Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sallata...

2 posters

Shko poshtë

Sallata... Empty Sallata...

Mesazh nga engjell a djall Tue 23 Jun 2009 - 11:33

Sallatë me kungulleshkë

Për 1 kg. kungulleshkë duhen: vaj
për skuqje (1/2 filxhan çaji), 2 lugë gjelle miell,
kripë, piper, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 2 kokrra hudhër,
pak rriska qepe të kuqe, 2 lugë gjelle uthull; sallatë e
gjelbër.

Kungulleshkave të njoma u hiqet cipa
duke i kruar me thikë, shpëlahen dhe priten në feta.
Pastaj shtohet kripë e piper, lyhen me miell nga të dyja
anët dhe skuqen. Kungulleshkat e skuqura vendosen në
pjatë dhe u hidhen hudhrat e shtypura me vaj ulliri e uthull,
rriskat e qepëve dhe sallata e gjelbër. Kjo sallatë mund
të shoqërohet dhe me kos.
Sallata... F.0823142824386_m
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sallata... Empty Re: Sallata...

Mesazh nga engjell a djall Tue 23 Jun 2009 - 11:33

Sallate me pule dhe perime

Kjo lloj sallate eshte shume e shijshme, e lehte dhe e ushqueshme ne
keto dite te nxehta qe mideja jone s’po gjen paqe per shkak te
temperaturave te larta.
Sallata... 2688889960_94a7147f30
Pergatitja per 2 persona:
250 gr mish gjoksi pule pa kocka
1/2 kg kerpudha
2 speca jeshile te holle
2 kastraveca
sallate jeshile
2 luge pana
kripe,piper i zi
1 luge embelsire curry
pakez margarine (me pak se 1 luge gjelle)
Se pari priteni mishin e pules ne fije te holla ,jo shume te gjata.Me
tej vijeni ne skuqet ne tiganin ku keni shkrire margarinen).Vijini
copat e pules te skuqen , dhe nga fundi kriposini dhe hidhini dhe
curry.Hiqini nga tava dhe hidhini ne tasin e sallates.Nderkohe pritini
kerpudhat ne 8-10 copa te vogla secilen, pritini specat ne forma te
holla dhe stergjateshe dhe kastravecat po ashtu.Vijini kerpudhat po ne
taven qe skuqet copat e pules dhe lijini pak ne zjarr te ulet sa te
leshojne ca leng,me tej shtoni dhe specat dhe lijini te zbuten ca ne
lengun e vet.Me tej shtoni dhe panen dhe perzijini,me tej hiqini nga
zjarri .Hidhini ne tas mbi pulen.
Nga ana tjeter grini sallaten dhe shtojeni dhe kete ne tas.Ne fund
shtoni dhe kastravecat.Perzijini te tere asortimentet e sallates dhe
sipas deshires mund ti shtoni kripe.Por mos i shtoni gje tjeter.@yumania
Servireni te ngrohte.Ju befte mire!Sallata... 2688078223_736b3b14e1
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sallata... Empty Re: Sallata...

Mesazh nga engjell a djall Tue 23 Jun 2009 - 11:34

Sallat frutash [nektarine me kanell]



Sallata... 2671026622_2d80fee701
Kete sallate te ftohte nektarine jua rekomandoj pas gjelles me bizele
dhe melçi.Ose dhe ne çfare ore te dites te doni mund ta
perdorni.Perveçse eshte e fresket dhe e lehte, dhe shume
aromatike per shkak te kanelles, do ju ulet dhe deshira per sheqerna
pasi dihet se kanella e ka nje veti te tille mbi metabolizem.
Pergatitja?Fare e thjeshte:
Per nje person:
1-2 nektarina te pjekura por jo shume te buta
nje luge embelsire kanelle
Nektarinat lijini te ftohen ne frigorifer me pare , me tej pritini ne
copa jo shume te vogla.Me pas hidhini siper kanellen dhe lijini nja 10
minuta ne frigorifer sa te perzihen aromat e kanelles dhe nektarines.Ne
rast deshire mund ta shoqeroni dhe me nje akullore te lehte (pa
yndyrna) me vanilje .
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sallata... Empty Re: Sallata...

Mesazh nga Burrelsja Sat 15 Jun 2013 - 19:19

Sallatë me speca të pjekur

Numri i sherbimeve:
Koha e pregatitjes: 10 minuta
Koha e gatuatjes: 15-20 minuta
Kategori: Salatë
Shkalla e veshtirsis: Kollaj

Prezentimi

Sallatë me speca të pjekur

Për këte sallatë zgjidhen speca të mëdhej me tul,piqen në zjarr të ngadalshëm dhe pasi të
jenë pjekur u hiqet cipa dhe farëzat.Priten në formë rripash,vendosen në
pjatë,u hidhet vaj,uthull,kripë dhe hudhra të shtypura.
Përberja


Për 1 kg. speca duhen:

Vaj 4-5 lugë,
uthull 2-3 lugë,
hudhra 1 kokërr,
kripë,piper sipas deshirës
Burrelsja
Burrelsja
VIP
VIP

<b>Postime</b> Postime : 494
 <b>Piket</b> Piket : 496
Regjistruar : 26/03/2013
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sallata... Empty Re: Sallata...

Mesazh nga Burrelsja Sat 15 Jun 2013 - 19:19

Sallatë jeshile

Numri i sherbimeve:
Koha e pregatitjes: 10-15 minuta
Koha e gatuatjes: 10 minuta
Kategori: Salatë
Shkalla e veshtirsis: Kollaj

Prezentimi

Salltë jeshile(e gjelbërt)

Sallata jeshile pastrohet nga fletët e demtuara,ndahet ne gjethe dhe zhytet në sasi të madhe uji
për tu larë.Eshtë mirë të mbahet ghysëm ore në ujë,pastaj të kullohet dhe të zhytet përsëri në ujë të pastër.
Në këtë mënyrë uji ndërrohet 3-4 herë derisa të dalë i kulluar.Sallata e larë pritet 10-15 minuta para ngrënies,sepse
në rast të kundert ajo vyshket dhe humbet pamjen e saj të freskët.Sallata pritet në fije të holla,në këte menyrë bëhet
me e bukur dhe më e shijshme,sperkatet me vaj e uthull,kripë dhe koper të grirë hollë,përzihet me kujdes me dy
pirunjë dhe vendoset ne mes të pjatës.
Sipër i hidhet qepë të njoma të grira hollë.
Përberja

Për 500 gr. sallatë jeshile duhen:
Vaj 3-4 lugë gjelle
uthull 2 lugë gjelle
koper 4-5 fije,
qeë 2-3 copë
kripë e piper të zi sipas dëshires.
Udhezim


Pregatitje e shpejtë dhe me një kunsumim.
Informata per ushqimin



Të kihet parasysh nga amvisat që gjethet të kontrollohen mirë dhe të shpërlahen disa herë në ujë se janë të marruna diekt nga toka dhe ato spërkaten me medikamente dhe te kihet kujdes i madh tek përdorimi.
Burrelsja
Burrelsja
VIP
VIP

<b>Postime</b> Postime : 494
 <b>Piket</b> Piket : 496
Regjistruar : 26/03/2013
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sallata... Empty Re: Sallata...

Mesazh nga Burrelsja Sat 15 Jun 2013 - 19:19

Sallate italiane me patate

Sallata... Sallateitalianemepatate

Perberesit per 4 persona: 450 g patate te reja, te paqeruara,ose 4 patate te medha te ndara me dysh, 4 luge kos, 4 luge majoneze, 8 domate te thara, 2 luge majdanoz i grire, kripe dhe piper.

Pergatitja: 1. Pastroni patatet dhe vendosini ne nje ene te madhe me uje. Ziejini per 8-12 minuta derisa te zbuten. 2. Me nje thike te mprehte prisni domatet e thara ne feta te holla. 3. Per te pergatitur garnituren, perzjeni kosin dhe majonezen ne nje ene dhe shtojini kripe dhe piper sipas shijes. Hidhni aty dhe fetat e domateve te thara dhe majdanozin e grire. 4. Hiqni patatet nga zjarri dhe lerini te thehen. Nese po perdorni patate te medha pritini ne copa rreth 5 cm. 5. Hidheni garnituren mbi patate dhe perzjejini. 6. Lereni sallaten me patate ne frigorifer per rreth 20 minuta, me pas servireni si anitpaste ose si pjate shoqeruese.
Burrelsja
Burrelsja
VIP
VIP

<b>Postime</b> Postime : 494
 <b>Piket</b> Piket : 496
Regjistruar : 26/03/2013
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sallata... Empty Re: Sallata...

Mesazh nga Burrelsja Sat 15 Jun 2013 - 19:20

Meze e kombinuar me sallatë jeshile.

Për një pjatancë për 8-10 persona nevojitet
Sallatë jeshile 500 gr,
sallam 150 gr,
kaçkavall
150 gr,
gjuhë ose proshutë 150 gr,
vaj 3-4 lugë gjelle,
uthull 2-3 lugë gjelle,
kripë, piper, majdanoz sipas deshirës.

Sallata jeshile e grirë hollë vendoset në mes të pjatës; rreth e përqark saj vihet sallam sipas dëshirës, djath kaçkavall, gjuhë e zier ose proshutë e prerë hollë. Në kohën e ngrënies sallata spërkatet me vaj e uthull të përzier me kripë dhe me piper.

Shënim: Po në këtë mënyrë mund të përgatiten dhe shumë meze të tjera të përziera, duke vendosur në mes ndonjë sallatë të stinës, si tranguj, ullinj, turshi të ndrysh-me etj. Rreth e qark vendosen roduktet e lartpërmendura duke zëvendësuar njëri-tjetrin sipas mundësisë
Burrelsja
Burrelsja
VIP
VIP

<b>Postime</b> Postime : 494
 <b>Piket</b> Piket : 496
Regjistruar : 26/03/2013
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sallata... Empty Re: Sallata...

Mesazh nga Burrelsja Sat 15 Jun 2013 - 19:20

Sallate me laker te bardhe

Për 500 gr lakër duhen
vaj 3-4 lugë gjelle,
uthull 2 lugë gjelle,
kripë,
sheqer
dhe 2-3 fije majdanoz

Për sallatë përdoret lakra e ëmbël. Koka e lakrës pastrohet nga gjethet e dëmtuara, shpëlahet, pritet përgjysmë ose në katërsh dhe duke mbajtur koçanin pritet në fije të holla. Më pas spërkatet me kripë, piper të kuq, dhe pak sheqer. Shtypet derisa të lëshojë lëng, perzihet me vaj e uthull dhe vendoset në pjatë. Për ta zbukuruar i hidhet majdanoz i grirë hollë.

Kjo sallatë mund të përgatitet dhe ndryshe. Lakra e prerë hollë vendoset në tenxhere, i shtohet kripë dhe uthull. Pastaj ngrohet e përzihet derisa të shihet se eshtë zbutur pak. Lihet të ftohet dhe rregullohet me vaj e uthull.
Burrelsja
Burrelsja
VIP
VIP

<b>Postime</b> Postime : 494
 <b>Piket</b> Piket : 496
Regjistruar : 26/03/2013
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sallata... Empty Re: Sallata...

Mesazh nga Burrelsja Sat 15 Jun 2013 - 19:20

Sallate me lulelakër

Për 500 gr lulelakër duhen
vaj 3-4 lugë gjelle,
limom 1 kokërr mesatare,
piper,
kripë.

Për këtë sallatë zgjidhen lulelakra të bardha dhe të dendura. Lulelakra pastrohet nga gjethet jeshile e koçanët, lahet dhe vihet për tu zier në ujë të vluar me kripë. Që të ziejë në të njëjtën kohë, koçanët që janë të mëdhenj, ndahen në 2-3 pjesë. Pasi të jenë zier ndahen në lule të veçanta, vendosen në pjatë dhe spërkaten me vaj,lëng limoni ose limontoz të shkrirë në ujë; në fund i shtohet kripë e piper i zi.
Burrelsja
Burrelsja
VIP
VIP

<b>Postime</b> Postime : 494
 <b>Piket</b> Piket : 496
Regjistruar : 26/03/2013
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sallata... Empty Re: Sallata...

Mesazh nga Burrelsja Sat 15 Jun 2013 - 19:20

Sallate Patatesh
Se pari e merrni patatet i zieni ne ene te madhe i zieni mir thuja si per Pire , tani i leni te ftohen thuaj krejt dhe i qeroni i preni ne forme qfare duash por jio te jen te vogla e te madhja jo , gati si per gjella pak me trash ,
tani shtohet mish te bardhe i ziem edhe mishi e coptoni me durt cop cop sikur patete diqka , pastaj e shtoni kastraveca nje tegull e preni rrathe rrathe ( bleni kastravecat me te vogla , aq me mir eshte per kete sallat ) ,tani e shton pak krip , pak piper te zi , vaj perafersisht nje got te vogel te qaijt, , gjysme litre Jugurt , qep e merre dikun ja 300 kr... i pren keshtu sipas deshires i hidhe te gjitha ketu nje ene te madhe dhe i perzin mir e mir qe mos mbesin dikun pa u perzi krejt keto , gati harrova pak uthell , dhe e shtnoni per fund Majonez koxha shume qet aty deri sa te perzihen mir me Majonez, nese i qet shume majonez ska lidhje veq bohet me emir , por ju per5feroj kete kur ta boni leni ne Frigorifere me se paku 8 oresh , pas kesaj i merrni i zieni ja 6-5 vez dhe i preni ne forme rrathe rrathe , siper qdi pijat e qitni nga ose nga dy rrathe vez per Zbukurim .
besoj se dote ju pelqen , dhe kush e bon kete nga ju kisha pas deshir me dit se a ju ka pelqu kjo juve ! ?
Burrelsja
Burrelsja
VIP
VIP

<b>Postime</b> Postime : 494
 <b>Piket</b> Piket : 496
Regjistruar : 26/03/2013
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sallata... Empty Re: Sallata...

Mesazh nga Burrelsja Sat 15 Jun 2013 - 19:21

Sallate me Magarona

edhe kjo eshte e ngjashme me Patate krejt matriali se qka shkon per me Patate veq nuk ka nevoj per Kastraveca e as per qep se keto te tjtrat krejt njesoj veq duhet me shtu edhe 500 gr Grashak ( si thoni ju Bisele apo qysh i thoni ju sdi ) dhe njesoj edhe kjo duhet te qendroj ne Frigorifer 7-8 oresh .
mos te harroj pra Provoni te dyjat jan shume te shishme , un per veti kur i boj , i boj te dyjat ose asnjerin nga keto su rri pa asnjeren Sallata... Smile
Burrelsja
Burrelsja
VIP
VIP

<b>Postime</b> Postime : 494
 <b>Piket</b> Piket : 496
Regjistruar : 26/03/2013
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sallata... Empty Re: Sallata...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi