Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Puthja,,,,,,,, vulë e dashurisë

+3
besame
Geri
Erisa
7 posters

Shko poshtë

Puthja,,,,,,,, vulë e dashurisë Empty Puthja,,,,,,,, vulë e dashurisë

Mesazh nga Erisa Thu 21 May 2009 - 6:39

Nëse për sytë thuhet se janë pasqyrë e shpirtit, atëherë për buzët mund të thuhet se janë pasqyrë e ndjenjave tona. Në rast të gëzimit, në buzë shfaqet buzëqeshja. Nëse ndjejmë dashuri dhe fjalët janë të pakta për ta përshkruar atë dashuri, atëherë aty sërish janë buzët që përmes puthjes i shprehin edhe ndjenjat më të thella nga qenia e jonë.
Puthja, frymëmarrje e nektartë

Përderisa Kolerixhi puthjen e quan si "frymëmarrje e nektartë", Shekspiri këtë e quan "vulë të dashurisë". Dy njerëz mund të jenë pranë njëri-tjetrit, mund të adhurohen, mund ta shikojnë në sy njëri-tjetrin, por lidhja e tyre vështirë është të mbijetojë nëse ata nuk puthen mes veti. Puthja është shprehje e parë fizike e tërheqjes mes dy personave. Në këtë rast, kur flasim për puthjen, nuk është fjala për puthjet e shpejta në faqe, por për puthjet dhe çastet që dëshironi të mos përfundojnë asnjëherë, kur gjaku ju vlon, preheni në përqafim të partnerit, frymëmarrja shpejtohet, ju kaplon një ndjenjë kënaqësie e papërshkrueshme.
Për t'iu shmangur situatave të nervozës dhe palakmueshmërive të tjera, psikologët sugjerojnë se gjatë puthjes së parë, partnerët duhet të jenë vetëm. Gjatë puthjes më së miri është të fillohet nga buza e epërme apo e poshtme dhe pastaj të kalohet në variacione të ndryshme të saj. Njëkohësisht duhen puthur edhe pjesët rreth buzëve, si mjekra, faqet, sytë, qafa. Nga e gjithë kjo, e rëndësishme është që të keni vetëbesim dhe të kontrolloni situatën. Kjo do të krijojë një ndjenjë sigurie edhe te partneri.
Sipas disa studimeve, është vërtetuar se shumica e femrave, pikërisht gjatë procesit të puthjes së parë me partnerin vendosin vazhdimësinë e lidhjes me të. Edhe po të jeni mashkulli më i kujdesshëm në planetin tonë, përshtypja e puthjes së parë ka vend të veçantë në botën e femrës.
Puthja e përsosur
Puthja e përsosur mund të ndodhë vetëm me personin të cilin vërtet e duam dhe ndihemi të plotë në prani të atij personi. Shumë më tepër sinqeritet dhe afërsi ka në puthjen me personin që e duam, se sa në puthjen me dikë që fare pak e njohim. Edhe pse puthja e mirë mund t'i bashkojë dy njerëz, ka shumë të tillë që frikësohen të puthin dikë. Nëse pyeteni se kur duhet puthur, përgjigjja e shumë psikologëve do të ishte: Prisni derisa të krijohet mes jush dhe personit që adhuroni një afri e këndshme, një shkallë e tërheqshmërisë që iu përgjigjet të dyve. Dilni me simpatinë tuaj disa herë para se të vendosni të putheni me të. Meshkujt zakonisht në shumë raste janë të padurueshëm, mirëpo gjithnjë duhet të kenë parasysh se për të lënë përshtypje të qëlluar, është më mirë të pritet gjersa femra të ndihet e përgatitur për të dhuruar një gjë të tillë. Puthja mund të jetë sipërfaqësore dhe e thellë në aspektin emocional. Dhe, kur njëkohësisht dy persona ndihen të relaksuar dhe të gatshëm për puthje, atëherë ajo do të jetë shenjë për të zbuluar gjërat më të mira dhe më të bukura që i ofron dashuria e vërtetë.
Të puthësh rrit imunitetin
Një puthje e zjarrtë është në gjendje të djegë 6.4 kalori në minutë, ndërsa gjatë vrapimit digjen 11.4 kalori në minutë. Si duket puthja është e efektshme sa edhe aerobiku. Gjatë një puthjeje franceze aktivizohen 34 muskuj dhe hulumtimet klinike bëjnë të ditur se gjatë këtij procesi pengohet me sukses krijimi i rrudhave në fytyrë e me këtë ngadalësohet procesi i plakjes së lëkurës. Një puthje e gjatë dhe gjithë pasion ul tensionin e gjakut dhe gjithashtu edhe nivelin e kolesterolit, duke parandaluar në këtë mënyrë rrezikun e infarktit. Edhe mbrojtjet e imunitetit bëhen më të forta. Sepse gjatë çdo puthjeje çlirohet një sasi e madhe bakteresh, të cilat përçohen nga një partner te tjetri, duke nxitur prodhimin e antitrupave të rinj.

Puthja pengon rrudhat në fytyrë
Ka shumë tregime për shëndetin dhe puthjen. Që në fillim, para së gjithash mund të themi se puthja është e mirë për dhëmbët, pasi gjatë një veprimi të tillë, ajo ndikon te lëngu i pështymës që ka për qëllim shpëlarjen e dhëmbëve nga ushqimi dhe mbrojtjen nga kariesi. Pra, si duket puthja është më e efektshme se pasta për dhëmbë. Në anën tjetër, pakëson streset, zvogëlon shtypjen e gjakut dhe rrit imunitetin e organizmit. Në buzë ndodhen një numër i madh i fijeve nervore dhe gjatë prekjes së buzëve tuaj me të partnerit, ndizet zjarr i madh i përjetimeve. Rritet puna e zemrës, ndihet qarkullimi i shtuar i gjakut në fytyrë e shpesh dhe lëkura djersitet nga kënaqësia. Gjatë një puthjeje franceze aktivizohen 34 muskuj dhe hulumtimet klinike bëjnë të ditur se, gjatë këtij procesi pengohet me sukses krijimi i rrudhave në fytyrë e me këtë ngadalësohet procesi plakjes së lëkurës.

Puthja , më e rëndësishme se seksi

Për femrat puthja është më e rëndësishme se seksi. Përveç të tjerash, puthja i bën mirë edhe shëndetit. Dy studime të reja dëshmojnë për këtë. Pa përfytyruar se shkenca, në një largësi shekullore, do t'i jepte të drejtë. Sipas studimit gjerman, të kryer mbi 514 njerëz të moshave 16-91 vjeç, ndërkohë që meshkujt priren ta shohin puthjen më shumë si një zakon, për femrat ajo përfaqëson një përbërës shumë të rëndësishëm për intimitetin e çiftit, aq sa konsiderohet më e rëndësishme se seksi. Ka edhe më: Dy të tretat e femrave që iu përgjigjën pyetësorit të seksologes, thonë se një burrë që puth mirë, është edhe një i dashur i mirë. Në përgjithësi, ato që thoshin se puthnin me kënaqësi, ishin 56 për qind e femrave të pyetura, kundrejt 44 për qind të meshkujve. Vetëm kur bëjnë dashuri, sjellja e të dy gjinive duket se përputhet: 10.7 për qind e meshkujve dhe 9.7 për qind e femrave kanë deklaruar se nuk puthen gjatë raportit.

Efektet e puthjes dhe feromonet
Rrahjet e zemrës arrijnë 180 të rrahura në minutë, presioni i gjakut shkon 150 mm, vihet re zgjerim i bebeve të syrit dhe thuajse bllokim i mushkërive. Fytyra merr një ngjyrë të kuqe të ndezur, për shkak të zgjerimit të enëve të gjakut. Trupi përshkohet nga të dridhura dhe të duket sikur gjithçka e jotja është në ajër. Kjo është pra "puthja e parë". Por, sipas andrologëve, gjithnjë nëse ka vërtet një ndjenjë mes dy vetëve, sepse përndryshe reagimi i vetëm do të përkufizohej si ankth. Pëlqimi "pamor" duhet të ketë përkimin e tij fizik, të prekshëm dhe të vërtetë, dhe puthja është prova e parë e një serie të gjatë mes atij dhe asaj. Ndërkohë që buzët afrohen, futen në punë hundët, të cilat thithin feromonet e partnerit. Këto të fundit janë pjesëza të padukshme, por shumë të rëndësishme, sepse përmbajnë erën, kështu që shërbejnë si bazë për pëlqimin fizik.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Puthja,,,,,,,, vulë e dashurisë Empty Re: Puthja,,,,,,,, vulë e dashurisë

Mesazh nga Geri Thu 21 May 2009 - 11:21

Qyqaa si dija gjithe keto gjona per puthjen...pse nuk thuj duhen mesu avash avash me puthe iher dhe ne tamon se jemi tu i myt duke i puthe :111:
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Puthja,,,,,,,, vulë e dashurisë Empty Re: Puthja,,,,,,,, vulë e dashurisë

Mesazh nga besame Thu 21 May 2009 - 12:20

:112: :112: :09:
besame
besame
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 75
 <b>Piket</b> Piket : 73
Regjistruar : 19/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Puthja,,,,,,,, vulë e dashurisë Empty Re: Puthja,,,,,,,, vulë e dashurisë

Mesazh nga besame Thu 21 May 2009 - 12:23

:1112: :09: :112:
besame
besame
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 75
 <b>Piket</b> Piket : 73
Regjistruar : 19/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Puthja,,,,,,,, vulë e dashurisë Empty Re: Puthja,,,,,,,, vulë e dashurisë

Mesazh nga Shaban Cakolli Thu 21 May 2009 - 12:35

ah vula me damke,nuk na lete bejme gjumin qete :111211:
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Puthja,,,,,,,, vulë e dashurisë Empty Re: Puthja,,,,,,,, vulë e dashurisë

Mesazh nga jana brune Sun 24 May 2009 - 8:09

puthja eshte shkembime mikrobesh mbi virusin e dashurise.
jana brune
jana brune
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 30
 <b>Piket</b> Piket : 30
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Puthja,,,,,,,, vulë e dashurisë Empty Re: Puthja,,,,,,,, vulë e dashurisë

Mesazh nga Kacurelja Sun 24 May 2009 - 8:13

oooo vul i qiti kjo Jana Brune :08:
Kacurelja
Kacurelja
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1531
 <b>Piket</b> Piket : 1541
Regjistruar : 07/05/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Prague

https://www.facebook.com/?ref=logo#!/Bernadetta.Bubba

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Puthja,,,,,,,, vulë e dashurisë Empty Re: Puthja,,,,,,,, vulë e dashurisë

Mesazh nga Miri Sun 24 May 2009 - 8:13

:012:
Miri
Miri
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1299
 <b>Piket</b> Piket : 1368
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Puthja,,,,,,,, vulë e dashurisë Empty Re: Puthja,,,,,,,, vulë e dashurisë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi