Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valbona Bozgo - Hamëndje

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje - Faqe 3 Empty Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:05

First topic message reminder :

POETJA QE I BEN POEZIT JASHT VENDLINJES Greqi


Ëndërra

Të jetosh
Do të thotë të ëndërrosh.
Gjithë jetën ëndërrova,
Jetova.
Të jetosh ëndërrat
Është parajsë.
Parajsa s’është në botën e të gjallëve.
Si të bëj t’a jetoj ëndërrën,
Që prej netësh s’shqitet?
Më duhet
Nga bota të hiqem…!

Pra,
Po nisem për parajsë
Me gjysmë ëndrrën time.
Gjysmën tjetër e ke ti.
Eja,
Ruaje rrugës.
Mos i shkakto dhimbje.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Valbona Bozgo - Hamëndje - Faqe 3 Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:17

Kur jam me ty

Kur jam me ty,
Harroj të paguaj faturën e korentit.
Harroj dëshirën,
Për t’ia përflakur fytyrën drejtorit idiot.
Me ty kur jam
Njëzetekatër orët përndahen veç
Në ditë e natë.
S’kujtohem, se brenda tyre
Një maskara vjedh,
Një rrufjan gënjen
Dhe fshatari varfërohet.
Harroj që ka shtet.
Kur jam me ty,
I kthehem “origjinës” së njerëzimit
Me Evë dhe Adam.
Si ata mollën e kafshojmë
Duke ripërsëritur mëkatin e parë.
Mëkati do ndëshkuar!
Kujtohem
Që s’kam paguar faturën e korentit.
Për dërdëllitjet e gomarit drejtor.
Njëzetekatër orët e linçimit,
Me maskarain,
Rrufjanin
Dhe fshatarin e gjorë.

Kur s’jam me ty,
Kujtohem që ka edhe shtet.

Me ty kur jam
Bota është veç gjeografi dhe orë.
Mollën kam frikë t’a kafshoj.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje - Faqe 3 Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:17

Matura ‘97

Në një kodër,
Nën një dëllinjë
Kam varrin.
Më vranë se desha të bëhesha kurbetçi.
Askush varrin nuk ma di!
Te tjerë kalojnë e më shkelin sipër.
S’u mbaj mëri.
Si unë,
Kurbetçinjë,
Maturmbaruar.
Varrin s’ma di njeri..!
Mësova,
Fundjavës do mblidhet për kujtim
Matura ime ‘nëntëdhjetë e shtatë.
E di.
Dy sy përmallshëm do të më kërkojnë
Dhe në paçin dikë në krah,
Në çdo cep do shkojnë e vijnë.
Unë jam këtu,
Nën dëllinjë...
Këtu, në kodrën e lartë.
Matura ime ‘nëntëdhjetë e shtatë...!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje - Faqe 3 Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:17

Letër nënës

O nënë!
Nuk u ngopa kurrë me ty.
Fëmijë
Mbaj mend tek të pyesja
Pse s’qëndroje më gjatë më mua.
Dhimshëm,
Gjithnjë përgjigjeshe;
Kam punë!
Dhe për pak çaste,
(oh, ato çaste)
më lëkundje mbi gjunjë.
O nënë!
S’u ngope kurrë me mua.
Larg dheut tënd,
Timit,
Fati më hodhi.
Tani, që kohë ke boll,
S’jam unë!
Kështu pse ndodhi...?!
Po e mbyll letrën.
Është vonë.
Punët presin radhë...
E pastaj?
Le të presin.
Tët mbesë tani, do t’i tregoj një përrallë...!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje - Faqe 3 Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:18

Dert

Dhjetë vjet në Greqi.
Ngre mure
Mbi ndërtesë të bardhë.
Shpinë-kërrusur,
Veshkë-copëtuar,
Mes-këputur,
dhe me shpirt të mardhë.
Mbi ndërtesë të bardhë...!
Sa të hedh çatinë
Do zbres të pushoj
Nga e bardha ndërtesë.
Djetë vjetë në Greqi
Gjysmë i sakatosur
Rrugëve
Kam frikë mos mbes.
Mbi ndërtesë të bardhë...!
Çatinë sapo hodha, më shtynë,
Rrëzuan,
Në rreze të mureve
Së ndërtesës së bardhë
Me vrik!
Thellë, që nga themelet
Dëgjova ca fjalë,
Që më folën shqip!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje - Faqe 3 Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:18

Kundërshtim

Duke thithur fort cigaren e sapondezur
më pyete:
E di si është dashuria?
Unë pres të dëgjoj një nga dhjetëra krahasimet
të mençura apo bajate.
“Si kjo cigare e thithur me pasion,
që, sapo takon filtrin,
shuhet
pushon.
Dhe për të shmangur erën e keqe të tyre,
amvisat i flakin në kosh”!
Unë shoh në take-tuke,
disa bishta të shtypura,
cigare të pambaruara...
pa zjarr,
bosh!
E trembur përsëris ritin e amvisave,
duke i flakur në plehra.
Cigaren nga goja t’a shkul,
të pambaruar
e hedh nga dera!
Më sheh turbull si përmes xhamit.
Unë,
kërkoj të mësoj,
ditën ndërkobëtare të luftës kundër duhanit...!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje - Faqe 3 Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:18

Nuk e thamë

U deshëm shumë.
Që dashurinë e njeri-tjetrit,
Të mos e merrnim të zakontë
Nuk e thamë.
Larg ika unë,
Më larg ti.
S’ u pamë!
Dashuri të tjera, të arrira,
të zbrapsura,
rrugës ndeshëm plot.
Si tonën,
Të madhen,
Të ndritshmen,
Jo! Nuk gjetëm dot.
Që dashuria jonë për njeri –tjetrin
Të mos u ngjante të tjerave,
Kurrë nuk e thamë.
Sa shumë u deshëm!
Aq mirë e ditëm.
Ku shkuam?! Ç’u bëmë…?!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje - Faqe 3 Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:18

Larg

Një herë në vit vij në atdhe
Një herë.
Çdo vit plot njerëz më s’i gjej,
S’i gjej!
Fëmijë, të rinj, shoh për herë të parë,
Të paparë.
Një herë në vit vij në atdhe, çdo herë më shumë,
Si kalimtar…!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje - Faqe 3 Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:18

Liria

Kur mësova ç’ishte liria,
Njoha burgun.
Oh, burgun!
Për lirinë kur luftova
Më burgosën,
Ah, burgosën!
Lirinë kur e fitova
Prangat egër i copëtova
Po! I copëtova!
Dashtë fati,
Lirinë e ëmbël më të mos kujtoj,
Të harroj burgun
T’a harroj!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje - Faqe 3 Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:19

Santa Maria

Ishte dita e Shën Mërisë. Drita i bleu Marisë një tufëlule margarita të bardha, pikërisht siç i pëlqenin asaj. Kishte vite që punonte në atë shtëpi dhe ishte bërë pjesë e saj. Ia dinte shijet, hallet dhe haretë të gjithëve. Të zotin e shtëpisë e quanin Jorgo, emër që mund t’a gjeje në çdo pesë grekë. Por edhe në çdo pesë greke njera do të ishte me domosdo “Maria”. Ishin çift i këndshëm dhe të mirëkuptueshëm. Me Marien, Dritën e kishte njohur një fqinjë greke, disa muaj pas ardhjes në Greqi, në 1977, atë vit të tmerrshëm. Donte të regjistronte Gentin tri vjeçar në kopësht, por po e sorollatnin me sigurimin e dokumentave. Në fund i kishin kthyer përgjigje negative, pasi në zonën e mbipopulluar me fëmijë, ku ata banonin, nuk kishin vende për fëmijët vendas. E mërzitur me vogëlueshin në njërën dorë dhe të bijën nëntë vjeçare, Mirelën në tjetrën, ishte kthyer në shtëpi. Nuk do të mundej të punonte pa siguruar kujdesin e të birit. Mirela shkonte në klasë të dytë dhe paraditen e ka!
lonte në shkollë.
I shoqi, Perlati rropatej tërë ditën me një rrogë tepër të ulët, e cila me zor u dilte për të paguar qiranë e shtëpisë dhe faturat e tjera, që zinin njera-tjetren. Ushqimin e siguronin me të lirë në tregun popullor, të cilin e vizitonin mundësisht afër drekës, kur çmimet uleshin ndjeshëm.
Pak minuta pas ardhjes në shtëpi, kishte trokitur fqinja e moshuar greke, me fytyrë të ëmbël dhe zë të ngrohtë. Mbante në dorë një pjatë të mbuluar me letër alumini.
”Pak ëmbëlsirë për fëmijët”, i kishte thënë duke u përpjekur të mos i jepte rëndësi veprimit që kryente. Drita ishte munduar t’a falenderonte, duke e zbutur hidhërimin në zë e në pamje. E kotë! Tjetra e kishte kuptuar menjëherë dhe si një nënë e dhembshur i kishte fërkuar duart duke e shtyrë t’ia tregonte marazin. Ky i fundit, së pari, i ishte çliruar nga sytë. Pastaj i kishte zbritur tek hundët, duke e detyruar të vraponte në kuzhinë për të marrë peceta e të fshihej. Kur ngashërimi i ishte qetësuar disi, i kishte treguar për mospranimin e të birit në kopësht. ”S’do mundem të punoj”- i kishte thënë përmes një dënese të lehtë.
“Ka zot”, i ishte përgjigjur fqinja e mirë, do t’a rregulloj unë këtë punë”, e kishte qetësuar me zë të vendosur.
Mbasdite ajo kishte telefonuar tek të afërmit dhe të njohurit e saj. Së fundi, një mbesë e siguroi se nëpërmjet një tjetër shoqeje, që njihte drejtoreshën e kopështit, do t’a ndihmonin nevojtaren. Për fat, ndihma qëlloi e dyfishtë. Genti u pranua në kopësht dhe Dritën e kërkoi t’a punësonte në shtëpinë e saj, për tërë javën, pikërisht, mbesa e fqinjës ndihmëdhënëse. Dhe kjo ishte Maria, që sot festonte ditën e emrit, së bashku me qindra Marie të tjera në të tërë Greqinë, një ndër pesë që merrnin urime gojore apo telefonata nga të afërm e të njohur, ku, pjesën më të madhe e zinin Jorgot! Edhe Jorgoja i saj duke qenë se Marisë së tij i pëlqenin shumë margaritat, i kishte blerë një tufë, të cilat i kishte vendosur në dhomën e gjumit. Drita e mësoi këtë nga Stela, e bija e tyre, moshatare me Mirelën e saj, e cila atë ditë nuk kishte shkuar në shkollë, për punë seminari që kishin mësuesit.
Lule-margaritat e saj Drita i vendosi në një vazo me ujë dhe u gjeti një vend në sallon.
Lëre Stelën të flejë sa të dojë, me qënëse s’ka shkollë, i tha duke u larguar, pas përqafimit falenderues që i bëri Dritës. Përshëndeti dhe qarkoi flokët e verdhë dhe të hollë pas veshit, aq të holla e të drejta, a thua ishin menduar për t’a pyllëzuar atë krye femre. Bashkëshortët, ekonomistë, punonin të dy në të njëjtën firmë. Dy herë në javë, Drita shkonte për t’u pastruar zyrën.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje - Faqe 3 Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:19

Tek pinte kafenë e mëngjesit, Drita po mendohej ç’të gatuante atë drekë. Kur Maria nuk e porosiste menynë, duhej të mendohej ajo vetë. Vendosi t’u bëjë një picë, ushqimi më i pëlqyer për Stelën. Vajza e donte shumë Dritën. Vitet e qëndrimit të kësaj në shtëpinë e tyre, e kishin kthyer në pak dado. Aq më tepër afërsia në moshë e dy vajzave e përforconte këtë. Kështu që, qortimet e gruas, vajza nuk i merrte kur për ters, madje, shpesh u llastohej atyre.
Do vi të pastroj ballkonin. Në një cep të tij, Jorgoja kishte lënë një thes të madh të mbushur me dhe për t’ua ndërruar luleve nëpër vazo. U mundua të ndotëte sa më pak dyshemenë, për të mos i vështirësuar punë vetes.
Në ballkonin e pallatit përballë, e përshëndeti Baku, i ngjashëm me një qen ujk. Sa herë që Drita përkulej majtas e djathtas duke dhënë e marrë me thasë e dhera, aq herë e shoqëronte koka e Bakut, e cila dilte nga një kuadrat kangjellash. Kur Drita hyri brenda, ai protestoi me të lehura, për braktisjen që i bëri mikja e përditshme.
Në kohën që vuri ujin për t’u ngrohur, e të zinte brumin, hyn Stela.
- Mirëmëngjes, përshëndeti duke vazhduar të shtriqej e kujdesuar të mbahej pas orendive më të afërta, për të mos humbur ekuilibrin. -Ç’do gatuash sot?
- Ajo që të pëlqen ty, i tha tjetra me kënaqësinë e pëlqimit që do shkaktonte tek vogelushja.
- Zemra ime, i tha e vogla dhe e përqafoi. - Sa mirë që jemi të dyja sot në shtëpi! Do të kënaqemi!
Drita buzëqeshi e përkëdhelur dhe e urdhëroi me tonin e dados, që s’pranonte kundërshtim, të lahej, vishej e krihej, e të mos dembelosej më tepër.
Stela pohoi me kokë dhe vazhdoi të ndërronte kanalet e televizionit. Befas vuri re margaritat në vazo.
- Sa të bukura! Ti i prure? pyeti Dritën.
Tjetra pohoi me kokë.
- Për festën e mamasë tënde, shtoi.
- Të tilla i bleu edhe babi, vecse i ka vendosur në dhomën e gjumit.
- S’kam hyrë ende atje.
- Drita, (i thërriste në emër, se kështu kishte dashur vetë ajo). E di çfarë i tha babi mamit kur i dhuroi lulet?
- Hë, -kureshtoi tjetra, me kënaqësinë e dëgjimit të ndonjë pjese paksa teatrale, mbushur me shprehje dashurish e përkushtimesh.
- Dua të të shoh gjithnjë të lumtur, vazhdoi Stela. -Kurrë nuk do lejoja, në çfarëdo çasti, të të shihja të bëje të tillë punë, si Drita e gjorë!
Dritës iu kthye marazi i zi. Më i zi se atë dite kur nuk ia pranuan të birin në kopësht dhe iu pre shpresa për të punuar. Rrallë herë ishte ndierë kaq keq. Lëndesa ishte më e madhe se sa pritjet shumorëshe nga kapriçiot e doganiereve grekë apo shfryrjet mesjetare, të qëna e të paqena të kanaleve televizive ndaj shqiptarëve.
Stela shkoi të lahej në banjo, kurse ajo u plas në një nga karriket, që qarkonin tavolinën e kuzhinës. Ktheu kafenë që kishte ngelur në fund të filxhanit. Donte tjetër! Uji po ziente.
- Drita, kur bëhet gati pica? pyeti vajza.
Ajo vuri re ujin që ziente. Se mos vetëm uji! Të gjitha orenditë e shtëpisë, e gjithë bota!
Do t’ia thoshte dy fjalë Marisë, kur të kthehej! Kurrë nuk i kishte kthyer një fjalë, jo më dy! Ajo, nuk u drejtohej atyre me “zotërinj”, sepse ata vetë nuk kishin dashur, për t’a bërë Dritën të ndjehej më e shpenguar. Por, sot, vërtetë do t’ia thoshte Maries dy fjalë! E para, qe do të paralajmëronte stuhinë, do të ishte “zonjë”! “Zonja Marie”! A e di ti, se…etj. etj.
Stela nuk u kënaq me shoqërinë e Dritës atë ditë. Rreth orës një duhej të vinte Maria. Ajo vinte gjithnjë para Jorgos. Për fat të keq atë ditë arriti ai i pari në shtëpi. Maria do të vonohej dyqaneve. Po e mbysnin ato dy fjalë. E pse të mos i’a thoshte Jorgos? A nuk kishte qenë ai, që i kishte lëshuar ato fjalë?
- Si ia kalove Drita? U lodhe? -pyeti ai me shprehjet e përditshme.
- Tjetër gjë më ka lodhur sot, zoti Jorgo!- i tha ajo me seriozitet të zymtë.
Burri u step. E kishte parë Dritën shpesh herë të mërzitur, nga hallet që kanë zakonisht njerëzit dhe ata të dy, burrë e grua, i kishin afruar gjithnjë ndihmën kur kishin mundur. Por, kjo e sotmja ishte tjetër gjë. Tek “zoti, Jorgo”, ai pa akuzën.
- Çfarë, Drita? -pyeti sërish me zë shfajsues dhe sqarues njëkohësisht.
Ajo vështroi vazon me margarita, që ia kishte sjellë Maries.
- Ju, nuk do t’a linit gruan, sido që të ishin rrethanat, të punonte si unë?
Stela dicka rrëzoi në dhomën e saj. Jorgoja kuptoi përse bëhej fjalë dhe u gatit të shpjegohej. Por, Drita foli para tij.
Kam lindur pas pesë vëllezërve. Prindërit gati nuk besuan, që u lindi vajzë pas aq djemve. Ime më, së bashku me një teze beqare, deri vonë nuk më linin të zija punë me dorë. Më mësuan të brishtë dhe të përkëdhelur. Pas mbarimit të pedagogjikes, më caktuan arsimtare në një shkollë fillore, jo larg shtëpisë. Në emërimin e afërt, ndihmoi një mik i babait, që punonte në komitet. Tim shoq, Perlatin e njoha në punë. Mësues edhe ai, në tetëvjecare, jepte fizikë. Kur u martuam, m’u betua, se do të më bënte gruan më të lumtur në botë. E lumtur isha me të !
Ndërrimi i sistemeve, n’a e vështirësoi gjendjen ekonomike. Kishim Mirelën të vogël dhe rrogat e arsimtarëve mbetën nga më të ulëtat e buxhetorëve. Por, Perlati, me kishte premtuar, se gjithë jetën do të isha e lumtur me të!
Ngriti një dyqan të vogël, në pjesën e parme të shtëpisë, nga i cili, nxirrnim fitim jo të ankueshëm. Njërën dhomë të shtëpisë e kishim kthyer në depo, pasi dyqani ishte i përmasave të vogla. Cfarë nuk shisnim! Që nga artikujt ushqimorë e deri tek ato industriale. Punonim me radhë, herë ai e herë unë, deri në atë vit të llahtarshëm, 1997-të, kur u rrëmbyen armët.
Në një nga ditët e cmendurisë, kur plumbat hidhnin valle, me vjen djali i fqinjës tetë vjec, për të blerë sheqer. Nuk kisha në dyqan!I thashë të më priste, sa t’a nxirrja nga shtëpia. Në kohën që do të hyja brenda, dëgjoj zhurmën e një makine, që afrohej me shpejtësi. Instiktivisht, kthej kokën, që të sigurohesha për djalin, pas largimit të saj. Kushedi, c’të rinj të cmendur qëllonin nga ajo! Disa krisma të forta armësh, në ajër, dhe vogelushi u shtri përtokë. E kishin qëlluar pa dashje! Vrapova mes thirrjeve dhe këmbët më dridheshin si gjethe nga era më e lehtë.
E shihja cdo ditë në oborr, tek imitonte heronje të filmave me aksione, Batman, Superman, e ku t’a di unë!
E kujt mund t’ia merrte mendja, që një ditë, mbi trupin e tij do të luhej një skenar i vërtetë?!
I ke vënë re sytë e fëmijëve, me dhimbjen e zhgënjimit, kur goditen gabimisht nga te rriturit? Atë dhimbje kishin sytë e tij, kur u përkula të ngre trupin e qëlluar.
Atë natë, së bashku me tim shoq, vendosëm të largoheshim në rastin më të parë nga vendi. Donim të ruanim jetën e dy fëmijëve tanë. Genti dhe pak mbushte vitin.
Përvec kësaj, Perlati, më kishte dhënë fjalën, se do të më bënte të lumtur! S’ka lumturi nën frikë!
Dhe ju, zoti Jorgo, thoni se s’do t’a linit gruan të punonte si unë?!
Erdhëm në Greqi, me ndihmën e disa të afërmve të tij. Punonte ku të mundej, për pak para rropatej tërë ditën. Unë rrija në shtëpi e kujdesesha për fëmijët. E ndjenim se ai vit n’a kishte plakur edhe dhjetë vjete të tjera. Vajza filloi klasën e parë dhe unë i kërkova të rregullonim djalin në cerdhe a kopësht, për të punuar edhe unë. Ai ngurronte. Nuk i pëlqente të më fuste në punë të tillë! Një ditë e kundërshtova ashpër, duke i thënë, se kjo mosdashje e tij, nuk më bënte aspak të lumtur.
Ishte një ditë e ftohtë dhjetori, prag krishtelindjesh, kur më tha, se do të kthehej vonë atë ditë, pasi do të shtronte pllakat e një apartamenti. Këtu e mësoi këtë zanat. Është shumë i lodhshëm, pasi tërë kohën duhet të rrish ndenjur në gjunjë. Pronari i shtëpisë do t’i paguante një pagë qesharake, prej gjashtë mijë dhramish, në dymbëdhjetë orë! Megjithatë, pranoi të shkonte. Me dymijë dhrami do t’u blente nga një lodër fëmijëve për festën, që n’a e kishin kërkuar me kohë. Me të katërtat që do të n’a tepronin, do zinim hallet e pazënshme.
Kur u kthye, i tejlodhur me kurrizin e përkulur nga qëndrimi shumëoresh gjunjësh, gati sa nuk qava. E shoqja e pronarit i kishte kërkuar t;a ndihmonte në ngarkim-shkarkimin e disa mobiljeve të rënda, andaj e kishte vonuar akoma më shumë ardhjen. Në mes të falenderimeve të shumta ata i dhanë paratë të futura në një zarf. Atij i kishte ardhur turp t’i nxirrte e t’i shihte në sytë e tyre. Mbase për punën e tepërt, të hamallit, që i kishte kërkuar zonja, mund t’I kishin future dicka më tepër. Për të shmangur cdo diskutim, ata ia futën në atë zarf.
Fëmijët iu hodhën të atit në qafë dhe i kujtuan dhuratën e premtuar për krishtelindjet. Tërë kënaqesi, ai hapi zarfin, për t’u treguar, se aty brenda ndodhej “çelësi” që do t’u siguronte lodrat. Brenda gjeti vetëm katër mijë dhrami!
Dhe më thoni, se s’do t’a linit gruan të punonte si unë, zoti Jorgo…?!
Im shoq më do! Por dhe unë e dua shumë atë…!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje - Faqe 3 Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:19

Drutë

Atë mbrëmje, ai u kthye vonë në shtëpi. Ishte shumë i lodhur dhe jashtë bënte tepër ftohtë. Për dreq fërnella elektrike ishte djegur dhe do t’i duhej të vinte në përdorim oxhakun, i cili më tepër se sa funsionin ngrohës, luante atë dekorativ.
Në depo gjeti pak ashkëlash, një dorë shkarpash, që mezi arriti t’i bënte edhe aq, duke qëruar çdo qoshe dhe dy trungje të gjatë e të trashë. I rregulloi të parat në oxhak pa shumë mundim, duke lënë në bazën piramidale të vendosjes së tyre një fole të përshkruar nga një kaush letre. Belanë e gjeti me dy drutë e trashë e të kokëfortë, gjatësia e të cilëve nuk e lejonte t’i vinte siç duhej trupat e tyre tamam mbi folenë e shkarpave. Mundësinë më të mirë për t’i ndezur, paçka se dyshonte në fuqinë e degëve të holla, e gjeti duke i vënë diagonal e përkundruall njëri-tjetrit, me barqet mi shkarpat, por pa i takuar midis tyre, hapësirë e cila ishte e domosdoshme për depërtimin e flakës.
Ndezi letrën dhe pasi u sigurua që ashkëlat morën, u shtri i mbuluar në kanapenë përballë oxhakut. Dëgjoi gurgulisjen e shkarpave dhe lëpjetat e flakëve që rrethuan belin e drurëve duke u ardhur rreth e rrotull. Indiferentë, ato nuk dhanë asnjë shenjë pjesëmarrjeje me ato palo spica.
S’kanë për tu ndezur, mendoi burri. Mund të kem ftohtë natën. Si nuk kishte asnjë dru të tretë në depo, për të ndihmuar ndezjen e zjarrit..!
E zuri gjumi pa mundur të shihte djersitjen e tyre, aty ku bëhej takimi me flakët. Lëngjet filluan të ziejnë dhe para se të shuheshin nga nxehtësia, ngritën urën e parë midis të zotërve, duke folur me një kod të fshehtë. Nga to u shkëputën lëvoret e para, që si buzë të etura e lëshuan veten nën lëpirjen e pasigurtë, por provokuese të flakëve, të cilat akoma nuk shpresonin në finalen e dëshiruar. Zjarri mori kurajo dhe arriti të ndezë edhe disa lëvore të tjera, që iu çelën trupave mëmë. Sedër lënduar që ai dilte nga ata farë pinjollë shëndetlig, druri me bazën e mbështetur në të majtë të oxhakut, e pështyu flakën. Tjetri e mbajti edhe pak. I ngelur vetëm edhe ky vendosi t’a braktiste. Në çastin e largimit përfundimtar, duke ndjerë rrezikun e moskomunikimit me llojin e vet, druri i parë e rrëmbeu sërish flakën e larguar nga tjetri. Lëvoret u ngjallën duke lejuar depërtimin e nxehtësisë thellë trupave drurorë. Aspak hatërmbetës, tjetri, më eleganti, me një lëkurë paksa më të lë!
muar, e priti me entuziazëm përcjelljen e flakëve nga kolegu përkundruall. Hapësira midis tyre ishte përndezur duke pushuar së qeni e tillë. Shkarpat dhe ashkëlat, të transformuara në një pëllëmbë hiri, ishin qetësuar përfundimisht, si kënaqesitë që vijnë pas një flijimi të shkuar jo kot. Atje lart, në qiellin e oxhakut, filloi kërcitja e parë. Të dobësuar nga nxehtësia, fuqikëputur, drutë ranë tërë afsh mbi njëri-tjetrin,duke shkëmbyer në pjesët e sipërme të trupave të tyre, një përvëlim marramendës. Nga rrëzimi, një grusht xixash, iu ngjitën errësirës së oxhakut, si një ofshamë kënaqësie. Të guximshme, kërkuese, flakët përfshinë çdo pjesë të virgjër të trupave. Pas trandjes pa kthim, ata u fashitën dalëngadalë, duke lejuar të shlodhen në vatrën e oxhakut, copa druri të trasha, të gjata, si ajo natë dimri.
Burri u çua vonë në mëngjes. Kishte fjetur mirë dhe nuk kishte patur të ftohtë. Me radhë iu kujtuan ora e vonë e kthimit në mbrëmje, të ftohtët dhe nevoja për tu ngrohur, drutë e gjetura në depo dhe përpjekja për ndezjen e tyre...Iu afrua oxhakut. E pabesueshme! Kurrw nuk i kishte ndodhur, që me një dorë ashkëlash dhe shkarpash, të digjeshin plotësisht dy drurë aq të gjatë edhe aq të trashë. Së shumti, flakët mund të kafshonin nga një copë në mesin e tyre, duke u damllosur me nga një gojë të zezë. Trazoi lehtë me mashë hirin. Një grusht prushi nën të, rizuri me të shpejtë një cipë të hollë gri, si të mbulohej me çarçaf e për të mos ndarë me askënd atë natë të saposhkuar e të mrekullueshme....!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje - Faqe 3 Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:20

Lenini

Lenini lindi më njëzet e një janar, mëngjesin e së cilit, bashkëfshatarët e tij, me syrin e parë që i hodhën pejsazhit rrotull shtëpive, u mëdyshën para bardhësisë që iu shfaq, në ishte brymë a borë. Përveç Latifit, që nuk i dha shumë rëndësi gjetjes së saj, te tjerët e zgjidhën shpejt enigmën. Atë mëngjes kishte shtruar të shoqen në maternitet, me shpresën se do t’i lindëte një vajzë pas dy djemve. Ajo përsëri djalë kishte bërë. E ngushëlloi veten, duke menduar se ishte më mirë te kishte tri djem se sa tri vajza. Pas marrjes së lajmit mbi lindjen e foshnjës në peshë normale dhe me kokë krejtësisht tullace, u nis në vatrën e kulturës, në mbledhjen e së cilës nuk deshi të mungonte.
Karriget, anësoret e të cilave u ishin rrjepur disa fije kompensatash, ishin të ftohta, akull. Iu kujtua bardhësia e mëngjesit. Borë kishte qenë a brymë? Gjithsesi, kishte shkrirë shpejt. Nuk pyeti askënd për të, që të mos e merrnin të lajthitur, për kujtesën e vonët. Ora ishte katër e mbasdites.
Në murin ballor të sallës, pas kokave të kryetarit të kooperativës dhe sekretarit të partisë së fshatit, të cilët mbanin në tryezën fare pranë vetes nga një bllok, dalloi portretet e ngjeshur në profil, të katër klasikëve të marksizëm leninizmit. Katër kolosë!
Atë çast u ngazëllye sinqerisht që e shoqja i kishte lindur djalë, paçka se tullac. Tamam si i treti në radhë, Lenini! U çudit, kur sekretari i partisë, tek e lidhte temën e diskutimit me katër burrat e mëdhenjë, (në fakt të të pestëve, edhe të Enver Hoxhës, paçka se ky pozonte veçmas, pak më tutje), përmendi, jo pa emocion, se ajo ditë përkonte me datën dhe muajin e vdekjes së V.I.Leninit. ”Kishte vdekur Ai, por jo mësimet e tij”! Fjalët e fundit me zor u kuptuan nga duartrokitjet, me të cilat Latifi kishte bashkuar edhe ato të vetat. Në mbarim të tyre i shkrepi mendimi për ta quajtur foshnjën Lenin! Përqasjet e rastësishme, i treti në radhë nga djemtë, tullac, data dhe muaji i lindes së njërit që për tjetrin shënonte vdekjen, ia përforcuan idenë deri në ndjenjë detyrimi. Ai i pohoi vetes më vonë se kishte dashur t’ia përcillte vendimin e tij mbledhësve, por, ajo frika e mbase lajthitjes, si me brymë-borën, e kishte stepur. Sidoqoftë, djali u quajt Lenin. Me përjashtim të p!
ërqasjes së dytë, tullacërisë, cilësi që u korrigjua pas pak muajve me mbirjen e një floku të butë si kadife, dy të tjerat ishin të paluejtshme.
Lenini, në krahasim me dy vëllezërit e tjerë më të rritur, vinte gati shëndetlig, i pakët, afërsisht si Lenini klasik, përkrah shkumëzimit flokë e mjekër te Marksit e Engelsit.
Ishte fëmijë i qetë, i druajtur, i dhembshur dhe gati i pazoti për veten. Nëse rëndom tipa të tillë bëhen lehtë objekt argëtimi ose më keq tallje nga të fëmijët e tjerë, Lenini për shkak të qeshjes së tij gjithnjë të hareshme, që në fillim ngacmimet e moshatarëve, arrinte t’ua çarmatoste agresivitetin, madje të siguronte mbrojtjen e tyre.
Kur arriti moshën për të kuptuar origjinën e emrit, ndjeu pështjellim. Krenaria që e kishte të njëjtë me një nga burrat më të shquar të botës dhe kuptimi mbi pazotësinë e vetes në raport me të tjerët, e ligështuan.
Në klasën e tretë fillore, për disa muaj,në orën e fiskulturës kishte qenë i treti në radhë. I katërti pas tij, pas një kohe jo shumë të gjatë, ia kishte kaluar në gjatësi duke e ç’vendosur një vend më poshtë. Në klasë të katërt, djali i pestë në rresht e kishte mënjanuar sërish duke zënë vetë vendin e tretë. Ndjenja e hidhur e spostimit në vendin e pestë, u zbut paksa me kalimin në vend të katërt të djalit, që fillimisht e kishte hequr kur kishte qenë i treti në radhë. Ç’vendosje të tilla deri në mbarim të tetëvjeçares pati plot, por kurrë nuk arriti më të radhitej i treti.
Përfitimin nga emri e ndjeu për herë të parë kur shkoi në gjimnaz. Mësuesi i Historisë së Partisë së Punës, sa herë që e ngrinte në mësim, ia mirëshkoqte atë me pasion duke lënë pauzë pas çdo fjale:
Eja, Vladimir Iliç Lenin!
Leninin e gjorë e kapnin mornica kënaqësie dhe ankthi për t’i përmbajtur ato e për t’u dukur sa më i natyrshëm. Ashtu i hollë, si tel sigurese, çapitej drejt tabelës në pritje të pyetjeve. Zakonisht, mësuesi e pyeste vetëm për titullin e mësimit dhe më pas komentonte vetë gjithë oreks pjesë nga jeta e Lininit bolshevik. Adashit te këtij i pëlqente të gjente përqasje me jetën e të madhit, nga ato që mund të gjesh me bollëk ne jetët e njerëzve, por që i riu besonte se i takonte vetëm atyre të dyve.
Dhjetë! i thoshte mësuesi i kënaqur.
Krejt e kundërta ndodhte me mësuesin e fizikës. Përmendjen e Leninit, që çuditërisht edhe ai e theksonte me interes, por pa pauzë midis trilogjisë së emrit të tij, i përçonte ndjenjën e turpit. Mësuesi i hidhte një vështrim ironik, si ta akuzonte për guximin e mbajtjes së një emri të tillë, ku, me sa dukej, ai nuk shihte as përqasjen më të vogël. Lenini nxënës kishte dëshirë t’i tregonte dy ngjashmëritë e tjera me të madhin, i treti i djemve të familjes dhe njëjtësia në datë e muaj e lindjes së njërit, që për tjetrin shënonte vdekjen. Por, parandjenja e hidhur, që çdo hollësi treguese mund të ironizohej nga tjetri, e mbajti. Ndonjëherë, djalit i dukej, se në vështrimin e tjetrit pikaste një përqeshje të lehtë, por të thellë, që nuk lidhej vetëm me të, por edhe me atë tjetrin, Leninin e madh. Përveçse dritës ironike kur e përmendëte gjatë apelit, mësuesi sillej me dashamirësi me të terë nxënësit.
Lenini e qetësonte veten se e kishte jetën para dhe një ditë do zinte vend të mirë në të, edhe në mos të tretin. Me rritjen trupore filloi të kuptonte se mbrojtja që tregonin shokët për të nuk ishte thjesht ajo ndaj një qyqari, por ndaj një shoku me vlerë.
Në mbarim të shkollës së mesme, atëherë kur mendoi se kishte ardhur koha për shfaqjen më të plotë të vetëidentitetit, të palidhur me atë të klasikut, ndodhi ajo që nuk e kishte pritur kurrë, përmbysja e tyre. Jo, se ia zhvendosën radhën Leninit të madh. E zhdukën fare nga faqe muresh e biblioteka, së bashku me Enver Hoxhën, paçka se ky kishte pozuar gjithnjë veç tij. (I vogël, gjithnjë e kishte shoqëruar kureshtja pse këtë të fundit nuk e bashkonin me të katërtit, të bëheshin pesë. Kështu, Lenini, nuk do të kishte një, por dy pas vetes).
Mbajtja e një emri të tillë në klimën e re nuk ishte hiç e këndshme. Sidoqoftë, edhe me të ai do të luftonte për veten.
Gjendja e trazuar, u rëndua me vdekjen e papritur të të atit. Në të vërtetë, prej vitesh ai vuante nga një azmë e tmerrshme, që e smbrapste sistematikisht me një pompë që e përdorte enkas për këtë punë. Njerëzit u mësuan me të papriturat e përditshme, aq sa këto filluan t’a humbnin një kuptim të tillë. Edhe ikja e të vëllait, para vdekjes së babait, e papritur iu ishte dukur. Një mbasdite, një orë para largimit i kishte shtangur të tërë në familje duke u thënë: Po nisem me disa shokë për në Itali. Mos u bëni merak. Mirë do të jem. Me rastin më të parë do t’ju dërgoj lajm.
Latifi me të shoqen nuk kishin mundur të flisnin. Si për t’u dhënë kurajo, ai i ishte drejtuar të atit: Do të të dërgoj një pompë të mirë për azmën. Nuk janë si të këtushmet, të shërojnë!
Babai kishte vdekur para se të arrinte pompa e azmës. E varrosën një dtë të ngrohtë maji. Meqenëse ish parcela ekzistuese e varrezës ishte tejmbushur, të ndjerin e varrosën në një të re, pas xhaxhait të tij, i larguar edhe ky nga kjo botë, pak javë më parë. Fisi i tyre i kishte kërkuar varrmihësit, edhe me lejen e komunës, që atë rresht, ku ishin hapur dy varret të mos e zinin me gjak tjetër.
Dyzetë ditë pas vdekjes së të atit, vëllai tjetër, i pari, mungoi të kthehej në shtëpi. Të nesërmen telefonoi që nga Selaniku, ku kishte mbëritur së bashku me dy shokë të tij. E ëma e gjorë u shastis fare.
Do të të marr edhe ty, i kishte thënë Leninit, dhe pa e qartësuar më tutje, e kishte mbyllur receptorin.
Ky nuk e mori vesh se në ç’rrugë do t’a merrte i vëllai, duke kapërcyer dherat, siç kishte bërë edhe vetë, apo duke u përpjekur t’i nxjerrë ndonjë vizë, duke mos besuar në shkathtësinë e të vëllait, si kapërcyesh malesh. Ç’doqoftë të ishte mënyra, atij, Leninit, i duhej të pajisej me pashaportën nderkombëtare shqiptare.
Javën e ardhshme vendosi të zbriste në qytet. Kishte dëgjuar që atje bëhej nami. Pashaportat ishin të pakta dhe radha e gjatë. Njerëzit e gdhinin tërë natën. Njoftoi të emën e shokuar ç’do bënte dhe u nis një ditë të marsit, mëngjesi i të cilit nuk të jepte asnjë ogur, për përfundimin e asaj nisme. Nuk shprehu asnjë thirrmë mospadurimi, siç bënin pothuaj të tërë, tek pa varganin e gjatë të njerëzve, tek prisnin para një sporteli të vogël, deriçkë bardhë, si çarjet e kuadrateve në muret e kinemave, nga ku shfaqeshin filmat. Nata dha shenjat e para të parashutimit, pas disa orësh pritjesh të tij. Pas zbritjes së plotë të saj, ndjeu disa mornica në trup dhe një prerje në mes. Nuk mundi t’a qartësonte nëse e dyta shkaktohej nga e ftohta apo nga lodhja. Dhimbja me të ftohtët u shtua dhe ai u ul galiç, i mbështetur në murin e lagësht të Degës së Punëve të Brendshme, atje, ku ishte hapur ai, sporteli, nga ku tërë ata njerëz prisnin të pajiseshim me dokumentin themeltar të identite!
tit, për të udhëtuar ndoshta jashtë kufijve. Dhe nëse ky dokument prodhosej prej krimesh gjithfarësohej, mbajtësi i tij mund të futej brenda atyre mureve dhe t’i merrej pashaporta për t’iu rikthyer pas kryerjes së dënimit.
Shplodhja e përkohshme u kompensua me të dredhura të fuqishme, që iu përcollën trupit nga gurët e ftohtë.
Nuk e prisja kështu natën e marsit, vetëfoli.
Në të zbardhur, sfilitja iu bë e padurueshme. Doli nga radha, duke iu siguruar bashkëpritësve të familjarizuar kthimin e menjëhershëm dhe bëri një vrap rreth e qark ndërtesës. Drita e mëngjesit që sa vinte e shtohej dhe ngrohja paksa e gjymtyrëve e ri kthyen pranë sportelit. Njerëzit filluan të gjallëroheshin, duke ndihmuar në pritjen e hapjes së tij me biseda shumëmenyshe. Në orën shtatë ai filloi punën dhe radhët u ngjeshën. Gruaja që shërbente në të mori dokumentat e të parit. Deri në ardhjen e secilit kishin me se të merreshin. Numëronin, jo pa argëtim, shkurtimin e radhës, megjithëse të ngadaltë, duke e harruar paksa shurdhërinë e orëve të natës. Madje, të porsambaruarit punë, ishin gati t’ia falnin errësirës torturën, duke u ngrohur nga përjetimet e afërta që do t’u sillte përdorimi i pashaportës.
Tanimë Lenini ishte i shtati.Mbaroi edhe një.
I gjashti!
Për t’u siguruar i rinumuroi parapritësit. Saktë e kishte.Më e sakta shënohej tani,me ikjen e një tjetri.
I pesti!
Së shpejti do të mbaronte punë. Ç’farëdo rruge të ndiqte i vëllai për t’a marrë në Greqi, e mira ishte t’a kishte pashaportën mdërkombëtare.
I katërti!
Tanimë arrinte t’a shihte fytyrën,n donëse të vrazhdë të sportelistes.
I treti!
Lenini ishte i treti!E shihte pothuajse tërë fytyrën e ngrysur të nëpunëses tek merrte dokumentat. Për marrjen e tyre duhej të kalonte e pakta një javë. Thuhej, se atëherë do të ishte më e lehtë. Rëndësi kishte dorëzimi i tyre.
I dyti!
I filluan emocionet. Bashkë me rrezet e diellit që i ngrohnin shpinën, që të bënin të besoje se ishte gati një rastësi i ftohti i natës, iu përskuqën lehtë edhe faqet. I erdhi radha. Gruaja mblodhi vetullat tek ia lexoi emrin.
Si të quajnë? deshi të sigurohej me një hakërrim të përmbajtur.
Lenin, u pre ai, duke menduar për ndonjë mangësi të dokumentave, që do ta detyronte të ripërsëriste radhën bashkë me natëftohtën e marsit.
Të quajnë Lenin dhe kërkon pashaportë, ë..? qesëndisi ajo. Ata Leninat e tu m’a futën tim atë njëzet vjet në burg, i tha dhe ia ktheu letrat mbrapsh.
Lenini nuk deshi të besonte që tërë ajo sakrificë të përfundonte me një gjë kaq qesharake. Nuk mund të ikte tek i vëllai ne Greqi. Nuk do të lejonte askën të silleshin me emrin e tij kështu. Me të tijin, jo të atij... tjetrit. Bërtiti, rihyri në radhë, rizgjati dokumentat duke ia bërë të qartë gruas - burrë se s’ishte faji i tij për emërin e vënë në foshnjëri. Veç kësaj, ajo nuk kishte asnjë punë me të. Le te kryente të sajën.
Shko ndërro emër, nuk e prishi ajo qejfin dhe ia përplasi letrat në fytytrë. Në kapitalizëm nuk ka Lenina!
Dy nga radhësit u përpoqën me gjysmë zëri t’i vinin në ndihmë, por vështrimi hakmarrës i tjetrës i prapësoi.
Lenini deshi të ankohej tek kryetari i degës. I thanë se do të vonohej, mbase edhe të mungonte atë ditë.
Do kthehem sërish pasnesër, pasi të shlodhem, tha.
Një javë të tërë u tret nga temperatura. Kurrë në jetën e tij nuk e kishin poshtëruar kështu. I premtoi vetes se do t’ia rikthente nderin emrit të tij, si t’i jepte besën një njeriu ndaj të cilit i detyrohej mjaft.
Në fillim të javës së ardhshme, për të emën ndodhi gjëma më e papritur. Lenini shëndetlig, vdiq në spital. E qau bashkë me djemtë e tjerë të kthyer enkas për të përcjellë të vëllanë, ata të afërm që kishin i shpëtuar emigrimit dhe bashkëfshatarët e gjindshëm. Si në çdo vajtim, të ndjerit iu kujtua fëmijëria e brishtë, e njomur nga lotët e ngrohtë të vajtocave. Më pas, rinia e nisur, ajo që i jep njeriut lumturitë më të paharruara të jetës. Lotët egërsoheshin, si ujrat që i afroheshin kataraktit. Fati i keq, i kishte prerë mundësitë e lumturive.Ujvara e lotëve shpërthente mes ulërimave dhe të emës herë pas here i binte të fikët.
E varrosën në rripin e tokës së ruajtur për familjen. Pas të atit. Ky i fundit, pas të xhaxhait. Ishte i treti...!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje - Faqe 3 Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:20

Studenti

Eduardi arriti të shohë përtej gjetheve të pjergullës, që kishte zaptuar më shumë se gjysmën pamore të dritares, duke larguar lehtë disa prej tyre, që si duar tekanjoze ia kishin zënë sytë. Nga shmangia e tyre përfituan sytë e një gruaje rreth të dyzetave, që fillimisht ndoqën lëvizjet e ngathëta të kërcellit lavjerrës, derisa u takuan me atë të banorit të ri.Vështrimit kureshtar dhe naiv të studentit, që si hedhjet e një karkaleci nuk qëndronin gjatë diku, iu përgjegj ai i një gruaje të mirëambjentuar. Buzëqeshjes së tij, që nga kati i dytë i ndërtesës së bukur, iu prezantua një shikim krenar e modest, që ia veshin vetes një pjesë e të varfërve, ku me nënshtrimin e vetëdijshëm ndaj fatit, pikasje një dozë të heshtur heroizmi, që përbënte mbase një nga kënaqësitë e pakta të jetës së tyre. Megjithë fizikun e lënë pas dore, vetulla të pahequra dhe një e treta e flokëve të thinjura, bishtin e gjatë të të cilave ajo e hidhte pas krahëve, si një insekt ngjitës të bezdisshëm, sa h!
erë që ky i afrohej gushës, tregonin për një grua të hijshme në të ritë e saj. U mëshoi rrobave në legenin me ujë të nxehtë e të sapunisur, të cilin e largonte herë me dhunë, si objekt të padëshirueshëm më dhe më pas e afronte sërish, duke i dhënë mundësinë e dobishmërisë, si për t’i kumtuar tjetrit se rutina ishte tashmë mjeti më i mirë i mosplagosjes.
Studenti, që rridhte nga një familje e kamur dhe kishte zënë me qira apartamentin nga dritarja e së cilës sodiste, duke mos gjetur agjë interesante për t’u marrë hë për hë, nuk u largua. Nga shtëpia e gruas doli një djalë dhjetëvjeçar me një deng rrobash në krah, që ia hodhi të ëmës pranë këmbëve. U rikthye për të mbledhur një palë pantallona dhe dy këmisha, që i kishin shkarë gjatë rrugës. Teshat që iu bashkuan rrobave të palara, ishin prej cohe të mirë dhe bënin kontrast me pantallonat e djalit të arnuara, jo tamam në gjysmëfryrjen mbi gjunjë, si topa të squllur nga përdorimi i gjatë, por pak më në anë, tregues i dashurisë që kishte ai për rolin e portierit.
E ëma diç i tha, duke i zgjatur një palë pantallona nga grumbulli i teshave ende të palara të klietëve të saj dhe djali u fut menjëherë në shtëpi. Ndërrimi që u bëri pantallonave, duke i zgjatur së ëmës të tijat për t’i larë, e tregonin një qesharak të dhimbsur, të futur në atë thes të stërmadh, që për të mos i rënë i kishte lidhur në mes me një lloj ushkuri. Fundin e tyre e kishte përthyer një pëllëmbë, aq sa të mos e preknin tokën. Zuri vend mbi një stol në anë të shtëpisë, duke soditur qiellin, shenjat atmosferike të të cilit do të përcaktonin kohëzgjatjen e tharjes së tyre, për të shpëtuar nga ai ndalim i detyruar, që kryhej për javë. Eduardi priti të shohë shenjat e para të padurimit e më pas të shpërthimit të djali nga mërzitja, por edhe ky, si e ëma, i qëndroi besnik pritjes.
Rutina t’a kalit apo t’a plas durimin?
Studenti mendoi të hidhte një vështrim në dritaren në anën tjetër të apartamentit, derisa t’i thaheshin pantallonat të voglit dhe gruaja të mbaronte larjen e teshave. Një det i qetë mbi të cilin qëndronin tri zogj me krahë hapur e të tendosura, aq sa mund të dyshoje në gjalljen e tyre, pamje,e cila do të përcaktohej si më e vlefshme për t’u soditur nga njeriu më i rëndomtë, nuk e entuziazmoi edhe aq. Në bregdet pa të shëtisnin dy plaka që mbanin njëra-tjetrën prej krahu, duke i vlerësuar hapat e shoqja-shoqes të hedhura me aq mundim, si një sakrificë jo të vogël, që pas kësaj u takonte një shlodhje e meritueshme. Ecja pothuaj drejtëvizore e tyre u shmang nga një tog guralecash, me të cilat luante një fëmijë i vogël, i cili dihaste me kënaqësinë që të jep mundimi i kryer për plotësimin e një dëshire. Të dy palët duke përfituar nga mosha, të parat nga persekutimi, që e kanë rëndom të moshuarit dhe i dyti nga llastimi, nuk hapën rrugë. Fitoi më i forti, duke i detyruarat të vje!
trat të zgjatnin itinerarin e kthimit.
Eduardi u mërzit shpejt me këtë pamje të zakonshme, pa fabul, të kundruar në sa e sa sallone mbi pikturat që fshihnin lakuriqësië e mureve. Kërkoi të risodiste pamjen e parë, si vazhdimin e një libri interesant, të ndërprerë nga nevoja të detyrueshme fiziologjike.
Gruaja dhe i biri ishin futur në shtëpi. Mbi telin e rrobave ishin të pathara ende, vetëm një palë pantallona burrash prej cohe të mirë. Dielli atë ditë ishte tepër i ngrohtë.
Këtë ritual studenti e kryente pothuaj çdo të dielë paradite,teksa ditët e javës mbusheshin me studime dhe përkushtime shoqërisë së re. Të dy palët e kishin miratuar praninë e njëri-tjetrit qetësisht, duke vazhduar natyrshëm jetën e tyre, pa i zgjeruar dëmtueshëm kufijtë e njohjes.
Një të diel nëntori, moti papritur u ftoh dhe Eduardi pa të dilte avull nga duart e mufatura prej ujit të nxehtë dhe me sapun të gruas, teksa nderte rrobat në telat e lidhura në trungjet e dy pemëve .Dhjetëvjeçari që priste tharjen e pantallonave u bë gati të futej në shtëpi për të shmangur të ftohtët. Befas, në atë çast, që edhe për vetë folësin ishte e papritur, ndoshta nga thyerja e zakonit që i vogli po i bënte së dielës, Eduardi pyeti:
Ke ftohtë?
Nënë e bir ngritën kokat të çuditur, që nga ajo qenie e kamur dhe e palëvizshme që prej disa javësh, doli ai zë i shqetësuar. Vështrimi i tyre, gati i një triumfuesi, që nuk u ngasën të flisnin para kundërshtarit, lëkundej midis mospërgjigjes, pra, mosdëgjimit, që ata e konsideronin si sjellje kalorsiake, duke ia kthyer armën dyluftuesit paqësor dhe një përgjigjeje të thatë e derëmbyllëse.
Studenti u hodh në një tjetër fushë komunikimi, ku refuzimi të mos klasifikohej në fitues dhe humbës.
Kam nevojë për larjen e teshave. Mund t’jua besoj juve?
Gruas i pëlqeu që tjetri iu drejtua si klient. I biri priti me lëvizjet e një portieri dhe buzëqeshje të vetëpërmbajtur qesen rrumbullake me teshat, që studenti ia hodhi nga dritarja.
Kaloi të sodiste në anën tjetër të apartamentit, duke e gjykuar disi fyese kundrimin e gruas tek lante ndërresat e tij. Det i kaltër me dallgë të forta që masturbonin bregut dhe riktheheshin pas si kodoshë të papërgjegjshëm. Edhe kjo pamje ishte e stërparë.
Në mbrëmje djali i solli teshat e thara. Tek pagohej pa shkarazi nga qoshja e dhomës tjetër me derë të hapur.
Do të rrish? e pyeti Eduardi.
Jo! Atje, zgjati gishtin në qoshe, ka qenë një zog i bukur brenda një kafazi.
Ç’u bë?
Iku bashkë me qiraxhinjtë.
Njiheshit me ta?
Pak. Ata vështronin gjithnjë nga deti. Juve nuk j’u pëlqen?
Pak! Po ty?
Deri para tri vjetësh, shumë. Tashmë,nuk e di!
Studenti priti qartësimin.
Atje, gishti i të voglit u ngrit mbi lartësinë ku mund të kishte qenë dikur kafazi me zogun, m’u mbyt babai. E zuri furtuna në det. Kishte barkë të vogël, akuzoi ai varfërinë.
Tjetri nuk i dha bakshish, që pas dëgjimit të kësaj historie do të ishte më stimuluese për t’u dhënë. E frenonte ajo krenaria këmbëngulëse, që dukej se e kishte shoqëruar gjithë jetën këtë familje. Sytë i shkuan tek anët e xhepave paksa të njoma të pantallonave të djalit. Nuk kishte pasur diell atë ditë dhe era kishte qenë e lagësht.
Faleminderit, i tha. Si të quajnë, para se tjetri të mbyllte derën.
Anton!
Faleminderit, Anton!
J’u lutem...
Eduard!
J’u lutem zoti Eduard, zuri vendin i vogli.
Të dielat pasuese u shtuan jo më shumë se me mirëmëngjesimin e të dy palëve. Përshëndetja ndarëse nuk kishte hyrë ende në përdorim, o për hershmërinë e saj, o për mos ndodhjen e të dyve ne vendet e njohura. Moti u ftoh dhe Antoni e vononte sjelljen e rrobave një ose dy ditë, sipas tekave të atmosferës. Rrinte pak në këmbë dhe kënaqej me atë pak bisedë që shkëmbente me studentin shpirtmirë.
Dy javë para Krishtlindjeve, ndërsa kryenin kuvendin e radhës, dhjetëvjeçari ia nguli me endje sytë, një anijeje të madhe e të bukur prej druri, bordi i së cilës ishte nbushur me kutizëza kubikëshe, zbukuruar me fjongo, imitim dhuratëzash, pikërisht në vendin ku qiraxhinjtë e dikurshëm kishin patur kafazin me zogun.
I duket më pak romantike dhe njerëzore, mendoi Eduardi. Fakti që ka zënë vendin e një kujtimi të bukur, e shton këtë.
Pas ikjes pikëllim-përmbajtëse të të voglit, studenin filluan ta torturonin hamendjet. Mos i ishte dukur sfiduese stolisja e anijes me dhuratat, kur ai s’ka veç një palë pantallona në konsumim e sipër dhe një palë këpucë që fusin ujë në majat e tyre?
Ndjenja përpëlitëse që shoqëron idealët mëshirues të shtresës së pasur, ndaj vuajtjeve të shtresës antipode, me brejtjen e përhershme të një vetëfajësie, qoftë kjo, edhe thjesht nga vëzhgimi i tyre, nuk e lëshoi edhe në ditët e pasme.
Një të dielë para Krishtëlindjeve vendosi t’ia dërgonte teshat gruas nga dera. Donte t’i lutej t’a lejonte atë, studentin, për t’i dhuruar një palë rroba të birit, në prag të festës së madhe. Për të shmangur refuzimin fyes të saj, do t’i shprehte natyrshëm traditën e familjes së tij, për të gëzuar me një dhuratë personin që ai do të dëshironte. E ndjente mohimin e saj tek do të hapte kanalin ekonomik midis këmbëve të të dyve. Një tjetër arsyetim i përdorshëm, mund të ishte thjesht simpatia që ushtronte ndaj djalit. Dhe po qe se ia blente teshat me kokë të vet, me siguri që e ëma do t’ia linte në dorë. Asnjë variant nuk i’u duk bindës. Vendosi të zbatonte të dytin, duke i mëshuar anës emocionale të shprehjes së tij.
Gruaja u çudit, por s’foli, kur e pa në derë. Imazhi i tij për të ngjasonte me një fotografi pasaporte, teksa pozonte gjithherë nga dritarja pjesën ballore të fytyrës me një pjesë të kraharorit dhe shpatullave. Iu duk më i shkurtër nga ç’mund t’a mendonte. Kjo e bënte pakëz më të afërt. Ia mori teshat dhe priti të dëgjonte me kureshtjen e njerëzve, të sigurtë që pas dëgjimit, u kërkohet të japin një përgjigje të menduar.
Mos më paragjykoni ju lutem, filloi të flasë studenti, ndërsa fjalët pasuese, më shumë se kërkesë-falëse, ishin thirrje për ndihmë, refuzimi i së cilës mund t’i sillte atë gjëmën të riut, që me siguri fshihej në atë fjalë të pakuptueshme “paragjykim”. Ata, nënë e bir, e donin studentin, prandaj, pa mundimin më të vogël, teksa besonte se nderi ishte i dyanshëm, pa borxhe për të dy palët, pranoi.
Në mbrëmjen e pas dy ditëve të tharje-rrobave, doli bashkë me vogëlushin për të blerë teshat. Eduardi ndjente kënaqësinë që të jepte fitorja e lehtë e zgjidhjes së një situate, pas mbivlerësimit të saj dhe Antoni me ndjenjën e përmbushjes së një detyrimi, që pas vdekjes së të atit ishte shtrirë drejtëvizorisht në kohë. U gëzua përmbajtshëm, teksa veshte këpucët, pantallonat dhe këmishëm, duke i paguar me një falenderim të ngrohtë,si një ditë e butë me diell të veshur.
Eduardi kishte pritur më shumë entuziazëm nga i vogli. Vërtetë që ai nuk i përkiste atij grupi filantropësh të pasurish, që kryenin bamirësi vetëm për t’u përdëllyer nga stërfalenderimet zalisëse të fukarenjve, por edhe kjo vetëpërmbajtje e gjithhershme dhe gjithkundshme...! T’a marrë djalli...!
Faleminderit, Eduard, e shtuan paksa dozën e kënaqësisë nënë e bir, ndërsa gruaja e hetonte, nëse kishte mbetur ndonjë gjurmë nga djalli i fshehur që kishte trazuar më parë studentin. Fytyra e tij ishte e qetë. Suksesi u sigurua edhe nga falenderimi që ai kreu. Të dy palët dukeshin se ishin barabar.
Të dielën e ardhshme, teksa tri ditë i ndanin nga festimi i Krishtlindjeve, pamjen ”pasaportë” të Eduardit në dritare, gruaja e mirëmëngjesoi mjaft ngrohtë. Midis shumë teshave të ndera në tel, dalloi rrobat që i kishte blerë Antonit. I veshur me të vjetrat, mbi një legen të vjetër e tek-tuk të çarë, të “salduar” me tul buke, pa një nga këpucët e vjetra të djalit, tek lundronte mbi një dërrasë, zbukuruar nga të tëra anët me vela e penjë.
Faleminderit, Eduard! brriti gëzueshëm Antoni, teksa hareja ia kishte zmadhuar tiparet, si dielli i orës dymbëdhjetë!
Valbona Bozgo - Hamëndje - Faqe 3 User_offline
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje - Faqe 3 Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:21

Prostitutë pa dashje


Novelë


Diskoja në fundrrugën e Dibrës, pak kohë kishte që ishte hapur. Dita e ngrohtë e majit, që çdo njëzetekatër orë vendoste t’i merrte minuta natës, e pa të udhës t’a ndalonte grabitjen ndaj antipodes së saj. Madje, njerëzit, që nxitonin në hallet e tyre disi të mjegulluar nga vapa, as që do t’a kishin vënë re këtë luftë të ftohtë ditë-natë, në qoftë se dritat e para të dyqaneve anës trotuareve nuk do të ishin hapur.
U ndezën edhe dritat e diskos. Fillimisht, dy neonet e vendosura mbi portën e drunjtë e zbukuruar nga gdhendje formëndryshme, në dy anët e së cilës dy luanë, po të drunjtë, kishin çapëlyer gojën, duke parandjerë çmendurinë që i pret vizitorët. Një shirit me llambushka, me funksionim “rë-lë”, , që fillonte tri metra larg portës, ngjitur me trotuarin, bënte një kapërcim sipër saj dhe mbaronte përsëri anës trotuarit, në skajin tjetër.
Dy vajzat që shushuritnin në mesin e dy zgjatjeve llambushkore, hezitonin të hynin. Por, kur nata, vendosi të mos i lëshonte më asnjë minutë ditës, gjë që e miratuan ndezja e disa dritave, në disa apartamente të pallateve përreth, ato hynë.
Elona hodhi sytë e drojtur në sallën pothuajse të zbrazët. Tjetra, bjondja, dy gisht më e gjatë, që nga siguria e ecjes dukej se nuk e kishte për herë të parë, e drejtoi të uleshin në një tryezë, në fund të sallës.
Do rrimë shumë, pyeti Elona shoqen.
Sapo erdhëm! Ende s’ka filluar... , s’është mbushur. . - dhe ndezi një cigare.
Ti do, i afroi ajo paketën.
Apa... pa... pa... , - largoi tjetra tymin me dorë.
E di, që kur të plakesh, do të jesh përsëri e bukur?- e pyeti bjondja, që quhej Elsa.
Jo!
Kur largove tymin me dorë, për një çast flokët e tua të zeza të fshehura pas tij, m’u dukën të thinjura.
Ashtu?- u duk sikur u çudit tjetra e cila nuk po e shpjegonte dot ankthin që ndjente, nga zbrazëtia e sallës, apo nga pritja për mbushjen e saj. Të dyja kundërshtonin njëra – tjetrën.
Si mund të ndjesh ankth nga dy gjëra të kundërta me njëra –tjetrën? -pyeti ajo Elsën.
A? - bërtiti tjetra, sikur t’a kishin pyetur për largësinë e ndonjë galaktike.
Nuk e di se çfarë më tremb! -tha ajo.
E panjohura –pohoi me siguri tjetra.
Çfarë?- i tha Elona, më tepër me një pyetje sqarim vazhdues, sesa moskuptues.
E reja! -vazhdoi tjetra. -Kjo cigare që të mbyti ty, dikur më ka mbytur edhe mua. . , më ka trembur.
Pse e pi atëherë?
Që të largoja frikën. E mësova dhe tani nuk trembem.
Sa herë që trembesh nga diçka përqafon frikën dhe e mbyt atë?
Pothuajse!
Në qoftë të del përpara ndonjë luan, do të luftosh derisa t’a mundësh e të të dali krejt frika?
Shoqja qeshi me këtë pyetje tejet naive të tjetrës dhe nuk denjoi të përgjigjej, veçse nxori pak majën e gjuhës për të treguar se s’i jepte rëndësi.
Më duket se ca sy luani po të kërcënojnë pesë tryeza larg tonës, në të djathtën tënde - i tha ajo.
Elonës iu kthye përsëri ankthi. Nuk donte t’a shihte atë ”luanin”! Ankthi nuk iu pakësua. Duhej t’a shihte që t’a thynte atë. Duhej trembur frika. Si Elsa. Lëvizi pak karrigen kur u çua gjysmëndenjur në të, a thua se dystonte fustanin nga rudhat e krijuara nga ulja. U mundua të shihte në hapësirën e krijuar nën sqetull. Aty e pa edhe ai “luani”! U ul. Për një çast mendoi se iu largua ankthi. Ndoshta ngaqë ato nuk ishin sy të uritur luani, por të urtë, të ngopur. Ankthi iu kthye përsëri. Pikërisht se sytë e luanit ishin të ngopur. Pra, nuk ishte i egër... nuk ishte luan!
Akoma s’kanë ndërmend të fillojnë, po na zë gjumi, -tha Elsa e mërzitur për orkestrën, që nxirrte disa tinguj pa kuptim e të shkëputura njëra nga tjetra.
Pas disa minutash tingujt u lidhën nën ritmin e një rroku të fortë e shpërthyes, që me tonet e larta e harbute ndaj qetësisë së sapoprishur, lajmëruan për mbretërimin e tyre disa orësh. Askush nuk u çua, a thua nuk ishin bindur ende për ardhjen e çastit të pritur.
U bindën. Fillimisht u çua një çift në tavolinën pranë portës. Radhën e dytë e përfaqësuan një grup djemsh e vajzash, që dukej se i përkisnin një shoqërie. Këta, njëherësh me fillimin e kërcimit, nisën të qeshnin. Me siguri, gjithnjë kur vallzonin, qeshnin. Së treti... u ngritën pothuaj të gjithë.
Tundu nën ritmin e muzikës. Si unë... si të tjerët, -i jepte kurajo Elsa Elonës.
Ha, ha, ha, - qeshi tjetra për t’i dhënë zemër vetes.
Asnjë nuk të sheh, më kupton, asnjëëëë... -përpiqej tjetra për t’i dërguar zërin duke çarë tingujt e fortë.
Elona u tund. E kishte kapur frikën dhe po e mbyste. Peshonte herë mbi njerën këmbë e herë mbi tjetrën. Kur u bind se lëvizjet e tyre kishin hyrë në rezonancë me muzikën, nuk ndjeu më ankth. Kishte bërë si Elsa! Elsa dinte ç’bënte! Ajo ishte moderne, por jo e shthurur. Ajo nuk do të pranonte kurrë të kishte një shoqe të shthurur! Moderne ... po!
Sa të bukura dritat! Sa e bukur muzika!
Elsa i ktheu kurrizin duke i bërë shenjë, që t’a ndiqte edhe ajo, për të kërcyer shpinë më shpinë.
Ti kërcen shumë bukur, -i tha Elona shoqes.
Çfarë? -ulëriu tjetra.
Kërcen shumëëë... bukuuuur!
Edhe ti kërcen bukur! -i tha një zë pranë veshit.
“Luani”! Nuk e kapi ankthi! As dëshira për t’a dëgjuar përsëri atë zë. Vetëm kureshtja.
Elsa iu kthye përballë. U kthye edhe ajo.
Cili është ky?-e pyeti ajo Elonën me tonin e kujdestares.
E ke marrë në patronazh? -qeshi si pa djallëzi ai “ky”-ja.
Ç’do, - i bëri karshillëk tjetra.
Të vallëzoj me shoqen tënde pa mbikqyrës. Të vallëzoj kështu me këdo!
Unë nuk mbikqyr! -iu përgjegj Elsa thatë.
Atëherë po kërcej!
Sigurisht.
Orkestra filloi një tango të vjetër.
Të pëlqen? -pyeti djali Elonën.
Po!. . Ty?
E mirë!. . E ka pasë vallëzuar gjyshi im dikur!Ndoshta me gjyshen tënde!
Gjyshja ime nuk dinte të vallëzonte të tillë muzikë.
Nuk e linte yt gjysh të kërcente? Ishte fanatik?- pyeti ai mes të qeshurave, me sigurinë që kanë disa djem për t’u dhënë rrugë bisedave.
Nuk e di, -buzëqeshi ajo.
Shoku i tij i tavolinës, që kërcente me Elsën, e thirri “Andi”! Pra ky ”luani” ishte Andi. Nuk ishte shumë i gjatë, disa gishtrinj mbi Elonën, por me shpatulla të gjëra dhe trup të lidhur. Prandaj, mbase asaj i dukej i gjatë. Nuk e dinte, në të gjithë djemtë me të tillë siluetë dukeshin kështu të gjatë!
Shkon në gjimnaz? -pyeti sërish tjetri.
Po! Sivjet mbaroi maturën.
Ke dëshirë të vazhdosh studimet, - pyeti ëmbël, a thua se e dëshironte vërtetë një pohim.
Po!
Sa pak fjalë thua! Megjithatë, më duket sikur thua shumë. Kur të pashë për herë të parë që nga tavolina ku isha ulur, m’u duk se të kisha parë diku. Në të vërtetë është e para herë që të shoh! Nuk të ka ndodhur edhe ty ndonjëherë kjo?
Nuk e di! - tha vajza.
Do të thuash që nuk je e sigurtë?
Mbase!
Ai e rrotulloi nën refrenin e këngës që këndonte një nga djemtë e orkestrës. Ishte mallëngjyese dhe fliste për ikjen e një emigranti dhe ankthin e vajzës që e priste të kthehej.
Andi psherëtiu!
Nuk të pëlqen? -i tha Elona.
Nuk e di, më trishton... Edhe unë jam emigrant.
Ah, ... -tha ajo me keqardhjen e lëndimit, që mund të shkaktoi tek tjetri. -Në ç’vend ke emigruar?
Në Greqi!
Kam një kushëri të parë atje, mbase njiheni!
Athina nuk është rruga kryesore e lagjes ku ti banon dhe njerëzit nuk bëjnë xhiro si në bulevardet e qyteteve kryesore shqiptare!
E di! Ka shumë makina, njerëz, drita. .!
Befas korenti u pre dhe dritat e lokalit u fikën. Kitarat elektrike pushuan, ndërsa tingujt e një fizarmonike vazhduan për inerci muzikën. Pushoi së kënduari edhe djali, që njëkohësisht i binte njërës prej dy kitarave, pikërisht në fjalët e vajzës, që dyshonte se harresa e të dashurit, kishte të bënte me... ndonjë tjetër vajzë..., atje... në kurbet.
Atje nuk priten dritat, - i foli Andi pranë veshit.
Elonës iu kthye ankthi. Afërsia e tij në errësirë e shqetësoi. Shpesh herë djemtë, si pa dashje i afronin vajzat aq afër, sa gjoksi i tyre gati sa s’cikte atë të tyre.
Ai nuk e afroi. Madje edhe gjatë vallëzimit nuk pati bërë asgjë të tillë. As gishtat nuk ia pati vënë mbi mbërtheckat e sytjenave, si për të luajtur me to, si me tastiera.
Elona! - dëgjoi Elsën.
Këtu jam, -tha ajo dhe u lëshua nga duart e Andit.
Mendoj të ulemi, s’kemi ç’bëjmë tjetër. Si thua ti? - iu drejtua Elsa djalit, me tonin midis ironisë dhe mirësjelljes, që karakterizon zakonisht vajzat çapkëne.
Sigurisht, nuk është nën patronazhin tim - ia ktheu ai, me të njëjtën mënyrë.
Tjetra qeshi vetëm me cepin e buzës. U ndezën disa qirinj.
Të recitojmë Naimin, - tha dhe ndezi një tjetër cigare.
Nuk di si t’i kalojë orët njeriu i gjorë. Në socializëm me zor të linin të shkoje në mbrëmje vallëzimi, sot të lënë të shkosh ku të duash. ”Kërce sa të plasësh, të thonë! Plas në errësirë”! - dhe lëshoi një shtëllungë tymi.
Elona ndoqi gati fshehurazi lëvizjen e mjegullës tymore dhe kur ajo mbuloi pamjen e tryezës ku ishte ulur... Ai ... Andi, me shokun e tij... E pa! Edhe ai po e shihte! Mbase kishte kohë që e vështronte, por ajo nuk mund t’a shihte pa tym, do me thënë prapa tymit. Përsëri ndjeu ankth. Ai e trondiste sa herë që shoqja tymoste. Pastaj e shtypi cigaren me forcë mbi tavëll. Në qoftë se gjarpërit i shtypej koka, ajo e shtypte cigaren nga “menderja”.
Kurse ajo, Elona, nuk ishte në gjendje të shtypte asgjë. As frikën, dyluftimin mes dëshirës për t’a parë tjetrin dhe gjoja mos interesimit për të! Do t’a shtypte! E shtypi! Oh ... Ai kishte ikur. Kishte pritur më kot se mos ajo budallaçka do t’a shihte një çast.
“Provinciale mbete”, shau veten. Kaq vjet që kishin zbritur nga Lezha në Tiranë dhe asaj nuk iu nda ajo drojtjeje prej fshatareje. Kjo e fundit ishte sharja më e rëndë që mund t’i thoshte vetes. Lëndimi më i madh, që mund t’i bëje një vajze, të ardhur së fundi nga rrethet në Tiranë, ishte kujtimi i origjinës së saj.
Kurse Andi nuk e pati lënduar fare, as në errësirë dhe as në dritë, kur këndohej kënga e kurbetit.
Dritat erdhën! Andi ... jo!
Elsa u ngrit të kërcente me një djalë, që siç tha, e njihte që nga fëmijëria, kur kishte banuar dikur tek pallatet e Lanës. Qeshnin me zë! Me siguri kujtonin fëmijërinë. Elsa gjithnjë me zë qeshte. Madje edhe mendimet donte t’i thoshte më zë.
Ndjeu që dikush po e shihte, në fund të lokalit. E pa! Nuk ishte Andi! I ktheu shpinën. Tjetri nuk erdhi.

Ishte ora e tretë e mësimit. Dielli i transferoi rrezet nga banga e fundit ku ulej Elsa, në atë të parafundit, ku gjendej Elona. Pothuaj të gjithë nxënësit pranë dritareve ndiqnin ndeshjen e volejbollit të klasës paralele, në një nga qoshet e këndit sportiv të shkollës. Sapo mësuesja kthehej nga klasa për t’iu shpjeguar ushtrimet e trigonometrisë, aq herë e tërhiqnin ata shikimin nga jashtë, duke e ndjekur “me interes”! Kthimi i shpinës së saj klasës, ndiqej nga automatikisht me kthimin e tyre ndaj dritares, në një kënd gati gjashtëdhjetë gradë.
Një raketë letreje ngeci në flokët e Elonës. Ajo e la ndeshjen e volejbollit dhe u përpoq të gjente me sy dërguesin. Nuk e gjeti! Leximi i letër-anijes do t’i zbulonte vetënisjen e saj. S’kishte fjalë. Ishte një ekuacion me pesë të panjohura. E zgjidhi. E njohu! ”Të dua”, shkruante kapiteni misterioz.
Kush kishte guxuar të bënte shaka? Shok apo shoqe?! Sytë e saj radar kërkonin. Në rreshtin e bankave pranë murit, iu zgërdhi fytyra e Besimit. Mbi anën e pashkruar të “anijes”, ajo shkroi përgjigjen me pesë të njohura: ”Gomar”!
E nisi. Ajo qëndroi mbi bankën e Besimit, së bashku me vështrimin e mësueses. Takat kërcitën katër-pesë herë deri në bankën e djalit dhe ajo buzëqeshi si djallushkë me përmbajtjen e saj. Duke menduar se po i bënte lëshim të riut me mos-leximin e saj para shokëve, i tha vetëm:
Vërtetë je i tillë?
Mësuesja ishte e re dhe si shumica e simotrave të saj, nëpërmjet shprehive të zgjedhura përpiqeshin të dukeshin sa më tërheqëse në sytë e nxënësve.
Besimi e lexoi, pasi ajo ia hodhi mbi bankë, si diçka tanimë të pavlerë. U nervozua dhe e shikoi Elsën egër. Ajo ia ktheu me ëmbëlsi të shtirur dhe tolerancën e një fituesi të përhershëm.
Veshët llapushë të djalit ishin skuqur dhe dy tufa flokësh të lëpira me llak sipas modës së fundit, i ngriheshin mbi kokë.
Ndërkohë në klasë po përhapej e vërteta mbi përmbajtjen e letrës dhe çdo njërin që e mësonte atë e kapte një murmurimë e qeshure, e cila si valë e lehtë deti kalonte nga banka në bankë.
Ra zilja dhe dallga e nxënësve u sul drejt derës gati për t’a shpërthyer atë.
Ç’ia punove, -i tha Elona duke ecur në drejtim të kangjellave rrethuese të oborrit.
Elona!-ia nguli sytë tjetra, teksa u mbështet tek kangjellat, si për të fituar siguri për ato që do të thoshte.
Çfarë?
Dua të iki!
Ku? -gati sa nuk ulëriu tjetra.
Elsa ikte gjithmonë ku të donte. Por kjo ikje kaq e menduar, iu duk shqetësuese. Pse e mendonte, dukej se ia kishte frikën. Siç dukej, përgatitej ta kapte për ta zbuar atë.
Para se shoqja të përgjigjej, Elona e pyeti përsëri, si për t’i dhënë kohë ta mendonte këtë ikje trembëse.
Ku?!
Në Itali, -tha Elsa dhe shikoi jashtë kangjellave, ku ajri dridhej nën nxehtësinë e diellit dhe të dukej se rruga ishte përmbytur nga ujra të papritura.
Në Itali?! -thirri fort shoqja.
Po, në Itali! Ja ku është... Nuk është në Polin e Veriut -dhe tjetra tregoi me dorë pas hekurave, pas det-ajrit të dridhshëm, sikur Italia të gjendej në trotuarin përballë, atje ku dyqanxhinjtë, sikurse banorët e pallatit mbi ta, mallkonin shekullin e elektronikës... pa drita, pa ujë.
Me kë dhe si do të ikësh?
Me time motër. Ajo ka marrë “sonxhornon. Do të më nxjerrë edhe mua vizë e kur të vijë në verë, me të shoqin, do të më marrë me vete.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje - Faqe 3 Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:21

Mamaja ka filluar të qajë që tani. Im atë i thërret Enver Hoxhës të ngrihet nga varri e të mbyllë kufijtë, që të kthehen të gjithë shqiptarët nga bota. Është “nishan” fare! Deri dje e shante pikërisht pse mbylli kufijtë.
E ç’do të bësh atje?
Do kërkoj punë dhe njëkohësish do vazhdoj një kurs për kozmetikë. Në qoftë se një ditë arrij të rregullohem siç dua, për shembull, të hap një dyqan timin, do të të marr edhe ty. Veçse, në qoftë se do të kesh ti fat më të mirë se unë.
Atëherë do të të marr unë ty!
Tjetra e përqafoi. Elonën e shqetësoi ai përqafim. Iu duk si parathënie e ndarjes së lajmëruar.
Sikur po ikën tani, - i tha duke larguar kujdesshëm nga vetja.
Nuk e di saktë se kur do nisem, por nuk do ndahem me asnjë.
Pse?
Nuk më pëlqejnë ndarjet. Do të nisem, siç nisem çdo mëngjes për në shkollë, me mendimin se pas disa orësh do kthehem përsëri. Nuk i duroi dot mallëngjimet e të tjerëve. Do fillojnë të qajë tezja, hallat, daja. E di shumë mirë se ç’do më thonë. Tezja do më kujtojë copëza nga fëmijëria ime, daja se si më shkulte dhëmbët e qumështit më fije të lakuar, halla sa do nisë të flasë... nuk flasë dot, ndërsa i shoqi i saj, ai ”rrypi”, do mbajë leksione mbi kapitalizmin e socializmin.
Me mua do të takohesh?
Të thashë me asnjë.
As me mua?! shqeu sytë Elona.
Aq më tepër me ty!- tha tjetra dhe nxitoi të futej brenda, para se dezhurni i radhës të mbyllte derën.



Atë vit më shumë se kurdoherë, Adrianit i ishte mbushur mendja se ishte i pafat. Pafatësia e vetes nuk kishte më atë rëndësinë që mbart kjo shprehje, kur çdo njeri, pasi nuk arrin diçka që dëshiron shumë, e përfshin veten në kategorinë e njerëzve të tillë. Mbi shpinë, tanimë nuk mbartëte vetëm fatin e tij.
Teksa hapnin kanalin ku do të vendoseshin tubat e ujit , u përpoq të kujtonte se kur e kishte ndjerë për herë të parë veten të tillë. Kur kishte mbaruar tetëvjeçaren, mbase atëherë kur prindërit vendosën t’a çonin në shkollën ushtarake ”Skënderbej”, për të lehtësuar gjendjen ekonomike të familjes. I vëllai, më i madh, akoma nuk kishte mbaruar studimet e larta, për Financë. Një pjesë të të ardhurave të familjes dërgoheshin për të. Dy motrat e vogla binjake, gënjeheshin akoma me fustanet e bluzat e njëra-tjetrës, hiq njëra, laj e vish tjetra, e kështu me radhë. Atij i kishte rënë fati i kurbanit. Kishte ndjerë zili për të madhin, megjithëse e donte dhe e adhuronte që në vogëli. Me këtë zgjidhje të prindërve, ishin “vrarë dy zogj”. Edhe me shkollë e bënin djalin, edhe para nuk paguanin. Kur t’u vinte radha dy të voglave, vëllezërit do të ishin në punë dhe do ndihmonin në arsimimin e tyre. I kishte ardhur t’ia fuste mureve me grushta! Rrobja e blertë, përveç qëndrimit “Gati-tu!”!
, do ta kufizonte edhe në njohjen me vajzat. Dihej, që ato nuk parapëlqenin dhëndurë të tillë, që gjithë jetën ishin me “rroba krahëve”! Pas mbarimit të shkollës, kushedi se ku do t’a “syrgjynosnin”dhe përveç vështirësive të zanatit, do t’i duhej të gjente bashkëshorten e duhur.
Ditën që do të nisej për në Tiranë, prindërit kishin mbledhur të afërmit në darkën e përcjelljes. Midis dollive, në adresë familjare dhe partiake, dëgjoi xhaxhanë të ngrejë gotën për ushtrinë popullore.
“Rroftë dhjetë korriku”!- kishte thirrur ai me entuziazëm.
Gotat me lëvizje të prera ishin takuar në qendrën e tryezës.
Ai nuk po ikte ushtar! Po t’ia thoshte këtë xhaxhait, ai do i përgjigjej se i gjithë populli ishte i tillë, aq më tepër ai, që do të përgatitej për të komanduar ushtarët. Kurrherë si atë natë, nuk kishin folur aq mirë për të, Adrianin. Dëgjonte për veten cilësi të tilla, të cilat nuk dinte se i mbartte. ”I zgjuar, trim, e ardhmja e atdheut, i dalluar... etj... etj. . ”. , tamam si fund-dëftesat e tetëvjeçares. Madje edhe kur ndërroheshin mësuesit kujdestarë, ato fjalë përsëriteshin njëlloj, a thua se ato ia linin amanet përshtypjet njëri-tjetrit.
Iu duk sikur i kishte ardhur fundi i jetës. Nuk donin t’a përcillnin me fjalë funeralesh. Ishte i ri. Donte të shkonte në mbrëmje vallëzimi, ta pëlqenin gocat, por pa rroba ushtarake. Vitin e parë bëri si bëri, duroi. Të dytin, vendosi të mbetej në klasë dhe në tri lëndë: matematikë, fizikë dhe gjuhë.
Përsëri u mblodhën të afërmit. Përmbledhjen e hidhur, që zakonisht thuhej në fund, xhaxhai e kishte thënë që në fillim.
“Ata kishin pritur, që të mblidheshin për atë Adrianin, me gëzim, pas shtatë vjetësh. ”Prapë kishin ndërmend t’ia fusnin. Shyqyr që ajo shkollë kishte vazhdim të stërgjatë dhe atëherë do t’a zgjasnin tavolinën me ato dy kanatet e vogla të drunjta, që paloseshin nën të.
Por “ata nuk e kishin pasë ditur që biri dhe nipi i tyre, kishte pasë qenë i tillë e i këtillë... ” dhe këtu renditeshin një sërë cilësish, që ai vetë nuk e dinte që i kishte mbajtur të fshehura. Ishte me një fat të papërcaktuar.
Që të ndihmonte në ekonominë e familjes, u regjistrua në gjimnaz natën dhe ditën filloi punë në uzinën mekanike. Familja nuk do shqetësohej për arsimimin e fëmijëve. Tanimë ndihmonte edhe me të ardhura. Cilësimet fisnore për të u zbutën, duke qëndruar në një mesatare konstante, deri para dy vjetësh, kur 1997-ta, e detyroi të merrte rrugën e Greqisë...



Ardo! -i foli Bujari, lëre trapanin dhe eja më ndihmo të shkarkojmë tubat nga kamioni.
Ishin ditët e para të majit dhe në mesditë dielli digjte. Muajve të dimrit, ndillnin verën të vinte sa më shpejt dhe verës uronin mbarimin e saj një orë e më parë. Pranvera dhe vjeshta ishin bërë pothuaj të pakapshme. Njerëzit e sidomos femrat, ankoheshin se nuk arrinin të provonin garderobën e këtyre dy stinëve, pasi, dy të tjerat me egërsi, nuk linin vend për to.
Sollën një rumun dje, tha Bujari.
Si duket, punon?
S’kuptohet ende! Një pjesë e tyre nuk e durojnë gjatë punën e rëndë dhe largohen.
Ne s’largohemi!
Po! Ne! I mbusha nëntë vjetë!. . Ti?
Dy!
Je i ri akoma. Stazhier pothuaj, qeshi tjetri.
Kur ke ndërmend të kthehesh, pyeti Adriani.
Kur të qetësohen gjërat në vend e të kemi punë edhe atje! Dua... por akoma kam frikë.
Edhe këtu nuk rrihet, -i tha tjetri.
Këtu nuk rrihet, atje nuk vihet, tha Bujari me të tillë maraz, sikur të kishte thënë”Medet”!
Flaku një paqetë të boshatisur.
Ke cigare, pyeti të riun.
Po! Merr, i zgjati Adriani me kënaqësi nga të tiat.
Ç’bëre me tët nip?-tha pas thithjes së fortë që i bëri cigares.
Javën tjetër e sjellin në spital. Operimi i kancerit kërkon para. Gjashtë milionë dhrami më kërkon mjeku. Dy i kam grumbulluar me punë e me borxhe poshtë e lartë. Pesëqindmijë, më tha mjeku, do të më m’i zbresë nga pagesa. Më duhet të plotësojë të tjerat.
E di i vogli, që i ka humbur prindërit në aksident?
Jo! Kush guxon, psherëtiu thellë Adriani.
Iu kujtua dita, kur i vëllai bashkë me të shoqen ishin nisur në një ditë me diell, si kjo, në qytetin e lindjes së saj, në jug të vendit. Gjithë natën kishte bërë ftohtë e rënë shi. Të nesërmen në mëngjes, një diell i ngrohtë kishte përkëdhelur plagët e lëbyrta të natyrës, si për të mos i lënduar. Në mesditë ishte ashpërsuar dhe kish filluar të digjte.
“Është tamam për të udhëtuar”, kishte thënë e kunata.
“Eshtë pranverë, . madje verë”, kishte nxitur ajo të shoqin
Ishin nisur! Nuk ishin kthyer!
“Ishte edhe kohë e mirë”, kishte thënë dikush më vonë, në një nga dhomat e ngushëllimit. ”Verë fare!”
Prapë ajo “vera”! Si sirenat e antikitetit i kishte ndjellur drejt fatkeqësisë. Rrugës ia kishte zënë fytyrën atij plakushi diell dhe kishte derdhur përrenj shirash. Përveç mungesës së kurrëmbushur, i kishin lënë amanetin e pa fjalë, të birin.
Gjëma ishte shtuar kur u mësua se në trupin e vogëlushit, një topth helmi, endej midis veshkës dhe tëmthit, pa i prekur ende ato. Duhej shpëtuar sa më parë.
Do t’a shëroj unë, u kishte premtuar ai prindërve.
Ç’bën bir? e kishte pyetur ajo para disa ditëve në telefon.
“Amanetin bir”, e kishte kuptuar ai.
Kërkonte të punonte mbasditeve sa të mundëte. Ndodhte për javë të tëra të mos punonte mbasditeve dhe për një kohë të gjatë të cfilitej deri vonë, duke ndjerë mall për vetëzgjimin.
E çuditshme, po i thoshte një punëtor Bujarit. Dje pashë në televizor, se si një mi qëndronte mbi shpinë të një mace. U bënë miq hasmit. Bota shkon drejt tolerancës.
Para një jave erdhi kryeministri shqiptar dhe këtë e mësuam vetëm nga lajmet shqip. Media televizive greke nuk foli fare. Një xhirafë të ngordhi në Afrikë, e japin menjëherë... Tolerancë... m...!



Se si ishte ky shiu i Tiranës! I shtruar, i butë dhe i gjatë. Në ish-Lezhën e saj ishte i prerë, i shpejtë, mbaronte punë shpejt. Që ishte i butë, i pëlqente, por kaq i gjatë...!
“Si në Paris”, i kishte thënë njëherë Elsa, duke mbyllur sytë, a thua se ëndërronte ditë e kujtime të shkuara atje.
“Ke qenë ndonjëherë në Paris”, e kishte pyetur shoqja.
“Jo”, kishte thënë tjetra me keqardhje.
“Pse i mbyll sytë atëherë?”
“Që të shkoj atje”!
“Të tremb ëndërra për të shkuar atje?”
“Pak! Por nuk është e lehtë hëpërhë që t’a kap. Është shumë larg Parisi.
Elona u fut në dyqanin e bukës. Priti radhën, sepse në të vinin edhe nga lagjet fqinje, për shijen e mirë të tyre.
Edhe ti këtu blike bukë?- e pyeti çuditshëm dikush pas krahëve.
Ishte Andi.
Po!
Ah, nuk e dija, tha tjetri kot, sikur të kërkonte falje për diçka të pakuptimtë. Mbase për të bindur tjetrën që ai e blinte bukën aty rastësisht.
Dhe po t’a dije, u përpoq ajo të hynte në lojë.
Do t’a blija bukën çdo ditë këtu.
Pse nuk e blen këtu zakonisht?
Jo gjithmonë! Që sot do të ndryshojnë gjërat.
Andi vuri duart në mes dhe i buzëqeshi çapkënshe.
Donte apo s’donte ajo, këtej e tutje ai këtu do t’a blinte bukën. Në fakt, ajo donte! Por për sa kohë do e vizitonte atë dyqan? T’a pyeste? Pse? Ai do të largohej dhe kaq shpejt sa e njohu, aq shpejt do t’a harronte. Megjithatë dëshronte të dinte kohën e largimit të tij.
Pas dy javësh nisem, i tha ai duke e lënë të çuditur. Elonën për përgjigjen e pyetjes së pa bërë.
Pas një jave pres të marrë vizën së bashku me një shok timin. Ai do të kthehet në Greqi vetë i dytë, me të dashurën, të fejuarën. Deri tani banonim së bashku në një apartament të vogël të marrë me qira. Tani e tutje do të jem vetëm. E di çdo të thotë të jesh i vetëm në kurbet?-dhe i hodhi vështrimin e një njeriu, që i dhemb më shumë kur nuk ia kuptojnë dhimbjen.
Elona s’kishte parë kurrë një vështrim të tillë ku të kapërtheheshin dashuria, shpresa dhe e pashpresa, vetmia dhe etja për jetën.
Jo, tha jo me zë të ulët, si të mos i trembtte ato.
Ai nuk u tremb. I tha “mirupafshim” dhe u largua butë, si shiu i Tiranës, i Parisit.
Elona ndoqi ecjen e tij, me pantallona ”xhins” të puthitura pas këmbëve, tek kujdesej t’u shmangej gropave me ujë. Një makinë kaloi me një shpejtësi gati skëterrë, duke ngritur një hark të madh cërkash ujë e baltë. Ai u smbraps me shpejtësi duke u ruajtur nga ndotja. Edhe zmbrapsjen e kishte njëlloj të bukur si ecjen.
Mos kishte rënë në dashuri? Apa. . pa... pa...!-kundërshtoi veten si një mama e regjur nga jeta. Duhej të mbaronte shkollën dhe më pas t’a lidhte fatin me një djalë të mirë. Tani as që mund të bëhej fjalë për martesë... , pra dhe për dashuri, sepse në familjen e saj e dyta nuk mund të kuptohej pa të parën. Në fund të fundit, ajo vetëm e pëlqente Andin. Edhe ai nuk i kishte afruar më shumë se një njohje të pëlqyeshme. Ishte shumë i matur për të thënë diçka më shumë. Pra, ishte serioz! Por ajo ishte akoma e vogël dhe larg për të menduar, se ky ishte serioziteti që i duhej familjes së saj.
Do vij nesër të blej bukë, i thirri që larg para se të humbtëte pas një kthese.
Në qoftë se do të ishte katër vjet më e madhe, mbasi ai do t’i kishte thënë: ”Do vij nesër të të shoh”!
Sa keq që nuk ishte katër vjet më e madhe!
Mbasdite u vonua për të mbaruar mësimet.
Ke ndonjë provim nesër? e pyeti e ëma.
Po, e gënjeu ajo pa turp.
Pas mësimit të çdo lënde pushoi më gjatë së kurrë.
Jashtë, që larg, dëgjoi një këngë pikëlluese, si këngë kurbeti. Fjalët iu dukën të njohura, si mall rilindasish. Kurbet... do të thotë... mall! Kurbet i rëndë, si ai i Greqisë... mall i rëndë!
Iu kujtua psherëtima e Andit! ”Tani do të jem vetëm
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje - Faqe 3 Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:21

A kishte ndonjë vajzë atje në Athinë? Po të kishte, nuk do t’i kishte thënë”Do vij të blej bukë nesër”! Mos kishte ndërmend, t’i kërkonte të bëhej vajza e tij? Por asaj i duheshin edhe katër vjet që të pranonte një propozim të tillë!... Sa keq që ishte katër vjet më e vogël! Në qoftë se ai i propozonte dhe ajo do t’i thoshte ssigurisht “jo”, ai do kërkonte tjetër vajzë. Ajo nuk donte që ai të kërkonte vajzë tjetër. Në qoftë se i kërkonte t’a priste katër vjet, a do besonin në pritjen e njëri-tjetrit, nga të dy anët e kufirit?
Kur fqinja e saj Bardha, i kishte vënë kusht të fejuarit, të mos flinin bashkë para martesës, ai i skuqur sy e vesh i kishte thënë: ”Mendon se duhet të agjëroj deri atëherë”? E kishin prishur agjërimin, por edhe Bardha nuk e kishte kërkuar përsëri atë.
Historisë i “hodhi një sy” dhe pas saj u fikën dritat. Verbazi gjeti qirin dhe shkrepsen. Për të parën herë nuk i erdhi keq që ato u fikën. Tej dritares, pa që lagjja në veri të tyre, ende kishte. Do t’u vinte radha edhe atyre të zhyteshin në errësirë. Vërtet, si ta ndillte me mendimet e saj, i gjithë qyteti u pllakos në errësirë, llucë, mërzi dhe ... kurbet!
Elona, eja të hamë darkë! S’të kam parë të hash sot, i thirri e ëma që nga kuzhina.
Nuk e pyeti të ëmën si gjithmonë, për llojin e gatimit. Nuk kishte oreks.
Ha, gati e urdhëroi i ati duke i zgjatur një fetë bukë.
Nuk dua, e shtyu ajo me dorë dhe rrufiti gjellën akoma të ngrohtë.
Nesër të mos mbejmë bukë, i tha Zerina të shoqit. Ka tepruar boll.
Elona mori një fetë. Pas pak kërkoi një tjetër.
I ati ia zgjati me kënaqësinë e prindërit, kur sheh që fëmijës hamës keq i kthehet oreksi.
Merr edhe ti një, gati e kërcënoi ajo vëllanë më të vogël.
Merr për vete, iu kthye ai me inat.
Po nuk u shëndoshe për një javë, nuk të marr në ditëlindjen e Elsës! Nuk kam ku shkoi me një ngodhalaq si ti.
Ngordhalaqe je vetë, këmbënguli i vogli, për t’iu përgjigjur me të njëjtat armë, siç bëjnë të gjithë të vegjëlit.
Vetë hëngri me siklet të madh edhe dy copa të tjera. Prindërve u erdhi çehrja në vend.
Duhet të blejmë bukë nesër, tha Zerina. -Po mbaron.
Aty nga mezi i natës u lidh korenti. Llamba që në çastin e shkëputjes kishte qenë e ndezur, ndriçoi. Përgjumësh, Elona nuk vendoste të ngrihej e t’a fikte, që të mos shqetësohej prej saj, apo kjo ngritje do të ishte gjithashtu shkak prishjeje gjumi. Në të dy raste nuk mund të flinte e qetë.
Nuk u çua. Mbase për pak minuta do të mësohej me dritën dhe do të mund të flinte e qetë. Nuk u mësua. U ngrit dhe e fiku. U rrotullua disa herë në krevat. Kur mendoi se gjumi po i afrohej përsëri, thellë, në errësirën e jashtme, dëgjoi zërin e një këndezi. Duhej të ishte tepër larg, pasi ajo me zor e dëgjonte. Por edhe me atë zë të paktë, që i arrinte në veshë edhe kur këto u përpoq t’i mbyllte me jastëkë, gjumi nuk e zinte. Sapo niste intervali i “kikirikut”të radhës, truri i saj gatitej të dëgjonte piskamën e radhës së këndesit. Madje zëri tij sa vente e bëhej më këmbëngulës për t’u prishur gjumin qënieve të gjalla. ”Patriark i pandreqshëm”, e shau ajo.
Kryeqytet me gjela, pa dritë!... Me kurbet!
E vendosi kokën përsëri mbi jastëk. Duart i futi nën të dhe padashje e shtrëngoi fort. ”Andi”, foli me vete. E përsëriti disa herë emrin e tij. Përsëri iu shtrëngua jastëkut. Atë mbasdite do shkonte të blinte bukë. Kurrë një gjë, që kishte qenë kaq rutinë, nuk kishte marrë atë rëndësi, që po merrte tani.
Po Andi flinte? A e kishte dëgjuar edhe ai këngën e këndesit? Oh, ç’përçartje! Natë e trazuar! Andi ishte vetëm një i njohur!
Në të aguar e zuri gjumi!



Ardianin e zgjoi tringëllima e ziles. Ishte e diel e do të donte të flinte akoma, meqenëse nuk punonte atë ditë, por instiktivisht, e kishte kurdisur atë në mbrëmje. Rrallë herë kishte qëlluar t’a merrnin në punë të dielave, kur kishte dalë në sheshin e Omonias. Një ditë për pak e kishte kapur policia. Nuk doli më. Vështroi ngeshëm dhomën e vogël të garsonierit, ku banonte, në katin e shtatë te një pallati, ku gjatë gjithë ditës nuk pushonin zhurmat e makinave. Lagështia që kapte gjysmën e tavanit dhe gjysmën e murit përballë krevatit ku flinte, kishte krijuar figurën e një gjigandi të mykët e të sterrosur. Meqenëse mbi banesën e tij ndodhej tarraca dhe apartamenti kishte njëqind vrima të pazëna, lagështia depërtonte lirshëm, duke krijuar atë ”objekt arti”, që si dordolec, me një sy në mes si ciklopi, shihte kanatet e dritares, që i rrinin të hapura midis këmbëve. Vetëm mbi to nuk kishte mundur të shtrinte pushtetin e tij, ”gjiganti i Rodit”, siç e kishte emërtuar Ardiani. V!
etëm një lyerje ose një dorë gruaje, gjatë pastrimit me klor, mund ta zhdukte atë përbindësh. Me hallin që e kishte zënë me të nipin, nuk ia kishte ngenë lyerjes. Sa për grua as që mund të bëhej fjalë, jo më për ta paguar, por. . as. . si grua, aty nuk kishte shkelur askush.
Zbriti për të blerë cigare. Sapo hapi derën e ashensorit u përball më një fqinje të moshuar, që me ardhjen e tij në këtë pallat, i kishte falur një dollap të vjetër, të papërdorshëm më për të. I kishte hyrë në punë.
Si je djali im, e pyeti me një zë midis ngrohtësisë dhe llogarisë kërkuese për “humbjen” e tij, meqenëse ajo, si ish emigrante me të shoqin në Gjermani, e dini mirë çdo të thoshte emigracion, andaj u afronin ndihmë çdo njeriu të tillë, sigurisht kur ai kishte sjellje të mira!
Zonja, e veshur shik dhe me sjellje aristokrateje të sforcuara, ishte si shumica e grekeve, që të llastonin me dhjetra fjalëza përkëdhelëse, ku më i përdorshëm nga të tërë ishte përemri “im”! Iu kujtua rrëfimi i një shoku të punës, Thomait, i cili, i sapo ardhur në Greqi, me një fjalor tepër të varfër, kishte punuar në lyerjen e një shtëpie. Pazari ishte bërë, sigurisht me pagesën që merrnin shqiptarët. Gjatë gjithë kohës e zonja e shtëpisë, tej mase e sjellshme, kishte komunikuar tepër ngrohtë dhe vazhdimisht përsëriste ”The’ mu”, varianti i shkurtuar në greqisht i “Theo mu”, që do të thoshte “Zoti im”! I ziu Thoma tek shihte atë grua shpirt njeriu, kujtonte se i drejtohej atij “Thomai im”! Kështu i kishte ndodhur t’i drejtoheshin edhe në një tjetër ambient me grekë. Gati i mallëngjyer, kishte folur me vete: kaq shumë më duan mua këta! Në fund të punës, zonja i kishte kërkuar t’i kryente dy meremetime të “vogla”në banjo, që i kishin ngrënë katër orë të mira. Puna shtesë ish!
te llogaritur në pagesën fillestare. Më vonë, kur kishte mësuar kuptimin e vërtetë të atyre fjalëve, ishte ndier aq keq, siç mund të ndjehen njerëzit, kur mësojnë se në përqeshjen nga të tjerët kishin ndikuar edhe ata vetë, madje me zell! Që atë ditë, në shpirtin e tij ishte ngjallur pasioni ndëshkues i “Monte Kristos”. Ëndërra që ushqente ishte zhvillimi i vrullshëm i ekonomisë shqiptare edhe kthimi i gjithë emigrantëve në atdhe. Këtu, kusht ishte që asnjë këmbë shqiptari të mos mbetej në Greqi. Lulëzimi i befasishëm i Shqipërisë, duke e tejkaluar ndjeshëm atë grek, do t’i kthente gjërat nga e kundërta. Grekët do emigronin në vendin që e kishin sharë e përbuzur aq shumë padrejtësisht dhe ai të realizonte dëshirën e tij të madhe: të bëhej brigadier i tyre!
Zoti na ndihmoftë të gjithëve, i tha zonja që bisedonte me Ardianin në prag të ashensorit dhe vështroi tavanin, nga ku Ai, e shihte dhe e dëgjonte edhe përtej shtatë kateve.
Sikur kjo grua e mirë ta ndihmonte me para hua, në qofte se mësonte për të nipin! Ai do punonte si qeni, derisa t’ia shlyente. Nuk do t’a lyente dhe as do t’a lante “gjigandin e Rodit”. Le që, ai i duhej edhe për shoqëri!
Në portën e pallatit hyri një grua dhe biseduesja e Ardianit i kërkoi këtij të falur. Tjetra erdhi e qëndroi midis të dyve, duke u interesuar të mësojë për identitetin e djalit, që siç duket e mori për ndonjë të afërm ose mik të familjes së të njohurës.
Një i njohuri i im, i tha ajo me tonin e atyre, që përpiqen të justifikojnë lidhjen dashurore me miqësinë familjare!
Nuk kishte për ta ndihmuar! Shuma që ishte detyruar të mblidhte për operimin e të nipit, i dukej si një bunker i pashkatërrueshëm. Por, ai kishte dhënë besën se do ta shpëtonte! Fjalë greke kishin udhëtuar kudo në botë që nga ndriçimi i antikitetit të tij. Në Shqipërinë e tij, sidomos në jug të vendit, ato mund t’i gjeje me bollëk. Në të kundërtën, në vendin fqinjë, kishte arrirë ajo dyrrokëshja shqiptare, ”besa”, të cilin ai nuk do t’a shkelte kurrë! Kurrë! ”Kur, bir”?! Këto dy ndajfolje kohore i vërtiteshin si satelitë në kafkën e trazuar. Ç’ngjashmëri të hatashme kishte njëra me tjetrën. E buta ndajfolje ”kur”, gëlltiste në gojën e zbrazur të “u-së”, pritje e derte. Tjetra, e serta, si dyer kështjellash, që përforcojnë mbylljen e tyre me lloze të rëndë, i kishte shtuar të parës atë “r-në” izoluese.
Madje, çuditërisht, edhe në greqisht, populli tjetër i vjetër, kishte zgjedhur, pothuaj të njëjtën mënyrë për ndërtimin e tyre. ”Pote”, pyesnin ata duke e mëshuar theksin tek “o-ja” rrumbullake, rrugë lëshuese.
“Pote”, përgjigjej tjetra duke bërtitur te “e-ja”e sertë. Dhe besa e pabesia, bënin ecejake të mundimshme e të vuajtshme shekujve!
Mirëmëngjes Ardi, dëgjoi t’a përshëndesnin.
Ç’kemi Gimo, Kosta, si dreqin të të thërras? ia ktheu ai një patrioti, banues në të njëjtën zonë.
Gimi, Gimi, ulëriu tjetri që përtej trotuarit. ”Kostën”e kam për grekërit. Kështu i do mushka drutë!
Ndezi cigaren e parë të paketës së sapo blerë. Lëshoi një lak tymi mbi kokë. ”Varmë, mbytmë, të shpëtoj nga kjo botë”, i tha megjithëse e dinte se edhe në varr nuk do t’a linin të qetë! Si Kostandini i legjendës!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje - Faqe 3 Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:21

Elona dhe Andi blenë bukë pothuaj në të njëjtën kohë. Ai, siç dukej vinte nga shtëpia, sepse flokët i kishte të porsa krehura. e me vizë anash. Asaj nuk i pëlqenin djemtë që i ndanin flokët me vizë në mes. I dukeshin më pak burra e seriozë. I duheshin edhe katër vjet për të menduar për djemtë seriozë me flokë të krehura anash. Për pak ditë Andi do lagohej dhe pas katër vjetësh ata do t’a harronin se ... kishin kaluar katër vjet.
Për një çast heshtën, siç heshtin të dashuruarit, që nuk ia kanë pohuar me fjalë atë njëri-tjetrit dhe kujdesen për ta ç’kyçur me shprehje sa më të zgjedhura, për t’i paraprirë gjoja keqkuptimeve, të cilat mund të çojnë në kundërshtime të pakëndshme, që do t’i kthenin në përpjekjet fillestare.
Elona, i foli Andi duke i qëndruar përballë.
Po, iu drodh zemra asaj.
E di që më pëlqen?
Këto nuk iu dukën fjalë shumë të zgjedhura, megjithë atë, tingëllonin bukur.
Po, i tha ajo, me zë tepër të ulët. -Si njeri!- s’diti ç’të thoshte.
Si qytetare, ironizoi ai si kodosh.
Ajo u gajas dhe këputi një kore buke. Përtypja e saj, sikur i jepte më shumë lirshmëri.
Papritur ai i mbylli sytë.
Pse i mbyll?-u çudit ajo.
Që të ruaj pamjen tënde në bebëzat e syve të mi.
Ajo qeshi përsëri me zë. Veçse t’i hapte, pa do të dëshironte që ai ta prekte. Ishte aq i pafrikshëm.
Hapi!- e urdhëroi guximshëm.
Pse, që të më ikësh?
Nuk iki!
Do ta ruaj për në Greqi!-dhe filloi të çapitej në muzgun e saporënë, si i verbër. Elona, as nuk kujtohej, që dritat po vononin të ndizeshin.
Ku shkon?-dhe e ndoqi pas.
Ai ia gjeti dorën dhe në kundërshtim me rolin e të verbërit, që mbahet pas udhërrëfyesit, e udhëhoqi atë përmes një togu llaçi e tullash, të një pallati që ndërtohej aty pranë. U futën nën strehën e tij, ku gjithandej ndihej era e gëlqeres.
Me gishtin e madh filloi të kërkoi shqisat në fytyrën e vajzës.
Ç’bën? -u përkëdhel ajo e fërgëlluar nga ajo prekje e ëmbël.
Punën e qorrit, -i tha ai.
Asaj iu shkundën supet nga të qeshurit dhe gishti i të verbërit, si të mos e përballonte dot atë “tronditje”, rrëshqiti poshtë nën mjekër, e më poshtë akoma, në vizën ndarëse të atyre dy ”kodrave” të bukura, që para pak vitesh kishin mbirë nga trazimet vullkanike të moshës.
Ia kapi gishtin, por nuk ia hoqi. Mbase nuk deshi, ose do të donte t’i tregonte veprimin e “dënueshëm”, kur ai të hapte sytë.
Më fal, i tha kot. -Është errësirë.
Ajo deshi t’ia shikonte sytë, por terri nuk e lejonte mirë.
Andi e liroi ngadalë gishtin nga dora e saj dhe ia shtroi flokët pas veshëve. Ajo nuk ia kapi duart. Ai s’ishte më “qorr”! Ia gjeti gojën pa vështirësi dhe e puthi gjatë, aq gjatë, sikur mund të pendohej më pas e t’i kërkonte të falur. U shkëputën kur ndjenin nevojë të frymëmerrnin.
Natën, i tha ajo duke u përpjekur të gjente rrugën më pak të ndotur.
Do blejmë përsëri bukë nesër, tha tjetri
E ëma u çudit kur pa atë bukë, sikur t’a kishin kafshuar qentë.



Në stacionin e autobusit, të quajtur”E shtrenjta Parashqevi”, emër i marrë nga kisha që ndodhej pranë tij, Ardiani, iu bashkua pritësve të tjerë. Ky stacion ishte fillimi dhe fundi i internarit që përshkonte ky urban me numër 421, prandaj lehtësia që sillte boshatisja e tij nga pasagjerët, duke mundësuar pritësit për të zënë vendet, vështirësohej nga i njëjti fakt, sepse, duke qenë stacioni i parë, grumbullonte tepër njerëz, pëlqimi i të cilëve për të udhëtuar të ulur, ishte më se llogjik. Sapo autobusi shfaqej në kthesën që do t’a sillte pranë stacionit, njerëzit mundoheshin të llogarisnin venqëndrimin e tij, për t’iu sulur derës si një vërshim i fortë uji.
Ardiani arriti të zërë një karrige, ndërsa shtyhej pas. Në krah të tij u ul nxitimthi një grua e moshuar dhe në ndenjëset përballë, një zezak dhe një vajzë e re me kufjet e kasetofonit në vesh, e cila, tundte lehtë kokën sipas ritmit të muzikës që dëgjonte, e shkëputur mendërisht nga ambienti.
Plaka në krah të Adrianit, duke e marrë këtë të fundit për grek, filloi t’i ankohej për të huajt që kishin ndotur Greqinë, për prapësitë dhe krimet e të ligjve shqiptarë dhe për të zinjtë, që vërtiteshin si morra rrugëve. Që Ardiani ishte apo nuk ishte shqiptar, aty askush nuk e dinte. Por, zezaku bënte “bam” dhe plaka, sikur ai të ishte tuaf, shurdh, apo pa pikë njohurie në gjuhën greke, ia përplaste ato fjalë në fytyrë, pa u munduar të fshihte aspak indinjatën, për të gjithë të huajt në vendin e saj. Mbase zezaku nuk kuptonte hiç greqisht, por me tonin që fliste tjetra, duhej t’a kishte kapur keqëdashjen e saj. Në fytyrën e tij, ku efektet emocionale nuk ndikonin fare në ndryshimin e ngjyrës së lëkurës, nuk lëvizi asgjë. Rrebeshi i fjalëve të së moshuarës, përplasej në trupin e tij të gjatë, si një shi i imët, pa rrezikuar gërryerjen më të vogël.
Ardiani iu shmang bisedimit me plakën. Ajo shpresoi se do të gjente dëgjues tek vajza dhe iu drejtua duke komentuar ato që kishte thënë më parë. E reja hoqi kufjet dhe me një shprehje gati naive, siç e kanë rëndom njerëzit kur gjenden në një mjedis të pa ambjentuar, priti me shqetësim të mësonte ç’ndodhte.
Çfarë, pyeti gati e indinjuar plakën, që po e shkëpuste nga bota e saj, për hiç gjë. I “dyllosi”veshët përsëri me kufjet e , për t’u larguar më shumë nga vendi ku ndodhej, vështroi jashtë xhamave, ku ritmi i muzikës i përkonte me parakalimin e objekteve gjatë rrugës.
Autobusi ndaloi. Një murmurimë e lehtë u dëgjua diku, për të porsahipurit. Kontrolli! Dy mesoburra me çanta lëkure, pasi bllokuan aparatin e shenjëzimit te biletave, iu drejtuan udhëtarëve:
Biletat!
Adriani nxorri të tijën. Edhe plaka. Vajza vazhdonte të sajën. Ai i tundi biletën para syve dhe ajo si pacienti tek okulisti, ndoqi lëvizjen e saj. Kuptoi. Rrëmoi në çantën midis kasetofonit dhe lapsave e çikërrimave të tualetit dhe nxori biletën. Zezaku nuk lëvizi, mendoi t’ia tundte edhe atij, por ngurtësia e tij e stepi. Plaka qeshi tinzarisht Së shpejti mendonte, atë do ta zbisnin. Befas, shurdhi, tuafi apo mosditësi i greqishtes, ia rrëmbe biletën dhe e... . hëngri, si agjentët e fshehtë, të përgatitur me të tilla veprime. Pas kësaj, përsëri u shurdhua, apo u budallalleps. Nxorri nga xhepi i xhaketës biletën e tij. Dy kontrolluesit mbërritën.
M’a hëngri zezaku, thërriste ajo.
Të çuditur dhe mosbesues burrat panë nga zezaku, i cili... . shurdh, dru!
Ardiani dhe vajza ngritën supet.
E morën të vjetrën për të çmendur ose gënjështare. Për hir të moshës nuk e dënuan më gjobë, por e zbritën në stacionin më të afërt
Ardiani qeshte! Për herë të parë qeshi edhe zezaku.
Zbriti. Shtëpia ku do të lyente kangjellat ndodhej tri rrugica më tutje. Me pak vështirësi arriti t’a gjente. Rrugët e Athinës janë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën. Mënyra pothuajse e njëjtë e ndërtimit të banesave dhe bardhësia e tyre e rrisin mundësinë e ngatërresave.
Të zotërit e shtëpisë, ishin një çift rreth të pesëdhjetave. E përshëndetën me mirësjellje e i ofruan kafe e ç’të donte. ”Qofshin kaq të mirë edhe në pagesë”, uroi ai.
Është mirë t’a fillosh punën në pjesën perëndimore të ballkonit, i tha i zoti i shtëpisë, Andrea. - Në anën e kundërt të tij bie dielli dhe do të lodhesh shpejt.
E drejtë, pohoi Ardiani.
Andrea e udhëhoqi në anën tjetër të tij dhe djali vuri re madhësinë e konsiderueshme të ballkonit. ”Sa më shumë punë, aq më shumë para”, mendoi. Pas një ore punë, e shoqja nuk vonoi t’i sillte mbi një tabaka kafenë dhe disa biskota. Tek punonte, ndjeu pas shpine çuçuritjen e çiftit. Siç duket do të donin t’a pyesnin për çmimin. Me mos caktimin e çmimit që në fillim mund të dilje i humbur ose i fituar, si shprehja: ”I fundit ose qesh, ose qan”! Në qoftë se do kishte siguri, se çiftin do t’i kishte klientë të përhershëm, mund t’u kërkonte pak. Në të kundërt, më mirë t’i zinte dora ca para. I duheshin para për operimin e të nipit.
Më fal, i tha gruaja pak e drojtur. -Desha të të pyes për diçka.
Po, i tha Ardiani.
A ka mashurka në Shqipëri?
Kaq kureshti shprehën sytë e saj, a thua se Shqipëria ndodhej katër vjet dritë larg Greqisë.
Çfarë, nxorri sytë ai.
Mashurka, përsëriti ajo dhe pa pritur përgjigjen e tij shpejtoi në kuthinë, për të marrë një bishtajë, për tia treguar si kampion. -I njeh?
Si nuk i njoh?! Si nuk ka?!, - ia ktheu përgjigjen tjetri po aq i çuditur për një pyetje të tillë.
Paska! – i tha gruaja të shoqit, që diç bënte në njërën nga dhomat.
Po bamje, guxoi të pyesë përsëri.
Edhe bamje!
Edhe bamje, ia përcolli të shoqit.
Të gjitha bimët që rriten tek ne, gjenden edhe tek ju?
Të gjitha!
Të gjitha... .!
Nuk e kishte pritur kurrë, që zarzavatet të luanin aq rol në afrimin e dy vendeve fqinjë.
“I riu nuk do t’i bëjë naze gatimit të mashurkave”, mendoi zonja.
Kur dielli dërgoi rrezet e para në pjesën perëndimore të ballkonit, gruaja lajmëroi për drekën.
Në murin e sallonit, tek një fotografi e varur në të, pa një djalë të ri, me një llojë cilindri në kokë dhe uniformë, me sa dukej shkollore. Në të djathtë e në të majtë e rrethonin një sërë njerëzish, që nga afërsia së i rrinin, kush t’i shtrëngonte dorën a t’i hidhnin krahun supit, duhej të ishin të afërmit. Një të tillë fotografi, ku të njëjtët pjesëmarrës kishin ndryshuar veç vendin e pa edhe në kuzhinë, ndërsa tregonin.
Është djali, pyeti çiftin.
Jo, u përgjigjën njëherësh ata.
Është nipi im, tha ajo pa e fshehur kënaqësinë. -Kemi dalë ditën e mbarimit të universitetit të tij në Angli.
Mbaroi shkëlqyeshëm, shtoi i shoqi.
Siç dukej, djali duhej të ishte krenaria e fisit.
A ka bamje në Angli, iu tek të pyeste kot Ardiani.
Si nuk ka, u përgjigjën ata pak të çuditur.
Edhe domate besoj!
Edhe domate!
Izolimi i socializmit shqiptar, i paska futur në dyshime edhe fqinjët për ekzistencën e një klime mesdhetare të Shqipërisë!


Të nesërmen Elsa nuk erdhi. As të pasnesërmen. Ditën e tretë të mungesës saj, mësuesit, gjatë apelit, kthenin kokën të shihnin Elonën. Ajo përgjigjej me ngritja supesh.
Në mbarim të mësimit shkoi në shtëpinë e saj. I doli e ëma e shoqes.
Iku! - i tha me një shprehje në fytyrë, ku përziheshin dhimbshëm dhimbja, dëshpërimi dhe akuza ndaj botës së tërë për atë ikje.
Kaq shpejt? i kishte thënë Elona, por ajo kishte përsëritur të njëjtat fjalë, që nuk pranonin asnjë shpjegim, s i të mbartni dertin më të madh të globit.
Iku, -dhe kishte vështruar larg, në drejtim të detit, atje ku putheshin dy pikat kaltëroshe, të tij dhe ajo qiellore.
Elona përshëndeti me disa fjalë, që në çast i harroi se ç’ishin dhe zbriti shkallëve.
Murit përgjatë tyre u mungoni tullat. ”Një ditë do të zbresim me litar”, i kishte thënë Elona!
Atje ku do kishte mbërritur, nuk do t’i mungonin më të tilla gjëra. Fillimisht do t’i mungonin të afërmit, shoqet e shokët dhe mbi të tëra, ajo, Elona. Me kalimin e viteve ato do të davariteshin dhe shumë prej tyre do mbeteshin ca “thelbe”, të cilat mund t’i shërbenin si publicitet, për të krahasuar jetën e këtueshme me atë të atjeshme.
Nuk e duroi dot mendimin se mund të zëvendësohej me ndonjë tjetër shoqe!


Elona! - dëgjoi t’i thërrasin.
Ishte Andi! Sa mirë! Gjeti dikë me të cilin mund t’a zëvendësonte boshllëkun. Madje ai ishte më i përshtatëshmi për t’a ngushëlluar sado pak.
Ç’ke kështu? Apo është herët për të blerë bukë?
Jo! Elsa iku! Bashkë me alarmi u ndje edhe një lloj shpjegimi për atë që ndodhi, të cilën ajo po ia kërkonte atij, as vetë nuk e dinte pse!
Ku? - pyeti ai.
Në Itali!
Paska shpëtuar, u mundua t’a qetësonte ai. Nuk e qetësoi. E pa trembshëm. Ai nuk kishte dashur t’a trembte.
Elsa shkoi për më mirë. Mund të mbaroi studimet atje dhe të ecë para. Jashtë ka më shumë hapësirë.
Ai i përkëdheli ëmbël supin. Pastaj, si padashur, gishtat ia kaloi rreth qafës. Ajo tundi kokën, si për t’ia shkundur ato. Tundja s’ishte e egër. Madje me shfaqjen e asaj qafe të gjatë, si mjelmë, sikur e nxitën djalin të luante akoma. Ia largoi flokët pas shpinës, pa ia prekur qafën. E pa ngultas.
Ti mendon për të ardhmen, e pyeti ngadalë.
Sigurisht, i qeshi ajo.
Ku? Këtu?, qesëndisi ai.
Pse atje? u tremb ajo.
Andi e njohu atë frikë, që shkaktohej jo vetëm nga e panjohura, por nga gricja e një dëshire të fshehtë, që e ka dikush brenda, pa e patur të qartë dhe kur befas ajo i bëhet e kapshme.
Gishtin tregues, ajo e kishte drejtuar nga perëndimi, drejt detit, atje ku kishte vështruar edhe e ëma e Elsës.
Jo!Atje! ia drejtoi Andi krahun drejt juglindjes.
Po, unë jam e vogël! - gati sa nuk thirri ajo.
Tjetri, për pak dalldisi. E vetmja përgjigje që nuk e kishte pritur, ishte kjo.
Kur mendon të rritesh, pyeti mes përpjekjes për të mbajtur të qeshurat.
Pas katër vjetësh, iu përgjigj ajo seriozisht.
Qeshi! Qeshi fort!
Pas katër vjetësh, katër muajsh e katër ditësh, foli me zë teatral. - E pse pikërisht pas katër vjetësh?
Prindërit thonë se atëherë ”dal në jetë”! Atëherë duhet të mendoj edhe për gjëra serioze, siç janë... . martesa. .!
Tani s’mendon për to?
Mendoj, por jo për t’i realizuar tani. Andi i ishte afruar tepër pranë dhe ajo ndjeu frymëmarrjen e tij në pjesën e zbuluar të qafës. Një ndjenjë e ëmbël midis gudulisjes dhe gjumit ia rrënqethi trupin. Ai i shtypi majën e mjekrës me tolerancën e mashkullit, që nuk imponohet pa e bindur të dashurën. Atë çast ndjeu dëshirën që të përfshihej në gjoksin e tij, e të gudulisej kudo nga ajo frymëmarrje, deri në zalli, pa menduar hiç për katër vitet.
Ika, -i tha ai.
“Përsëri ikja”, përsëriti. Pas disa ditësh edhe ai do të ikte, ”atje”, ku i kishte drejtuar krahun. Do mendonte për të, për disa kohë dhe natyrshëm do t’a zëvendësonte me dikë tjetër.
Ajo nuk donte të zëvendësohej nga askush! As nuk donte t’a zëvendësonte me dikë. ”Elsa shpëtoi”, mendoi.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje - Faqe 3 Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:22

U vonove, -i tha e ëma.
Isha tek Elsa, -i tha ajo.
Si ishte?
Nuk ishte!
Ku është?
Në Itali!
E ëma shtangu, por ajo nuk donte të shpjegonte asgjë. U sul në dhomën e gjumit dhe iu ngjesh jastëkut. Herë i fliste sikur të ishte shoqja, herë i përkëdhelej si të ishte Andi.
Donte të flinte. Ndjehej aq e këputur. Nuk e kuptoi për sa orë qëndroi ashtu, midis asaj gjendjeje gjumëndjellëse dhe mosfjetjeje, kur hyri e ëma dhe i tha, kur të donte, të shkonte të merrte bukën.
Bukë? -pyeti ajo me çudinë e një veprimi që kishte kohë pa kryer.
Pse iku Elsa, -e pyeti e ëma.
Për të shpëtuar, -i tha ajo, sikur e ikura të ishte larguar nga një mbrëmje jo e këndshme. U kthye me fytyrë nga muri dhe vërtet e zuri gjumi.
Në mëngjes u ngrit në orën e zakonshme. Nuk ishte zgjuar natën, megjithë orët e gjata të tij.
I ke bërë mësimet?-e pyeti e ëma.
Ëhë! -gënjeu ajo.
Të nesërmen mori katër në “elektronikë”. Mësuesi i gjeografisë ia fali mospërgatitjen. Gjatë apelit ata vështruan përsëri në bankën bosh të Elsës, e pastaj në atë të Elonës.
Në dy orët e para të mësimit, ajo u përgjigj:
Ka ikur në Itali!-me një emocion të lehtë, që i shtohej nga reagimi i mësuesve dhe shokëve.
Në dy orët e mëpasme tha:
Në Itali!
Dy orët e fundit, fare shkurt dhe pak nervoze:
Itali!
Një aeroplan letre ishte endur aty nga ora e tretë e mësimit, mbi kokat e nxënësve. Nuk deshi të mësonte se kush dhe për kë e kishte nisur.
Besim ”llapushi” dukej krejt indiferent. Tanimë që Elsa kishte ikur, as i shkonte ndërmend të “niste” aeroplanë letreje.
Me ç’kishte ikur Elsa, me traget apo aeroplan? Si do t’a zgjidhte ekuacionin e jetës së panjohur, atje ku do të zbriste?! E zuri malli. Sytë iu njomën.
Dhe ai mësuesi i fizikës ia kishte vënë menjëherë katrën. Se si e kishte shqiptuar “ka-tër”, duke i shkërmoqur me kënaqësi rrokjet, siç përtypim ngadalë diçka për t’a ruajtur sa më gjatë shijen e saj në gojë. E nervozonte edhe ajo ecja e tij me fund thembrash të veshura me pafka metalike. ”Katër, shtatë, pesë”, kërcisnin ato bashkë me dhëmbët e tij. Çuditërisht, për herë të parë nuk ishte ndier aq keq që kishte marrë atë notë. Për të mos ia bërë qejfin, atij rrokexhiut, që bashkë me katrën, ia kishte ngulur me qesëndi ato sy të ftohtë, nuk e kishte prishur fare terezinë. Kishte marrë pamjen e një vajze çapkëne dhe duke e parë krejt e qetë mësuesin, i dha të kuptonte se nuk ishte befasuar aspak. E ndjeu veten fituese, sepse pas pak, ai ndali pranë bankës së saj dhe me qëndrimin midis një zotëri dhe kodoshi e kishte pyetur:
Ti, dëshiron të vazhdosh studimet?
Ndryshe, kjo do të thoshte. ”Do përpiqesh të korrigjohesh, apo të ta heq “vizën”?
Të shohim, - i kishte thënë ajo, si të ishte fjala për diçka jo të rëndësishme.
Më pas ai kishte përsëritur disa shprehje, që i kishte dëgjuar nga mësuesit që fëmijë, si: ”kur ngrohet koha, ç’orientohen trutë”, ”me lulëzimin e luleve, lulëzojnë edhe ca gjëra të tjera”, e broçkulla të tjera si këto.
A s’më lë të qetë, kishte thënë ajo me vete. Ko ka më lule këtu! Zor se gjen edhe gjethe!
Nga klasa kishte marrë plot vështrime, sa befasuese, aq edhe simpatituese. E ndiente veten heroinë! Ndjehej mirë.
E kishte marrë malli aq shumë për Elsën! Ndoshta me sjelljen e asaj dite, kishte dashur të ç’mallej me të.
E përshëndeti Lefteri, një rryp i lagjes, emigrant në Francë. Sa herë kthehej në vendlindje, bënte krahasime të këtushme me të atjeshme, me të tillë pasion, a tha se e kishte ndërtuar ai “Ejfelin”!
E shau edhe atë! Nuk e qortonte aspak veten për ndryshimin që kishte pësuar atë ditë. Përkundrazi, i pëlqente.
Ja, të shikonin Lefterin! Si besohej që e kishte qortuar ndonjëherë veten në jetën e tij! Jeta i shkonte “vaj”!
Ndërsa ajo përtypej me katër vitet e mbarimit të shkollës. Përse të vetëqortohej? Për shkollën, për ndonjë llapush, apo për atë, ”fizikën”! Donte të dilte nga ky lëmsh ku ishte kapërthyer. E vetmja gjë, ishte ta kapte atë që i shkaktonte trazimin, frikën, si Elsa! Ikja! Andi! Me Andin! Pa numërin katër! Katër vjet! ”Ka-tër” në fizikë.



Porsa kishte takuar të nipin, Ardiani kishte marrë porositë e para. Dy lloje çokollatash, që ai i kishte parë gjatë rrugës ku kishte ndaluar autobusi dhe një biçikletë. Kërkesën e parë ia kishte plotësuar, të dytën e kishte lënë për ditë më të mira.
E ëma, që shoqëronte të voglin, shprehu dhimbjen kur pa atë hyrje aq të vogël dhe të mykur ku banonte i biri.
Ardiani u prek, kur vuri të nipin, që sa vinte i ngjante më shumë të atit, me ata sy të kaltër e flokë gështenjë. Nga e ëma kishte marrë hundën e vogël dhe buzët e mishta e të fryra. Kur qeshte ngatërrohej, herë i dukej se i ngjante me të vëllanë dhe herë me të kunatën. Ajo buzëqeshje e përzier ishte si amaneti i çiftit fatkeq. Sa herë që ai qeshte, i kujtohej, se vazhdimi i saj varej nga operacioni, nga paratë që i duhej të siguronte ai.
Dy ditë, që ndenjën aty, para se i vogli të shtrohej në spital, e ëma u mundua të vinte rregull e të zbardhte ato mure sa të mundej.
Mbasditen e së nesërmes u erdhi për vizitë një kushërirë nga fisi i të atit. Sa kohë që banonte në Athinë, nuk e kishte takuar kurrë, me përjashtim të nja dy telefonatave, në ditët e porsa mbërritjes në Greqi. Ajo kishte një qesk të mbushur me pije freskuese dhe ëmbëlsira.
E ëma i shpjegoi me pasion Ardianit, se i ati i të shoqit, do me thënë gjyshi i tij, kishte qenë kushëri i parë me babanë e vajzës të kushurirës së pranishme, që miratonte me kokë fjalët e saj. Ndërsa i ati i Ardianit, binte kushëri i dytë me vetë vajzën. Ai, Ardiani, duhej të ishte kushëri i dy e gjysmë me të. Siç i tha e ëma, me zellin e saj të vazhdueshëm, diku, në breznitë e hershme, një nga vajzat e fisit ishte martuar sapo ishte bërë zonjushe. Shtatëzania e saj kishte përkuar papritur me atë të së ëmës, e cila ishte në prag të kufijve të mospjellshmërisë. Të dyja, nënë e bijë kishin lindur djem, të cilët nuk e respektonin fare hierarkinë familjare, dajë e nip. Kjo muspërputhje e moshave kishte bërë, që ata, Ardiani dhe vizitorja të ishin kushërinjë të dytë e gjysmë.
Lodheni shumë, moj bijë?-e pyeti e moshuara, duke e ditur se ç’përgjigje do të merrte.
Mos e pyet, -pohoi tjetra. -Lodhja është një pjesë e së keqes, por ajo shoqërohet me fyerje, nuk durohet.
Pastron shtëpitë?
Po! -tha ajo si me turp dhe ferkoi duart, sikur të donte t’i ç’rrudhoste nga regjërja prej detergjentëve kimikë.
E dini ç’më ndodhi dje në familjen ku punoja?-dhe qeshi, duke përjetuar skenën komike dhe njëkohësisht trazuese të asaj që do të tregonte.
Çifti ku punoj, ka një djalë shejtan rreth të nëntave. Disa herë kishte gjetur si lojë për t’u argëtuar heqjen nga priza të fshesës elektrike, duke më detyruar të bëja ecejake të kota në shtëpi. Ai hiq e unë vër. Pasi iu mërzit ky rreng, kërkoi tjetër. Dje kishte mbyllur me çelës nga brenda të gjitha dhomat. Meqenëse ato kanë të tëra dalje në ballkonin e madh, që i lidh të gjitha ato, për t’i pastruar hyja nga ai. Kur i erdhi radha pastrimit të dhomës së gjumit, gati sa s’më ra tavani. I zoti i shtëpisë ishte në të mbathura dhe nga nxitimi që bëri për të marrë pantallonat në karrigen pranë, gati sa nuk ra. Unë bërtita dhe ai nga e bërtitura ime zgurdulloi sytë.
Pas kësaj, të birin e dënuan me një muaj “heqje lirie”, për të shkuar në këndin sportiv, dhe unë mora vërejtje me “paralajmërim”, për të qenë e vëmendëshme dhe të trokisja, sa herë i shihja dyert të mbyllura.
Në të ikur, kushërira dy e gjysmë e përshëndeti dhe e përqafoi me afsh, sikur të ishim kushërinjë të parë të rritur në një oborr. I vogli i zgjati instiktivisht faqen, duke mos i shkëputur sytë nga aeroplani me të cilën luante.
Ardian! -paralajmëroi vëmendje zëri i së ëmës.
Ç’është? -ia ktheu ai pa shumë vëmendje.
Ajo futi dorën në jakën e fustanit dhe diç trazoi me gishta në gjoks.
“Mos o zot”, u alarmua ai duke e marrë atë për shenjë të keqe. Prit kur të thotë se i ka dalë një puçër në të.
Nuk ishte puçër. Ishte një qeskë e vogël, në të cilën dalloi disa kartëmonedha shqiptare.
Të lutem, -i tha ajo, duke ia zgjatur, - ktheji në dhrami! Mblodha sa munda duke shitur dantella e thurur triko me porosi. Puna ka rënë. Njerëzit blejnë në tregun e arixhinjve. Janë katërqindmijë shqiptare, jo edhe pak, apo jo?! -uli zërin përsëri ajo, si në çastin kur kishte kërkuar gjoksin, me frikën se ndoshta nuk ia kishte vlejtur mundimi për mbledhjen e tyre.
Ardiani llogariti me mend kthimin e lekut në dhrami me kursin aktual tre pikë gjashtë. Duhej të ishin rreth njëqind e dhjetë mijë dhrahmi.
Janë diçka, -i tha së ëmës.
Çfarë?-u shqetësua përsëri ajo.
Bëjnë punë, -e qetësoi ai.
Pa të nipin që nuk shqetësohej nga asgjë, as edhe nga sëmundja e vet. Ishte mërzitur së luajturi me aeroplenin dhe ndiqte një film në televizor, duke u përpjekur t’a kuptonte nga figurat në mungesë së mosditjes së gjuhës.
Dëgjuan zilen. Ishte zonja Panajotë. Kishte ardhur për të përshëndetur nënën e Ardianit bashkë me të voglin. Si gjithnjë e veshur hijshëm, flokët të thurur kurorë, sikur sapo të kishte dalë nga banja. Ai nuk mund t’a përfytyronte ndryshe imazhin e saj, as që flokët e saj të shtriheshin edhe kur bënte banjë.
Ardiani i përkthente së ëmës fjalët e vizitores.
Keni një djalë shumë të mirë. Të gjithë fqinjët e duan.
Ai nuk përktheu.
Ç’thotë? –i tha e ëma, me një seriozitet pakëz të zymtë, duke e marrë mospërkthimin e të biritë për diçka që nuk shkonte.
Po më lavdëron, -i tha ai.
Asaj i çeli fytyra. Më pas edhe pa pritur përkthimin e të birit, i miratonte me kokë e buzëqeshje fjalët e tjetrës.
Ne grekërit e dimë se ç’është kurbeti, andaj dhe duam t’i ndihmojmë emigrantët, sigurisht, kur nuk flasim për keqëbërësit. Shqiptarëve u dhamë bukë e punë, paçka se një pjesë e tyre e shkelën mikpritjen, por unë nuk mund t’i njehsoj kurrë të tërë.
Pas përkthimit të të birit, tjetra u pendua që i kishte miratuar me aq zell fjalët e saj.
Edhe ne i kemi ndihmuar grekërit dhe kemi ditur t’i dallonim gjithnjë mirënjohësit nga bukëshkelësit, - drejtoi ajo shpatullat. - Por nuk e kemi në traditë t’u kujtojmë bukën që iu kemi dhënë. Shoqja më e ngushtë e punës sime ishte dropullite, do me thënë greke, -përfundoi ajo duke shtrënguar nofullat, si për t’i dhënë tjetrës të kuptonte, se këto që thoshte “nuk i lëvizte as topi”!
Për të mos ngrirë atmosferën, Ardiani u mundua të gjente diçka të vazhdonte sa më ngrohtë bisedën e grave. Pa një qeskë që mbante në dorë zonja Panajotë.
S’është nevoja t’a mbani në dorë, -i tha. -T’ju a vë mbi tavolinë dhe merreni para se të largoheni.
Është për ju, -ia zgjati ajo.
Ç’janë?
Speca të mbushura. Sapo i bëra.
Ç’janë, -pyeti edhe e ëma e Ardianit.
Speca të mbushura.
Sytë e saj qeshën.
Edhe ju gatuakeni të tilla? - pyeti greken me gëzimin e hareshëm, që ndjen një njeri, kur takon një të njohur në një qytet të huaj
Biseda u gjallërua përsëri, madje më shumë se sa mendoi ai. Nga përkthimi që bëri, duke kthyer kokën sa majtas-djathtas, doli që në nëntëdhjetë për qind të rasteve, në të dy vendet përdorej e njëjta kuzhinë. I lodhur nga përkthimi i vazhdueshëm dhe nga kthim koka e dendur, filloi “redaktimin”. Por, kur ligjërimin disa minutsh të Panajotës, ai e përmblodhi me fare pak fjalë, e ëma iu kthye:
Nuk m’i the të gjitha!
Dua të shkoj në banjo, -ia futi ai kot, si një nxënës i fillores, që për t’iu shmangur sa të jetë e mundur përgatitjes së mësimeve, nxjerr arsye të pakundërshtueshme, siç janë ato fiziologjike.
Me një të tillë kërkesë, të ngrënit, i kishte afruar edhe këto dy gra midis tyre.
Futi specat në frigorifer, -i tha e ëma. Nuk dua për çfarëdo arsye që ato të prishen, pa provuar gatimin e zonjës.
Bëri siç i tha e ëma. Shkoi në kuzhinë dhe kur deshi t’a vërë enën plastike në frigorifer, pa mbi të një zarf, aq të vogël, sa qesja me para që i kishte dhënë e ëma. E hapi dhe në të gjeti... njëqind e pesëdhjetë mijë dhrahmi. Për disa sekonda zemra i rrahu fort. Pastaj qeshi! Nuk ishte thjesht qeshje hareje. Ishte e përzier me mirënjohjen, dhimbjen dhe dëshpërimin, që ishte i detyruar të pranonte para për operimin e të nipit. Ndjeu vërtet nevojë të shkonte në banjo. Lau sytë e skuqur nga një përlotje e çastit. Kur u kthye, u çudit, që gratë bisedonin secila në gjuhën e vetë duke e ndihmuar edhe nga lëvizjet e duarve. Meqenëse një sërë zarzavatesh emërtoheshin njëlloi në të gjuhët, ato ishin të sigurta që e kuptonin njëra-tjetrën.
Sytë e skuqur të Ardianit, Panajota i mori për të lodhur, andaj nuk vonoi të ngrihej. U përqafua me tjetrën dhe duke përshëndetur, bëri për nga dera.
Faleminderit për të gjitha, -i tha djali, me një zë ku i dallohej një dridhje e lehtë. -Eshtë fat të kesh një mike të tillë si ju!-vazhdoi, por tjetra po e dëgjonte pa asnjë shprehje në fytyrë.
Ai i tha disa të tjera, por ajo përsëri mbeti e ngrirë. Ku kishte gabuar?...
Oh..., ç’budalla që ishte. I kishte folur shqip!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje - Faqe 3 Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:23

Andi nuk i kishte folur kurrë për dy kushurirat, që banonin në apartament me të.
“Për të ndarë qeranë”, i ishte kishte thënë, ndërsa iu përgjigj pyetjes së një femre, që u dëgjua në mikrofonin pranë portës së jashtme. Elona e kishte kokën të rëndë nga udhëtimi i gjatë dhe i lodhshëm, nuk kishte fuqi as të pyeste, as të çuditej për kushurirat e papritura. Kishte plot kohë përpara.
Ato e panë me kureshtje, ndërsa u ngritën të përgjumura, gjysmë ndenjur në krevatet e tyre. Nga një kanat, i hapur, i një dollapi të madh e të bardhë, të futur në mur, karakteristike greke, pa të hedhura poshtë, pa kujdes, disa rroba mjaft të bukura. Midis tyre dalloi një palë mbathje e sytjena blu me dantellë. ”Duhet të kenë kohë që punojnë, pa arritën të blejnë të tillë mall”, mendoi. Priti që Andi ta çonte për të fjetur në një nga dhomat e tjera të apartamentit, atje ku do të flinin bashkë, por ai i tregoi një krevat portativ, në një cep të dhomës dhe i tha “shplodhu”!
Siç duket, ishte i papërgatitur për të tillë “rrëmbim”, andaj kërkonte kohë të vinte gjërat në vend.
Unë po dal pak, sa të mbaroi një punë. Për çdo problem, do të të përgjigjen kushurirat, -i tha dhe iku.
Njëra prej tyre, siç iu prezantua, ishte Mira. Mira nga Shkodra. Tjetra, me një emër të padëgjuar më parë, Valerja, diç foli greqisht me Mirën duke shikuar nga Elona. Vajzës nuk i pëlqeu që Valerja iu shmang bisedës dhe duke e fyer foli me Mirën për të. Ose, vepronte si disa snobër, që “harresën” e gjuhës amtare e lidhnin me “qytetërimin” e vendit ku kishin emigruar!
E zuri gjumi shpejt. Zgjimi nuk përkoi njëherësh me hapjen e syve. Ishte një nga ato zgjimet e mundimshme, ku nga njëra anë i flihej, nga tjetra, një ngacmim i jashtëm nuk të lë. Diçkaja ngacmuese ishte e folura dhe e qeshura e dy kushurirave. Zërin e Andit nuk e dëgjoi gjëkundi. Madje, ky duhet të kishte qenë ngacnuesi kryesor për zgjimin e shpejtë, mungesa e zërit të tij. Përtueshëm hapi sytë.
Kushërirat seç i tregonin njëra tjetrës dhe përpiqeshin të mbulonin gojen me pëllëmbat e duarve, për të mos zgjuar Elonën. Kishin vënë rregull në dollap dhe kishin rregulluar krevatet e tyre. E para që vuri re se e porsa ardhura u zgjua, ishte Valerja. Ia bëri me shenjë Mirës, e cila e pyeti:
U shlodhe?
Ç’ka! Ku është Andi?
Nuk besoj të vonohet.
Ç’po thonit me Valerien?
Më tregoi diçka për të qeshur.
Mund të qesh edhe unë?
Pse jo! Mbrëmë kur u nis për në punë, e kërkoi një klient i paparë më parë. Burrë i vjetër. Valerja kishte vënë paruken me flokë të zezë e të gjatë. Në krevat, kur i moshuari deshi ta përqafojë, i kishte ngelur parukja në dorë. Kaq shumë ishte trembur, sa iku pa bërë dot gjë! -dhe kukurisi përsëri bashkë me tjetrën. -Nuk është për të qeshur? pyeti ajo tjetrën.
Elona ngriu. Ç’punë bënte kushërira Valerë dhe mbase bashkë me të dhe Mira?
Ku punon? e pyeti ajo tjetrën gati me panik dhe mëshirëkërkuese njëkohësisht, që tjetra të mos e trembte me ato që do t’i thoshte.
Si Valerja! u përgjigj thjesht ajo... . Në rrugë!
Elona u zbardh e tëra! Mira, si një motër e madhe, së cilës i kishte rënë fati i keq apo i mirë, për t’u kujdesur për më të voglën, si pas një fatkeqësie familjare, i fërkoi duart me dhembshuri, si për t’i thënë, që këto ishin vështirësitë e para. Tjetra ia tërhoqi me rrëmbim. Lejimi i një ngushëllimi të tillë do të ishte kapitullim. Ajo nuk do të shdërrohej kurrë si ato!
Ku është Andi? - pyeti gati me kërcënim?
Mira pa orën e dorës.
Tani duhet të jetë duke ardhur!
Ku është? - gati sa nuk iu hakërrye Valerjes.
Ç’thotë? - pyeti tjetra Mirën.
E ka harruar shqipen rrugëve të natës? - qesëndisi Elona duke iu kthyer Mirës.
Nuk di shqip, është rumune!
Vajza iu shemb krevatit. Ishte krejt e mpirë. Pas pak një ngjyrë rozë ia ledhatoi faqet. Ajo iu shtua dhe iu kthye në një të kuqe të fortë, sulmuese.
Ku është Andi? - ulëriu. Dukej sikur i kishte ardhur një fuqi e papritur, ashtu siç përmirësohen papritur të sëmurët në prag të vdekjes.
Madje edhe Mira, ashtu e vështroi, pa u bërë aspak merak për gjendje e saj. Çfarëdo që t’i thushte së resë tanimë, ishte e kotë. Koha, ose më mirë Andi, kishin për ta rregulluar këtë!
Erdhi, - i tha Mira me të tillë ton, si t’i tregonte që më kot ishte shqetësuar për vonesën e tij.
Si kaluat vajza? U njohët? - pyeti ai me një dyshim enkas të ëmbël, si mësuesi që kujdeset të krijojë njedis të ngrohtë për nxënësen e re.
Por fytyra e “nxënëses” iu kërcënua. Ai e njihte atë lloj kuqëlimi në të. Si të zotëronte një pedagogji të suksesshme prej kohësh, i foli me sigurinë e atij, që e di se gjërat do të marrin vetëvetiu rrugën e tyre.
Çdo punë, në qoftë se nuk vjedh e nuk vret, është e ndershme. Ne nuk vjedhim dhe as vrasim. Thjesht, punojmë me “kontratë”, duke iu përshtatur ekonomisë së tregut. Me vajzat bashkëpunoj vetëm pesë vjetë, duke ndarë përqindjen e fitimit. Pas mbarimit të afatit ato janë të lira t’a vazhdojnë jetën e tyre si të duan.
Gjarpër, - iu skërmit Elona.
Tjetri qeshi me ironi me këtë frazë filmash të dalë jashtë mode.
Ndodhemi në Greqi, -vazhdoi, duke bërë sikur nuk e dëgjoi sharjen e saj. -Në antikitetin e lashtë e të mençur, ekzistonin një grup vajzash, që quheshin ”ierodhuli”! Paratë e mbledhua nga puna e tyre aspak e turpshme, shkonin në tempullin pagan të dymbëdhjetë perëndive. Pra, vetë perënditë e kishin bekuar qejflimin e tyre. Shkëlqimi i pashuar i antikiteti, flet se sa punë ishin të nderuara në atë kohë!
Papritur, teksa u mundua të ulej butë në cepin e krevatit, ku ishte ulur edhe Elona, hëngri një shuplakë të fortë nga ajo, sa shenjat e gishtave të saj, i ngelën në faqe si tatuazhi i një lëkure tigri.
I tërbuar pas durimit të gjatë që kishte bërë me të, ia shkërmoqi gishtat në të tijat.
Elona bërtiti nga dhimbja.
Ai e la të lirë duke e shtyrë dhe i hodhi një vështrim të akullt e të prerë, më të frikshëm se një kërcënimi të hapur.
Kam parë femra, -i tha - që janë goditur aq fort, sa i janë thërmuar dhëmbët si kokrra misri, ose iu janë nxirë mishrat, si të vuanin nga leuçemia. Ka edhe më keq akoma. Unë nuk godas kështu, -dhe pa nga dy të tjerat për të marrë miratimin. Ato ia dhanë, duke tundur kokat.
Unë dua atë të keqen e fundit, para turpit dhe mashtrmit, vdekjen!- iu përgjigj ajo.
Hë, -më shumë se sa buzëqeshi, u ngërdhesh ai. -Ke qenë e mirë në hartime!
Ia kapi dorën para se ajo ta godiste në faqen tjetër.
Fli, -i tha me lëshimin që i bën një i rritur, një fëmije. - Së shpejti do fillosh punë. Sa për atë të keqen e fundit, është vështirë të ta dhuroi dikush aq lehtë. E vetmja vdekje e lehtë, është ajo që vjen vetë. Në rastin tënd, ajo do të vijë me aq muundim, sa ti do të heqësh vetë dorë nga ajo... . Fli!
Andi u largua, duke e përfshirë në rastet e vështira këtë femër.




Para se t’i bënte gjilpërën, dentistja me flokët e lyera gjysmë të verdha e gjysmë gështenjë, e kishte pyetur Ardianin në se e duronte dot dhimbjen pa të. ”Më mirë me gjilpërë”, i kishte thënë ai.
Pas dy shpimeve, njëra mbi dhëmballë dhe tjetra nën qiellëz, diku pranë saj, vendi shumë shpejt i ishte mpirë. Kur kishte parë darën ishte trembur gjithsesi. Rezistenca e rrënjëve të dhëmballës kishte qenë e pafuqishme t’i shkaktonte dhimbje serioze, andaj ai përsëriti mendimin, se kishte bërë mirë, që e kishte mpirë vendin.
Në qoftë se ndien shumë dhimbje, pi një depon, por jo aspirinë, sepse të shton hemoragjinë, - e kishte porositur ajo, para se ai të ikte.
Ardiani e kishte miratur me kokë, me lehtësinë e njeriut, që çfarëdo të ndodhte pas kësaj, të keqen që e kishte tërbuar kaq kohë, e kishte hequr. Të tjerat, që vinin më pas, do të ishin më të durueshme.
Sapo arriti në stacionoin e trenit, në Monastiraq, u pendua për gjykimin e mëparshëm. Një dhimbje, fillimisht bezdisëse e pastaj shpuese, e shqetësoi.
Kujtoi me inat fytyrën e sjellshme e të ëmbël të dentistes. Dhimbja po i shpërndahej në të tërë kokën. Sikur dentistja të kishte qenë mashkull, do t’i kishte futur një të sharë! I dukej, sikur gjilpërën ia kishte bërë, jo për të lehtësuar dhimbjen e tij, por, punën e saj, sepse ai, si më parë, si tani, dhimbjen po e ndiente njësoi. Madje, i dukej, se tani e kishte më keq. Në qoftë se dhimbjen do t’a kishte vuajtur bashkë me heqjen e dhëmbit, edhe dentistja do të kishte vuajtur vështirësitë e zanatit. Por, pasi ia kishte futur me gjilpërë dhe e kishte përcjellë si manar, iu duk sikur i kishte dhënë duart: ”Unë mbarova, tani vrafsh veten”! I erdhi të bërtiste!
Ndaloi pranë një kinkalerie, ngjitur me të cilën ishte një kabine telefonike. Një i ri, në moshën e tij, u fut të fliste. Uroi, që tjetri të mos vonohej, siç bënin shpesh disa, që ia këpusnin gjyqit për minuta të tëra, pa u bërë merak për pritjet e të tjerëve. Donte t’i telefononte së ëmës në spital.
Fatmirësisht, tjetri doli shpejt. As nuk kishte bërtitur. Ishte i pashëm, i veshur me rroba të bardha. Atë ditë Ardianit nuk i pëlqente fare e bardha. Me të bardha kishte qenë veshur dentistja, që i kishte shkulur dhëmbin po të bardhë, në të bardha fekste maja e Akropolit, që lart, dhe ja tani, edhe ky i panjohur me të bardha.
Tjetri i foli njerëzishëm.
Radha juaj, zotëri!
“Zotëria”, u shtang. Iu duk fytyrë dhe zë i njohur, paçka, se tjetri iu drejtua në gjuhën vendase. Burri e kuptoi vëmendjen e tjetrit.
Andi!
Ardian!
Ti këtu?, - e pyeti Ardiani, sikur ai të ishte shqiptari i vetëm në këtë “Pol të Veriut”!
Po! Po ti nga mbive? - pyeti Andi i çuditur më shumë për kohën, se sa për vendin.
Sa kohë kemi pa u parë? - i tha Ardiani duke e përqafuar, sigurisht, jo nga ana e dhëmballës së hequr.
Ou. . !Që në socializëm!- i tha tjetri. -Para një epoke!
Dhe u takuam këtu, pas një epoke, nën Akropolin!
Nga lashtësia në lashtësi!. Nga epoka në epokë!
Eja pimë një kafe, -i tha Andi.
T’i bëj një telefonatë sime mëje në spital dhe erdha!, -i tha tjetri.
Mamaja në spital?!-u tregua i shqetësuar Andi.
Tjetri i bëri me shenjë, që do t’a sqaronte për të gjitha, pas telefonatës.
Ç’kemi?-i tha pas pak, duke rrufitur kafenë. -Nga se vuan jot ëmë?
Jo ajo, im nip, -psherëtiu Ardiani.
Djali i Agronit?
Po! Me kancer!
Ç’thua more? Pse rri mamaja në spital dhe jo prindërit e fëmisë?
Agroni me Zanën vdiqën në një aksident automobilistik, -uli zërin tjetri, sikur të lëndonte dikë.
Mos... !Fatkeqësi e madhe ju paska ndodhur!
Më mirë themi gjëra të bukura. Me të tjerat, s’ka çast të mos merrem.
Të bukura?!, -nënqeshi tjetri. Vështirë se gjen sot në këtë botë. Një e tillë ishte, atëherë, kur u rrëzova nga pema dhe theva këmbën. Në ç’moshë duhej të ishim atëherë?
Tek nëntë - dhjetë vjetët!
Ti more karrocën e xha Hasanit dhe mes ulërimave të mia, bashkë me Titin dhe Gëzimin, më çuat në spital.
Ardiani qeshi.
Përpiqeshe të ngisje kalin dhe nuk e di se si arritëm të tre gjallë në spital. Atë ditë për mua ishe një hero i vërtetë!
Të dy shkundën supet nga të qeshurat.
Ku punon?-pyeti Andi.
Paradite, pesë ditë, në një firmë ndërtimi. Të shtunave dhe të dielave, ku të mundem. Më duhet të grumbulloi para për operimin e tim nipi. Më duhet shumë për të plotësuar pagesën. Po dëgjove gjëkundi...
Mos u bëj merak! Do të të ndihmoj vëllai yt! Para të thata, hë për hë nuk kam, por..., kam diçka tjetër, që nxjerr para. Të kam patur shok me kokë. Bën pjesë në gjërat e bukura të fëmijërisë sime dhe të bukurat, unë dua t’i ruaj.
Nuk më the Andi, me se merresh?
Eh... , nguroi paksa tjetri. Me e punë ”intelekektuale”, -tha duke qeshur çapkënëshe.
Saktësisht?
Ado... !Mos më keqkupto! Pse të dua, dëshiroj të të ndihmoj. Nuk mund të të t’a fsheh ty, me se merrem. Me detyroi jeta! Prandaj, pak më parë, kur folëm për të bukurën, të thashë se zor gjendet ajo sot!
Tjetri, pyeti përsëri me sy.
Mbaj tri femra, -pëshpëriti Andi, si të fliste për tre jofrymorë.
Sytë e Ardianit humbën ngjyrë, a thua i shkulën dhëmballën tjetër.
Me prostitucion?! -uli zërin akoma më shumë se parafolësi.
Quaje si të duash! E gjithë shoqëria një prostitucion është. Në mos unë, një tjetër do t’i mbante ato!
Rëndësi ka që i mban ti Andi? Marrja me prosti... .
Do më flasësh si iluministët tani? -e preu tjetri. Po kaq e rëndësishme është të mësosh, që unë nuk i keqtrajtoi. Pas pesë vjetë pune, u jap lirinë.
Ti thua lirinë! Do me thënë duke punuar për ty, nuk janë të lira!
Bëhu realist, i dashur. E kupton, që këto biseda nuk i bëj me këdo! E ç’ndryshim ka për nga paligjshmëria, korrupsioni me prostitucionon? Po të mos ekzistonte e para, zor se do të kishim të dytën! Femrat, që marr, janë të destinuara për atë punë. Në mos me mua, me dikë tjetër do ta ushtronin këtë “punë”!... Nuk t’a harroj kurrë nderin që më bëre në vogëli, -iu kthye ai temës së mëparshme. Ti je një pjesë e fëmijërisë sime. Pranoje ndihmën time dhe shpëto tët nip. E bëj për fëmijërinë time! Ajo nuk njeh korrupsion. . Para të thata nuk kam! -shtëngoi ai buzët, si për t’i treguar, që kjo ishte mundësia e vetme.
Si do të më ndihmosh? - pyeti Ardiani.
Do të të jap një femër. Është mall i ri, sapo e kam sjellë. Ia kishin vën syrin për t’a çuar për në belgjikë, por e kandisa dhe solla këtu.
Femër, mua?! - kërciti këmbët e karrikes tjetri.
Po! Të thashë, tani për tani nuk kam para për të të dhënë. I kam investuar diku. Mbaje ca kohë dhe plotëso paratë, që të duhen për tët nip. Mos u bëj budalla! dhe me cepin e buzës nxorri tymin e cigares, me nervozitet, sikur të pështynte dikë, që ndodhej pranë.
Nuk di nga këto punë!
S’ka vështirësi të madhe. Do t’a nxjerrësh vajzën në rrugët që do të të them unë. Klienit do t’i caktosh pagesën e duhur. Njëkohësisht do ruash femrën, të mos të të ikë. Ndodh, që ato përpiqen të shkasin për t’a vazhduar aktivitetin të pavarura. Mos e lejo! Kërcënoje! Kam harxhuar para për t’a sjellë këtu e për t’a mbathur. Ajo mund të të sillet si e pafajshme, si viktimë, e parrahur me të tilla punë. Mos beso kurrë.
Po, unë nuk pranova, - i tha Ardiani, me shqetësimin e atij, që e detyrojnë të pranojnë pa dashjen e tij.
E lexon atë tabelën atje? -e tërhoqi Andi nga vetja.
Po!
Ç’thotë?
Viagra! - lexoi Ardiani.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje - Faqe 3 Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:24

Ardianit, aq sa i dukej e pabesueshme, që mund të mbante një vajzë rrugësh në shtëpinë e tij, aq i sigurtë ishte se Andi do t’ia sillte. Kështu kishte qenë edhe fëmijë, me atë pamje të jashtme të qetë e të druajtur dhe kokëfortë, për të arritur atë që donte. Për shkak të asaj vendosmërie, e kishte pësuar fëmijë, me thyerjen e këmbës.
Pranë murit që rrethonte një shesh të vogël futbolli, nderte krahët një plep i madh. Loja që u kishte shkuar në mendje çunave dhjetë vjeçarë, ishte, të hipnin mbi mur e që andej të kapnin degët e plepit pranë tij. Ardiani, Gëzimi dhe Titi, pasi e kishin matur me sy largësinë, ishin tërhequr. Ai, Andi, e kishte paguar heroizmin ose kokëmushkësinë e tij me thyerjen e këmbës, në nyjen e poshtëme. Megjithatë, plepi ia kishte këputur disa gjethe, të cilat nuk i lëshonte nga dora, megjithë ulërimat e vazhdueshme. Askush nuk e kuptoi, nëse shtrëngimi i tyre bëhej me ndërgjegjen e një fitues, apo i shërbente të vrarit si mjet, që mund t’i lehtësonte sadopak dhimbjet. Kur Andin e kishin hipur në karrocën e xha Hasanit, të lidhur pas trungut të pemës, gjethet kishin rënë përtokë, të shkërmoqura. Ardiani kishte kapur kalin nga kapistalli dhe i ndihmuar nga shokët e tjerë e kishin çuar Andin në spital.
Jehona e gjithë kësaj ndodhie kishte qenë fort e çuditëshme. Të nesërmen, në shkollë, zilja kishte rënë dhjetë minuta para se të fillonte pushimi i madh. Atë, Ardiani e kishin ftuar të ngjiste shkallët e një si gjysmë ballkoni, para shkuolës, që rëndom shërbente edhe si tribunë. Në sy të të tërëve i kishin numëruar të tëra aftësitë e një pionieri shembullor. Ai ishte skuqur i tëri dhe si i ëuditur tek shihte tërë ata kalamaj, që ia kishin ngulur sytë si të “goditur. ”Ata të klasave më të ulëta, dukej nuk kuptonin asgjë. Pas tërë atyre lëvdatave, i ishte dukur se do t’a përcillnin për në varrezë! Pasi kishte mërmëritur disa fjalë falenderuese, ku kishte ndatërruar radhët e vendosjes së kryefjalëa, kallëzuesit e ku t’a dinte çfarë tjetër, i lehtësuar, kishte zbritur dhe kishte humbur midis nxënësve të klasës së tij.
E kundërta kishte ndodhur me xha Hasanin. I tërbuar, që nuk e kishte gjetur karrocën aty ku e kishte lënë dhe aq më tepër kur ia kishin sjellë kalin të rraskapitur, i cili lëshonte shkumë nga goja, i ishte turrur, t’ia shkulte veshët. E kishte shpëtuar një vrimë e gardhit, pas shtëpisë, përmasat e së cilës, ishin më të vogla se sa ajo e trupit të karrocierit Hasan.
Ra zilja. Ai shtypi mekanizmin e hapjes së saj. Derisa, dikushi, të ngjitej ne ashensor, shkoi të lagte flokët e të krihej. Ashensori duhej të kishte qenë i lirë, pasi vizitori arriti shumë shpejt. Me flokët të pakrehura mirë, një pjesë të pabindura për të qëndruar të shtrira pas kokës, e me rrobat e çrregullta, ngjante me dikë, që pak lidhje kishte me botën e jashtme.
Në derë u shfaq Andi, me vajzën, që mbante në dorë një valixhe. Hyri me lehtësinë e njerëzve që kryejnë një veprim të shumëpërsëritur.
Kjo është, -i tha ai me zë të ulët, megjithëse, largësia e tij nga ajo dhe Ardianit ishte pothuaj e njëjtë.
Vajza u ul në cep të divanit.
Andi, -i tha ai, -e lëmë këtë punë!
Do t’a lëmë ashtu siç thashë unë, -e qetësoi tjetri. - Do flasim në telefon, për ç’do problem që të kesh. Për dy ditë mund t’a nxjerrësh në punë. Boll ka pushuar.
Vajza shtrëngonte valixhen, si të vetmen diçka që të njohur në atë mjedis.
Hap sytë!, -iu drejtua Andi. -Në qoftë sillesh si të thonë, nuk do të kesh probleme. Është në të mirën tënde!
Shërim të shpejtë tët nipi, -i tha Ardianit dhe pa tej dritares, ku muzgu po binte dhe atij i afrohej orari i “punës”!
Iku, ashtu i befasishëm, siç kishte ardhur, tek e la me këtë vajzë, që akoma shtrëngonte valixhen, madje, tanimë, që mbeti vetëm me të, akoma më shumë.
Si të quajnë?, - e pyeti.
Elona!
Unë jam Ardiani!
Iu duk si prezantim zyrtar, sikur sapo t’i kishte ardhur një punonjëse e re në punë.
Ëh..., -murmuritio ajo.
Që sot filloi të bëjë të turpshmen, mendoi. Kishte të drejtë Andi kur e kishte porositur të mos binte në kurthin e saj, si prej naiveje. Nuk duhej t’a mbante atë rrugaçe aty. Me përjashtim të dy lidhjeve rastësore, sigurisht me jo të përdala, asnjë këmbë gruaje nuk kishte shkelur aty. T’ia kthente Andit, nuk donte ta zhgënjente me mosmirënjohjen që po i tregonte. Në fund të fundit, si me të, Andin, apo me dikë tjetër, ajo, të njëjtën gjë do të kryente. Le t’a bënte! Rëndësi kishte që ai të mos mbleksej drejtëpërdrejt në pisllëqe të tilla, ...megjithëse i duheshin kaq shumë paratë.
Shau ndyrë kapitalizmin dhe pati njëfarë nostalgjie për socializmin, ku shërbimi mjekësor ishte falas. Pastaj kujtoi sëmundjen e të atit, para vdekjes, në kohën e shpërndarjes së ushqimeve me tollona. E ëma nuk dinte kujt t’ia ndante atë kilogram mishi që merrnin në muaj, vetëm të sëmurit, apo edhe fëmijëve! E shau edhe socializmin. I shau të gjitha. Qeverinë shqiptare dhe atë greke! Një lëmsh i qelbur ishte e tërë bota. Dhe kjo pisanjose rrugësh, që qëndronte pranë tij më bënte të pafajshmen, vetëm e vetëm që të largohej e t’i mbushte për vete xhepat. Pa le, m’a shtrëngonte atë valixhe, sikur të kishte thesare. Pa dyshim, për të, ato mbathje dhe sytjena, me rripa aq të holla, që një zot e dinte se ç’i mbulonin, thesare ishin!
I hodhi mbi divan një palë çarçafë e një kuvertë dhe i tha të shtrihej. Vetë, pasi tërhoqi perden e aneksit, u shtri në kanapenë pranë tij. Duhej të mendonte vetëm të nipin, që të kishte kurajo të shtypte vetëqortimin!




Të nesërmen në mëngjes, para se të ikte në punë, Ardiani u kujtua, që nuk i kishte dhënë për të mgrënë darkë vajzës. As ajo nuk ishte kujtuar. Vuri mbi tryezë, ç’gjë të gatshme që gjeti në shtëpi. E pa me vëmendje me mbulesat që i vinin deri tek gryka. Frymëmerrte lehtë. Aty ku duhej të ishte gjoksi, shtresat pësonin një ngritje të lehtë, sa mezi dallohej. Ishte e bukur! Dukej kaq e pafajshme dhe e pabesueshme të prostituonte. Para se të ikte e pa edhe njëherë me dëshirën, se në rrotullim e sipër mbase zbulohej. Ajo vërtet u rrotullua, por duke marrë edhe mbulesat me vete.
Rruga kryq, para pallatit uturinte. Semaforët hapën dritën e kuqe për kalimtarët. Mbajti këmbët. Motorët kishin rrëshqitur në hapësirat midis makinave, dhe me t’u hapur drita jeshile për automjete, kafshuan egër asfaltin, si të shanin fajtorin e paditur për ndalimin e tyre. Pothuaj, të njëjtën zemërim u duk se shprehën kalimtarët kur u drita e tyre jeshile. Sikur të luanin”reikbi”, u sulën drejt njëri-tjetrit, duke përplasur supet.
Vetëm një vajzë me minifund, që përtypte çimçakiz, nuk lëvizi. Shihte majtas e djathtas, si të priste dikë. Mbase ishte prostitutë! Kështu do të dilte edhe sot në mbrëmje, ajo..., si e tha emrin..., Elona! Me, ose pa çimçakiz. Vetëm, se ajo do të punonte natën, që të ishte plotësisht i kontrolluar nga ai, ”protektori”! O, zot, ku ishte katandisur!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje - Faqe 3 Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:24

Me t’u çuar, Elona piu vetëm qumështin. U kujtua se kishte ngrënë pako gjë, që drekën e një dite më parë. Të paktën, atje, kishte shoqërinë e Mirës e të Valieries. Këtu, veç katër mure të nxira vende-vende dhe një televizor, ku pak gjë kuptonte, s’kishte me se të merrej.
Palosi çarçafët dhe kërkoi vendin e duhur për t’i vendosur. Kishte pesë ditë që kishte ardhur dhe vuante nga ndjesia e largimit të gjatë nga atdheu. Një mall, pikëllim, zhgënjim dhe dënim ndaj vetes e kishte kapluar të tërën. E trysnuar çdo çast prej tyre ndjehej si një sonambul, që do të donte t’a zgjonin në atë botën tjetër, në Tiranë. Kurrë nuk i ishte aq bukur se sa tani! Të afërmit, të njohurit, fqinjët e miqtë, papritur iu shndërruan në njerëzit më me vlerë në botë! Atë mbrëmje ky përbindësh do t’a nxirrte në rrugë. Por, ajo, më mirë vdiste se sa të shndërrohej në prostitutë! Mënyra për të vdekur kishte plot. Hedhje nga ballkoni, kapja e telave të korentit, po të donte t’a fillonte në shtëpi. Por, mund t’ia zgjaste orët e jetës vetes, në qoftë se vetekzekutohej në rrugë, duke u hedhur në rrotat e makinës. Trupin do t’ia përcillnin në morg, dhe lajmet televizive do të mbushnin eterin mbi kufomën e një prostitute . Valët do t’a transmetonin lajmin në Tiranë, mbi ekranin!
e të cilit, që prej pesë ditësh, (pesëqind vjetësh), ishin mbërthyer sytë e së ëmës dhe të të atit. Mamaja do vinte kujën, i ati do varte kokën, nën lotët e mëdhenj sa gishti, i mbërthyer nga dydhimbja, e vdekjes dhe mënyra e të vdekurit. I vëllai, shpirti i motrës, xhani i vogël, do të ishte dobësuar më shumë nga mungesa e saj dhe mendërisht e prindërve të shushatur.
Ngërçet nga të qarët, gati ia zunë frymën dhe një lemzë e fortë gati ia shkuli organet nga vendi. Sytë sa s’po i dilnin! Iu duk se po vdiste! E lanë fuqitë... Më mirë të vdiste.
Kur frymëmarrja iu lehtësua disi dhe lemza iu rrallua, duke ia ngritur krahërorin së bashku me gjoksin e freskët, u shtri. Edhe për disa minuta ajo i vazhdoi, duke ia derdhur frymën e ngrohtë si me gulçe mbi jastëk, si të donte t’i rrëfente dertet e paritura. Vetëm objektet pa frymë ishin bërë këtu të kuptueshme për të.
Për afro dy orë, qëndroi ashtu e ngrirë. U ngrit. Si njerëzit, që pas kalimit të krizave shpirtërore të forta, fillon e u qetësohet trupi në shpirtin e drobitur, ashtu edhe ajo filloi të kthjellohej. Dobësia që e kishte pllakosur, e nxitën të dilte me sa më pak humbje nga kjo gjendje. Shpresa iu kthye në dëshirë dhe dëshira në vendim...Do hakmerrej! Do të përpiqej ta vriste, ose së paku ta plagoste sadistin, që e kishte mbyllur aty. Më pas, le të vdiste edhe vetë! Edhe në qoftë se nuk arrinte ta vriste, por t’a plagoste sadopak, diçka do të arrinte! Do të ishte si një falje mëkati, që i bënte vetes, asaj, Elonës së mirë, para se të dashuronte atë...Andin!
Hëngri një fetë buke me gjalp. Diku gjeti çokokrem. Lyejti edhe një fetë me të. I duhej fuqi! Stomaku iu rëndua, por trupin e ndjeu më mirë! Gjeti diku speca dhe si të ishte zonjë shtëpie, i mbushi dhe i vuri në furrë. Vështrimi iu mpreh dhe faqet i morën ngjyrë rozë. Lëvizte e sigurtë në shtëpi. Nuk ishte më një adoleshente. Në ato pak ditë i kishte shtuar vetes disa vjetë. Do ta shihte ai kasap, kur të kthehej, se si dinte të mbrohej ajo!
Ai ..., Andi, i kishte thënë, se ky..., Ardiani, e kishte dënuar dikur një vajzë, për kundërshtimin që i kishte bërë, me një grusht aq të fortë, sa që dhëmbët e saj, kishin kërcitur në dysheme si fasule. Pagesën e vendosjes së dhëmbëve të rinj, ia kishte futur në shtimin e orëve të punës.
Një tjetre ia kishte lidhur flokët e gjatë pas dorezës së derës për njëzetekatër orë rresht dhe sa herë që e hapte dhe e mbyllte atë, e përplaste vajzën gjatë murit, duke i shkulur kaq shtëllunga flokësh, sa mund të mbushje një jastëk të tërë!
Sapo hyri në shtëpi, Ardianin e ngacmoi era e mirë e specave.
Di të gatuash? - pyeti Elonën me hare.
Po! Më ka mësuar mami që të vogël! - i tha ajo me një seriozitet të butë.
Ai hëngri, duke e këshilluar veten, të mos ia bënte qejfin vajzës. Përveçse ishte e bukur, ditka të gatuaka edhe mirë! Nuk duhej të krijonte marrëdhënie mirësjelljeje të tepruara. Ashtu, si një hetues, që i shmanget lidhjeve erotike me klienten e tij, ashtu edhe ai, duhej të mbante seriozitetin ose ngrystësinë e duhur.
Bëhu gati të dalësh në punë, sot në mbrëmje, -i tha papritur gati me të bërtitur.
Ajo shtangu nga ndryshimi i beftë i tij dhe tek ngatërrohej me fjalët që nxirrte, i tha:
Nuk mundem!
Çfarë? - bërtiti ai si një aktor amator i keq, që më shumë e ka mendjen të kujtojë fjalët e tekstit, se sa t’i interpretojë ato.
Eeee..., - murmëriti ajo, duke iu dorëzuar frikës së çastit. -Nuk jam mirë!
Çfarë ke?- vazhdoi ai i sertë.
Jam me ...”ato”. . , të përmujorshmet! - dhe mbuloi fundin e barkut nga shikimi i tij.
Sa ditë ke që vuan nga to? - pyeti tanimë me zë mjeku, duke qenë i ndërgjegjshëm, se më gagarel, kurrë nuk ishte bërë në jetën e tij.
Dy ditë!
Edhe sa ditë të duhen për të të pushuar?
Edhe...dymbëdhjetë, -ia futi kot ajo.
Tjetri zbardhi sytë. Nuk kishte dëgjuar ndonjëherë, që tek femrat këto shfaqje fiziologjike të zgjatnin kaq shumë. Mbase tek prostitutat, nga kontaktet e shumta, mund të ndodhte një gjë e tillë! Të pyeste Andin më mirë, por kishte frikë mos ai e merrte për krejt gomar.
Domethënë edhe për dymbëdhjetë ditë të tjera nuk do të dalësh në punë?-e pyeti dyshues.
Po, - iu përgjigj ajo, me të vetmen armë që i kishte mbetur, vendosmërinë. - Po të duash, -shpejtoi të flasë para se ai të ulërinte ndoshta befasisht, -të të ndihmoj në pastrimin e shtëpisë!
Apartamenti im është i vogël dhe lahet me një pështymë, -i tha ai.
Atëherë, po më gjete punë për të pastruar në shtëpitë e grekërve, nuk do të përtoja!
Ardiani u mendua për pak çaste. Papritur, qortoi veten, se sa budallallëk ishte edhe mendimi i një gjëje të tillë. I foli prerë e kërcënueshëm:
Jo! Rri në shtëpi. T’a dish mirë, veç sapo të aftësohesh për punë, do të punush me dy turne!
E dinte që edhe vetë nuk i besonte ato që i thoshte! Praditeve ishte i zënë në punën e tij, megjithatë, më mirë t’i thoshte diçka të frikshme, se sa t’ia hapte syrin.
Elonës iu ngroh trupi. Për herë të parë pas pesë ditësh (pesëdhjetë vjetësh), u ndie me këmbë në tokë. Diçka kishte fituar!
Mëngjesin tjetër u kot në krevat. Përshkoi trupin me gishta. Kockat e legenit i kishin dalë shumë, megjithëse një ditë më parë ishte përpjekur të hante diçka më shumë. Midis tyre ndjeu barkun e futur, si një gropë thithëse. Kishte thithur shumë pikëllim e dhimbje ato ditë. Kureshtja e shtyu të shihte ndryshimin në fytyrë. Nuk mbante mend në ishte parë në të, që kur kishte ardhur në Greqi. E vetmja pasqyrë në atë apartament, ishte ajo mbi lavamanin e banjos. ”Si shtëpi xhuxhash”, mendoi. Ç’do gjë e vogël. Në një mbajtëse në anë të lavamanit, Ardiani kishte vendosur veglat e rrojes dhe disa gjëra tualeti si krem sapuni, furçen dhe pastën e dhëmbëve, dhe...një celular! Ah.., kishte harruar celularin. Telefon! Shqipëria..., shtëpia..., policia..! Sinjalet domino, që e çonin në të vetmin qëllim, rrugën e shpëtimit, e drodhën të tërën! Emocionet, që e pushtuan mbi ndryshimin e shpejtë të gjendjes ku ndodhej, ia ç’rregulluan frymëmarrjen. Ndjeu, që faqet dhe barku t’i futeshin më !
tepër, si nga një pompë thithëse, diku, brenda tyre. Por fytyra i kishte marrë tjetër ngjyrë, atë që e sjell vetëm shpresa. Ishte paradite dhe në shtëpinë e saj në Tiranë, ende nuk e kishin vënë telefonin. Ajo mbante mend numurat e disa shoqeve dhe të një fqinji, nga ku telefononinnë rast nevoje. Në mos njëri, dikush do përgjigjej në të!
Celulari tringëlliu! Ardiani! Me siguri do t’a kërcënonte në qoftë se e përdorte atë. Nuk do t’a ngrinte. Po sikur ai, nga mos përgjigjja e saj, të ngasej e të vinte në shtëpi?! Më mirë t’i fliste e t’a qetësonte.
Ne! -u përgjigj në greqisht, siç kishte dëgjuar të përgjigjeshin këtu.
Ne, ne jemi të keqen nëna. Nga spitali të flas, -dëgjo të flasë një grua.
Ç’të ka zëri, je i sëmurë?
.....
Ardian!
Nuk jam Ardiani , -u përgjigj ajo mes frikës dhe turpërimit.
Oh..., -u duk se u ngazëllye e moshuara në receptorin tjetër dhe zëri iu ëmbëlsua si një prag gjumi nanuritës.
Si je moj bijë? Kaq herë i kam thënë tim biri: gjej more derëzi një nuse! Unë jam sot e nuk jam nesër. Por, fjalëve të mia, nuk ia vë veshin ai, ndërsa kur ia kujtojnë të tjerët, skuqet si nuse fshati! Kështu ka qenë që i vogël, manar!
Nuk jam ajo që mendoni..., jam pastruese. Më kërkoi t’i pastroja shtëpinë.
Këto fjalë duket e bindën gruan, se ajo vetëm pastruese nuk mund të ishte.
Elona ndje neveri, vetëm kur mendoi se tjetra e kishte konsideruar si nusen, ose të dashurën e të birit. Ajo plakë e mendoka engjëll të birin dhe po i uroka asaj, mirëseardhjen në familje!
Thuaj Ardianit të më telefonojë kur të kthehet. Mirupafshim, nuse e nënës! Shihni të rrini disa kohë pa fëmijë, derisa të mbyllni hallet që keni. Grumbulloni ca para, e pastaj me të parë e më të bërë, - tjetra teshtiu atje larg, në oborrin e spitalit dhe para se zëri t’i ndërpritej, diçka murmuriti pafuqishëm, a tha se një tehtimë e re gatitej t’ia ndërpriste ato që thoshte. - Do të të ketë si nënë të dytë i vogli...!
Nuk e kuptoi ç’i tha në fund.
Pas bisedës me të moshuarën, ajo u përpoq të telefonojë në Shqipëri. ”Sa e kishte perfiksin ajo...? ”Mendoi se iu kujtua, por kur filloi të formulojë numurat, celulari nuk dha sinjal. I ishin mbaruar bateritë. Hej, dreq! Të ishte kaq pranë shpëtimit dhe të mos e shfrytëzonte...! Hapi të gjitha sirtaret me shpresën se diku do të gjente karikuesin! Për dy-tri orë pritjeje do të mund të telefononte përsëri.
Asgjëkundi nuk ishte! Ulëriu dhimbshëm, inatshëm. mendoi që do ishte mirë, që ulurimën t’ia dëgjonte dikush. Garsoniera, përveç derës kryesore, lidhej me ambientin e jashtëm nëpërmjet asaj të ballkonit, që kush e di me ç’dreq e kishte kyçur ai, Ardiani! Një dritare e vogël në kuzhinë, së bashku me apartamentin ngjitur, dritaret e së cilit kishin të njëjtën dalje, krijonin një si tunel vertikal, me hapësirë një diametroshe, nga ku nxirrnin erërat e gatimive aspiratorët. Elona e hapi dhe zgjati kokën. Një përzerje erërash shumë gjellëshe ia përzieu stomakun. Tek-tuk dëgjohej zhurma e aspiratorëve, atje ku nikoqiret nuk kishin mbaruar akoma gatimin. Ulëriu! Asnjë reagim përtej dritares. Ulëriu akoma më fort! U dëgjua e njëjta zhurmë e aspiratorëve fodullë dhe indiferentë. Mbylli dritaren. Edhe po të vendoste të hidhej andej, askujt nuk do t’i shkonte mendja të zgjaste kokën për të parë në fund të atij tuneli të braktisur. I vetmi që do kërkonte do të ishte Ardiani, i cili do t!
’a fshihte kufomën, pa e dëmtuar aspak vehten. Ajo donte, që ai dhe Andit, dëmtoheshin, qoftë edhe me vdekjen e saj.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje - Faqe 3 Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:24

Një patriot i kishte gjetur Ardianit një punë dy-tri ditëshe, në lagjen Marusi, pas mbarimit të tetë orarshit të përditshëm. Ishte një vilë dy katëshe, që banohej nga një çift pleqsh. Tarracën e shtëpisë e kishin shndërruar në një bar të qarkuar me vazo të stërmëdha, në shumicën e të cilave, kishin mbjellë palma. Tavani prej dërrasash të llakuara mbulonte më shumë se gjysmën e madhësisë së taracës. Në një kënd të saj, një banak i zbukuruar me gdhendje në gur, shërbente si furnizues i pijeve dhe qerasjeve të tjera. Pleqtë e drejtonin Ardianin se ku duhej të vendoste vazot për të krijuar mjedisin e dëshiruar prej tyre. Dukeshin shumë të dhënë pas përgatitjes së festës.
Cili prej jush feston ditën e emrit? - i pyeti teksa rrufiste me kënaqësi kafenë që sapo ia sollën.
Çifti pyeti me sy njëri-tjetrin.
Është festë e veçantë! Vitet e diamanta!-tha plaka, me kënaqësinë e kumtimit të një surprize.
Çfarë ? - pyeti përsëri Ardiani.
Lumturinë pesëdhjetëvjeçare, - tha me ton teatral plaku.
Ardiani gati u bind se kishte të bënte me një çift pleqsh të rrjedhurish, kur, ata, njëkohësisht iu drejtuan:
Festojmë pesëdhjetëvjetorin e martesës, - dhe vështruan ngultas djalin, i cili ma siguri duhej t’i përgjigjej këtij gëzimi pleqo-fëmijëror.
Oh, ç’gjë e bukur, - ia futi kot ai pa ditur ç’të thoshte, - e kush nuk do të donte të arrinte në ato vite!
Çiftit iu mbushën sytë me lotë.
Nuk i pëlqente t’ia kthente nostalgjinë e vitetve të kaluara, në qarje, prandaj u mundua t’ia kapërcënte gjendjen me diçka lozanjare.
Ua thatë të fshehtat e këtyre viteve njëri-tjetrit? -i pyeti.
Pleqtë u çuditën.
Në vendin tim, - vazhdoi ai, -thonë, se kur arrihet festa e artë, bashkëshortët i tregojnë njëri-tjetrit ato qo nuk patën guxuar t’ia thonin, gjatë viteve martesore.
Oh, -qeshi e moshuara. -Unë e kam gënjyer ndonjëherë tim shoq, kur i fshihja çmimet e vërteta të veshjeve, -dhe pa nga ai me sy lutës e shfajësues.
Ai e fali pa një, pa dy.
S’ka gjë e dashura ime, -i tha, dhe me duart që i dridheshin, e përqafoi dhe e puthi me buzët e rrudhura në cepin e buzëve të saj.
Eh..., jo të tilla, -qesëndisi Ardiani. -Këto mund të tregohen pa pritur pesëdhjetëvjetorin. Unë them për ato, aventurat e vogla.
Aha..., pohuan pleqtë gjatë me kokë dhe vështruan njëri-tjetrin.
Meqenëse plaka e kishte nisur e para rrëfimin e mistereve të vitmartesave, i dha shenjë të shoqit të fliste ai, duke e pyetur pa fjalë, vetëm me ngritjen e mjekrës dhe të vetullave.
Njëherë, kur isha marinar dhe anija e vonoi shumë kthimin në atdhe, fjeta në kabinën numër trembëdhjetë...me një grua. Ajo m’a prishi mendjen!
Ai pa me bisht të syrit bashkëshorten. Asaj i ra damllaja! I ishin ç’tendosur të gjitha nervat dhe ngjyra e fytyrës i kishte marrë një përzirje midis së bardhës, grisë dhe lejlasë. Ktheu kurrizin dhe u çapit rëndë, sikur atë çast të kuptonte se ç’peshë të tmerrshme paska pasur e panjohura e atyre viteve. Plaku i vinte nga pas, duke u munduar t’i mbushte mendjen, se ai nuk e mbante fare mend arë grua, veçse numurin e kabinës, trembëdhjetë, dhe se ajo, gruaja e tij, kishte qenë zemra, ylli (ai renditi të tëra epitetet që një dashnor i zjarrtë i thoshte të dashurës së tij), i vetmi pasion i vërtetë i jetës së tij. Tjetrës do t’i duhej kohë të vinte në vete, negjithatë, ai nuk pushonte përpjekjet e pendimit.
Sa keq, - tha Ardiani me vete. Ia kishte prishur ditën të moshuarve padashur. Deri sa pleqtë të qetësoheshin, mendoi t’i telefononte së ëmës, për të pyetur për të voglin...Celulari...! Në asnjë xhep të veshjeve të ditës. As në çantën e vogël të dorës. Gjatë ditës nuk mbante mend t’a kishte përdorur. E kishte harruar! Ç’gomar që ishte. Ç’do të kishte bërë Elona pa t’a kishte gjetur? Mund t’i telefononte policisë, megjithëse nuk dinte greqisht. Do ta kthenin në Shqipëri e atje do të vazhdonte aktivitetin e pavarur. Duhej të kthehej menjëherë...!
U tha pleqve se do të vinte nesër për t’u mbaruar punë, sepse sipas një zakoni në vendin e tij, festa nuk kishte kuptim të kryhej, në qoftë se çifti nuk i falte mëkatet njëri-tjetrit.
E shau veten ”idiot”, për ato që u tha dhe fluturoi shkallëve.
Kqyri pallatin përreth. Asnjë makininë policie. Në një kinkaleri, një polic, që kishte lënë motorin pranë trotuarit, diçka blinte në të. E pyeti, në se e dinte, se ku binte rruga “Omiru”! Këtë “lojë”e kishte përdorur edhe herë tjetër, pikërisht kur vendin e kishte parë të mbushur me policë. Instiktivisht, e ndiente, se po të pyeste atë nga i cili kërcënohej, ky i fundit, gati pushonte së qeni i tillë, sepse kërcënuesi, pushon së qeni aktiv, ndaj atij që i kërkon ndihmë.
Polici iu përgjigj i qetë. Gjërat dukeshin gjithashtu të qeta. Kur hapi derën e ashensorit, pati përshtypjen se , që brenda tij, dikush priste për t’a mbërthyer në pranga. Ai ishte bosh. Bosh ishte edhe kurridori para apartamentit të tij. Çelësi rrotulloi bravën dhe ai pa gjysmë të shtrirë në divan, Elonën tek shihte TV-në. Mbi tryezë ishte celulari.
Ajo e përshëndeti rëndë, ftohtë, me sjellje aristokrateje, ku ai ndjeu shijen e hidhur të përbuzjes dhe kryeneçësisë. Sa e bukur ishte! Gjysmë e pakrehur, dukej akoma më tërheqëse. I hodhi flokët pas shpine, me të tillë lëvizje, sikur nuk i kishte të saja tërë kohën, ajo ashtu sillej, sikur asgjë të mos kishte lidhje me të. As vetja e saj.
Sa keq që ishte kthyer në prostitutë.
Dy orët e para, pas ardhjes në shtëpi, i kaloi sipas një rutine të zakonshme, ngrënien dhe shplodhjen në kanapenë pranë kuzhinës. Orët e tjera, kur nuk kishte punë mbasditeve, i dukeshin tepër të gjata. Elona në mungesë të tij, rregullonte çdo gjë në shtëpi.
Pas pak u ngrit dhe u ul në cepin e divanit, në sallonin e vogël, që shërbente si vend fjetjeje për vajzën. Ndërroi kanalet e televizionit dhe u ndal në një emision të quajtur ”Big brather”, i cili zhvillohej për herë të parë në Greqi, sipas shembujve të shumë vendeve perëndimore. E kishte quajtur budallallëk ndjekjen e tij, por meqenëse kanalet e tjera nuk kishin asgjë tërheqëse, e la aty. Të rinjë që hynin e dilnin nga një dhomë në tjetrën, kryenin nevoja fiziologjike të rëndomta dhe bënin biseda të kota, mbush e derdh. Iu duk vetja sikur e kishin mbyllur aty me Elonën për të realizar një emision të tillë. Kush do të dilte në finale, ai apo ajo?!
Djali në televizion, diçka i tha në vesh një vajze dhe të dy, duke u gajasur, hapën një derë dhe humbën pas saj, duke lënë pas veç heshtjen.
Ardiani u shtriq dhe tendosi krahët përgjatë divanit. Gishtat sa nuk çikën flokët trazuese të saj. Elona bëri para, thua se ndiqte me vëmendje ato që thuheshin në televizor. Atij nuk i pëlqeu që ajo iu shmang prekjes së tij. Në këto tri ditë që e mbante në shtëpi, kurrë nuk kishte treguar shenjën më të vogël të horrit. Pse i mbante kaq inat atij? Nëse donte të shkëputej nga Andi, këtë t’ia kërkonte atij!
Qepët mbaruan, -i tha ajo, -nuk kam me se të gatuaj nesër.
Ai e pa kaq çuditshëm, a tha se ajo i kërkonte më të pamundurën në botë.
Do t’i blej. Më shkruaj se ç’mungon në shtëpi, - i tha.
Me zë të ulët, a tha se do pendohej për ato që do të thoshte, shtoi:
Vër edhe ndonjë gjë që të pëlqen ty!
Në palëvizjen e saj, i vetmi ndryshim ishte mbajtja e frymës, e cila derisa u normalizua, ia ngriti dhe uli ndjeshëm krahërorin, i cili në vijën ndarëse midis dy “kodrinave”qarkohej nga gjysmërrethi i së bluzes së bardhë. Dhe ai ishte aq afër. Dhe ajo largohej kaq shumë!
Hë, - qesëndisi ajo fjalët e tij.
Nuk e besonte. I erdhi inat dhe bashkë me rritjen e tij, iu rrit dëshira ta mbështillte të tërën me duar e trup. T’ia çrregullonte flokët dhe t’ia përkëdhele topthat e gjoksit, deri sa dhimbja e ëmbël të shpërthente nga thithkat e tyre. Pastaj..., pastaj do donte të dëgjonte bashkë me frymëmarrje-nxjerrjen e saj, atë dhimjen tjetër, deri në trullosje. Në fund të shtriheshin pranë njëri-tjetrit, derisa dihatja t’u qetësohej dhe të vazhdonin të shtynin ditët që do jetonin bashkë, duke pritur mbarimin e muajve të mbajtje “pengut”!
Shihmë në sy, -i tha. Jo me zërin e tjetrit, por me të tijin.
Ajo e pa, indiferente, pa kryeneçësi.
Nuk më duket se jam sjellë keq me ty?!
Ajo përsëri nuk foli! Donte t’i thoshte diçka. Meqenëse heshtjen e saj e merrte si akuzë të pastër ndaj maskarallëkut të tij, u përpoq të gjente fjalë të tjera bindëse. Nuk e kuptonte pse e po e bënte këtë?! Mbase, më vonë do të pendohej për dobësinë e këtyre çasteve, megjithatë, mendimi për ta njohur këtë prostitutë të çuditshme, ia kalonte pendimit të mëvonshëm.
Nëse ndonjëherë të kam folur rëndë, këtë e kam bërë më tepër për shaka, sepse akoma nuk të njihja mirë.
Ajo nuk lëshoi asnjë “hë”, vetëm se lëvizi hidhur dhe me një fatalitet të lehtë cepin e buzës.
Përsëri nuk kishte folur. I vinte t’ia fuste me shuplaka fytyrës së ngrirë dhe kur ajo të vinte në këtë “botë”..., ta puthte!
Që kur ke filluar t’i marrësh shakatë për të vërteta?-e pyeti gjysëm i qeshur.
Vajza ç’ngriu.
Që kur të vërtetat m’i thonë si shaka.
Oh..., këto ishin fjalë të një postitute me histori të veçantë. Papritur u mundua të përfytyronte ofshamat e saj, nën epshet e kodoshëve. Po që se dë të ishte kaq e “ftohtë”, Andi do t’i kishte dhënë duart me kohë.
Dyshimet e para iu kthyen përsëri. Mos po binte në kurthin e saj?
Të telefonoi mamaja, -i tha ajo pas pak, pa befasinë e zotërimit të një misteri.
Ç’tha?
Fjalë nënash.
Zëri nuk iu drodh, siç priti ai. Ishte një zë psherëtim-fshehur, nga ato që nuk duan të lëndojnë diçka tepër të dhimbshme, që nuk kthehet kurrë më.
Tanimë, dyshoi për dyshimin e mëparshëm. Donte t’a lëndonte këtë vajzë, ta bënte t’i dhimbtte, t’ia dëgjonte të bërtiturat, e pastaj... t’a shëronte!
Ç’gomar që ishte! E kishte një për t’a shëruar në spital. Edhe kjo i duhej!
Madje, në të vërtetë ”kjo”, i duhej për të shëruar “atë” që ishte në spital, e jo për t’i dëgjuar zemrën e t’a ushqente! Kishte shkuar deri atje, sa vetë i kishte lejuar t’i blente ndonjë gjë që dëshironte, kur deri më tani, nuk kishte sjellë asnjë qindarkë për të!
Nuk donte të mendonte më për asgjë. Do dilte të bënte një shëtitje jashtë!
Vetëm një gjë dua, -i foli ajo para se ai të kyçte derën.
Ç’farë?-i tha ai pa e parë, duke menduar se tjetra do kërkonte ndonjë gjë, nga ato që ai ia kishte lejuar vetë.
Të bëj një shëtitje jashtë me ty!. . Po deshe m’i lidh duart dhe kalo një shall mbi to, për të mos u dukur. Nuk do të iki, të premtoj!. . Ti je vërtet njeri i mirë...Do gjej ditë tjetër për të ikur. Për t’i ikur, atij...Andit!
Këtë nuk e kishte pritur, ashtu siç nuk e kishte menduar t’i thoshte:
Vishu!
Dhe ajo përsëri, si një vajzë e turpshme, diç rrëmoi në valixhe dhe u mbyll në banjo të vishej. Doli që andej me pantallona sportive dhe një bluzë të shkurtër, që i linte të dukej beli i lakuriqtë, ku kërthiza, si një minifytyrë qeshte dhe habitej, sa herë që diametri i saj ndryshonte nën përkuljen e trupit. Ajo u mundua të ulte bluzën për t’a mbuluar nga shikimi i tij. Por ajo iu ngrit përsëri. Ai e hoqi shikimin.
Sapo dolën nga apartamenti, ajri i freskët i mbrëmjes dhe dritat në rrugët e zhurmshme e gjallëruan. Padashur filloi të përsëriste paragrafe librash e hartimesh si: ”Ajri i freskët i rrahu fytyrën. Dritat dhe reklamat shumëngjyrëshe mbushnin rrugën. Njerëzit nxitonin në punët e tyre. Makinat derdhnin llavë dritash mbi asfaltin e zi. Një jetë e re e priste...”!
Pa dashje, vuri re se e kishte kaluar krahun e saj rreth atij të Ardianit. Kishte dashur t’a bindte për “urtësinë”e saj. Dhe ai kishte bërë sikur nuk kishte vënë re asgjë. Sigurisht, sot do të rrinte si manare. Por, duhej të vëzhgonte mirë ç’do gjë. Do t’i kërkonte tjetër mbrëmje për të dalë së bashku, kur ai nuk do të frikësohej nga ndonjë arratisje e mundshme.
Kaluan poshtë një ure, mbi të cilën gjendej stacioni i trenit. Atë çast, ai ksloi, duke lëshuar “dëng-dënge” të forta, si t’i përshkonte rrethin e kokës, .
Pra, diku pranë vendbanimit apo nendtrehimit të saj, paska tren..., shina..., largësi. Mori frymë thellë.
U trembe?- e pyeti Ardiani, që e keqkuptoi mbushjen e saj me frymë.
Pak, -tha ajo. -Nga vjen dhe ku shkon ky tren?
Nga Pireu në Kifisia.
Ç’janë këto?
Pireu është porti më i vjetër i Athinës. Nuk e ke dëgjuar ndonjëherë?
Më duket se e kemi bërë në gjeografi!
Me siguri, -e përforcoi ai.
Kifisia, është një lagje tjetër e Athinës, -vazhdoi ai.
Edhe ky, port, aerodrom?
Asnjë nga këto!
Së largu panë një polic. Ardiani ia shtrëngoi krahun Elonës dhe u kthye në rrugicën më të afërt. Një burrë mblodhi litarin me të cilin mbante të lidhur qenin-ujk, sapo ato u afruan. Kafsha i pa në sy duke dihatur, me gjuhën e nxjerrë jashtë.
“Sa mirë do ishte nëse do të kishte qenër të stërvitur, për të dalluar midis njerëzve, ata që mbahen me përdhunë nga të tjerët”, -mendoi Elona.
Sapo ata u larguan, një bulldog nisi të lehë nga një ballkon i pallatit përballë, për “shkelje kufiri” nga qeni-ujk. ”Kushtrimin” e kapën të tërë qentë e rrugës, të cilat filluan të lehurat ndaj shëtitësit të padëshiruar. Kur burri me qenin, i cili nuk e prishi hiç qejfin, nga kërcënuesit e lloijit të tij, si t’i konsideronte pa as më të voglin rrezik, u larguan, një kone, sa një grusht, pranë një vile dykatëshe, vazhdoi të lehurat me një zë të ngjirur, si t’u tregonte “patriotëve” të saj solidaritetin.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje - Faqe 3 Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:25

Në shtëpi, Elona hëngri pak. Kishte kohë që hante pak! U shtri duke u mbuluar si gjithnjë, deri në grykë. ”Nata e mirë” që i tha Ardianit, i ngjante më shumë një falenderimi!
Ai i përsëriti vetes se ajo nuk ngjante me një prostitutë!



E ëma e njoftoi se të nipit kishin filluar t’i binin vetullat dhe flokët. E përfytyroi me atë pamje! Dikur, në vogëli të tij e kishin qethur tullë, për t’i dalë floku më i fortë, siç thonin të vjetërit. Ai, xhaxhai e kishte ngacmuar me epitete të njohura për kohën, si “qose”, ”kungull”, ”fushë aerodromi”e të tjera.
Tanimë, ajo zhveshje ishte një shenjë e keqe, një anonimitet, mbi të cilën mund të shkruhej përgjithnjë një kob!
Do shkonte vonë ta shihte. Mbase do kërkonte edhe Elona të vinte. Mund ta merrte! Më tepër për të ndarë gjendjen e keqe shpirtërore në kthim. Dukej e qetë! Pas pak ditësh, kur të bëhej e aftë për punë, do të thyhej edhe monotonia e kohës, që qëndronte tek ai. atij i shkoi në mendje, se në të vërtetë, nonotonia e saj do të ishte e kundërta, dalja e përnatëshme rrugëve, për të shuar epshet e meshkujve (atij, përsëri i dhembi, kur kujtoi një gjë të tillë).
Si ia jepnin paratë, kur mbaroini”punën”? Në dorë? Ia fusnin në sytjena a në mbathje? Ç’pamje do të kishte Kolokotroni, heroi i stampuar në kartëmonedhën pesëmijëshe, në mbathjet e një femre? Mund të mos çuditej ndoshta, nga qarkullimi i portretit të tij në duar mafiozësh e vrasësish, por në të brendshmet e një femre...?!
Pa le në Shqipëri, të mendoje Skënderbeun me përkrenaren e ngecur në rripkat e tyre, që pak gjë mbulonin..., e pamendueshme!
Para se të shkonte në shtëpi, mendoi të mbaronte atë punën tek pleqtë pesëdhjetë vjetmartuar. I gjeti të qetësuar. Plakës i kishte ardhur ngjyra në vend. Një i mençur nga fisi, u kishte treguar se Sartri (ajo nuk e dinte se ç’ishte ai, përveçëse francez) e kishte “tradhëtuar” të shoqen, për t’a krahësuar me atë, tjetrën. Ashtu sikurse bashkëshorti i saj, edhe francezi kishte arritur në përfundimin, se më të mira se gratë e tyre nuk gjenin gjëkundi! Këtu ai e puthi shoqen e jetës, me ato buzë të fryra, në pjesën e brendshme të të cilave dukej mishi i kuq dhe me ato qerpikë gati të rëna, si... Ardianit iu kujtua i nipi. Tani ai përjetonte një pleqëri të herët. Pas tyre vinte gjithnjë ajo, vdekja, me ndryshimin fatal se në rastin e plakut ajo ishte fizilogjike, e ndershme. Me të nipin ishte e pabesë. Ai duhej të ”rilindëte” patjetër.
Nesër do të shkojmë në spital, i tha Elonës sapo hyri.
Kush është në spital? - e pyeti ajo, teksa u çudit me tonin e tij prej bashkëshorti. Shpejt e kishte fituar këtë radhë besimin e tij. Nuk ishte aq katil siç i kishte treguar ai, i mallkuari, Andi. Madje shpesh i dukej i butë deri në druajtësi.
Im nip. Kryen terapi kundër kancerit.
Oh, ofshau ajo çiltërsisht Atij i pëlqeu ajo “oh”, lëshuar nga një zë i ngrohtë vajze. ”Ah”, i pëshpëriti vetes, sikur të mos ishte prostitutë.
Të nesërmen në mëngjes, teksa gatitej të nisej në punë, u befasua nga ajo ndërrim klime e papritur. Temperatura kishte rënë shumë. Me mundim gjeti një xhaketë të hequr mënjanë me rrobat e dimrit. Një shtresë e hollë bryme kishte mbuluar parvazet e dritareve dhe të pjesëve të sipërme të ndërtesave. Për një çast humbi duke parë atë bardhësi të papritur. Sa gjëra të papritura ndodhnin çdo ditë! Ishin ngatërruar të gjitha, kohët, njerëzit klima. Do t’i pëlqente të rrinte pranë dritares derisa bryma të tretej dhe Elona të ngrihej mes shtriqjeve dembeluese të mëngjesit. E pa për disa çaste. Kishte dëshirë t’i thoshte diçka, qoftë edhe fjalë të kota. Gjumi, si bryma e befasishme e atij mëngjesi, ia largonte vajzën, që edhe pa të, gjithnjë e larguar ishte.
Që i vogël, bardhësia i shkaktonte emocion, e bënte më të paqtë dhe të dashur me botën. Gjeti diku një laps dhe i shkruajti Elonës: ”Jashtë eshtë bukur. Sikur ka rënë borë. Të p.... . j, Ardiani”.
Iku i dehur. Nga mëngjesi i veçantë, apo nga Elona? Mbase edhe nga ajo, që kurrë nuk ia pa trupin e bardhë e të brishtë si brymë.
Përballë, dikush me kostum të zi i buzëqeshi. Andi! E pakuptimtë të mbante atë ditë kostum të bardhë.
Si të shkon puna mik, e pyeti ai pas përqafimit.
Mirë!
Ke fituar ndopak?
..... Eh, - ngurroi tjetri. - Si të të them?!
Dëgjo vëllanë, - iu afrua më pranë Andi, - se mos bie në dashuri! Të ishte Xhulja Roberts, e kisha marrë për vete.
Ardiani e qetësoi, se nuk kishte ndodhur asgjë e tillë.
Yt nip si është? -ndërroi temë tjetri.
Vazhdon terapitë! Të shohim fundin!
Për çdo hall, këtu më ke, tha Andi dhe u largua në punën e tij “intelektuale”.




Gjëja e parë që vuri re Elona, me t’u ngritur, ishte letra mbi tavolinë. E lexoi çuditshëm. “.... Sikur ka rënë borë...”! Aq më shumë u çudit kur pa se jashtë dritares binte një shi i imët. Ç’marrosje do t’a kishte zënë atë mëngjes Ardianin! Nxitimthi lexoi fjalët e mëpasme. Atë “p”-në me një sërë pikash, që mbaronte me “j”, nuk e kuptoi. Dukej se letra ishte shkruar në një çast ngazëllimi. Ç’fjalë mund të zinin ato dy bashtingëllore në mes tyre? Shkruar me të tillë entuziazëm mund të ishte “të përqafoj”! Por, po të kujtonte qëllimin e ardhjes këtu, ajo mund të ndryshonte trajtat, për shembull ”të përvëloj, të përcëlloj”. Kërcënimi mund të lidhej për t’i kujtuar vajzës, se abuzimi më i vogël nga mirëtrajtimi i tjetrit, të çonte në një përfundim të tillë. Ose mund të kishte dashur të thoshte “të prangoi”! As kjo nuk vlente. E pranguar ishte! Tjetër fjalë”të pëlqej”! Pak absurde. Për një çast e drodh. Sikur të kishte dashur të thoshte “të përdhunoi”! E përse sot, kur atij i is!
hte duku aq i bukur ai mëngjes, aq sa kishte parë ëndërra me sy hapur, sikur do të borëronte? Bukuria e zbut njeriun. As kjo nuk qëndronte, aq më tepër se po të donte ai mund t’a kishte bërë me kohë një gjë të tillë.
Pushoi së parashtruari rastet e mundshme të ç’kishdashthënies së Ardianit. Mbështeti hundën në xham, si në fëmijëri dhe pa se si i hidhte era gjethet e pemëve, si kombajna grurin pas të korrave.
Njerëzit rrugëve i bashkonte ndjesia e çudisë së ndërrim klimës së papritur.
Shiu akoma nuk kishte pushuar, kur Ardiani u kthye në shtëpi. Qielli kishte marrë një ngjyrë midis grisë dhe bardhësisë , i cili me pavendosmërinë e tij, për t’a pushuar shiun apo t’a derdhte atë bujshëm poshtë, të krijonte një gjendje trazuese. Hëngri shpejt ç’kishte gatuar Elona, me shpresën se kur të niseshin për në spital, ai do të pushonte. Vajza e kishte harruar “fjalëkryqin”e mëngjesit.
Vishu!- i tha pas drekimit dhe pa jashtë me frikën e një vërshimi të fuqishëm të ujrave qiellorë.
Ajo e vështroi pyetshëm.
Të thashë, që sot do të shkojmë bashkë në spital?
Po, por, nuk kam xhaketë! Kur më mori nga Shqipëria, ai, më tha të mos ndarkohem me shumë “rraqe”, se do të më blinte të reja dhe shumë të bukura. Fatkeqësisht, më bleu disa të tilla, por xhaketë, jo. Nuk ishte klima për të tillë veshje. Jashtë bën freskët.
Pse thua fatkeqësisht, nuk të pëlqejnë veshjet e bukura? - e pyeti ai me sigurinë se përgjigjja e kundërt do të ishte në mos një gënjeshtër, një llastim i zakonshëm femëror.
Po, por jo në atë mënyrë, i tha ajo, e hidhëruar siç duket nga kujtime jo të këndshme.
Më fal, Elona, tha ai, ajo “mënyra”, ka të bëjë me sforcim pune, do me thënë me orare të zgjatura dhe klientë shtazarakë?
Ajo e pa çuditshëm, plagueshëm, zhgënjyeshëm, lutshëm dhe dhimbshëm deri në ulërimë. kurrë nuk kishte parë vështrim ku të kapërtheheshin kaq shumë ndjesi bashkë. Mosderdhja e marazit për kaq kohë, që ndodhej në këtë vend të huaj për të prostituar, kishte arritur limitin.
Por, unë, nuk jam prostitutë! -dhe shpërtheu në vaj. - Ai, më gënjeu, duke më bërë t’a besoja. Vërtetë e desha. Nuk kam frikë t’i thuash se sa shumë e urrej. As nuk ty nuk dua të të mbush mendjen se nuk jam ajo që mendon! Nuk kam xhaketë! Nuk të shoqëroi dot për në spital!
Ardiani kishte shtangur, duke parë lotët e trashë të rrëshqisnin nën bluzen e hapur dhe të njomnin pjesën e saj të ngritura nga krahërori. Ajo nuk kujdesej t’i fshinte.
Të besoj, i tha ai dhe e përqafoi lehtë.
Një tjetër ngashërim, tanimë falenderues u çlirua nga goja dhe sytë e saj. Ai e shtrëngoi më fort dhe për të shmangur çdo keqkuptim i pëshpëriti: Do qullesh e tëra! Ai po e ngrohte. Jashtë binte borë.
E uli butë në divan, si të ishte vazo kristali. Rrëzoi disa rroba nga dollapi dhe gjeti atë që kërkonte. Një xhaketë, që vishej nga të dy anët. Dikush ia kishte dhuruar. Ai nuk kishte kujt t’ia dhuronte. I tha Elonës ta vishte. Ajo e veshi nga ana me lëkurë. Ai mendoi se edhe ana e kadifejtë do t’a tregonte njësoi të bukur.
Dolën. Megjithëse Ardiani mbante çadrën, ajo me shkathtësi zgjidhte rrugën, për t’iu shmangur pellgjeve me ujë. Ai nuk e ndoqi më. Dashje pa dashje, meqenëse çadra ndodhej në duart e tij, ajo i shkoi pas. Shiu u rrallua dhe ata e mbyllën çadrën për të ecur nën kurorat e pemëve. Ardiani i shkundi një degë peme mbi kokë dhe ajo bëri sikur u nxeh. Piklat e rëna mbi flokë për pak kohë i qëndruan si rruaza. U hakmor duke tundur një degë mbi tjetrin. Ai s’lëvizi dhe ky qëmdrim prej mumje i tij, e gajasi kaq shumë, sa ai deshi të vazhdonte ai gurgullim i panjohur gazi. Për të vazhduar shijimin e tij vazhdoi të luaj rolin e një karagjozi. Në kohën që ajo gatitej ta ”qëllonte” përsëri me “breshëri shiu”, zbërtheu këmishën dhe hapi gojën, duke pritur ”heroikisht” fatin. U mbështet pas kangjellave të një muri njëmetrosh në anë të trotuarit. U ngrit rëndë dhe si Anteu i “karikuar”me fuqi të re eci në drejtim të saj. Në duar mbante gjethe të qullura të këputura nga pema mbi kokat e tyre.!
Ajo qeshte herë shtruar e herë me gulçe, për t’iu veshur me frikën lodruese që shkarkohet në çastin e “sulmit”. Vrapoi dhe duke dihatur u dorëzua në trungun e një peme. Ai e arriti, duke soditur gjithë kënaqësi “kapitullimin”e saj. E fërkoi me gjethet e lagura në të dy faqet dhe ajo i lutej mes përpjekjeve të kota të mos ia fuste ato në qafë, duke u munduar t’a fshihte atë nën jakën e xhaketës. I ishte afruar shumë. Pa dhe ndjeu frymën e ngrohtë që dilte nga goja e saj rrethuar prej buzëve të kuqe. Edhe mollëzat i ishin skuqur. Edhe maja e hundës. Preku atë me të tijën, sipas zakonit të disa fiseve indiane. Ajo qeshi përmbajtshëm. E dinte se në zakonin e indianëve, ky ishte më shumë se përqafim, ishte puthje?! Në se e dinte duhej t’a kishte kapur simbolikën e kuptimit.
I erdhi ta flakte “simbolikën”. E puthi në buzë. Pas shkëputjes së parë, ajo, me gishtin tregues, i preku buzët, hundën, vetullat, sytë, si të sigurohej për diçka që nuk ishte konkrete. Ai e materializoi përsëri puthjen.
Ti, prit këtu, i tha ai Elonës në njërën prej karrigeve plastike në korridorin e spitalit “Sofia e Shenjtë”.
Në ç’dhomë ndodhet yt nip?-pyeti ajo.
Në fund të korridorit.
Nuk të pyeta sa vjeç është?
Nëntë, u përgjigj ai me buzët e mbledhura , si të shprehte pabesinë e sëmundjes ndaj kësaj moshe.
Sa im vëlla, mendoi ajo me keqëardhje.
Kaloi një fëmijë i pranguar me serume në të krahët, i shoqëruar nga një infermiere dhe një civil, që dukej se ishte i ati. Me fytyrën e pafajshme si të shprehte çudinë për ato që hiqte, ngjante si një krisht i kryqëzuar. Ata kaluan përmes Ardianit dhe Elonës, kur ky po i thoshte diçka asaj, që nuk u dëgjua nga zhurma e karrocëa dhe hapat e shoqëruesve. Si shurdhëmemecët, që arrijnë t’a kuptojnë bashkëbiseduesin nga hapja e gojës, edhe ajo arriti turbull të kuptojë ato fjalë të shkërmoqura: ”Ti prit këtu”!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje - Faqe 3 Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:25

Dikush tjetër në një kohë tepër të largët, njëqind vjet më parë, i kishte folur kështu me një kërcënim të lehtë ”ka-tër”! Mësuesi i fizikës a i matematikës, nuk i kujtohej. Me atë “katrën” ngelje në klasë. Me këtë “pritjen këtu”, mbetej te Ardiani..., Andi! Pas disa ditësh ai do t’a nxirrte në rrugë, sado i mirë që të ishte.
Pa siluetën e tij, tek u fut në dhomën ku e prisnin dy sy pa qerpikë dhe pa flokë.
Nuk duhej të priste aty. Do shfrytëzonte minutat e përshëndetjeve të tij me të ëmën dhe të nipin për t’i ikur. Muzgu kishte rënë dhe nata do t’a ndihmonte.
Doli. Një yll nga një cep reje i shqepur, ia bëri me sy. Iu duk ogur i mirë. Vrapoi. Shpëtimi i vetëm qëndronte në të. U mundua të kujtonte rrugën dhe të përfytyronte planimetrinë e zonës nga ku kalonte treni elektrik. Do të mbërrinte në Pirea, dhe prej andej me ndonjë traget të rastit, do kërkonte ndihmë për të arritur në vendlindje. Mirë do të ishte të mos përzihej policia. Ngjarja do të rrëmbehej nga gazetarët për t’u shfaqur në ekranet e tv-ve, gjë që nuk i pëlqente, para një largimi pa zhurmë. Grrap-grrup, bënin këpucët në pellgjet e ujrave të fshehura nga errësira. Mundohej të ecte anëve të trotuareve sa më larg dritave. E veshi xhaketën nga e kundërta. Në një kryqëzim të madh, një djalë i ri me vështirësi i tregoi , se për të arritur në Pirea, duhej të kalonte kryqëzimin e madh, një rrugë pas së cilës ndodhej stacioni i trenit. Ndaloi pranë semaforit. Autostrada e gjerë, e pajisur me katër korsi, ndërpritej në mes nga një mur gjysmëmetrosh, tek i cili kishin vendosur!
një tjetër semafor. Dirta e blertë që u ndez në të , e hodhi pranë murit. Prisnin ndezjen e saj në semaforin në breg të trotuarit. Përgjatë shtyllave anës rrugëve reklamohej një këngëtare me kitaren hedhur krahëqafë. Tabela që gjendej pranë Elonës, ishte shtrembëruar dhe ajo ngjante sikur e kishin linçuar. Semafori përballë e ndezi dritën e blertë. Njerëzit, nga të dy anët e rrugëve, u sulën drejt njëri-tjetrit me të tillë harbutëri, si dy grupe vandalësh që kërkonin të lanin llogaritë midis tyre.
Një makinë, që u bllokua nga drita e kuqe, pa arritur të kaloi ndalesën, kafshoi nervozshëm asfaltin dhe u sul para. Një fëmijë rreth të dhjetave u hodh në anë të rrugës, i goditur nga turiri i saj. U dëgjuan të bërtitura dhe frenime të dhjetra makinave të tjera. Midis tyre një piskamë rrënqethëse dhe lëvizje të çoroditura të një gruaje të re pranë trupit të vogëlushit.
Elona ishte mbërthyer në mesin e autostradës së gjerë, sikur rreth e rrotull saj të ishin ndezur ngado drita të kuqe. Ishte “linçuar”së bashku me këngëtaren e afisheve. I vogli! Kishte shtatin e të vëllait. Sa e kishte marrë malli! Shpirti i motrës. Xhani i vogël! Do mund të shpëtonin djalin e goditur? Sikur e ëma të mos kishte para?




Ç’ishte ky hall mor bir, i tha e ëma Ardianit.
Që kur kishin vdekur prindërit e të voglit, fjala “hall”ishte bërë pjesë e përditëshme e fjalorit të saj, pa u rrezikuar të kthehej në rutinë. Në shqiptimin e “a-së”që si gropë kishte gëlltitur gëzimet më të mëdha të jetës së saj, Ardiani shihte serialet e viteve, ku haretë ishin prerë nga mortja, duke u dyllosur në fund me atë “ll”-në e shurdhët, të pajetë.
Do rregullohen të gjitha mama, i tha i biri, pa qenë vetë i sigurtë për këtë.
I nipi iu lut t’a merrte të paktën vetëm një natë në shtëpinë e tij.
Nuk lejojnë mjekët, u mundua t’a merrte me të mirë ai. Sapo të shërohesh, do të shkojmë bashkë ku të duash ti.
Do më blesh shumë lodra?
Shumë.
Do të më lejosh të vij të punoj e ty?
Të shohim.
Gjërat e premtuara nuk e qetësuan vogëlushin. Ia ndezën më tepër dëshirën për t’i patur ato dhe në pamundësi të saj, turfulloi dhe doli jashtë, për të bërë një nga shëtitjet e zakonshme që bënte gjatë ditë qëndrimeve në spital. Pas pak u kthye duke rrufitur një Amitë.
Ku e gjete, e pytën në të njëjtën kohë nënë e xhaxha.
M’a dha një tetë në fund të korridorit, u tha ai duke tërhequr me pipë një segment lëngu.
Ardianit i ndriçuan sytë. Elona paska rrëmbyer pa thënë, një kuti amite nga ushqimet për të voglin. Do t’a ftonte të futej në dhomë. Të ëmës do t’i thoshte se e kishte shoqe, fqinjë, a mendonte ç’të donte. E kërkoi me sy mbi kokat e njerëzve, që lëvrinin lart e poshtë. Nuk e pa! Vrapoi tek banjot nxitimthi bashkë me ndjenjën e ankthit që i rritej. As atje!
Kush t’a dha, pyeti gati me të bërtitur të nipin.
I vogli tregoi me gisht një mesogrua, që ishte mbështetur tek parvazi i një dritareje dhe sodiste jashtë.
U tërbua. I kishte ikur. U sul si dem i tërbuar jashtë. Shi dhe natë. Ku mund t’a gjente?Retë ishin çkrafanjitur dhe disa yje, si të shihnin vjedhurazi se ç’bëhej poshtë, e ndiqni si fqinjë thashethemexhinjshë. Shiu që sapo kishte pushuar, sikur i kishte sjellë në vete kalimtarët. Mundoheshin t’u shmangeshin vendeve të ngopura me ujë. Në lëvizjet e tyre kishte diçka nxituese, riparuese, si një vend që rindërtohet pas luftës.
“Budalla, injorant dhe matuf i pandreqshëm”, e shau veten. Çfarë do t’i thoshte Andit?Ado të vlente më akti shpëtues që i kishte bërë në vogëli?”Kurva”, shau ndotë. E kishte bërë që t’a besonte. Më shumë akoma, kishte filluar të ndjente për të. E kishte puthur. Dhe ajo, pas kësaj i kishte bërë”naftën”!
U sorollat më kot stacioneve të autobuseve dhe dyqaneve me shpresën për t[ parë diku siluetën e saj. Sapo shihte vajzë që i përngjante sadopak ngazëllehej. I dukej se ngjashmëria e saj me to, i mbante gjallë shpresën se mund t’a shihte. U rraskapit. U kujtua se mund të rezikohej nga policia, në qoftë se ajo mund të ishte drejtuar atje. Edhe Andi gjithashtu!Duhej t’a njoftonte.
Ç’kemi, iu përgjegj ai celularit të Ardianit.
Iku, shfryu ky i dërrmuar.
Kush, femra që të dhashë?
Po!
Kopuk ke qenë dhe mbete!Ku ndodhesh, iu hakërrua tjetri. Mori koordinatat dhe mbylli harbutshëm telefonin.
Ishte i mbaruar me gjithçka. Me të nipin po!E ëma i kishte thënë, se të motrat po përpiqeshin me anë të një shoqërie bamirëse, të ndihmonin me të ardhura në operimin e të voglit. Në qoftë se nuk do arrinin gjë, një zot e dinte se si do të dilte nda ky ferr. Sikur të mpleksej edhe policia në këtë mes, do t’i shtoheshin hesapet ne Andin dhe kolegët e tij, që fare lehtë mund t’a hiqnin qafe. U mbështe në parvazin e një muri rrethues të një ndërtese shtetërore. Ishte qullur i tëri. Jashtë e brenda, si një amfib i përjargur, i rrëshqitshëm dhe i neveritshëm.
Pas pak mbërriti Andi. Si një dedektiv i kujdesshëm, pa rreth e rrotull para se të përplaste forcërisht derën e makinës. Dëgjoi shpjegimet e pajetë të tjetrit për veshjen e atë ditëshme të Elonës dhe rrugët që njhte ajo. Pak minuta më vonë, dera u përplas sërish me forcë, sikur të godiste dikë me shuplakë dhe humbi duke lënë pas rrotave shkulma uji. Ardiani u mundua të kuptoi ato që i tha Andi, tek e la aty si kufomë të pakallur. Instiktivisht kishte ndjekur hapje-mbyllje gojën e tij , që kishte lëshuar përmes një vështrimi përçmues, si “zoti qoftë me tya”! Ishte i vdekur.
Do kthehej në shtëpi me këmbë. Nuk donte të merrte taksi. Për të dënuar veten ndoshta. Diku në lindje, iu duk se agimi dha një sinjal të vogël me një feksje drite që mezi dallohej. Qielli ishte i hapur krejt dhe yjet shihnin kureshtshëmëm atë që ishte bërë poshtë, në mungesë të tyre.
Dëshironte vetëm një gjë, të shtrihej e të flinte gjatë. Ndoshta edhe pa u zgjuar kurrë.
Shtypi butoni e ashensorit, i cili vonoi të zbriste. Prej tij doli zonja Panajotë e cila pas interesimit mbi shëndetin e të voglit, shpjegoi zgjimin e saj të hershëm, të cilën Ardiani e harroi, sapo ajo mbaroi së foluri.
Ç’kyçi derën, por nuk e kyçi prapë. Asgjë nuk do të kyçte më. U shtri në divanin ku kishte fjetur ajo, mashtruesja, Elona. U mbulua me një batanije të ndodhur rastësisht në anë të tij, dhe humbi në gjumë të thellë.
Që gërhiste tek-tuk gjatë natës e dinte. Por edhe në të zgjuar, të ndiente frymëmarrjen e thellë të vetes, për herë të parë po e kuptonte. U ngrit ndenjur dhe para se të vendoste të shkonte në banjo, përsëri iu bë sikur dëgjoi diçka. Iu afrua krevatit të tij me frikën e befasisë që shkakton e panjohura. E pabesueshme!Elona!Elona flinte në krevatin e tij. E zverdhur dhe e hequr frymëmerrte rëndë, si të lëshonte duma ankthi dhe marazi. Mbi komodinën pranë pa një shuk kartëmonedhash. Po çmendej. Iu duk se vende-vende ato ishin të gjakosura. Dalloi mustaqet dhe vështrimin vëngërosh të Kolokotronit, nën buzën e të cilit varej një pikë e kuqe gjaku, sikur sapo të ishte ngritur nga një tryezë orgjie. Një tjetër kartëmonedhë, i ngjau, në mos i bëfshin sytë, që i vërdalloseshin së bashku me kokën, me Skënderbeun. Klienti”patriot”në mungesë të dhramive, apo nga mosdashja e harxhimit të tyre, paskësh paguar me monedhën e vendit të tij. Ardiani mendoi se po të rrëmonte poshtë kartëmoned!
have, mund t’i shfaqej ndonjë tjetër hero, e zëmë Napoleon Bonaparti. Heronjtë e monedhave, e kishin rrethar trupin e Elonës në çastin e pagesave, jo për t’a sulmuar, por për të dorëzuar armët, si pengje të luftës së mishtë, që ishin kapërthyer mbi trupin e virgjër të saj. Së shpejti, ata do të zëvendësoheshin me monedhën e përbashkët evropiane, shenjë e tolerancës dhe mirëkuptimit evropian. Tolerancë djalli!
I uli lehtë jorganin. Tjetra nuk u zgjua. I pa mishin e bardhë nën gushë dhe e puthi lehtë. tanimë, do të fillonte dënimi i vdekjes nga e kundërta. Idioti, nuk kishte besuar Elonën, por atë maskarain, Andin. Mirë do kishte qenë të mos e kishte shpëtuar fare në fëmijëri. Ndërsa ajo , i ishte dorëzuar vetë prostitucionit, për të ndihmuar të nipin e tij.
E zbuloi në mes, pastaj të gjithën, si për të detyruar veten, shkakun e viktimës, të vuante, tek e shihte të pafuqishme si një drenushë të plagosur. E puthi lehtë nën gushë. Vajza ndjeu të ftohtë dhe u mblodh kruspull. E mbuloi shpejt dhe butë. I hodhi edhe kuvertën me të cilën ishte mbuluar ai vetë. E vështroi gjatë, i ngujuar pranë shtratit ku ajo flinte, si pranë një të sëmuri rëndë, i gatshëm për t’i shërbyer.
Ajo lëvizi. Donte të kthehej në krahun tjetër, por një dhimbje ia hidhëroi fytyrën. Qerpikët i’u përpëlitën, si për t’i dhënë sinjalin e lidhjes me realitetin. Ndjeu edhe Ardiani një regëtim të lehtë në krahëror. Me ç’sy do t’a shihte ajo?Të akuzueses për gjendjen ku ndodhej, apo të falëkërkueses për largimin e beftë?Shprehja e parë ishte ajo e çudisë, kur pa sytë e tij të ngulura mbi të.
Ç’është?-e pyeti.
Ç’qe kjo që bëre?-pyeti edhe ai.
Cila?
Ai vështroi kartëmonedhat.
Atë që dëshiroje ti, i tha me zë të ulët.
Daljen në rrugë?
Oh, ofshau ajo, me bezdinë për të gjetur shpjegimin dhe pak nga një dhimbje therëse në fund të barkut, që nxitoi t’a shtypte me dorë, si për t’a ngujuar forcërisht. -Shpëtimin e tët nipi!
Ai deshi t’a pyesë seç e lidhte atë me nipin e tij. Nuk e pyeti!
Vishu!, i tha prerë, por ëmbël.
As ajo pyeti përse. Ai nuk e pa të vishej. Me sy jashtë dritares dhe kurriz të kthyer nga ajo, i ndjeu lëvizjet e ngadalta dhe të plogëta.
Bëj rrobat gati, i tha përsëri.
Ajo pyeti heshturazi me sy.
Do të të kthej në Shqipëri, i pëshpëriti ai.
Lotët i rrëshqitën mollëzave, duke njomur buzët e plasaritura nga një nxehtësi e brendshme, si një tokë e tharë, që nuk kishte njohur bimësi.
Valixhja nuk iu mbush plot. Disa prej tyre nuk i mori. Nuk harroi xhaketën. Ardiani i dha kartëmonedhat.
Nuk i fitova për vete, i tha ajo.
Në këtë shtëpi nuk ka vend për heronj, ia ktheu ai, do ndjehem më mirë me ty!
Ajo iu hodh në qafë dhe megjithë dhimbjet që ndjente përgjatë të gjithë trupit, donte që edhe ai t’a shtrëngonte fort, si për të shkërmoqur e tretur të parat. Sapo matej të gjente fjalë falenderuese, heshtëte dhe shtrëngohej më shumë pas tij.
Ikim, e largoi ai kujdesshëm. Mund të n’a kërkojnë.




U zgjua aty pak pas mesit të natës. Ndjeu që larg zërin e këndesit, sa mezor dëgjohej. Dëgjimi i dobët mund të ishte një lehtësim për të rifjetur përsëri. Mbuloi me jastëk veshët. Sa më shumë përpiqej të shmangte kokorritjet e mistrecit, aq më këmbëngulshëm depërtonte ai në boshllëk-pambukun e jastëkut të saj. Madje, tanimë më me forcë, si për t’u rebeluar ndaj mospërfilljes së botës njerëzore, kundrejtë tingujve natyralë, që çdo ditë e më tepër zëvendësoheshin nga ato mekanikë e elektronikë. U ngrit, duke e respektuar padashje patriarkun kapedai. Ndjehej e ngopur me gjumë, pas gjithë atyre ditëve që qëndronte në shtëpi. Babai kishte biseduar me një të njohur ne drejtorinë arsimore, që të jepte provimet për javët e fundit të munguara në shkollë. Provimet e maturës mund t’i shtynte për në vjeshtë.
Shumë pak vizitorë kishin ardhur për t’a takuar. E ëma rrinte si “karakoll”në bashkëbisedimin e tyre me Elonën, duke çensuruar ç’do fjalë të tyre. E kishte lejuar të bisedonte kokë më kokë vetëm me mamanë e Elsës, e cila priste nga dita në ditë t’i kthehej e bija nga Italia.
Oh, sa mirë, kishte klithur Elona dhe i kishte shtrënguar duart, në shenjë falenderimi për lajmin e mirë.
Mëson për kozmetikë dhe punon ku mundet. Do të të zbukurojë edhe ty, nuse do të të bëjë.
Tjetra buzëqeshi lëndueshëm.
Mos u mërzit hiç, nuk u dorëzua gruaja. Ç’do gjë e kalon njeriu kur gabon. E keqja e bërë enkas nuk kalon lehtë, përveçëse me prova shumë të forta. miku yt e kaloi atë.
Ajo e kishte quajtur mik Ardianin. Befas ndjeu mall për të. Në mos mall, një kureshtje për të ditur se ç’bënte.
Kishte aguar. Rrugët uturinin nga makinat e njerëzit, që nuk e dini se para tyre ishte përpjeku për t’ia thyer qetësinë natës një gjel i vetmuar. Ishte vetëm në shtëpi. Prindëri e kishin porositur, si të ishte një fëmijë i vogël, të mos e kaptetelefonin pa u ndodhur edhe ata. Nuk e dinte sa do vazhdonte kujdesi i tepruar i tyre.
Tringëlliu telefoni. Nuk e kishin porositur për ngritjen ose jo të tij. Do t’a kapte. U mërzit e vetme kaq ditë.
Alo, iu përgjigj telefonuesit.
Elona je, pyeti tjetri.
Po, u tremb ajo.
Jam Ardiani!
Oh, iu mor zëri asaj.
Si je?
Mirë!
Ç’po bën?
Hiç!
Pasi shkëmbyen disa fjalë një e dy rrokëshe, kaluan në përdorimin e gjatë të tyre.
Si u bë nipi yt, e pyeti ajo.
Mjekët thonë që është jashtë rrezikut. E ulën pagesën. Megjithatë ndihmoi edhe një organizatë bamirëse që siguruan motrat e mia.
Unë po përgatitem të jap provimet dhe ...
A vjen të shohim një film së bashku? Ndodhem në Tiranë. Luan ajo aktorja që të pëlqen ty! Në filmin “Gruaja e bukur”!
Bën shaka?
Kur fillove t’i marrësh të vërteta si shaka ?
Që kur të vërtetat fshihen pas shakave.
Unë nuk të fsheh asgjë!
E di!


Athinë 2003-2004.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje - Faqe 3 Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi