Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse duhet te jete feste e Kosoves 28 Nentori i vitit 1912

Shko poshtë

Pse duhet te jete feste e Kosoves 28 Nentori i vitit 1912 Empty Pse duhet te jete feste e Kosoves 28 Nentori i vitit 1912

Mesazh nga Vizitor Wed 24 Feb 2010 - 5:23

Territori Autonom i Kosovës dhe Metohisë



Territori Autonom i Kosovës dhe Metohisë është emërtimi
zyrtarë gjatë viteve 1945-1963 për Kosovën.
Sikurse edhe jeta shoqërore dhe
kulturore që ishin të shtypura nga regjimi serbë që vepronte në atë kohë si
pjesë e mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene edhe gjuha shqipe e përdorur në
dokumentet e asaj kohe shtypej.
Në gjurmët e historisë shqiptare kjo kohë në
të cilën është përdorur ky termë për Kosovën, është pjesa e historisë më e
hidhur e kombit shqiptarë në pjesët veriore të tokave të tyre. Është kjo kohë e
pastrimeve etnike të territoreve të mbështetura po thuaj se nga të gjitha anët.
Duke mos përjashtuar asnjë faktorë të asaj kohe, edhe pse ndonjëri duket pasiv e
tjetri aktiv të gjithë kanë qenë të përzierë direkt apo indirekt. Është koha kur
pjesa e kombit në veri qëndron e vetmuar para një kundërshtari që gjendej në
aleanca të forta me shtete fqinje. Është koha kur populli nxirret nga shtëpitë
për të parë varjet dhe pushkatimet e djemve që luftonin për dinjitet, se për një
gjë më të lartë ishte e kotë të luftohej me etiketën "turk" që ja kishte ngjitur
regjimi dhe kisha serbe kësaj pjese të kombit qysh pas Rilindjes Shqiptare. Edhe
pse fuqitë e asaj kohe këtë etiket nuk e kishin vënë në politikat e tyre ata
përdornin një etiket tjetër paksa më të butë të përkthyer "popull jo
turk"
Pasojat e terrorit të shkaktuar gjatë këtyre viteve nuk janë zhdukur
plotësisht gjer në vitet 90-ta. Edhe pse nga popullsia krenare paraqiteshin si
të harruara tmerri dhe frika që kishin përhapur qeveritë serbe, ata e bartnin
atë në shpirtin e tyre deri kur gjeneratat e reja, të cilat falë po asaj
krenarie lirohen nga tmerri i quajtur nga populli "me dërzhavë, ujë dhe zjarr
nuk ka hajgare".
Nuk ishte ky tmerr i pa argumentuar ishin rrahjet masive,
varjet, pushkatimet në qendra të vendbanimeve para popullsisë së nxjerrë në
qendër, për të parë ato ekzekutime nga një herë në mungesë të kohës këto
ekzekutime bëheshin në ditën e tregut për të frikuar fshatarësinë që vinte në
qendra tregtar për të shitur produktet. Këto ishin vetëm metodat aktive që
përdoreshin për frikësimin masiv të popullsisë të cilat plotësoheshin me masakra
dhe metoda tjera propaganduese shtetërore dhe fetare.
Për të pasur një
pasqyrë se ç farë metoda për asimilimin dhe frikësimin e popullit janë përdorur
gjatë kësaj kohe është mirë të shikohet filmat dokumentar që paraqesin metodat e
ekzekutimeve gjatë kohës së regjimit talibanë në Afganistan, pasi që
dokumentacioni për këtë kohë është i pakët për publikun. Dokumentacioni i kësaj
kohe mbahet në arkivat e Serbisë dhe të kishave serbe..
Të gjitha këto akte
planifikoheshin dhe zbatoheshin në emër të pastrimit nga "turqit" e që nga
Evropa pranoheshin si pastrime nga "jo turqit" dhe nga Turqia si treg i ri i
hapur në Ballkan.

Historia

Pas ftesës së aktivistëve të Rlindjes
Kombëtare, drejtuar shqiptarëve për luftë kundër pushtuesve Osmanë, forcat
shqiptare të bashkuara nën flamurin kombëtar dhe të udhëhequra e kordinuara nga
Lidhja e Prizrenit brenda dy viteve (1878-1880) ja arrinë që të pastrojnë tokat
për të cilat dëshironin të i bashkonin në një Vilajet të i çlirojnë nga
elementet ushtarake Osmane.
Forcat Osmane mblidhen dhe freskohen me
përforcime dhe i pushtojnë përsëri këto toka dhe e i shkaktojnë dëme të mëdha
lidhjes.
Si fitues i vendimtar i këtyre luftrave dalin forcat sllave të cilat
tani kishin të bënin me forca të përgjysmuara nga të dy palët. Sido që të jetë,
forcat Osmane ia arrijnë që deri me depërtimin e forcave të armatosura të
Lidhjës Kombëtare Shqiptare më 1909-1912 në teritoret e Kosovës, Sanxhakut të Ri
dhe të Nishit t'i kontrollojnë këto pjesë.
Në ndërkohë në tubimin e quajtur
Konferenca e Ambasadorëve në Lonndër fuqitë e kohës vendosin që të pranojnë
shtetin shqiptar, mirëpo ata nuk e pranojnë që shteti i tyre të shtrihet mbi të
gjitha tokat e njohura në atë kohë si shqiptare. Kështu, me këtë, pjesa më e
madhe e tokave shqiptare iu jepet shteteve ballkanike si Serbia, Mali i Zi dhe
Greqia. Ndër këto, toka e Kosovës i bashkangjitet shtetit Serb dhe një pjesë e
vogël shtetit të Malazezëve.

Lufta e dytë botërore
Me propagandimin e
komunizmit dhe erës e cila e kishte përshirë Evropën për shpëtimin e kombujve,
sidomos atyre të vegjël, si në demokracia në vitet 2007 të rinjë shqiptar u
mbledhen në fshatin Bunjaj të Malësisë së Gjakovës prej 31 dhjetor gjerë me 2
janar 1944 dhe mbajten një tubim të quajtur Konferenca e Bunjajt, në bindje se
rruga e vetme për t’u bashkuar me Shqipërinë, për shqipëtaret e Kosovës dhe të
Rrafshit të Dukagjinit, ishte lufta e përbashkët me popujtë e tjerë të
Jugosllavisë, kundër okupatorit dhe shërbëtorve të tij. Sepse , kjo ipas tyre
ishte rruga e vetme për të fituar liria, kur të gjithë popujtë, pra edhe
shqiptarët, do të kenë mundësinë që të deklarohen rreth fatit të vet, me të
drejtën për vetëvendosje deri në shkëputje.”
“ Pas Konferencës së Bujanit,
sidomos, pas muajit nëntor të vitit 1944, në prapavi dhe në mënyrë perfide
filloi vazhdimi i realizimit të planeve dhe programeve serbomëdha të mbretërisë
SKS për shfarosjen, dëbimin dhe asimilimin e shqiptarëve, sidomos shqiptarëve në
Jugosllavi. Në këtë vit Vasa Qubrilloviq përpiloi dhe ia dorëzoi qeverisë së
Jugosllavisë komuniste dy programe për likuidimin dhe përzënien e shqiptarëve
nga Jugosllavia …” [1]

Gjendja e jashtëzakoshme 1945
Udhëheqja
jugosllave,në fillim të janarit 1945 urdhëron mobilizimin e “brigadave të
Kosmetit” për t´i dërguar në Frontin e ashtuquajtur të Sremit-në Serbi. Ndonëse
qendra e rezistencës shqiptare në gjysmën e dytë të dhjetorit 1944-janar 1945
ishte përqëndruar në Drenicë,”Shtabi Operativ i Kosmetit”,urdhëroi Shaban
Polluzhën që ta lëshonte Drenicën dhe të nisej në drejtim të Podujevës,për t´u
bashkuar me Brigadën VII,e cila po marshonte për Sërbi.
Shtabi i Brigadës së
Drenicës largimin nga Kosova do ta kushtëzojë me ndërprerjen e vrasjeve dhe të
plaçkitjeve mbi popullsinë civile nga ana e ushtarisë jugosllave...mirëpo pas
dështimit të nënshtrimit të Shaban Polluzhës më 25 janar nisin operacionet
ushtarake në shkallë të gjerë për asgjësimin e Brigadës së tij. Në këto
operacione morën pjesë: Divizionet 24, 26, 44, 46, 52 të Sërbisë, Divizionet 41
dhe 50 të Maqedonisë, grupi i brigadave të Malit të Zi (brigada e I e Bokës dhe
brigada e VI) dhe repartet speciale të OZN-s të drejtuara nga Spasoje
Gjakoviq
Më 8 shkurt 1945, komandanti suprem i UNÇJ-së J.B.Tito me urdhër të
veçantë nr.31 vendosi administrimin ushtarak në Kosovë. Këtë vendim e mori më 7
shkurt 1945 në Beograd, në një takim me ushtarakët serb: Savo Dërleviqin,Gjuro
Medenicën dhe Kërsto Filipoviqin. Me këtë urdhër ,i tërë pushteti në Kosovë do
t´i kaloi një grupi të caktuar ushtarakësh serbo-malazez, të cilët do të
ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe atë gjyqësor.
Pas vendosjës së
gjendjës së jashtëzakonshme në shkurt të vitit 1945, në Kosovë dhe në viset
tjera të banuara me shqiptarë, u bë mobilizimi i popullatës shqiptare dhe filloi
të jetësohet tradhëtia historike, kinse po punohet në frymen e
internacionalizmit proletar, duke bërë masakra dhe vrasje masovike të
shqiptarëve të mobilizuar.[2]
Në bazë të dokumenteve që ruhen në Beograd [3],
dhe në bazë të dokumenteve tjera [4], ndër të tjera thuhet se në Gjilan me
rrethinë janë likuiduar 7845 veta; në Drenicë 4820; në Tetovë 4100; në Bihor
3820; në Prishtinë 3675; në Pejë 3540; në Tivar 2629; në Mitrovicë dhe rrethinë
1450; në Podujevë 1670; në Pazar 1410, në Shkup me rrethinë 1450; në Ferizaj mbi
1260; në Prizren 1250; në Tutin 900; në Gjakovë 730; në Gostivar 700; në Rozhajë
735; Plavë dhe Guci 710; në Rahovec 750; në Kumanovë 780; në Preshevë 690; në
Dragash 500; në Kërqovë 490; në Ulqin 515; në Suharekë 320; në Dubrovnik 120; në
rrugën Kukës - Shkodër 110; në Trogir 80; në Vërshac 30 dhe në Deqan 30 vetë. Të
gjithë këta janë shqiptar të vrarë gjatë vitit 1945. Pra, sipas këtyre
dokumenteve, më 1945 uvranë 42165 shqiptarë. Kjo është një gjë e tmerrshme.
Duhet theksuar se derisa nga dhuna serbe me 1875 deri me 1912, nga Toplica,
Kosanica, Leskovci, Vranja dhe Nishi janë përzënë më shumë se 350 mijë veta, po
nga kjo dhunë në periudhën e viteve 1912 - 1914 nga viset e Kosovës dhe të
Maqedonisë për në Turqi janë shpërngulur 120 mijë shqiptarë, ndërsa në periudhën
e viteve 1918 - 1941 për në Turqi dhe gjetiu janë shpërngulur hiq më pak se 240
mijë shqiptarë ndërkaq, në periudhën e viteve 1945 - 1950, në vend të
shpërnguljes janë vrarë afro 50 mijë shqiptar, ndërsa , prej viteve 1950 - 1967
[5] nga Jugosllavia janë shpërngulur 412 mijë shqiptarë, turq dhe muslimanë. Dhe
kur krejt këtë e komentojmë me një fjali, mund të përfundojmë se Qubriloviqi e
ka “ merituar ” dekoratën federative, të cilën e ka nënshkruar edhe një shqiptar
i quajtur Sinan Hasani ”
Gjatë ndryshimeve në strukturën komanduese në krye
të pushtetit ushtarak përkatësisht të “Shtabit të Ri Operativ” u emrua ish-shefi
i Armatës I-rë: kolonel Savo Dërleviq, duke e zavendësuar Fadil Hoxhën, i cili
mbeti zavendës i tij. Shef i Shtabit u emrua nënkolonel Dushan Vukotiq (deri në
atë kohë ishte zëvendëskomandant i Divizionit 46 jugosllav), shef i prapavijës u
caktua Stevo Dobërkoviq (i dërguar nga shtabi qëndror i Sërbisë), ndërsa komisar
politik u emrua nënkoloneli Gjuro Medenica. Më 10 shkurt 1944 kjo komandë bëri
riorganizimin e tërësishëm të ushtrisë duke formuar Divizionin e artilerisë, të
kalorësisë, të ndërlidhjes, grupin operativ të brigadave, Divizionin
46,52...etj.

Marrveshja paqësore
Në fillim të prillit 1945, Tito priti
delegacionin e shqiptarëve të Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, të cilit i
prinin Mehmet Hoxha dhe Dushan Mugosha. Ai, në këtë pritje shqiptarëve në mes
tjerash iu premtoi se : ” … populli shqiptarë ( pra edhe Tito, shqiptaret i
quante popull - komb, e jo pakicë kombëtare - J.B. ), duhet ta dinë se çfarë
Jugosllavie po krijojmë ne dhe se si në këtë bashkësi të re, e cila na ka
kushtuar aq shumë gjak, do të jetë e barabartë dhe do t’i ketë të gjitha
mundësitë që ta ndërtojnë dhe zhvillojnë kulturen e vet, t’i ketë shkollat e
veta e ta përparojnë bujqësinë e vet. Populli shqiptarë do të fitojë në
Jugosllavinë e re të gjitha ato që një popull e bëjnë popull ”

Gjenocidi
i Tivarit
Janë bërë vrasje masive të shqiptarëve, pa kurrfarë përgjegjësie,
të njerëzve të pafajshëm, deportime në kampin famëkeq Goli Otok, për arsye
politike antikomuniste, janë detyruar familjet shqiptare që të deklarohen se
janë të kombësisë turke, shqiptarët janë pushuar nga puna në përmasa të mëdha,
janë mbyllur shkollat shqipe etj. Por do të mbetet në histori i paharrueshëm
gjenocidi i Tivarit në dimrin e vitit 1945, kur u pushkatuan në këtë qytet më se
4.200 djem shqiptarë, të cilët qeveria komuniste serbe i kishte mobilizuar gjoja
për të luftuar kundër ushtrisë gjermane në bregdet, në Istër e në Slloveni. Në
realitet, përveç këtyre të pushkatuarve në Tivar, janë vrarë edhe shumë të tjerë
në Dubrovnik, Trogir, në ishuj, në Goricë etj., por dhe gjatë rrugës, të cilën e
kanë kaluar në këmbë prej Prizrenit deri në Tivar, të veshur e të mbathur shumë
keq dhe pa ushqim. Këta të mobilizuar nuk kanë qenë të pajisur me asgjë
ushtarake, madje as një armë nuk e kanë pasur me veti, sepse kanë qenë të
caktuar për likuidim masiv, siç është programi i përhershëm sekret i çdo qeverie
serbe gjatë gjithë shekujve, për pastrimin etnik të trojeve
shqiptare.

Zyrtarizimi i tradhëtisë
Kuvendi Krahinor i Kosovës, si
organ më i lartë i pëfaqësuesve të popujve të Kosovës, në Prizren, në mbledhjen
e mbajtur më 8 - 10 korrik 1945, vendosi në formë të “ Rezolutës për aneksimin e
Kosovës me Serbinë federale ”. Në bazë të listës së pjesëmarrësve dhe mysafirëve
të ftuar në Kuvendin e Prizrenit, e cila, për çudi, deri me tash nuk është
publikuar në asnjë vend, shihet se merrnin pjesë 142 delegatë dhe mysafirë, edhe
pse konsiderojmë se kjo listë nuk është e plotë. Nga ky dokument, i cili duket
se qëllimisht është heshtur, del se 33 pjesëmarrës janë shqiptarë, në mesin e të
cilëve nuk gjendet një pjesë e madhe e delegatëve të Konferencës së Bujanit



Pastrimi i "komunistve" nga "tradhëtarët"
Prej vitit 1943 e deri
më 1946 u vranë, u mbytën, u masakruan, u burgosen, u plaçkiten dhe u maltretuan
në mënyrat më barbare e më mizore shqiptarët, sidomos vullnetarët që luftuan
kundër armikut, për t’i çliruar. Ushtria shqiptare, sidomos, vullnetarët, prej
tyre mbi 4500 u vranë nga oficerët dhe ushtarët e Brigadës së X - të Malazeze -
Serbe dhe aty - këtu maqedonase, të prirë nga Svetozar Vukmanoviq Tempo. Pastaj,
më shumë se 3000 luftëtar janë vrarë pas shpine e me tradhëti në Drenicë dhe
Llap nga serbomëdhenjtë të prirë nga Pavle Joviqeviqi, Dushan Mugosha, Petar
Brajeviqi , Ali Shukriu,…etj

Okupimi i plotë
Në fillim të vitit 1951
në vijën e tendencave unitariste dhe nacionaliste të grupit frakcionist të
Aleksandër Rankoviqit, u ndërmor aksioni për deklarimin e shqiptarëve, sidomos
nëpër qytete, për turq… Pas këtij aksioni, prej 97.954 qytetarëve që më 1961 u
evidencuan si turq, në Jugosllavi, numri i tyre ( turqve) më 1961 u shtua në
259.536 ose afro 60 %

Tabela e ngjarjeve
1878
Ftesa për tubimin e
parisë shqiptare, nga të gjitha anët, në Prizren. Mbajtja e tubimit "Lidhja e
Prizrenit" e cila fton të gjithë shqiptarët në kryengritje të organizuar nga ajo
me qëllim të bashkimit të të gjitha trojeve shqiptare në një
Vilajet.
1880
Lidhja kërkon themelimin e një shteti autonom dhe shpallet
si qeveri e përkohshme e Shqipërisë, ajo mban nën kontroll Kosovën dhe
Maqedoninë perëndimore.
1881
Ripushtimi i këtyre territoreve nga
Osmanët
1909-1912
Lidhja Kombëtare Shqiptare ia arrin që tërë territorin e
Kosovës dhe Shkupin të fus nën kontrollin e vet. Shpallja e pavarësisë së
Shqipërisë më 12 Nëntor 1912 në Vlorë.
1913
Konferenca e Ambasadorëve në
Londër e njohur për kosovarët si Konferenca e Londrës e njeh shtetin shqiptar
mirëpo nuk e pranon më tepër se gjysmën e territoreve të tyre si pjesë e shtetit
shqiptar.
1918
Territori i Kosovës me Traktatin e Shën Stefanit "i bie
hise" Serbisë si pjesë e Mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene.
1931
Nxjerrja e
ligjit për kolonizimin e Kosovës e bënë zyrtare politikën kolonizuese serbe në
Kosovë e cila vazhdon përgjatë tërë kohës së luftës.
1937
Akademia e
Shkencave në Serbi në krye me Vasa Çubriloviqin paraqesin Memorandumin e tyre
"Shpërngulja e Shqiptarëve" . Memorandum i cili fillon të realizohet me planin
për transferimet masive të shqiptarëve në Turqi.
1938
Nënshkrimi i një
marrëveshje në mes të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene dhe Turqisë e cila
parashihte transferimin e 40,000 familjeve shqiptare brenda 8 viteve nga Kosova
dhe tokat veriore shqiptare në Turqi.
1943-1945
Konferenca e themelimit të
Këshillit Çlirimit Kombëtar në Bujan e cila ka për qëllim sigurimin e së drejtës
së popullit shqiptar për vetëvendosje deri në secesion. Komanda Qendrore e
Kosovës, themeluar më 1942 transformohet në një komandë
operacionale/territoriale e radhitur si pjesë e Komandës Qendrore të
Serbisë.
Kryengritja kombëtare, e udhëhequr nga Shaban Polluzha dhe shuarja e
përgjakshme e saj nga forcat e armatosura të Luftës Nacional-Çlirimtare të
Jugosllavisë. Pas kësaj në territorin e Kosovës vendoset regjimi ushtarak i
përcjellur me varje nga gjyqet ushtarake dhe pushkatime masive
publike.
1955-1956
Vala e terrorit mbi popullsinë shqiptare me qëllim të
përshpejtimit të shpërnguljes së paraparë nga Memorandumi i Akademisë së
Shkencave në Beograd.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse duhet te jete feste e Kosoves 28 Nentori i vitit 1912 Empty Re: Pse duhet te jete feste e Kosoves 28 Nentori i vitit 1912

Mesazh nga Vizitor Wed 24 Feb 2010 - 5:25

Beteja e Koshares është një ndër betejat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës dhe Ushtrisë së RF të Jugosllavisë. Palët në këtë betejë kanë qenë të
pabarabarta, por UÇK, ka pasur përparësi strategjike, pasiqë beteja është
zhvilluar në kufirin me Shqipërinë administrative. Furnizimi ka qenë në nivel, e
gjithashtu edhe morali i luftëtarëve ka qenë i lartë. Ushtria jugosllave ka qenë
e ndihmuar edhe nga mercenarët e vullnetarët rus e sllavë të tjerë, si dhe nga
"gabimet" e NATO-s. Në këtë betejë, disa kritikë të operacioneve luftarake thonë
se edhe është vendosur se cila armatë është në gjendje të bëjë më shumë për atë
territor. Pas një beteje të ashpër për çdo metër katror UÇK, arriti që me guxim
e vendosmëri, të krijojë avantazhe dhe të dëbojë e zmbraps ushtrinë
jugosllave.
[redakto]Të rënët nga ana e shqiptarëve në betejë

Emri
(Prindit) Mbiemri D. e Lindjes V. i lindjes D. e rënies V. i rënies
Abedin
Hysen Murtezi 10 nëntor 1975 Mollopolc-Shtime 5 maj 1999 Koshare
Abaz Isuf
Thaqi 14 shtator 1964 Osdrin-Skenderaj 16 maj 1999 Koshare
Abush Liman Loku
21 korrik 1978 Kutlin-Kaçanik 9 prill 1999 Koshare
Adem Bajram Selmani 1
korrik 1967 Tropoj-Shqipëri 19 qershor 1998 Koshare
Afrim Mehmet Krasniqi 13
nëntor 1968 Malishevë 6 maj 1999 Koshare
Afrim Beslim Selmanaj 3 maj 1973
Savrovë-Therandë 15 prill 1999 Koshare
Afrim Ahmet Stojaku 4 shkurt 1981
Arbanë-Prizren 19 prill 1999 Koshare
Afrim Xhafer Gashi 15 qershor 1969
Hajvali-Prishtinë 19 maj 1999 Koshare
Agim Hysni Ramadani 3 maj 1963
Zhegër-Gjilan 11 prill 1999 Koshare
Ali Miftar Hasi 23 dhjetor 1951
Cermjan-Gjakovë 11 maj 1999 Koshare
Ali Daut Ivaja 1 gusht 1968
Cernillë-Ferizaj 13 prill 1999 Koshare
Ali Sadik Fejzulahu 6 maj 1972
Bajgorë-Mitrovicë 25 qershor 1999 Koshare
Arben Skender Jusufi 24 maj 1976
Cernicë-Gjilan 11 prill 1999 Koshare
Arsim Rexhep Rexhepi 1 gusht 1975
Sazli-Ferizaj 13 qershor 1999 Koshare
Avdyl Ali Jasiqi 26 mars 1966
Jasiq-Deçan 28 korrik 1998 Jasiq
Aziz Bajram Gashi 16 gusht 1975
Balincë-Malishevë 19 prill 1999 Koshare
Bashkim Ramadan Jasiqi 8 maj 1977
Jasiq-Deqan 9 prill 1999 Koshare
Bashkim Mustafë Idrizi 28 nëntor 1967
Gjakovë 14 prill 1999 Koshare
Bejtë Azem Kajdomqaj 3 mars 1963 Dedaj-Prizren
19 prill 1999 Koshare
Bekim Lutfi Thaqi 16 qershor 1968 Arbanë-Prizren 27
prill 1999 Koshare
Besim Saqip Rexhepi 11 dhjetor 1974 Ferizaj 2 maj 1999
Koshare
Besim Ismajl Nuka 04 prill 1972 Mitrovicë 11 maj 1999
Koshare
Besnik Sali Jasiqi 17 mars 1971 Jasiq-Deçan 25 qershor 1999
Koshare
Bexhet Ajet Shabani 25 maj 1965 Baks-Skenderaj 5 maj 1999
Koshare
Bujar Sali Jasiqi 13 korrik 1979 Jasiq-Deçan 25 qershor 1999
Koshare
Burim Ajet Grajqevci 1 nëntor 1980 Prishtinë 18 maj 1999
Koshare
Bylbyl Hazir Breqani 15 maj 1974 Markaj-B.Curri 25 qershor 1999
Koshare
Driton Gani Veliu 14 gusht 1971 Polac-Skenderaj 11 prill 1999
Koshare
Dugagjin Ruzhdi Vula 9 qershor 1978 Gjakovë 25 prill 1999
Koshare
Emin Ruzhdi Kryeziu 31 korrik 1975 Rogoçicë-Kamenicë 11 maj 1999
Koshare
Zekiri Musli Dardhishta 2 gusht 1970 Korbaliq-Kaqanik 16 prill 1999
Koshare
Imri Pajazit Curri 4 mars 1971 Elezit 11 prill 1999 Koshare
Ernes
Nazmi Zariqi 21 gusht1972 Prishtinë 2 qershor 1999 Koshare
Fadil Halil Maloku
23 maj 1977 Gjocaj-Deçan 16 prill 1999 Koshare
Faik Beqir Qabrati 1 janar
1982 Planej-Prizren 21 maj 1999 Koshare
Fatmir Haki Kerqeli 20 shtator 1969
Softaj-Ferizaj 10 qershor 1999 Koshare
Fatos Muhamet Ademaj 16 qershor 1980
Katundi i ri-Pejë 11 maj 1999 Koshare
Fatos Shefqet Limani 8 janar 1978
Prishtinë 19 prill 1999 Koshare
Fetah Sylajman Sylajmani 14 gusht 1968
Opojë-Dragash 27 prill 1999 Koshare
Fisnik Bajram Salihu 26 dhjetor 1978
Morinë-Gjakovë 14 prill 1999 Koshare
Fisnik Aledin Ibrahimi 9 maj 1978
Beograd 19 prill 1999 Koshare
Fitush Rrustem Kukaj 16 mars 1982 Prishtinë 18
maj 1999 Koshare
Florim Baki Maliqi 6 dhjetor1977 Sandovinë-Ferizaj 5 maj
1999 Koshare
Francesko Giuseppe Bider 10 janar 1961 Biella-Itali 7 maj 1999
Koshare
Gazmend Zenel Berisha 1 tetor 1968 Pejë 30 maj 1999 Koshare
Genc
Mustafë Bytyqi 1 mars 1971 Gjakovë 13 prill 1999 Koshare
Gëzim Haxhi Morina
16 janar 1976 Orllat-Gllogovc 16 prill 1999 Koshare
Gëzim Sahit Sahiti 11
mars 1974 Pojatishtë-Ferizaj 25 prill 1999 Koshare
Gëzim Rasim Berisha 22
mars 1978 Gllogovc 29 maj 1999 Koshare
Halil Mehmet Bajraktari 13 tetor 1969
Gllogovc 17 prill 1999 Koshare
Hamdi Brahim Sheremeti 3 korrik 1976
Shipol-Mitrovicë 24 maj 1999 Koshare
Hamez Ali Thaqi 5 qershor 1963
Xërxe-Rahovec 21 prill 1999 Koshare
Harun Nebih Beka 3 qershor 1951
Gushavc-Mitrovicë 11 prill 1999 Koshare
Hasan Sali Qerkini 10 shkurt 1975
Zaskok-Ferizaj 16 maj 1999 Koshare
Hasan Latifi Kumanovë 28 prill1999
Koshare
Haziz Rasim Tolaj 1 maj 1965 Potoqan-Rahovec 10 qershor 1999
Koshare
Hysni Sylë Temaj 15 nëntor 1976 Kuzhnin-Prizren 19 prill 1999
Koshare
Ilir Ahmet Hoxha 14 shtator 1979 Arbanë-Prizren 19 prill 1999
Koshare
Ilmi Ismajl Bahtjari 02 shkurt 1965 Blaq-Dragash 15 maj 1999
Koshare
Imer Isak Kryeziu 25 korrik 1955 Pagarushë-Malishevë 28 maj 1999
Koshare
Ismet Esat Mustafa 22 dhjetor 1970 Qerkez-Kumanovë 16 prill 1999
Koshare
Izet Ali Beqiraj 01 janar 1977 Baballoq-Deçan 11 maj 1999
Koshare
Izet Islam Morina 10 dhjetor 1961 Ostrozub-Malishevë 19 prill 1999
Koshare
Januz Mehmet Krasniqi 19 korrik 1971 Arbanë-Prizren 21 maj 1999
Koshare
Januz Qazim Zejnullahu 12 maj 1975 Gjylekar-Viti 05 maj 1999
Koshare
Jusuf Ibush Hoxha 14 prill 1967 Komoran-Drenas 28 prill 1999
Koshare
Kasim Ibish Uka 31 janar 1970 Ponoshec-Gjakovë 14 prill 1999
Koshare
Korab Masar Binxhia 14 prill 1961 Gjakovë 14 prill 1999
Koshare
Kreshnik Avdi Ademaj 16 nëntor 1982 Pejë 11 maj 1999
Koshare
Leonard Dedë Palucaj 24 maj 1978 Klinë 19 prill 1999 Koshare
Liman
Aziz Rekaj 23 nëntor 1973 Prelez-Ferizaj 06 maj 1999 Koshare
Luan Ruzhdi
Gashi 03 nëntor 1977 Hoqë e V.-Rahovec 19 prill 1999 Koshare
Lulzim Nail
Veselaj 05 shkurt 1976 Reqan-Therandë 18 maj 1999 Koshare
Lutfi Avdush Musiqi
18 dhjetor 1968 Vushtri 30 prill1 999 Koshare
Mejdi Avdullah Korrani 13
nëntor 1977 Pozheran-Viti 19 prill 1999 Koshare
Mentor Isa Humolli 05 mars
1976 Lupq-Podujevë 21 maj 1999 Koshare
Milazim Sadri Mavraj 28 shkurt 1966
Staradran-Istog 28 prill 1999 Koshare
Milazim Qazim Shala 08 shtator 1965
Baballoq-Deçan 31 maj 1999 Koshare
Muharrem Fadil Mehmeti 03 shkurt 1981
Pakashticë-Podujevë 15 maj 1999 Koshare
Mujedin Qerim Aliu 15 janar 1974
Poroj-Tetovë 14 prill 1999 Koshare
Murad Muhamed Ali 01 mars 1969 Algjeri 05
maj 1999 Koshare
Naim Shefket Orllati 17 tetor 1979 Brestovc-Rahovec 11 maj
1999 Koshare
Nazim Misin Buduri 16 nëntor 1963 Hoqë-Prizren 21 maj 1999
Koshare
Nazim Mon Lushaj 30 nëntor 1976 Arbanë-Prizren 21 prill 1999
Koshare
Nikollë Mhillë Dodaj 21 nëntor 1966 Dujak-Gjakovë 11 maj 1999
Koshare
Njazi Ramiz Rexhepi 26 nëntor 1966 Sllatin e Ep.-Viti 06 maj 1999
Koshare
Paillard Arnaud Piere 04 shtator 1971 Francë 07 maj 1999
Koshare
Ramadan Gani Salihu 24 shtator 1976 Zaskok-Ferizaj 30 maj 1999
Koshare
Ramiz Binak Krasniqi 03 dhjetor 1974 Denje-Rahovec 09 prill 1999
Koshare
Ramush Ilaz Shatrolli 12 maj 1963 Pleshin-Ferizaj 05 maj 1999
Koshare
Remzi Danush Xhaferi 05 mars 1963 Daniqevc-Shkup 10 qershor 1999
Koshare
Rifat Sokol Qelaj 05 maj 1980 Leqinë-Skenderaj 09 prill 1999
Koshare
Rifat Xhelil Kastrati 02 shtator 1968 Polluzhan-Gllogovc 30 prill
1999 Koshare
Rifat Xhafer Goxhufi 07 mars 1969 Koliq-Prishtinë 03 maj 1999
Koshare
Rrahman Jetullah Tafa 05 mars 1962 Carralevë-Shtime 11 prill 1999
Koshare
Safet Ymer Gjinofci 20 janar 1966 Makermal-Skenderaj 18 maj 1999
Koshare
Safet Qemajl Rexhepi 15 mars 1980 Zhiti-Viti 06 maj 1999
Koshare
Sali Beqir Çekaj 22 qershor 1956 Broliq-Pejë 19 prill 1999
Koshare
Selver Bajram Kryeziu 5 nëntor 1969 Rogaqicë-Kamenicë 29 prill 1999
Koshare
Shaban Fetah Hajzeraj 15 shtator 1979 Veriq-Istog 29 prill 1999
Koshare
Shabi Faik Kajolli 20 prill 1961 Shkup 05 maj 1999 Koshare
Shefqet
Fazli Mustafaj 3 prill 1969 Gllogjan-Deçan 19 prill 1999 Koshare
Shpetim
Idriz Bojku 31 dhjetor 1979 Pejë 28 prill 1999 Koshare
Sinan Sahit Thaqi 10
janar 1962 Zojz-Prizren 29 prill 1999 Koshare
Sylejman Adem Shala 23 shkurt
1970 Vidishiq-Mitrovicë 11 prill 1999 Koshare
Tafil Veli Osmanaj 4 janar 1971
Kçiç-Mitrovicë 6 maj 1999 Koshare
Urim Gani Mehmeti 18 prill 1975
Cernicë-Gjilan 11 maj 1999 Koshare
Xhafer Rexhë Thaqi 1 gusht 1964 Gjakovë 13
prill 1999 Koshare
Xhafer Haxhi Lipveci 2 tetor 1974 Gjakovë 19 maj 1999
Koshare
Xhemajl Metë Fetahaj 27 maj 1964 Raushiq-Pejë 31 maj 1999
Koshare
Xhemshir Haziz Islami 18 janar 1973 Mikushnic-Skenderaj 21 maj 1999
Koshare
Xhevat Qaush Nitaj 15 qershor 1978 Voksh-Deçan 16 prill 1999
Koshare
Xhevdet Rrustem Loshaj 6 qershor 1970 Carrabreg-Deçan 11 maj 1999
Koshare
Zeki Xhevat Shulemaja 23 korrik 1974 Prishtinë 16 prill 1999
Koshare
LAVDI TË GJITHËVE
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse duhet te jete feste e Kosoves 28 Nentori i vitit 1912 Empty Re: Pse duhet te jete feste e Kosoves 28 Nentori i vitit 1912

Mesazh nga Vizitor Wed 24 Feb 2010 - 5:30

Dardania në Mesjetë



Metodat e hershme të politikës serbe për zhdukjen e popullit
shqiptar

Janë të shumta metodat e politikës ekspansioniste serbe për
uzurpimin e trojeve shqiptare, dhe të gjitha kanë për qëllim pastrimin etnik të
Dardanisë nga shqiptarët dhe kolonizimin e saj me serbë e malazezë. Qyshë në
Kodin e ‘’car Dushanit’’ të shek. XIV, shqiptarët trajtohen shpesh edhe si
barinj, bashkë me vllahët, madje, iu mohohet edhe përkatësia fetare si të
krishterë të atëhershëm, por quhen si “heretikë”, ose ‘’gjysëmfetarë’’
(‘’polluverci’’). Këtë politikë ndaj shqiptarëve e ka ndjekur edhe Bizanti gjatë
sundimit të tij në këto hapësira shqiptare gjeografike, duke u përpjekur për
denacionalizimin dhe dëbimin e tyre. Po kështu edhe më vonë, bëhen përpjekje të
ndryshme për të injoruar paraqitjen e popullit autokton nën një emër të
përbashkët.
Serbët kanë sajuar edhe ‘’mitin e Kosovës’’ në ciklin e posaçëm
në poezinë popullore, duke madhëruar ‘’heroizmin e trimave legjendarë serbë’’,
të cilëve u vinë ndihmë edhe zanat e malit, luanët e shpellave dhe engjëjt e
qiellit. Me këto marri mitologjike edhe sot edukohet rinia shkollore serbe.
Historiani rus, Aleksandër Gilferding, i cili ka qenë konsull në Bosnje e
Hercegovinë në shekullin 19, shkruan: ‘’Serbët e vjetër nuk kanë pasur mjaft
talent dhe kanë pasur pak aftësi për ta kuptuar e shkruar historinë... Beteja e
Kosovës (1389) për njerëzit e arsimuar ka shërbyer si temë pallavrash gjoja
shkencore të divoçme.’’[1]
Dragolub Todoroviq në veprën e tij ‘’Libri mbi
Qosiqin’’ – ‘’Në mitin e Kosovës asgjë nuk është e vërtetë... Pas disfatës në
Kosovë (më 1389) serbët nuk bien në robërinë turke, sepse u bënë vasalë më
besnikë të turqve’’.... ‘’Serbët bashkëkohorë nuk e njohin historinë e vërtetë,
ata janë vetëm nën ndikimin e historisë mitologjike, e cila ndër serbët është
jashtëzakonisht e zhvilluar... Serbët, më në fund, pas 20 shekujve duhet t’i
pranojnë bile parimet themelore të krishterimit... Ata që kanë proklamuar se
Kosova është tokë e shenjtë serbe, kanë harruar se kështu ua kanë dërguar një
porosi direkte të kobshme atyre që jetojnë në atë tokë, të cilët atje janë
‘’pakicë e parëndësishme’’

Demografia e Vilajetit të Kosovës

Nga
defteri i regjistrimit të popullsisë më 1455, kur shqiptarët ishin të pranishëm
në mënyrë masive në viset lindore të pllajës së Kosovës. Defterët osmane
dëshmojnë se edhe në anën e Pejës (në Dukagjin) më 1485 thuaj se e gjithë
“popullsia ishte shqiptare’’. Sipas defterëve turke të 1571 dhe 1591, po kjo
gjendje etnike ka qenë edhe në territorin e Altun-ilisë (Reka e Keqe), si edhe
në mbarë sanxhakun e Dukagjinit. Të dhëna të ngjashme sjell edhe defteri i
sanxhakut të Vushtrrisë të viteve 1566-1574. Është me interes të theksohet se
nga këto deftere turke shihet se ‘’gjysma e banorëve të mëhallës së shqiptarëve
në Janjevë nuk kishin antroponimi shqip edhe pse cilësoheshin shqiptarë
(arbanas), por mbanin emra ortodoksë sllavë, ose emra të përzier
shqiptaro-sllavë’’.[1]. Kjo anomali rrjedh nga presioni i madh i patrikanës së
Pejës, e cila ka pasur autorizime të mëdha nga sulltani për “të sunduar” të
gjithë të krishterët në këto vise, pra edhe shqiptarët të besimit katolik në
Janjevë.
Evlia Çelebiu shkruante në vjetët 60 të shek. XVII, se në Vushtrri
‘’nuk dinin të flisnin boshnjakisht, por flasin shqip dhe turqisht. Albanologu i
njohur, Th. Ippen shkruan se gjatë shekullit 17 shumicën e banorëve të
Mitrovicës e përbëjnë shqiptarët. Patriku i Pejës, Arsenije Çarnojeviq,
shkruante në një letër të dërguar perandorit austriak në Vjenë më 27 qershor
1698 se në Kosovë dhe në viset e skajshme të saj, banojnë shqiptarët e
‘’rashjanët’’ (serbët).









Historia e Dardanisë



Paleoliti dhe Neoliti
Trualli i banuar sot nga shqiptarët,
ku bën pjesë edhe territori i sotëm i Kosovës, filloi të popullohej shumë herët,
që në epokën e paleolitit (gurit të vjtër), mbi 100 000 vjet më parë. Janë të
njohura një numër i madh vendbanimesh të tilla në territorin e sotëm të Kosovës,
siç janë shpellat e Radacit dhe Karamakazit, si dhe shpella të tjera më të
vogla.
Popullimi i territorit të sotëm të Kosovës u rrit shumë në periudhën
neolitike. Njerëzit filluan të braktisin shpellat dhe të përqendroheshin në
vende të hapura. Banorët neolitike pëlqenin më shumë të ndërtonin kasollet e
tyre në fusha dhe në tarraca lumore. Banorët e hershëm, nga jeta endacake e
epokës paleolitike, kaluan në vendbnime shpeshherë të qëndrueshme, me ekonomi
kryesisht bujqësore.
Ilirët dhe fisi dardan
Ilirët, si trashëgimtarë të
pellazgëve, janë ndër banorët më të lashtë të Gadishulit Ballkanik. Ata janë
autoktonë. Kulturën, gjuhën dhe tiparet antropogjike ilirët i formuan në vendin
e tyre, në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, aty ku shkrimtarët
antikë i përmendin në veprat e tyre. Trevat e shtrirjes së popullsisë ilire janë
mjaftë të gjera; ato përfshijnë të gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit, në
veri, e diri te gjiri i Ambrakisë (Prevezë), në jug, kurse në lindje deri te
tokat përreth liqenit Lyhind (liqeni i Ohrit). Grupe të veçanta ilirësh u
vendosën edhe në Italinë e Jugut. Këto janë fiset mesape dhe japige. Emri ietnik
ILIR shfaqet në veprat antike që në shek. V.p.K., kurse emrat e disa fiseve
ilire fillojnë e përmendës që në shek.XII p.K. nga Homeri. Por koha e formimit
të etnosit ilir është shumë e lashtë. Fillimet e origjinës ilire janë që në
mesin e mijëvjeçarit të dytë p.K., që nga periudha e bronzit të mesëm, kur
fillojnë të formohen tiparet etnike ilire. Në epokën e hekurit (mijëvjeçari i
fundit p.K.) ilirët u formuan plotësisht, duke trashëguar nga epokat më të
hershme eneolitike dhe të bronzit tipare kulturore gjuhësore e antropologjike
etnike. Teoria e vjetër që i bën ilirët të ardhur nga Evropa Qendrore, në
shekujt XII-XI p.K., është rrëzuar nga studimet e kryera pas Luftës së Dytë
Botërore. Vetë fakti që varrimet me urna, karakteristike për popujt e Evropër
Qendrore, nuk janë tipike për trevat e shtrirjes së ilirëve, por ndeshen vetëm
në zona të kufizuara, të rralla, dëshmon kundër teorisë së ardhjes së ilirëve në
Ballkan nga veriu. Gjurmët e kulturave të Evropës Qendrore, që ndeshen në Iliri,
janë rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e të lëvizjes së artizanëve të
punimit të metaleve. Dardanët ishin fisi më i madh Ilir që u vu në krye të
Mbretërisë Dardane, në ballkanin qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera
dardane të njohura ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti më i rëndësishëm i
dardanëve ka qenë Damastioni, i njohur si kryeqendra e nxjerjes së metaleve.
Dardanët përmenden si luftëtarë të fortë, xehtarë shumë të mirë, blegtorë dhe
tregtarë të njohur.
Krijimi i Mbretërisë Dardane
Në shek.IV p.K. u krijua
Mbretëria Dardane, e cila shtrihej në territorin e Kosovës së sotme e të
krahinave të tjera përreth. Kufijtë e saj shkonin në veri deri t qyteti i
Nishit, kurse në jug deri në Kukës dhe në rrjedhën e sipërme të Vardarit. Mbreti
i parë dardan që njohim, është Longari. Pas tij erdhën mbretërit Bato dhe Monun.
Rolin kryesor në mbretëri e luajti fisi dardanëve. Në këtë mbretëri bënin pjesë
edhe fise të tjera, ndër të cilat njohin galabrët dhe thunatët. Dardania ishte e
njohur në botën e lashtë për tokat e saj të gjera e pjellore, për punimin e arit
dhe për përpunimin e produkteve blegtore. i Njohur ka qenë veçanërisht djathi
dardan. Shoqëria ilire e dardanëve mbështetej në sistemin sklavopronar.
Shkrimtarët antikë tregojnë se dardanët kishin kaq shumë skllevër, sa vetëm
njëri prej tyre mund të kishte deri në 1000 veta e ndoshta edhe më shumë. Secili
nga këta skllevër punonte tokën. Në kohë lufte sklleverit merrnin pjesë në
ushtri, duke pasur si prijës pronarin e tyre. Mbretëria Dardane kishte krijuar
një ushtri të fuqishme dhe të organizuar shumë mirë. Veçori e luftëtarëve
dardanë ishte se ata hidheshin të gjtihë së bashku në sulm dhe po kështu së
bashku tërhiqeshin me radhë të shtrënguara, duke mos lënë në sheshin e luftës as
të plgosurit e tyre. Forca e kësaj ushtrie u tregua sidomos në shek.III p.K.,
kur dardanët qenë në gjendje të mbroheshin nga dynjet e fuqishme të keltëve, të
cilët zbritën nga Evropa Qendrore. Madje dardanët treguan gatishmërinë të
ndihmonin edhe Maqedoninë, që të përballonte këto sulme. Siç dëshmojnë
shkrimtarët e lashtë, historia e Mbretërisë Dardane është mbushur me luftëra të
pandërprera kundër Maqedonisë dhe më vonë kundër romakëve. Me Mbretërinë
Ardiane, dardanët mbajtën marrëdhënie miqësore, por patën edhe konflikte, të
shtyrë nga aristokracia skllavpopronare, që luftonte për interesa të ngushta,
dhe kjo pati pasoja shumë të rënda ekonomike e politike si për ardianët, ashtu
edhe për dardanët. Në mesin e shek. III p.K., kur sundonte mbreti Longar,
ushtritë dardane u përpoqën të shtrinin kufijtë e tyre deri në brigjet e
Adriatikut, duke shfrytëzuar faktin që ushtritë ardiane të mbretëreshës Teuta
ndodheshin në Epir. Ky operacioni ushtarak fillimisht pati sukses, por me
kthimin e ushtrive ardiane nga Epiri, dardanët u detyruan të lëshonin tokat e
pushtuara e të ktheheshin në kufijtë e mëparshëm. Pas kësaj Longari i drejtoi
uishtritë e tij në jug dhe pushtoi tokat e Mbretërisë Paione, që ndodheshin në
veri të kufijv të Maqedonisë.
Luftërat e dardanëve kundër maqedonëve
Rreth
vitit 21 p.K. luftimet ndërmjet dardanëve dhe maqedonasve morën përmasa të
gjera, aq sa mbeti i vrarë në betejë edh mbreti maqedonas Demetri II. Pas
vdekjes së tij, dardanët i shpeshtuan sulmet në Maqedoni, derisa Antigon Dozoni
i detyroi të largoheshin nga mbretëria e tij. Kur mbreti maqedonas Filipi V
ndodhej në luftë me grekët, në vitin 219 p.K., dardanët vërshuan përsëri kundër
Maqedonisë. Ushtritë maqedonase u detyruan të ktheheshin në trojet e tyre dhe
për të përforcuar kufijtë veriorë pushtuan qytetin më të madh të Paionisë,
Bylazorën (Velesi). Në vitin 216 p.K. ushtritë dardane ndërmorën një operacion
të fuqishëm ushtarak kundër Maqedonisë, duke zënë 20 000 robër. Ata zbritën deri
në fushën e Argos, në brigjet e lumit Haliakmon. Kjo fushatë u ndoq nga
kundërsulme të reja që bëri Filipi V kundër dardanëve, duke u shkaktuar atyre
humbje të rënda në ushtri. Në vitin 200 p.K. mbretërit dardanë Longar e Bato, së
bashku me ardianët e mbretër të tjerë, lidhën aleancë me romakët kundër
Maqedonisë. Kjo i shtyu dardanët të ndërmerrnin sulme të rrreja në jug të
kufirit të tyre. Dardanët nuk i pushuan luftërat për të çliruar tokat që
ndodheshin në jug të mbretërisë së tyre, toka që dikur i përkisnin Mbretërisë
Paione dhe që i mbante të pushtuara Maqedonia, duk u mbyllur kështu atyre rrugët
tregtare që i lidhnin me krahinat jugore të Ballkanit. Duke mos qenë në gjendje
të ndërprisnin sulmet dardane, maqedonasit bënë marrëveshje me fiset klte të
bastarnëve dhe të vendoseshin vetë në tokat e tyre. Kjo gjë nuk u arrit.
Dardanët i thyen ushtritë klte dhe çliruan tokat që ata kishin pushtuar. Edhe
pasi u shkatërruan Mbretëria Ardiane dhe ajo e Maqedonisë. Dardania vazhdoi të
ishte ende e lirë, ndonëse nga aleanca me romakët dardanët nuk arritën
përfitimet e dëshiruara. Romakët nuk u dhanë tokat e Paionisë, por vetëm të
drejtën për të tregtuar kripë.
Luftërat e dardanëve kundër
romakëve
Luftërat e dardanëve kundër romakëve për shumë vjet me ashpërsi
shumë të madhe, në rrethanat kur senati romak synonte të shtrinte pushtimet e
tij në të gjitha tokat ilire dhe të arrinte deri në Danud. Edhe pas shqetësimeve
që u shkaktoi rifillimi i sulmeve kelte, dardanët i vazhduan inkursionet e tyre
kundër Maqedonisë, cila ishte kthyer tashmë në provincë romake. Dardania u bë
pengesë serioze për shumë vjet me radhë për ushtritë pushtuese romake, të cilat
nuk hiqnin dorë nga synimet e tyre. Megjithkëtë në vitin 97 p.K. romakët arritën
të vinin nën varësi të përkohshme dardanët dhe fise të tjera fqinje, të cilat më
vonë i ripërtrinë forcat dhe u shkaktuan humbje të rënda romakëve. Aq të
vështira ishin këto luftëra për romakët, sa kur konsulli romak Kurioni
përgaditej me 5 legjione të nisej në luftë kundër Dardanisë, njëri nga këto
legjione ngriti krye dhe nuk pranoi t'i bindej komandantit të vet të shkonte në
këtë luftë që ushtarët e quanin të rrezikshme. Romakët i krahasonin dardanët me
kuçedrën e Lernës, e cila, edhe kur ia prisnin të gjitha kokat që kishte, i
ringjallte përsëri. Me këtë krahasim ata shprehnin qëndrueshmërinë e madhe të
dardanëve ndaj kundërshtarit. Pas luftërave të gjata me romakët, nga fundi i
shek.I p.K dardanët e humbën pavarësinë e tyre dhe hynë nën varësinë e plotë të
Romës.
Kosova pas shkatërrimit të Perandorisë Perëndimore
Romake
Shqiptarët e hershëm të mesjetës dolën nga kaosi i shkatërrimit te
Perandorisë Perëndimore Romake si pasardhës të fiseve të dardanëve dhe feonëve,
që jetuan ne Ilirinë e Sipërme dhe Trakë, deri në kohët e pushtimeve masive të
gotëve gjerman, që u zhvilluan në trojet shqiptare gjatë shekullit të katërt të
erës sonë. Në fund të shekullit të gjashte, trako dhe ilirët u çvendosën nga
dyndjet e avarëve,antëve dhe fiseve bullgare turko - ugrike të sllavizuarva.
Vendi i fundit ku ilirët gjetën strehë gjatë këtyre dyndjesh barbare ishin malet
e Epirit, Thesalisë, Maqedonisë Perëndimore dhe Dalmacisë. Në 535, ushtritë e
Perandorit Bizantin Justinian pushtuan Ilirinë dhe Moesinë dhe dëbuan gotët,
lombardët dhe gepidët nga trojet ilire. Por 100 vite më vonë, perandor Herakli i
II-të ftoi fiset gjysëm të egra të sorbianëve (shkije) dhe khrobates? (hrvati,
kroatët) nga Kiskarpathia, të cilët të udhëhequr nga prijësit e tyre pushtuan
territoret e Silezisë së sotme dhe të Polonisë Jugore, vende që ishin braktisur
nga vandalët gjermanë dhe ostrogotët. Perandori bizantin i vendosi sllavët edhe
në Ballkanin Perëndimor si mbrojtës të Konstandinopojës nga avarët. Pas kesaj,
shkijet, kroatët dhe fise te tjera sllave, shumë shpejt dyndën Moesinë, Trakën,
Maqedoninë dhe Greqinë, ndërsa sulmuan edhe Kretën. Megjithatë bizantinët
arritën t’i nënshtrojnë ata.

ndarja e parë në rite
Kosova nën sundimin
bizantin
Pas ndarjes së Perandorisë Romake në dy pjesë, më 395, trevat
iliro-shqiptare hynë në përbërje të Perandorisë Bizantine, siç quhet zakonisht
pas kësaj date Perandoria Romake e Lindjes sipas emrit antik të kryeqytetit të
saj, Bizant, që për nder të Konstandinit të Madh u quajt Konstandinopojë. Ashtu
siç i kishin dhënë Perandorisë Romake një numër perandorësh e gjeneralësh të
shquar, po ashtu gjatë periudhës së hershme bizantine (shek. V-IX), trevat
iliro-shqiptare i dhanë Perandorisë Bizantine disa perandorë, ndër të cilët
shquhen në mënyrë të veçantë Anastasi I nga Durrësi (491-518) dhe Justiniani I
nga Taurisium i Shkupit (527-565).
Perandorët bizantinë i kushtuan vëmendje
të veçantë mbrojtjes strategjike të trevave iliro-shqiptare. Perandori
Justiniani, ndërtoi nga e para apo rimëkëmbi 168 kështjella në katër provincat
ilire: të Dardanisë, Prevalit dhe të dy Epirëve. Nga qytete e provincës së
Dardanisë, Prizreni dhe Shkupi kishin rëndësi të madhe për pushtetin bizantin.
Mbrojtja e tyre dhe e territorit në juridiksionin e tyre, u ishte besuar forcave
e komandantëve vendas. Trupa ushtarake iliro-shqiptare shërbenin gjithashtu në
vise të tjera të Perandorisë, sa në Lindje aq edhe në Perëndim. Në kohën e
perandorit Justinian, ushtarë iliro-shqiptarë shërbenin në ushtrinë bizantine me
qëndrim në Itali.
Gjatë sundimit bizantin, filloi edhe përhapja në masë e
krishterizmit në provincën e Dardanisë. Persekutimet e mëdha kundër të
krishterëve regjistruan edhe në provincën dardane martirë të shumtë, kulti i të
cilëve u ruajt në shekuj. Nga martirët më të shquar ishin edhe Lauri dhe Flori
nga Dardania. Pavarësisht nga përpjekjet për mbytjen e fesë së re, krishterimi u
afirmua në Dardani në mënyrë përfundimtare. Pas persekutimeve të mëdha të shek.
IV, burimet historike flasin për një strukturë kishtare mjaft të konsoliduar. Në
Justiana Prima, qytet dardan, ndodhej kisha metropolitane e Dardanisë, ku ishte
i vendosur kryepeshkopi. Peshkopata e Shkupit ishte nën varësinë e Kishës
Metropolitane të Shkodrës.
Nën sundimin e Dioklecianit e më tej të
Konstandinit, Perandoria Romake iu përshtat një organizimi të ri administrativ.
Njësia më e madhe administrative u bë prefektura, që përmbante disa dioqeza, të
cilat nga ana e tyre ishin të ndara në një numër edhe më të madh provincash.
Prefektura e Ilirikut (praefectura praetorio per Illyricum), përfshinte dioqezat
e Dakisë e të Maqedonisë. Në dioqezën e Maqedonisë, bënin pjesë pronvincat e
Prevalit, Dardanisë, Epirit të Vjetër dhe Epirit të Ri, që përfaqësonin
hapësirën gjeografike të banuar nga pasardhësit e ilirëve, shqiptarët, përgjatë
gjithë mesjetës e deri në kohët e reja. Funksionari më i lartë i prefekturës së
Ilirikut, prefekti i pretorit për Ilirikun, e kishte selinë e vet në
Selanik.
Në shekujt IV-VI, filloi dyndja e popujve. Megjithëse nuk përkonin
me drejtimin kryesor të dyndjes së popujve, trevat shqiptare nuk mbetën
tërësisht jashtë tyre. Inkursionet e gotëve, gotëve të lindjes (ostrogotëve) dhe
atyre të perëndimit (vizigotëve) aty nga fundi i shek. IV prekën edhe trevat
iliro-shqiptare.
Afërsisht, në mesin e shek. V Gadishullin Ballkanik e
sulmuan hunët të komanduar nga Atila, duke shfrytëzuar rastin që ushtria
bizantine ishte e zënë në luftë me vandalët. Brenda pak vjetëve ai pushtoi e
grabiti shumë qytete të trevave iliro-shqiptare, në mënyrë të veçantë,
Dardaninë. Burimet bashkëkohëse e përshkruajnë Dardaninë si një vend të
shkretuar. Me vdekjen e Atilës federata hune u prish dhe kështu pushuan sulmet e
tyre kundër Perandorisë Bizantine.
Me qëllim që të frenonte zbritjet e
“barbarëve” nga kufijtë veriorë, perandori Justinian me origjinë nga Taurisium i
Dardanisë, i kushtoi vëmendje ngritjes së një sistemi fortifikatash në disa
breza, që fillonte nga vija kufitare e Danubit, në veri, dhe zhvillohej
valë-valë duke zbritur në drejtim të jugut. Vetëm në atdheun e tij, në Dardani,
perandori bizantin meremetoi 61 kështjella dhe ndërtoi nga themelet 8 kështjella
të tjera. Një ndër këto kështjella, e quajtur për nder të tij Justiniana Prima
(Shkupi), u ngrit në vendlindjen e perandorit, Taurisium.
Ndryshe nga popujt
e tjerë, dyndjet e sllavëve në Ballkan u shoqëruan me një dukuri të re, atë të
ngulimeve. Në vendet e shkelura prej tyre, sllavët u ngulën duke formuar të
ashtuquajturat "Sklavini" (vende të sllavëve). Në fund të shek.VI e fillim të
shek. VII, Sklavini të tilla ishin formuar në Maqedoni, Traki, Thesali, Beoti e,
në një numër mjaft të madh, në Peloponez.
Në fillim të shek.VII, perandor
Herakli lejoi vendosjen e dy fiseve të mëdha sllave, të kroatëve dhe të shkijeve
(serbëve). Këta të fundit zunë vendet e përshkuara nga lumenjtë Lim e Drina e
sipërme bashkë me Pivën e Tarën, luginën e Ibrit dhe rrjedhën e sipërme të
Moravës perëndimore. Në jug dhe në perëndim shkijet kufizoheshin me diokletë si
dhe me trebinjët e zaklumët sllavë. Bërthamën e vendeve ku u vendosën shkijet e
përbënte krahina e Rashës, në veri të Novi-Pazarit të sotëm. Në jug arrinin deri
në burimet e lumit Lim. Gjithsesi, burimet historike të mesjetës së hershme,
ndërsa flasin për krijimin e zonave kompakte të sllavizuara (sklavini) në viset
fqinje të Dalmacisë, Rashës, Maqedonisë, Peloponezit etj., nuk përmendin
ekzistencën e të tillave në katër provincat e Ilirikut Perëndimor. Mbijetesa,
historikisht e dokumentuar, në këto treva të qyteteve antike, e qendrave dhe e
strukturave kishtare, si dhe prania ndonëse e dobësuar e pushtetit bizantin
flasin përgjithësisht për ekzistencën këtu të kushteve pak a shumë normale të
jetës në shekujt e errët të mesjetës.
Që në shek. VII-VIII situata etnike në
Ballkan u stabilizua dhe nuk përmenden më dyndje popujsh. Kjo gjendje etnike e
shekujve të hershëm të mesjetës, në atë që u konstitua si atdheu mesjetar i
shqiptarëve (Albania-Arbëria), mbeti në thelb e pandryshuar edhe në shekujt e
mëvonshëm. Karvanet e tregtarëve që në shek. XIII-XV niseshin nga Raguza
(Dubrovniku) e nëpërmjet Breskovës e Rudnikut (Sanxhak) mbërrinin në Trepçë e në
Novobërdë, kalonin nëpër vende të banuara nga shqiptarë e ku flitej gjuha shqipe
(lingua albanesca).
Në vitin 1054, kur u bë ndarja e kishave, trojet
shqiptare që përfshinin ish provincën e Dardanisë, në pjesë të madhe kaluan në
kuadër të Kishës Katolike. Katolicizmi mbeti feja dominuese për disa
shekuj.
Shkëputja nga Bizanti dhe ekspansioni sllav
Derisa ushtria dhe
administrata bizantine mbusheshin gjithnjë e më shumë me elementin vendas,
kurse, nga ana tjetër, zgjerohej vazhdimisht numri i zonave autonome, ku
pushtetin real e ushtronin krerët dhe zotërit e vendit, u krijuan kushtet per
ndarjen nga Bizanti. Por tokat shqiptare të Dardanisë, ishin shumë tërheqëse për
shtetin e fuqishëm serb, që u krijua në fillim të shek. XIII. Dardania ra
tërësisht nën sundimin serb, në kohën e sundimit të mbretit serb, Stefan
Dushanit (1331-1355). Më pas i njëjti fat ishte edhe i të gjitha tokave
shqiptare. Në një relacion të vitit 1332 të kryepeshkopit frëng të Tivarit,
Guljelmi i Adës, për sundimin sllav në trojet shqiptare shkruhet: "Arbrit janë
të shtypur keq nga zgjedha e padurueshme dhe tepër e rëndë e sunduesve të urryer
sllavë..... Klerikët poshtërohen e persekutohen, fisnikët shpronësohen e
burgosen".
Duke filluar nga shek. XIII, mbretërit serbë nga dinastia Nemanja
punuan për ta zhvendosur epiqendrën e shtetit të tyre nga Rasha në drejtim të
viseve të pasura të Kosovës e të Gentës. Qytetet e këtyre të fundit, Shkodra,
Prizreni, Prishtina e Shkupi, u bënë në kohë të ndryshme seli të oborrit serb.
Një tjetër qendër e rëndësishme e Kosovës, Peja, prej mesit të shek. XIII u
kthye në qendër të kishës autoqefale serbe. Zhvendosja e qendrave të gravitetit
të shtetit serb drejt jugut u shoqërua me dukuri të tjera të natyrës shoqërore e
etnike, të cilat qenë më të dukshme në Kosovë. Një pjesë e aristokracisë vendase
u shpronësua e u zëvendësua nga aristokracia serbe e tokës, laike e sidomos
fetare. Duke filluar nga gjysma e dytë e shek. XIII serbizohen kishat e
manastiret e Kosovës dhe ndërtohen shumë syresh, të cilat u pajisën me fonde të
mëdha tokësore. Në kohën e sundimit të Stefan Dushanit, manastiret, tashmë të
serbizuara, të Deçanit, Greçanicës, Banjskës, Kryeëngjëllit, manastiri i
Hilandarit në Malin Athos e krahas tyre peshkopatat e Pejës, Prizrenit etj.,
zotëronin një pjesë të konsiderueshme të fshatrave të Kosovës e të viseve të
tjera veriore shqiptare.
Shtrirja e shtetit serb në drejtim të Kosovës u
shoqërua edhe me ardhjen këtu të kolonëve të rinj nga territoret e Serbisë së
mirëfilltë (Rashës). Të porsaardhurit populluan fshatrat e braktisura (selishtë)
ose u vendosën në pronat e përvetësuara rishtazi nga feudalët apo kishat e
manastiret serbe. Krahas kolonizimit, mbretërit serbë, e në veçanti car Stefan
Dushani, zbatuan një politikë që synonte asimilimin e popullsive shqiptare të
viseve të pushtuara. Si më të efektshme në këtë drejtim u zgjodhën represioni
dhe persekutimet në lëmin fetar. Kapituj të tërë të kodit të Stefan Dushanit dhe
urdhëresa të veçanta të carit serb parashikonin masa të rrepta, si sekuestrim të
pasurisë, damkosje, dëbim e deri dënim me vdekje për të krishterët katolikë e
ortodoksë, që nuk pranonin të konvertoheshin në ortodoksinë serbe e nuk
ripagëzoheshin duke marrë emra sllavë. Masa të tilla goditnin në radhë të parë
popullsitë shqiptare të besimit katolik. Ato përcaktuan përhapjen e fenomenit të
sllavizimit fetar-onomastik në shtresa të caktuara të popullsisë shqiptare. Kjo
është arsyeja që midis shek. XIII-XIV, krahas shqiptarëve gjithsesi të shumtë,
që mbanin emra, si Gjin, Dedë, Gjon, Progon, Llesh, gjenden në këto treva edhe
shqiptarë të tjerë, të cilësuar nga vetë dokumentacioni si të tillë, që mbanin
emra sllavë ose që i ishin përshtatur onomastikës sllave. Emra, si Pribisllav,
Radomir, Vladislav apo mbiemrat Vogliç, Kuqeviç, Flokovci, Gjinovci etj.,
dëshmojnë se në këtë kohë (gjysma e parë e shek. XIV) një pjesë e popullsisë
shqiptare të trevave veriore, nën presionin e dhunshëm të pushtuesve serbë,
gjendej në një fazë kalimtare të një asimilimi kulturor e fetar. Në mjaft treva
ky proces asimilimi u ndërpre në kushtet e reja që u krijuan me shkatërrimin e
shtetit serb e mbërritjen e turqve osmanë (gjysma e dytë e shek. XIV). Pikërisht
në këtë kohë vihet re aty një kthim i popullsisë në onomastikën karakteristike
shqiptare. Megjithatë, në një pjesë të territoreve në fjalë, sidomos në zona të
veçanta të Gentës (Zetës), procesi i sllavizimit vazhdoi edhe paskëtaj duke çuar
gradualisht në asimilimin kulturor dhe etnik të bashkësive të tjera
shqiptare.
Pushtimi serb i Stefan Dushanit, i ngarkuar me pasoja të rënda
ekonomike, shoqërore e etnike, ndeshi në qëndresën e ashpër të popullsisë
shqiptare. Që në vitin e parë të sundimit të Stefan Dushanit, në trevat
veriperëndimore shpërtheu një kryengritje antiserbe, në krye të së cilës u vu
bujari Dhimitër Suma (1332). Zgjerimi i saj e nxiti kryepeshkopin e Tivarit,
Guljelmin e Adës, të projektonte organizimin e një kryqëzate të Perëndimit
kundër serbëve, e cila do të mbështetej në kontributin vendimtar të
kryengritësve shqiptarë të zonave të veriut. Në këtë mënyrë që nga Genta e
Kosova deri poshtë në Epir lindën ose u ringjallën formacione politike të dyerve
më të shquara shqiptare, Balshët, Gropajt, Topiajt, Matrëngët, Muzakët,
Zenebishët, Bua-Shpatat etj.
Kosova në prag të pushtimit Osman
Përpjekjet
e Balshajve për një shtet të bashkuar shqiptar
Familja Balshaj ishte me
origjinë nga qyteza e Balëz, në afërsi të qytetit të Shkodrës. Edhe kjo familje
ka qenë e shpronësuar dhe keqtrajtuar gjatë sundimit sllav. Gjithsesi, pas mesit
të shek. XIV, tre vëllezërit Balsha, Strazimiri, Gjergji I dhe Balsha II, e vunë
këtë familje në ballë të politikës dhe të proceseve shtetformuese shqiptare,
duke shfrytëzuar edhe momentin e përshtatshëm që pasoi vdekjen e car Stefan
Dushanit. Me shthurjen e Perandorisë së tij, vëllezërit Balshaj iu vunë punës
për ta kthyer Gentën (Zetën), ashtu si Dioklenë e dikurshme, në një shtet të
pavarur nga mbretëria serbe. Për këtë qëllim, ata prenë çdo lidhje me oborrin e
carit të ri serb, Stefan Uroshit, i cili i konsideronte Balshajt “rebelë” dhe i
trajtonte si kundërshtarë të papajtueshëm të tij. Me zotërimin e Ulqinit, të
Tivarit e të vetë Shkodrës dhe të skelës së Shirgjit, si dhe me shtënien në dorë
përfundimisht të Budvës më 1367, Balshajt ishin në gjendje të kontrollonin
lëvizjet tregtare nëpër Adriatik. Në duart e tyre ndodheshin rrugët tregtare që
zgjateshin prej bregdetit drejt viseve të brendshme. Më e rëndësishmja prej tyre
ishte rruga që fillonte në pikën doganore të Dejës, ku bashkoheshin rrugët që
vinin nga portet e Shëngjinit, të Ulqinit e të Tivarit, dhe vazhdonte nëpër
luginën e Drinit për të arritur në Rrafshin e Dukagjinit, nga ku degëzohej në
qendërbanimet kryesore të Kosovës. balshajt shtrin sundimin e tyre deri në
Vlorë.
Zotërimi i Balshajve në Vlorë u bë nyja e një aleance të sundimtarëve
shqiptarë të viseve të Vlorës, të Beratit, të Përmetit, të Ohrit e të Korçës në
luftë me princërit e fundit sllavë, trashëgimtarë të Perandorisë së dikurshme të
Dushanit, në radhë të parë me mbretin Vukashin, sundimtar i viseve të Kosovës e
të Maqedonisë deri poshtë në Kostur. Pas vrasjes së këtij të fundit, koalicioni
i krerëve shqiptarë, të drejtuar nga Balsha II dhe nga Andre Muzaka, i mori Mark
Krajleviçit, të birit të Vukashinit, qytetin e Kosturit (1372). Një përpjekje e
Mark Krajleviçit, më 1375, për ta rimarrë qytetin dështoi. Kosturi mbeti edhe
për disa vjet të tjerë nën qeverisjen e vëllezërve Stojë e Teodor Muzaka, djem
të despot Andresë dhe kunetër të Balshës II. Tashmë jo vetëm Muzakajt, por edhe
familje të tjera fisnike të trevave të Shqipërisë së Poshtme kishin hyrë nën
sovranitetin e Balshajve. Këta arritën, po në fillim të viteve 70, të shtrijnë
sundimin e tyre deri në rrjedhën e lumit Mat, duke shkaktuar përsëri
pakënaqësinë e Karl Topisë, dhe në Kosovë, prej Prizreni dhe Pejë deri në Kriva
Reka (pranë Novobërdës). Në këtë mënyrë, përveç zotërimit të tyre të parë të
Gentës, vëllezërit Balsha kishin bashkuar atë kohë, nën sundimin e tyre, viset e
Lezhës, Matit, Kosovës, Dibrës, Ohrit e Kosturit. Autoriteti i tyre shtrihej në
Vlorë dhe, nëpërmjet lidhjeve të vasalitetit apo aleancave familjare, në mbarë
Shqipërinë e Poshtme. Ndikimi i tyre shtrihej te Zenebishtët e Gjirokastrës apo
te Shpatajt e Çamërisë e të Artës. Në këtë mënyrë, vëllezërit Balsha për herë të
parë kishin bashkuar në një zotërim të vetëm pjesën më të madhe të trojeve
shqiptare.
Në vitin 1385, pas një depërtimi të ushtrisë osmane në krye me
Hajredin Pashën, territori i Kosovës, në pjesën më të madhe, ra në dorë të
princërve sllavë, vasalë të sulltanit. Për rrjedhojë, princi shqiptar u afrua me
Republikën fqinje të Raguzës, që i rikonfirmoi qytetarinë raguzane, dhe me princ
Llazarin e Rashës. Vajza e këtij të fundit u bë gruaja e Gjergjit. Në betejën e
Fushë-Dardanisë, më 1389, Gjergji II Balsha mori pjesë krahas krerëve të tjerë
shqiptarë e ballkanas.
Dukagjinët, Spanët dhe Kastriotët
Ndërsa shteti i
Balshajve rrudhej, dinastia e Dukagjinëve shtiu në dorë, rreth vitit 1387,
qytetin e Prizrenit. Dukagjinët kanë zotëruar për një periudhë kohe, ndonëse me
ndërprerje, rrugën që kalonte nga Deja, përpjetë rrjedhjes së Drinit për në
Rrafshin e Dukagjinit e më tutje. Ata kanë zotëruar edhe Pejën.
Ndërkaç emri
familjar Spani shfaqet për herë të parë në vitin 1322 te një shkodran. Në radhët
e Spanëve kishte pronarë tokash, tregtarë, klerikë etj. Mbiemrin e tyre e mbanin
edhe një varg familjesh të thjeshta. Si veçori e përbashkët e familjeve Spani,
krahas mbiemrit, ishte se thuajse që të gjitha ato banonin në krahinat pranë
Rrugës së Gentës. Spanët kanë jetuar në qytetet dhe në krahinat e Shkodrës,
Drishtit, Pultit, Pejës, Trepçës etj. Një trevë në veri të lumit Drin del në
dokumentet e fundit të shek. XV me emrin e përfaqësuesit më në zë të kësaj
familjeje, Pjetër Spanit (nahija e Pjetër Spanit), i cili ka qenë pjesëmarrës në
Kuvendin e Lezhës.
Kastriotët ishin familje fisnike dhe dinastia drejtuese më
e rëndësishme e jetës politike dhe ushtarake të Shqipërisë në shek. XV. Gjatë dy
dhjetëvjeçarëve të fundit të shek. XIV në krye të zotërimeve të Kastriotëve ka
dalë Gjon Kastrioti. Në këtë periudhë zotërimet e tij janë zgjeruar, sidomos në
drejtim të lindjes, në rajonet e Prizrenit, të Gostivarit e të Tetovës. Zgjerimi
e fuqizimi i shtetit të Gjon Kastriotit përkoi me rënien e dy shteteve kufitare
me të, të Balshajve e të Topiajve.
Pjesën lindore (kosovare) të shtetit të
vet Gjon Kastrioti e zotëronte si funksionar i administratës osmane, sepse vetë
ai deklaronte në vitin 1411 se kishte në gatishmëri të përhershme një ushtri të
përbërë nga "dy mijë kalorës shqiptarë dhe treqind kalorës turq" dhe kohë pas
kohe është shprehur se sulltani ishte kryezot i tij. Për të garantuar sigurinë e
lëvizjes së njerëzve dhe të karvaneve të mallrave nëpër rrugët tregtare, Gjoni
vendosi roje nëpër to si dhe nëpër kështjellat që shërbenin për mbrojtjen e
tyre, si në ato të Prizrenit, të Gurit të Bardhë, të Stelushit etj. dhe rriti
shërbimet për mirëmbajtjen e rrugëve.
Pushtimi i Kosovës nga Perandoria
Osmane 1385 - 1479
Fillimi i pushtimit osman në Kosovë
Sulmet e ushtrive
osmane për pushtimin e viseve shqiptare nisën në mesin e viteve 80 të shek. XIV.
Të udhëhequra nga bejlerbeu i Rumelisë, Timurtash Pasha, në vitin 1385 ushtritë
osmane, u futën në Shqipëri dhe pushtuan qytetet e Shtipit, të Përlepit, të
Manastirit dhe të Kosturit. Në dokumente perëndimore dhe osmane të shek. XIV-XV
për qytetet e Shkupit, të Manastirit, të Kosturit, të Janinës etj., si dhe për
Fushë-Dardaninë shprehimisht është shënuar se ato ishin "në Shqipëri" apo "në
tokat shqiptare". Në vitin 1386 osmanët pushtuan Nishin.
Knjazi serb i
Rashës, Llazari Hrebelanoviçi mori nismën dhe ftoi sundimtarët e tjerë ballkanas
që të bashkonin forcat e tyre për të ndalur marshimin osman. Thirrjes së tij iu
përgjigjën disa prej sundimtarëve shqiptarë, si Gjergji II Balsha, sundimtar i
Shkodrës, Teodor II Muzaka, zot i Beratit dhe i Myzeqesë, Dhimitër Jonima, zot i
trevave përgjatë rrugës tregtare Lezhë-Prizren, Andrea Gropa, zot i Ohrit dhe i
rajoneve rreth tij, sundimtarë të Shqipërisë së Poshtme etj. Me ta u bashkuan
edhe sundimtarë të tjerë ballkanas si dhe sundimtari i Kosovës Vuk Mlladenoviqi,
që zakonisht njihet me mbiemrin Brankoviçi (Vuk Brankoviçi). Zotërimet familjare
i kishte në pjesën veriore të Drenicës dhe të Fushë-Dardanisë. Trupat shqiptare
kishin një peshë të rëndësishme në forcat e koalicionit ballkanik. Kronikat
osmane, që përshkruajnë këtë ngjarje, theksojnë numrin e madh të ushtrisë së
Gjergjit II Balsha dhe e cilësojnë atë si njërin prej tre sundimtarëve kryesorë
të koalicionit antiosman, krahas knjazit Lazar dhe vojvodës Vllatko Vukoviqit,
komandant i ushtrisë së mbretit Tvërtko I të Bosnjës.
Në qershor të vitit
1389 ushtritë e koalicionit ballkanik u bashkuan në Fushë-Dardani
(Fushë-Kosovë). Në çastin e fillimit të betejës, V. Brankoviçi i largoi trupat e
veta nga koalicioni. Më 15 qershor ballkanasit zhvilluan një betejë të
përgjakshme me focat osmane të komanduara nga sulltan Murati I. Pas disa
sukseseve të para të ushtrive të koalicionit, fitorja në këtë betejë anoi
përfundimisht nga osmanët, por me humbje njerëzore të mëdha nga të dyja palët.
Gjatë zhvillimit të betejës vritet sulltan Muratin I. Beteja e Fushë-Dardanisë
la mbresa të fuqishme te shqiptarët e Kosovës, të cilët i përjetësuan ato në
këngë popullore.
Disfata e koalicionit ballkanik në betejën e Fushë-Dardanisë
të vitit 1389 pati rrjedhime të rënda për popujt e Gadishullit të Ballkanit.
Pushtuesit osmanë e kthyen në vasal të tyre sundimtarin e Kosovës, Vukë
Brankoviçin, të cilin, në fillim të vitit 1392, e detyruan t'u dorëzonte
Shkupin, e më pas Zveçanin (kështjellë pranë Mitrovicës) etj. Me marrjen e
Shkupit, osmanët përforcuan pushtetin e tyre në pjesën lindore të Shqipërisë
Qendrore (Maqedonia e sotme), veçanërisht nëpër rajonet fushore të lumit Vardar,
që ishin nga më të begatat e Ballkanit. Pozicioni gjeografik shumë i favorshëm i
Shkupit, ku kryqëzoheshin rrugët më të shkurtra që lidhnin kryeqytetin e
Perandorisë Osmane me të gjitha tokat shqiptare dhe me rajonet e tjera të
Ballkanit, nxitën sulltanët osmanë që ta bënin atë bazë ushtarake shumë të
fuqishme, duke e shpallur Pashasanxhak, d.m.th. vend-rezidencë e bejlerbeut të
Rumelisë.
Fillet e përhapjes së Islamit
Në kushtet e mungesës së një kishe
kombëtare shqiptare, që do të ndikonte shumë në ruajtjen e unitetit fetar te
shqiptarët, një pjesë e konsiderueshme e fisnikërisë dhe e shtresave të tjera,
që jetonin në Shkup, Manastir dhe në qytete të tjera të Kosovës, filluan të
përqafonin masivisht Islamin. Që në fund të viteve 60 të shek. XV mbi 60% e
banorëve të Shkupit e të Manastirit ishin myslimanë. Kurse te sllavët, që kishin
kishën e tyre kombëtare, nuk u përhap procesi i islamizimit. Në regjistrat
kadastralë osmanë të shek. XV thuajse asnjë spahi nuk ka të shënuar cilësimin se
është shka apo sllav, ndryshe nga shumë të tjerë që mbajnë mbiemrin Shqiptari
(Arnauti).
Konvertimi në Islam i shqiptarëve i shkëputi shumë prej tyre nga
ndikimi i kishave ortodokse sllave e greke (që liturgjinë e mbanin në gjuhën
sllave dhe greke), duke ndërprerë kështu vrullin e procesit shekullor të
sllavizimit e të greqizimit të shqiptarëve. Gjithashtu islamizimi u dha mundësi
shqiptarëve që të integroheshin në jetën e Perandorisë Osmane dhe të ruanin,
deri në një farë mase, pozitat e tyre ekonomike e politike.
Rezistenca ndaj
pushtimit osman
Derisa pushtuesi osman shtrihej në tokat shqiptare, një pjesë
e fisnikërisë, arriti të ruante zotërimet duke u shndërruar në vasalë të
Sulltanit. Megjithatë, në vitin 1443, Gjergj Kastrioti - Skenderbeu (i biri i
Gjon Kastriotit), i ndihmuar nga vëllau i madh Stanisha, mori kështjellën e
Krujës dhe me këtë e filloi kryengritjen e përgjithshme, e cila rezultoi më vonë
në krijimin e shtetit shqiptar. Skënderbeu, morri nën kontroll edhe rajonin
malor në jug të Shkupit dhe me këtë edhe rrugën Shkup - Kërçovë.
As fisnikët
e tjerë nuk qëndruan duarkryq. Familja Spani mori kështjellën e Pazarit të Ri
dhe atë të Zveçanit, ndërsa Dukagjinët e morën Pejën. Stefan Gjurashi, u zgjerua
dhe vendosi qendrën e tij në Zhabiak. Për një kohë të shkurtër fisnikët shqiptar
morën nën sundim Rrafshin e Dukagjinit, Drenicën, krahinat e Plavës e të Gucisë,
të Jeliçës (Sanxhakut), të Gentës (Zeta) e të tjerë. Kulminacion i këtyre
përpjekjeve ishte Besëlidhja Shqiptare e Lezhës me 2 mars 1444, që bashkoi
fisnikët nën drejtimin e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. Aty morën pjesë,
përveç Kastriotëve edhe familjet e mëdha si: Arianitët, Topiajt, Balshajt,
Dukagjinët, Spanët, Zahariasit, Muzakajt, Gropajt, Dushmanët, Gjurashët
(Cërnojeviqët) etj.
Pas vdekjes së Skënderbeut, me 1468, shteti shqiptar
vazhdoi rezistëncën e tij. Por, në vitin 1479, të gjitha trojet shqiptare, ranë
nën sundimin osman.
Kosova nën Perandorinë Osmane shek.XV -
shek.XVIII
Vendosja e sistemit të timarit dhe çifligjeve
Zgjerimi i
Perandorisë Osmane, bëri të nevojshëm ndryshimin e organizimit të saj shtetëror.
Për ta vënë atë mbi baza më të qëndrueshme administrative e juridike, gjatë
mbretërimit të sulltan Sulejmanit II (1520-1566), u krye një organizim i ri i
shtetit dhe u rishikuan e u plotësuan ligjet ekzistuese me urdhëresa të tjera në
përshtatje me kushtet e reja, me synim që të arrihej në radhë të parë
centralizimi i pushtetit në duart e sulltanit.
Në përfundim të këtij
riorganizimi, territoret e gjithë perandorisë u ndanë në 32 ejalete, që ishin
njësi më të vogla administrative. Në krye të çdo ejaleti kishte një bejlerbej.
Krahinat e Gadishullit Ballkanik u përfshinë në tri ejalete: ejaleti i Bosnjës
në veri të gadishullit, ejaleti i Rumelisë në qendër dhe ejaleti i Detit në
ishujt e detit Egje dhe në një pjesë të bregdetit jugor. Çdo ejalet u nda në një
numër sanxhakësh. Territoret e Shqipërisë bënin pjesë në ejaletin e Rumelisë.
Ato u ndanë në disa sanxhakë. Numri, shtrirja dhe emërtimi i tyre ka ndryshuar
herë pas here. Sanxhakut të Shkodrës, të cilit më 1499 i ishin shtuar krahina të
Malit të Zi dhe në fillim të shek. XVI edhe krahina të Rrafshit të Dukagjinit,
iu shkëput krahina e Gjakovës, që i kaloi sanxhakut të Dukagjinit; sanxhakut të
Vlorës iu shkëputën krahinat e Delvinës dhe të Çamërisë, me të cilat u krijua
sanxhaku i Delvinës. Sanxhakët e Elbasanit, të Ohrit, të Dukagjinit, të
Prizrenit, të Vuçiternës, të Shkupit dhe të Janinës mbetën siç ishin më parë.
Çdo sanxhak ishte një unitet administrativ e ushtarak që përfshinte timaret,
ziametet dhe forcat e tyre ushtarake përkatëse. Sanxhakë u ndanë në njësi më të
vogla, të cilat u quajtën kaza, kurse këto të fundit u ndanë në nahije. Në çdo
sanxhak kishte një mëkëmbës të sanxhakbeut (myteselim) dhe komandant të
spahinjve (allaj-bej), kurse në çdo kaza një gjykatës (kadi) që varej
drejtpërdrejt nga sulltani. Përveç këtyre pati edhe funksionarë të tjerë të një
rëndësie më të vogël nëpër nahijet. Shumica dërrmuese e funksionarëve, ashtu si
dhe shumica e feudalëve, ishin me origjinë shqiptare.
Kosova, gjatë kësaj
periudhe, njohu një zhvillim të madh ekonomik. Klasa kryesore sunduese, ishte
klasa ushtarake, për të cilën punonte klasa punëtore që quhej raja. Sipas
funksionit, ushtarakët ndaheshin në njerëz të shpatës dhe të penës. Në njerëzit
e penës përfshiheshin ulematë, kadilerët, nëpunësit e financës. Në të shpatës
hynin në radhë të parë zotëruesit e timareve, të ziameteve dhe haseve të lidhur
me shërbimin ushtarak, zotëruesit e feudeve të lidhur me shërbime në
administratën shtetërore, pronarët e mylqeve tokësore. Për të gjithë këta i
përbashkët ishte fakti se, si zotërues të tokës, ata gëzonin të drejtën të
merrnin prej fshatarësisë një pjesë të të ardhurave. Në shek. XVI-XVII shtresa
drejtuese në rajonet e ish-principatave shqiptare, duke përjashtuar ndonjë
sanxhakbej, myfti apo kadi të dërguar nga vise të tjera, ishte me prejardhje
vendase. Për më tepër, një pjesë e saj vinte nga radhët e fisnikërisë shqiptare
të parapushtimit, por tashmë, pavarësisht nga kjo prejardhje, ajo ishte pjesë e
pandarë e tërësisë së klasës feudale osmane.
Të dhënat e defterëve kadastralë
të shek. XVI dëshmojnë për krijimin e dy kategorive çifligjesh në zotërim të
feudalëve, të ngritura mbi tokat jorajatike dhe më vonë rajatike, të ngarkuara
vetëm me detyrimet ndaj zotëruesit të tokës. Që nga gjysma e dytë e shek. XVI
sistemi i timarit hyri në fazën e shthurjes, e cila u forcua edhe më tepër gjatë
dy shekujve (XVII-XVIII) dhe vazhdoi deri në reformat centralizuese tanzimatiste
të viteve 30 të shek. XIX.
Nga gjysma e dytë e shek. XVIII, krahas bejlerëve
si pronarë çifligjesh dalin tregtarë, veçanërisht në qytetin e Shkodrës. Në fund
të shek. XVIII u dalluan familje të mëdha çifligare, si: Begollajt në Pejë,
Rrotullarët në Prizren, e të tjerë.
Në shek. XVII-XVIII edhe pronat e
institucioneve fetare myslimane e të krishtera morën formën e çifligjeve. Ato u
zgjeruan në radhë të parë nga dhurimet e shtetit dhe të besimtarëve. Çifligjet e
klerit mysliman qenë përqendruar kryesisht në toka pjellore të fushave të
Shkodrës, Kosovës, Tiranës, Elbasanit, Myzeqesë, Korçës, Janinës, Artës etj. Në
Shqipërinë Verilindore, në fushën e Kosovës, midis Vuçiternës dhe Prishtinës
ishin zotërues çifligjesh teqetë.
Rritja e qyteteve dhe e prodhimit
zejtar
Vendosja e sundimit osman u bë pas luftërave pushtuese, që kishin
sjellë pakësimin e numrit të qyteteve. Qytetet që ekzistonin si qendra prodhimi
e shkëmbimi në gjysmën e parë të shek. XV, ishin shkatërruar e zhdukur
krejtësisht, kurse Kruja, Shkodra, Lezha, Durrësi, Berati, të shpopulluar e të
dëmtuar rëndë, kishin mbetur në madhësi fshatrash. Edhe qytetet e pushtuara më
përpara, si Gjirokastra, Vlora, Prizreni, Peja, etj., ende nuk ishin
rimëkëmbur.
Me të vendosur sundimin e tyre, osmanët e ndryshuan fizionominë e
organizimit të jetës qytetare. Qytetet kryesore shqiptare ata i bënë qendra të
ushtrisë e të administratës dhe i shndërruan në vatra të përhapjes së fesë dhe
të kulturës islamike. Vlora, Elbasani, Shkodra, Prizreni, Vuçiterna, Peja,
Shkupi, Manastiri, Ohri, Janina e Delvina, pavarësisht nga madhësia që kishin, u
caktuan si qendra sanxhakësh. Qytetet të quajtura shehër u përfshinë në
organizimin feudal, por me një status të veçantë, të dalluar nga ai i timareve
në fshat. Prandaj banorët e tyre nuk u futën në kategorinë e rajave, por u
quajtën shehërli, d.m.th. qytetarë.
Por rigjallërimi i tyre u krye me ritme
shumë të ngadalta dhe u arrit vetëm pas një periudhe të gjatë prej një shekulli.
Në fund të shek. XVI numri i banorëve të qyteteve ishte rritur. Kështu, Prizreni
arriti në 557 shtëpi, Prishtina 506 shtëpi, Trepça 447 shtëpi, Novobërda 366
shtëpi, Vuçiterna 286, Janieva 288 shtëpi. Prizreni kishte tiparet e një qendre
administrative me popullsi të madhe, ndofta nga më të mëdhatë në krahinën e
Kosovës.
Gjatë shekullit XVII, Prizreni u rrit në 3620 shtëpi, ndërsa
Prishtina e Vuçitërna arritën në 2000 shtëpi. Zhvillimi i prodhimit dhe i
qarkullimit e bënë të domosdoshëm bashkimin e prodhuesve të vegjël qytetarë në
organizata të veçanta sipas profesioneve, me rregulla të detyrueshme për të
gjithë ushtruesit e zejeve dhe të tregtisë. Edhe shteti osman ishte i interesuar
për disiplinimin e prodhuesve të vegjël në organizata zejtare, por me kusht që
ky organizim të bëhej sipas sistemit osman të esnafeve. Me anën e këtij sistemi,
pushteti qendror i fuste këto forca dhe prodhimin e tyre nën kontrollin e vet,
nxirrte prej tyre mjaft të ardhura dhe i organizonte zejtarët në reparte pune
apo ushtarake. Esnafet kishin edhe statutet e tyre të shkruara dhe është i
njohur statuti i 137 esnafeve të Pejës që quhej Sullet e Tabhanës. Esnafet
kishin edhe funksione shoqërore. Duke edukuar të rinjtë me edukatën morale, me
bindjen e përuljen ndaj më të mëdhenjve, të moshuarve e më të pasurve, për
edukimin e një disipline të rreptë, ato zhvillonin një luftë të fortë kundër
veseve, imoralitetit, vjedhjes, pirjes së alkoolit etj. Masat ndaj punonjësve
nisnin me këshilla e vërejtje, vazhdonin me gjoba dhe përfundonin me largimin
nga esnafi e nga qyteti. Esnafet kryenin edhe veprime ndihme e
solidariteti.
Trojet shqiptare, arritën një zhvillim shumë të madh ekonomik,
duke u bërë territori më i pasur ekonomkisht në Ballkan e më gjerë. Qysh në
shek. XVI, Prizreni kishte 900 dyqane, ndërsa Shkupi kishte 2150 dyqane. Dyqanet
ishin përqendruar në një lagje të vetme, duke formuar rrugica të ndara sipas
zejeve. Prizreni kishte 24 sokakë (rrugica). Në disa qytete, si në Prizren e
Shkup u ngritën edhe pazaret e mbyllura (bezistene) për shitjen e mallrave të
kushtueshme.
Rezistenca ndaj pushtimit osman - pushtimi i përkohshëm
austriak
Kryengritjet e shumta të organizuara në trojet shqiptare, gjetën
deri diku solidarizim edhe në trojet shqiptare të Kosovës. Gjatë viteve
1670-1680, banorët e sanxhaqeve të Prizrenit dhe Dukagjinit, u solidarizuan me
sanxhaqet e tjera shqiptare, në mosmbledhjen e taksave të shtetit osman.
Një
pjesë e banorëve, përkrahu edhe ushtrinë austriake e cila filloi pushtimin e
trojeve shqiptare, duke e mposhtur ushtrinë osmane. Angazhimi i shqiptarëve në
anën e austriakëve u bë më i dukshëm në pranverën e vitit 1689, kur konti Ludvig
Badeni, komandant i frontit austriak vendosi të pushtonte Nishin dhe nëpërmjet
Prokupjes të kalonte në Kosovë. Nëpërmjet Prizrenit dhe Kukësit, ai desh të
dilte në Shkodër e në detin Adriatik për të ndarë Bosnjën e Hercegovinën nga
Porta e Lartë. Me një thirrje të veçantë konti i Badenit ftoi popujt e Ballkanit
për t’u bashkuar me ushtrinë e tij. Kur forcat ushtarake hynë në tokat
ballkanike, në to u përfshinë serbë, bullgarë, grekë e shqiptarë. Në afërsi të
Nishit u zhvillua një betejë e ashpër (24 shtator 1689), e cila përfundoi me
fitoren e austriakëve.
Pas kësaj fitoreje një pjesë e ushtrisë austriake në
krye me gjeneral Pikolominin u nis për në Kosovë, ku u prit nga shqiptarët. Kur
Pikolomini hyri në Prishtinë, shqiptarët e Kosovës deklaruan se ishin me
perandorin. Pikolomini të njëjtën situatë ndeshi edhe në Prizren. Banorët e
qytetit i dolën përpara dhe e pritën me nderime. Rreth 5 000 shqiptarë me
kryepeshkopin e tyre, Pjetër Bogdanin, e përshëndetën me breshëri të shtënash.
Burimet austriake, angleze e papale pohojnë se pranë Pikolominit ishin mbi 20
000 shqiptarë. Sipas një përllogaritjeje 5 000 veta ishin nga Prishtina, 3 000
veta nga Peja, 6 000 nga Klina dhe Drenica, 6 000-8 000 veta nga Prizreni.
Shqiptarë të tjerë të palidhur me ushtrinë austriake vazhdonin kryengritjen. Kur
forcat austriake hynë në Prizren, 3 000 kryengritës shqiptarë morën Pejën. Sapo
gjenerali Pikolomini kaloi në Shkup (25 tetor 1689), shqiptarët shprehën
gatishmërinë për të hyrë nën mbrojtjen e austriakëve. Një grup kryengritës u nis
drejt Tetovës për të pastruar krahinën nga forcat osmane, që ndeshën në
rezistencë në Kaçanik. Ndërkohë forca tatare nga Krimea hynë në Prishtinë, por u
thyen nga shqiptarët e Prishtinës.
Sipas burimeve osmane me austriakët ishin
bashkuar: Peja, Prizreni, Tetova, Shtipi, Prishtina, Vuçiterna, Kosova
(Belasica), Jenipazari (Pazari i Ri), Mitrovica, Shkupi, Çiçaku, Plevla,
Jagodina, Kumanova etj.
Pas vdekjes së gjeneral Pikolominit (nëntor 1689)
qëndrimi i shqiptarëve ndryshoi për disa arsye. Në radhë të parë ndikoi këtu
qëndrimi i pasardhësve të Pikolominit dhe të oficerëve të tjerë austriakë. Ata
filluan t’i trajtojnë keq shqiptarët. Megjithëse një numër shqiptarësh u larguan
nga ushtria austriake, një pjesë mjaft e madhe vazhduan betejat kundër osmanëve
por pa sukses. Ushtria osmane përbëhej nga forca të hanit të Krimesë, të
bejlerbeut të Rumelisë dhe të sanxhakbejlerëve të tokave shqiptare. Në fillim
forcat osmane iu drejtuan Karposhit. Forcat austriake dhe kryengritësit
shqiptarë u tërhoqën në Kaçanik. Duka i Holshtajnit u detyrua të organizonte një
këshill ushtarak, i cili vendosi t’u bëjë thirrje shqiptarëve që kishin qenë
pranë Pikolominit, por ishte tepër vonë. Megjithatë, shqiptarët, besnikë të
austriakëve, morën pjesë në luftën me tartarët e hanit të Krimesë. Në fillim ra
Prishtina, më vonë Prizreni, Peja.
Largimi i ushtrisë austriake dhe
shpërngulja e një pjese të popullatës nga Kosova
Me ushtrinë austriake u
larguan nga Kosova shumë kryengritës, besnikë të Austrisë. Mbi këtë fakt u ngrit
teza e historiografisë serbe mbi të ashtuquajturën “shpërngulje të madhe të
serbëve nga Kosova dhe mbi popullimin e saj nga shqiptarët”. Është e vërtetë se
midis atyre që u tërhoqën së bashku me ushtrinë austriake ishte patriarku i
Pejës, Arsen III Cërnojeviçi, së bashku me disa murgjër që nëpërmjet Jenipazarit
e Studenicës u vendos në Panoni. Por serbët që u larguan me të nuk ishin aq të
shumtë në numër sa të bëhet fjalë për një shpërngulje të madhe të tyre nga
Kosova në ato vite. E ashtuquajtura “shpërngulje e madhe e serbëve nga Kosova”
është një sajesë e historiografisë serbe, e bërë me qëllime të caktuara
politike. Të mbështetur në të dhënat e kishës serbe, mjaft historianë serbë duke
synuar t`i japin “një mbështetje” historike e shkencore politikës grabitqare të
Serbisë ndaj tokave shqiptare të Kosovës, janë orvatur të provojnë se Kosova
kishte qenë në mesjetë qendër e shtetit serb dhe trevë e banuar nga serbët deri
në fund të shek. XVII - fillimi i shek. XVIII. Pas luftërave austro-osmane të
viteve 1683-1699, pohojnë këta autorë, një pjesë e popullsisë serbe që mori anën
e Austrisë, qenkërka tërhequr për në veri dhe vendin e tyre e paskan zënë
shqiptarët e ardhur nga vise të brendshme të Shqipërisë së Veriut. Historianë të
tjerë, duke rënë viktimë e njëanshmërisë së burimeve dokumentare serbe, janë
bashkuar me autorët serbë. Kështu është krijuar një letërsi e tërë historike që
nuk i përgjigjet të vërtetës shkencore. Megjithatë, ka edhe mjaft studiues që e
kundërshtojnë këtë mendim që mbizotëron në historiografinë serbe. Në disa vepra
të historiografisë austriake dhe italiane, të mbështetura në burime të
besueshme, pranohet se territoret e Kosovës ishin të banuara nga popullsi
shqiptare dhe përfshiheshin brenda kufijve të Shqipërisë si nocion
etnik.
Dokumentet e komandës së lartë ushtarake tregojnë se nga forcat që u
vunë përkrah forcave austriake, dy grupe ishin më kryesorët: shqiptarët dhe
“serbët”. Nga një përllogaritje e përafërt del se numri i shqiptarëve ishte dy
herë më i madh se ai i “serbëve”. Përveç dokumenteve të komandës ushtarake, edhe
dokumentet angleze e papale dëshmojnë se shumë shqiptarë qëndruan deri në fund
me austriakët. Edhe ndër të shpërngulurit që nuk i kalonin të 10 000 vetat
shqiptarët ishin më të shumtë. Sipas një interpretimi që meriton të përmendet,
edhe termi “serb”, i cili përdorej në dokumente, nënkuptonte shqiptarët
ortodoksë që bënin pjesë në juridiksionin e kishës së Pejës. Në këtë rast duhet
pranuar se kryengritësit e Kosovës, që u bashkuan me austriakët, ishin thuajse
të gjithë shqiptarë.

Përhapja e fesë Islame
Artikull : Faktorët
ndikues në islamizimin e shqiptarëve
Fisnikëria shqiptare, ishte e para që
provoi dukurinë e kalimit në Islam. Pasi e pranonin vasalitetin osman, bijtë e
tyre islamizoheshin, pasiqë të njëjtit edukoheshin pranë oborrit të sulltanit në
Stamboll. Sipas regjistrimit të viteve 1431-1432, Sanxhaku Shqiptar kishte 335
timare, nga të cilat 279 udhëhiqeshin nga myslimanë. Depërtimi në shkallë të
gjerë i fesë islame në radhët e popullit shqiptar gjeti shprehje pikësëpari në
qytete. Por, që nga vitet 80 të shek. XV, feja e re ka nisur të “zbresë” nga
parësia e islamizuar në masën e popullsisë qytetare të krishterë, për të
vazhduar më pas edhe në fshatëra. Me 1468, tetova kishte 41 shtëpi myslimane
(15%). Në vitin 1485, Peja kishte 23 shtëpi myslimane. Me 1487, Vuçiterna kishte
33 shtëpi myslimane (31%), Prishtina 51 shtëpi muslimane (17%).
Procesi i
islamizimit gjatë shek. XVI ishte në ngjitje të pandërprerë. Feja e re kishte
shënuar sukses të madh në qytete të rëndësishme: Peja (90%), Vuçiterna (80%),
Tetova (71%), Kërçova (65,5%), Prishtina (me nga 60%), Prizreni (55,9%),
Novobërda (37%), Trepça (me nga 21%), Janieva (14%). Nga shqyrtimi i ritmeve të
procesit të islamizimit të popullsisë qytetare shqiptare gjatë shek. XV-XVI, del
se dinamika e këtij procesi paraqitej veçanërisht e shpejtë në qytetet e
Kosovës. Një gjë e tillë shpjegohet, midis të tjerash, me rrethanat politike të
veçanta që ekzistonin në Kosovë në momentet e vendosjes së sundimit osman.
Popullsia shqiptare e Kosovës ndodhej kësaj kohe nën sundimin politik të shtetit
serb, ndërsa pushtetin fetar këtu e ushtronte kryesisht Patrikana Serbe e Pejës.
Për rrjedhojë, likuidimi i sundimit serb dhe dobësimi i pozitave të kishës serbe
me vendosjen e sundimit osman, u dha rast banorëve të krahinës që t’i shpëtonin
ndikimit të kishës së lartpërmendur, duke përqafuar fenë islame si një nga
mjetet e shprehjes së dallimit të tyre etnik nga serbët.
Në trojet shqiptare
në fundin e shek. XVI përqindja e islamizimit të qyteteve kapte shifrën 49%,
ndërsa ajo e fshatërave arrinte vetëm në rreth 17%.
Duke filluar nga shek.
XVII, burimet historike flasin për braktisje masive të fesë së krishterë dhe
përqafimit të Islamit edhe nga popullsia fshatare. Gjatë kësaj kohe fshatra të
tëra kaluan në fenë islame. Në mjaft fshatra të tjera vërehet rënie e dukshme në
numrin e shtëpive të krishtera nga njëra anë, dhe shtim i shtëpive myslimane,
nga ana tjetër. Kështu, p.sh., në vilajetin e Prishtinës numri i shtëpive të
krishtera në vitin 1688 ishte pakësuar 49% në krahasim me vitet 1551-1555,
ndërsa në vilajetin e Novobërdës kjo shifër shkonte deri në 73%. Vetëm brenda
viteve 1620-1624 në 200 fshatra të rrethit të Prizrenit ishin islamizuar 3 000
banorë.
Kosova pas ndarjes nga Shqipëria
Me krijimin e mbretëris Serbe
teritori i Dardanisë nga kleri i ritit lindor quhej Serbia e Re dhe me rritjen e
ndikimit të klerit sllav në Ballkan dhe krijimit të mitit të Kosovës, pjesa më e
madhe e ish-vilajetit të Kosovës fillon të quhet Serbia e Vjetër e më vonë
Kosovo i Metohia ndërsa teritori i Dardanisë ndahet në tri njësi "Banovina" të
Mbretërisë Jugosllave dhe një pjesë në Shqipëri. Gjatë luftrave Ballkanike dhe
botërore bëhen luhatje të shumta të kufinjëve dhe emërtimeve dhe nga to pjesa më
e madhe e ish vilajetit të Kosovës hynë në një federatë laike Serbe si njësi
konstituive e Federatës Jugosllave. Pas kthimit të klerit në fuqi në federaten
serbe dhe shkatërrimit të Federatës Jugosllave, Kosova okupohet nga kleri dhe
qeveia e Milosheviqit të cilët në ish-Pashallëkun e Beogradit kishin instaluar
një sistem shtetrorë dual (dyfishë: nacional dhe ortodoks mesjetar) nga ku
kordinonin veprimet në teritorin e ish- Federatës Jugosllave.
Pas ndërimeve
kushtetuese të dhunshme në Kuvendin e Kosovës me 28 mars 1989, të organizuar nga
Lidhja Komuniste e Serbisë në krye me Milosheviqi dhe të përkrahura nga kleri
ortodoks, Kosova mbetet nën juridiksionin e Republikës së Serbisë, si krahinë e
saj, ndërsa me 2 korrik 1990, Kuvendi i Kosovës shpall Kosovën, republikë në
kuadër të Federatës Jugosllave. Ky vendim nuk u njoh nga organet serbe e as ato
federative.
Në vitet 1992-1993, Lëvizja Popullore e Kosovës në mërgim, vendos
krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila mori aksione guerile kundër
makinerisë pushtuese serbe derisa doli publikisht me 28 nëntor 1997.
Me 28
shkurt 1998, pas masakrave në Likoshan dhe Qirez filloi lufta çlirimtare. Ajo
përfundoi në qershor të vitit 1999, kur edhe instalohet një mision i OKB-së në
Kosovë.
Ky mision, keqtrajtoi në mënyra perfide ish luftëtarët e UÇK-së,
lejoi krijimin e strukturave paralele serbe në Kosovë dhe ngulfati Kosovën
ekonomikisht.
Kështu me 17 mars 2004, shpërtheu revolta popullore kundër
UNMIK-ut, dhe protestuesit i sulmuan disa enklava serbe, duke i dhënë një mesazh
të qartë faktorëve ndërkombëtar se: Nëse nuk zgjidhet statusi i shumicës, pakica
në Kosovë është e pambrojtur.
Pasi që ky mesazh u kuptua shumë qartë, pasoi
vizita e misionarit dhe diplomatit të njohur Kai Aide, i cili rekomandoi
fillimin e përgaditjeve të menjëhershme për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Kjo
rezultoi me një proces të lodhshëm negociator, mes Serbisë, Kosovës dhe OKB-së,
që rezultoi me propozimin Gjithpërfshirës të Ahtisarit.
Me 17 shkurt 2008,
bazuar në këtë propozim, Kosova shpallet shtet i pavarur dhe sovran. Kushtetuta
e Kosovës që i jep asaj të gjitha kompetencat e shtetit, hyn në fuqi me 15
qershor 2008.
Pas shpalljes së pavarsisë qëndrimi i shteteve anëtare të
OKB-së është i ndarë. Shumica e shteteve të ritit lindor me siteme duale
nacionalo-fetare si Serbia, disa shtete nacionale që kanë popullsi të kombeve
etnike të ndryshme dhe probleme tjera të brendëshme, hezitojnë të njohin
pavarësinë e Kosovës.
Lufta politike e kordinuar për pengimin e njohjes së
shtetit të ri prej së jashtmi zhvillohet nga Serbia dhe Rusia, ndërsa nga brenda
këtë e bënë kleri sllav i përçëndruar në veri të Kosovës.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse duhet te jete feste e Kosoves 28 Nentori i vitit 1912 Empty Re: Pse duhet te jete feste e Kosoves 28 Nentori i vitit 1912

Mesazh nga Vizitor Wed 24 Feb 2010 - 5:35

Krahina Socialiste Autonome e Kosovës, e njohur edhe me shkurtesën KSA e
Kosovës, ishe zgjedhja administrative e një pjese të territorit të Kosovës që
nga viti 1968 deri në shpërbërjen e Republikës Socialiste Federative të
Jugosllavisë (RSFJ) në vitin 1989. Ky lloj i administrimit të territorit të
trashëguar nga zgjedhja e administrimit të më përparshëm, Krahina Autonome e
Kosovës dhe Metohisë (1963-1968), kishte një shkallë më të lartë të
vetëqeverisjes më kushtetutën e vitit 1974.
Zgjedhja e një lloj administrimi
të tillë bëhej pas disa ngjarjeve të nivelit botëror që ndodhën në ato vite,
pastaj nivelit të federatës jugosllave dhe ndër të tjera, si pasojë e
kryengritjes shqiptare që filloi në Prishtinë më 28 nëntor 1968.
Gjatë kësaj
periudhe kjo pjesë e territorit të Kosovës pësoi ndryshime të mëdha në të gjitha
lëmitë e jetës. Me këtë edhe fillon të dallohet nga pjesë tjera të territorit të
Kosovës që gjendeshin nën administrimin e drejtpërdrejtë të republikave tjera
federative. Gjatë këtij administrimi, kësaj pjese të Kosovës i njihet edhe
elementi konstituiv i federatës jugosllave
Historia e sistemit shtetëror të Kosovës



Kushtetuta e Kosovës
Kushtetuta e Kosovës është baza e
Republikës së Kosovës. Kushtetuta e Kaçanikut e cila është nxjerrë nga ish
Kuvendi i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës më 10 shtator 1990, është e
bazuar në Deklaraten e Pavarësis së Kosovës, të shpalluar më 2 korrik 1990. Pas
luftës që populli shqiptar i Kosovës ka pasur me Okupatorët Serbë të prirë nga
qeveria e Sllobodan Millosheviqit dhe Armata Popullore e Jugosllavisë dhe
ndërhyrjes së NATO-s OKB-së në konflikt, banorët e Kosovës edhe përkundër
presioneve nga administruesit e dërguar nga OKB-ja punojnë për ta zbatuar
plotësisht në teritorin e Kosovës. Kjo mbarëvajtje një mënyrë a tjetren pengohet
nga Republika e Serbisë. Pas shpalljes së Republikës shtet i pavarur dhe sovran,
në tërë Kosovën në fuqi është Kushtetuta e Kosovës.

Rregullimi i
brendshëm
Kosova, në bazë të Rezolutës 1244 është nën Protektoriatin e
Këshillit Sigurimit të Organizatës Kombeve të Bashkuara, çka nënkupton
Administrim të përkohshëm të Kosovës nga kjo organizatë e cila këtë e bënë me
Misionin e saj në Kosovë të njohur me shkurtesen UNMIK. Misioni i Organizatës
Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) udhëhiqet nga Autoriteti i Përfaqësuesit
Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Mirëpo, me kalimin e kohës,
sipas Rezolutës 1244, UNMIK-u kishte për detyrë dhe i ndihmoi vendorët në
krijimin e Institucioneve të Përkohëshme Vetqeverisëse të Kosovës (IPVQ), së
pari me formimin e Këshillit Përkohshëm Administrativ-(KPA), ku ishin të
përfaqësuara të gjitha grupet politike dhe bashkësitë etnike që jetojnë në
Kosovë. Në vitin 2001 nxjerr Kornizën Kushtetuese të Kosovës, dokument i cili
është miratuar me konsenzus në mes të strukturave ndërkombtare dhe UNMIK-ut në
njëren anë dhe atyre vendore të KPA-së. Në bazë të Kornizës Kushtetuese fillon
ndërtimi i institusioneve vendore si dhe funksionalizimi dhe demokratizimi i
tyre nën mbikqyrjen ndërkombëtare. Njihet e drejta për krijimin e institucioneve
vetëqeverisëse, si ato qendrore ashtu edhe lokale, përmes zgjedhjeve të lira dhe
votës së lirë të qytetarëve për të dy nivelet e pushtetit.
Kosova fiton të
drejtën që të ketë Presidentin e Kosovës (me Kabinetin e Presidentit),
Parlamentin e Kosovës (të përbërë nga 120 ulëse, 100 ulëse për deputetët e
zgjedhur nga vota e lirë, ndërsa, pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve dhe
numrit të fituar të votave, 10 ulëse janë të rezervuara për deputet e
minoritetit serb si dhe 10 të tjera të rezervuara për minoritetet tjera si turq,
egjiptas, boshnjak, ashkali, rom etj.). Kryetari dhe Kryesia e Parlamentit,
Komisionet dhe Grupet parlamentare), dhe Qeverinë e Kosovës, (Kryeministri,
ministrat dhe zëvendës ministrat). Funksionarët e këtyre institucioneve do të
jenë të zgjedhur me votën e lirë të kosovarëve si dhe, njëkohësisht, edhe të
pranuara nga UNMIK-u. Në fushën e drejtësisë, ekonomisë (AKM-Agjensioni Kosovar
i Mirëbesimit për privatizimin e pronës dhe ndërmarrjeve shoqerore), policise,
dhe në doganat përgjegjësitë janë pjesërisht të bartura te vendorët. Mbrojtja,
siguria dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, tani për tani, janë e drejtë e rezervuar
e UNMIK-ut. Në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë janë duke u funksionalizuar dhe
pavarësuar, hap pas hapi, edhe institucionet vendore si TMK (Trupat Mbrojtëse të
Kosovës) dhe SHPK (Shërbimi Policor i Kosovës), të cilat janë nën përkujdesin
dhe mbikqyrjen e strukturave të UNMIK-ut, por të udhëhequra nga vendorët. Kosova
si një vend multietnik dhe multikonfesional, demokratik dhe i barabartë për të
gjithë dhe stabil është në prosperitet të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe me
perspektivë në integrimet euro-atlantike. E drejta në kthim, në pronë, në
lëvizje të lirë dhe në krijimin e një mjedisi të shëndoshë dhe tolerant për të
gjithë qytetarët e Kosovës, janë disa prej parakushteve që duhet të plotësohen,
si nga institucionet ashtu edhe nga popullsia shumicë e Kosovës, në menyrë që,
sa më parë, me Standarte të arrihet edhe Pavarsia si status i vetëm për Kosovën.
Viti 2005 paraqet fillimin e mbarimit të çështjes në zgjidhjen e statusit
përfundimtar të Kosovës. Kosova e pavarur është zgjidhja e vetme që garanton
stabilitet të qëndrueshëm në tërë regjionin e Ballkanit, sepse, vetëm të
barabartë mund të hyjmë në Evropën e bashkuar.(E-04-OA) Deri tani Kosova ka
kaluar nëpër tri palë zgjedhje qendrore dhe lokale, të vlersuara nga strukturat
dhe vëzhguesit ndërkombtarë si mjaft të suksesëshme dhe demokratike. Pas
zgjedhjeve të para në nivel qendrorë, në vitin 2001 qeveria udhëhiqej nga
Koalicioni i gjërë-gjithpërfshirës LDK, PDK, AAK dhe minoritarët, ndërsa, pas
zgjedhjeve të dyta të mbajtura në vitin 2004, koalicioni qeverisës përbëhej nga
LDK dhe AAK. Në zgjedhjet e mbajtura me 17 nëntor 2007, PDK u konfirmua si
partia më e madhe në Kosovë, pas disa viteve në opozitë. Struktura politike në
Kosovë u ndryshua, dhe u krijua koalicioni PDK - LDK, me kryeministër Hashim
Thaçin.
Komisariati i Lartë Civil për Tokat e Liruara quhej administrata me qendër në
Prizren që ishte përgjegjëse për anën perendimore të Kosovës gjatë Luftës së
Dytë Botërore.
Pas okupimit fashist më 1941, pjesa më e madhe e Kosovës dhe
Maqedonisë Perëndimore, mbeti nën okupimin italian, iu bashkua Shqipërisë
londineze duke u themeluar administrata civile me emrin Komisariati i Lartë
Civil për “Tokat e Liruara” me qendër në Prizren, me në krye Fejzi Alizotin, i
cili bën organizimin administrativ dhe në fillim themeloi dy prefektura:
Prefekturën e Prizrenit dhe të Prishtinës, kurse në shtator 1941 edhe
Prefekturën e Pejës.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse duhet te jete feste e Kosoves 28 Nentori i vitit 1912 Empty Re: Pse duhet te jete feste e Kosoves 28 Nentori i vitit 1912

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi