të saj, por sukseset e Perseut në krahinën e banuar nga
penestët dhe politika antiromake që filloi të bënte Genti e afruan shtetin ilir
me shtetin maqedon. Koniunktura politike që u krijua në prag të luftës së fundit
të romakëve kundër shtetit maqedon e shtetit ilir e detyroi Mbretërinë Dardane
të afrohej përsëri me romakët, etolët e penestët kundër maqedonëve.
Por
me gjithë pjesëmarrjen e tyre në koalicionin antimaqedon edhe pas mundjes
përfundimtare të Maqedonisë, dardanët nuk e morën Paioninë. “Dardanëve, të cilët
kërkonin Paioninë, pasi ishin kufitarë me tokat e tyre, komandanti romak, -
thotë Livi, - iu përgjigj se u jepte liri gjithë atyre që qenë nën sundimin e
Perseut. Duke mos u dhënë Paioninë e kërkuar prej tyre, u dha të drejtën të
tregtonin kripë”.

Organizimi politik dhe zhvillimi
ekonomiko-shoqëror i dardanëve në shek. III-II p.e.sonë
Mbretëria
Dardane në shekujt III e II p.e.sonë u shfaq në ngjarjet historike të Ballkanit
si një formacion politik i fuqishëm dhe i rëndësishëm. Treva në të cilën u
krijua kjo mbretëri ndodhej në zemër të Ballkanit dhe identifikohet me truallin
në të cilin autorët antikë kanë vendosur fisin e madh ilir të dardanëve. Kjo
trevë në kohën e lulëzimit të Mbretërisë së Dardanëve arrinte në veri deri në
lumenjtë e Angros (Morava e Ibari) dhe te qyteti Nais, në kufirin me autariatët
e skordiskët. Në jug ajo shkonte deri te rrjedha e lumit Aksios (Vardar), duke u
kufizuar me Paioninë, Pelagoninë e Penestinë. Në lindje lumi Margos (Morava
Perëndimore) e ndante Dardaninë nga Trakia, kurse në perëndim lumi Drin e mali i
Sharit e kufizonin me truallin e shtetit ilir. Dardania e lashtë në vija të
përgjithshme i përgjigjet krahinës së sotme të Kosovës.
Për mungesë të
dhënash burimore nuk e njohim ende mirë organizimin e brendshëm të Mbretërisë së
Dardanëve.
Nga të dhënat burimore të derisotme, që janë të pamjaftueshme,
arrihet në përfundimin se dardanët nuk arritën atë zhvillim ekonomik e shoqëror
dhe atë organizim politik e shtetëror që patën shtetet fqinje bashkëkohëse të
Ilirisë së Jugut e të Maqedonisë. Por kjo nuk do të thotë se dardanët qenë në
një shkallë të tillë të zhvillimit që përjashtonte praninë tek ata të një
organizimi shtetëror. Nga pikëpamja e strukturës shoqërore dhe ekonomike
Mbretëria Dardane, e lindur mbi bazën e një bashkësie fisnore, nuk ka qenë
thjesht një organizëm fisnor, primitiv. Gjatë gjithë ekzistencës së saj
Mbretëria Dardane ka pasur synime politike të qarta dhe me një veprimtari të
organizuar, ku vendin kryesor e zënë natyrisht luftërat me Maqedoninë.
Nuk është vetëm “etja për plaçkë” ajo që i shtynte dardanët në luftë me
maqedonët. Luftëra plaçkitëse nuk ka bërë vetëm Mbretëria Dardane, ato i kanë
bërë në Greqi edhe sundimtarët maqedonë, sikurse edhe më vonë komandantët
romakë. Luftërat dardano-maqedone kanë pasur si burim politikën e dy palëve
ndërluftuese. Në plan të parë qëndronte politika hegjemoniste e Maqedonisë, por
duhet thënë se në kohën e lulëzimit të saj edhe Mbretëria Dardane ka pasur
prirje ekspansioniste, kryesisht kundrejt fqinjës së saj, Paionisë.
Në
marrëdhëniet me fqinjët Mbretëria Dardane, ashtu si shtetet e tjera,
përfaqësohej nga mbretërit, të cilët janë përpjekur të mbrojnë interesat e
shtetit të tyre edhe nëpërmjet lidhjeve martesore.
Në Mbretërinë Dardane
pushteti mbretëror ishte i trashëgueshëm. Mbreti komandonte dhe dispononte
fuqinë ushtarake të të gjithë dardanëve. Nga ato pak burime që njihen, del se
ushtria dardane ka qenë një ushtri e rregullt, e organizuar mirë, në bazën e së
cilës qëndronte falanga me tetë mijë luftëtarë. Ajo ishte një ushtri e përbërë
nga këmbësorë të armatosur rëndë, që manovronte në luftë sipas një taktike të
veçantë. Në vitin 199 p.e.sonë kur ushtria dardane po tërhiqej nga Maqedonia u
sulmua nga ushtria maqedone; “dardanët, - shkruan Tit-Livi, - kthyen flamujt dhe
u vendosën në radhë të rregullta përballë armikut, beteja u zhvillua njëlloj si
në një luftë të vërtetë”. Dhe më poshtë ai shton: “Por sapo dardanët viheshin në
rrugë, njerëzit e mbretit [Filipi V] i bezdisnin me kalorinë e këmbësorinë e
tyre të lehtë, kurse dardanët nuk kishin ushtri të këtij lloji dhe ishin
ngarkuar me armë të rënda...
U vranë pak, të plagosur pati më shumë, por
asnjë nuk u zu, sepse në raste të rralla dalin nga radhët e tyre dhe të
shtrënguar të gjithë së bashku luftojnë ose tërhiqen”. Një ushtri e tillë nuk
mund të ishte një ushtri fisnore. Në Mbretërinë Dardane ushtria përbënte një
forcë të madhe. Në vitin 279 p.e.sonë mbreti dardan i ofron si ndihmë Ptoleme
Keraunit një ushtri prej 20 mijë luftëtarësh. Shtatëdhjetë vjet më vonë, pasi
kishte hyrë në Maqedoni, ushtria dardane duke u tërhequr mori me vete 20 mijë
robër, kurse në betejën e vitit 170 p.e.sonë kundër Perseut ajo humbi 10 mijë
luftëtarë. Këto shifra të larta, të cilat tregojnë fuqinë ushtarake të
Mbretërisë Dardane, edhe pse mund të duken të tepruara, bashkë me të gjitha
veprimet luftarake të saj, janë dëshmi e pranisë së një organizimi shtetëror në
Dardani.
Mbretëria Dardane, si një organizëm politiko-ushtarak i veçantë
ka pasur mënyrën e vet antike të prodhimit. Jeta ekonomike në Dardani ka qenë
mbështetur në radhë të parë në zhvillimin e bujqësisë. Rrafshinat e Dardanisë
kanë qenë pjellore dhe të përshtatshme për të gjitha degët e bujqësisë. Bujqësia
duke qenë dega kryesore e ekonomisë, ka bërë që te dardanët të mbizotërojë
popullsia fshatare dhe njëkohësisht të ruhet karakteri rural i popullsisë. Një
burim me vlerë për të njohur zhvillimin ekonomiko-shoqëror dhe format e
pronësisë tokësore te dardanët në shek. III p.e.sonë janë të dhënat e
Agatharkidit. Në veprën e tij “Evropaikon”, ai shkruan se “dardanët kanë kaq
shumë skllevër sa dikush kishte një mijë... kurse një tjetër edhe më shumë.
Secili nga këta [skllevër] në kohë paqe punon tokën, kurse në kohë lufte merr
pjesë në ushtri, duke pasur si prijës të zotin e vet”.
Duke pranuar
mendimin e përgjithshëm se me termin dulloi=skllevër, duhet kuptuar një popullsi
fshatare e varur, vërtetohet prania te dardanët e një shtrese të pasur që
zotëronte prona të mëdha tokësore dhe të një popullsie të shpronësuar, e cila
kishte detyrime ndaj parisë ose shtresës sunduese dardane. Paria dardane
shfrytëzonte jo vetëm “skllevërit” që përmend Agatharkidi, por edhe robërit e
luftës. Kjo duhet të ketë qenë arsyeja që në luftën e vitit 216 p.e.sonë ushtria
dardane mori me vete 20 mijë robër nga Maqedonia. Por kjo nuk ka qenë forma e
vetme e pronësisë së tokës në Mbretërinë Dardane. Te dardanët ka pasur edhe një
shtresë të fuqishme fshatarësh të lirë, të cilët bashkë me zejtarët e lirë kanë
luajtur një rol të rëndësishëm në jetën ekonomike të vendit.
Edhe gjatë
pushtimit romak, kur skllavëria si sistem ekonomiko-shoqëror u përhap në një
shkallë të gjerë, fshatarët e lirë mbetën një forcë e madhe në provincën e
Dardanisë. Një degë gjithashtu e rëndësishme në jetën ekonomike të dardanëve ka
qenë xehtaria, nxjerrja dhe përpunimi i metaleve. Në mungesë të të dhënave të
mjaftueshme të drejtpërdrejta duhet marrë parasysh shfrytëzimi i madh i burimeve
metalifere në kohën e pushtimit romak, përvoja e xehtarëve dhe e metalpunuesve
dardanë.
Nga mesi i shek. IV p.e.sonë disa nga vendbanimet e fortifikuara
të tipit gradina zëvendësohen me qendra urbane. Ato u ngritën pranë xeherorëve
ose në rrafsh e në udhëkryqet tregtare. Damastioni ishte një prej qyteteve të
hershme, i cili u ngrit afër minierave të argjendit rreth shek. V p.e.sonë. Në
njoftimet fragmentare të autorëve antikë ato quhen me termat polis, urbs,
oppidum. Straboni përmend si të tilla Scupi, Naisi, Ulpiana pararomake,
Novobërda etj. Qyteti Sitnia, në veri të Pelagonisë, përmendet si qendër e
rëndësishme. Ptolemeu, autor i shek. II e. sonë përmend katër qytete të vjetra
dhe të rëndësishme të Dardanisë: Naissos, Arribantion, Ulpianon dhe
Scupi.
Duke iu referuar burimeve e të dhënave arkeologjike mund të
mendohet se në shek. III-II ato kishin filluar të merrnin tiparet e qendrave
urbane. Objekte të tilla, si vegla pune, stoli e prodhime qeramike që janë
zbuluar në disa qendërbanime të fortifikuara dhe që janë prodhime vendase,
dëshmojnë për transformimin e tyre në qendra zejtare. Monedhat maqedone, ato të
Damastionit e të qyteteve Dyrrah e Apoloni etj., si edhe objekte të ndryshme të
importuara duhen marrë si tregues të këmbimit mall-para dhe të një veprimtarie
tregtare mjaft të gjerë që arrinte deri në Adriatik e në detin Egje.

Mbretëria Dardane në luftën kundër
Romës
Pas pushtimit të Paionisë e të Maqedonisë nga romakët
marrëdhëniet e dardanëve me ta ndryshuan. Që nga kjo kohë për parinë sunduese
dardane u bë e qartë se me romakët nuk kishte vend më për bashkëpunim, i cili
nuk u kishte sjellë përveç dëmeve, asnjë përfitim. Në kufijtë jugorë vendin e
shtetit maqedon e kishte zënë Roma, synimet e së cilës për nënshtrimin e plotë
të ilirëve nuk mund të fshiheshin. Tradhtisë së romakëve dardanët iu përgjigjën,
në fillim me sulme kundër viseve të pushtuara prej tyre ose duke mbrojtur
kundërshtarët e Romës.
Më vonë, pas largimit të skordiskëve, të cilët me
sulmet e tyre kishin dobësuar Mbretërinë Dardane, dardanët u radhitën në luftë
kundër romakëve përkrah fqinjëve të tyre lindorë, medëve. Veprimet e përbashkëta
të medëve e të dardanëve, për disa dekada e penguan depërtimin e ushtrisë romake
në viset e tyre. Ekspeditat e ndryshme romake të viteve 97 e 85 p.e.sonë gjetën
një qëndresë të fortë te medët e dardanët dhe përpjekjet për t’i nënshtruar jo
vetëm që nuk patën sukses, por përfunduan me humbje për Romën. Në vitin 84
dardanët bënin pjesë në fiset ballkanike që duke sulmuar provincën romake të
Maqedonisë arritën deri në Delf. Për komandantët e mëkëmbësit romakë u bë e
qartë se dardanët ishin kundërshtarë të fortë dhe për nënshtrimin e tyre
duheshin forca të mëdha ushtarake dhe një përgatitje e veçantë për luftë në të
cilën objekti kryesor i goditjes do të ishin dardanët.
Këto masa i mori
konsulli romak Gai Skribon Kurioni, i dërguar në vitin 76 p.e.sonë në provincën
e Maqedonisë në krye të pesë legjioneve. Me këto operacione luftarake Roma donte
të arrinte nënshtrimin sistematik të fqinjëve veriorë të provincës maqedone.
Kryengritja që bëri njëri nga pesë legjionet fill pas zbarkimit në Iliri tregon
se në qarqet ushtarake të Romës jehona e ekspeditave të dështuara kundër
dardanëve dhe qëndresa e këtyre të fundit ishin një fakt tanimë i njohur.
Frontini shkruan në Stratagemat, se “kur në luftën e Dardanisë, njëri nga pesë
legjionet, e vendosura në rrethinat e Dyrrahut ngriti krye, iu shmang shërbimit
ushtarak dhe tha se nuk kishte ndërmend të ndiqte komandantin e paarsyeshëm dhe
një ekspeditë të vështirë e të rrezikshme, Konsulli G. Kurioni, urdhëroi katër
legjionet të dilnin të armatosura dhe të radhiteshin në formacion luftarak me
armë të zhveshura”.
Katër legjionet e sjella nga Kurioni dhe ushtria
romake që ndodhej në provincën e Maqedonisë sulmuan Mbretërinë Dardane dhe u
futën në Dardani. Burimet e shkruara romake nuk japin të dhëna të drejtpërdrejta
për atë se si u zhvillua kjo “luftë me dardanët”, që qe një luftë e vërtetë për
nënshtrimin e Dardanisë, si dhe për përfundimin e saj. Por dihet se ushtria
romake ka gjetur një qëndresë të fortë dhe u soll mizorisht me dardanët.
Kujtimi i masakrave romake në Dardani u ruajt për një kohë të gjatë. Në
shek. IV e.sonë Amian Marcelini, duke shkruar për dënimet me dhjetim që
perandori Valentinian i dha ushtrisë së tij, e krahasonte atë me mizorinë e
Skribon Kurionit në Dardani. Ky i fundit pas kësaj lufte arriti me ushtrinë e
tij deri në Danub dhe më vonë festoi edhe triumfin në Romë. Por në burimet e
shkruara dardanët dalin edhe më vonë si kundërshtarë të romakëve. Në bazë të
këtyre të dhënave kuptohet që edhe pas ekspeditës së Kurionit nuk ndodhi një
nënshtrim i plotë i Dardanisë, por më tepër një varësi nëpërmjet së cilës
dardanët kishin disa detyrime kundrejt romakëve.
Disa ngjarje të
mëvonshme tregojnë se dardanët edhe pse të dobësuar nga luftërat kundër romakëve
dhe nga pasojat e tyre, vazhduan të kundërshtonin politikën pushtuese të
Romës.

Similar topics
» Mbreteria Dardane
» Mbretëria merr masa për nusen
» CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli
» Mbretëria merr masa për nusen
» CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi