Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deshtimet E Migjenit

Shko poshtë

Deshtimet E Migjenit Empty Deshtimet E Migjenit

Mesazh nga Geri Wed 22 Jul 2009 - 6:50

DESHTIMET E MIGJENIT

nga Roland Gjoza

Per Migjenin eshte shkruar shume. Mendoj se do te shkruhet gjithmone
shume. Ai eshte poeti me i madh shqiptar, qe duket sikur shkruan ende.
Ai
shkruan. Nuk eshte paradoks. Ai lexohet gjithmone. Kush poet lexohet
gjithmone? Poezite e Migjenit sikur sapo jane shkruar dhe shperndahen
dora dores
si doreshkrime. Me vjen keq qe ai se di kete gje. Ai vdiq pa e shijuar
lavdine. Ai vdiq pa e ditur se c’do te ndodhte me te dhe poezine e tij.
Pak
vjet pas vdekjes, atij i sajuan lavdine, dhunshem, me detyrim,
komunistet e quajten poetin e tyre dhe e himnizuan. Ai u zbulua. Me
pare ishte
censuruar dhe ndaluar. Migjeni i ka perjetuar me dhimbje te dy
censurimet e medha; nga shendeti, se ai vuante, sic e dime, nga
tuberkulozi dhe ndalimi
i librit ” Vargjet e lira ” nga mbreti. Ai iku si i debuar nga kjo
bote. Si i perjashtuar. Dy tre javet e fundit ne spital thone se nuk
fliste me. E
dinte se po ikte. 27 vjec. Ndoshta ne ato dite te trishtimit te thelle
ka menduar per deshtimet. Kishte deshtuar perfundimisht. 27 vjec, mosha
e
dashurise, e fejesave e martesave, e gezimeve dalldisese, e seksit te
bujshem, e aventures, po ai s’kishte c’te kujtonte me, pervec ndonje
flirti
romantik fluturues. Poezia, kush fliste per te, asnje shkrim, asgje,
pastaj kishte ardhur ndalimi i librit ne shtypshkronje. Ai qe eshte
marre me kete
zeje filigrani, me kete mallkim te embel, e di c’do te thote te te
japin lajmin monstruoz te bllokimit te librit dhe berjen e tij karton.
Proza,thuajse e pabotuar, ai autor, ai lexues, ai kritik, asgje. Tri
javet e fundit ne Tore Pelice, nuk fliste, s’nxirrte ze. Kishte marre
disa
konsiderata, Ernest Koliqi e kishte quajtur talent te vecante, qe duhej
ndihmuar. Miqte, po miqte, dihet..
Ai po shtegtonte si nje i deshperuar i shtepise se te deshperuarve, sic
e quante ai spitalin. Ai po humbiste, po shuhej pergjithmone pa lene
asgje te
rendesishme nga pas. Me vetedijen e humbesit ka nxjerre hjeken e
fundit, se ai ishte njeriu me me sqime te perkore, me kerkuesi dhe me i
pagenjyeri
nga shkrimet e veta. Nje pjese e madhe e krijuesve vdesin me ndjenjen e
madheshtise se kombit qe derdh lot per ta dhe s’shohin pas vetes asnje
zevendesues. Ky eshte pengu.
Migjeni tallej. Se pari me vetveten. Asnje nga korifejte e kohes nuk e
pranonte, madje e quanin blasfem metaforen e tij moderne ala futuriste,
vargun
e tij te lire, qe s’perfill strofe dhe rime, stigmen morbite per
mjerimin e botes. Jo, s’kishin si ta pranonin, sepse ai e perbuzte
traditen. E
shkaterronte fund e maje, pa fare dhimbje. Keshtu erdhi Migjeni, si
prishes i poezise se tradites, i poezise idilike te zanave dhe oreve te
maleve, i
patriotizmit primitiv e arkaik, si mosmirenjohes dhe plangprishes i
shtepise aterore te poezise shqiptare. Ai u anatemua. Nuk u pranua. Te
rinj qe
mbaronin jashte dhe ndonje shkrimtar i madh si Koliqi, me kulture te
gjere oksidentale, paralajmeruan per nje talent te ri te vecante, po
vetem kaq.
Nuk u tha me shume, sepse ai sapo kishte filluar te botonte dhe ishte
fare i ri.
Lavdia, per fatin e tij te keq, i erdhi nga komunizmi, qe e quajti
birin e vet me talent te jashtezakonshem. Kuptohet, per c’talent behej
fjale; u
shtremberua brendia e poezise se Migjenit qe t’i pershtatej ideologjise
komuniste. Lavdia,per fatin e tij te mire,i erdhi perseri nga
komunizmi, idete
komuniste qe s’ishin ne vepren e tij, u shpiken, sepse duhej nxjerre
nje poet i madh revolucionar. Kjo ishte parodia. Kjo ishte gjithashtu
dhe
Simfonia e Nente e Bethovenit. Migjeni ishte poet gjenial qe pranonte
dy lexime. Leximi i pare, ajo qe impononte partia do te kishte rene, po
te mos
funksiononte leximi i dyte, vlera e vertete e poezise se Migjenit.
Poezia e tij qendron perkrah poezise me te mire boterore.
Ai nuk i di keto. Dhe s’ka si t’i dije. Korifenjte qe nuk e pranuan,u
permbysen. Ai,i panjohuri, prishesi i idilit, paralajmeruesi i kaosit,
tradhtari
i tradites, u ngrit lart, aq lart sa nuk ra me, sic ndodh rendom me
poetet kur bien sistemet. Ai i ka provuar te gjitha, po eshte atje, i
palekundur,
mbi kullen e Babilonit, bashke me zotat.
Ai u be i lavdishem ne kohen e komunizmit,po edhe ne nje regjim
tjeter,po te jetonte,ai do te shfaqej perseri, po kaq i madh. Per kete
jam i sigurte.
Gjithmone me ka ngacmuar ideja te arsyetoj pse ndodh kjo mrekulli e
rralle. Mos eshte shenje nga lart dhe mbaron kjo pune? Mos eshte
rastesi,se di as
vete Migjeni, as une, as ti? Di, bie fjala, bilbili qe kendon me mire
se zogjte e tjere, se zeri i tij eshte i arte? Jo, s’di asgje, ai
kendon se
duhet te kendoje.
Po nga i del gjithe ai ze? Ne kohen tone degjojme shpesh te flitet per
energjine, per naften, gazin, ai qe i zoteron ato, i ka me te tepert,
luan rol
vendimtar ne fatet e botes. Kjo fjale kaq e perfolur sot me tone
dramaciteti, energjia, ne nje sens krahasues, ka te beje me fatin e
artistit. Ai
eshte krejt i pavetedijshem, sic eshte frymezimi qe vjen kur se pret,
s’di c’ka bere, dridhet nga frika dhe emocioni, eshte gati te pranoje
deshtimin
me lehte se suksesin. Ai zoteron energjine, po s’di gjer ne c’cak e
mase, ajo i vjen nga misteri dhe shkon ne mister. Aty kur behet i
sigurte, aty e
lene forcat dhe pranon nga nje pandehme e intuites se ka deshtuar. Per
te mbajtur nje fare ekuilibri ai ben gjestin, nis e le shenja si njeri
ne
raport me te tjeret. Dhembshuria e tij i drejtohet zakonisht nje
objekti te zbrazur nga interesi. Migjeni shkroi per turmen e qytetit me
energjine e
dhimbjes. Ai e pa boten me syrin e nje te riu te deshtuar ne kotesite
perplot pasqyrelira te jetes. Kete shtegtim neper skuta te erreta ia
diktoi
deshtimi i vet. Ne seminar ai mungonte shpesh here per shkak te
shendetit. Paraqitja e tij linte per te deshiruar; nje djale i dobet,
aspak terheqes,
i ndrojtur, melankolik, here here me nje temperament kolerik,
shperthyes, bente shaka, kendonte, rrefente bukur histori te shpikura
qe i linte te
tjeret gojehapur. Femra nuk ishte objekti i tij, jo se nuk i pelqente,
perkundrazi, ajo e turbullonte, madje e bente fatkeq, po ai edhe ne
kete fushe
delikate e ndjente veten te deshtuar. Kjo ndjesi e deshtimit ndoshta
eshte haraci qe paguan poeti i madh. Ne 1997 isha ne Manastir. Ne nje
festival
filmi. Pyeta per Migjenin, per anen e tij intime, marredheniet me
femrat. Me folen per nje Milenka, nje studente e bukur, qe rrinte me
Migjenin per
t’i marre mendim per dashurickat e saj. Ne Manastir kishin nje zakon.
Studentet dilnin naten ne rruge, pas ores 11, mbushnin kafet dhe baret,
qe
hapeshin enkas per ta, vallezonin, putheshin, ndiznin qirinj dhe
barisnin rrugeve te vjetra me kalldrem dhe trendafile qe kundermonin
bujshem mbi
muret me gure. Milenka dhe Migjeni zinin nje qoshe dhe bisedonin koke
me koke per gjera intime. Ai trillonte skeneza nga librat dhe
arsyetonte per
ndjenjat e holla te dashurise. Ajo e degjonte me faqet e skuqura, me
pellembet e duarve qe i mbante nen mjeker. C’femer e bukur, po sa bosh
ishte ai
Jovanko, po sa i bukur dhe i natyrshem. Ata ishin ndare. Ajo ndjente
ende per te me nje ndjenje te turbullt, rrinte me Migjenin, qe te bente
xheloz
dashnorin. Ai i sherbente si karikues, pastaj ajo zhdukej dhe ai mbetej
vetem. Ai ishte shok i mire dhe dashnor i keq. Ai e dinte kete dhe
vuante. Nuk
eshte pak te duash dhe te mos dashurosh. Dhimbja e tij ishte dhimbja e
tij, e mbyllur me kujdes ne nje kutize te shpirtit. Ai mesoi ne
seminar, krahas
gjuheve te huaja, letersise, shkrimeve, vetmise, se si te njihej me
vetveten, se si te merzitej me vetveten. Kjo ndjesi e erret e dhimbjes
percaktoi
kahun e shtegtimit te tij. Ai shquhej per sjellje te holla
aristokratike, per shije te larte tejet te perpunuar, per sensin
tragjik te kohes. Ai, ne
kundershtim me pergatitjen intelektuale dhe origjinen, ndoqi prirjen
tragjike te shpirtit, e gjeti sivellaun e vet te turma e mjere e
qytetit. Ku
kishte deshtim dhe mjerim, ai ndjente furine hyjnore te shpirtit,
rezonancen e perkryer te intelektualit melankolik ne nivelin me te
larte te kohes
dhe turmes fatkeqe te lene ne meshire te fatit.E para gje qe beri ishte
gjesti njerezor, i imte, gati i paverejtshem, po gjithsesi nje gjest-
drejtpeshimi me shkrimet e tij. Ai kerkonte te njehsonte me ndjesi te
holle njeriun dhe krijuesin, gje qe u shnderrua ne nje parodi, ne nje
tallje te
vetvetes. Edhe ketu ai deshtoi. S’beri thuajse asgje, ndonese u nis te
bente.
Ja, c’ndodhi ne Puke. Kishte dite qe rrinte i merzitur. Nuk jepte
mesim. Donte te kthehej ne Shkoder. Nje nate e thirren te Hani i
Groshit. Kishte
ardhur karvani nga Gjakova. Femijet flinin ne kosha, grate kaleronin
mbi kuaj, burrat tymosnin. Karvanin e ndiqte nje grua e huaj, nje
bionde e gjate
me tejqyre ne duar. Ai i foli ne gjuhen e saj. Ajo donte te degjonte
tavanet. Groshi i Madh i shkeli syrin Migjenit. Aty ishin te gjithe,
qene shtruar
rreth oxhakut te bardhe, tymosnin dhe benin muhabet. Ne nje nderkohe
rrapellyen tavanet prej druri te gdhendur, dukej sikur lart ecnin me
rropame
dreqerit. Groshi i Madh i tha Migjenit te perkthente. Ata ishin
shpirtrat, qe dilnin sa here vinin miq. Shtepia ishte e zotit dhe e
robit. Shqiptari
s’linte asnje bujtes pa buke. Zonja shkruante. Migjenit i vinte per te
qeshur. Nuk ishte hera e pare qe Groshi i Madh mahitej me te huajt.
Lart do te
ishte ndonje nga djerrakohet e qytetit, qe per nje gote e nje cope
mish, ngarendete mbi tavane. Qeshnin me gaz te gjithe, po zonja bionde
shkruante ne
nje fletore te madhe gati e lumtur. Nga e qeshura Migjeni nxorri gjak.
Nuk iu nda kolla. U be keq. E shtrine ne nje dhome me oxhak. Thirren
mjekun. Ai
erdhi ne mesnate. Migjenin e gjeti ne kembe. Kot u shqetesuat. Tani jam
me mire. C’behet me zonjen bionde? E kane cuar ne varreza. Groshit te
Madh i
interesojne parate. Po ju c’keni, zoteri? Sa mire do te qe te isha si
ajo zonja, t’i haja keto marrina. Po jam i vetedijshem, i vetedijshem
me shume
se c’duhet. Doktor, une s’duhet te punoj me femijet. Une jam i prekur.
Dua te kthehem. Sonte qesha me mahine e Groshit te Madh, qesha aq fort
sa
nxorra gjak. Duhet me thane te verteten. Dua te kthehehem, s’duhet me i
marre me qafe ata vogelushe te pafajshem. Ejani me mua, tha doktori,
ejani
mesues. E coi ne nje dhome te vogel ku mbante kartelat e nxenesve te
shkolles. Shikoji, i tha, te gjithe jane te prekur, te gjithe pa
perjashtim, i
dashur, prandaj s’keni perse te ktheheni.
Dhe ky ishte nje deshtim tjeter. Gjesti s’kishte patur fare kuptim. Ai
genjente veten. Biondia e huaj kishte shkuar ne varreze per te pare
hijet dhe
per te degjuar zerat. Ajo ishte mahnitur nga misteret ballkanike, nga
ritet dhe zakonet pagane. Keto s’i interesonin Migjenit. Ja, c’ndodhi,
ai
s’duhej te ishte kaq i perkore, ai s’kish se perse te kthehej ne
Shkoder.
Sa here nxirrte gjak, dilte nga klasa dhe shkonte te pema e tij e
preferuar, nje vishnje delikate ngjitur me dhomen ku flinte, hapte nje
gropeze dhe
varroste shamine prej mendafshi. Kravaten e mbante te kuqe, nje kravate
te gjere, me reflekse terratisese, qe te mos i dukej gjaku kur i dilte
vetiu,
pa e kuptuar. Serish bente gjestin. Po te gjitha keto ai i quante
deshtime. Dhe ne krijime bente drejtpeshimin, i hapej vetvetes, i hapej
botes,
skutave te saj , katakombeve, labirintheve, qe rendom kinse nuk vihen
re, po qe zene tre te katertat e saj, aty e gjente ate furine hyjnore
te
Simfonise se Nente, mjerimin, vellazerimin, protesten, gezimin. Ajo
ngjyre e erret, ajo dhimbje e madhe, s’kishte te bente me pamjen e tij
te jashtme
prej aristokrati. Po ai zoteronte energjine morbite te kater te tretave
te botes, qe i pat pllakosur mjerimi. Ai nuk degjonte per mrekullite e
dokeve
shqiptare, per patriotizmin mbreteror, per bukurite e maleve, per
rruget me fenere veneciane ku shetisnin grate e bukura, qe fshiheshin
pas velit prej
mendafshi te kuq,per muret e larte prej guri te lumit te Kirit, per
lisharset ku tundeshin ne muzg vajzat me gjinj te fryme, per luksin
perplot
parfume…
Ai nuk degjonte per ato pasqyrlira qe ishin fare te natyrshme per
prejardhjen dhe kulturen e tij, ai ishte i prire nga mekati, ai ishte
bir per shpirt
i mekatit. Ketu nuk donte te deshtonte. E ndiente ashtu turbullt se ajo
furi e frymezimit kishte brenda te ndryre krahet e dragoit, fuqine e
dickaje
mbinatyrore dhe vetem brenda asaj fryme, si te huajtur nga lart, ai
ndjehej i qete, si ne shtepine e tij.
Nuk do ta harroj nje bisede te cuditshme me nje plake shkodrane. Ajo
ruante tiparet e holla fine te nje konteshe te rene nga vakti. Migjeni?
Migjenin
e kam njoft, ai me ka pas propozuar, ai i paturpshemi, ai faqeziu, une
isha e fejume atehere, me nji tregtar te njoftun, me nji burre zotni,
zotni me
te tana, ndersa ky Migjeni me thote pa iu skuq faqja; Maria, mue s’me
merr gjumi pa te pa, une te kam idealizue, po ti qenke si te tjerat,
pse u
fejove me Luigjin, ai asht baba yt, tregtar nopran e i mbrapshte, lene
Marie, lene, s’asht per ty Luigji, ai, qe i zahet fryma kur zbret nga
karroca..
ti je e bukur Marie, tejet delikate, pse pranove moj Marie..e
s’pushonte Migjeni. Une i thashe se s’ka c’i duhet, se e desha Luigjin,
po zemra m’i
jepte te drejte Migjenit. E shifsha me frike Luigjin, po s’kisha
c’bajsha se isha vajze, qe bajsha cfare me thoshte nana e tata. Do te
pysni se sa e
dojsha Migjenin, jo, nuk e dojsha, po fjalet e tij, sa me frigoshin, aq
me pelqejshin. Migjeni nuk ishte i bukur, vishej mire, me shije, mbahej
paster, po ishte melankolik. Me zinte rrugen dhe psheretinte, i marri.
Migjeni kishte driten e inteligjences dhe te furise hyjnore ne ballin e
tij te larte. Vajzat e bukura nuk e shikojne kete drite te rralle.
Cudi, si
kalon pa u vene re ky shkelqim prej aureole mistike qe s’ka te beje me
vezullimin fluror e te perkohshem te nje dite me diell, te nje dite
fizike.
Madje ajo drite e pazakonshme i provokonte nje keqkuptim te cuditshem.
Ajo merrej per krenari te tepruar, ose per mendjemadhesi fyese,
krijonte
irritim te njerezit,te cilet i largoheshin pa takt. Edhe kjo hynte te
deshtimet e Migjenit. Ai ishte shenjuar per te vuajtur dhe per te
humbur
shanset. Po, pikerisht ky fatalitet deshtimesh u be minator i zellshem
i nxjerrjes se mineralit te rralle te energjise infernale. Atehere kur
mendohej
se do ta mbyllte keshtu, ishte fjala, fjala dhe vetem fjala qe hodhi ne
leter, shpetimi i tij vetjak, po vec me nje paradoks te hidhur, se ai
vdiq
duke pandehur se kishte deshtuar edhe ne kete sprove te shpirtit, qe
ishte ne gjendje t’i jepte, krahas mundimit te madh dhe te vetmin gezim
te
vertete.
Jetes duhet t’i nenshtrohesh, thote Plutarku. Migjeni u ndesh me fatin
dhe iu nenshtrua ne jete, pa nxjerre ze, po u ndesh me te dhe e mundi
ne
krijimet e tij gjeniale. Po ai la nje deshmi deshtimi edhe per kete
fakt, sepse ai iku si njeri.
Nuk do ta kisha shkruar kete ese, po energjia e tij eshte kaq e madhe
sa me duket se nganjehere ndjek imazhin e tij neper ere, me kujtohet
kur ndizja
qirinj ne pezulet e dritares te shkolles se tij ne Puke. Binte bore dhe
une ndizja qirinj per shpirt te tij. Tete vjet ne Puke, une ndiqja
imazhin e
tij ne ere. Tani jam ne Nju Jork dhe ai vjen me furi dhe une e ndjek ne
metropolin e madh. C’eshte kjo? Energjia e tij e perjetshme. Perpetum
mobile e
shpirtit te tij.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi