Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aristoteli

2 posters

Shko poshtë

Aristoteli Empty Aristoteli

Mesazh nga Geri Thu 23 Apr 2009 - 6:46

Aristoteli (gr. Αριστοτέλης -
Aristotelis, 384 p.e.s. Stragira, Maqedoni e 7 mars, 322 p.e.s.
Halkidhiki, Evevia) ishte filozof i greqise se lashte. Ai se bashku me
Platonin mendohet si nje nga personat me me ndikim ne filozofine e
botes perendimore. Ai shkroi shume libra mbi fiziken, letersine,
retorike, biologine, zoologjine, dhe qeverisjen e shtetit. Ai ishte
student i Platonit dhe mesues i Aleksandrit te Madh.

Aristoteli
eshte mendimtari me i gjithanshem dhe filozofi me i madh i botes antike
dhe nje nder filozofet me te medhnj ne tere historine e filozofise, ne
pergjithesi. Per nga thellesia mendore, per nga gjersia e interesimit
shkencor, per nga menyra e shpjegimit te eeshtjeve ne shqyrtim dhe per
nga numri i veprave qe shkroi, Aristoteli eshte gati i pashoq ne
historine e mendimit njerezor.

Aristoteli lindi ne Stragira, te
Trakise , rrjedh nga nje familje e arsimuar, ne te cilen
tradicionalisht kultivoheshin shkencat natyrore dhe mjekesia. I ati i
Aristotelit ishte mjek ne oborrin mbreteror te mbretit maqedonas
Amintesi II, kurse me vone edhe te Filipit.

Ne moshen
shtatembdhjete vjeeare, Aristoteli shkoi ne Athine , ne akademine e
Platonit, ku qendroi plot 20 vjet me radhe, derisa vdiq mesuesi i tij
Platoni.

Sipas Aristotelit, qenia e edo gjeje apo ndodhie
zhvillohet nga shume mundesi te lendeve te fshehta me ndihmen e
levizjeve te fuqise formuese. Afirmimi dhe perdorimi i sistemit te
Aristotelit ne mesjeten evropiane eshte i njohur si Aristotelizmi.

Ne
njohjen e Aristotelit dhe veprimtarise se tij, merita te medha kane
dijetaret muslimane ne rradhe te pare Iben Sina i njohur ne perendim me
emrin Avicenne dhe Iben Rushd (Averroes) nga Kordoba, te cilet me punen
e tyre dhe analazat e komentet e shkelqyera e bene te kuptueshme dhe
akoma me cilesore filozofine e Aristotelit.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aristoteli Empty Re: Aristoteli

Mesazh nga Geri Thu 23 Apr 2009 - 6:46

Aristoteli, një nga filozofët më të mëdhenj të të gjitha kohëve,lindi
në Stragirë, qytet në bregdetin thrak në Greqi, në vitin 384 para erës
së re.
Jetoi shumë kohë në Athinë, ku u edukua dhe mori mësimet e
para të filozofisë në shkollën e filozofit të madh grek Platonit. Në
vitin 342 shkoi në oborrin mbretëror të Maqedonisë, i ftuar nga mbreti
Filip si mësues për djalin e tij Aleksandrin. Aty filozofi qëndoi
shtatë vjet. Mësimet themelore që mori Aleskandri, mështeteshin në
arrritjet e deriatëhershme të letërsisë, të filozofisë dhe të kulturës
greke, por në mënyrë të veçantë në leximin e poemave të Homerit. Për
këtë qëllim Aristoteli përgatiti për nxënësit e tij një botim të
veçantë të poemave homerike. ë vitin 335 u kthye në Athinë, ku krijoi
shkollën e njohur që u quajt shkolla peripatetike, mbase mësimet
bëheshin jashtë në natyrë, në sheshin pranë tempullit të Apollonit.
Me
vdekjen e Aleksandrit në vitin 323 para erës së re, Athina, e cila
ndodhej nën hegjemoninë maqedonase, ngriti krye me shpresë se do të
fitonte lirinë. Nisi tani një fushatë kundër Aristotelit nga armiqtë e
tij, që e paditnin për lidhjet që ai vazhdonte të mbante me Maqedoninë.
Kështu filozofi u detyua të largohej nga Athina dhe të shkonte në
Kalkidë, qytet dhe port i Greqisë në ishullin Eube, ku vdiq më 322 para
erës së re,në moshën 62 vjeçare.
Aristoteli, një nga mendjet më të
ndritura dhe më të thella të të gjitha kohëve, shkroi mbi shumë
probleme dhe nga më të ndryshmet. Me përjashtim të matematikës, lëroi
të gjitha fushat e dijes, duke lënë politikën, shkencat e natyrës,
artin etj.
Rreth 120 veprat e tij formojnë një lloj enciklopedie, ku
përfshihen njohuri ga të gjitha fushat e diturisë. Në të gjitha veprat
e Aristotelit të bie në sy dashuria për të mirën dhe të vërtetën.
Megjithëse e adhuronte dhe e nderonte shumë mësuesin e tij, filozofin
Platon, në mjaft pikëpamje filozofike dhe estetike nuk ishte në një
mendje me të.. Në një nga veprat e tij thotë s'është e arsyeshme të
kesh respekt për miqtë e të vërtetën. Por midis miqve dhe së vërtetës
ështe gjë e shenjë të duash më shumë të vërtetën. Nga jo ide lindi më
vonë dhe shprehja e njohur latine: Mik është Platoni, por mike më të
madhe është e verteta.
Në mjaft nga veprat e tij Aristoteli e shikon
letërsinë dhe artet si mjet me fuqi të madhe edukuese. Në veprën
Poetika thotë se qytetarët duhet të merren me punë, të ruajnë paqen dhe
të kryejnë vepra të doishme e të bukura. Në këtë vështrim rëndësi të
veçantë i kushton filozofi edukimit të njeriut me muzikë dhe me arte të
tjera, të cilat ushqejnë shpirtërisht dhe intelektualisht.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aristoteli Empty Re: Aristoteli

Mesazh nga Geri Thu 23 Apr 2009 - 6:47

Pikëpamjet e tij për artin e veçanërisht për poezinë, (epikën, lirikën
dhe tragjedinë), Aristoteli i ka shfaqur në veprën e tij "Poetika", e
cila ka arritur deri te ne në formë të cunguar. Por edhe me kaq mund të
krijohet një ide e qartë mbi pikëpamjen estetike të filozofit dhe
estetit të parë të madh të lashtësisë.
Teoria estetike e Aristotelit
mbi poezinë (në kuptimin e gjerë të fjalës) është përfundim i një
studimi të imtë i veprave të letërsise klasike greke dhe i mendimeve që
patën dhënë të tjerët para tij mbi të bukurën, por që neve nuk na kanë
arritur. "Poetika" mbetet monumenti më i rëndësishëm i mendimit estetik
në periudhën klasike greke, Aty trajtohen çështjet kryesore të
estetikës dhe të teorisë së artit, si: kuptimi i së bukurës, prejardhja
e gjinive letrare dhe klasifikimi i tyre, marrëdhëniet e letërsisë me
realitetin, parimet e vlerësimit artistik etj.
Aristoteli e ka
quajtur veprën "Poetika", mbasi aty trajton probleme që kanë të bëjnë
me të gjitha gjinitë letrare që shkruhen në vargje siç janë eposi,
poezia lirike dhe poezia dramatike. Por nuk është thjesht vargu ai që e
ka shtyrë filozofin e madh ta emërtojnë veprën kështu. Në radhë të parë
është përmbajtja ajo që e dallon aritn e fjalës, poezinë në kuptimin e
gjerë të fjalës, nga llojet e tjera të shkrimit.
Duke zbërthyer
kuptimin dhe rëndësinë e artit, Aristoteli thotë se detyra e poetit
është të flasë jo vetëm për atë që ka ndodhur në të vërtetë, por edhe
për atë që mund të ndodhë, për atë që është e mundshme dhe e
domosdoshme të ndodhë. Duke analizuar këtë mendim shumë të rëndësishëm,
që pohon në thelb artin realist, nxjerrim si përfundim idenë e
rëndësishmë se poezia, arti në përgjithësi pasqyron vërtet anët më
thëlbësore të jetës, por nuk i jep ato thjesht ashtu sic janë, në formë
të ngrirë statike, por në mënyrë krijuese, në lidhjet e tyre ë
brendshme, në lëvizje dhe në zhvillim të vazhdueshëm. Në këtë vështrim,
Aristoteli e quan poezinë dicka më filozofike dhe universale në
krahasim me historinë që i tregon gjërat vetëm ashtu siç kanë ndodhur.
Kështu duhet kuptuar mendimi shumë i rëndësishëm i aturoit, se "vepra
artistike duhet ta tejkalojë modelin". Me fjalë të tjera, poeti,
artisti nuk duhet të riprodhojë në mënyrë dokumentuese realitetin, por
në bazë të analizës së dukurive të vecanta, të zbulojë dhe të
përgjithësojë kuptimin e shkaqeve të tyre.
Vendin kryesor në veprën
"Poetika" e zë teoria mbi tragjedinë. Në të flitet për zanafillën dhe
zhvillimin historik të saj, duke sjellë shembuj nga vepra të tragjikëve
të mëdhenj grekë. Interes të veçantë kanë mendimet e Aristotelit lidhur
me ndikimin e tragjedisë në ndërgjegjen e njerëzve. Përmes tmerrit dhe
dhembjes ajo i bën njerëzit më të mirë, duke i pastruar nga pasionet.
Në këtë mënyrë spektatorët ose lexusit, përmes kënaqësisë estetike që
ndjejnë duke parë e lexuar një tragjedi, lehtësohen dhe çlirohen
shpirtërisht, ndjenjat e tyre fisnikërohen.
Që tragjedia të ushtrojë
ndikim pastrues te spektatori, nuk duhet të ketë në qendër të saj
heronj të lartë që kalojnë nga lumturia në fatkeqësi dhe anasjelltas.
Me një fjalë heroi të jetë njeri i zakonshëm, jo i veçantë për nga
virtyti dhe drejtësia, dhe që bie në fatkeqësi jo për shkak se është i
prishur dhe me vese, por për shkak të ndonjë gabimi, në një kohë kur më
parë gëzonte nder të madh dhe lumturi, sic është p.sh. Edipi ose
personazhe të tjerë të këtij lloji.
Në këtë kapitull të veprës
Aristoteli flet edhe për poezinë epike, për zanafillën e saj etj. E
krahason gjininë epike me atë tragjike dhe vë në dukje çka i bashkon
dhe çka i dallon ato nga njëra-tjetra. Sipas mendimit të Aristotelit
poezia është një gjini më e hershme dhe më pak e përsosur se tragjedia
e cila është më e koncentruar dhe ka fuqi më të madhe veprimi. Autori
pohon se të gjithë elementet që ka epopeja i ka edhe tragjedia, kurse
të gjithë elementët e tragjedisë nuk i gjejmë në epopenë. Përveç kësaj
tragjedia është më e ngjeshur në veprim. Epopeja ka "një unitet më të
pakët dhe kjo provohet nga fakti që prej cdo imitimi epik mund të dalin
shumë tragjedira". Nga të gjitha vrojtimet që bën lidhur me këtë
cështje, autori arrin në përfundimin se tragjedia qëndron më lart se
epopeja.
Me "Poetikën" e tij Aristoteli krijoi një vepër që shquhet
për thellësinë e analizës. Ajo hodhi themelet e mendimit estetik të
mëvonshëm për shumë proleme teorike të letërsisë dhe veçanërisht të
tragjedisë.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aristoteli Empty Re: Aristoteli

Mesazh nga Ema Mon 7 Dec 2009 - 8:59

Aristoteli shhpiku logjiken formale. Ai gjithashtu, formuloi idene e ndarjes se
shkencave, per te ekziston nje lidhje e ngushte midis logjikes dhe shkences ne ate mase sa ai e konsideroi logjiken si nje instrument me anen e te ciles do te formulohej gjuha e pershtatshme, per te analizuar se me cfare merrej nje shkence. Megjithate logjika formale merret me format e mendimit njerzor. Per Aristotelin, vlerat e arsyetimit
stilogjistik varet nga saktesia e premisave. Qe te arihet njohja e vertet shkencore, eshte e nevojshme qe premisat, qe perdoren, te jen me teper se opinine ose bile me teper se te verteta te mundeshme.
Arsyetimi demostrativ leviz mbrapa, nga konkluzionet tek ato premisa qe perbejne fillimet e nevojshme te konkluzionit. Kur te themi se te gjitha njerzit jane te vdekshem, ne fakte levizim mbrapa atyre kushteve dhe vetive te kafsheve, te tregojme vdekshmerin e tyre, ateher ne lidhim njerzit me keto veti duke i perfshir ata ne klasen e kafsheve. Arsyetimi
demostrativ duhet, pra te zoterojm premisa te sigurta, parimet, ose ato qe Aristoteli i quan archai, d.m.th sendet e para. Ne qofte se dikush ben pyetje shtes ku dhe si ne munde te dime se archai ose parimet jane te verteta, Aristoteli
thote se ne e dime qe ato jane te verteta thjeshte, sepse mendja duke punuar me fakte te caktuara, kupton dhe sheh, te verteten e tyre. Aristoteli thote se jo te gjithe njohja eshte demostrative, Perkundrazi njohja e premisave imediate eshte e pavarur nga te provuarit. Njohja shkencore thote ai, mbeshtetet ne dijen qe nuk eshte vete subjekt i se njejtes prov si konkluzim shkencor, keshtu qe pervec njohjes shkencore kemi burimin e saj fillestare i cili na jep ne mundesi te njohim perkufizimet.
Ema
Ema
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 178
 <b>Piket</b> Piket : 182
Regjistruar : 12/11/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aristoteli Empty Re: Aristoteli

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi