Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Artet e bukura

Shko poshtë

Artet e bukura Empty Artet e bukura

Mesazh nga Geri Sat 30 May 2009 - 9:22

Artet e bukura Mk_673_mosaic3

Gjurmët më të hershme
Fillimet
e artit figurativ në truallin e Shqipërisë janë të herëshme. Gjurmët e
para i përkasin periudhes se neolitit. Nëpërmjet zbulimeve të shumta
arkeologjike, në zona të ndryshme të vendit, janë gjetur qindra e
mijëra qeramika, terrakota, zbukurime ne metal etj., që u përkisnin
fiseve ilire, paraardhësve të drejtpërdrejt të shqiptarëve të sotëm.

Prodhimet
më të hershme janë të thjeshta, për përdorim praktik, por në to shfaqen
edhe vlera artistike si në format zoomorfe të enëve ashtu edhe në
dekoracionin, gdhendjet dhe elemente të tjerë. Nga shekulli i gjashtë
deri në shek. III p.e.re në qeramika vizatohen linja dhe figura
gjeometrike; forma ndërtohet me siluet më elegant dhe pasurohet me
elementë plastikë. Shumë enë të kësaj periudhe, që ruhen sot në muzetë
e Shqipërisë, kanë vlera të mirëfillta artistike dalluese vendase, që
nuk i ndeshim në artin e fqinjëve të tjerë po aq të lashtë si helenët,
maqedonët apo romakët.
Nga ato enë të lashta, të zbukuruara me
dekoracione e fraktura plastike, nis rruga e skulpturës në truallin e
Shqipërisë duke u bërë kështu bashkëudhëtare me artin e popujve më të
hershëm të Europes. Tipare më të qarta u dukën sidomos me formimin e
qyteteve ilire Bylis, Amantia, Foinikue, Butrot si dhe me ngulmimet
helene: Durahu, Apolonia, Oriku.


Arti ilir

qytetet ilire mori zhvillim më të madh skulptura e rrumbullakët si dhe
relievi që lidhej me ndërtimin e monumenteve. Në fillim skulptura u
zhvillua duke përvetësuar elementë të artit helen, sidomos nga tradita
korintike dhe korkyrase.

Më vonë, nga shek. VI p.e.r., krahas
lidhjes me traditen helene, arti ilir fiton vecori te reja, të
dallueshme, brenda kuadrit helenistik. Apolonia dhe Durrahu që u bënë
qendrat më të rëndësishme të artit në ato vite, kishin mjeshtrit e
shquar vendas që gdhendnin dhe skalisnin në një stil me tipare të
vecanta kundrejt krijimeve të importuara prej qytetërimit helen. Në
muzeun e sotëm te Durresit janë ekspozuar disa skulptura të
papërfunduara, të gjetura në atë trevë. Ato dëshmojnë për gdhendjet që
janë bërë në truallin shqiptar. Janë zbuluar gjithashtu edhe gjurmë të
punishteve të herëshme të qeramikës në Apolloni dhe Durrah. Aty u
prodhuan shumë nga enët dhe vazot e bukura të stilit antik që ruhen në
muzetë tona. Figurat e pikturuara paraqesin skena të ndryshme
mitologjike, pamje nga garat atletike, skena luftimesh etj.
Përgjithësisht janë me figura të zeza mbi sfond të kuq (shek. VI-V
p.e.r.) dhe me figura të kuqe mbi sfond të zi (shek. IV deri në
periudhën helenistike). Pikturimi i figurave është në lëvizje, plot
harmoni dhe plasticitet. Në këtë periudhë krijohen edhe shumë statuja
të vogla prej bronzi si dhe terrakota, ku paraqiten edhe motive laike
si dhe figura fëmijësh, barinjsh etj.

Figura me vlerë artistike
ndeshim edhe në monedhat e shumta të kësaj periudhe që u realizuan në
Apolloni, Durrah dhe Orik. Lulëzimi i disa qyteteve ilire dhe i
kolonive helene solli një zhvillim të madh të artit që u pasua edhe me
shumëllojshmëri formash e teknikash; që nga afresket e deri te mozaikët
e bukur monokrom dhe polikrom. Por në shekullin e I rë u ngadalësua
gjithë ai hov zhvillimi. Pushtimi romak që shkaktoi rënien ekonomike të
qyteteve ilire, la gjurmë të dukshme edhe në art. Ndonëse Roma
pushtuese u pushtua vetë prej artit helen, përsëri ndikoi në qytetet
ilire me tipare të kulturës së saj provinciale romake. U duk më qartë
ndikimi në skulpturë, ku përgjithësisht u ndoq realizmi tipik i kohës,
por ndjehet gjithashtu fryma klasike që mbështetet në traditën
qindravjecare. Qendrat kryesore të krijimtarisë artistike mbeten
përsëri Apollonia, Durrahu, Botroti etj.

Në vitet e pushtimit
romak prej artit zyrtar shkëputet arti i trevave fshatare, ku
pasqyrohen motive nga jeta e përditshme. Me praninë e elementëve të
thjeshtë artistikë, që dallojnë nga krijimet e mëparshme, si dhe me
skalitjen e veshjeve dhe emrave ilire, krijimtaria e këtyre viteve mund
të vlerësohet edhe si një qëndresë ndaj asimilimit prej pushtuesve më
të fuqishëm të kohës.


Zhvillimi i mozaikut

të njëjtën periudhë me artin e trevave fshatare, në truallin e
Shqipërisë arriti zhvillimin më të madh edhe arti i mozaikut. Më i
herëshmi është gjetur në Durrës. I përket shek. IV p.e.r. dhe është i
punuar me gurë zalli shumëngjyrësh. Ka vlera të rralla artistike që
shquhen në gjithë krijimtarinë e kësaj gjinie. Quhet “Bukuroshja e
Durrësit” dhe mund të cilësohet si bukuroshja e gjithë mozaikëve që
janë zbuluar deri tani në truallin shqiptar, për hijeshinë e figurës
dhe mjeshtërinë e realizimit artistik. Në shek. I, sic përmendëm, u
arrit lulëzimi i këtij arti dhe nga gurët e zallit u kalua në kubikë të
prerë prej guri, qelqi, mermeri apo balte të pjekur. Mozaikë të tillë
janë zbuluar në Apolloni, Durrah dhe Butrint.

Zhvillimi i
mëvonshëm i mozaikëve lidhet kryesisht me monumentet paleokristiane.
Pas shekullit te V-të motivet e mozaikut ndryshojnë nga modelet e
pikturave të herëshme, sic është amazonamania në Apolloni, duke u
zëvëndësuar me figura simetrike që qëndrojnë të shkëputura në sipërfaqe
dhe që paraqesin figura kafshësh, shpendësh, pemë frutore, lule e të
tjerë simbole të artit paleobizantin. Ruhen edhe sot në gjendje të mirë
disa krijime të tilla, sic janë Pagëzimorja në Butrint, mozaikët e
Linit dhe të Antigonës. Nga gërmimet e deritanishme, është gjetur vetëm
një mozaik paretial në Durrës, brenda Amfiteatrit të qytetit, që i
përket shek. VI-VII.


Piktura murore (afresket)

periudhën e kalimit nga antikiteti i vonë në mesjetën e herëshme,
skulptura vjen duke u zbehur deri në mohim të plotë nga estetika
bizantine, ndërsa arti i pikturës gjeti shprehjen më të lartë
artistike. Zhvillim më të madh mori sidomos piktura murore brenda
tempujve kristiane. Kishat u mbushën me afreske dhe ikona që u
nënshtroheshin plotësisht kanoneve të rrepta të metropolit. Autorët nuk
i firmosnin veprat në atë periudhë, prandaj gjithë ajo krijimtari
mbetet ende anonime. Tani në Shqipëri ruhen pak gjurmë nga krijimtaria
më e herëshme, vetëm disa fragmente. Fatkeqësisht një pjesë e tyre u
dëmtua gjatë luftës kundër fesë që u bë në regjimin komunist (1967),
duke zhdukur kështu vepra me vlera të rralla për kulturën dhe historinë
kombtare. Në ato pak fragmente që ruhen ndihen ndikime të stileve
perëndimore (Kisha e Rubikut – 1272), si dhe lindore (Vau i Dejës –
shek. XIV) të artit bizantin. Ikonat e shumta si dhe minaturat në
kodikë të Beratit dhe të Vlorës (shek. XI-XIV) janë me vlera artistike
dhe i përkasin periudhës së zhvillimit të artit bizantin në Shqipëri.


Piktura pasbizantine
Gjatë
shekullit XVI-të,ndonëse ende nën pushtimin osman, u krijuan vepra të
reja artistike në pikturë, në stilin pasbizantin. Personaliteti më i
shquar i kësaj periudhe është Onufri (shek. XVI).

Pikturat e tij
dallohen për ngjyra të pasura dhe nuanca dekorative, për realizimin e
tipave interesantë me gjendje tragjike, si dhe për futjen e disa
elementëve etnografikë kombtarë që do t’i shohim më qartë edhe te
pasardhësit e tij; i biri Nikolla (shek. XVI) si dhe te piktorët e
shquar David Selanicasi (shek XVIII), Kostantin Shpataraku (shek.
XVIII), dhe te të më vonëshmit vëllezërit Kostandin dhe Athanas Zografi
(shek. XVIII), familja Katro (shek. XVIII) etj., që zbukuruan mjaft
kisha në Shqipëri dhe në vendet fqinj.

Në Shqipëri është bërë
edhe vazhdon të bëhet një punë e kujdesshme për veprat e artit
pasbizantin pasi ato cmohen si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë më të
pasur kombtare. Vazhdojnë ende hulumtimet për zbulimin e autorëve të
tjerë si dhe restaurimi i veprave të dëmtuara gjatë shekujve. Deri tani
janë hapur disa ekspozita me vepra të këtij arti si në Paris (1975),
Romë (1985), Nice (1993) etj të cilat kanë ngjallur intresa të shumta
te specialistët e artit. Ekspozitat janë shoqëruar me botime të
ilustruara dhe me komente të shumta nga shtypi i huaj. Krijimet më të
cmuara të këtij arti ruhen në Muzeun e Artit Mesjetar ne Korcë, Muzeun
Onufri Berat, Muzeun Hustorik Kombtar, Galerine Kombtare te Arteve si
dhe në muze të tjerë në Tirane dhe qytete të tjerë të vendit. Në Korcë
është ngritur edhe një muze privat, i vetmi deri tani nw Shqiperi, që
ruan një koleksion të pasur me vepra të artit pasbizantin.


Rilindja dhe Pavarësia

gjysmën e dytë të shekullit XIX-të fillon një etapë e re, e rëndësishme
për artin shqiptar. Lëvizjet e mëdha clirimtare që sollën pavarësinë e
vendit (më 1912), krijuan atmosferën për një drejtim të ri artistik, që
do të pasqyronte më me realizëm jetën. Lindi piktura laike me motive
patriotike dhe etnografike. Në historinë e artit shqiptar viti 1883
është i shënuar për krijimin e dy pikturave më me vlerë: “Porteti i
Skëndebeut” nga Jorgji Panariti dhe “Motra Tone” nga Kolë Idromeno. Me
këto tablo nis rrugën piktura e Rilindjes Shqiptare. Duket si rastësi
por pikërisht motivet e këtyre dy veprave të para, janë motivet
kryesore që mbizotërojnë në tematikën e artit shqiptar të Rilindjes dhe
të periudhës së Pavarësisë; pra tema patriotike që evokohej me
trajtimin e figurës së Heroit Kombëtar, Skënderbeut, si dhe skenat nga
jeta e përditshme ku fiksoheshin edhe vlera të kulturës të kulturës
kombtare.

Te piktorët e Rilindjes përgjithësisht ndihet fryma
romantike. Në shumë tablo vihen re edhe tipare të realizmit klasik si
dhe të një realizmi më bashkëkohor, duke fiksuar kështu në art,
gjendjen reale të vendit, ndonjëherë edhe me qëndrim kritik. Piktori më
i shquar i kësaj periudhe është Kolë Idromeno (1860-1939) autor i shumë
tablove, portreteve dhe peisazheve. Krijimtaria e tij u bë si shkollë
për artistët e ardhshëm. Idromeno ka qenë gjithashtu edhe arkitekt dhe
fotograf i njohur.

Fotografia artistike dhe dokumentare pati një
përfaqësues tjetër të shquar, të njohur brenda dhe jashtë Shqipërisë;
familjen Marubi, drejtuar kryesisht nga Keli, me një veprimtari të
pasur artistike.
Po në në Shkodër, ku jetuan dhe krijuan mjeshtrit
Idromeno dhe Marubi, dolën edhe piktorë të tjerë të shquar si Ndoc
Martini (1880-1916), Simon Rrota (1887-1961), Andrea Kushi (1884-1959).
Zef Kolombi (1907-1949) etj. Pas Shkodrës, Korça u bë vatra dytë ku
mori zhvillim arti i pikturës në Shqipëri.

Në Korcë u krijuan
tablotë e bukura të piktorit autodidakt Spiro Xega (1876-1953) si dhe
veprat e “poetit të peizazhit shqiptar” mjeshtrit Vangjush Mio
(1861-1957). Të dy këta artistë janë në krye të përfaqësuesve më të
shuar të Rilindjes dhe Pavarësisë shqiptare në pikturë.

Edhe
skulptura e rrumbullakët, pas një ndërprerje të gjatë prej disa
shekujsh, filloi të lëvrohet sërisht në periudhën e Rilindjes. Si autor
i parë njihet Murad Toptani (1866-1917). Ka realizuar disa vepra me
temë patriotike, ku shquhen dy bustet e Skënderbeut (më 1899 dhe më
1917). Por nivelin e këtij arti e ngriti lart skulptori Odhise Paskali
(1903-1989). Me statujat e tij monumentale, që janë të parat vepra të
këtij lloji në Shqipëri (“Luftëtari kombtar” - Korcë 1932, “Flamurtari”
- Vlorë 1932, “Skënderbeu” – Kukës 1939), nis rruga e artit monumental
në Shqipëri. Krijimtaria e Paskalit vazhdon edhe në periudhën e
pasclirimit me vepra të shumta. Ai mbetet edhe sot si personaliteti më
i shquar i skulpturës shqiptare.

Në vitet e pavarësisë artet në
Shqipëri zhvillohen në mënyrë më të organizuar. U bënë përpjekjet e
para për përgatitjen e artistëve të rinj, për krijimin e shoqatave
artistike dhe për organizimin e ekspozitave. Në vitin 1920, në Korcë u
hap ekspozita e parë personale nga piktori Vangjush Mio. Me kontributin
e poetit të njohur kombtar, Gjergj Fishta (1871-1940), i cili mori
pjesë edhe vetë me disa punime në akuarel, më 1923, në Shkodër u hap
ekspozita e parë lokale, me pjesëmarrjen e mbi 15 artistëvë shkodranë.
Ekspozita më e rëndësishme e gjithë kësaj periudhe është “E para
ekspozitë arti” që u organizua Tiranë në maj të vitit 1931. Kjo është e
para ekspozitë kombtare në historinë shqiptare. Ekspozita e mësipërme u
përgatit nga Shoqata “Miqtë e Artit” që është gjithashtu e para shoqatë
artistike e krijuar po atë vit në Tiranë. Më 1931 u bënë edhe dy
përpjekje të rëndësishme: për krijimin e një Pinakoteke dhe për
ngritjen e Shkollës së Artit. E para nuk u realizua, ndërsa shkolla u
hap. Me nisiativën e piktorit A.Kushi, më 1931 u cel kursi i vizatimit
dhe, pas një viti, më 1932 u themelua Shkolla e Vizatimit, e para
shkollë arti në Shqipëri. Shkolla e Tiranës mori nxënës nga e gjithë
Shqipëria. Aty jepnin mësim artistët O. Paskali, A. Kushi, A. Buza,
italiani M. Ridola dhe L. Poradeci (1896-1989), poet i njohur i
Rilindjes, i specializuar në Bukuresht për arte të bukura.

Nga
Shkolla e Vizatimit morën mësimet e para për pikturë brezi më i njohur
i artistëve shqiptarë midis viteve ’40-’70 si B. Sejdini, K. Kodheli,
N. Zajmi, F. Stamo, I. Kodra, Q. Grezda, Ll. Nikolla, F. Makoci, H.
Reci, Z. Bumci, etj.

Gjatë viteve 1932-1935 në shkollën e
Vizatimit u organizuan disa ekspozita arti. Në krijimet më të bukura
ndihej vazhdimësia nga tradita e pikturës së Rilindjes si dhe tipare të
reja realiste, me qëndrim kritik ndaj vështirësive të jetës dhe
padrejtësive shoqërore të kohës. Po në këtë periudhë, në artin shqiptar
u zhvillua edhe karikatura me temë shoqërore e përfaqësuar nga A. Dino,
M. Frashëri si dhe Q. Mesarea, që ishte njëkohësisht akuarelisti më i
njohur shqiptar në vitet e Pavarësisë.

Pas njohurive të para që
morën në Shkollën e Vizatimit, nxënësit e saj, vazhduan studimet në
akademitë e arteve të Europës si në Romë, Paris, Athinë, Milano,
Bukuresht, Firence etj, dhe, kur u kthyen në atdhe u bënë mësuesit e
brezit më të ri të piktorëve shqiptarë.

Veprimtari tjetër e
rëndësishme gjatë periudhës së pavarësisë ka qenë konkursi ndërkombtar
për ngritjen e monumentit të Heroit Kombtar, Skënderbeut, që u
organizua në Tiranë më 1937. Vec skulptorëve shqiptarë morën pjesë
mjaft autorë të njohur europianë. Cmimin e parë e fitoi skulptori i
njohur kroat A. Agustincic (1900-1979), ndërsa e drejta e ekzekutimit i
u dha skulptorit italian R. Romaneli. Monumenti i Skënderbeut,
realizuar nga Romaneli, u vendos në sheshin “Albania” në Romë, dy vjet
pas kunkursit, më 1939.


Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Artet e bukura Empty Re: Artet e bukura

Mesazh nga Geri Sat 30 May 2009 - 9:22


Gjatë Luftës së Dytë
Botërore (1939-1944), kushtet për krijimtari në fushën e artit u
kufizuan. Megjithatë u organizuan disa ekspozita. Më e rëndësishmja
ishte ajo e vitit 1943, me pjesmarrjen e artistëve më të mirë të
vendit. Veprimtaritë e tjera kanë qënë kryesisht ekspozita personale.


Arti pas vitit 1945
Veprimtaria
e parë në fushën e arteve figurative, pas clirimit të vendit, është
Ekspozita Kombtare, e hapur në prill të vitit 1945, në Tiranë. Në
shtypin e kohës ajo u quajt “ekspozita e parë kombtare”, duke mohuar
kështu atë të vitit 1931 dhe të tjerat më pas. Pra u duk qartë tendenca
për të filluar “gjithëcka nga e para” edhe në art!? Në atë ekspozitë
nuk u ftua personaliteti më i shquar i artit shqiptar Odhise Paskali,
pasi ende nuk dihej qëndrimi që do të mbante ai ndaj regjimit të ri.

Ekspozita
e vitit 1945 dhe sidomos të tjerat që u hapën më pas, përcaktuan dhe
drejtimin e ri në artin shqiptar, rrugën e vetme të lejueshme për
shtetet komuniste; metodën e realizmit socialist.


Ngritja e instuticioneve artistike
Pas
1945-sës edhe në fushën e artit u bë një punë më e organizuar për
ngritjen e instuticioneve. Më 1946 u hap shkolla e mesme artistike që
përgatiste piktorë skulptorë dhe grafistë. Në vitin 1954 u ngrit për
herë të parë Galeria Kombtare e Arteve, ëndërr disa vjecare e artistëve
dhe amatorëve të artit. Aty u grumbulluan veprat më të mira të traditës
si dhe të autorëve bashkëkohës. 20 vjet më pas u ndërtua godina e re e
Galerisë, ku ndodhet dhe sot dhe u pasurua me një numër më të madh
veprash. Në godinën e re është hapur një sallë për vepra të autorëve të
huaj ku bëjnë pjesë edhe tablo nga Rembrandt, Ticiani etj.
Piktorët,
skulptorët bashkë me artistët e tjerë të skenës dhe ekranit krijuan
organizatën e tyre të quajtur Lidhja e Artistëve me qëllim “që të
bashkonin përpjekjet për krijimin e artit të ri të realizmit socialist”.
Nxënësit
që mbaronin shkollën e mesme artistike në Tiranë vazhdonin studimet në
akademitë e arteve në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e tjera të
Lindjes. Në vitin 1960, kur Shqipëria u nda nga kampi socialist,
studentët u kthyen në atdhe dhe, po atë vit, në Tirane u ngrit
Instituti i Lartë i Arteve (sot Akademia e Arteve). Disa vite më vonë u
hapën edhe shkolla të tjera artistike. Në qytetet kryesore u ngritën
Galeri Arti. U krijuan disa muze kombëtarë si Muzeu i Artit Mesjetar në
Korcë, Muzeu Arkeologjik në Tiranë etj si dhe disa muze historikë si
Muzeu Skënderbeu në Krujë, Muzeu Historik Kombëtar ku vec afreskeve që
janë pikturuar aty, ruhen edhe shumë vepra arti origjinale me shumë
vlerë. Për studimin e krijimtarisë së arteve figurative, si dhe arteve
të tjerë, që nga viti 1986 funksionon Qendra e Studimit të Arteve pranë
Akademisë së Shkencave.


Ekspozita, konkurse kombëtare dhe monumente

nga viti 1945, thuajse çdo vit janë organizuar ekspozita të arteve
figurative. Më të rëndësishme quheshin ato me rastin e përvjetorëve të
Clirimit dhe të ngjarjeve te tjera kombëtare. Janë organizuar
gjithashtu edhe shumë konkurse kombëtare. Konkursi i parë u shpall më
1948 për krijimin e monumentit të Skënderbeut. Nga ky konkurs fitoi
skulptori Janaq Paco (1914-1989) me bocetin e tij që u realizua në
bronz pas 10 vjetëve dhe u vendos në qytetin e Krujës (28 nëntor 1959).

Mbas
clirimit mori zhvillim të madh skulptura monumentale. Brenda pak viteve
u ngritën disa vepra. Nga krijimet më të rëndësishme vlerësohen
monumenti ekuestër i Skënderbeut në Tiranë (1968) me autorë O. Paskali,
A. Mano, J. Paco; “Monumenti i Pvarësisë” në Vlorë (1972) më autorë K.
Rama, M. Dhrami, Sh. Hadëri si dhe disa statuja shtatore dhe monumente
të tjera nga Th. Thomai, P. Culi, H. Dule, F. Dushku, A. Mano etj.


pikturë u krijuan një numër më i madh veprash. Për herë të parë morën
zhvillim thuajse të gjitha zhanret e arteve vizive që nga piktura e
skulptura e kavaletit te grafika, skenografia, tekstili, qeramika,
qelqi, e deri te mozaiket dhe afresket që u aplikuan në disa godina
social kulturore. Në gjithë këtë mori veprash, ndonëse të krijuara nën
një censurë të rrepte, u krijuan edhe vepra me vlera të vecanta
artistike. Në artet figurative mungon një figurë aq e shquar sa I.
Kadare në letërsi, por gjithësesi ashtu si dhe Kadare krijoi kryevepra
gjatë periudhës së realizmit socialist, po ashtu edhe mjaft piktorë të
talentuar, kanë realizuar tablo të bukura, që s’kanë asgjë të
përbashkët me të ashtuquajturën metodë të realizmit socialist.


Skematizimi i krijimtarisë
Pas
viteve ’60 në Shqipëri artet zhvilloheshin të shkëputura jo vetëm nga
vendet e zhvilluara perëndimore, por edhe nga shtetet e bllokut të
Lindjes. Për artistët figurativë ishte i pamundur kontakti me veprat
origjinale të autorëve të huaj, qoftë edhe në mënyrë klandestine sic
mund të bëhej me tingujt e muzikës apo me letërsinë. Pra ishte mbyllur
çdo shteg për të mësuar nga përvoja e artit bashkëkohorë botërorë.
Kështu, nga viti në vit, krijimtaria në këtë fushë skematizohej
gjithnjë e më shumë dhe artistët e ndjenin veten gjithnjë e më ngushtë.
Atëherë filuan disa reagime në forma të ndryshme. Artistë të vecantë
preferuan të trajtonin më shumë temën historike, një pjesë e madhe i u
përkushtua kryesisht peizazhit; pra u futën ne ato tema dhe gjini ku
bëheshin mw lehte përpjekje për t’iu shmangur kanoneve të metodës së
realizmit socialist që ngurtëzonte fantazinë krijuese. Nga “devijime’
të tilla qëndroi më pak e prekur krijimtaria e piktorit A. Buza
(1905-1987) si dhe një pjesë e madhe e tablove të piktorëve K. Kodheli,
(l. 1920), S. Kaceli (l. !913) etj.

Pas viteve ’70 në Shqipëri u
krijuan tre breza pedagogësh që përgatisnin artistë të rinj. Grupi i
parë vinte nga akademitë e perëndimit, i dyti nga shkollat e vendeve të
Lindjes, dhe të tretët ishin përgatitur në Akademinë e Tiranës.
Kontradiktat që filluan të shfaqeshin midis tyre vitet e fundit,
rikrijonin grupe të tjera që nuk përcaktoheshin nga vendet ku kishin
studiuar apo nga mosha, por nga aftësit, talenti dhe kultura e tyre.
Përfaqësuesit që luftonin për tu shkëputur nga skematizmi gjendeshin në
çdo brez. Por ndaj tyre qëndronte gjithnjë e fortë goditja nga ithtarët
e realizmit socialist. Atëherë artistët novatorë mbijetonin duke
krijuar dy lloj veprash; tablo për ekspozita, që plotësonin kërkesat e
zyrtarëve të artit dhe vepra arti vetëm për në studio, tek të cilat
bënin eksperimente artistike për një ditë që do të vinte. Herë pas
here, krijime të tilla dorëzoheshin edhe në ekspozita. Ndonëse sillnin
vlera të reja artistike ato jo vetëm nuk ekspozoheshin por bëheshin
objekt kritikash. Një nga ato tablo ka qenë edhe “Betimi i Vrana
Kontit” të S. Kamberit që sot cilësohet midis tablove më të mira. Ndër
artistët më të shquar, të asaj periudhe, që mundi të rezistonte duke iu
përgjigjur kërkesave të kohës, por të jepte edhe vepra me vlera
artistike ka qenë piktori S. Shijaku (l. 1933). Krijimtaria e tij
shtrihet në disa gjini si tablo, peizazhe, portrete, afreske dhe së
fundi në qeramikë të pikturuar dhe skulpturë.


Përpjekje për liri krijuese
Fantazia
krijuese e artistëve më të talentuar gjithënjë ka qenë në luftë me
skematizmin e imponuar edhe në artin shqiptar. Ndonëse të izoluar nga
krijimtaria bashkëkohore botërore, artistët shqiptarë herë pas here
kanë bërë përpjekje për më shumë liri krijuese. Shembulli më i dukshëm
i viteve të realizmit socialist, ka qenë ekspozita me titullin
sinjifikativ: “Pranvera”-1972 që u hap në Tiranë. Pas disa përpjekjeve
latente që u dukën në ekspozitën e një viti më parë (1971), në këtë të
dytën u ndje një frymëmarrje më e gjërë. Por goditja kundër saj u bë e
menjëherëshme dhe e fortë duke e ndrydhur më shumë artin shqiptar në
vitet e mëpasëm. Në ato vite u shfaqën edhe desidentët e parë në
pikturën shqiptare si E. Gjergo, E. Hila, A. Oseku, M. Velo etj.
Përpjekjet për më shumë liri krijuese shfaqeshin herë pas here edhe në
mbrojtjet e diplomave të artistëve të rinj, por ato ndrydheshin më
lehtë. Megjithatë ato vazhdonin gjithnjë me guxim deri nga fundi i
viteve ’80-të kur studenti E. Rama (l. 1966) me diplomën e tij
paralajmëronte për një pikturë që nuk do të ndrydhej më në të ardhmen.


Krijimtaria në ditët tona
Ishte
pikërisht viti 1991 kur piktura shqiptare nisi rrugën ku nuk do të
ndjehej më tutela e një drejtimi të vetëm artistik, sic provoi gjatë 50
vjetëve. Më shumë se në artet e tjera tani në pikturë vihet re një
krijimtari më e larmishme dhe më e madhe. Janë hapur më shumë ekspozita
personale ku paraqiten krijime që u përkasin rrymave bashkëkohore të
artit botëror. Në këtë fazë, në Shqipëri gjen edhe autorë që ende
pikturojnë si në vitet e realizmit, por tonin e pikturës së sotme e
japin krijuesit që përpiqen për një gjuhë të vecantë artistike si dhe
autorët e rinj me “kapriçot” artistike që tentojnë drejt një stili sa
më bashkëkohor. Artistët shqiptarë, deri dje të izoluar brenda vendit
të tyre, tani po ballafaqohen me botën për të marreë vlerësimin më të
saktë të krijimeve. Deri tani janë arritur suksese në shtete të
ndryshëm nga disa autorë shqiptarë ku më i shënuari është ai i piktorit
A. Shima në një nga galeritë më të njohura të Londrës dhe që vazhdon
edhe sot në disa galeri të Amerikës.

Tani artistët shqiptarë
janë të grupuar në shoqata të ndryshme, sipas prirjeve të tyre, ndonëse
edhe Lidhja e Artistëve (e themeluar më 1952) ekziston akoma, kuptohet
tani me një platformë tjetër, që i përshtatet krijimtarisë së sotme. Në
vitin 1993 në Tiranë u ngrit Galeria Te & Gi, e para galeri private
ku u grumbulluan një grup artistësh me prirje progesive. Janë hapur
edhe galeri të tjera private. Galeria Kombtare është përshtatur
krijimtarisë bashkëkohore dhe ka arritur të organizojë ekspozita me
pjesmarrjen e artistëve nga shumë vende të botës.

Gjithësesi
këto janë hapat e para të artit të ri shqiptar drejt harmonizimit me
artin e vendeve të tjera europiane, ndaj të cilëve Shqipëria qëndroi e
izoluar vite më parë.


Artistët e Diasporës
Pas
pushtimit osman, gjatë shekullit XV-të dhe më vonë, morën rrugën e
emirgimit shumë shqiptarë. Midis tyre emigruan edhe të talentuar në art
të cilët i zhvilluan prirjet në vendet ku u vendosën. Megjithëse ende
nuk është bërë ndonjë studim i plotë njihen disa artistë të shquar. Në
Itali albanezëve të Vincencës, Gjon dhe Jeronim u është gdhendur
epitafi: “Ille alter Phidias, his Poliklet erat”, që i krahason me dy
nga mjeshtrit më të mëdhenj të skulpturës helene. Ndërsa në katedralen
Duomo të Milanos, altari është gdhendur nga skulptori me origjinë
shqiptare Aleks Tarketa. Shumë artistë shqiptarë u shquan në Venedik.
Atje ngritën edhe shkollën e tyre dhe e quajtën “Scuola degli Albanesi”.

Si
tekste shkollore u përdorën veprat e humanistëve shqiptarë Marin
Bicikemi (1468-1528) dhe Marin Barleti (1460-1512) më të njohurit nga
artistët janë piktorët Mark Basaiti (1496-1530) dhe Victor Karpaci
(1465-1525). Për origjinën e tyre shqiptare kanë shkruar edhe disa
studiues të huaj.

Një nga figurat më të shquara të kësaj
periudhe është Aleksandër Albani (1692-1779). Edhe sot ai vlerësohet si
një nga të parët koleksionistë të veprave të artit. Vila e tij në Romë
që edhe sot quhet “Vila Albani” është nga të parat muze të artit në
Europë. Aty ka studiuar edhe arkeologu i njohur J. Winckelman
(1717-1768).

Me origjinë shqiptare kanë qenë edhe disa arkitektë
të njohur si S. Mehmeti, K. Dulla, S. Atiku etj që zbukuruan Stambollin
dhe qendra të tjera të perandorisë osmane si dhe A. Aleksi, M.
Tivarasi, Gj. Durrësaku etj që punuan në vise të tjera të Europës.

Artistët
e diasporës se re shqiptare janë më të shumtë se ata të kohëve të
herëshme. Ata u përkasin rrymave të ndryshme të artit botëror. Në këtë
vështrim të shkurtër po vecojmë vetëm katër prej tyre që janë të njohur
edhe në artin botëror. Këta janë: fotografi i shquar Gjon Milli
(1902-1980), që jetoi dhe krijoi në USA; piktori Abedin Dino
(1913-1993) mik me Picasso dhe personalitete te tjera të shquar në
Paris; Çatin Saraçi (1902-1974) mik dhe bashkëpunëtor i afërt i
ekspresionistit Oskar Kokoshka, gjatë viteve që qëndroi në Londër si
dhe Ibrahim Kodra (l. 1916) një nga përfaqësuesit e shquar të kubizmit
në Itali.
Gjeografia e artistëve të diasporës së re shqiptare
përfshin shumë vende të botës dhe me krijimtarinë e tyre mund të bëhet
një album me vepra të bukura arti. Në këtë krijimtari futen edhe
tablote e artistëve arvanitas, që banojnë në Greqi. Në vitin 1985 është
botuar në Athinë një album me krijimet e disa autorëve më të njohur
arvanitas, por krijimtaria e tyre është më e pasur, ashtu sic eshtë më
e pasur gjithë krijimtaria e diasporës së re shqiptare e cila po
shtohet me autorë të rinj që u larguan nga atdheu pas vitit 1990.


Artistët e huaj për Shqipërinë
Pikërisht
gjatë shekullit XVIII-të, kur në Shqipëri sapo kishte nisur rrugën
piktura realiste, në Salonet e Parisit, në disa ekspozita në Angli,
Gjermani, Itali, Austri etj., u vendosën edhe tablo me temë shqiptare.
Vepra të veçanta ishin krijuar edhe më parë nga autorë të shquar si P.
Veroneze (1528-1588) ”Rrethimi i Shkodrës”, A. Durer (1471-1528)
“Skënderbeu” vizatim etj., por gjatë shekjve XVIII-XIX-të erdhën më
shumë piktorë të shquar drejt Shqipërisë. U realizuan disa tablo,
etyde, akuarele dhe vizatime nga kreu i romantizmit E. Delacroix
(1798-1863); portreti “Shqiptarja” nga C. Corot (1796-1875), kompozimi
i famshëm “Gratë suliote” nga A. Scheffer (1799-1858), si dhe tablo,
portrete dhe peizazhe nga R. Bonigton (1802-1828), V. Vereshagin
(1843-1904), G. Sargent (1856-1925), Ç. Conder (1868-1909) etj. Artisti
i njohur francez L. Gerome (1824-1904) ka pikturuar mbi 20 tablo me
figura shqiptarësh; kroati P. Jovanovic (1859-1931) mbi 10 kompozime me
skena të ndryshme nga jeta shqiptare, ndërsa anglezi i famshëm E. Lear
(1812-1888) realizoi mbi 100 akuarele, litografi, vizatime dhe tablo në
ngjyra vaji nëpër Shqipëri. Përvec artistëve të mësipërm, ka edhe shumë
autorë të tjerë të huaj që, ndonëse janë më pak të njohur, kanë
realizuar vepra me vlerë për historinë dhe kulturën shqiptare. Pjesa më
e madhe e gjithë këtyre krijimeve që përmendëm është përmbledhur në
librin e ilustruar “Albania and albanians in world art” që është botuar
në shqip (1990) dhe në anglisht (1991).
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi