Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Luigj Gurakuqi

Shko poshtë

Luigj Gurakuqi Empty Luigj Gurakuqi

Mesazh nga engjell a djall Fri 22 May 2009 - 17:04

Luigj Gurakuqi - Personalitet i shquar i jetes politiko-shoqerore dhe kulturore-arsimore shqiptare

Luigj Gurakuqi eshte nje nga personalitetet me te shquara te levizjes sone patriotike e demokratike, arsimore e kulturore ne fundin e Rilindjes Kombetare dhe te fillimeve te Pavaresise.
Nje figure poliedrike e madhore, Luigj Gurakuqi ishte politikan e diplomat, shtetar i shquar, gjuhetar, poet e prozator, estet e kritik letrar, pedagog e tekstolog, ekonomist e financier, orator, njeri i kultures dhe i shkences, i fjales dhe i veprimit, i pendes dhe i pushkes. Mbi te gjitha ai ishte patriot i madh, atdhetar i flaket, bashkethemelues i shtetit shqiptar te epokes moderne. Nga ana tjeter, L.Gurakuqi, si rralle kush, perjetoi ngjarjet me kulmore te jetes se vendit ne cerekun e pare te shekullit tone. Ne shumicen prej tyre qe pjesemarres i drejtperdrejte, madje nder organizatoret e drejtuesit kryesor te tyre.
Nje personalitet i ketyre permasave e ketyre kontributeve nuk kishte si te mos terhiqte vemendjen e shume studiuesve te fushave te ndryshme.
Gurakuqi u vleresua shume edhe sa ishte gjalle nga qarqet patriotike e shtypi kombetar. Figura e tij filloi te behet objekt studimi pas vdekjes.
Para dhe pas Luftes se Dyte Boterore u realizua nje pune mjaft e gjere e serioze per te njohur, studiuar e propaganduar gjithe trashegimine gurakuqiane. U shkruan me dhjetra artikuj e u realizuan disa botime te vecanta, u mbajten sesione dhe konferenca shkencore deri dhe kompozime te krijimeve te tij letrare.
Luigj Gurakuqi eshte nder figurat jo vetem nga me te studiuarat por edhe nga me te vleresuarat. Ai eshte "Hero i Popullit" dhe "Mesues i Popullit", shkolla Normale e Elbasanit dhe Universiteti i Shkodres mbajne emrin e tij.
Por, edhe nje figure e tille kaq e vleresuar si L.Gurakuqi, nuk i shpetoi dot censurimit, limimit e modifikimit qe te behej sa me e pranueshme per ideologjine marksiste-leniniste dhe sistemin komunist.
Duke u nisur nga kriteret ideologjike te kohes, ana botekuptimore e Luigjit eshte paraqitur ne menyre evazive: u lane menjane idete e tij mbi shtetin dhe demokracine shqiptare, mbi rolin e fese ne shoqeri, u minimizuan marredheniet e bashkepunimi i tij me klerin katolik dhe vleresimi qe ai kishte per te; nuk u be fjale per qendrimet e prera antibolshevike qe kishte Gurakuqi; materiale te caktuara te tij u redaktuan dhe nuk u ribotuan te plota; cuditerisht edhe fjala e tij ne inaugurimin e Shkolles Normale te Elbasanit, qe eshte nje pamflet i vertete pedagogjik ne te cilin sintetizohet mendimi pedagogjik i Rilindjes dhe perben njekohesisht nje nga pikat me kulmore te tij; u hesht per marredheniet e L.Gurakuqit me shume personalitete te kohes te cilet, me te drejte e te padrejte, u cilesuan, pas ardhjes ne pushtet te komunisteve, si armiq e tradhetare, e si te tille u mohuan plotesisht.
Kush ishte Luigj Gurakuqi? Cili eshte tabani nacional dhe kulturor i formimit te personalitetit te tij?
Luigji u lind dhe u rrit ne gjirin e nje familjeje tregtare te kulturuar shkodrane, nga prinderit Pjeter e Leze Gurakuqi. Me edukimin e tij u muer ne menyre te vecante i ati. Pjeter Gurakuqi ishte nje tregetar me kulture relativisht te ngritur, me nje rreth te gjere shokesh e miqsh ne mes tregetareve e intelektualeve te Shkodres, me nje jete aktive ne pazarin e qytetit dhe me marredhenie tregetare me Venedikun e Milanon. Shtepia e ketij tregetari te kulturuar e te shetitur gumezhinte nga hyrjet e daljet e njerezve qe vinin te diskutonin hallet e kohes e te merrnin vesh lajmet e botes.
I ndodhur perhere prane te atit, degjonte me vemendje bisedat e diskutimet per ngjarje te se kaluares dhe te dites, per lufterat heroike te popullit kunder pushtuesit otoman dhe grabitqareve primitive ballkanike dhe per burrat qe i udhehoqen ato. Duke kujtuar keto vite, Gurakuqi student do te shkruante "Me cohet mall me kene ne shtepi e me ndigjue baben tue kallzue, si perpara, ne ngjarjet e Pashallarve te Shkodres, trimnite e malcorve e luftat e Malit te Zi, sende qi kishte ndi prej t'et e qe edhe ai vete shume kish pa".
Shkollen fillore e te mesme jo te plote i ndoqi ne Kolegjin Saverian qe ishte shkolla me e organizuar dhe me e kompletuar qe kishte Shqiperia e asaj kohe. Luigji qe nder nxenesit me te zellshem te shkolles dhe shume shpejt, qe ne moshen 13 vjecare i shfaqen prirjet per letersi e krijime letrare. Me pas ploteson arsimin e mesem ne Kolegjin arberesh te Shen Adrianos te Shen Dhimiter Korones. Gurakuqi, ka qene nxenesi i pare shqiptar i ketij kolegji. Per 2-3 vjet studion per mjekesi duke vazhduar e diplomuar per shkenca natyrore.
Luigj Gurakuqi pati fatin se ra ne duar te mesuesve teper te zot, atdhetare e intelektuale te shquar si Anton Xanoni, Gasper Jakova - Merturi dhe Jeronim De Rada, i cili nuk qe vetem nje edukator i vertete per te, por dhe nje figure qe e frymezoi per tere jeten.
Ne rrugen e pare te poezise Gurakuqi pati edhe nje udherrefyes e mesues tjeter te shquar, vjershetorin e mallit per atdhe, Filip Shiroken.
Tek personaliteti i Luigj Gurakuqit spikat kultura e gjere dhe enciklopedike. Ishte njohes i thelle i trashegimise kulturore te popullit te vet dhe i kultures klasike romake e latine. Historia e vendit dhe ajo boterore ishin objekt i perhershem i studimeve te tija. Njihte arkeologjine e shkencat ekonomike e financiare, trashegimine arsimore pedagogjike kombetare dhe europiane.
Gurakuqi ishte poliglot. Pervec shqipes, zoteronte ne menyre te shkelqyer latinishten, italishten, turqishten dhe frengjishten. Dinte greqisht e gjermanisht. Ka te ngjare edhe anglishten. Fan Noli e cilesonte Luigj Gurakuqin pionier te qyteterimit perendimor ne Shqiperi, si nje nga shqiptaret e flaket qe thithi me themele kulturen e Perendimit dhe si njeriun qe punoi me gjate e me shume se kushdo tjeter per te mbjellur faren e saje ne Shqiperi.
Ne formimin filozofik botekuptimor L. Gurakuqi eshte idealist objektiv. Ai mbante qendrime liberale ndaj fese e praktikave fetare, qendronte larg cdo fanatizmi fetar.
Por L. Gurakuqi nuk ka qene as antifetar. Ai pranonte ekzistencen e Zotit si krijues i gjithesise. Sipas tij Zoti eshte qenie qe s'ka as fillim e as mbarim, se asgje nuk mund te krahasohet me te, se:

"...qielli e toka, fushat e gjana,
Malet e nalta, detrat e medhana,
T'gjitha prej Zotit paten krijim,
Qi s'di mase me vedi, fill as mbarim"
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Luigj Gurakuqi Empty Re: Luigj Gurakuqi

Mesazh nga engjell a djall Fri 22 May 2009 - 17:04

Shtëpia e Gurakuqit, rrënimi i një monumenti

Shkoder - 03.12.2002 - Cilido qe ka pare qofte edhe nje here skena nga filmi "Cifit i lumtur" mund te kujtoje fare mire se nje pjese filmi eshte xhiruar ne shtepine muze te Luigj Gurakuqit. Te vijne nder mend cardaku i madh pa tavan, apo mjediset brenda shtepise me sergjenet dhe tavanet e gdhendura mjeshterisht, mbase kujton edhe oborrin ku zhvillohet ceremonia e fejeses se ciftit. Shtepia me te cilen shkodranet dikur krenoheshin me ekzistencen e saj, tashme humb cdo dite. Por, tani, nga shtepia e Luigj Gurakuqit, unikale ne llojin e vet ne Shqiperi, ka mbetur shume pak. Nje gjysme germadhe qe rrezon si alaja e lashte e qytetit, per dite dhe per nate gure, duke humbur pak e nga pak vlerat. Shteti qe duhet te ruaje vlerat kombetare nuk ndihet si i tille, kur behet fjale per shtepine muze te Luigj Gurakuqit, ndersa shtepia eshte privatizuar nga nje person qe kerkon te mbroje, por edhe te bojkotoje shtetin. Paradoksi qe nuk cudit me te gjithe ato qe jetojne realitetin e thekshem shkodran, nuk merr vecse ngjyrat e konfliktit ne mes te pronarit me te ri te shtepise se Luigj Gurakuqit dhe monumenteve te kultures, ndersa anashkalohen si pa dashje trashegimtaret e ligjshem ne vije te drejte gjaku te personit qe ishte ne krahun e djathte te Ismail Qemalit ne diten me te lumtur per shqiptaret, me 28 nentor 1912. Shtjefen Gega dhe dega e Monumenteve te Kultures ne Shkoder vazhdojne te debatojne ndersa shkaterrohet cdo dite e me shume shtepia. Ndersa pritet nderhyrja urgjente qe mund te shpetoje dicka, ngrehina ku dikur lindi dhe u rrit i fundmi i Gurakuqeve, germadhezohet sekonde pas sekonde. Sipas asaj qe parashikon ligji per monumentet e kultures nese objekti nuk eshte prishur deri ne masen 80 %, atehere mund te nderhyhet me fonde dhe me rregullime, perndryshe asgje nuk mund te behet. Ne konfliktnajen e ngritur duket se askush nuk do te perfitoje. Shtepia se shpejti mund te behet rrafsh me token. Sa per vlerat muzeale te tavaneve dhe te punimeve ne ambjentet e brendshme tashme asgje nuk ka mbetur.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Luigj Gurakuqi Empty Re: Luigj Gurakuqi

Mesazh nga engjell a djall Fri 22 May 2009 - 17:05

Dikur... nje here e nje kohe

Sipas traditave te pashkruara te qytetit verior, familjet e medha shkodrane emertojne lagjet, rruget dhe rrugicat. Keshtu Shtepia e Luigj Gurakuqit i ka dhene emer te gjithe rrugices. Njera nga rrugicat e shumta te Gjuhadolit, jo shume larg Katedrales se Madhe, quhet Rrugica e Gurakuqeve. Shtepia dikur shtepi muze ndodhet ne mes te rrugices se ngushte, ne anen e djathte te saj. Sipas specialisteve arkitekte dhe historiane, shtepia i perket fundit te shekullit XVIII ose fillimit te shek XIX, duke gjykuar nga vendosja dhe lloji i gureve, por edhe nga stili arkitektonik me te cilin eshte ndertuar. Luigj Gurakuqi e trashegoi ate nga prinderit e tij, te cilet e kishin edhe ato te trasheguar. Eshte nje shtepi karakteristike shkodrane dykateshe, me oborr dhe me avlli. Dera e madhe e oborrit ka qene prej druri te forte, ndersa ne dy anet e saj ndodhen dy gure te medhenj te latuar mire. Sipas traditave ketu rrinin grate buzembremjeve te veres dhe bisedonin me fqinjet per hallet e shtepise. Ne brendesi, nje oborr i bukur, as i vogel dhe as shume i madh. Efekti shkodran mund te ndihej kudo. Oborri kundermonte nga trendafilat dhe ngjyrat e lulebores, here te bardhe, here roze dhe here lejla te celur te jepnin nje kenaqesi te papare. Shemasheket harliseshin aty-ketu ne mes te trendafilave dhe luleboreve. Pas oborrit dukej shtepia. Dykateshe, me shkalle te gurta te latuara nga shekujt dhe nga hapat e rende te njerezve. Ne krye te shkalleve cardaku tipik i hapur, pa tavan, me parmake prej druri ku njerezit e shtepise pinin kafene pasditeve. Ne fund te cardakut nje qoshk me dy dyer te vogla. Thoshin se Luigji kur hynte brenda ne dhomat e shtepise, i duhej te perkulej paksa qe te mos vriste koken ne traun e siperm prej derrase. Njera nga dyert te conte ne dhomen e zjarrit permes nje korridori te vogel. Ndersa tjetra ne te majte ne oden e fjetjes. Nga ana tjeter, ishte edhe oda e mire ku priteshin miqte. Sipas kohes dalloje gdhendjet qe nje dore e kujdesshe mjeshtri ka bere duke derdhur ne art frymezimin e tij. Me nje vendim te posacem, ne vitin 1964, shtepia kthehet ne shtepi muze. Gjithcka qe i perkiste Luigj Gurakuqit dhe qe ruhej me fanatizem nga shkodranet u kthye ketu. Fletore, dokumente, libra deri edhe penat dhe lapsat me te cilat shkruante Gurakuqi, qene vendosur hijshem ne stenda. Gjithe leterkembimi i tij dhe fotografi te hershme qene aty. Madje, edhe kostumi i njollosur qe mbante te veshur ne diten kur u qellua ne mes te Barit. Shtepia ruhej nga nje kujdestar qe kujdesej shume per shtepine e shkodranit te madh. Palok Dukeli ruante diten dhe naten. Ne fund te oborrit nje jerevi, kasollen e vogel ku banonte kujdestari qe nuk kishte pas shpirtit vec amanetit te madh. Mijera vizitore nga e gjithe Shqiperia, por edhe te huaj vizituan shtepine ne 26 vjet shtepi muze. Me pas erdhen ditet...
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Luigj Gurakuqi Empty Re: Luigj Gurakuqi

Mesazh nga engjell a djall Fri 22 May 2009 - 17:05

Drejt

Ne hyrje te shtepise, disi ne kontrast me ate qe mund te shohesh brenda, ndodhet pllakata "Monument Kulture. Mbrohet nga shteti". Shkodra dikur mburrej me nje numer shume te madh shtepish muze. Sot nuk ka thuajse asnje prej tyre. Objektet qe dikur i perkisnin ketyre shtepive jane stivosur ne nje kend ne muzeun historik te destinuara te rrine aty kushedi deri kur. Ne vitet '90-te humbi vlerat historia. Shtepite muze u privatizuan. Keshtu ndodhi edhe me shtepine e Luigj Gurakuqit. Mund te ngjaje disi e palogjikshme. Ne fillim te 1990 me nje nderrim ala "cope per cope", jerevia e Paloke Dukelit nderrohet me nje apartament nje dhome e nje kuzhine te ofruar nga Shtjefen Gega. Gega behet keshtu pronar i shtepise se vjeter te Gurakuqeve. Privatizimi sjell demin e pare. Ndersa nisin te hapen gjyqet qe nuk kane sosur ende ne mes te Geges dhe Gj. Mazrrekut, mbeses se vetme te Luigj Gurakuqit qe banon ne Tirane. Palet pretendojne per pronesi. Sipas specialisteve te Monumenteve te Kultures, eshte e ndaluar me ligj rreptesisht ngritja e ndertesave dhe kryerja e punimeve ndertuese ne ambjentet e nje objekti monument kulture. Gega nis te ndertoje shtepine me disa dhoma ne cep te oborrit ne vendin ku dikur kishte qene jerevia e kujdestarit. Ndersa ne shtepi vetem nje nga dhomat per nje fare kohe eshte muze. Aty ndodhen objektet muzeale per te cilat Muzeu Historik i Shkodres paguante qera. Me pas ndodhi qe keto objekte u hodhen pa pike meshire ne nje kend te oborrit. Ndersa muzeu as qe u lejua te vizitohej duke privuar shtepine nga funksioni i saj, shtepia nisi degradimin e saj. Dite pas dite, ndersa nuk kujdeseshin me per te dhe faktori kohe bente te veten guret nisen te rrokulliseshin. Rreth vitit 2000 nisi konflikti i madh. Instituti i Monumenteve te Kultures dhe nje fond prej 3 milione lekesh per te nderhyre ne dy ane te shtepise, ne te dy katet dhe ne catine. I zoti i shtepise deshi te administroje tere fondin dhe nuk lejoi punimet.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Luigj Gurakuqi Empty Re: Luigj Gurakuqi

Mesazh nga engjell a djall Fri 22 May 2009 - 17:05

Germadha ne vend te shtepise

Vetem pllaka, dera e madhe dhe vendi ku ndodhet shtepia te sjellin nder mend se ketu dikur ishte ajo shtepi e famshme. Pasi hapet porta pamja eshte vajtuese. Ne nje ane nje ndertese e lyer dhe e ngritur rishtazi. Ne fund te oborrit catia e rene, tjegulla qe kane humbur ngjyren e tyre, gure qe rrokullisen, trare te kalbur qe bien perdhe. Nuk mund te dallosh hyrjen, apo cardakun e dikurshem. Per tavanet as qe behet fjale. Shtepia duket si germadhe ne te cilen ka lene gjurme nje lufte e eger.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Luigj Gurakuqi Empty Re: Luigj Gurakuqi

Mesazh nga engjell a djall Fri 22 May 2009 - 17:06

T’FALUN ATDHETARIT TË KOSOVES *

( Për të mira qi â tuj u-përpjekë me bâ për gjuhë shqipe )



Sado nen êmën i t’Kosoves je mblue

Po m’dan prej Shkodrës s’ime;

Vllaznisht po t’falem pra qi ke fillue

Me i prû giuhës s’on ‘ lulzime.



Me t’ dreit’ sot ka përse m’u-gzue Shqipnija,

Sot ka kê me thirr’ bír;

Pse me irrit’ êmnin po punon djelmnija,

E giuhën me i a dlír.



Kety gjuh’ t’ tingllueshme, t’ambel e trimnesh’

Ket gjuh’ plot bukurí;

Qi né t’mjerve na e çon gjith zêmrën pesh’

N’ dhé t’huej lark tuj e ndí.



Por prap sot jan’ disa qi edhe s’kuptojnë

I gjuhës ç’âsht përparimi;

Tuj ndrrue gjuhën t’falitunit mendojnë,

Se vjen qytetënimi.



Ktyne njerzve qi mbahen gjind me krye,

Sa t’dalin prej gzhoj’s s’vet,

E t’ rrîn jashta do dit, kur kan’ me kthye

S’ke shqip mâ pse ju flet.



Por n’mos e paçim prap faret harrue,

E flasin tan’ perzije;

Me I pvet’ : « Ej ç’keni bâ, si keni shkue ? »

T’thon « Dobro, kako vije? »



« Ma jena già merzit; ktû as dreqi i s’rrî ;

Halà jan ‘ rozzi ed empi;

Nder vende t’jera kem, la Dieu merci,

Shum qefe e passatempi .»



« Del nieri me shtetit’ , shkon al Caffè;

Merr bash’ la sua ragazza

Mblidhna per nat’ nder balli e soirée

Si gode e si gavazza.



Ktu invece s’dijn neanche per idea

Ç’ka do me than’ progresso ;

Jan’ gjind t’egjer ancora, gente rea

S’nderojn il debol sesso. »



Kshtu flasin, bisedojn, kshtu djekt e vet

Pezmojn t’mjeren shqipní;

Dy fjal’ s’mund t’ thon’ jrejt shqip, pse Zoti vret

Fjal’t t ‘thueja mbrend’ pa shtî.



S’po flasim per buongiorno e buonasera

Kto fjal’ i ndijm pa dá :

Do m’u-përshndet’ thon’ tash deri kali imera,

Guttmorgen herren, disá.



Ah t’falitun! Ku e xût ket diturije?

Fort jeni tuj gabue !

Se njallet poplli, der sot kush s’ka ndije ,

Gjuh’ e zakon tuj ndrrue !



Si t’bjerr’ gjuhën nji popull shqim mbaron ;

N’shum çeta ka me u-dá :

Gjuha njerzt e nji kombi i bashkon,

I lidh si vllan me vllá.



Si t’lam zakonet qi kem’ pas’ ne e par’ ,

Prindt t’on’ si t’i mohojm,

Fisnik’ mâ s’jemi, s’jemi mâ Shqiptar’

S’kem mbrapa kuj t’i shkojm.



Pra ju Shqiptar’t e rí pade m’diftoni

Ku e xût ket far’ njerzijet

Qi mbaheni si t’ardhun nga Londoni,

Prej Francës o prej Austrijet.



Kjet ndoshta der n’ Triesht’ o n’ Dobrovnik,

Der n’Vjen’ o der n’Trebin’;

O shkuet n’Ismir, n’ Paris o n’Venedik,

O der n’t’ vorfnën Cetin’



E me ‘i her’ ndrruet; me ‘i her’ filluet me than’

Qi na s’kemi njerzí;

Qi s’nderojm grat, qi dorën s’dijm me e dhan’.

Qi s’dijm me ndej’ n’shoqní !



Une pra kam sa dit qi rrî n’dhé t’huej

E s’munden me e zan’ bes’

Qi t’ jen’ njerzî kto pun’ ; qi i thrras , n’gjuh’ t’ huej :

Affectée politesse.



T’kqyrim, gjithsa mundohna, për Atdhé,

Mos m’e marrue Shqipnín;

T’marrim prej tjerve çka t’jen mir’ për né,

E t’lam’ m’njen’ ân’ teprín.



E ty, I Kosoves Shkrimtar, qi jé tuj krye

Mbi gjuh’ shum zbukurime,

T’lutem mos me u-marzit’ e me pelqye

Nyi shndet prej zêmrës s’ime.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Luigj Gurakuqi Empty Re: Luigj Gurakuqi

Mesazh nga engjell a djall Fri 22 May 2009 - 17:06

Q E N D R E S A

Oh, jeta pernjimend me rrena e vaj
plot qenka n'ket bote t'lashte!
U shueka teper shpejt lakmimi i saj,
si zjarri i bame me kashte.

Vec nji qellim i nalte t'ban me durue
e zemren te forcon;
nder kundershtime s'vyen kurr me u ligshtue,
mjere ai qi nuk duron!

engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Luigj Gurakuqi Empty Re: Luigj Gurakuqi

Mesazh nga engjell a djall Fri 22 May 2009 - 17:07

Z. GEG POSTRIPPES
T'PËRGJEGJUN

N'qytet tonë, jo n'Italii
Vjérsha é joté, bylbyl, m'mrini;
S'm' u-zû n'véer paa kthy i hér n'shpii,
Mâlhi i Shkoders gati m'grinii;
Vendi i jashtun ishté i ngrit,
T'kéqén tésh jam tuj t'a diit.

Por (i mjéri !) Atdhéén mé é lânun
M'u désht práp n'vend t'huj mé kthyy.
Por ani: Dola mé zânun
Si mé mujt mir mé i sherbyy;
É préj dhimmét kput, lérg saj,
Zâa mé é dasht mâa fort kah kjaj.

Ti mé at vjérshé m'zit mé kudué,
Unéj praa qé po t'ndighoj:
Por s'm' dél kanga tuj vajtué
T'Shqypniis brénghét kah kujtoj;
Kah é shef kaq vorfénuu
Ghith préj vajit mé plas duu.

Ti kaa dit s'jéé kén mé é paa,
É mendon sé t'âsht goditun;
Por mé é dit saa posht kaa raa
Kishé, Gég, kréjt mé u-habitun,
Me u-kthyy mar ghaqét s'naa lâan,
Nermjét vlhazné idhnimi s'prâan.

Kurh si sot s'â kén Shqypnija
Kaq perzijé é tolhovit,
Tjéter s'shef por vépra t'kqija
T'bit é saj jan c'orodit;
Mé fituu por véc' mendojn,
É mé u-vraa mé shoqi-shojn,

S'naa bié n'mend s'é anmiku i ndyyt
Permii néé ghithñi prighon,
Qi paa-daa ja ma ngul syyt
Tokve tona qi lakmon;
É qi kqyr mé naa shtii n't' kêq,
Mé mujt, t'daam, mé naa zan n'léq.

Ghithkta t'zéza praa tuj pamun,
Kaq vorfnuu tuj dit Shqypniin
Nuk âsht pun mé u-prit paa kjamun,
Dhimma zembren ghith t'a griin,
I ksaj Nan s'kish mé kén biir
Kush s'loton kaa é shéf t'paa-liir!

Dojshé i mjéri t'muj mé kndué
M' ñi mndyr t'nélt, vlhazit mé i dzéé;
N'dashtnii t'vendit mé é forcué
Sidomos masen é réé;
Por s'm'tokoj mûu kjo dhuntii;
Kan mé m'qésh praa, mir é dii.

Por ani! Hajt, udha-mmar
Vjérsh; shko dééd, fush, mal é koder;
M'a shétit Shqypniin tan mar,
Hin né mrâm n'ghytét t'on n'Shkoder;
Ndalo-u ktuné é mos druj kot,
Gég Postrippa tésh t'dél-zot!

engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Luigj Gurakuqi Empty Re: Luigj Gurakuqi

Mesazh nga engjell a djall Fri 22 May 2009 - 17:07

Për të gjithë an' jemi rrethue
Anmiqt kqyrin me u avitë:
Don' tok't tona me i zaptue,
Don'krejt fare me na qitë.
Në sulm tonë' pushka s'na pret
S'na rren parja, i bim shqelm arit
N'luft ' tuj dekun për vend t'vet
Si me le i bahet shqiptarit
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Luigj Gurakuqi Empty Re: Luigj Gurakuqi

Mesazh nga engjell a djall Fri 22 May 2009 - 17:08

QINDRESA

Me gusht shkon vapa, e me djelmni kalojnë

Gjithë përrallat e kohës së re,

Si n'dimen bora dhenë, kryet na zbardhojnë

Vjetet e kujdeset ne !

Me lule t'ershme e larca më dukej shtrue

Bota sa ishe i ri ;

N'gaz m'shkonte jeta, s'm'epej kurrëm'u ankue

Kurrë zemra s'm'ndjellte zi.

Por ! andrrat sot kaluen, prrallat djelmore

Janë zhdukun e kanë tretë ;

Idevet t'bukura, shpresavet lulzore

Veç emni u ka mbetë.

Veç një qëllim i naltë t'ban me durue,

E zemrën ta forcon ;

Ndër kundërshtime s'vyen kurrë me u ligshtue

Mjer' ai që nuk qindron !
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Luigj Gurakuqi Empty Re: Luigj Gurakuqi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi