Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Paris, "e arta" histori e fotografisë shqiptare

Shko poshtë

Në Paris, "e arta" histori e fotografisë shqiptare Empty Në Paris, "e arta" histori e fotografisë shqiptare

Mesazh nga Geri Sat 30 May 2009 - 9:09

Loic Chauvin dhe Cristian Raby i janë
kthyer edhe një herë çështjes së fotografisë shqiptare. Dy studiuesit,
prej vitesh i janë kushtuar gjurmimit të imazheve shqiptare, duke nisur
nga më të hershmet në kohë. Pas kësaj gjithçka arritën ta dokumentonin
duke përgatitur në qershor të vitit 2007 një ekspozitë, si dhe një
botim me të gjitha materialet e mbledhura mes qindra negativave. Gjurma
më e hershme e fotografisë shqiptare, sipas studimit të tyre fillon në
vitin 1858 për të vijuar deri në vitin 1945. Kësaj periudhe i është
kushtuar studimi i tyre. Kur u çel ekspozita, ata deklaruan se
fotografia shqiptare, kjo trashëgimi e madhe, meriton një vend në
historinë e fotos botërore. Sot, dy vite më pas, "Shekulli i artë i
fotografisë shqiptare 1845-1945" do të jetë tema e një seminari që dy
studiuesit Loic Chauvin dhe Cristian Raby do të organizojnë në datën 12
shkurt në Universitetin e Çikagos në Paris, me mbështetje të Ambasadës
Shqiptare në Francë. I pari që do të çelë këtë diskutim në tavolinën e
rrumbullakët do të jetë pikërisht studiuesi Loic Chauvin. Tema që ai do
të marrë në diskutim është "Zbulimi i dinastisë Marubi". Pas tij,
historiani Kaliop Naska, do të referojë mbi fotografinë shqiptare si
dëshmi e kohës. Ndërkaq, Christian Raby, profesor i filozofisë dhe
fotografisë do të referojë mbi atë që quhet "Mosha e artë e fotografisë
shqiptare". Aurel Plasari, do të jetë një tjetër referues, ndërsa
gazetari Dashnor Kokonozi, do të komentojë rolin e fotografëve të
perandorisë austro-hungareze në Ballkan. Albert Kahn dhe albanologu
Robert Elsie do të jenë dy referues të tjerë në këtë seminar kushtuar
fotografisë shqiptare. Shkrimtari dhe gazetari, Luan Rama, do të prekin
temën "fotografia dhe censura gjatë epokës totalitare në Shqipëri".
Ambasadori i Shqipërisë në Francë, Ylljet Aliçka, do të moderojë mbi
fotografinë shqiptare duke nisur nga vitet 1858 në 1945. Kristian Ruby
ka zgjedhur të flasë mbi temën "Fotografia ekzotike shqiptare dhe
evropiane", ndërsa Jean-Paul Champseix mbi "Fotografinë në regjimin e
Enver Hoxhës". Pasionantët e fotografisë, do të kenë mundësi kështu të
njihen edhe me emrat e mëdhenj të fotografisë shqiptare. Do të
diskutohet në Paris jo vetëm për dinastinë e famshme Marubi, por edhe
për emra të tjerë si: Kristaq Sotiri, Xhimitiku, Vani Burda, Pici, Ded
Jakova e Vangjush Mio. Ashtu si edhe për shumë studiues, aventurierë
apo kureshtarë, Shqipëria në syrin e Loic Chauvin dhe Cristian Raby

ishte
vendi i izoluar, i egër, me nuanca ekzotike që duhej eksploruar
patjetër. Kjo kureshtje shtyu në fundin e viteve ‘80 Chauvin-in që të
vizitonte Shqipërinë. Pikërisht atëherë pati fatin të hynte në
fonotekën e Marubit ku prej albumit të vizitorëve, iu dha mundësia të
njihej me foto të rralla. Pas një botimi me foto të Marubit, titulluar
"Albanie, visage des Balkans", të shoqëruara me tekst origjinal të
Ismail Kadaresë, atij i lind ideja të njihet edhe me të tjerë fotografë
shqiptarë, të cilët sigurisht që lanë gjurmë të patjetërsueshme në
historinë e fotografisë shqiptare. Kështu, së bashku me mikun dhe
profesorin e fotos, Cristian Raby, në vitin 2006, nisi një tjetër
projekt sipas të cilit do të punohej me kërkimin e arkivave të ndryshëm
fotografikë, që gjendeshin në Shqipëri dhe që kishin dokumentuar etapat
e ndryshme në historinë e shqiptarëve. Pak më vonë, do të shihej
mundësia e krijimit të ekspozitave të vogla, por edhe ruajtja dhe
dixhitalizimi i arkivave. Faza e dytë do të ishte krijimi i një libri
me historinë e fotografisë shqiptare dhe fill pas saj edhe organizimi i
një ekspozite të madhe sipas imazheve të librit. Ata kanë prekur
arkivat shqiptarë, mes tyre Arkivin Kombëtar, Muzeun Kombëtar,
Fototekën e Shkodrës dhe koleksionet private. Mbështetur prej
Ministrisë së Kulturës në Shqipëri, ata kanë realizuar udhëtimin e
jashtëzakonshëm ku kanë parë gjithë vendin e shqiponjave nëpërmjet
mjeshtërve të fotografisë shqiptare. Ky shekull i artë i fotografisë
shqiptare, megjithatë është përzgjedhur e seleksionuar edhe nëpërmjet
tematikave të ndryshme ku vend të veçantë zënë ceremonitë fetare,
ushtarët shqiptarë dhe luftëtarë të ndryshëm të njohur të kohës,
portrete të njerëzve të njohur, por edhe të panjohur, zë vend aty edhe
jeta e përditshme, arumunët, skena të ndryshme që japin ndryshimin
politik nga Perandoria Otomane drejt Shqipërisë Moderne, skena urbane
etj. Fotografitë e përzgjedhura janë zgjedhur edhe prej kriterit të
cilësisë. Në Paris, më 12 shkurt, referuesit, do të sjellin edhe një
herë në vëmendje më të mirën e kësaj trashëgimie të kulturës shqiptare.
Ata do të komentojnë fotografinë, këtë art të bukur, i cili sipas dy
studiuesve francezë, është krejtësisht i panjohur. Megjithatë, dy
francezët, tashmë pasionantë të fotografisë shqiptare kanë thënë se
"identiteti kombëtar shqiptar dhe zhvillimi i fotografisë shqiptare ka
ardhur në një kohë dhe ato kanë frymëzuar njëra-tjetrën". Pikërisht për
këtë arsye ajo duhet të zërë një vend të veçantë dhe të pazëvendësueshëm
.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi