Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cilat janë ato sëmundje që paralizojnë jetën në çift

Shko poshtë

Cilat janë ato sëmundje që paralizojnë jetën në çift Empty Cilat janë ato sëmundje që paralizojnë jetën në çift

Mesazh nga Erisa Fri 5 Jun 2009 - 21:00

Sëmundjet ngjitëse seksuale janë sëmundje që ngjiten nga kontakti trupor gjatë marrëdhënieve seksuale. Këto shkaktohen nga viruset, bakteriet dhe parazitet. Këto po ashtu njihen si infektime ngjitëse seksuale apo me emrin e vjetër sëmundje veneriane. Ekzistojnë 25 lloje të sëmundjeve ngjitëse seksuale. Këto të gjitha kanë të përbashkët, faktin që të gjitha ngjiten nga marrëdhëniet seksuale duke përfshirë seksin vagjinal, anal dhe oral.
Sëmundjet e përmendura më poshtë janë sëmundjet ngjitëse më të zakonshme.
Balanitis
Shpesh referohet si simptomë e infektimit por nuk do të thotë se është infeksion vetvetiu. Saktësisht nuk është sëmundje ngjitëse seksuale, është pasojë e aktivitetit seksual. Ndodh vetëm te meshkujt dhe paraqitet si pezmatim në krye të penisit dhe ndodh më shpesh në meshkujt që nuk janë bërë synet. Po ashtu mund të shkaktohet nga mos higjiena.
Klamidia
Është njëra nga infeksionet bakteriale ngjitëse seksuale më të zakonshme. Nëse nuk shërohet mund të shkaktojë probleme serioze. Klamidia e infekton qafën e mitrës te femra. Simptomat e infeksionit mund të shfaqen në çdo kohë. Shpesh ndodh që simptomat të shfaqen 1 deri në 3 javë pas infektimit.
Epididmitisi
Do të thotë inflamacion i epididmitisit. Epididmtisi nuk është gjithmonë rezultat i sëmundjeve ngjitëse seksuale por zakonisht është nga prezenca e infektimeve si klamidia apo gonorea. Simptomat e infektimit janë dhimbje në testikuj dhe qeset e tyre. Mënyra më e mirë për të parandaluar infektimin është përdorimi i kondom gjatë seksit.
Herpesi gjenital
Shkaktohet nga virusi herpes simpleks. Virusi mund të infektojw gojën, pjesët gjenitale, lëkurën përreth anusit dhe gishtat. Pas fazës së parë të përhapjes së herpesit, virusi vendoset në fijëzat nervore ku qëndron pa u dalluar dhe nuk shkakton asnjë simptomë.
Lythat gjenital
Janë rritje të mishi të cilat mund të paraqiten në organet gjenitale të femrave dhe meshkujve. Ato shkaktohen nga virusi që quhet virus njerëzor papilloma. Pas infektimit me lythat gjenital kalon 1 deri 3 muaj që lythat të paraqiten në organet gjenitale.
Gonorrea
Është infeksion bakterial. Ngjitet seksualisht dhe mund t'a infektojë qafën e mitrës, uretrën, rektumin, anusin dhe fytin. Simptomat e infektimit mund të shfaqen në mes 1 deri 4 ditë pas ekspozimit. Por ndonjëherë është e mundshme të infektoheni dhe mos të kenë simptome.
Sifilisi
Është infeksion bakterial. Zakonisht ngjitet gjatë seksit por edhe mund të ngjitet në foshnje të palindura nga nënat shtatzana. Simptomat e sifilisit janë të njëjta në meshkuj dhe femra. Janë vështirë të dallohen dhe mund të shfaqen 3 muaj pasë seksit me personin e infektuar.
Infeksioni mykotik
Është infeksion që shumohet e cila jeton në lëkurë dhe normalisht qëndron si bakterie jo dëmtuese. Por nëse shumohet mund të shkaktojë kruarje, enjte, dhimbje dhe shkarkesë në femra dhe meshkuj. Infeksioni mykotik mund të ngjitet gjatë seksit me personin e infektuar por infektimi mund të ndodh nëse vishni rroba të ngushta nga nailoni apo goma.
Trikomanas vagjinosi
Shkaktohet nga parazitët që gjinden në vaginë dhe uretrën e meshkujve. Shpesh nuk ka simptoma. Nëse simptomat janë prezente ato mund të jenë dhimbje gjatë urinimit. Ngjitja normalisht ndodh gjatë seksit oral, anal dhe vagjinal me personin e infektuar.

Semundjet seksuale
Si t'a kuptoni që keni sëmundje seksuale?
Çdo njeri që është seksualisht aktiv mund të jetë në rrezik prej sëmundjeve ngjitëse seksuale. Disa prej sëmundjeve mund të kenë simptoma të tilla, si: shkarkesë nga organet gjenitale, dhimbje kur urinojnë, ënjtje dhe inflamim në organe gjenitale. Shumë sëmundje ngjitëse seksuale si Klamidia nuk shfaqin simptoma. Për këtë shkak rekomendohet që vazhdimisht të bëhen kontrolle te mjeku për shëndetin seksual, t'i bëni analizat për sëmundje ngjitëse seksuale nëse mendoni se jeni në rrezik. Ndonjëherë mund të kalojë kohë e gjatë deri me shfaqjen e simptomave kështu që ju mund infektoni dikë gjatë kësaj kohe prandaj është e nevojshme t'i bëni analizat dhe të merrni trajtimin e duhur. Nëse jeni në marrëdhënie me partner dhe është vërtetuar se keni sëmundje ngjitëse, kjo nuk do të thotë se ai ose ajo ka pasur marrëdhënie seksuale me dikë tjetër. Simptomat e sëmundjeve ngjitëse seksuale mund të shfaqen edhe disa muaj pas infektimit.

Udhëzues për sëmundjet ngjitëse seksuale?
Vaginosis bakterial nuk është saktësisht sëmundje ngjitëse seksuale sepse nuk ngjitet gjatë marrëdhënieve seksuale. Megjithatë mund të keqësohet nga seksi dhe më shpesh shfaqet në femrat të cialt janë më aktive seksualisht, se ato që nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale asnjëherë. Shkaktohet nga çrregullimi i bakterieve normale të shëndosha që gjenden në vaginë. Edhe pse janë relativisht të padëmshme dhe kalojnë pa u dalluar ndonjëherë mund të shkaktojnë erë të keqe. Përderisa nuk ka shpjegim të qartë pse ky infektim ndodh sugjerohet se përmbajtja e spermës që është alkaline mund të jetë njëri nga shkaqet për shkak që mund të shkaktojë ngacmim me bakteriet e vaginës natyrale të cilat janë acidike. Femra nuk mund të infektojë mashkullin me këtë infektim mirëpo është me rëndësi që infektimi të trajtohet sepse ndonjëherë infektimi Vaginosis bakterial kalon në tubat fallopiane dhe shkaktojë infektim më serioz.

Si mund ti parandaloni sëmundjet seksuale?
Ju mund të evitoni rrezikun nga sëmundjet ngjitëse seksuale gjatë marrëdhënieve seksuale të përdorni kondor, si dhe ju e partneri juaj të bëni analizat. Sa më shumë partnerë që keni aq më shumë rrezik keni të infektoheni me sëmundje ngjitëse seksuale. Mënyrat e tjera që mund ta redukoni, rekomandojnë të përdorni mbrojtës për gojë dhe kondoma gjatë seksit oral, të i pastroni lodrat seksuale pas përdorimit, pastroni duart pas seksit dhe të pastroni organet gjenitale rregullisht. Shumë prej sëmundjeve ngjitëse seksuale janë ngjitëse dhe mund të shkaktojnë dëmtime për një kohë të gjatë apo përherë, por edhe mund të shkaktojnë dëme në pjellshmëri nëse infektimi nuk trajtohet. Shumë prej sëmundjeve ngjitëse seksuale mund të infektojnë partnerin tuaj gjatë seksit dhe disa nga sëmundjet mund të barten nga nëna në foshnjën e palindur. Sëmundjet ngjitëse seksuale mund të ndihmojnë bartjen e HIV.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi