Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Dasmën Tënde

3 posters

Shko poshtë

Në Dasmën Tënde Empty Në Dasmën Tënde

Mesazh nga engjell a djall Wed 1 Jul 2009 - 3:57

Në Dasmën Tënde

Në dasmën tënde do të vij patjetër,
Por jo si dasmore
Por si nje plagë e vjetër
Do të ulem e vetmuar në një tavolinë
Dhe për fatin tend do të ngre dollinë
Edhe e pa ftuar në dasëmën tënde do të vij
E strukur e lodhur si një zog pa fole do të rri
E me lotët e mi do te pi do të dehem
Do ta bëj për ty e jo se do dëfrehem
E në qoftë se pa dashuri do të më shohësh
Mos mu afro nuk dua të më njohësh
Dua ta kuptosh në heshtje këtë urim
E unë prap të qaj, por për fatin tim
E në qoftë se e bukur do të dukem përsëri
Mos ma thuaj , se nuk dua ta dij
Tani të paktën ki pakëz mëshirë
Po të lutëm fëmisë të parë
Vëja emrin e dashurisë së vrarë!!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në Dasmën Tënde Empty Re: Në Dasmën Tënde

Mesazh nga engjell a djall Tue 6 Oct 2009 - 22:54

DASMA

dikur shkrova ca vargje per ty
i shkrojta per diten e dasmes
por fati nuk desh te perfundonim te dy
megjithate une i ruaj ato
te vyera vargje
i ruaj se do vij ne dasmen tende
por te lutem mos ma mbyll ate dere.

Dua te te shoh si je bere d nuse edhe
pse sdo jem ne krahun tend
dikur enderoja per ne te dy
ndersa tjetri me zinte ate timin vend.

Kur te luash te parin vallezimin tend
te lutem degjoji vargjet e mia
qe i pata shkruar me lot
kam qare shume o Zot
prandaj te lutem vallezoje ti sot
tek gota me shampanje
ler pakez ne fund
qe kur ta pi ta kuptoj
se te kam humb.

Dikur kam ndier shume per ty
dhe sot kam mbetur i fundit i kesaj bote
te pakten me ler te te puth
si per here te fundit
edhe pse nuk u bera dhenderi jote
te lutem me ler ti sonte.

Kur ti te biesh me tjetrin naten e pare
dua te kujtosh te vjetrin shtrat
kur ne te dy endrat i kemi patur ndare
sikur te mund te kethehesha prapa
nuk do te beja ate gabim qe pata bere
dhe sot me lot ne sy te uroj te gjesh
jet te lumtur
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në Dasmën Tënde Empty Re: Në Dasmën Tënde

Mesazh nga Erisa Wed 7 Oct 2009 - 4:13

Te lumshin duart eri
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në Dasmën Tënde Empty Re: Në Dasmën Tënde

Mesazh nga Merisa Sat 6 Feb 2010 - 21:31

Martesa jote - varrimi im

Dita e marteses tende
do jete varrimi im
sepse nuk jetoj dot
pa ty o shpirti im
kur muzika
ne oborr tend fillon
ne ate qaste
jeta ime po ndrron
kur te nisen krushqit
nusen per ma marr
mua farefisi
do me dergoj ne varr
kur duvakun i nuses
me ja hek fillon
mua familja
me dhe me mbulon
kur per here te pare
nusen e shikon ne sy
une jam ne varr
duke qare per ty
kur te hysh dhenderr
ke me pa nje shkrim
"Urime martesa zemer"
se sdo me shohesh
kurr me ne jete
o shpirti im....
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në Dasmën Tënde Empty Re: Në Dasmën Tënde

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi