Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

150 vjet fotografi shqiptare

Shko poshtë

150 vjet fotografi shqiptare Empty 150 vjet fotografi shqiptare

Mesazh nga Geri Wed 22 Jul 2009 - 6:43

Kanë kaluar plot 150 vjet nga koha kur Hamzë Kazazi vendosi të pozojë
para aparatit fotografik të Pjetër Marubit. Me fustanellë e me brezin
mbushur me
armë, ai ka marrë një hije të rëndë para "lodrës magjike" të italianit
që kishte mbërritur në Shkodër. Për dikë ai është kaçaku i fotografisë
së parë
shqiptare, për të tjerë një komandant udhëheqës ndaj turqve. Në histori
ai nuk ka hyrë për bëmat e tij, por si portreti mbi të cilin është bërë
shkrepja e parë e Marubit. Atëherë ishte 79-vjeç. Me këtë pamje nis në
Shkodër historia e fotografisë shqiptare më 1858. Më tej, Pjetër Marubi
do të
përjetësonte copëza të tëra të realitetit shqiptar duke ngritur një
dinasti të madhe. Luftëtarë që mbështeten krenarë mbi tytat e pushkës,
gra e burra
me kostume tradicionale, peizazhe, lypës të rreckosur, ngjarje të
caktuara historike, të fokusuar ndër vite nga mjeshtrit e tjerë
fotografë kanë
kaluar mbrëmë në një paradë projeksioni në kujtim të përvjetorit të
150-të. Në Galerinë Kombëtare të Arteve, në një ceremoni të ideuar nga
studiuesi
Qerim Vrioni, janë kujtuar emrat e mjeshtërve që kanë përcjellë artin e
fotografisë. "Për histori të fotografisë shqiptare mund të flasim deri
50 vjet
më parë. Edhe sot bëhen foto dhe ato janë pjesë e kësaj historie, por
ende nuk e kanë fituar betejën me kohën", - shprehet Vrioni. Për të,
është fat
që një italian zbriti në Shkodër (Pjetër Marubi) dhe krijoi pas 19 vjet
nga fotografia e parë botërore, foton e parë shqiptare. "Ndoshta Marubi
ka
bërë shkrepje të tjera për të mbërritur te Hamzë Kazazi, por zyrtarisht
ajo njihet si fotografia e parë", - shprehet Vrioni. Sipas tij, më
tepër se sa
vlerat estetike, "Hamzë Kazazi" ka vlerë dokumentare. Pjetër Marubi e
stërviti dorën në fotot e mëvonshme e madje edhe e la atë trashëgim.
Fototeka
"Marubi" është një pasuri e jashtëzakonshme e këtij arti.
Historia
Në një rrugëtim përgjatë viteve të fotografisë shqiptare, takon
personazhe nga më të ndryshmet. E bashkë me to historinë sociale të
Shqipërisë. "Ka
pasur zhvillime shumë interesante dhe fotografë të talentuar e të
përkushtuar. Fotografia shqiptare është nga artet pamore më të njohura
në botë. Ajo
i ka pasur zhvillimet kryesisht në shekullin XIX dhe fillim e shekullit
XX në Korçë dhe Shkodër. Këto janë dy qytetet që kanë pasur më shumë
jetë
kulturore", - thekson Qerim Vrioni. Mes 70 fotove më të mira që ka
përzgjedhur per t'i prezantuar në 150- vjetorin e fotografisë
shqiptare, në rend
kronologjik ai rendit emrat e mjeshtërve të tjerë që pasuan artin e
Marubit dhe e shtrinë në qytete të tjera. Kol Idromeno, vëllezërit
Manaki, Jani
Senko, Kristo Shuli, Petro Dhimitri, Kristaq Sotiri, Pandi Burda e me
radhë shfaqen përmes personazheve që ata kanë përzgjedhur si model të
tyre.
Secili ka veçantitë e stilit të tij. Koleksionet e tyre, të trashëguara
deri në ditët e sotme, janë një joshje e pashmangshme për studiuesit e
huaj të
fotografisë. Tema sociale e shoqërore, gjendja ekonomike e njerëzve
ishin subjektet udhëheqëse që këta mjeshtër fokusonin në aparatet e
tyre.
Femra
Ato janë kryesisht të mbuluara. Veshur me kostume popullore, nuk
rrezatojnë hire femërore apo pozicione që tregojnë linjat. Shumica e
portreteve
femërore në fotografitë e hershme të përcjellin në dukje një naivitet.
Por ka nga ata që edhe kanë guxuar të ngacmojnë me trupin femëror.
Është e
njohur fotoja e Marubit, e një gruaje që ka nxjerrë gjokset paksa
shtrënguar mbi këmishën e saj. Po ashtu, të ngacmon edhe një foto e një
vajze 12-13
vjeçare, një lypëse, trupi i së cilës tregon hiret që kanë nisur të
formësohen. Ajo është shfaqur mbrëmë mes shumë fotove të tjera të
vjetra. Sotiri
gjithashtu ka realizuar një foto të mahnitshme të një prostitute në
vitet '30, ndonëse pjesa e vetme e ekspozueshme e saj janë këmbët.
Pamje të tilla,
të konsideruara tabu për kohën, sot ngjajnë si relike të shkëputura nga
një kohë që njihet vetëm si histori.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi