Shpallja e Pavaresise ne vitin 1912 sipas `The New York Times`-it
Faqja 1 e 1
Shpallja e Pavaresise ne vitin 1912 sipas `The New York Times`-it
Shkrimet qe publikoi gazeta e njohur amerikane para dhe pas 29
Nentorit. Perpjekjet per te penguar shpalljen e pavaresise dhe roli i
Ismail
Qemalit.
Gazeta prestigjioze amerikane `The New York Times` sjell shkrime per
shpalljen e pavaresise se Shqiperise me 28 nentor 1912. Ne kete
speciale,
kushtuar 96-vjetorit, kemi perzgjedhur disa nga shkrimet dhe lajmet e
publikuara perpara dhe pas momentit te deklarimit te mevetesise se
shqiptareve.
Nje vemendje te veqante gazeta amerikane i kushton edhe Ismail Qemalit,
protagonistit kryesor te kesaj ngjarjeje. Intervista qe dha plaku i
Vlores per
nje gazete britanike rivjen serish, duke treguar detaje te rolit te tij
ne Perandorine Osmane dhe problemet qe pati pas largimit te sulltanit
Abdul
Hamiti ne vitin 1908. Disa dite para ngritjes se flamurit ne Vlore,
disa prej Fuqive te Medha dolen ne mbrojtje te Shqiperise, ndersa disa
shtete te
tjera e kundershtuan nje hap te tille, perfshire fqinjet greke dhe
serbe. Ne arkiven e `The Times`-it jepen perpjekjet dhe negociatat e
Ismail Qemalit
per te bere njohjen e pavaresise te shtetet perendimore. Veteshpallja e
pavaresise se Shqiperise vendosi ne dileme dhe konflikte te ashpra edhe
Konferencen e Londres. Fale arkives se `The New York Times`-it vijne
per lexuesin e gjere sot te gjitha perpjekjet dhe sfidat e bera nga
shqiptaret 96
vjet me pare, per te krijuar shtetin e tyre pas 500 vitesh sundimi prej
Perandorise Osmane.
Ismail Qemali, besnik i Perandorise Osmane, perplaset me Italine
Gazeta amerikane sjell intervisten e Qemalit per `The Morning Post`
Mbrojtja qe ai i ben regjimit te vjeter dhe akuzat ndaj xhonturqve
LONDER - Ismail bej Qemali, tri here guvernator i Tripolit nen regjimin
hamidian (Abdul Hamid) dhe qe nga ardhja ne pushtet e turqve te rinj
(xhonturqve), nje kritik rebel i politikes se turqizmit se fundi ka
qendruar ne Londer. Ne biseden me nje perfaqesues te `The Morning
Post`, Ismail
Qemali hodhi poshte me perzemersi sugjerimin e udheheqesve xhonturq se
shqiptaret jane pasiv ne besnikerine e tyre ndaj kauzes otomane.
Kritika per Italine
`Si nje otoman patriot, une protestoj me gjithe zemer kunder sjelljes
se qarte te Italise. Ajo nuk eshte vetem nje fyerje e integritetit te
Perandorise Otomane, me te cilen Italia eshte nje bashkegarantuese ne
marreveshjet e viteve 1856 dhe 1878, por perben nje kercenim te larte
per
ekzistencen e shume shteteve dhe i trajton marreveshjet nderkombetare
thjesht si mbeturina prej letre. Sipas Artikullit 8 te marreveshjes se
vitit
1856, Italia pranoi bashke me fuqite e tjera nenshkruese se `nese do te
dale ndonje problem midis Portes se Larte dhe qdo shteti tjeter te
fuqive qe
kane firmosur dokumentin, qdo keqkuptim, i cili mund te rrezikoje
ekuilibrat e marredhenieve te tyre, Porta e Larte dhe secila prej
fuqive te tilla,
me pare duhet te terhiqen nga e drejta e perdorimit te forces, duke i
lejuar vetes te fusin pale te tjera ndermjetesuese, si nje mundesi per
te
shmangur zgjidhet ekstreme. Per me teper, sipas Protokollit te Londres,
nenshkruar ne vitin 1871, fuqite e kishin mbeshtetur ate unanimisht, si
nje
parim thelbesor te Ligjit te Kombeve qe asnje fuqi nuk mund te hedhe
poshte detyrimet qe dalin nga marreveshja, apo te modifikoje
marreveshjen
perkohesisht, duke mos pranuar pelqimin e paleve ndermjetesuese qe
rrjedhin prej saj.
`Aspekti trishtues i qeshtjes ne teresi, ne mendjen time, eshte se ky
veprim nga ana e Italise percakton per te nje pamje teresisht
tendencioze. Ylli
i Italise se Bashkuar doli gjate luftes se Krimese, kur ajo ishte
bashke me Francen dhe Angline, ne mbrojtje te integritetit otoman dhe
ajo arriti
shkelqimin e saj te madh ne luften e lavdishme per bashkimin e Italise,
e cila ishte e mjaftueshme qe te deklaroje parimin e kombesise.
Opinioni im
nuk eshte lekundur asnjehere ne drejtim te kesaj; Fuqite duhet te
nderhyjne qe te shmangin levizjet e fundit te Italise dhe une akoma
mendoj se do te
vije dita kur ata do te pendohen nga realizimi i sanksionit te heshtur
permes ligjit te dhunes. Veqanerisht, Anglia ka interesa thelbesore per
arsye
te popullsise se madhe muhamedane qe ajo qeveris dhe nuk ka asnje
dyshim se te gjithe popujt myslimane kane qene thellesisht te prekur
nga ky akt i
paqyteteruar i qeverise se `civilizuar` perendimore.
Shqiptaret, pro-otomane
Sigurisht, une mund ta them kete: Shqiptaret myslimane, pavaresisht
shume vuajtjeve te renda te shkaktuara nga ata gjate nje apo dy viteve
te fundit,
nuk do te rrine duke pritur nese eshte e nevojshme per t`u ngritur dhe
do te bien ne llogoren e fundit per mbajtjen e perandorise, nese do te
jete e
nevojshme.
`Por, nese une e ndiej aq fuqishem sa qdo otoman tjeter, ne drejtim te
qdo sulmi te bere ndaj Perandorise, jam i verber ta arsyetoj ngjarjen
ne
teresi. Une jam aq i sigurt aq sa mund te jem, se qeveria turke nuk ka
humbur besimin te popujt e saj, me gjithe veprimet e qmendura te
xhonturqve, si
dhe respekton dhe simpatizon Fuqite e Medha dhe Italia kurre nuk do te
enderroje tentativen per nje goditje te tille.
Problemet me xhonturqit
Qe pas renies se Qamil Pashes, qeverite, te cilat kane vijuar njera pas
tjetres, nuk kane pasur qellim me shume te aplikojne programin e nje
grupi
njerezish te panjohur permes mjeteve te mistershme te pushtetit te
tyre, sesa kane luajtur thuajse per te ruajtur magjine e ekzistences se
Perandorise. Me zhdukjen e despotizmit te Abdul Hamidit, ata vazhduan
te vene te tjere ne vendin e tij. Ndonese nen pushtetin hamidian,
individet u
vune ne qender te persekutimit, e njejta metode eshte zbatuar edhe nen
pushtetin e xhonturqve ndaj te gjithe kombesive. Ne ditet e mia te para
atje
pashe nje tmerr te kryer ne masakrat e Adanas te realizuar nga urdhrat
e ketyre njerezve, qe mbeshteten shkarkimin e Abdul Hamidit. Pas
vendosjes se
tyre perfundimtare ne Kostandinopoje, ata i varen shqiptaret qe kishin
qene propaganduesit e tyre perpara se te behej ndryshimi. `E njejta gje
ishte
edhe ne Hauran dhe Jemen. Paraja i kishte dalldisur dhe Perandoria u
tkurr nga trazirat ne luften kunder te ashtuquajturve armiq te
brendshem, ndersa
garnizoni i Tripolit ishte reduktuar, siq thuhet, ne rreth 500 veta.
Shperberja u pasua me armiqesi te brendshme kudo. Dhe tani nxitesit qe
sollen
zjarrin jane hidheruar sepse liberalet e vertete ne Perandori
kembengulin se ata nuk jane njerezit qe duhet te debohen. Personat qe i
bene keto gabime
kerkojne ndeshkimin e merituar; se paku ata nuk duhet te lejohen me
gjate te ushtrojne ndikimin e tyre te keq ne shume poste zyrtare.
Une nuk kam hezituar te them se nese Komiteti vazhdon te ekzistoje si
pushtet suprem, asnje element qe perben Perandorine, apo Fuqite, nuk do
te jete
ne gjendje te kete besim ne qenien si qeveri ligjore dhe me siguri qe
do te vije nje perplasje.
Kalbja e Perandorise
Komiteti duhet te pranoje te keqijat qe ka shkaktuar dhe anetaret e tij
duhet te kene patriotizmin e mjaftueshem qe t`i zhdukin ata dhe te
shkojne te
pushtetet e ngritura ligjerisht, - Sulltani, Senati dhe Dhoma, - nje
veprim ky absolutisht i lire. Duke deshtuar kjo, une besoj se
Perandoria eshte e
destinuar te kalbet. Te gjithe njerezit e saj jane gjalle nga e njejta
ndjesi. Ai eshte element i papergjegjshmerise ne qeveri, e cila nje
dite duhet
te fundoset.
`Ju me pyesni si zgjidhet qeshtja e Tripolit. Eshte e veshtire te
percaktosh se si do te shkojne gjerat. Personalisht kundershtova
pranimin e nje
demshperblimi ne para, siq ishte gjithashtu, i njejti rast ne Bosnje,
ne vitin 1908. Une besova me pas dhe besoj edhe tani se ishte nje
precedent
fatal dhe une isha kunder kesaj. Perandoria Otomane nuk mund te
qendroje e vetme; ajo ka nevoje per mbeshtetjen e aleateve dhe une
mendoj se qeshtja
mund te ishte zgjidhur ne ato linja. Trazira e tanishme tregon shume
mire te njejten gje. Tripoli nuk eshte tamam i njejti, si pjese e
Perandorise.
Tradicionalisht ai eshte perbere nga dy Bevlike, te ndare dhe ai kishte
nje marreveshje te sajen me Angline per disa kohe. Siq e dini,
perfundimi i
saj, duke u shkrire brenda Perandorise, eshte nje qeshtje e historise
se koheve te fundit dhe Caramanli i ka mbajtur zyrtaret deri gjate
viteve te
fundit. Marredheniet tona me Angline ne lidhje me Egjiptin deshmuan nje
menyre te mundshme te shmangies se telasheve. Ju keni mbrojtur
teorikisht
sovranitetin tone. Ne kemi marre haraqin tone te vjeter dhe Britania e
Madhe ka bere q`eshte e mundur qe te ruaje token historikisht te dashur
te
Turqise ne lidhje me Khediviaten. Anglia ka sjelle nje model ne drejtim
te Egjiptit dhe une mendoj gjithashtu se permes indiferences se saj ajo
ka
treguar se kjo eshte bere vetem nga besimi ne dashamiresine e saj, qe
Turqia te mund te shpresoje te ruaje ndikimin si nje fuqi e madhe. Ky
eshte nje
nga gabimet me te renda te viteve te fundit qe drejtuesit e saj kane
bere, te perpiqen ta detyrojne Turqine qe te luaje rolin e nje fuqie te
madhe
ushtarake, kur ajo eshte ne fundin e nje periudhe te rigjenerimit dhe
rritjes. Nuk eshte se Perandoria po e shet lekuren shtrenjte dhe as nga
politika
e Chauvinizm-it, ne aspektin e brendshem dhe te jashtem, qe respekton
ate qe fiton, por une shpresoj se kur marreveshja tashme eshte
tejkaluar, ne do
te kthehemi te politika e liberalizimit real, te cilen e shohim jo
thjesht si zbavitje, ashtu siq ndodhi ne fund te regjimit te vjeter, ne
vitin
1908.
Shkrimi eshte publikuar ne `The New York Times` me 31 dhjetor 1911
Pavaresia e Shqiperise, si reaguan Fuqite e Medha
`The New York Times` raporton hollesisht per pavaresine e Shqiperise
Shtetet qe dolen kunder saj dhe shtrimi i qeshtjes ne Konferencen e Londres
Greket akuzojne Ismail Qemalin
VJENE – Nje mesazh radiofonik i marre ne Trieste nga vapori `Graf
Wurmbrand` thote se dy anije ushtarake torpediniere u hetuan ne Durres
per
kontrabande. Udheheqesi shqiptar, Ismail Qemali, i cili kishte qene ne
bordin e `Graf Wurmbrand` dhe qe po shkonte te shpallte pavaresine e
Shqiperise, kishte zbarkuar me mbeshtetesit e tij kur ishte bere
kontrolli. Mesazhi shton se deri sot ne mbremje asnje anije serbe apo
malazeze nuk
ishin shfaqur ne Durres.
Lajmi eshte publikuar ne `The New York Times` me 23 nentor 1912
Mediat perendimore njoftojne shpalljen e pavaresise
Ismail bej Qemali thote se e ka bere njoftimin ne Durres
VJENE – Sipas nje informacioni te publikuar ne te perditshmen
`Allegemeine Zaitung`, pavaresia e Shqiperise eshte shpallur ne Durres
nga Ismail
bej Qemali, udheheqes i shqiptareve.
Lajmi eshte publikuar ne `The New York Times` me 24 nentor 1912
Italia i gezohet pavaresise se Shqiperise
Shume persona me prejardhje shqiptare jetojne ne provincat e Jugut
ROME – Shpallja e pavaresise se Shqiperise dhe krijimi i nje qeverie
te perkohshme atje eshte mirepritur ne Itali, veqanerisht ne Italine e
Jugut. Italia dhe Sicilia, ku jetojne disa qindra e mijera shqiptare
per nga origjina, te paret e te cileve u arratisen drejt Italise ne
vitin 1444,
kur Skenderbeu, djali i Gjon Kastriotit, princ i nje fisi ne Shqiperi,
njohen pavaresine e saj dhe e mbrojne ate ne luften e suksesshme kunder
qeverise otomane. Telegrame te pafundme u shkembyen midis udheheqesve
shqiptare ketu dhe vellezerve te tyre ne vendlindje. Ka shume
shqiptaro-italiane
te njohur ne Itali. Kryeministri i fundit, Krispi, ishte me prejardhje
shqiptare.
Lajmi eshte publikuar ne `The New York Times` me 30 nentor 1912
Ismail Qemali, mesazhe ne Perendim per njohjen e Pavaresise
LONDER – Sipas korrespondentit te `The Daily Mail` ne Kostandinopoje,
perfaqesuesit e Turqise dhe Bullgarise do te firmosin keto dite nje
marreveshje armepushimi. Megjithese kjo deklarate nuk eshte konfirmuar
sakte nga ndonje burim, nje zyrtar shperndau njoftimin ne kryeqytetin
turk, ku
deklarohej se armepushimi eshte i pritshem dhe nje marreveshje mund te
firmoset gjate nje apo dy diteve te ardhshme. Nderkaq, vazhdon
permiresimi i
gjendjes se pergjithshme ne Europe. Propozimet e sekretarit Britanik
per Qeshtjet e Jashtme, zoti Eduard Grew, te cilat realisht
konsiderohen vetem
propozime qe nje nga kryeqytetet te behet nje lloj qendre diplomatike
qe te lehtesoje shkembimin e pikepamjeve midis fuqive, ka gjetur
aprovimin dhe
konsiderohet nje pike e sigurt.
Mesazhet nga Shen Petersburgu artikulojne synimet paqesore te Rusise.
Qeveria austriake eshte pergatitur te mireprese zgjidhjen qe u propozua
nga
Ismail Qemali, qe eshte shpallur President i Perkohshem i Shqiperise
nga drejtuesit e fiseve shqiptare. Ne lidhje me shqetesimin per
kultivimin e
marredhenieve te mira me shtetet e Ballkanit, ai premtoi se do te
garantoje per serbet ushtrimin e tregtise se lire ne Durres. Austria do
te bie
dakord per kete.
Ismail Qemali, qe dikur ishte udheheqesi shqiptar ne Parlamentin Turk,
ka derguar kerkesa te qeverite e Austrise, Frances dhe Italise per
njohjen e
shtetit te ri te Shqiperise dhe mbrojtjen e saj nga copetimi.
Lajmi eshte publikuar ne `The New York Times` me 30 nentor 1912
Italia dhe Austro-Hungaria, pro pavaresise
VLORE – Pavaresia e Shqiperise mund te gezoje simpati te gjere dhe
mbeshtete morale prej Italise dhe Austro-Hungarise. Kjo eshte thene
sipas
nje garancie qe iu dha Ismail bej Qemalit nga konsujt e dy fuqive ketu
teksa flisnin ne emer te qeverive respektive.
Lajmi eshte publikuar ne `The New York Times` me 3 dhjetor 1912
Ruset nuk e njohin pavaresine e Shqiperise
VJENE – Nje mesazh i `Neue Freie Presse` nga Kostandinopoja thote se
ambasadori rus ka informuar Vezirin e Madh se Rusia nuk do ta njohe
pavaresine e Shqiperise. Ai thote se Rusia eshte dakord qe te krijohet
jo me teper se nje province autonome, nen garancine e te gjitha fuqive
te
medha.
Lajmi eshte publikuar ne `The New York Times` me 4 dhjetor 1912
Roma dhe Vjena, mbeshtetje per Ismail Qemalin
LONDER – Sipas nje mesazhi nga kryeqyteti i Austrise, `Ismail bej
Qemali, udheheqesi i shqiptareve, ka derguar nje telegram nga Vlora ne
Vjene,
duke protestuar kunder bombardimit te qytetit nga dy anije luftarake
greke. Zyra Nderkombetare e Postes thote se permes bombardimit,
luftanijet kishin
objektiv special ndertesat publike te qytetit ku valevitej flamuri i ri
shqiptar.
Zoti Eduart Grey, sekretari i Jashtem, tha dje pasdite se megjithese i
eshte propozuar Konferences se Ambasadoreve ne Londer, po behet progres
ne kete
drejtim. Nuk eshte vendosur perfundimisht nga te gjitha fuqite
europiane nese eshte momenti i pershtatshem per te…
Lajmi eshte publikuar ne `The New York Times` me 6 dhjetor 1912
Qeshtja shqiptare ve ne veshtiresi Konferencen e Ambasadoreve
LONDER – Ndonese marreveshja e ambasadoreve te Fuqive te Medha rreth
autonomise se Shqiperise eshte nje hap i rendesishem, ku po perpunohen
detajet e skemes qe ta bejne efektive ate, ky do te jete nje nder
problemet me te veshtira qe po perballet ndonjehere nje konferencen
europiane. `The
Economist` jep te dhena te financiereve dhe investitoreve qe shprehen
se ne vitin qe vjen totali i huave qe do te jepen arrin ne 400 milione
dollare,
me te cilat do te riparohen demet e shkaktuara nga lufta dhe
mobilizimet ne Rusi, Austri dhe Itali. Gazeta llogarit koston e luftes
rreth 175 milione
dollare, duke perdor si baze per perllogaritjen faktin se jane rreth 1
090 00 njerez nen arme; - 400 mije turq, 300 mije bullgare, 200 mije
serbe, 150
mije greke dhe 40 mije malazeze, - sipas nje shpenzimi mesatar prej 10
shilingash (2.40 dollare ne dite per nje person).
Delegatet e Paqes se Ballkanit dje iu gezuan mikpritjes se Lord Mayor
ne dreken e shtruar ne `Mansion House` dhe degjuan nje fjalim te
mbajtur nga
kryeministri Asquith, qe tha se nuk ndihet i turperuar te deklaroje
veten optimist se negociatoret po ecin drejt dhe po arrijne ne
vendosjen e paqes
dhe se Paqja e Londres do te vleresohet nga historia si petali me
krenar ne kuroren Mbreterore te Londres.
Porta e Larte ka autorizuar te derguarit e saj te perfshihen ne
delegacionet greke gjate negociatave per paqe dhe nisi nje korrier qe
te marre
dokumentet qe do te dalin nga ky vendim, qe pritet te merret sot ne
Londer. Mesazhet nga Kostandinopoja thone se turqit jane te sigurt se
tani do te
kene nje pozite ushtarake me te mire ne drejtim te grekeve sesa kur
nisen negociatat dhe se Turqia tani nuk do te nenshkruaje nje amnisti
me ata, edhe
nese greket e kerkojne.
Sipas nje tjeter informacioni, delegacionet turke kane qene te
udhezuara te ngrene qeshtjen e statusit te Adrianoples ne menyre te
menjehershme dhe
nese Bullgaria kembengul ne pretendimet e saj, do te nderpriten
negociatat e paqes. Diplomatet, pergjithesisht, tregohen skeptike per
kete histori.
Megjithate, `The Daily Telegraph` thote se ka informacion te paqarte se
Turqia eshte e vendosur ne menyre te forte per te mbajtur Adrianoplen
apo te
rifilloje armiqesite. Per kete arsye ajo mbajti nje pikepamje serioze
per te ardhmen e qeshtjes se konsideruar te suksesshme ne Konferencen e
Paqes.
Gjithashtu, gazeta permend se perdorimi i fjales `autonomi` ne
qendrimin zyrtar, i dale nga Konferenca e Ambasadoreve, ne vend te
pavaresise, te le te
kuptosh nje synim te pjesa e Fuqive te Medha, qe ta lere Shqiperine nen
mbikeqyrjen turke, e cila mund te jete e mirepritur prej aleateve te
Ballkanit. `The Morning Post` thote se kjo eshte e kuptueshme, ndonese
nuk ka mundesi qe aleatet te japin pelqimin e tyre per mbajtjen e
Adrianoples
nga Turqia; ata jane te vendosur te presin nje kerkese per mbrojtjen e
Xhamise se famshme te Sulltan Selimit atje per besimin muhamedan dhe se
deshirojne marredhenie miqesore me Turqine. Ata jane gati te leshojne
qdo koncesion te arsyeshem te turqit, duke paracaktuar lejimin e qdo
province
kristiane qe te mbetet nen sundimin turk.
Lajmi eshte publikuar ne `The New York Times` me 21 dhjetor 1912
Ismail Qemali refuzon propozimin e Ruzveltit per mbret te Shqiperise
LONDER - Ismail bej Qemali, gjate nje interviste te dhene ditet e
fundit ne lidhje me sugjerimin qe kolonel Ruzveltit e ftoi ate te qe
behej kandidat
per fronin e Shqiperise, tha se kjo qeshtje doli permes korrespondentit
te nje gazete amerikane kur e pyeti nese ai, duke qene ish-president, a
mund
t`i permbushe detyrimet per mbret te Shqiperise? Ai tha se preferon ta
trajtoje sugjerimin si nje loje dhe nuk mendon qe te jete nje gje e
pershtatshme per ta marre seriozisht ne konsiderate.
Lajmi eshte publikuar ne `The New York Times` me 11 maj 1913
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Edhe New York Times do të ndalojë botimin e shtypur
» Pse duhet te jete feste e Kosoves 28 Nentori i vitit 1912
» SHBA, aligatori shëtitje në New York
» Madona blen fermë në New York
» qytete sipas alfabetit..
» Pse duhet te jete feste e Kosoves 28 Nentori i vitit 1912
» SHBA, aligatori shëtitje në New York
» Madona blen fermë në New York
» qytete sipas alfabetit..
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi