Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur Mirush Kabashi bashkëbisedon për “Veprën e Shpresës”

Shko poshtë

Kur Mirush Kabashi bashkëbisedon për “Veprën e Shpresës” Empty Kur Mirush Kabashi bashkëbisedon për “Veprën e Shpresës”

Mesazh nga Geri Sat 30 May 2009 - 9:12

Kur Mirush Kabashi bashkëbisedon për “Veprën e Shpresës” 020620091536KABASHI%201



Sot,
miliona individë anembanë në botë qofshin ata myslimanë, krishterë,
hebrenj, paganë, ateistë, jetojnë në harmoni të jashtëzakonshme me
njëri tjetrin.

Mesazh që nuk duhet përcjell vetëm në veprat
letrare apo teatrore, por me kulturë dhe moral të lartë nga çdokush që
e vendos veten si pjestar i një shoqërie.

E tillë është dhe
vepra “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” e autorit francez Eric
Emmanuel Shmitt, e vendosur si monodramë në skenën shqiptare si koncept
regjisorial nga artisti i madh i skenës Mirush Kabashi.

Mesazhi
filozofik njëkohësisht dhe provokues i veprës, e ngacmon artistin për
ta prezantuar në atë që mund ta quajmë “shtëpinë e tij”, botën e
magjishme të teatrit.

Tashmë në një kohë kur feja dhe “të
këqijat” që ajo sjell, deformohen për tu përdorur si burim konflikti
dhe kryesisht interesash kudo në botë.

Nuk do të kisha rastin ta
kuptoja më mirë mesazhin universal të veprës, vetëm e vetëm duke qënë i
pranishëm në një bashkëbisedim të ngrohtë të zhvilluar sot, midis
autorit dhe nxënësëve të gjimnazit “Sami Frashëri”, në Tiranë.

Një
ndjesi e rrallë, e cilësoi aktori ekzekutimin teatror të monodramës
përpara spektatorëve “të vegjël”, eksperiencë e veçantë në afro 40-të
vjet debutim si profesionist në skenat teatrore.

Prej gati 5
vjetësh aktorin jemi mësuar ta ndjekim në skenë në gjininë e
monodramës, të cilën Kabashi e cilësoi përpara këtij auditori si
jashtëzakonisht impenjative.

“...një odise e mundimshme profesionale, të cilën duhet ta ndjesh shpirtërisht për ta bërë më pas pjesën tënde”, shtoi ai.

Sfida
regjisoriale e Kabashit e vendosur përballë veprës së Schmitt,
evidentonte fenë Islame në një dritë pozitive, por jo në formë
propagandiste.

“Jetojmë në një kohë kur “injoranca” deformon
personazhet dhe ngjarjet, të cilat kthehen jo reale dhe provokojnë
konflikt”, tha ai.

Bashkëbisedimi duket se ndryshoj disi
rrjedhën e tij kur një nxënës pohoi se, “...kemi nevojë për më tepër
përkrahje për të ndjekur vepra të tilla që na bëjmë të ndjehemi mirë
dhe t’i rishikojmë përsëri”.

“Kur mendova se do shihja teatër u
turbullova, sepse e dija që do mërzitesha gjatë gjithë shfaqjes”, duke
vijuar se, “interpretimi juaj më krijoi ndjesinë për të qënë i
pranishëm në shfaqje të tjera me dëshirë, ndofta për të provuar dhe
njëherë emocionet e asaj mbrëmje”.

Teksa bashkëbisedon me
studentët i vjen ndër mend një thënie të mikut të tij dhe mjeshtër i
madh i skenës të ndjerin Kadri Roshi, i cili ka thënë, “Teatër quhet
vetëm atë herë kur spektatori ndjek një shfaqje dhe shkon në polici për
të rrëfyer krimin e tij”.

E rëndësishme është se disa prej
gjimnazistëve filluan të kultivonin shijet e tyre për gjinitë teatrore
dhe për të qënë më tepër pjesmarrës në aktivitete të kësaj natyre.

“Kjo ndjesi ka nevojë për orientim dhe më tepër kujdes për të gjithë ne”, theksoi një nga nxënësit e kësaj shkolle.

Një
studente e ngacmon aktorin nëse gjatë interpretimit harroi ndonjë varg,
ndërsa Kabashi i përgjigjet se, “E pashë të arsyeshme t’i shmangesha
një vargu që fliste për prostituta, e panevojshme për mesazhin real që
përmban vepra”.

Një tjetër e pyet se ku e gjen veten Kabashi në
film apo në teatër, për këtë aktori i përgjgijgjet se, “Filmi të jep
popullaritet sepse është gjini që depërton kudo, ndërsa teatri të jep
profesionalizëm, ndjesinë e rrallë që të “prekësh” spektatorin, magjinë
e duartrokitjeve”.

Ndër të tjera artisti shtoi se, “Prezenca
juaj në shfaqje ishte një tjetër testim për mua, unë luaj në teatër
njësoj për të gjithë, pasi ndjejë përgjegjësinë e personazhit dhe vet
shfaqjes”.

Në një pyetje të fundit për ATSH-në Kabashi sqaron
se, “Unë dhe të gjithë ne kemi nevojë të mësojmë prej figurës së zotit
Ibrahim, të cilët me pak kujdes do të vëmë re se është i pranishëm dhe
në shoqërinë tonë”.


Eric Emmanuel Schmitt: dy fjalë për “Zotin Ibrahim dhe lulet e kuranit”

Kush
janë Momo dhe zoti Ibrahim? Shumë është folur rreth faktit që djali
është hebre dhe dyqanxhiu është mysliman. Dhe me të drejtë. Por unë e
kam bërë me dashje një paraqitje të tillë. Vendosa të vërtetojë diçka,
por dhe të provokoj.

Ajo çka doja të vërtetoja është fakti se në
shumë vende të kësaj bote (kryeqytete të Evropës, qytete porte, qytete
amerikane, etj), njerëz me besime të ndryshme fetare dhe me kultura të
ndryshme, bashkjetojnë në harmoni me njëri tjetrin.

Fatkeqësisht,
lajmet që vijnë nga gazetat tregojnë se gjërat nuk janë aq në harmoni.
Unë nuk dua të zvogëloj tragjedinë e konfliktit Izrael-Palestinë, por
nuk duhet të ngatërrojmë zërin e tërësisë së jetës me klithmat e
politikës apo të gazetarëve.

Gjykova se ishte e rëndësishme të
jepja një mesazh vëllazërimi dhe paqeje. U ndjeva krenar kur mësova se
në izrael, arabët, hebrenjtë, dhe rë krishterët mbështetnin përdorimin
e “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” si mënyrë për përhapjen e shpresës.

Elementi
provokues në vepër ishte paraqitja e fesë islame në një dritë pozitive,
në këtë kohë kur kësaj feje i bashkangjiten vetëm të këqija. Duhet të
dallojmë ndryshimin mes fesë islame, një fe që frymëzon miliona njerëz,
dhe disa militantëve.


Mbi jetën dhe arritjet në skenën shqiptare të aktorit Mirush Kabashi

Mirush
Kabashi ka lindur në 17 prill të vitit 1948 në qytetin e Shkodrës. I
rritur në qytetin bregdetar të Durrësit kryen shkollën e mesme në vitin
1966. Teksa më pas pasioni për artin e frymëzon aktorin të ndjek
studimet e larta në Akademinë e Arteve të bukura në Tiranë, në të cilën
diplomohet si aktor në degën e Dramaturgjisë në vitin 1970.


vitin ‘71 ai fillon karrierën e tij teatrore në një nga skenat më të
mëdha të tëatrit në Shqipëri, pikërisht në Teatrin “Aleksandër Moisiu”,
në qytetin e Durrësit, ku gjatë viteve 91-93 ka shërbyer dhe si
drejtor. Më pas në vitin 1994 emërohet si ideator dhe prezantues në
programet artistike televizive të Radio Televizionit Kombëtar Shqiptar.


vitin 2002 inkuadrohet si aktor në trupën artistike të Teatrit Kombëtar
ku aktualisht kryen profesionin si profesionist i trupës së aktorëve të
teatrit në fjalë. Në vitin ‘85 për disa vite me radhë është aktivizuar
si profesorë (i jashtëm) për Mjeshtëri Aktori pranë Akademisë së Arteve.

Deri
më sot aktori ka realizuar rreth 100 role teatrore dhe 20 personazhe
kinematografike, një pjesë e të cilave në rolin e protagonistit. Ka
debutuar artistikisht në disa skena të shteteve e qyteteve të botës.

Aktori
Mirush Kabashi mban dy tituj të lartë të akorduar nga Presidenti
Republikës si “Artist i Merituar” (1983) dhe “Mjeshtër i Madh i Skenës”
(1998).
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi