Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lote dhe mall...

Shko poshtë

Lote dhe mall... Empty Lote dhe mall...

Mesazh nga engjell a djall Thu 25 Jun 2009 - 0:40

E dashur ......


Si gjithmone me mungon shume , por sot e ndjej edhe me shume mungesen tende , sepse oqeani po kendonte per mua dhe ajo ishte melodia jone. Pothuaj te ndjej prane , ndersa po shkruaj kete leter dhe mund te nuhas aromen e luleve te egra qe me sjellin ne mend imazhin tend. Por , ne kete cast gjera te tilla nuk me japin kenaqesi . Vizitat e tua jane rralluar dhe ndonjere ndihem sikur pjesa me e madhe e asaj qe jam dalengadale po me largohet.
Megjithate po perpiqem. Naten , kur ndodhem vetem , te therras ty dhe kur dhimbja me mbyt , duket sikur ti e gjen menyren per te ardhur tek une. Mbreme te pashe ne enderr tek rrije ne skele prane plazhit. Floket t'i merrte era , ndersa syte pasqyronin dritetn e venitur te diellit ne perendim. Mbetem pa mend tek te shoh te mbeshtetsh ne parmak. Sa e bukur , mendoj teksa nuk ia shqis syte atij imazhi qe nuk e gjej tek askush tjeter.Ngadale filloj te vij drejt teje dhe kur ti kthehesh me ne fund nga une , ve re se te gjithe po te shohin ty. " E njeh ate"? , me peshperisin me xhelozi dhe ndersa ti me buzeqesh une u pergjigjem thjesht: - " Me mire se shpirtin tim."
Ndaloj kur jam prane teje dhe te marr ne krah. Me qan zemra per kete cast , me shume se per cdo gje tjeter. Kjo eshte arsyeja ime per te jetuar dhe , kur ma kthen perqafimin , i dorezohem plotesisht atij casti, edhe nje here ne paqe.
Ngre doren dhe te prek lehte ne faqe , ti perkul koken dhe mbyll syte. Duart i kam te ashpra , ndersa lekura jote eshte e bute. Per nje cast e pyes veten a do te kthehesh perseri , por sigurisht ti nuk do te kthehesh. Kurre nuk do te kthehesh , jane pikerisht keto caste , qe me bejne te kuptoj , se kush eshte qellimi im ne jete...
Jam ketu per te adhuruar , per te mbajtur ne krah , per te te mbrojtur. jam ketu per te mesuar nga ty dhe te marr dashurine tende ne kembim. Jam ketu , sepse nuk ka vend tjeter , ku duhet te jem.
Por , ath , si gjithmone , mjegulla fillon te dendesohet, ndersa ne qendrojme prane njeri-tjetrit. Eshte nje mjergull e larget qe vjen nga horizonti. E ndjej dhe frikesohem , teksa afrohet. Ngadale zvarritet duke mbuluar te gjithe boten e duke krijuar nje gardh rreth e rrotull, derisa te mos mbese gje tjeter vec ne te dyve.
Ndiej qe fyti illon te me shtrengoje dhe syte me mbyten nga lotet , sepse e di se erdhi koha qe te shkosh. Shikimi qe me fal ne ato caste me shpon ne zemer. E ndjej trishtimin tend dhe vetmine time. Dhimbja ne zemer qe ka qene e platitur per pak kohe, behet me e forte , nderkohe qe ti me leshon . Ti hap krahet dhe ecen pas neper mjergull , sepse eshte vendi yt dhe jo imi. Digjem nga deshira per te ecur prane teje , por pergjigja jote e vetme eshte tundja e kokes. Te dy e dime qe kjo eshte e pamundur.

Te shoh me zemer te thyer , ndersa ngadale humbet larg . Me duket vetja i tendosur , per te kuptuar kete cast , dhe gjithcka rreth teje. Por shpejt , imazhi yt venitet dhe mjegulla kthehet pas ne strehezen e saj te larget.Ndjehem i vetmuar ... Nuk dua t'ia di se cfare mendojne te tjeret. Ul koken dhe qaj, qaj, qaj... e qaj
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi