Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gabriel Garsia Markez!

Shko poshtë

Gabriel Garsia Markez! Empty Gabriel Garsia Markez!

Mesazh nga Geri Wed 27 May 2009 - 9:51

Makez.

Gabriel Garsia Markez eshte nje nga shkrimtaret me te medhenj te kohes tone.
Mrekullite e pendes se tij jane perkthyer ne gjetra gjuhe te botes dhe eshte vleresuar mjaft nga mendimi kritik boteror.
Ne vitin 1982 eshte vleresuar me cmimin Nobel.
Te veprat e Markezit jane shkrire ne menyre te persosur mitologjite,
bestytnite me realitetin e vendeve te Amerikes Latine, duke e bere ate
nje nga
perfaqsuesit kryesor te Realizmit Magjik.
Vetmia dhe Pasioni njerezor jane dy shtyllat baze te veprave te Markezet.

Markezi u lind me 6 Mars ne 1928 ne nje qyteze te vogel prane brigjeve
te Kolumbise. Prinderit e lane jetim dhe per te nje krah i forte ka
qene gjyshi
i tij. nje kolonel ne lirim qe shpejt do te behej pjese e krijimtarise
te tij.
Librin e tij te pare "Gjedhurinat" ai e shkroi ne moshen nentembedhjete
dhe punonte si gazetar.Ne vitin 1955 u zhvendos ne France si
korrespondent
europian i gazetes kolumbiane Spektatori. Ndersa si gazetar ne kete
periudhe u be i njohur, sishkrimtar vazhdonte te ishte klandestin.
Fati i gjyshit te tij e detyroj te shkroi romanin "Kolonelit nuk ka kush ti shkruaj" ne 1958.
Me vone ne 1967 ai shkroi vepren e tij me te mire. "Ne qind vjet vetmi".
Ne 1975 shkroi "Vjeshta e Patriarkut" ku trajtonte temen e diktatures dhe diktatorit.
Veprat e tij jane te larmishme e shume te pelqyera.

Në prag të ditëlindjes së 80-të shkrimtari i madh kolumbian Gabriel
Garcia Marquez u dorëzua. Ai pranoi se tashmë 30 vjet jeton me një
papagall që nuk
i flet kurrë. "Me durim të madh përpiqem ta nxis të flasë, por pa asnjë
sukses", ka thënë Marquez. Të tjerët, botën e lexuesve dhe kritikët
gjithandej
botës, ky señor nga Kolumbia i ka bërë të flasin dhe të entusiazmohen.
Kritiku i njohur Dieter E. Zimmer i gazetës së përjavshme gjermane "Die
Zeit"
ka shkruar se veprat e Garcia Marquez-it pëlcasin nga rrëfimet dhe
legjendat, realizmi dhe miti, ai është një tregimtar pa iluzione i
natyrës së
njeriut, tepër ironik për të qenë mizantrop. Garcia Marquez ka arritur
të jetë i respektuar dhei adhuruar nga kritikët dhe kolegët shkrimtarë
po aq sa
edhe nga lexuesit.

U lind më 6 mars 1927 në Aracataca, një vendbanim i vogël në bregdetin
kolumbian. Më vonë ky vend u bë i njohur si Macondo në romanin "Njëqind
vjet
vetmi". Garcia Marquez-i ishte i pari prej 16 fëmijëve. Fëmijërinë dhe
rininë i kaloi bashkë me gjyshin dhe gjyshen, që të dy tregimtarë të
jashtëzakonshëm të legjendave fantastike. Jeta në rrethana varfërie më
vonë gjeti vend në shumë përshkrime në romanet e tij. Ai dëshironte të
studionte drejtësi e cila shpejt e neveriti; vendosi të kalojë ditët
nëpër kafenetë e qytezës bashkë me miqtë e tij dhe të shkruajë artikuj
për
gazeta, kryesisht reportazhe, arti më i zorshëm dhe më i bukur i
gazetarisë. Dallimi mes gazetarisë dhe letërsisë, ka thënë ky mjeshtër
i shkrimit,
nuk është aq i madh: "Burimet e informacionit janë të njëjta, hulumtimi
dhe trajtimi i informatës po ashtu; dallimi qëndron në përpunimin e
lëndës".

Puna si gazetar i mundësoi Gabriel Garcia Marquez-it udhëtime në të
katër anët e botës, në Nju Jork e Paris, në Barcelonë e Gjenevë, në
Romë dhe në
Havanë. Kapërcimi i kufijve ndikoi që ai të mos e shikojë më veten
vetëm si kolumbian, por si latinoamerikan, si qytetar i një kontinenti.
Suksesi i
madh në letërsi e bëri të njohur edhe në qarqe politike. Si miq të tij
ai numëron Javier Solanën dhe gjeneralin Ëesley Clark, por edhe Fidel
Castron,
i cili për kritikët e tij është diktator, për adhuruesit kundërshtar i
denjë i kapitalizmit. Miqësia e tij me Castron e shtyri shkrimtarin
peruan
Mario Vargas Llosa të prishë marrëdhëniet me Garcia Marquez-in.

Romani më i njohur i Gabriel Garcia Marquez-it është "Njëqind vjet
vetmi", ku përshkruhet ngritja dhe rënia e familjes Bunedia dhe e
fshatit Macondo,
të themeluar prej saj. Në këtë fshat zhvillohet gjithë historia e
Amerikës Latine: luftëra civile dhe viktima të shumtë, lulëzim ekonomik
dhe
plaçkitje nga padronët lokalë, katastrofa natyrore dhe shkatërrime nga
dora e njeriut. Ngjarjet sillen rreth shtëpisë së Ursula dhe Jose
Arcadio
Bunedia. Garcia Marquez përshkruan mllefin e përditshëm, ndryshimet e
gjeneratave, incestin, fantazitë e papërmbushura, vitalitetin e burrave
dhe
mençurinë e grave të Macondos. Në fund një "tajfun biblik" e fshin nga
faqja e dheut fshatin.

Në romanin "Dashuri në kohërat e kolerës" Gabriel Garcia Marquez arrin
të skicojë identitetin e Amerikës Latine përmes dashurisë së dy
njerëzve. Mjeku
Florentino Arizo pret më shumë se 50 vjet të dashurën e tij të rinisë,
Ferminën. Pas një martese me mjekun Juvenal Urbino, i cili vdes në
rrethana
tragjikomike, Fermina, pas shumë hamendjeve pranon të martohet me
Florentino Arizën. Të pashqetësuar nga bota përreth ata vendosen në një
anije dhe
grisin flamurin e kolerës për t'i penguar njerëzit e tjerë që të
afrohen aty. Dy pleq të dashuruar duan të jetojnë të qetë deri në fund
të jetës, duke
lundruar në lumin Magdalena. Me këto romane Garcia Marquez-i i ka bërë
jehonë realizmit magjik të Amerikës Latine. Në veprën e tij shkëlqen
magjia e
poetikës – pafund e bukur, tmerrësisht pikëlluese.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi