Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Për Guri Madhin..

Shko poshtë

Për Guri Madhin.. Empty Për Guri Madhin..

Mesazh nga Geri Sat 30 May 2009 - 9:17

Për Guri Madhin.. Guri3


Nëna, babai, familja, puna,
natyra...pastaj punët: Njerëzit, Bajram Curri, Skënderbeu, turqit,
Enver Hoxha...natyra, ëndrra...dhe ajo, pamundësia. Në këtë qerthull u
mundua jeta e piktorit Guri Madhi. Një jetë pa shumë ulje-ngritje, por
cilësisht e dalluar nga mënyra sesi u jetua. Në një intervistë për
medien, kohët e fundit, i biri do të pretendojë se i vetmi peng i tij
kishte qenë një pikturë murale, ku të mund të pasqyronte jetën e tij.
Sa për të tjerat kurrkush nuk mund t’ia di më. E kishte fare të qartë
se...ku jetonte. E kishte parë që në Bashkimin Sovjetik, kur studioi në
Rjepin. E kishte parë në vendin e tij. Por, ky ishte fati. Kur erdhi
vonë nga fundi i viteve ’70 nga Kosova e ndjeu edhe më shumë. I vinte
keq për kufizimet e piktorëve, për lirinë, që ndoshta në krijim ishte
më e madhe...matanë kufirit. Qoftë edhe me atë represion, që ishte
atje. I dhembte për kornizat dogmatike, kufizimet në materiale,
bojërat, kanavacës...

I ndjeri mundi të përshtatej dhe me
sistemin. Puna e tij kushtuar “Mbledhjes së Moskës” ka një nga fatet më
të dhimbshme në gjithë historinë e artit të periudhës socialiste. E
modeluar brenda kanoneve të realizmit, ai ka arritur të kanalizojë me
mjeshtri figura realiste. Por, vepra nuk mund të ishte krejt e vetja.
Kur Shqipëria u prish me Kinën-i kërkuan të hiqte nga vepra
delegacionin kinez; dhe kur Mehmet Shehu vrau veten-sërish i kërkuan që
ta eliminonte në kuadrin tij...E shmangu..por edhe vetë vepra u
menjanua...Duket se pjesa interesante e autorit, është ajo e viteve të
para pas Luftës së Dytë dhe ndoshta ajo e fundit të jetës së tij.
“Veprat e fundit kaluan në një abstraksionizëm, siç është një kompozim
me dy fshatare ku dominojnë ngjyrat ekspresioniste, një kolorit i
pasur, ku ai devijoi nga metodat, dekorativisht. Ai edhe pse ishte 60 e
ca vjeç ndihej i ri, por fatkeqësisht vdiq në kulmin e krijimtarisë së
tij, ishte në një fazë që mund të provonte gjithë llojet e artit sepse
njihte shumë mirë edhe artin botëror”, citojmë të birin Pandin.

Por
një nga kulmet e tij do të jetë mbase “Turqit dorëzojnë armët”. E
realizuar në vitin 1959 ajo është përcaktuese e vërtetë e veprës së
autorit dhe një punët më të njohura me temë historike kushtuar figurës
së heroit kombëtar. Një atmosferë që duket se lëviz e gjitha, “me një
gjerësi epike e arritur me penelat të lira me efekte dritash”, do të
shkruajë një nga studiuesit e tij, piktori Abaz Hado. E zgjidhur pak në
mënyrë patetike ajo gjithsesi ka shpërfaqur një mendim krejt ndryshe me
rrjedhën e kohës. Jo shumë larg në kohë, dy nudo, mes shumë që duhet të
ketë pasur autori, të realizuar respektivisht ndërmjet viteve 1954 dhe
1959 kanë dhënë një eksperiment- që sa realist është në nudon e burrit,
aq e veçantë dhe abstraguese bëhet në figurën femërore. Në studimin
mashkullor mundohet që të punojë deri me detaje dhe duke i respektuar
linjat dhe kanonet deri në perfeksion, ndërsa në figurën femërore kemi
një eksperiment mbi formën, qëndrimin...

Në një ekstrem më të
fundmë të kontributit të tij mund të kundrojnë dy portrete- të
realizuar në vitin 1986 jo shumë kohë para se të ndahej nga
jeta:Portret të një komiti (mbase) dhe portretin e të atit. Punë krejt
të veçanta, por që tregojnë se autori në laboratorin e tij krijues-
mendonte që të shpërfaqej në një hapësirë krejt tjetër.

Për të
përcaktuar teknikisht autorin, po mundohemi që të ecim me sytë e
studiuesit të tij Abaz Hado: “Në periudhën e dytë, piktura e tij arriti
që të shmangë pasojat sterilizuese të realizmit socialist. Në këtë kohë
parapëlqen Sikerios, Rivera dhe Gotuzo. Këto parapëlqime nuk kishin
ndikime të drejtpërdrejta, por qëndronin në mënyrat sesi analizoheshin
këto eksperienca...”.

Dhe limiti, ka të bëjë me kufirin e fundit
të jetës së tij. Një ekspozitë e tij personale më 1987 tregon se autori
noton në ujëra krejt të tjerë. Më shumë se kaq, ajo shërbeu dhe si një
mundësi që komuniteti i artit figurativ të shikonte një mundësi të re
aplikimi dhe sugjerimi, sipas Hados. Nuk kaloi pa gjë. Autorit nuk iu
lejuan disa punë, por ndërkohë kishte çliruar shumë energji pozitive
mes njerëzve të komunitetit të tij. “Kjo ekspozitë triumfoi me
tendencat e reja me sugjerimet e reja duke parapëlqyer një pikturë të
ngjyrës së ndezur me dekorativitet global. Fiton një zhdërvjelltësi
imponuese”...Studiuesit e shikojnë se në këtë periudhë autori “i
kushtohet” krejtësisht vetes. Ka ndikim të Munch, Matis dhe Kandinskit
ndërsa i afrohet asaj që duhet të jetë një koherence e vërtetë
ndërkombëtare..
Por nuk kishte më kohë. Më qershor të vitit 1988 do
të mbyllte jetën...Drita, hija, dhimbja, gëzimi-shpirti i popullit
zbulohet pastaj dhe merr formën e vet të vërtetë. Me pëlhurë në
hapësirë, në kohë..Mirëpo duhet pyetur Guri Madhi sidoqoftë, shkruan
Milazim Krasniqi. Një pyetje që do mungojë përherë, ashtu si do të
mungojë edhe përgjigjja e tij. Të vetmit, që mund të flasin..do jenë
veprat e tij.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi