Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ernest Heminguej

Shko poshtë

Ernest Heminguej Empty Ernest Heminguej

Mesazh nga Geri Thu 16 Jul 2009 - 8:07

ERNEST HEMINGUEJ, përfaqësuesi më i denjë i letërsisë klasike amerikane




Ernest Heminguej Hemingway-277x300Ernest
Miler Heminguej lindi më 21 Korrik 1899 dhe vdiq më 2 Korrik 1961.
Heminguej-i ishte një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm amerikanë të
shekullit të XX. Befasues, shpërthyes, rrëfimtar dhe rrëmbyes unik i
lexuesëve në rrymën e tij sigrafike. Proza e të cilit rrjedh natyrshëm,
duke u shpalosur mjeshtërisht me përshkrime bindëse dhe tepër të
gjalla. Nga shumë është karakterizuar si përfaqësuesi më i denjë i
letërsisë klasike amerikane. Heminguej u konsiderua anëtar i të
ashtëquajturës “Lost Generation” (Brezit të humbur) të shkrimtarëve
Amerikanë në Paris, gjatë viteve 1920-1930. Midis veprave më ne ze të
shkrimtarit të madh janë “Plaku dhe Deti, “Për Kë Bien Këmbanat” etj.
Krijimtaria e larmishme e Heminguej-it njohu vlerësime maksimale, në
1953 u nderua me çmimin Pulitzer, ndërsa një vit më vonë me atë të
NOBEL-it. Ernesti ishte djali i parë nga gjashtë fëmijët e Klarens
Edmond Heminguej-it dhe Greis Hol-it. Kishte gjithësej katër vëllezër
dhe një motër. Heminguej-i rridhte nga një familje e kulturuar dhe
teper e lidhur, nëna e tij kishte talent në muzikë, madje në rininë e
saj ishte angazhuar seriozisht me këngën. Ndërsa i ati ishte mjek në
profesion, edhe pse në kohën e lirë i pëlqente te peshkonte.
Heminguej-i u rrit ne Uk Park,qytet të cilin e konsideronte tepër
puritan, prandaj dhe më vonë e quajti Avlli të hapura dhe mendje të
ngushta.Qysh në bangat e shkolles se mesme Heminguej dallohej për
aftësitë e tij letrare, por dhe ato sportive, kryesisht në boks. Që në
vitet e adoleshencës Heminguej filloi të botonte shkrimet e tija të
para në gazetën Trapeze. Pas përfundimit të gjimnazit nuk deshironte te
vazhdonte studimet e larta, por donte t’i perkushtohej
teresisht gazetarise, prandaj dhe ne 1917 u punesua si gazetar në
gazetën The Kansas City Star, post në të cilin qëndroi vetëm 6 muaj.
Përvoja si gazetar pranë shumë penave mjeshtërore i mësoi sekretet e
profesionit, por dhe gdhëndjen e fjalës poetike. Në moshën
tetëmbëdhjetëvjeçare u mundua të hyj në ushtri per të marrë pjesë në
Luftën e Parë Botërore, por kërkesa e tij nuk u bë kurre e pranueshme,
ndoshta për shkak të problemit të shikimit, pasi nuk shikonte mirë nga
syri i majtë. Pas përfundimit të luftës, Heminguej filloi të punonte si
gazetar dhe korespondent i gazetës Toronto Star Weekly. Për sa i përket
jetës personale të shkrimtarit thuhet se ishte e paqendrueshme dhe plot
tronditje. Në 1921 u martua me Hadli Riçardson, ku se bashku shkuan te
jetojne në Paris, atje pati mundësinë të njihej me shumë letrarë të
tjerë si Skot Fitzerland, Ezra Paund etj. Në 1923 përfundoi librin e
tij të parë, me titull Three Stories and Ten Poems (Tre Tregime dhe
Dhjetë Poezi).Po të njëjtin vit Heminguej u kthye në Amerikë për shkak
të shtatzënisë së bashkëshortes, me qëllim që djali i tyre të lindte në
kushte sa më të mira. Me ndihmën e Ezra Pound, Ford Madoks Ford botoi
disa tregime të Heminguej në revistën letrare Transatlantic Review.
Gjatë viteve 1925-1929 shkroi disa nga kryeveprat e tij, si librin me
tregime In Our Times (Në Kohën Tonë), romanin The Sun Also Rises
(Dielli Rilind), permbledhjen Men Without Women (Burra pa Gra) etj.
Edhe pse veprat e Heminguej ishin pritur mire nga publiku i gjerë,
ajo qe i fali popullaritetetin me te madh ishte kryevepra Lost
Generation (Brez i Humbur). Në 1927 divorcohet me gruan e tij të parë
dhe rimartohet me amerikanen Polin Fajfer, korespondente mode e
gazetave Vanity Fair dhe Vogue. Së shpejti vendosin të instalohen në
Florida, vend i cili do të përbëj një bazë të qëndrueshme per te. Në 28
Qershor bëhet baba për herë të dytë. Udhëtimi profesional në Spanjë do
të bëhej shkak ndarjeje nga bashkëshortja e dytë, pasi aty u njoh me
Marthra Gelhorn. Pas martesës së tretë Heminguej shkoi të jetonte në
Kubë në vilën e famëshme Finca Vigia, vila në fjalë ishte shtëpia e
parë që bleu vetë. Shtjellimi i ngjarjeve gjatë Luftës Civile në Spanjë e frymëzuan per shkrimin e romanit Për Kë Bien Këmbanat.
Me
kalimin e viteve gjendja shëndetësore e Heminguej rëndohej vazhdimisht,
depresioni dhe alkooli pothuajse e kishin mposhtur. Megjithëse ishte i
sëmurë arriti të shkruante romanin autobiografik “Një Festë e
Lëvizëshme”, vepër e cila u botua pas vdekjes së tij. Edhe pse Kuba
ishte vendi më i preferuar i Heminguej, në 1960 u detyrua ta braktiste.
Një vit më vonë tentoi të vetëvritej, dhe pse përpjekja ishte e
pasuksesshme pak muaj më vonë i dha fund jetës së tij me mënyrën më
tragjike, me djegje, fatkeqesisht pati po te njejtin fat me babain e
tij, pasi dhe ai ishte vetevrare ne moshen pesedhjete e nente vjecare.
Varri i tij ndodhet në varrezat katolike të Ketchum.



Heminguej-i vdiq, por idhulli i tij vazhdon të jetë ende i GJALLË:





Romane


(1926) The Sun Also Rises (Dielli Rilind)


(1937) To Have and Have Not (Të Kesh dhe të Mos Kesh)


(1940) For Whom the Bell Tolls (Për kë bien këmbanat)


(1950) Across the River and Into the Trees


(1952) The Old Man and the Sea (Plaku dhe Deti)


(1962) Adventures of a Young Man (Aventurat e një burri të ri)


(1970) Islands in the Stream (Ishujt e Karaibeve)


(1986) The Garden of Eden (Kopshti i Edenit)


(1932) Death in the Afternoon (Vdekje në pasditë)


(1935) Green Hills of Africa (Kodrat e Gjelbërta të Afrikës)


(1960) The Dangerous Summer (Vera e Rrezikshme)


(1964) A Moveable Feast (Një Festë e Lëvizëshme)


(2005) Under Kilimanjaro


Tregime


(1923) Three Stories and Ten Poems (Tre Histori dhe Dhjetë Poezi)


(1925) In Our Time (Në Kohën Tonë)


(1927) Men Without Women (Burra Pa Gra)


(1932) The Snows of Kilimanjaro


(1933) Winner Take Nothing (Fituesi S’merr Asgjë)


(1938) The Fifth Column and the First Forty-Nine Stories


(1947) The Essential Hemingway


(1953) The Hemingway Reader


(1972) The Nick Adams Stories (Tregimet e Nick Adams)


(1976) The Complete Short Stories of Ernest Hemingway


(1995) Collected Stories (Përmbledhje Tregimesh)
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi