Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rishkrimi i historise shqiptare larg politizimit

Shko poshtë

Rishkrimi i historise shqiptare larg politizimit Empty Rishkrimi i historise shqiptare larg politizimit

Mesazh nga Geri Sat 30 May 2009 - 9:16

Jusuf
Bajraktari, drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë nuk mund ta
kujtojë grishjen e parë drejt historisë. Por kaq vite më pas, ai e di
se nuk mund të bëjë dot pa të. Nobelistja Pearl Buck, kohë më parë,
shprehej se ishte një burrë ai që e shtyu drejt historisë. Për vite me
radhë, shkrimtarja u mundua të udhëtonte në jetët që vinin nga e
shkuara. Por ndryshe nga Buck që kërkonte te historia detaje dhe
ngjarje për të kuptuar më shumë të tashmen, Jusuf Bajraktari, si
përfaqësues i një institucioni shtetëror, e sheh historisë si një
obligim, nëpërmjet së cilës do t‘i zbardhë vendit të tij të shkuarën.

Është
folur gjatë këto vite për një rishikim të plotë të periudhave të
pandriçuara në historinë tonë të përbashkët, por edhe të disa
periudhave të tjera "të harruara". Në Shqipëri, këto 17 vite
postdiktaturë, kemi parë botime librash historikë në mënyrë individuale
nga shumë njerëz, por ende nuk kemi një angazhim më serioz nga
institucionet e kësaj fushe.

Në Kosovë, kohët e fundit, është
hapur një debat për ekzistencën ose jo të Institutit të Historisë. Duke
marrë shkak nga ky debat, ne realizuam një intervistë me drejtorin e
këtij instituti, Jusuf Bajraktari.



Kohët e fundit, në
Kosovë, është hapur një debat mbi institucionet shkencore dhe
historike. Pse duhet të provokohet një debat i tillë dhe cili duhet të
jetë roli i këtyre institucioneve?



Së pari, ju
falënderoj për sensin që keni treguar që, përmes gazetës suaj
prestigjioze, t‘i bëhet e qartë opinionit të Shqipërisë konteksti mes
qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Institutit të Historisë së
Prishtinës.

Këto ditë, jemi dëshmitarë të një debati publik
lidhur me objektin në ndërtim të Institutit të Historisë. Ky problem jo
i vogël, siç është vlerësuar prej shumicës së pjesëmarrësve në debat
dhe dhjetëra përkrahësve nëpërmjet formave të ndryshme të solidarizimit
me ne, ka lindur në kohë dhe hapësirë të panevojshme nga veprimet e
ngutshme e të papeshuara sa duhet të qeverisë. Siç u vlerësua me të
drejtë nga shumë subjekte si Akademia e Shkencave dhe e Arteve të
Kosovës, akademik Beqir Meta dhe grupi i studiuesve të Institutit të
Historisë - Tiranë, nga dy komisione të Parlamentit të Kosovës, nga
shoqata profesionale e atdhetare prej SHBA-ve dhe Evropës, si dhe të
gjitha partitë opozitare, shumë deputetë të Parlamentit të Republikës
së Kosovës dhe të partive në pushtet, është kërkuar nga qeveria që të
rishqyrtohet e të marrë rrugëzgjidhjen e duhur në pajtim me interesat e
IH si institucion me vlera të posaçme për Kosovën që nga themelimi i
tij më 1967-ën.

Duhet të thuhet me këtë rast se ka pasur edhe
zëra të shterur nga qarqe të caktuara që, për interesa të tyre, e kanë
përkrahur vendimin e qeverisë me zemërgjerësi, si një vendim të qëlluar
kundër çdo institucioni shkencor, madje duke shkuar më larg me
etiketime të ndryshme se sa propaganda e shfrenuar serbe e viteve ‘80
dhe ‘90 të shekullit të kaluar. Disa nga ata "patriotë" dhe "sy
vigjilentë" të qeverisë kanë kërkuar nga ministri Enver Hoxha "për ta
verifikuar dijen e historianëve të Kosovës"!!! Këta jurishnikë kanë
shpalosur "dijet e tyre strategjike", si një mjet efikas për të na
ndjekur nga objekti i famshëm. Edhe denoncimet dhe kualifikimet tepër
të ulëta të disave që pëlcasin nga "dijet" që i kanë fituar
//////////duke bredhur nëpër botë, por vetëm në auditorët e
universiteteve, nuk kanë pasur kohë për t‘u kthyer apo nuk kanë dashur
t‘i frekuentojnë, sepse ato nuk ishin të denja për këta dijetarë
universalë e snajperistë të devotshëm. Prandaj për ta, organizimi i 4-5
aktiviteteve shkencore edhe të karakterit ndërkombëtar brenda vitit në
këto kushte, hulumtimi i fondeve me dokumente arkivore për qëllime
studimore dhe botimi i monografive me trajtesa nga e kaluara jonë janë
"cikërrime" që si duhen askujt. Natyrisht që ne nuk jemi të kënaqur as
me trajtimin që i bëhet veprimtarisë shkencore përgjithësisht, por
sigurisht as me rezultatet aktuale, të cilat po përpiqemi pa reshtur
për t‘i ndërruar dhe për të krijuar parakushte të domosdoshme për
krijimin e vlerave më të avancuara.


Në Shqipëri, por edhe
në Kosovë, është folur këto kohë për nevojën e reformave në
institucione të tilla. Sipas jush, ku duhet të konsistojë reforma?


Çështja
e reformave të gjithmbarshme shoqërore, veçanërisht në arsim, por edhe
në institucionet e shkencës e të kulturës janë një objektiv i
pashmangshëm dhe i domosdoshëm për rrethanat e kohës në të cilën
jetojmë. Këto reforma natyrisht se do të duhej të jenë të studiuara
mirë e të aplikueshme konkretisht te ne. Kosova nuk është vetëm rast
"sui generis" sa i përket çështjes së statusit e të pavarësisë së saj,
por është e tillë edhe për shkak të së kaluarës sikurse edhe të
ngritjes e të reformimit të saj institucional. Shoqëria jonë përveçse
kaloi e mbijetoi një okupim të rëndë e klasik, një luftë të tmerrshme
me pasoja të shumta, por edhe reformimin e transformimin e shoqërisë së
gjithmbarshme, e mbështet në përvojat e përparuara ndërkombëtare si të
OKB, EULEX, KFOR, OSB etj. Në këtë mënyrë, ne do të duhej të jemi të
hapur për reforma përmbajtjesore e të studiuara si duhet. Natyrisht
duke qenë të kujdesshëm ndaj metodave të karakterit të fushatave, siç
janë vërejtur në sistemin e arsimit dhe në atë të decentralizimit në
Kosovë të disa përvojave të fituara në Shqipëri, si dhe në vende të
tjera të rajonit e më larg. Pra së pari do të duhej të dimë se çfarë
duam, çfarë potencialesh disponojmë e pastaj të veprojmë konkretisht në
terren në drejtim të shtimit të efektivitetit rezultativ.



Rishikimi
i historisë është një temë e nxehtë që ende nuk ka pasur zgjedhje në
Shqipërinë postkomuniste. Si njohës i mirë i historisë së dy vendeve,
cilat periudha të së shkuarës sonë kanë nevojë më tepër për t‘u
ndriçuar?


Çështjet që janë objekt i debateve dhe i
reformave të përgjithshme, në veçanti në lëmin e shkencës në Shqipëri,
ne i ndjekim me vëmendje të posaçme. Ndonëse kemi specifika dalluese,
ato do të na shërbejnë si model se si do duhej vepruar ose ku do të
duhej të jemi më të kujdesshëm e më të matur. Megjithatë konsideroj se
historia dhe mendimi historiografik është lëmi më i ndjeshëm, prandaj
vetëm në sajë të një bashkëpunimi të ngushtë të dy institucioneve
homologe, tashmë kemi krijuar përvoja të rëndësishme e pozitive.
Sigurisht me shtimin e përkujdesjes institucionale ndaj shkencës, me
krijimin e kushteve më të mira në lëmin e infrastrukturës materiale,
studimore dhe në kuptimin e hapjes e të absorbimit të vlerave më të
avancuara, të cilat do të ngrinin edhe rejtingun e mendimit shkencor e
të studiuesve tanë.

Në shumësinë e tendencave për të debatuar
për çështjet më të ndjeshme, shpeshherë pa përgatitje të mjaftueshme,
është bërë shumë zhurmë. Mendimi shkencor historiografik kërkon shumë
punë, studim e përkushtim. Sigurisht kjo duhet bërë nga ekspertët e
specializuar të fushave përkatëse, të ndihmuar edhe nga segmentet e
profilizuara, si dhe nga universitetet e shkollat e larta, por një rol
të rëndësishëm në këtë drejtim luajnë edhe mediat.

Sa i përket
rishikimit të faqeve të historisë sonë kombëtare, si në Shqipëri ashtu
edhe në Kosovë, kjo punë po bëhet në vijimësi me një qasje të re në
kuptimin e depolitizimit të tepërt, i cili ka qenë prezent në të
kaluarën, sikurse edhe kërkon edhe aplikimin e metodologjive të reja
studimore. Sipas mendimit tim, periudhat më të ndjeshme në aspektin e
domosdoshmërisë së rishkrimit janë ato historisë më të re, në veçanti
periudha e Luftës së Dytë Botërore dhe periudha e pas saj. Karakteri i
fushatave të paprincipta është i papranueshëm, aq sa edhe qëndresa në
klishetë e të menduarit marksist në të kaluarën. Vetëm trajtimi mbi
konsultën e bazës sa më të gjerë të burimeve, si dhe nxjerrja e
përfundimeve mbi atë bazë duhet të jetë synim i studiuesve të këtij
brezi.


Si drejtues i Institutit të Historisë, cili duhet të jetë roli i këtyre institucioneve në rishikimin e historisë?




Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rishkrimi i historise shqiptare larg politizimit Empty Re: Rishkrimi i historise shqiptare larg politizimit

Mesazh nga Geri Sat 30 May 2009 - 9:16

Është
thënë tashmë se kemi mjaft periudha historike të pandriçuara sa e si
duhet, si dhe disa të tjera "të harruara" për t‘i fokusuar në
objektivin e historianit. Megjithatë, kohëve të fundit ka një qasje më
kreative ndaj këtyre temave, por gjithnjë në nivelin individual ose të
një projekti më të vogël që u intereson subjekteve të caktuara dhe në
këtë mënyrë nuk mbetet e kënaqur as ana profesionale e autorëve, gjë që
bën të mundur që studimi të dalë para opinionit me defekte jo të vogla,
qoftë nga aspekti metodologjik, qoftë nga ana e së vërtetës shkencore.
Në këtë drejtim, roli i Institutit të Historisë në Tiranë dhe atij në
Prishtinë duhet të jetë më i madh, më kreativ dhe do të thosha më
imponues ndaj vlerësimeve të (pa) argumentuara. Po kështu do të duhej
të jetë edhe përkujdesja institucionale, shoqërore e materiale ndaj
këtyre institucioneve në mënyrë që të kemi mendime sa më kompetente dhe
kështu të bëhet ndarja definitive e profesionalizmit nga
joprofesionalizmi, që nënkupton preferencën kualifikuese e jo
interpretimet voluntariste, shpeshherë të dyshimta, si nga aspekti
motivues, ashtu edhe nga aspekti i //////////////lansimit të
vlerësimeve//////// paushalle dhe pa mbështetje në argumente shkencore.
Andaj, edhe ngarendja për tema sensacionale nga autorë jo profesionistë
do të mund të lërë pasoja negative më shumë se sa "errësira", që vijnë
nga mosprekja e deritanishme e këtyre temave nga studiuesit tanë.
Gjithsesi në historinë tonë kombëtare ka mjaft tema të pandriçuara për
shkak të pamundësisë profesionale, ashtu edhe për shkak të
moskoordinimit të mjaftueshëm multidisiplinor dhe mungesës së burimeve
relevante, qoftë për shkak të mungesës së sensit organizativ apo të
mospërballimit financiar të projekteve. Këtu duhen përmendur në radhë
të parë temat nga antikiteti e mesjeta, por edhe të periudhave të
mëvonshme siç janë LDB dhe pas saj. Për këtë arsye, personalisht jam
kundër shkurtimeve të potencialeve shkencore, kur dihet kostoja e
ngritjes së tyre, si dhe të përhapjes së frikës te të rinjtë, sepse nuk
ia vlen të studiosh historinë, të jesh student i mirë, pastaj të
ngelesh pa punë dhe pa mjete për ekzistencë dhe barrë e////////////
papërballueshme e familjeve tona. Si në Shqipëri. ashtu edhe në Kosovë.
do të duhej të ishim më të vëmendshëm në përzgjedhjen e rrugëve
reformuese në institucionet tona shkencore. Në të kundërtën, pasojat do
të jenë siç thotë proverbi popullor "kruaje vetullën por mos e lëndo
syrin".




Personazhe të ndryshëm të historisë sonë
kanë shkruar kujtime. Të tjerë vijojnë ta bëjnë këtë ende sot. Si
historian, sa të vlefshme janë këto kujtime për t‘iu ndihmuar në rrugën
tuaj drejt zbardhjes të së shkuarës?


Personalisht jam
ithtar i shkrimit të kujtimeve, jo vetëm nga bartësit e funksioneve
politike me përgjegjësi, të cilët kanë çka thonë, por edhe
intelektualëve të moshuar, çfarë Shqipëria ka mjaft. Kujtimet janë
burime historike të dorës së dytë apo të tretë, por nganjëherë ndodh që
pikërisht vlerësimet subjektive të interpretuara në mënyrën që i bën
autori të motivojnë për tema të rëndësishme, pa marrë parasysh
ngjyrimin që autori i kujtimeve i jep veprës. Këso rastesh ka pasur
edhe në të kaluarën e ka edhe sot, prandaj konsideroj se shkrimi i
kujtimeve është i dobishëm për studiuesit e historisë. Është çështje
tjetër se si e sa kujtimet e periudhës së ndërtimit socialist shërbejnë
si mbështetje e vlerësimeve shkencore. Pa dyshim kjo varet nga aftësitë
e historianit, ashtu siç mund të imponohet edhe autori i kujtimeve.
Sipas meje, si njëri ashtu edhe tjetri do të duhej që së pari të
jenë//////////////// fer për etikën profesionale në paraqitjen e
gjykimeve para opinionit publik.




Cila duhet të jetë puna e historianëve në këto kohë?


Pa
dyshim se një nga detyrat fundamentale të historianëve aktualë në
kuptimin e gjeneratës, por më tepër e të rinjve që kanë vendosur të
merren me këtë profesion mjaft të rendë e të pa stimuluar si duhet nga
shoqëria bashkëkohore shqiptare, është çështja e studimit dhe e
trajtimit të argumentuar të këtij raporti. Kjo temë duhet të jetë
objekt i trajtesave shumë interesante për disa projekte shkencore dhe
si e tillë pa tjetër duhet të bëhet objekt studimi sa më parë që të
jetë e mundur, kjo edhe për faktin se si dy shtete shqiptare, në
rrethanat e reja gjeostrategjike, do të duhej jo vetëm për të bërë një
bilanc për historinë e tyre, por edhe për t‘i piketuar çështjet vitale
të organizimit dhe perspektivës së faktorit shqiptar në Evropën
Juglindore.


Cilën nga figurat historike të vendit tonë do të vlerësonit më tepër dhe pse?

Ka
shumë figura të merituara nga historia jonë kombëtare që unë i vlerësoj
nga këndvështrimi profesional. Bajram Currin e admiroj në mënyrë të
veçantë, si për kontributin e tij të madh për çështjen kombëtare, ashtu
edhe për thjeshtësinë e gjykimit racional të situatave dramatike në të
cilat është treguar hero i vërtetë.
Përkujtojmë këtu rastin e një
takimi me të dërguarin e Serbisë për biseda konfidenciale me të dhe
Nexhip Dragën në selinë e Vilajetit të Kosovës në Shkup. Ai, në pyetjen
e të deleguarit serb se çfarë synojnë shqiptarët me kryengritjet e tyre
kundër Portës së Lartë, pos të tjerash përgjigjet se, edhe ne
shqiptarët ashtu si të gjithë popujt liridashës synojmë krijimin e
shtetit kombëtar. Në pyetjen tjetër se si do të dukej pozita e serbëve
në atë shtet, ai jep një përgjigje largpamëse duke shtuar se, serbët në
Kosovë janë pakicë, por do të ishte mirë të na bashkohen për të luftuar
Perandorinë Osmane e pastaj në shtetin e ardhshëm shqiptar do t‘i kenë
të gjitha të drejtat e barabarta me ne. Edhe në dialogun mes tij e
Hasan Prishtinës të zhvilluar në një nga odat e burrave në Bujan të
Malësisë së Gjakovës pas kthimit të Zogut në pushtet, në dhjetor të
1924, kur Hasan Prishtina e fton për të dalë në Evropë ai ia kthen:
Hasan Beg, ti dhe disa luftëtarë të çështjes sonë duhet të shkoni në
Evropë që për Shqipni të gjeni një qare. Ndërsa unë do të rri me ba
dekën me kta burra në Alpet tona, pikërisht ashtu siç ka ndodhur më
vonë. Fatkeqësisht këta shembuj vendosmërie ndaj besës së dhënë
popullit të tij në shërbim të idealeve më të larta janë gjithnjë më të
rralla. Prandaj unë kujtoj se këto virtyte e vlera do të duheshin
afirmuar më zëshëm e jo historianët të duken si aktorë të sfilatave të
modës, herë të ngrinin njërin nga protagonistët e herë ta izolojnë nga
trajtimet e tyre historiografike.


Duke iu referuar historisë
së Kosovës, sa nevojë ka ajo për rishikime dhe a ka nisur një proces i
tillë pune nga Instituti që ju drejtoni?


S‘ka fije dyshimi
që ekziston nevoja e rishkrimit të historisë kombëtare, në këtë kuadër
edhe e historisë së Kosovës. Ne si Institut po punojmë në këtë drejtim,
por ka ende shumë punë për të bërë.


Çfarë është në thelb puna e një historiani?

Puna
e një historiani të mirëfilltë është e ngjashme me atë të kryetarit të
trupit gjykues, i cili në shërbim të drejtësisë e të integritetit
profesional do të jetë në gjendje të refuzojë ofertat për leverdi
personale në shkëmbim të drejtësisë. Vetëm ky duhet të jetë modeli i
një historiani - gjyqtar i drejt i së kaluarës pavarësisht sprovave që
do të duheshin kaluar dhe pasojave eventuale.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi