Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhimitër Xhuvani

Shko poshtë

Dhimitër Xhuvani Empty Dhimitër Xhuvani

Mesazh nga engjell a djall Sun 28 Jun 2009 - 10:07

Porti i loteve - Dhimitër Xhuvani


Edhe ata që nuk qanin, kapërdinin lotët. Atyre që
ulërinin, nuk i dëgjohej më zëri. As dallgët e
detit nuk dëgjoheshin. Dhe motori i anijes së fundit nuk u
dëgjua. Dhimbja kishte shurdhuar çdo gjë. Sikur njeriu
të mos kishte sy! Sa mirë do të qe! Asnjë në
atë qytet të lashtë, as të vdekurt brez pas brezi,
s’kishin parë një ngarkesë të tillë
njerëzore. Dhe direku i anijes ishte mbushur me njerëz! Anija
dikej sikur po mbytej. Emri i saj “Jeronim De Rada” i
shkruar me shkronja të bardha, ishte zhutyr nën ujë.
Sigurisht, ata që kishin hipur nuk e kishin menduar mbytjen.
Anija dhogë e zezë arkivoli, kurse deti i gjerë e i
pafund, varr i madh. Asgjë nuk dëgjohej. Dhembja e madhe
kishte shurdhuar gjithçka. Po barba Koçua, kapiteni i
anijes, pse nuk i ra sirenës si çdo mëngjes kur nisej
për peshkim? Pse pra nuk i ra sirenës sot? Nuk e shikonte ai
se shkronjat e bardha po mbyteshin? Një krismë pushke
çau ajrin. Një breshëri automatiku elektrizoi zemrat.
Sheshi i molit u patsrua me luftë. Dhe njerëzit u ndanë
përgjysmë: ca në det me “De Radën” e ca
në tokë, te kulla e Mujo Ulqinakut. E nuk u besonin syve
derisa anija u tret. U tret apo u fik? Shpëtoi apo u mbyt?
Deti s’është si varreza ku mbahet një minutë
zi. Në të sundon heshtja e gjatë. Hesht me orë
të tëra fare i qetë, i zbrazët, i braktisur. Bosh,
fare bosh. Po pulëbardhat ç’u bënë? Apo u
trembën nga vështrimet e syve bosh të njerëzve
këtej gardhit? Një krismë çau ajrin. Nuk ishte
krismë pushke, ishte një piskamë e gëzuar
nëne, e cila shikoi e para atje tej, në kufi të qiellit
e të detit një njollë të zezë.
- Atje, atje! Unë e pashë. Ma panë sytë. Sytë
e panë! – filloi të thërriste ajo. Mijëra e
mijëra sy mbërthyen detin. Zbrazëtira iku nga sytë
e tyre. Në det lëkundej lehtë një dhogë e
zezë. Sesi lëkundëj! Dhoga u bë djep. Dhe djepit iu
bë një direk. Djepi zmadhohej si në përrallën
e detit. U bë i madh sa një qivur, pastaj sa një magje e
madhe. Pastaj… u bë anije.
- De Rada, po vjen De Rada e barba Koços!
Anija po vinte përballë e pas pak filloi të dukej
gjithçka. Dhe shkronjat e bardha nisën të duken.
Buzët e njerëzve lëviznin si buzët e
fëmijëve të çerdheve që sapo kani nisiur
të mësojnë shkronjat e para të ndara në
rrokje. Je-ro-nim-De-Ra-da! Anija se si hyri në mol. Dëgjohej
vetëm zhurma e motorit. Goditjet nuk ishin ritmike. Dhe tymi se si
ishte, se si dilte, sikjur po jepte shpirt. Mos vallë anija nuk
kishte më fuqi btë bënte dhe ato njëzet a
tridhjetë metrat e fundit? Mos vallë Jeronim De Rada plak
erdhi deri aty vetëm i shtyrë nga forca e mallit për
brengën e tij? Motori bëri dhe dy-tre rrahjet të
çrregullta, si një zemër e plakur, e sëmurë.
Shtëllunga e fundit e tymit doli e bardhë, si re, si
frymë shpirti. Dallgëza e fundit e ujit, e shtyrë nga
anija, sa puqi tokën u shua. O Zot! Në qoftë se ka Zot!
Gardhi u shthur se edhe ushtarët e policat bij nënash
janë. të gjithë u sulën, sepse secilit i kishte
ikur gjysma e vetes detit, përtej ëndrrës, brenda
dhimbjes. Të gjithë u futën në det si të ishte
dita e Shën Mërisë së Gushtit, ndonëse ishte
mars, përsendia e luiftës. Dhe të gjithë
shtangën sa mbërritën në anije. O Zot! Në
qoftë se ka Zot! Ç’të shohin? Asnjë
frymë njeriu. Asgjë e gjallë. Kuverta heshtte si të
ishte një copë shkretëtirë. Timoni ishte i lidhur
for me litarin në kursin e portit të lashtë të
Durrësit. Dhe sasia e karburantit ishte llogaritur që anija
bosh të jepte shpirt aty buzë bregut, pranë vargjeve:
Arbëria që prapa detit na kujton,
se ne të huaj jemi në këtë dhé.
O, sa vjet kaluan e zemra s’e harron,
se për turkun (e për disa) mbetëm pa mëmëdhe.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi