Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AUTO-EPIGRAFI I QAMILIT TË VOGËL

Shko poshtë

AUTO-EPIGRAFI I QAMILIT TË VOGËL Empty AUTO-EPIGRAFI I QAMILIT TË VOGËL

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 11 Jul 2009 - 5:08

AUTO
– EPITAFI I QAMILIT TË VOGËL


Se
në këtë botë , çdo gjë është gënjeshtare
, mashtruese dhe se gjithçka që ka lindur do të përfundojë
me vdekje , këtë më së miri na e dokumenton këngëtari popullor
legjendar Qamili i Vogël , i cili i vetëdijshëm se “ vdekja është
më afër se këmisha e veshur “, plot pesë vjet para se të vdiste
( në moshën 62 vjeçare , gjatë një sëmundje të rënd , nga e
cila mendonte se do të vdes ) e thuri auto-epitafin e vet me titull:
“VJERRSHA IME”, të cilën e kishte lënë amanet që të ia shkruajnë
mbi rrasë të varrit të tij !


Këtë
auto- epitaf , Qamili i ndjerë e kishte fshehur thellë në
dokumentacionin e tij krijues , me qëllim që të mos ia shohin
familja e tij, para se të vdiste !


Auto-epitafin
në dorëshkrim e kishte gjetur vajza e tij, Shqipja , gjatë hulumtimeve
të dokumentacionit dhe arkivit krijues të babait të saj .



VJERRSHA IME


O,
ju shokë, miq dhe dashamirë ,


Kur
t’ kaloni ndo ‘i herë k’tu pari –


K’theni
e m’ k’qyrni ku jam i shtrirë ,


Ndoshta
pak ju hiqet malli !



Këto
fjalë që janë n’ këtë guri –


Për
kujtim Ju, ua lash n’ atë jetë ,


Se
jam kenë gjithmonë i Juaji ,


Ju
këndova pa hiq pritesë !



Një
pjesë t’ botës e kërkova ,


Tuj
këndu’ ndër mërgimtarë...


Me
dëshirë gjithmonë iu këndova –


Veç
me i kënaqë kah ka shqiptarë !



Pra
, m’ kujtoni , or shokë të mi ,


E
mos harroni kët’ arshik të vjetër ,


Se
jam kenë nji sevdali ,


I
mirë e i keq – si unë s’ keni tjetër !



62
vjetët , unë që jetova –


Nuk
u ngina me atë jetë !...


Boll
fort para, që u mundova ,


Por
s’ ish çare për pa vdekë !...



***** Këtë
auto-epitaf Qamili i Vogël e kishte shkruar në Prishtinë, më datën
07.06.1986, kurse ka vdekur pesë vjet më vonë, më 04.11.1991.


Demir KRASNIQI “Qamili i Vogël –
zë që nuk shuhet”- Gjilan, 1995.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi