Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Veprimet që duhen shmangur para se të bini në shtrat

Shko poshtë

Veprimet që duhen shmangur para se të bini në shtrat Empty Veprimet që duhen shmangur para se të bini në shtrat

Mesazh nga Erisa Fri 5 Jun 2009 - 20:45

Veprimet që duhen shmangur para se të bini në shtrat

Thelbi për të pasur një seks të mrekullueshëm mund të jenë idetë e secilit prej partnerëve. Mënyra e mirë për “t’i dhënë jetë” aktivitetit tuaj seksual është të vini në zbatim idetë tuaja dhe të eksperimentoni sa më shumë. Gjërat e reja janë gjithmonë të pëlqyera. Sipas studiuesve, ka disa mënyra të cilat mund të ndikojnë pozitivisht kontaktin seksual dhe këshillat që ata japin janë:
1- Një darkë e ndriçuar nga drita e qirinjve është fillimi ideal i një mbrëmjeje romantike. Por, nëse doni që fundi i saj të jetë marrëdhënia seksuale, atëherë është më mirë që ta evitoni atë. Sipas studiuesve, “ushqimi është “vrasësi” i seksit, sepse ul metabolizmin, shpërndan energjitë dhe i çon partnerët në një gjendje përgjumësie. Nëse një mashkull dhe një femër dëshiron të kënaqë tjetrin në shtrat, atëherë duhet të jetë shumë i kthjellët dhe i fuqishëm, të dy partnerët duhet të jenë të gatshëm për t’i falur njëri-tjetrit çdo lloj kënaqësie.
2- Seksi duhet të jetë “një rrugë e drejtë”, fundi i së cilës është orgazma. Në jetën reale seksi është shumë i rrallë në një formë të tillë, pasi ne fillojmë duke hequr veshjet tona dhe shqetësohemi se si dukemi, por të gjitha këto shqetësime mund të ndërpresin eksitimin tonë.
3- Maturia mund të nënkuptojë shumë vlera, por asnjëra prej tyre nuk ndikon pozitivisht seksin.
4- Nëse dëshironi të keni një jetë seksuale të kënaqshme, duhet të lini mënjanë turpin dhe sjelljen e mirë. Mënyra më e mirë për t’i dhënë jetë seksit tuaj është “të tregoheni të pacipë” dhe të bëni pa mëdyshje çdo veprim që u kërkon parteri ose partnerja.
5- Seksi i mirë nënkupton se jeni edhe një e dashur e mirë
dhe që bëni të ndjehet mirë edhe personin që keni në krah. Seksi i kënaqshëm nënkupton të lësh mënjanë veten, të harroni idetë tuaja për maskilizmin dhe feminizmin, dëshirën për të pasur një pamje të jashtme perfekte dhe mbi të gjitha të përpiqeni të bëheni njësh me parterin. Nëse partneri ndjen se edhe ju jetoni të njëjtin emocion apo eksitim me të, atëherë dashuria dhe epshi i saj do të shtohet.
6- Femrat e duan intimitetin më shumë se sa meshkujt. Ky mit lëndon të dyja gjinitë, si femrat dhe meshkujt. Kjo ide çnderon dëshirat e sinqerta që ndjejnë meshkujt, lidhjen që duan të krijojnë dhe i bën ata të ndihen me konfuzë dhe të izoluar. Ky mit i forcon meshkujt të kenë më shumë përgjegjësi për një lidhje të mirë me femrat.
7- Gjithmonë meshkujt dëshirojnë vetëm seks. Ky mit nuk është aspak i vërtetë. Sipas psikologëve, meshkujt kanë pothuajse të njëjtat dëshira si edhe femrat, e duan dashurinë dhe romantizmin po aq sa ato, por formimi i tyre fizik bën që ata të kenë një dëshirë më të madhe për seks se sa ajo çfarë paraqitet tek gjinia tjetër. Një mashkull duhet të përjetojë më pak ankth, të jetë më pak i shqetësuar për performancën e tij seksuale dhe të jetë i qetë në dhomën e gjumit, në mënyrë që të shijojë më shumë dashurinë dhe seksin.
8- Vështirësitë e ereksionit janë problemi më i keq që lidhet me aktivitetin seksual. Vështirësitë me ereksionin dhe derdhja e shpejtë janë shqetësimet më të shpeshta, por që ndikojnë më shumë një marrëdhënie.
9- Seksi merr fund me divorcin. Më shumë se 20 për qind e çifteve që ndahen kanë një jetë seksuale aspak të kënaqshme. Madje çiftet me këtë lloj problemi nuk mendojnë për asnjë arsye të pajtohen me ish-bashkëshortin apo të martohen sërish.
10- Një mashkull nuk tërhiqet vetëm nga një femër e zhveshur edhe pjesa më e madhe e njerëzve e besojnë këtë. Ata duan të kenë në krah jo vetëm një femër të bukur dhe të zhveshur, por një femër që t’i bëjë të ndihen mirë dhe të ndihen të tërhequr prej saj, edhe pse lidhja që kanë krijuar nuk mendohet të jetë e gjatë.

Ndihma që të jep vetëvlerësimi
Të kesh një jetë seksuale të kënaqshme do të thotë së pari të dish të vlerësosh veten. Nëse një femër nuk vlerëson tiparet, trupin apo aftësitë e veta, atëherë është absurde të presë që ta vlerësojë dikush tjetër dhe, në këtë rast, partneri i saj. Nëse arsyeja që partnerët vuajnë lidhjen e tyre për shkak të mungesës së vlerësimit, atëherë ka një rrugë përmes së cilës mund të ndihmojnë marrëdhënien e tyre. Një mënyrë për të përmirësuar vetëvlerësimin kërkon të rigjykoni nivelin e vlerësimit tuaj dhe të krijoni një plan për të arritur qëllimet që i keni vënë vetes. Edhe pse mund të jetë e vështirë të jeni të ndershëm dhe të mos kritikoni veten, është një zgjidhje shumë e mirë të filloni të vini një listë rreth të gjitha gjërave që bëni dhe nuk bëni, dhe të shihni se çfarë nuk shkon në karakterin tuaj. Kjo mund të jetë pak e rrezikshme sepse shumë prej njerëzve, në këtë kulturë “vetëshëruese”, e kanë të vështirë të flasin për veten e tyre.
Analizo çdo gjë pozitive dhe negative
Duke folur për veten e kupton se ku “çalon” vetja jote dhe përpiqesh të korrigjosh gabimet, duke sjellë kështu besimin në vetvete, një faktor i cili ndikon shumë jetën seksuale. Një mënyrë tjetër është të analizoni të gjitha gjërat negative dhe t’i vini ato në pah. Njerëzit krijojnë shumë shpresa për veten e tyre, duke u bazuar në perceptimin dhe se si mendojnë të tjerët, por duhet thënë e vërteta, pasi perceptimi i individit mund të jetë ndonjëherë krejt jashtë realitetit. Disa nga shembujt që tregojnë se çfarë nuk pëlqejnë njerëzit tek vetja e tyre janë: Unë nuk jam shumë tërheqëse, gjoksi im është shumë i vogël, nuk kam muskuj të mëdhenj, etj. Në këtë listë shembujsh, ku patjetër që në një rast apo në një tjetër bën pjesë çdo individ, ka shumë pika të cilat mund të ndryshohen. Nëse fokusoheni në gjëra të cilat jeni të paaftë t’i ndryshoni, do t’i përkeqësoni edhe më shumë gjërat, ndaj t’i keni vetë gjërat nën kontroll.
Besimi në vetvete “imponon” edhe joshjen
Të dini të luani me pak ambiguitet: Të afrohesh dhe të tërhiqesh, të marrësh iniciativën dhe pastaj të të joshin. Meshkujve u pëlqen të injorohen dhe të dëshirohen njëkohësisht. Rezultati: Të jesh e natyrshme dhe të bësh lëvizje të paramenduara, që kur t’i thjesht të ngresh qerpikët atij t’i duket sikur po zhvishesh. Sigurisht që nuk mund të ndryshoni në mënyrë natyrale gjoksin apo shpatullat tuaja, por nëse zgjidhni veshjen e duhur, paraqitja juaj e jashtme do të përmirësohet dhe bashkë me të edhe vlerësimi për veten. Nëse keni besim tek vetja, atëherë do të keni besim në çdo gjë që do të bëni dhe në aktin tuaj seksual do të ndjeheni në formë dhe të sigurt që po i dhuroni parterit kënaqësinë që do të dëshironte. Të kesh vetëkontroll do të thotë të jesh e aftë të komunikosh emocionet, ndjenjat dhe, në fund të transmetosh erotizëm në çdo gjest, në çdo shikim, në çdo fjalë.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi