Mbretëria merr masa për nusen
:: Show Biz :: Vip te Huaj.
Faqja 1 e 1
Mbretëria merr masa për nusen
Princi William dhe bashkëshortja e tij e ardhshme Kate
Middleton, morën pjesë në provat gjenerale në kishën e famshme të
Westminster në Londër.
Gjatë ceremonisë se dasmës se tyre në kryeqytetin anglez, do
të gjenden mbi 600 mijë persona të ardhur nga e gjithë bota, ndërsa
rreth 30 milionë të tjerë do e ndjekin ceremoninë nga ekranet
televizive.
Flamuj gjigantë nëpër rrugë dhe nëpër dyqane theksojnë edhe njëherë
ndjenjën e mirë që mbizotëron mes britanikëve për këtë martesë.
Por për Kate Middleton, lidhja në kurorë vjen me një çmim. Gazeta
gjermane Bild ka arritur të zbulojë cfarë parashikon marrëveshja
paramartesore e firmosur nga çifti pranë studios ligjore “Spears” në
Londër.
Sipas Bild në rast divorci Kate do të humbiste automatikisht
kujdestarinë e fëmijëve. Me vështirësi të madhe ajo ka arritur të shtojë
një klauzolë që i jep të drejtën të takojë fëmijët pa kufizime, e
drejtë kjo që përfshin edhe prindërit e saj.
As nga ana ekonomike Middleton nuk do t’i interesonte një divorc. Nga
pasuria prej 14 milionë eurosh e William, që pas vdekjes së
mbretëreshës Elisabet do të shkonte në 327 milionë euro, Kate nuk
përfiton asgjë përveç një pensioni ushqimor.
Nuk ndodhi kështu me princeshën Diana më 1996, kur ndarja nga Charls i solli përfitime prej gati 17 milionë stërlinash.
Nëse martesës do t’i vinte fundi, Kate do t’i thoshte lamtumirë edhe
titullit të fisnikërisë, sepse kurora britanike ka rezervuar t’ia heqë
në rast divorci. /Tch/Telegrafi/
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Masa i kënaqur: Jemi OK
» Mbreteria Dardane
» Jessie J merr pozitën e parë në Britani
» Bayerni merr kreun
» E merr në qafë babin
» Mbreteria Dardane
» Jessie J merr pozitën e parë në Britani
» Bayerni merr kreun
» E merr në qafë babin
:: Show Biz :: Vip te Huaj.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi